Fatkeqësia më e rëndë e minierës në Turqi prej dekadash e rrit presionin politik ndaj Erdoganit. Qeverinë e akuzojnë se është bashkëfajtore në vdekjen e 200 minatorëve në Soma të Turqisë Perëndimore.

Që gjatë kërkimit të të mbijetuarve dhe të vrarëve në fatkeqësinë e minierës në Soma u aktivizuan kritikët e kryeministrit. Parti opozitare dhe sindikatat thirrën në shumë qytete në të gjithë Turqinë manifestime kundër qeverisë. Nxënës dhe studentë në shumë pjesë të vendit u hodhën në grevë. Fjala "masakër" ndaj minatorëve në Soma filloi të qarkullojë - këtë fjalë e bëri pjesë të diskutimit sindikata e majtwe DISK. Qeveria e Erdoganit shpalli një zi treditore dhe dërgoi në Soma ministrin e Energjisë, Taner Yildiz për të koordinuar masat e shpëtimit. Por ministri nuk pati mundësi të bënte gjë tjetër, veçse të shpallte vazhdimisht numrin në rritje të viktimave. "Shpresat tona po shuhen", pranoi ai në mëngjes. Vetë Erdogani sinjalizoi praninë e tij gjatë ditës në Soma.

Kërkesa për hetim refuzohet

Kritika kryesore ndaj qeverisë është se i la pas dore kontrollet e sipërmarrjeve të minierave në kuadër të privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore vitet e kaluara. Veç kësaj, numri i kontrollorëve shtetërore në miniera nuk mjafton. Kësaj i shtohet që partia e Erdoganit, AKP e kishte refuzuar vetëm dy javë më parë një kërkesë të opozitës për hetimin e mangësive të sigurisë në minierën e Somas. Që prej shtatorit 2012, sipas të dhënave të kundërshtarëve të qeverisë e kanë humbur jetën në zjarre nën tokë 22 vetë.

Dhe tani, qeveria e Erdoganit duhet të dëgjojë kritikën se ka vënë në lojë jetën dhe shëndetin e punonjësve, duke ndjekur një politikë të njëanshme pro punëdhënësve. Ministri i Energjisë, Yildiz e pati inspektuar personalisht vitin e kaluar minierën e fatkeqësisë dhe pati lëvduar investimet atje në sisteme të shtrenjta sigurie në dobi të punëtorëve - por ato nuk mjaftuan. "Në fakt, puna është e tillë", shkroi të mërkurën (14.05.2014) kolumnisti i njohur Murat Yetkin në botimin në internet të gazetës "Radikal":" Qeveria refuzoi t'i marrë seriozisht të gjitha paralajmërimet për minierën e Somas dhe punonjësit paguajnë tani çmimin."

Disa manifestime të kujtojnë protestat në Sheshin Gezi

Numri i përgjithshëm i viktimave në fund pritet të arrijë 350-400 vetë, tha deputeti Hasan Ören nga partia opozitare CHP, që përfaqëson në parlament rajonin rreth Somas. Me këto shifra, kjo është katastrofa më e rëndë që ka ndodhur ndonjëherë në miniera në historinë e Turqisë. Në vitin 1992, në Zonguldak në bregdetin e Detit të Zi e humbën jetën 262 vetë.

Në mediet sociale u dëgjua thirrja për dorëheqjen e ministrit përkatës të qeverisë së Erdoganit. Disa prej manifestimeve spontane të kujtonin protestat antiqeveritare në Sheshin Gezi, vitin e kaluar.Në lagjen e biznesit Levent studentë dhe demonstrues protestuan me flamuj të zinj para përfaqësisë së pronarit të minierës Soma- Holding. "Vrasës" shkruan ata me ngjyrë të kuqe në mure.

16 Komente

ra ky mort e (s)u pame, tha...  Erdogani sikur do vinte per vizite ne Shqiperi me 14-Maj.  nejse, gjynah minatoret  turq,  ngjarje tragjike!

S'e marr vesh pse do e postonte admin kete koment? Ne peshku s'ka komunitet turk, nese eshte per njerzillek atehere ngushellime..

Ku jeton ti mer ne Serbi se paske edhe bajrak arnavut anash, ne Arnavutistan, i gjithe Arnavutistani eshte turk.

Turk je ti dhe soji yt, une jam 2000 vjet shqiptar o mjeshter..

ustai ka qef te jete serbsmiley

ca gallate ama - jo per gje po robt kan qef te kishin qene shume gjera ne jete - po te doje robi te jete serb kjo eshte e papame. 

hajt mo me then jam pro-gjerman a ku di un po kjo eshte .... pa koment

Usta, me duket se eshte e kunderta, e gjith Turqia thuajse eshte Arnavutistan. 

Nuk u mbaruan keta Kapllan Resulat ore.

Kaq shume paskeni qene?

Hajde funderrina serbo-arabe hajde!

Nejse ka goxha serbe atje ne Kanada.

a mos eshte ky merd ai "profesori" qe kam ndermend? 

Serbia e cliroi veten qe me 1878, kur ti me arnavutet e tu luftonin perkrah Perandorise Ottomane per mbrojtjen e saj, duke krijuar Lidhjen Islamike te Prizrenit, dhe po te mos kishte qene per Serbine dhe fuqite e tjera ballkanike qe ja futen sa krahu Turqise, ti  dhe arnavutet e tjere sot do te bilbiloseshit akoma ne tyrkishte te kulluar.

nje mut cliroi serbia per ate pune po mos hyj neper ato debate

Duke anashkalu profesorin, dua te shtoj se kjo tragjedi, nese shkaku eshte ai sipas mediave, ishte e evitueshme. Transformatoret nuk jane kallepe dinamiti. Monitorimi i duhur, aspak i kushtueshem, i tregon lehtesisht problemet.  Nese drejtuesit kane qene ne dijeni te problemit dhe nuk kane marre masat perkatese, ky eshte nje rast kriminal. Rrefuzimi i qeverise per te zbardhur shkaqet e kompromenton rende ate.

Kjo teme ja vlen te sillet ketu, dhe bile te behet edhe teme diskutimi ne qeveri e parlament, pasi skllavopronaret e rinj shqiptare, nuk ndryshojne shume nga sivllezerit turq. Siguria teknike eshte koncept abstrakt ne memedhe.  Babezia e privatit, korrupsioni dhe papergjegjshmeria e shtetit kane kushtuar shume jete puntoresh ne keto vite tranzicioni dhe do te kushtojne te tjera jete nese kjo qeveri e majte nuk kujdeset realisht per te drejtat e puntoreve, e vecanerisht per sigurine teknike si baza e nje mjedisi te sigurte pune.

Ngushlime popullit mik Turk. Shqiptaret 70 % jane me JU.

po 30% ku jane? 

Ti bejme temena edhe ktij plehres tashi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).