Prej shumë kohësh me miqtë, nëpër kafë apo në media sociale shpesh diskutohet niveli i medieve Shqiptare dhe lajmet e këqija apo jo cilësore qe këto media transmetojne. Personat që janë aktivë gjatë ditës dhe shikojnë lajme çuditen dhe ju duken qesharake ceshtjet dhe mënyra e interpretimit te mediave Shqiptare për aktualitetin tone, madje me siguri nuk ka Shqiptar që nuk e ka vënë re këtë çështje.

Ne nëpërmjet eksperiencës tone duam t’u japim një shembull konkret. Më date 4 Maj 2014 “UMP” po zhvillonte ditë e fundit të një aktiviteti disa javorësh tek shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”. Më konkretisht rreth 50 vullnetarë për katër fundjava rresht pa u lodhur pikturuan me 80 kuti ngjyrash dy kate të kësaj shtëpie. Një punë e cila ishte në përmasa shumë të mëdha plotësisht vullnetare nga të gjithë pjesëmarrësit që ju mori kater fundjava pushimi që kishin nga punët apo shkolla e tyre.

Të gjithë pjesëmarrësit u kënaqën, u ndjenë të plotësuar që kishin dhënë këtë kontribut për një çështje sociale në qytetin e tyre dhe që kishin pikturuar për here të pare imazhe kaq me ngjyra në muret e një institucioni. Kushdo qytetar që e hasi këtë punë e përgëzoi, u ndje mirë që ne ekzistonim dhe në Shqipëri kishte persona kaq pozitive që shpenzonin kohën e tyre për të tjerët. Më poshtë janë foto te këtij aktiviteti

“Kati i dytë” dhe “Kati i tretë”

Edhe pse mund të duket e çuditshme në realitetin Shqiptar përsëri ne nuk e mendojmë kështu, ka plot njerëz apo organizata që bëjnë veprime pozitive ne vendin tone. Çudia e vërtetë është reagimi i mediave ndaj këtij aktiviteti.

Ne si organizatë që jemi, nuk jemi të sapo krijuar sepse kemi dy vjet që jemi krijuar, kemi mare pjesë në mbi 16 aktivitete, kemi mare edhe çmimin nga “ACT NOW” e ambasadës Amerikane. Kemi të gjitha kontakte e mediave dhe sigurisht njohim mirë procedurat e realizimit të publikimeve apo thirrjeve mediatike. Për tre javë rresht kemi njoftuar të mbi 100 gazetarë nga mediat e shkruara apo edhe vizive, kemi përshkruar eventin, kemi dërguar fotot e ecurisë deri në atë pike, kemi dhënë kontaktet tona duke u treguar adresën dhe orën e këtij aktiviteti.  E dini sa gazetarë u interesuan për këtë aktivitet kaq të dashur dhe kërkuar nga qytetarë e Tiranës?  Vetëm 1 gazetar nga “News 24” asnjë tjetër nuk pati interes ndaj këtij aktiviteti.

Reportazhi më poshtë

Shikoni video nga Youtube

Ndërkohë disa nga artikuj e këtyre ditëve ishin “Mamaja vret foshnjën e sapolindur dhe shkon në disko”, “Protestuesja” e 1 majit: Fjala kinge dhe premtimi për 1000 euro, ofendimi më i madh që më është bërë” këto artikuj kishin shumë më interes nga gazetarët dhe mediat Shiptare.

Pak ditë para se të bënim këtë aktivitet ne, një tjetër organizatë “Eco Volis” kishte organizuar për të disatën here një manifestim kaq të nevojshëm për realitetin tonë “Revolucioni i Biçikletave” manifestim për tu admiruar në këtë realitet. Të gjithë njerëzit që na rrethojnë e vlerësojnë këtë aktivitet, megjithatë sërish media nuk e preferoi ta nxirrte në pah dhe ta përkrahte këtë nismë, numri i atyre që raportuan ishin qesharak për të mos thënë sërish 1 sepse nuk jemi brenda organizatës “Eco Volis” dhe mbase e ka publikuar edhe ndonjë tjetër. Ndërkohë gjatë asaj dite 4 Maj 2014 për mediat Shqiptare që fatmirësisht në vend nuk kishte asnjë fatkeqësi dhe asnjë deputet nuk bënte deklarata inati dhe urrejtje nga Facebook, mediat dhe gazetarët sërish me profesionalizmin e tyre na raportuan për një vrasje të rëndomtë që kishte ndodhur në kontinentin e Amerikës. Për ta ishte shumë interesant ky lajm dhe jo aktivitetet e pastra të disa organizatave lokale.

Kur e mendoj ky fenomen është aq qesharak sa edhe i dëshpëruar sepse kjo media që ka kaq shumë fuqi për ndikimin që ka tek populli i saj gjithë energjitë dhe fokusin e drejton për interesa politik apo për skandale dhe fatkeqësitë që na ndodhin përditë. Media ka një rol shumë të rëndësishëm në jetën dhe kulturën e një shteti, nuk e kuptojmë gazetarët që bëjnë këto media nuk jetojnë në këtë realitet që nuk përpiqen të japin kontributin e tyre  për përmirësimin e cilësisë së jetesës? Nuk e kuptojnë që e kanë dhe po vazhdojnë  ta zhysin popullin në një depresion masiv me mënyrë dhe përzgjedhjen e raportimit të realitetit?

Për fat të mirë që akoma në Shqipëri ka shumë njerëz që nuk shikojnë media dhe nuk influencohen prej tyre, për fat të mirë që ka organizata si “UMP” apo “Eco Volis” dhe disa të tjera që vazhdojnë punën e tyre edhe pse nuk përkrahen aspak nga media dhe fuqia që i japin ato aktiviteteve të tyre.

Nuk e kuptojmë arsyen por sigurisht që i falim dhe mirëpresim të përmirësohen sepse aq sa do ndihmojnë realitetin tonë do ndihmojnë edhe realitetin e tyre  me pozitivitetin dhe informacionin frymëzues që duhet të japin me fuqinë e tyre. E nëse i falim sado pak rëndësi dhe lajmeve pozitive do i bëjmë dhe njerëzit pak me pozitiv. Nëse nuk i flasim përditë për vrasje, politike, sëmundje etj por i flasim dhe për aktivitete e veprimtari qe shume qytetar te Tiranes  kryejnë do te japim shembuj pozitiv dhe do te tregojmë se ky vend nuk prodhon vetëm lajme negative?!

Ne jemi ne pritje …

 

Marrë nga  Mendo Pozitiv

16 Komente

Shume e vertete. Pak nga pak, ashtu si edhe po ndodh kudo ne bote, media sociale po behet faktor konkurues ndaj medias tradicionale, keshtu qe edhe organizatat si e juaja, duhet te perdorin kete platforme me shume. 

"Media ka një rol shumë të rëndësishëm në jetën dhe kulturën e një shteti, nuk e kuptojmë gazetarët që bëjnë këto media nuk jetojnë në këtë realitet që nuk përpiqen të japin kontributin e tyre  për përmirësimin e cilësisë së jetesës? Nuk e kuptojnë që e kanë dhe po vazhdojnë  ta zhysin popullin në një depresion masiv me mënyrë dhe përzgjedhjen e raportimit të realitetit?

Urime prap per punen tuaj te shkelqyer, aq me shume qe eshte vullnetare smiley

Mediat padyshim qe kane ndikim te madh, por ato jane me difekt ashtu si rrotat e tjera te sistemit shqiptar, keshtu qe jam dakort me sugjerimin e Gaia per fokusimin tek mediat sociale, aq me teper qe aksionet tuaja me gjase do apelojne/ndikojne me shume tek grupmoshat qe jane aktive tek mediat sociale.

Gazetaria ka vdek ne Shqiperi, le qe ska lind ndonjehere. Ka vetem ndonje ze tek tuk qe sapo fillon te shkruaj gjysem te verteta ia mbyllin gojen me cdo lloj menyre.

Me thoni emrin e nje gazetari trim, te paanshem...(?!!)

Asnje perbe!

fatos lubonja
trim ne komunizem dhe trim ne demokraci

Hmmmm, ka dicka ketu: edhe ky nuk e thote te gjithe te verteten, por gjysmen e se vertetes. Te flasesh "ashtu ne pergjithesi" pa emra dhe mbiemra...

Degjo, sa kohe qe ne e dime shume mire se kush eshte vrases dhe kriminel, sa kohe qe e dime shume mire se kush eshte mafioz dhe bandit i veshur me firmato dhe licens per te vra dhe bere biznes njeheresh, dhe sa kohe ne heshtim... jemi bashkfajtore.

Puna juaj eshte per tu lavderuar po keto qarravitjet per shtypin qe nuk ju pasqyron sic duhet jane per te ardhur keq, jane madje pertej nivelit tuaj. Ju se pari duhet ta prisni kete reagim te medias (shqip-shtypit) dhe se dyti duhet te beheni vete parajoje e cdo ndryshimi pozitiv, fakt ky qe do ta beje, do apo nuk do, shtypin tju ndjeke. Fakti qe nuk keni vemendjen qe mendoni se duhet te keni do te thote qe shtypi nuk sheh treg ne veprimtarine (jo event) tuaj. Eshte sfida juaj ta zhbeni kete menyre te menduari dhe ti imponoheni ju shtypit jo anasjelltas.

interesant si koment per tu mare parasysh 

Faleminderit

Çfarë po ndodh me ju gazetarë?!

E njejta gje qe ndodh me pjesen tjeter te shoqerise.I lepihen te fortit te pushtetshmit parelliut dhe gafurren me te dobetin te papushtetshmin e te varfrin.Shifni tek respublica psh qe mbajne veten per te pavarur. bejne reklame si ilir e monika meta te cilet jane emblema e korrupsionit ne shqiperi shijojne qershite e skraparit .nga ana tjeter trumbetojne arrestimin e gjeneral syrja gjokes bir i nje fshatari te thjeshte se ka prishur disa karakatina te vjetra ushtrie  $60 mije gjithe gjithe pa lejen e eproreve.halleluja e zune korrupsionin nga grika .

ju e bete per ndergjegjen tuaj apo per te dale ne televizor?

ne e beme per ndergjegjen tone qe ia aritem qellimit dhe per te dhene nje shembull te mire ne komunitet i cili te frymezoje sa me shume njerez te tjere te bejne veprime te tilla, kete nuk ia aritem qellimit sepse njerezit vazhdojne marin shembuj te keqinj vetem nga media. Megjithate kemi kohe dhe kemi durim per te vazhduar me rrjetet tona sociale deri sa te ndergjegjesohen mediat

i moret leket te ambasadasmiley!

nje grusht dembelash qe me nje lyerje fasade duan tja kalojne 2 vjet te blloku!

ojq-te ne shqiperi jane me te peshtira se partite politike.

hahahahhahaha sa shume helm keni te injektuar nga media. aq sa e keni te pamundur te mendoni qe egzistojne njerez qe nuk e kane mendjen vetem tek leket.

Venia e vetes ne qender te vemendjes si shembull tipik i problemit ne fjale ngre vetulla, por nuk besoj se perben problem. Fenomeni te cilit ju i referoheni te shtyn vertet te shkulesh leshte...

Nese qasja e medias ndaj politikes shfajesohet nga shume me argumentin se "me se do ushqehen ndryshe"(duke harruar se ushqehen mbi kurrizin e popllit), problemi qe ju ngrini nuk le shteg per shfajesim.

Po ti hedhesh nje sy faqeve online te mediave, si shqiptarja.com, balkanweb.com etj, do te vesh re nje format mish mash, aspak te rastesishem dhe perhere te dizenjuar per tension e testosteron. Anash lajmit te protestes se ardhshme te qeverise ke fotot gati nudo te irina shijakut. Nen lajmin se SHBA mbeshtet reformen teritoriale ke fotot me bikini te aferdites dhe tikes, nderkohe qe anash lajmit mbi termetin ke fotot gjysem nudo te jeni lopes, format e reja e te vjetra te Kardasheses etj etj

Gjak, seks dhe politike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).