Makinat e kërkimit mund të detyrohen të fshijnë nga interneti të dhënat personale. Por vendimi nuk është licencë për të hequr gjithçka.

Me vendimin e saj Gjykata Evropiane shkaktoi një surprizë. Së pari për shkak se avokati i përgjithshëm i Gjykatës Evropiane Niilo Jäwskinen kishte qenë në qershor të vitit të kaluar i mendimit se Direktiva e BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave e vitit 1995 nuk ka fuqi të përgjithshme ligjore. Nëse kërkon në Google emrin Jääskinens, ky raport vazhdon të shfaqet lart në rezultatet e kërkimit. Së dyti, vendimi është për t'u habitur, sepse e detyron gjigandin e internetit Google që t'i dëgjojë kërkesat e përdoruesve për fshirjen e të dhënave. Deri tani Google fshihej pas neutralitetit të algoritmit të tij, por tani kjo gjë duket se do të marrë fund.

Megjithatë gëzimi që Gjykata Evropiane po i godet tentakulat e përbindëshit të të dhënave, i cili në fund të fundit jeton nga shitja e reklamave, nuk është me vend. Sepse me vendimin e gjykatës vihet në përgjegjësi vetëm sjellësi i gjoja lajmeve të këqia - me fjalë të tjera, ai që ofron rezultatet e një kërkimi. Origjina e padisë së një spanjoll - një artikull gazete i vitit 1998 - mund të vazhdojë të jetë në internet. Dhe kështu gjoja "e drejta për t'u harruar" do të vazhdojë të mbetet një gjë shumë e brishtë.

Para së gjithash gjykimi nuk është një karta biankë dhe sigurisht as një pilulë digjitale me fuqi pasvepruese. Ai nuk duhet të keqkuptohet si një gomë me të cilën përdoruesit mund të fshijnë më vonë përmbajtjen e informacioneve në internet. Kjo do të rezultonte në një drejtim krejtësisht të gabuar. Edhe më tej duhet bërë kujdes për gjërat që postohen në internet në lidhje me veten. "Unë mund t'i kërkoj më vonë Google që t'i fshijë" nuk duhet të kthehet tani në justifikim kur dikush poston në internet fotografi të vetat, për të cilat më vonë mund të pendohet. Sepse interneti nuk harron kurrë, Edhe pas këtij vendimi të gjykatë do të vazhdojë të jetë e mundur për të gjetur në rrjet përmbajtje padëshiruara, p.sh. përmes rrjeteve sociale.

Dhe kjo është një gjë e mirë. Alternativat askush nuk mund t'i dojë, p.sh. politikanë që kërkojnë të fshihen nga Google rezultatet kërkimi të padëshiruara për shkak se ato nuk janë të dobishme në fushatën aktuale zgjedhore. Në këtë pikë Gjykata Evropiane e mori vërtetë parasysh "rolin e personit në jetën publike" duke e përfshirë në vendim e saj edhe një paragraf që në rast se mbizotën "një interes publik për qasje të përgjithshme në këtë informacion" ku nuk mund të fshihet. Megjithatë nuk përjashtohet që në të ardhmen e afërt gjykatave do t'u duhet të gjykojnë në lidhje me pyetjen nëse flokët e lyer apo ndonjë shoqëruese tërheqëse e një njeriu të famshëm është diçka për të cilën publiku ka të drejtë të jetë i interesuar.

Në këtë drejtim gjykimi aktual është në rastin më të mirë pika e fillimit për një debat, pra çfarë mund të publikojë në internet dhe se çfarë ndodh me të dhënat tona. E për më tepër se kush mund t'i disponojë ato dhe kush mund të fitojnë të holla me të dhëna të tilla. Dhe ky na kujton që ligji dhe drejtësia vazhdojnë ta ndjekin pas realitetin.

12 Komente

"digjitale"...

 

Eshte nje vendim i drejte i gjykates, fundja ne internet mund te mbeten shpifje pa fund dhe pa asnje baze te vertete, qe demtojne personin ne menyre te pariparueshme. Me cfare te drejte ruhen keto te dhena dhe keqperdoren rregullisht nga te tjeret? 

Sodomos komente te ndryshme qe behen per ngjarje nga me te zakonshmet, ose foto qe i ke nxjerr njehere e nje kohe kur ke qene afoleshent ose nuk je menduar gjate! Google dhe facebook keto gjona i ben per para, por ne fakt deri tani kane shkatuar me qindra mijra viktima.

Edhe une jam i ketij mendimi . Por then se ka me shume vlere per ate qe na dhemb tek PPU jo per GjiFe Boten si JohnY !

psh patem dy vete member tek PPU qe u vetshpallen Gay . Anonimi qe lyehej me Vija ( alias drpr-of Olsi ) dhe nje i perndert qe nuk i zije dot koken pas gjashte te zenave dhe e mbante veten per "i pakapshmi " Iken nga turpi smiley  

Kjo i detyroi ti kthehen nje Fushe tjeter te te dhenave ku perjashtonin veten e tyre si Gay por cfaqnin si te tille nje me NIk Dosier . Hapen Dosjet e memberve te PPU ku rastesisht del prej tyre se nje Aktiv si "PF"  ua paska kerkuar dhe ata kene refuzuar se " eshte i shemtuar " smiley Ka dhe shoke e shoqe antikomuniste shume te anthuziasmuar per kete Gjetje enveriane sic eshte Hapja e Dosjeve !

 

Mo rrusha se kto evropjanët nuk bohet. E drejta per tu harruar thote..

Juropi vs gugli, the ultimate battle for memories, in theaters near to you soon

smiley

ide e mire me mulu horlliqet

Nje goditje shume e rende e transparences dhe e demokracise ! 

 

apo kapitalizmit ?

e di se per cfare shkaku u be gjithe kjo zhurme ?

une do te thoja per mustaqet e celos ......

shtrohet pyetja se cfare informacionesh do fshihen e cfare informacionesh do ruhen  ?

varet kush del fitimtari , zakonisht fitojne ato qe jetojne permbi ligjin

pikerisht prandaj po e bejne te gjithe kete per te mbuluar horlliqet e tyre smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).