Debate në Komisionin Parlamentar të Integrimit gjatë seancës dëgjimore me ministren e Shtetit për Inovacionin Milena Harito. Kryetarja e Komisionit, Majlinda Bregu, anëtaret, Jorida Tabaku, Mesila Doda, Albana Vokshi i kane drejtuar pyetje ministres mbi largimet nga puna në administratë. Bregu akuzoi ministren se ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Shkas për këtë akuzë u bë deklarata e Haritos që theksoi se deri në muajin Korrik janë ngrirë të gjitha lëvizjet në administratë. Por sipas kryetares së Komisionit të Integrimit, kohët e fundit vetë ministrja ka kryer dy emërime të reja në ministrinë e Integrimit.

Sipas anëtareve të djathta në këtë komision, shumë persona janë larguar nga administrata, kryesisht femra. Deputetet i kanë kërkuar ministres numrin e të larguarve, motivet e largimit dhe me cilët janë zëvëndësuar. Duke iu përgjigjur akuzave të ngritura nga opozita, Harito sqaroi se qeveria ka zbatuar ligjin dhe Kushtetutën. Debate dhe mes Bregut dhe anëtarit të majtë Taulant Balla.

Debati
Bregu: Rëndësinë e negociatave dhe rëndësinë e trajnimit të administratës publike e ka më të qartë se me këtë jemi marrë dhe ne dy vjet më parë para se ju të vinit në pushtet. 
Trajnimi i gjithanshëm që po bëni, që po bëhet pikërisht nga trajnuesit, pikërisht nga ata që dy vjet më parë kanë nisur trajnimin. 
Nuk besoj se keni informacion të bollshëm, se ata që janë trajnuar deri dje janë larguar sot nga puna. Sa janë në punë sot nga ata ekspertë të trajnuar dje? Janë trajnuar mbi 1 mijë ekspertë, një pjesë dërrmuese e madhe e tyre nuk janë më në punë, ky duhet të jetë shqetësimi i madh juaji për qeverinë tuaj. 
Një informacion ka mbërritur sot në 3 ministri dhe pjesa tjetër nga ju, numri i administratës publike 3 700 janë në portalin e PD. Cilat janë shifrat tuaja për largimin nga puna, sa janë gra, kontratat e përkohshme dhe cështje të tjera që do dalin gjatë diskutimit tuaj? Te bejme te gjithe pyetjet dhe te leme zonjen Ministre tu pergjigjet me pas me radhe te gjithave. 

Albana Vokshi: Dhe unë dua të di një shifër sepse gjithmonë e kam bërë këtë pyetje dhe nuk kam marrë përgjigje. 

Mesila Doda: Bashkohem dhe unë me kryetaren e komisionit të Integrimit. Ka një ligj të informimit dhe cdo deputet duhet që kur kërkon informacion duhet të jepet përgjigje. 
Cështja e dytë për personat që janë pushuar nga puna apo kanë ndryshuar kërkesat e vendit të punës. Shumë raste që vijnë në postën time janë kryesisht gra të mbetura vetëm, me shumë fëmijë, kryefamiljare. Nuk janë thjesht numra, por janë tragjedi njerëzore. 

Dade: Të bëj dhe unë një pyetje. Me cilët janë zëvëndësuar nëse vendet nuk janë suprimuar, meqë bëhet zhurmë rreth kësaj, me militantë të PS? A janë respektuar proceset gjyqësore se pavarësisht se kë votojnë, PD apo PS. Këto dua të di nga ana ime

Bregu: Ka lista ku shtetasja ... ka qenë më kimioterapi dhe është pushuar nga puna. Kur ... është larguar nga puna teksa ishte me leje lindjeje. Kemi një listë të gjatë përpara... Informacionet që kemi janë 7 mijë qytetarë që janë larguar nga administrata. Janë flakur në rrugë mes tyre shumë gra që nuk janë kinge që nuk shkojnë në panair. Se është e turpshme ajo që zoti ministër i tha asaj zonje grua duke përdorur atë fjalor.

Balla: Mëso njëherë sesi funksionojnë komisionet parlamentare, nuk di të drejtosh 

Bregu: Ul zërin se nuk më intimidon... 

Balla: Po të them, të dëgjojmë ministren, keni nisur keni 3 orë nuk pushoni. Ne nuk bëjmë lëndën e rëndësishme logjikë

Bregu: Ul zëri se nuk më shqetëson me këto që thua... Bëj propozimin për shkarkim po deshe

Balla: Po si nuk mësove njëherë si drejtohet një komision parlamentar. Bëhet prezantimi dhe fillohet me pyetje, por as kryetari nuk e ka të drejtën të bëjë konkluzione. Ti del në konkluzione. Asnjë prej nesh nuk mund të bëjë konkluzione jam i vjetër në këtë komision. Bëj një pyetje, prit të përgjigjen. Por moj zonjë e nderuar mos i bëj këto sa here të teket ty. Unë të dëgjoj përditë nga 3 orë, tani sot kam ardhur të dëgjoj ministren 

 

Harito:  Shteti shqiptar ka punonjës të trajnuar

"Kam ardhur në Komision dhe jo para Partisë Demokratike. Nuk kam asnjë listë të dhënë nga ju, me listat që kam kërkuar të më sillnit për të larguarit nga puna. Jam e kënaqur të konstatoj se shteti shqiptar ka punonjës të trajnuar, ashtu siç i keni trajnuar dhe ju. Për 10 aktet ligjore, janë 35 nene që kërkojnë akte nënligjore, në të cilat janë përfshirë në këto akte dhe nuk mungon asgjë deri më tani. Sa i takon punonjësve që merrem me çështjet e veçanta të integrimit, kemi shtuar me 20 për qind punonjësit e Ministrisë së Integrimit, kjo gjë nuk i ka hequr asnjë kompetencë koordinatorëve të integrimit", u shpreh Harito.
Ministrja, duke iu përgjigjur akuzave të ngritura nga opozita, sqaroi rrugën që qeveria ka ndjekur për të përmbushur detyrimet e saj kushtetuese karshi qytetarëve shqiptar. “Duke zbatuar ligjin dhe kushtetutën kemi riformatuar strukturën e qeverisë në përshtatje të programit për të cilin u votuam. Me të marrë drejtimin e vendit, kemi hartuar një bazë të dhënash për të gjithë të punësuarit. Informacion që nuk ka qenë asnjëherë më parë në sirtaret e asnjë qeverie”. 

Po ashtu, theksoi Harito “ne gjetëm një neglizhencë totale sa i takon ligjit të shumëpërfolur të “nënpunësit civil”, dhe nisëm menjëherë realizimin e 35 akteve nënligjore të cilat na u kërkuan me zë të lartë edhe nga partnerët tanë Europian. Në portalin e qeverisë sot, janë gati 10 akte nënligjore, ku janë përmbledhur të 35-së nenet e ligjit të nënpunësit civil.”, theksoi Ministrja Harito. Sipas saj, procedura do të vijojë deri ne qershor, deri në këtë momement nuk mund të bëhet asnjë lëvizje në administrate. Rreth muajit korrik mund të hapen konkurse të reja sipas ligjit të ri. Konkurset do të jenë në grup. Shpresojmë që statusi do të merret me ndihmën e opozitës. Synimi ynë është hapja e negociatave”, nënvizoi Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike. 

Ajo gjithashtu bëri të ditur se para 23-Qershorit, Qeveria Berisha realizonte konkurse “familjare”. 

“Ne duam të krijojmë një model të ri të rekrutimit të burimeve njerëzore. Kemi ideuar konkurse me minimum 35 kandidat, duke krijuar një proces kompleks dhe të pa cenueshëm, e jo si më parë kur ishin vetëm 3 kandidat, familjari që do punësohej dhe dy shokët e tij, si figurant në filmat e qeverisë”, thai Harito. 

Ministrja për Inovacion i’u përgjigj edhe akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, se qeveria Rama ka zhvlerësuar rolin e strukturave të integrimit nëpër ministri, duke i kaluar në plan të dytë. Sipas Haritos, në Ministrinë e Integrimit është shtuar numri i punonjësve me rreth 20%, duke i hapur rrugë kështu forcimit të këtij institucioni, si asnjëherë më parë. 

Harito sqaroi deputetë e opozitës sa i takon edhe largimeve nga puna, kjo pasi Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, akuzoi qeverinë se ka larguar nga puna rreth 7 200 punonjës. Harito iu përgjigj duke thënë se një Ministre nuk mund të merret me shifra partish, apo organizata pranë një partie (duke iu referuar Shoqatës për të larguarit nga puna), por vetëm shifrave që burojnë nga institcuione serioze. Sipas Haritos, numri i ankesave të mbërritura për largim nga puna në gjykatën e administrative është 1 200 dhe prej tyre vetëm 400 kanë fituar të drejtën për tu ripranuanr në administratë dhe ne do zbatojmë atë çka thotë ligji, ndërsa “thumboj” edhe bashkinë e Tiranës duke nënvizuar se ky institucion nuk ka zbatuar vendimet e gjykatës për ripranimet. 

Së fundmi në komisionin e Integrimit u debatua edhe mbi ligjin që ndalon punësimin e përkohshëm, ku Kryetarja e Komisionit, Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu akuzoi qeverinë se nuk ka zbatuar ligjin dhe se po përfitojnë nga dypunësimet për të fryrë administratën me militant. 

Ministrja Harito u përgjigj se akuzat janë të pavërteta. “Është e saktë se deri në muajin shkurt kanë qenë rreth 60 të punësuar me kontrata të përkohshme, por sot nuk ka më asnjë, pasi nga muaji shkurt, kur hyri në fuqi ligji i kërkuar me ngulm nga BE-ja ne i kemi tratjuar sic parashikon ligjit këto raste punësimi”, theksoi Harito.

Harito: Lëvizjet në administratë, të ngrira deri në korrik. Konkurset, emërimet etj, nuk janë të ligjshme 

Bregu: Po dy emërimet së fundmi në Ministrinë e Integrimit, me këtë që thoni ju janë kundër ligjit? 

Harito: Unë them që kështu është ligji. Procedura do të vijojë deri në qershor, deri në këtë moment nuk mund të bëhet asnjë lëvizje në administrate. Rreth muajit korrik mund të hapen konkurse të reja sipas ligjit të ri. Konkurset do të jenë në grup. Shpresojmë që statusi do të merret me ndihmën e opozitës. Synimi ynë është hapja e negociatave. Negociatat një proces shumë teknik, shumë kompleks, duhet trajnuar administrate. 

(d.b/BalkanWeb)
 

20 Komente

Komisionet parlamentare jane grupe pune te perbere nga deputete te ndara per ceshtje specifike. Detyra e tyre eshte te diskutojne sa me teknikisht per projektligjet e sjella ne kuvend, te sheshojne sa te mundin mosmarreveshjet ne menyre qe tia cojne per diskutim dhe aprovim parlamentit qe te kete sa me pak pune. Por keto jane organe keshilluese dhe nuk kane kurrefare autoriteti ligjvenes. Ndersa dhomat e parlamentit/senatet jane kryekeput ndryshe nga komisionet parlamentare. Pikesepari jane orhane legjislative pra kane autoritetin e miratimit ose jo te ligjeve. Pra jane 2 gjera komplet pa lidhje me njera tjetren. Ah po te vetmin  lidje qe kane eshte se ne te dyja rastet jane te formuara nga deputete. smiley

Me keqardhje shoh të padobësuar madje në lulëzim ironik kulturën patriarkale që aq mirë na e përfaqësojnë zotërinjtë deputetë me në krye Ballën. Prandaj nuk është çudi as zelli i tepruar i grave, i këtyre sipër siç i kemi parë ndër vite dhe i atyre që stolisin rishtas partinë në pushtet, për të treguar se vlejnë në proporcion me shërbimin e zëshëm që i bëjnë zotave të partive.

Sa për nepotizmin, edhe aty të kenë kujdes gratë, se nuk iu leverdis trashëgimia si institucion (as sekretarizmi, sado i lavdishëm, i trashëguar brez pas brezi).

trop, ne ate pjese dialogu te neveritshem, ajo nderhyrje e Balles mu duk korrekte, pavaresisht se kjo nuk e permirson imazhin e Balles si nje katunar i pandreqshem, i trashe ne komunikim. Po hej, edhe pula qorre e gjen ndonjehere nje kokerr misri.

Dy gjera vej re kryesisht nga ai dialog:

1 - lehtesia e padurueshme e te qenurit politikan dhe deputet ne ate fare vendi

2 - veshtiresia e paperballueshme e te sjellurit si politikan ne ate fare vendi.

Gjithashtu ajo qe me len te kuptoj nga ajo pacavure shfaqje e piset e lojes se opozites eshte, se PD ka veshtiresi shume te medha qe te mbaje lidhur pas vetes elektoratin e vet baze, ate me vulgun, me te pistin, me pantallona kaubojs dhe me baseta kacurele deri te nofulla e poshtme. E jo me te fitoje elektorat te ri. Sepse dihet qe kjo lloj gjuhe e perdorur nga "eksponente te larte" te PD si edhe kjo lloj shfaqjeje nuk i drejtohet publikut te gjere, por pikerisht atyre militanteve te siperpermendur, per ti mbajtur gjithmone te karikuar. Sic duket PD e ka mbledhur mendjen qe te mbaje ate 29 % e vet dhe cfare te dale teper, perseri fituar e ka.

Nqs psh per Vokshin dhe Doden nuk mund ta vija kurre ne dyshim, qe do te kishin nje sjellje te tille edhe pa patur nga mbrapa nje bace qe i nxit me hosten, per Majlinda Bregun me vjen 2 grame keq, sepse nuk eshte se nuk ka kapacitet dhe nuk eshte se i mungon inteligjenca.

Nga ana tjeter me teper se nje mbivendosje te sjelljes patriarkale ne sjelljen e ketyre te trejave, shikoj luften e eger mes egosh femrash (feministe my ass) per te dalur ne krye, qofte edhe duke shkelur mbi kufomat e njera tjetres.

Baca di ti loze mire fijet e pupaceve mbas skene

Bobo cfare baxhellash mban ky vend!

nji gje eshte e qarte vecse: qe eshte torture e vertete me e detyru dike te zgjedhi mes tyre, zonja apo zoterinj, cfaredo titulli te kene. Fakti qe poplli yne arrin me e bo zgjedhjen, eshte per t'u lavderu

Ne se ai vend do te drejtohet me sukses , le te kopjoje Manualin ..e Lenka Cukos smiley.

Qe prej 92 kur erdhen Piskamasit maj Krahi ose Sqeperit ne Pushtet  deri me  Ziqet e Deshijve Sot ka vetem Lehje

 Thelbi i Rekrutimeve , Emerimeve dhe Levizjes se  Kuadrove eshte ...Pergjegjesia .

Ky plehre Vucidoli e mbajti tete Vjet dhe la  Hale Morale ,Ekonomike e Financiare Hajdute e te Korruptuar me Tonelata me  Keta Hale qe ka lene mbrapa ne Administrata .qe ankohen "po na heqin or tie " 

Jo po Dhoma Tunel dhe Dhoma Air Bus smiley Mo u murzit Grave se te hoqa pak nga Filosofia e Shtetit .smiley

Ketu me tre Qytete Formohet nje Shqiperi dhe mbete pakez .Nuk ka as Qeveri as dhoma .Ka zbatim Ligji dhe tringellim Hekurash kush bensmiley  jam i Komisionit une or tie dhe jap mejtim mendje !

Biles nuk ka as Dordolec Politik si Nishani  smiley Nuk ka as keshilltare qe japin Mend smiley

ah si ka per t'vlu dajaku n'korrik. Ankohen qenat se kane larguar nga puna te paaftet, qe te vetmen gje qe dine eshte te dalin neper mitingje e ti thone "yes sir" kafshes berishe. E bukura osht se pa fillu akoma dajaku qente lehin, po kur te filloje tamom ca do boni? Deri atehere do t'ju kete ik ene zoni, keshtu qe vetem pordha mund te leshoni.

Ate dite do te loze qeni i kallajxhiut, o Kozi!
Drejtesia do te rivendoset, socialistet do punesohen dhe kafshet berishiste do te shporren.
Them ta quajme kristallnacht, c'mendim ke?

Kjo gjo nuk ka lidhje me Krishtin por me saliun, dy gjona komplet te kunderta me njona tjetren. 

po s'ka kurrfare lidhje me Krishtin ktu, o simboli i zgjuarsise socialiste!
 

...smiley. ka ka, a the Krist-alnacht? edhe une Krisht shoh aty.. por mund te ket lidhje edhe me klubin anglez Kristal-palace...smiley

Po mire mer Br3 une n'fund fundit berber jom dhe ndonje gafe ene me falet, por "ket simbolin e zgjuarsise socialiste" duket qe te ka dale nga zemra. Besoj se tani je qetesuar ndopak dhe shyqyr qe une ta dhashe kete mundesi. 

smiley Do pyt nei teolog per kete pune. 

Albana Vokshi, kjo transi flet per heqje nga puna. O Albana, e te ka thene njeri kush je mi cope mishi pa asnje sy?

Nuk ka gje ne torbe PD-ja me keto bagjella. Duhet Grida me patjeter.

Nuk lihet PD-ja ne doren e Mesiles apo te Gjozit nga fisi hajn i Qobajve.

Neo-Komunistet e Politikes se Re Rilindase po hane kelyshet e tyre duke i lene pa pune, ose me keq akoma, duke hequr edhe ata socialiste qe nuk ishin levizur nga Berisha, kulmi

Nderkohe, Partia e Punes (LSI) shton rradhet

Keshtu ka lezet Left me ....iiiiiii ne fund .Largepamese .Nje Koalicion me Parti Komuniste te Reformuar si PD-ja nuk pranon Parti Pune si LSI . Luajeni  bishtin dhe mjaullini embel si kotelet jo si "Felini " qe Ulerin Palo..ja . Mbase u vlereson PS smiley

E perkrah largpamesine tende po me nje kusht . Te Kuptoni qe e vetmja PKomuniste qe pranon marrjen e  Pushtetit me Dhune , qe vjen si rrjedhoje e Protestave , ( e ka ne program ) eshte partia Neotrockiste ne Amerike . Nje udheheqes si Saliu duhet ta flakni qe te Hiqni nga Programi marjen e Pushtetit me Dhune .

Ndrysheni mbeteni ne nivelin e Partive Komuniste te Reformuara por vetem  me zevendesim Njishashsmiley

po ça thua ore? deri ne qershor do presin militatnet? pake kan prit, nja 8 vite!!!,ncncnc ca zune vende te mira ca ngelen duke komentu tek ppu me shpresen se do zene nje vende te mire pune e te mbajne frymen gjall....smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).