"Si shumë të tjerë po e shikojmë me shqetësim prodhimin dhe trafikimin e drogës në Shqipëri". Kështu shprehet ambasadori gjerman në vendin tonë Helmut Hoffman për emisionin ‘Diplomaticus’ të gazetarit Erion Kaçorri duke theksuar se të gjithë e dimë se nuk ka filluar dje. 

“Nuk ka filluar në shtator të vitit të kaluar, por ka vazhduar për një kohë të gjatë. Është cështje shqetësuese sepse ndikohemi në mënyrë direkte të gjithë nga kjo cështje. E vlerësoj që qeveria shprehet se ka rritur nivelin e kapjes së drogës dhe mendoj se do të ishte cështje besimi dhe do ishte interesante që kjo drogë e kapur të shkatërrohet nën vëzhgimin e ndërkombëtareve. Policia duhet të bëjë punën e saj. Unë nuk jam detektiv, por jam informuar nëpërmjet mediave. Dhe i kam bërë pyetjen vetes, a është ide kaq e mirë që kjo cështje kaq delikate të shtrohet në publik apo në ambientin politik. Kjo cështje duhet të jetë e depolitizuar. Nëse nuk keni tregues apo indikatorë shumë të fortë që forcat politike janë të përfshira, do të tregohesha shumë i kujdesshëm për të akuzuar dikënd sepse këto jane akuza shume te forta. Mund të bësh pyetjen se cfarë po ndodh këtu apo atje, por në përgjithesi duhet lënë policia që të bëjë punën e saj. Nuk duhet shndërruar në një lojë futbolli.
Kjo është një tendencë që e kam vënë re që kur kam nisur punën si ambasador i Gjermanisë në Shqiperi, vecanërisht javët e fundit ka një tendencë për të skandalizuar gjithcka duke e kthyer në cështje politike të brendshme”. 

(m.a/BalkanWeb)

5 Komente

"Kjo është një tendencë që e kam vënë re që kur kam nisur punën si ambasador i Gjermanisë në Shqiperi, vecanërisht javët e fundit ka një tendencë për të skandalizuar gjithcka duke e kthyer në cështje politike të brendshme”. 

Ate qe e kemi e kemi, se psh akoma s'me ka dale inati me politiken tuaj te brendshme dhe te jashtme me Spanjen. 

O Goni, te ka ky dojçi nje muhabet. 

Ps:

"Mund të bësh pyetjen se cfarë po ndodh këtu apo atje, por në përgjithesi duhet lënë policia që të bëjë punën e saj. Nuk duhet shndërruar në një lojë futbolli."

Kete anallogjine mire do ishte ta kishte kene jashte deklarates smiley

Rrena, sa kishim Bebe Doc, ishim si Njemcja. Erdhi Velia e u bom si Hollanda. 

Po tani qe u qetesun gjakrat, si shpjegohet qe kur eshte Bebe Doc ne pushtet nuk pipetin asgjo, ska as gabime e as aksidente?

Si tha Shpellari i Vicidolit : Kur ne Gerdec Zeni tem vrau 26 vete + te gjymtumit e te sakatumit osht aksident por kur renashimento- reformato shullako bi ne tajare ne ron te divjakes osh krim...Shqiptaret nuk jan syleshe a dele thote Basha...Yep....rruga e kombit...eshte deshmia.

Tiranco, prit prit kur ti pervishet ketij gjermanit ai , " doci salihut " ....ne Kanada !

-

Ja burri i mencur i vendit, qe burra me mend e kthyen ....ne " Cike .. Vend " ! NJe flakurime turinjve salihut dhe " PD kauzes se tij " Shqiperia Kolumbi, ....pas dorezimit te pushtetit te tij, kriminal dhe kusar ne ...pakufi?
Pd - sot ne proteste me objektiv rrezimin e qeverrise se medemek kjo qeverrisje e ktheu Shqiperine ne kartel droge..E mori pergjigjen e pare .Priten te tjerea, sidomos vleresime per policine ..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).