Kryeministri Turqisë Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë më 14 maj, një vizitë njëditore në Tiranë, me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, me një fokus të veçantë ekonomik

Mësohet se dy kabinetet ai kryeministrit Rama dhe homologut turk Erdogan janë duke i dhënë dorën e fundit detajeve të kësaj vizite. Pjesë e axhendës së takimeve të Erdogan në Tiranë është edhe mbajtja e një fjale në parlamentin shqiptar. Ky lajm është konfirmuar zyrtrarisht nga ambasada turke në Tiranë.

Kjo vizitë e kreut të ekzekutivit turk në Tiranë, vjen pas dy vizitave të zhvilluara me Kryeministrin Rama në Stamboll, e para në muajin maj 2013 dhe e dyta me 3 gusht 2013, ku Rama deklaroi se “Takimi me kryeministrin Erdogan ishte vazhdimi i një bisede të filluar për të vendosur së bashku piketat e një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë që do të jetë një bashkëpunim me një intensitet të panjohur më parë".

Kryeministri turk pritet të mbërrijë në Tiranë i shoqëruar nga ministrat  më të rëndësishëm të kabinetit tij. Nuk dihet ende nëse do të zhvillohet një mbledhje e përbashkët mes dy qeverive për ta çuar më përpara atë që Kryeministri Edi Rama e ka quajtur si çuarjen në nivele të panjohura më parë të marrëdhënieve me Turqinë. Burime të pakonfirmura pohojnë se gjatë takimit Rama-Erdogan pritet të diskutohet edhe mundësia e marrjes prej Turqisë së një kredie të butë, e cila arrin në miliona dollarë.Pas ardhjes në pushtet Edi Rama ka theksuar rëndësinë që marrin marrëdhëniet me Italinë, Greqinë dhe Turqinë, si partner strategjik të Shqipërisë.

76 Komente

aferim!

Gezon i madhi, gezon i vogëli.

"miliona dollarë" me kaq pak do te behet sulltan ky. smiley

Milionat, Tirona-4ever, dubellsohen, nese investohen ne truallin arberor, lexo VQ, qe ta kuptosh se si. 

"dubellsohen" do te bejne atentat gjuhetaret. smiley

Per naj sellfi ne tuiter s'bohet llaf?

Kreministri " kinez" , Taip Er -Do - Gan ardhka ne Tirane!
Sa me " gezim " e prisni kete Lajm me te vertete te madh per shqiptaret...! E jo pse vjen Taipi por se vjen kryeministri i shtetit me te madh aziatiko- ballkanas, ne vendin me te vogel ballkanik..... Me nje numur ministrash te cilet nuk vine per turizem por per hapesira investimi ketu.Gjer sot asnje vend perendimor nuk ka investuar sa invetitore turq.Merita e Rames nuk eshte e vogel qe e kapi qysh ne fillim kete shans dhe i sherbeu.Pikerisht kjo u djeg syte atyre qe akoma .... qajne per ate qe theu qafen.Nje ortodoks i tha vella nje muslimani, per hir te zhvillimit te vendit .Ky eshte vizion qe do sjelli pasoja pozitive te padiskutushme.Keni per ta pare edhe pse disave nuk do tu vije mire

Cfare lloj humori eshte ky?

Rama nuk tingellon ortodoks plus qe  skam degju noiher qe shkoi kryeministri ne kishe,,,, ku doli ortodoks ky? Se me kte menje edhe un smileyqenkam mysliman po emrin e kam puro katolik edhe skam shkel kurre ne xhami pse ka pas emrin islam gjyshi ????

Humor kinez, per ata qe mundohen ta zvogelojne dhe injorojne lajmin per kete vizite sikur ketu te vinte nje kryeminister i nje vendi komunist.....! Lexoi komentet me siper apo qe nga amerika ...ku shifen?
Humori ju ra ne sy dhe jo arresyeja pse lindi " humor " ?

Humor mu duk ideja se do vijne turqit ne te investojne dhe do zhvillohet vendi.

Pastaj "Rama vizionar" ishte njecike si humor i tepruar.

ne fakt turqit, nuk eshte se priten te behej kryeminister Rama, por  kane shkuar me kohe  dhe jane futur fuqishem ne ekonomie e Albanies.. banka, siguracione,industri e lehte,e rende, telecom/telefoni mobile etj etj..

Belulo po kush tha qe turqit priten te brhej kryeminister rama, por themi qe kreministri Rama u orientua me goxha vizion drejt deshires turke per tu shtrire edhe me tej drejt nesh dhe pergjithesisht Ballkanit.ai shtet ka vizionin e vet , objektivin e vet dhe zgjuarsia, vizioni i te mencurit nuk eshte te beje gerrhamet ne parlament, per te mos marre turqit telekomin ...si njer i marre ne 2005 por Te eci prtpara nga ku e gjeti..E ky eshte vizion jo i vogel

po pra grava, turqit jane futur tashme mire  ne ekonomine shqiptare..  dhe besoj  qe nga ky takim mund te arrihen marrveshje  per investime ne sektorin e turizmit, sidmos nga bregdeti i Vlores e tutje.   nejse, te shohim....

 

Dmth ti grava po thua qe edhe Rama e paska lexuar VQ-ne - apo ja e kane lexuar keshilltaret e tij dhe ja kane recituar?

Belulo , fiks data e topit te finales smiley

dakord Brado, e shenova me te kuqe ne kalendar!smiley

 

p.s sapo kendoi Albanie ne Eurovizion..  kengetarja kendoi shkelqyeshem, por kenga sme ngjiti.

por tani u pastruan nga mekatet, u rilinden. Ky nuk eshte me Erdogani qe preu shiritin me Berishen, i korruptuar etj, jo! Ky tashme eshte joni, nje rilindas qe kete here nuk vjen me per turizem e per matrapazlleqe po per biznes serioz!.

Mendimi juaj, por sot 35 perqind te sektoreve srtategjike i ka biznesi Turk...Qe Rama edhe me kete orientim drejt atij biznesi eshte vizionar eshte bindja ime e cila kurrsesi nuk mund te ndikoje mbi tuajen?Kete do ta shofim ne vijushmeri.
Ama une nuk i jap vehtes te drejten per tu bere budalla dhe te nenvleftesoj ndikimin e nje shteti kaq potent sa ... Turqia e sotme ! Ne se ka apo jo Turqia zhvillim kete mesojeni nga une se ka me shume se kudo ketej rreth dhe ca rrathe me tutje !

 

35 perqind te sektoreve srtategjike i ka biznesi Turk...

Kjo mund te jete edhe nje nga arsyet qe ekonomia shqiptare po lulezon?

 

Edhe dicka per investimet:  Nqs nje vend ka kushte per investime nuk ka nevoje per vizionare hic.  Investoret vijne te gjejne vete. 

Sigurisht, Dekretet e Perendive , me lutje dhe pritje jane ndryshuar ...

Erdogan asht ba si Sala kur se priste ma njeri, u detyru me taku KM e Hungarise. Edhe Kte mbas zullumeve qe ka ba ne vend te vet se afron ma njeri ne Europe edhe vjen ktu. Kushedi se sa do ta fryjne mediat turke ket vizite?!

Tani, opozita turke do behemi ? Ne duhet te shofim perfitimin tone jo levizjen botrore anti korrupsion ..

Grava, me beso vetem nga Turqit nuk mund te presesh te mira. Ska njerez me mashtrues e biznesmen me bishtnues se ata. I njof se me ka ra me punu shume me to. Kemi koncepte morale krejt te kunderta me ne.

Po mbeti e u ba mire prej Atyre at'her Shqiperine e mori Turku i vu zjarr.

Dhe ata qe jane te korruptum ne vendin e vet nuk vijne ktu per te punu ndershmerisht dhe per te pagu taksat. Kujto rastin e gjobes qe vuri djali i Mejdanit. smiley

Sterio , une e di mire ...ne ca Sistemi ... jemi futur .Po nuk besoj se na e kan fajin turqit .

Turqi nuk na e kane fajin, po kemi ne faj qe merremi me Turqit. Sdo na vije najhere zhvillimi prej te tjereve, prandaj KM duhet te bahet burre( Sic duhet te baheshin edhe ato para tij) e te thote se duhet me punu vete se ndryshe keq puna. Po fillum prap me lakmu lirat turke e juanin kinez skemi gja ne vije.

Po ja thuaj nje zgjidhje , nje opsion !

Zgjidja eshte e thjeshte, shif si aht ba europa dhe kopjo. me pak fjale: Ti futemi punes si turku sumes smiley

Rama eshte skeptik dhe duket s'e i ka prere shpresat nga Europa, per mua ai deshtoj dhe ne viziten e pak koheve me pare ne Berlin megjithese u trumbetua si pritje e jashtezakonshme. Vete afrimi me Turqine ne keto momente, nevoja per para e detyron Ramen te beje zgjedhjen qe dikur terthorazi e ndonjehere hapur i kritikonte. Ky eshte regres per vendin tone, kujtoni jugosllavet, sovjetiket, kinezet, arabet e Berishes dhe tani neo osmanet e Rames.!

kujtoni jugosllavet, sovjetiket, kinezet, arabet e Berishes dhe tani neo osmanet e Rames.!

 

si dhe enderen tone shekullore:  Te vijne te tjeret te na mbajne me buke (kete ne fakt e quajme investim)

pse nuk e meritojme, thua? Ne fund te fundit borxh na e kane, se jemi populli me i vjeter, etj, etj. Thone qe buke e uje ka dhe qeni, te lutem jo kaq modeste. 

Po qe na e kane borxh dihet.  Puna eshte si t'ja u mbushim mendjen.

SIdoqofte, une e jap aprovimin tim te vije me pare plot, apo t'i bjere deres me hunde, sic thuhej (dmth t'i kete duart e zena nga dhuratat), po dhe ti tregohu ca me tolerante.

" ...Mbeshtetja ne forcat e veta" apo kjo rruga e dyte xhanem ? More an , a e njifni situaten ketu apo jeni ne ajer? Per tete vite rresht asnje, absolutisht asnje investim zhvillimor ne bregdet, ne turizem , ne agro turizem , ne nje industri agro ushqimore, asnje te hajrit vec jep, jep pa fre pasuri,koncesione ,copa trualli me uje e te terur , pervec " rruges se vjedhjes kombit "asgje ! !
Ca po thoni ore burra ? Nuk thoni shyqyr, te vine, mbase zhvillohrt bregdeti!

Po nuk gjen budallenj te vijne te lene parate ketu qe ti vjedhim ne,  pa nuk se eshte ide e keqe.

Telekomi shqiptar me telefonin fikse dhe celular (Eagle) , jane dy njesi ekonomike me fitim te majme, te cilet turqit paten fat.

smiley

 

Nuk jam ndonje fans i Rames,por ai ska faj qe po shkon tek turqit.

Nuk na do njeri dhe pike.Turqia deri tani dhe Hungaria me Austrine na kane ndihmuar shume dhe pa ju servilosur.

Te tjerat nuk na duan dhe pike.

Duam me shume nje zezak nga Xhamajka se sa nje shqiptar.

Te lutemACDC, mos fol per 24 ore se te gjithe e dine por nuk e thone.Ore nuk na duan dhe kur leshojne ndonje pare versulen te vine per te asistuar qe te perlajne ... shumicen

do të jetë një bashkëpunim me një intensitet të panjohur më parë

Oh là là! Kjo qeveri po shkon per çdo dite e me shume drejt lindjes! 

Si shkohet drejt nje vendi apo shume vendeve bashke moj jardine ? Un them te vrapojme drejt perendimit , po nuk di si .Ju si e keni mendimin? Zgjidhja juaj ?

Po ta kishte zgjidhjen Jardina e benim ate KM jo E.Ramen.

Ne po diskutojme " njeren zgjidhje te Rames " nden optiken e seicilit qe natyrisht eshte nje kritike dhe krahesim me variantin, po ne optiken e seicilit.Se ndryshe mbetemi vetem kritizere.Ka mohim te variantit qe na ofron qeverrisesi me variantet e shumta ..te te qeverisurve Apo jo an ?

Une thjesht po them:  Nuk mund te provojme 100 here te njejten gje dhe te presim perfundime te ndryshme.  Akoma me idene e cekut te bardhe?

Vendi ben mire te shkoje ne te gjitha drejtimet e mundshme, z. Grave, por hajde mbushja mendjen cinikeve te kesaj qeverie. smiley

 

Vec qe Turqine nuk e kemi patur e as do ta kemi " si te gjithe " , rreth e rreth! Kjo qeveri , sipas meje e ka mire politiken e jashtme dhe ate ballkanike ne vecanti.Sepse jam me se i bindur qe ka edhe mbeshtetjen amerikane .
Ne na duhet mire me te gjithe dhe shum mire me miqte qe na duan duje e treguar me prova investimi ketu..

Miresevjen Erdogan, vellau i madh kujdeset gjithmone per vellaun e vogel, tradite nderballkanese kjo. 

Kur ishte Sala ne pushtet vellai i madh ishte legen , kurse kur vjen tani ne Rilindje tradite nderballkanase .

smiley

smiley

Brad thuj nje rast te vetem, qe jane pergoju mardheniet me Turqine ! Ne cdo aspekt ...!

Thellohu dhe hap pak temen e Inagurimit te atij Tunelit ku ishte i pranishem dhe Erdogan , po lere mo Grave se vetem komentet ne kahe te ndryshme kane ndryshuar asgje tjeter , po ka ndryshuar kjo qe Sali Berisha 6 muaj pas zgjedhjeve kishte ndryshuar gati 60 % administraten kurse tani as 3 % , jo se s'do por ska bythe.

Aha , kur u inagurua " Rruga e vjedhjes kombit" ! Ishte vetem kjo ideja dhe asnje insinuate perkunder Turqise ..

mos bej aludime te kota , hape lexoje dhe pastaj me thuaj .

Ca aludimi? E di kete mire fare !

Ka shume raste kur vellau i vogel ja hudh vellaut te madh, por ky i fundit prape e mirekupton. Kot nuk eshte i modh. 

Synimet turke dihen, ata po perpiqen qe krahas Bosnjes te shtien ne dore dhe Kosoven. Kush ndjek sado pak politiken e saje ne Ballkan e kupton Erdogan dhe shtetin turk qe po perpiqet qe ti bej karshillek Evropes, Hashimin e ka ne thes, tashi po i mbyll gryken me Ramen..

Se ku lexova qe turqit do restaurojne dhe xhamine ne qender te Tiranes. Kurse nje mik turk me tregonte qe kishte qelluar ne Turqi ku mblidheshin ndihma rruges per xhami ne Shqiperi. 

Domethene dhe Rilindja e mori rrugen e M..   dmth Turqise ,domosdo, Merkeli e kishte therrit vetem me i thone qe mos u krruj shume me Aeroportin e Rrinasit dhe Amerika po dihet e ka qujt karagjoz prape tek Turku ngelem dmth smiley

Bradovic...ke per tu bo Bradoglu se shpejti

Hosgeldin Erdogan Aga Arnavutllua

Dridhet Greku dridhet Serbi vjen Erdogani per ti prishure planet 100 vjeqare te Grekut dhe Serbit

Doni apo nuk doni Turku do zevendsoj gjithe bizneset Greke dhe Serbe ne Shqiperi dhe gjithe Ballkanin

Shume shpejt ne vend te Zdravko Colicit do kendoj Ibrahim Tatlises ne Tirane

edhe ty si musliman po tu beka qefi

Do vi te bej stadium 20.000 vendesh ne Vlore smiley !

Vjen te mbylle shkollat e Gylenit ne Albanie...

Ja ! E sigurt qe vjen, ... me qyce xhepave ?

Me c'po na degjojne veshet, cudi s'do ishte.

erdhi nji here kur u hap tuneli dhe ja lyu me graso atij, vjentani dhe ja lyn me gjalp ktij .....

sa kot duken kta morrot ton kur dun me u duk sikur jan per politik te modhe 

Çthone pergatitjet? 

Ç'dhurate do i japim?

 

shpaten e iskanderit propozoj une. jo ate te verteten, po nje kopje. 

Birinxhi zjafet nga Rama dhe zi nga qafthyeri !

Data 9per10-të sot.. Të nxitohemi pak pa u ngutur. 

Kemi nevoje per pilote te zote thujini vllaut.

me ato gjobat e kurumit per te cilat pushuan evlatin e mejdanit si u be?

Biznes me turqit ne nje kohe krize ekonomike per europen, hiqje vizash per ruset ne nje moment kur europa nuk po shkon mire me rusine dhe po i vendos sanksione. Perfundimisht ne nuk jemi nje shtet autokton por nje cerdhe e azise ne europe. Me te drejte na quajne albanistan.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).