Në prag të përfundimit të afatit të vendosur nga pala greke për emigrantët shqiptarë që kanë probleme me toponimet shqip në pasaportat e fëmijëve, në pikën kufitare të Kapshticës janë krijuar edhe sot radhë të gjata. Qindra emigrantë dhe dhjetëra mjete po qëndrojnë në radhë për orë të tëra, në pritje për të hyrë në tokën helene. 

Vetë emigrantët kanë pohuar se nxitojnë të kalojnë kufirin, për shkak të limiteve të fundit lidhur me afatin e toponimeve të vendosur nga pala greke në 13 prill. 

Emigrantët shprehen se pala shqiptare punon me ritme të ngadalta, duke krijuar edhe situatën problematike, që siç thonë ata, është e përsëritur. 

“Kemi katër orë që presim në radhë. Kjo është një situatë e ripërsëritur. Duhet të ikim sepse rrezikojmë punën.”- shprehen emigrantët, duke u rënë borive të automjeteve në shenjë proteste. 

Gjithashtu emigrantët akuzojnë shtetin grek për shkeljen e marrëveshjes Shengen. 

“Pala greke na kërkon tre mijë euro me pretendimin se ka skaduar dokumenti. Na kanë vendosur gjoba marramendëse. Greqia po shkel marrëveshjen Shengen, ka bërë kthime masive të shqiptarëve”- shprehen emigrantët. 

Ministria greke e Rendit njoftoi rreth 3 javë më parë se do të lejonte lëvizjen e emigrantëve që kanë probleme me toponimet, me rastin e festës së Pashkëve, nga data 13 prill deri më 5 maj. Lajmi u publikua prej ministrisë greke dhe më pas u dërgua në pikat kufitare që lidhin Greqinë me Shqipërinë. 

Marrë nga 24-Orë

10 Komente

Akoma vazhdojne ata delenxhinj me kthime. Pa le, jane dhe ne Shengen. 

lol, sikur te gjithe depozituesit te shkonin brenda nje jave per te terhequr parate e depozituara banka do te falimentonte. Keshtu eshte dhe me pikat e kalimit te kufirit. Prandaj nuk duhen lene gjerat per minuten e fundit. Mirpo shqipua mendon se kete gje do e kene menduar te tjeret dhe jane nisur per tu kthyer me pare e persisoj nuk do te kete ngarkese ne kufi. 

Berber, c'do me thene lol?

Gjembo, pak me vonese por ketu e ke shpjegimin. smiley

Ju kam zili qe ju ne Shqiperi lolni kaq shume

Lol rini, lol, bota eshte e jotja!

E ça boni qeverija komuniste e Tiranes?

Po ja ben tet me dy ish qeveris kusare te sallhanes !

Bota zjen, bota zjen, po i vjen, po i vjen, anes e anes smiley

Sa qejf e ka pas ....Maqo Pelivani kete kenge !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).