Ish të përndjekurit politikë, të cilët pas protestës së sotme para Parlamentit nisën një grevë urie 24 orëshe për të sensibilizuar qeverinë për të drejtat e tyre, vendosën t’i jepnin fund vetëm pak orë më vonë nismës së tyre pasi siç u shprehën "ajo u politizua". Shkak i këtij vendimi nga ana e ish të përndjekurve ishte fakti se deputetja e PD, Mesila Doda, pasi mbajti fjalën e saj në Kuvend ku po zhvillohej seanca plenare, u afrua tek grevistët duke deklaruar se PD-ja mbështet kërkesat e tyre.

Kjo solli reagimin e ashpër të disa të përndjekurve, të cilët duke iu drejtuar deputetes demokrate i kujtuan asaj se për sa vjet PD ishte në qeveri nuk bëri asgjë për këtë shtresë, si edhe duke sjellë në vëmendje grevën e urisë së një viti më parë që përfundoi në mënyrë tragjike për Lirak Bejkon, i cili u vetëdogj në shenjë proteste ndaj shurdhërisë së qeverisë së djathtë.

Ish të përndjekurit protestojnë para parlamentit: Do futemi në grevë urie

Ish të përndjekurit politikë kanë zhvilluar paraditen e sotme një protestë përpara Parlamentit ndërkohë që kanë paralajmëruar nisjen e një greve urie, 24-orëshe para Institutit të të Përndjekurve Politikë nëse nuk ka reagim nga qeveria.

Ish të pëndjekurit,të cilët u tubuan fillimisht para Parlamentit dhe tentuan të hyjnë në ambientet e brendshme te rrethimit te institucionit, ku pritet të nisë seanca plenare, por janë penguar nga forcat e policisë.

Në mbrëmje

Reagimi i Deputetes Mesila Doda: Personi që më sulmoi i dënuar për përdhunim, ja dokumenti!

Ish i përndjekuri politik tenton të vetëdigjet me benzinë në studion e News24: Nuk vjedh dot, nuk përdhunoj dot, nuk merrem me droga... Me djersën e ballit nuk po e gjej dot. Dua një punë të ndershme që të mbaj kalamajtë. 

 

25 Komente

Rivdekja, me falni, Rilindja, sikur u shpreh se nje nga prioritetet e saja ishte vemendja ndaj kesaj shtrese. Apo ishte demagogji. 

u afrua tek grevistët duke deklaruar se PD mbështet kërkesat e tyre

Jalla moj Mesila sa sens te holle humori qe paske.

he mer xhib, fol icik. Thuj po deshe qe opozita nuk mendon per te persekutumit

opozitat tona gjithmone kane menduar fort per popullin, si opozite, se kur behen qeveri...sic tha ai i madhi fare, me historine le te merret arkeologjia, ne shikojme vetem perpara.

Po kjo sholl e ka lekuren?

Hej si ta qisin dokumentin kur i kundershto keta politikanet tane te dashur. Po si e gjete kaq shpejt kopjen e denimit moj Mesila kur je edhe ne opozite? Edhe ish-pronaret edhe te persekutuarit i percate ju kelyshat e ped-hit pasi i perdoret veq per te ardhur ne pushtet, prandaj nuk jua zgjidhet kurre hallet qe ti mbani varur deri ne boten e pertejme.

Me kujtohet  atehere me "Ndrecen"  qe u gjute me shpulla , sa shpejt derguan dy shoke Partie me Vlere .Te pergatitur dhe te mbathur me Dosje e vendime Gjyqesh , Fakte e Dokumente nga jeta e "Te perndjekurve Politike " deri edhe spiune e informatore te G.Rucit

Shoqja Boisa dhe shoku Hunter vrapuan per ti demaskuar keta hajdute ordinere , perdhunues , kriminele , vrases etj etj qe u ngriten kunder Partise Demokratike e cila u dha emrin e Nderuar "Te perndjekur Politike " smiley

Te  vene te rrahin dhe ate Fevzi Uturakun do jete bajagi e dobishme , pasi eshte nje nga   Tallesit me te medhej te tyre .

Mesilen kot e ngacmojne . Mesila eshte gati tu jape edhe nga Vetja dicka mjafton qe ata te kenaqen dhe te mbeshtesin PD-hin  , qe nuk eshte me Nje Bande Spekullatoresh e Mashtruesish dhe nuik i do vetem per Vota ,  pasi e kane perzene Saliun smiley

Nuk me kujtohet z,Pjer komentoi ne ate kohe ...Pa paravoli i nderuar pasi jam i bindur qe edhe ne se keni debatuar e keni lidhur me Mundesi Ekonomike jo Politike si Rilindje apo qeveri e Berishes smiley

He se ene pak kan mbet gjall, do bien rehat te gjitha partit e dala nga #nona e modhe, Partia e Punes

John Silver (pirati)

Te perndjekurit e  TKD-se ( FRD ) dhe te perndjekurit e PD-se ne shesh te mejdanit kush eshte me i persekutuar dhe kush do i marre paret para tjetrit.

Kashte e koqe thuhet ne kete rast.

Keta te PD, te perfaqsuar nga Mesila Demi, thone per keta te TKD-se qe jane denu per krime ordinere, perdhunim specifikisht.

Duhet Grida po nuk me degjojne. Nxjerrin Strazimirin, si me motra e PD-se, per te bere upuzite. Nuk shkon.

Ngado qe ti vertitesh keta te PD-se, prape pune baxhellash ngelet. Baxhella i kerkon klientit qe ta besoje se nuk eshte kurve.  smiley 

Reagimi i Deputetes Mesila Doda: Personi që më sulmoi i dënuar për përdhunim, ja dokumenti!

 

hehehehe, 

per te gjithe e kane nga nje dosje keta muterit e pd-se! Per dy minuta t'a gjejne kush je dhe ku te qihet motra. 

Cer trashegimije ka lone ai halabaku nga mrapa mer ti eej! smiley

Ti nuk mund te thuash keshtu per shoqen Jozefine .Ilir Meta kryetar i kuvendit sqaroi per PD-hin se "Koha e Enverit ka mbaruar .Por nje fjale te mire shoket antikomuniste mund ta thone per shokun Hysni "  Ne PD-hi ben pjese dhe shoqja e nderuar dhe e respektuar shoqja Jozefine pjesmarrese ne takimet me sh Hysni si aktiviste e dalluar , per te mos thene per babin e saj , shokun Sali Berisha qe ishte i Lidhur pazgjidhmerisht .

Shoket e tjere antikomuniste  te Indinjuar pas prurjes me " kek dhe karrota "pervec Fotos se Hito Mavrise duhet te ishin interesuar edhe per ca shoke e shoqe me shume .

Kllounet kane ikur nga skena e Oborreve kane mbetur vetem neper Cirk .Ne Shqiperi fati nuk na la pa gje.

Kryekllounin Sali dhe shoqen Jozefine i kemi krah per krah smiley

 

krim i madh qe edhe pas 20 e kusur vjetesh te perndjekurit nuk po marrin ate qe i takon

Tu vije turp!!

kujt?

 

atyre qe kane pergjegjesi per kete fakt

A do filloje me u shpernda ai fondi 16 milionsh? Sa eshte nevoja totale?

Tja japin mer tja japin leket se gjynah dhe keta te shkretet, kane vuajtur shume me siguri. Vec te verifikohen mire nese mes tyre ka edhe syresh te denuar per krime ordinere. Atyre su takon. 

Te persekutumit duhet te kene perfaqsuesit e vet politik. I paten dikur, i humben. Duhet te mbledhin ato 10.000 vota per dy deputete. Qe nji kohe kur merrshin shkolla e rehabilitime.

E kan humbe busullen bashke me anije smiley

o ju laj!!! ju laj fiqo!!! smiley Nuk e humben keta busullen; keta i "kuroi" doktor B'risha. 

Si tha Aj: if laj mi uans, if you laj mi thrajs..

E vero, i boni per nji lek berisha II.

 

Mbas arbnorit pjeter e knej..

Berisha i përdori dhe me shumë sukses për ti krijuar si shtresë artificiale Në NUMËR ( eshtë shumë e rëndësisme të kuptohet kjo ) kundër Popullsisë që Ju kishin Mohuar Vlerat. Dhe jo vetëm kaq por sistemi ish i kishte Vrarë e Prerë , Internuar e Persekutuar , Rrethuar me Kampe me Tela e Gjëmba , sa që nuk kishte ndodhë në asnjë vend të Botës smiley

Kur ka parë KONKRETISHT se çfarë përfaqësonin kjo masë që krijoi me BRITMA jashtë Realitetit , i ka rënë Kokës me grushta dhe menjëherë dërgoi shokët e Partisë shoqen Boisa shokun Hunter dhe të tjerë "nën zë " si LefTKopeja për të na bër me dije se ata janë Të Hurit e të Litarit .

Ky është karagjozllëku i kryekaragjozes së parlamentit Jozefinë me Donkishotin e saj Sali Qenef Berisha . I ndjeri Pjetër Arbënori ishte Plotësisht i qartë se çfarë përfaqësonin prandaj nxorri edhe Ligjin " Arbnori " shumë të matur  me tejlkalime edhe të pranueshme në reabilitimin e tyre .. Shoqëritë Normale ndiejnë Përgjegjësi dhe me të vërtetë marrin masa Reabilituse në Unanimitet pa i Përdorur si shtresë që ti Hypin pjesës tjetër .

Si shtesë e atij Ligji , personalisht  do të isha dakort edhe me gjyqe specifike për të ndëshkuar "kriminelët e zellshëm " që kanë mashtruar me dokumente jashtë Ligjeve të Kohës për të vertetuar para Partisë " armiku punon "

Ku është ai Ligj ?

Kam frike se dashje pa dashje, duke hy neper detaje te tipit jo a jan a s'jane te gjithe te denuar politike, apo sa keste kan marre 1 apo 2 apo apo ca me keq akoma se keta jan te denuar politik te PD e keta jane te PS, opinioni ne pergjithesi po bie fiks ne lojen qe u intereson dy partive kryesore. Kur punet koklaviten ato qe te ndihmojne te qartesohesh jane pyetjet e thjeshta qe i duhen bere vetes dhe te tjereve:

ZHVILLIMET E VITEVE 90 PER CFARE NDODHEN, PER SHKAQE EKONOMIKE APO PER BURGUN POLITIK QE U FATUROHEJ KRYESIHT ATYRE QE MENDONIN NDRYSHE.

Eshte e turpshme qe ata qe e paguan me shtrenjt guximin me thene ate qe mendonin ngelen prap ne doren e atyre qe i denuan per shkak te katovices.

KATOVICA ESHTE KONCEPT 

Ore të lexoj dhe gjej se ke frymëzim z.Ylirian ..Dhe them se ke të drejtë sidomos për "numrin  " sepse është çelësi për të kuptuar artificializmin e një stuhie në Gotë UJË alla Babasqapshe  " Të persekutuarit dhe të përndjekurit Politikë "

Në se ke mundësi ATYRE QE MENDONIN NDRYSHE....a ke ndon jë Individ të tillë qoftë edhe sikur të mos kishte qenë Komunist dhe në çfarë pikpamje e fushe mendonin Ndryshe ... përveç parrullave të mitingut ose ankesave në rradhë qumshti !

Në se do të përmendësh një emër mendoj duhet të kesh FAKTE sepse Pikërisht këto kanë munguar që kanë dalë sheshit lloj lloj të Tredhurish Mendorë në "përgjithësi " bile -bile , mono - mono ..edhe si shakatorë  !

zaten Opinioni nga Manipulatorë si Fevzi Uturaku ka Kohë që përpunohet në "përgjithësi" .Po si tha ai  "Përgjithësia ka emër " smiley

 

oldriso nuk besoj se kam kapacitet te shtjelloj tamam kete ceshtje se rrealisht eshte me e madhe se shpatullat e mia ose te ndonje individi, kushdo qofte ai. megjithate, duke te falenderuar qe me pyete, ikam nja dy mendime:

sa per numrin desha te them se vemendja duhet fokusuer tek vitet pas luftes, sepse ata ishin kundershtare reale te sistemit politik. pastaj pjesa qe u takon te denuarve politik te mevonshem pak ishin ata me ide te qarta per cka flisnin. kam pershtypjen qe me shume i duheshin si kundershtare(te provokonin qe te reagoje). dhe sa per te persekutuarit,ketu benim pjese te gjithe pa perjashtim, ti un dhe deri tek familjet afer "xhaxhit".

dhe pjesa e ATYRE QE MENDONIN NDRYSHE...me ide aty duhet kerkuar, dhe aty do te gjesh shume.

ne fakt fokusimi vetem tek gjerat qe mbajme mend vete nuk na ndihmon per te gjykuar rrealisht, sepse ajo qe mbajme mend un dhe ti por edhe prindri tane i takon pasojes e jo shkakut.

personalisht mendoj se nje nga goditje me fatale qe sistemi i dha asaj shtrese ishte mbajtja larg e femijeve te tyre nga ARSIMIMI. edhe ne se i marrim te mirqena levizjet politike te viteve 90(duke ndare levizjen politike nga levizjet popullore) shteti dhe pushteti nu qe i mundur te administrohej nga pinjolle te denuarve. prandaj them se katovica eshte koncept, sepse ketu ka fillu shume me heret.

sa per fevzon, ai eshte pjese e klanit, neper analiza nuk shkon me larg se deri te babai i lubonjes,jo se nuk di... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).