Pas një dreke me Ismail Kadarenë të nesërmen e ditës, kur RD-ja ka publikuar një shkrim kundër tij, Mero Baze është ulur e ka shkruar një artikull të ngritur mbi mbresat nga ajo drekë. Baze e fillon me një shqetësim të Kadaresë lidhur me një shumëkatësh që po i ngrihet ngjitur me apartamentin e tij në ‘Sky Tower’, duke i bllokuar pamjen nga Dajti, dhe më pas hidhet tek disa momente të tjera të bisedës.

Kadare ka kohë që nuk është futur në debatin mbi gjuhën, standardin, dialektet, kongresin e vitit 1972, por në atë drekë ka thënë shumëçka (nuk dihet nëse Baze e ka informuar Kadarenë për faktin që është ulur të shkruajë për publikun gjëra që ai i ka thënë në një bisedë private). Në këtë pikë, Kadare ka qortuar politikën indiferente, insititucionet, “shkrimtarët mediokër, që shpiegojnë dështimet e veta me gjuhën, gjysëmshkrimtarë politikanë që gjejnë alibinë e dështimeve tek gjuha dhe plot njerëz të tjerë, që për t’iu dëgjuar zëri, hedhin një gurë mbi të; ka aq urrejtje ndaj saj nga kjo racë shkrimtarësh, sa në kapsllëkun e tyre krijues, ulërasin që pas qindra vjetësh nuk do ketë as shqipe dhe as Shqipëri; tërbimi i të patalentuarëve është një fuqi e madhe shkatërruese”.

Dhe pastaj: “Akuza që i bëhet gjuhës sipas tij është e ligë, pasi i bëhet nga pozita krahinariste; gjuha shqipe hyn tek dhjetë gjuhët themelore të Evropës dhe nga më të suksesshmet në përkthimin e kryeveprave botërore. Shekspiri, pas gjermanishtes, ndoshta më mirë se në çdo gjuhë tjetër të përkthyer, është në shqip”.

Ja disa nënvizime të tjera mbi këtë çështje:

- Kongresin e Drejtëshkrimit më 1972 e konsiderojnë gabimisht si Kongres të Gjuhës Shqipe. Si i tillë është Kongresi i Manastirit.

- Gjuha është nga ato gjëra, ku jo shumësia, por ngurtësia dhe unifikimi i fjalëve është pasuri. Një gjuhë që përdor një fjalë që shpreh shumë gjëra, është shumë më aristokrate se një gjuhë që ka 50 versione për të shprehur një gjë.

- Gjuha arabe ka versione dalldisëse (merret vesh, në kuptimin artistik), që në të vërtetë e bëjnë gjuhën e tyre pa formë dhe standard.

- Anglishtja nuk të lejon të shprehesh për gjënë më të fortë në botë, dashurinë, përveçse me fjalën “I love”.

- Thonë që fjala “Komb” vjen nga arabishtja, por kjo fjalë është vendosur me kujdes dhe shumë mençuri nga një fjalë shqip që identifikohet me nyjen, me diçka që lidh një gjë, që vendos një shenjë të rëndësishme në një hapësirë, me atë që ne themi se është lidhur komb.

- Gjuhëtarët tanë janë tulatur dhe u lënë hapësirë diletantëve dhe delirantëve të flasin për gjuhën.

- Askush nuk mund ta prekë gjuhën. Ajo është garancia që ne jemi shqiptarë, është si ai thesari që shtetet mbajnë të groposur në banka për të garantuar egzistencën e tyre. Kombi s’ka gjë tjetër që e mban të bashkuar, veç asaj.

Të gjithë shkrimin e Bazes mund ta gjeni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2014/05/03...

Re.Pu.

110 Komente

boo, ca patetizmi!
 

Eshte gjynah qe per kete te flase Kadare... Aj llef hier.

Kunder gjuhes( nenkupton ate standarde..) gjysem shkrimtaret, shkrimtaret medioker, krahinaristet,....mercenaret, llafazanet bosh, cmirzinjte, injorantet dhe dallkauket!
Taborri i pleshtave ...

Do ta kene detyru me e shkrujt kete . Athere kur ishte I PERSEKUTUAR ! smiley

Lenini

1
Për të un’ rashë shumë në mendime,
Edhe shumë herë jam matur për të shkruar,
Porse në vargjet e fletores sime
I rrallë është emri i  tij, si gur i çmuar.
Në vargje ai duhet të jetë
Përmes furtunës revolucionare,
Mes ngricave të vjeshtës së tretë,
Mes flamujve që skuqin porsi zjarre.
Prandaj lirikat shpesh kam grisur unë,
Sepse më dukej s’mbanin er’ furtunë,
Por erë fushash, bari të kositur
Ku hënëza vështron në rrugën e dremitur

2
Po nuk ka gjë: Iliçi le të jetë
Në mes pejzazheve që dua shumë.
Mes rrugëve, mes fushave të qeta,
Ku zhurmëron një lis, ku rrjedh një lumë.
Sepse Ai në eci nëpër shqota
Në rrugë plot me erëra tetori,
I deshte bukuritë e kësaj  bote
Dhe drurëtedhe gjethet tej oborrit,
Dhe zjarrin që në fushë tutje fiket.
E desh Ai si shpirti i lirikut.
Deshi Ai dhe velën mbi liqenë.
Dhe fushën që po flë ku muzgjet vinë e venë.

3
Atij mëngjezi i bukur i kujtonte
Të ardhmen mbi Rusinë e paanë.
Dhe perëndim i skuqur i kujtonte
Ata që për tetorin vanë e ranë.
Dhe diellin që po ulej kur sodiste,
me libër nëpër duar tek dritoret,
Ai e dinte: perëndim s’do kishte
Mbi botën dielli i zjarrtë i Tetorit
Oh, unë e shoh kur përsëri i qetë
Me sytë e ndritur ngulur përmbi fletë,
Ndërsa thellimi fryn jashtë në drurë:
“Fitoret kurrë ne nuk do ti lëmë, Kurrë " !

Ismail Ilic Kadarev.

me keto do hante buken si shkrimtar si dhe do shkruante te tjerat vepra. 

pastaj duhet pare edhe mosha si dhe koha kur jane shkruar keto vargjet. dmth kjo poeme duhet marre mbrenda kontekstit historik dhe jo jashte saj. ai ne ate kohe mund te kishte simpati te sinqerte per leninin, aq me teper qe ka studiuar ne bashkimin sovjetik. 

psh si sot juve qe jetoni ne shba dhe lehni per demokracine amerikane. ta zeme neser sikur amerika te na pushtoje, çfare do thonit juve per komentet tuaja lavderuese ndaj saj ?

Ty ( edhe nai tjetri ketu rrotull ) do iu kete punu nai numer SHBA -ja se nuk ka mundesi qe e urreni kaq shume. Dhe duke vendos pa provokim ate foljen lehni ti kujton se terheq vemendjen e salles dhe i jep peshe ketij fjalimi mjeran ? Bravo !

Oh, dhe te lutem na e kurse ate shprehjen : Mua me kane lutur per ne Amerike dhe nuk kam dashur ! Eshte e ster-perdorur, sidomos nga disa qe rrugen nga Treni deri ne Qender e benin me koke ulur derisa te arrisnin te Shatervani qe te lanin kepucet...

kur une e kam pare ameriken ti s'kishe lind. kuptoje tekstin para se ta komentosh here tjeter.

a thu do ja arrijme asaj dite me na pushtu? se besoj..

Ku e paske gjet kte mer Qemolsmiley

E more m'qafe, thone se ato t'Noblit e kane i sy ketu. smiley

Paska harru te sharroje kinezcen, se rusishten eh thuaj...

Sa bukur hapet artikulli. Behet hyrja qe e paska sulmu PDja. Kupto dmth eshte bo dora jone. smiley

Ore per standardit s'paska thone asgje ky. 

Kadareja duhet te kete qene si ai poeti qe rebelohej fshehurazi tek filmi Das Leben der Anderen. Madje shume me pak i moderuar, se ai tek filmi i fshihte veprat e tij pas fasades se fabrikes, ndersa Kadare shkruante kunder kinezeve te Zeri i Popullit, ne mos gabohem.

Nje poezi perle, per kontekstin e kohes kur u shkrua. Pse mos Euzhen Potjeja duhet perqeshur per poezine e famshme "Martiret" ?

Dhe lart nga njeqindmije vete

Ne qimiter te shoqeruan

O kandidat, o deputet i atyre ...

qe u pushkatuan...

Rasti me standardin, me gjuhen, tregon rreshtimin ne nje front: Profesore, akademike, historiane intelektuale te mirfillte nga njera ane, dhe gjithe atyre shyqyr te pakteve qe i permend shume mire Kadare dhe Profesor Frasheri! Ka fat gjuha jo shaka!

eshte rreshtimi i atyre qe nuk humbasin asgje nga perdorimi i standardit

Kadare genjen, Kadare mashtron, Kadare shtremberon. Kadare eshte racist ( qe e shpreh me uljen qe i ben gjuhes arabe, nga me te pasurat ne bote dhe qe deri vone ata qe dinin arabisht i konsideronin inferiore gjuhet e tjera).

S'ka asnje lidhje Kongresi i Manastirit me standardin e Enver Hoxhes. Pas Manastirit shqiptaret kane shkruar edhe ne te folmet e jugut edhe ne ato te veriut, deri kur perdorim te gjere me konsolidimin e shtetit shqiptar kishte varianti geg i Elbasanit.

Standardin e beri Enver Hoxha d.v. dhe ka diskutime ku flet per kete.

per gjuhen arabe ka te drejte, sepse jo per gje, po nga kjo gjuhe nuk ka me ne ditet e sotme khajama te tjere. gjuhen e perdorin veç me shit qylyma si duket. le qe harrova khajami ishte pers dhe jo arab. 

Une te them qe gjuha arabe eshte nga me te pasurat dhe qe shprehesh me mire ne te, e konsideruar nga ata qe dinin arabisht, jo vetem ata qe ishin arabe por edhe ata qe nuk ishin arabe etnikisht, si gjuhe superiore ndaj te tjerave, ti me flet me verdikte injorante ketu pa ja pasur idene e asaj qe thua.

Tutje se jeni bere me keq se Idrizi te gjithe.

pasurine nje gjuhe (si çdo gjeje tjeter) ja japin VEPRAT qe jane bere duke perdorur ate. jo subjektiviteti njerit apo tjetrit.

si dhe une e mbroj version geg dhe ate tosk, pikerisht, se ka qit vepra me te medhaja nga sa ka qit, gjuha e famshme standarde. 

jam pra koherent ne ate qe shtroj dhe mbroj.

Po cfare vlerash te tjera do kur novela e pare filozofike eshte ne arabisht, por me gjase edhe ajo qe konsiderohet si zhaner science fiction eshte ne arabisht?

Po ku na dollet ju letrare e artiste te mbaruar? Po shko more meso abetaren se nuk je per keto diskutime ti.

ti si duket ja kalon Kadarese keshtu per shquarje ?

 

Po shiko me ke flet Kadareja dhe pastaj bej llogarite vete. Sidomos kur do te japesh mesazhe te rendesishme e zgjedh edhe tellallin, nuk merr gabelin e pare qe te kap dora nga qypi.

s'besoj se do ket fol vetem me ate. do te kete qene me shume te tjere ne ndonje kafene apo vend tjeter. pastaj ç'rendesi ka, ai luan rolin vetem te gramafonit ne kete rast. sa na transkripton se çfare u bisedua ne ate tryeze.

dhe eshte normal qe kadareja e mbron standarden se eshte gjuha qe perdor vete. e ka vegel pune. çfare pret ti ta hudhe poshte. 

s'mor vesh pse kundershton kadarene biles. kerkon qe kadareja te flase gegerisht ?

Jo mer se une se kam shume problem pse zevendesi i Nexhmije Hoxhes nuk shkruan gegerisht, une e kam problem me fyerjet qe ben per bashkekombasit e tij qe duan te rishikojne standardin dhe racizmat ndaj gjuheve te popujve te tjere.

Une per vete nuk marr per standard te folmen e fshatrave te Dangellise a nga e kane marre toskerishten keta qe bene standardin.

Sic thote edhe Arshi Pipa, "trinia e shejte" deri para murtajes komuniste ishin Naimi, Fishta dhe Noli, komunizmi hoqi Fishten dhe la edhe keta te cunguar Nolin e Naimin, e une s'e kam vendosur te humbas Fishten pse keshtu duan komunistet.

Ku Kadareje e ku.... Reshat Kripa dhe ...Arshi Pipa ! E kupton me ke ben krahesime ? Mos ore se ul piacen e muhabetit shume!

kur s'ke MË argumenta, mos u pergjigj fare. kurseji fjalet, jo per gje po ul reputacionin tend ketu dhe s'te merr me njeri seriozisht. 

 

Argumenta? Pse nuk te duken per argumenta ato qe thashe?

Hajt tani se une nuk mund te jap "argumente" si te tuat qe krahason sistemin politik amerikan me leninizmin.

"a nga e kane marre toskerishten keta qe bene standardin" smiley Qe marrsh nga ditet e tet zoti. 

Shyqyr qe lejohet te shkruash anonim. 

Po paska qene gjeni, po e ka bere standardin Enver Hoxha ! Nuk e kemi ditur ! Ashtu si u beme me dije, qe paska variant geg te Cerrikut dhe Bradasheshit ..! Nuk u lodhet duke fol brockulla ?
Ne cilin variant flasin " shqip " , kryeveprat e letersise botrore ?

mund te themi se u krye nen kujdestarine e tij.

nje pyetje per ty, po fene kush ja u hoqi shqiptarve ?

Pergjithesisht shqiptaret nuk kane qene e nuk jane as fetare as shume besimtare. Dhe kjo qysh kur nuk i kish lindur as Halili Enverit ? Jemi mburrur me kohe qe per fe kemi shqiptarine ! Prej Enverit ky leitmotiv ? Jo !

shiko mos e dridh, kush e hoqi fene ? po ai e ndryshoi dhe gjuhen shqipe per te cilen kishte nje version standard qe ne kohe te zogut. 

sikur ta kishte heq vete populli, nuk kishte pse e vinte perseri. s'do e kishte fare te nevojshme. fakti qe ne nuk jemi popull me baze fetare (se thjesht jemi me te vjeter nga fete e sotme qe praktikohen te ne) e tregoi qe populli nuk u ngrit gje ne kryngritje te armatosur kur i hoqen fene me lligj. e pranoi.

por nuk ishte ai qe e hoqi. ja u hoqi Enveri.

ti duhet te marresh ndonje lek per keto pyetje nga salla! 

po ti nga e di ?

nga qe kalon nga nje pyetje ne tjetren smiley

Asnje version standard gjuhe nuk kishte koha e kusarit, dallkaukut e kopukut.Ta kam thene.
Dhe se dyti per ju e kedo, qe fletkuturu.Kadare nuk katandiset kurre te fyeje gjuhen arabe, gjuha baze e tere historise kultures , prej te ciles perendimi mori ajken e saj.
E gjithe kultura perendimore, bazene ka ..,ne lindje, ku arabishtja eshte e para .Merita e perendimit eshte ..." perpunimi" !

There is no language in the world that is as systemically comprehensible as Arabic. (SOAS London).

In the western world, where the most widely spoken languages are English and Spanish, or languages that are similar to English and Spanish, the Arabic language seems worlds away. However, the Arabic language has a strong influence on the vocabulary of languages such as English, French, Portuguese and Spanish, among others. Many words with Arabic origin are recognisable by the prefix al. In Portuguese, some examples are: aldiea (village), alface (lettuce) and the Algarve. English examples include algebra, alchemy and alcohol.

Ku eshte Kadareja tani?

mos u lodh hic. greket e lashte, moren nga arabet. e gjithe bota tjeter mori nga greqishtja. ismo thote shqipja eshte e dyta gjuhe me e sakte per perkthimin e shekspirit. tani shekspiri cfare gjuhe ka shkruar? anglisht.... me vetem "I love".  

çfare moren greket e vjeter nga arabet ?

hap libra dhe lexo. fol edhe me greke filo-nacionaliste se cfare te thone per arabishten, edhe pastaj bej pyetje te tilla. 

kur greket benin poçe dhe teater, ata qe quajme sot arabe nuk ekzistonin fare. shkrimet e para i kane ne shek II-te. mbas shekullit te VII, filluan ekspansion, pra ne te njejten kohe me sllavet.

jane arabet qe moren nga greket, shkencat, dhe i sollen ne spanje, kur e pushtuan kete. europa perendimore i njohu greket klasike, prej arabve. 

pra ka ndodhur e kunderta e asaj qe ke shkruar ti.

dhe bile ata qe merreshin ne ato koherat e fillimit me shkenca e letra, nuk jane keta arabet e sotshem, ose keta te vertetet. por ishin te arabizuar prej fese. si puna Khajamit. 

se te kishte arab te zgjuar, do i njihnim sot, se u bone vite qe gjallojne, pa qit ndonje gje te madhe ne drite. shkelqimin ja u kane dhene Sulltanet, qe nuk ishin vete arabe prej race. shumica ishin te bardhe me sy te kalter. 

ashtu eshte: egjipti nuk ekzistonte, as kleopatra, as piramidat... ishin greket pastaj egjyptianet... keshtu eshte kur digjet bibloteka e aleksandrise...

egjyptianet e vjeter nuk ishin arabe. 

Profil,mos e ke nga ndonje lanet grip kete qe sapo ke shkruar per arabet ?Ke degjusr gje per... Biblioteken e Aleksandrise ?
Mos u tall tani !

ishin grek ata te aleksandrise (qytet qe themeloi Aleksandri), si race dhe kulture. bile nje film qe pashe ka ca dite, i nxirrte nje pjese te madhe si çifute.

po, po, ashtu eshte, aleksandri e krijoi aleksandrine... 

Profil, cifutet thone dhe qe piramidat ne i kemi ndertuar...ppr ne nuk bejme fjale per ... cirake. Lexo pake lexo nga historia e Averosit !

ata qe ndertuan piramidat nuk ishin arabe. arabet jane popull me origjine NOMADE (pra rob qe jetojne neper çadra dhe levizin vazhdimisht, si puna vlleherve ne ballkan)

keta jane beduinet, qe nuk jane arabe me origjine. ti flet per arabet si flasin per shqiptaret sot. 

ndersa ti do kesh burrin arab mesa shoh. 

por vazhdo na sill ndonje lidhje qe t'i njohim me mire se kush jane dhe nga vijne si origjine. se ato qe lexojme ne jane ndoshta trillime. nuk jam kundra.

Gaius ka qene roman emperor (ceasar) me origjine ilire qe ka vene bazat e asaj qe sot njihet common law ne gjithe europen. ndersa sot shqiptaret njihen per mafie, prostitucion dhe emigracion. keshtu edhe arabet qe njihen sot. mos e gjyko librin nga ngjyra, eshte nje shprehje ne anglisht. 

ndersa arabet kur kane shpik algjebren, fjale arabe, nuk ishin domosdoshmerisht myslimane. 

kur kane shpik algjebren nuk ishin as arabe, per mendimin tim. se ndryshe nuk ke si e shpjegon faktin, qe pasi shpiken algjebren, ja futen gjumit me pas. 

çohet civilizimi, çohet shkenca, deri ne fund. apo jo ? pastaj tek civilizimet vejme re, qe shkences i paraprin feja. dmth feja vjen ne fillim, e pastaj shkenca ose mendimi shkencor qe e zevendeson. siç ndodhi me greket, e siç po ndodh te civilizimi i sotem europian. 

ndersa tek arabet, shpiken shkencat dhe tani na dolen fetaret me te zjarrte. duket si mbrapsht levizja, apo jo ?

ketu i ngaterron gjerat, kultura arabe nuk eshte e thene qe ka lindur me fene, ka ekzstuar para fese. eshte kultura arabe, ne terma te pergjithshme, qe ka lind te tre fete qe njohim ne. te tre fete kane lind ne palestine, toke e lashte arabe. keshtu thone israelitet, myslymanet dhe ortodokset. ja po i heq myslymanet, po israelitet dhe ortodokset, ne cfare toke te lashte jetuan? ne palestine. smiley ku eshte palestina? ne arabine e lashte. israelitet e njohin palestinen shpirterisht si token e tyre edhe me shkrimet qe i kane shume me vone se arabet e lashte. 

Duhet të mbrojmë gjuhën shqipe nga ... -apo- Duhet ta mbrojme gjuhen shqipe nga.. 

Si eshte me e sakte ? smiley

Tu tregoj nje nje histori me Arshi Pipen qe njeri ketu e ka idhull.Diten e pare qe zbriti ne Rinas dolem ta prisnim 7 burra m dy vetura.Ne makinen e pare , para Uran Kalakula, shok burgu me Arshine,ne mez Arshiu , anash une dhe Agim Shehu.
Kur arritem para Vore, Arshiu Foli:" I shikoni keto shtyllat e korentit, te korentit gje do jene ? Po i thote Urani
E keto duhet te mbushen me komuniste te varur!
Ne shtangem! Urani beri buzen ne gaz.Kurse Agimi ja ktheu
Nuk do mjaftonin shtyllat zoti Arshi,,
Te ngulem te tjera ...! Ja ktheu...njeriu i madh" i letrave" qe vinte si demokrat i madh nga Anerika .Kish rrjjedhur fare ! Ky ishte Arshiu qe njoha une !

Agim Shehu eshte banor ne azil politik ne Gjeneve dhe sa kam djeni e ndjek peshkun.Le te pohoje ose te thote se un genjej per kete ngjarje ..!

ah, kjo shpjegon kulmet here pas here te eres se kerrmes ne peshk...

S'ka nevoje ta pohoje. Ai pak a shume i tha para kamerave ato fjale,sapo zbriti ne aeroportin e Rinasit.

Pjeter, ne se ke qene ju kujtohet si fliste.SIkur te kish zbrit Cak Norris...
Dhe diten e trete nuk e shoqerovi askush vec te ndjerit Uran dhe Mehmet Hamza i " Ringjalljes"
Ne e pritem si te na vinte i derguari i Amerikes ...!
Iku pa e percjelle askush me .....!

Grava i nderuar .

Do bindesh nga dita në ditë që këta shpirtërisht , dmth shokët antikomunistë smiley , e  mendërisht , gjithshka që shkruajnë e thonë e kanë si Kompleks Inferioriteti te Trashëguar .Do të thotë flejnë me Enver në gji e  gdhihen me  Komunistë në ballë .

Kjo nuk është e re , po që edhe Fizikisht të kenë të njëjtat mendime për veten ?.. duhet të nxisin në  përfundimin se Enveri , paska pasë shumë fëmijë . Këta bëjnë mirë të zbulojnë ku e "kaliste barominën " që ka lënë kaq Palla smiley dmth shpatarë në shqip .

 Një nga variantet e fundit që shpjegon  prejardhjen e Shqiptarë është dhe kjo e Shpatës , për të cilën i zgjidhnin Turqit Osmënë . Bie Q-ja dhe I-ja dhe mbeten shokët antikomunistë duke shtuar një A , që e vënë para komunistë , të cilët ata e kishin hequr arbitrarisht !

Po më vjen keq vetëm për një gjë , që duket se shpesh  nga prurja në prurje  lëshon  falenderime "majtas djathtas " që " nuk u heq asnjë Presje smiley . Normal  për ty , megjithse bëre kaq Kohë dhe duhet ti kesh njohur  . Por kryesoren nuk duhet ta harrosh

Kur kalon në një rrugë të mbushur me MUTRA edhe po nuk i shkele , në fund të rrugës do mbash erë " Mos hyr në këto rrugë siç bëre me bajgën e Berishës , alias Pampersin e LefTKopesë pjellën safi të  atij  ... Politico .

Me shumë dashuri nga ty duke pritur shënimën e një admini të nderuar " Ju i kaluat Limitet për 24 orë " Për ty ja vlen smiley

Kadare flet per Gjergj Fishten.

(Marrë nga “Zeri i Popullit”, 13 janar 1974, f. 3 )

Ismail Kadare... "Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”.
Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë.
Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë?
Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift.

Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.

ej, sa jeni ndryshe, aq ngjasoni me kto komunistat. E tha mire Beluli, ti lufton komunizmin si komunist

Se tashti lexova artikullin e plote. Ismaili paska inat te madh se i qenka ndertuar nje pallat afer. Po me te tille dhe shume me afer eshte mbushur gjithe Tirana, kryesisht prej Rames, se Bashes ndonje copez toke i ka mbetur te vazhdoje dasmen. Pse s'fole o burre me pare per masakren urbane te Tiranes, apo vetem kur t'u prek ... jote, si gjithmone dmth.  

Sa per gjuhen kot ngaterron Kongresin e Manastirit (apo prej tij deri ne 72shin), se nuk di njeri te kete ngritur probleme lidhur me te. 

kur bashkohen kompleksi i inferioritetit me kompleksin e madheshtise, cfare prodhon? e ka thene emo, dhe e kam vath ne vesh: krutjen nuk e nxjerr dot nga shpirti i dikujt smiley artistet e medhenj shqiptar, ose figurat e njohura shqiptare ne arene nderkombetare, nuk jane anku sot e kesaj dite, se i eshte pengu pamja. as nuk kane marre neper goje kulturat e tjera. kjo ne gjuhen e kulturave moderne sot ka epitetin racizem. Viva la raca!!

kadare eshte shkrimtari me i mire qe prodhoi diktatura, por jo me i mire ne absolut, sepse ata qe u vrane e zhduken jane ne dhe, dhe nuk e masim dot nivelin e tyre te krijimtarise. kadare i ka dhene shume gjuhes shqipe si shkrimtar, por kedo kaperdheljet se shkrimin e nenkuptimit e ngrita ne art, ka shume te tjere, qe nobeli i vlereson. 

Me thene te drejten me vjen gjynah. Ai ka dhene goxha gjate diktatures. Ishte nje nga vrimat e pakta ne erresire, pavaresisht kostos qe i eshte dashur te paguaje per te qendruar mbi uje. 

Po tani ka rene preh e karakterit te vet dhe po shfrytezohet e perdoret nga tipa si Meroja apo te ngjashem me te. Gjynah! 

Nuk ka pune Krutja ketu, se te tjeret kane pare qamete shume me te medha. Eshte ceshtje karakteri, qe shkrimtati i madh duhet te dije ta mbaje per vehte e jo ta nxjerre rrugeve.

Kurse sharjet per gjuhet e tjera jane fare qesharake, e s'kane pike lidhje me mbrojtjen e shqipes. Ishalla s'del ne ndonje nga ato gjuhet qe ka share se do ta bejne limonate dynjaja. 

Kete s'e kisha pa. Ky thote qe komb ka lidhje me berjen komb (nyje). Gjynof!

Po ca ja fut kot, ai eshte shkrimtar jo i plotefuqishmi i qytetit qe ta flase e diskutoje per cdo gje, qe nga mbareshtrimi i kuajve e deri te unazat e saturnit. Si shtetas ngriti zerin per nje ndertim qe i duket i pavend, ca ka te keqe ketu? Apo futja kot, u be deti kos edhe hajde po flas dhe une.

Po te le icik kos dhe ty, beje dhalle, jepi dhe icik ketij poshte ta haje me pilafin.

Pilaf, pilaf dhe komt ne vije t' ujit!

Dukesh mire ne sharje per moshen qe ke. 

Mund te ta ktheja me te njejten monelle, bile me gjith kusur, po s'kam ndermend te ndyj gojen me ty.

Edhe mos mu drejto me. 

Monelle? Serizoisht e ke? Dhe flet per gjuhen pastaj. Hmm..nje keshille, jo cdo teme qe del para diskutohet nese nuk ke minimumin 'jetik' te kapacitetit kontribues. Shoqerisht kjo.

Pare fallco dmth. Meqe paska rene vesa kendej.smiley

 “Akuza që i bëhet gjuhës sipas tij është e ligë, pasi i bëhet nga pozita krahinariste; gjuha shqipe hyn tek dhjetë gjuhët themelore të Evropës dhe nga më të suksesshmet në përkthimin e kryeveprave botërore. Shekspiri, pas gjermanishtes, ndoshta më mirë se në çdo gjuhë tjetër të përkthyer, është në shqip”.

Gjuha është nga ato gjëra, ku jo shumësia, por ngurtësia dhe unifikimi i fjalëve është pasuri.

Dy "blasfemi" brilante! Krejtesisht jashte mode dhe te njeanshme smiley E dyta nuk eshte per kete rrethine e sidomos per kete rrethane smiley Rri hutuar si perla ne qafen e derrit.

Ha! Mbrriti dhe dita kur Kadareja te quhet patetik nga shkronjesit apo adhuronjesit e letersive te cakerdisura ose ato te ushkurit dhe fundbarqeve. The Doomsday of literature! 

Kadareja eshte shprehur ne bisede private dhe jo me tip leter fletrufe. Pastaj, pse me nuk u lejoka me u degju menimi kadarese? Po ktu te PPU eshte ul e ngrit nja 100 here kjo teme dhe ska ngel kush pa diskutu per gegerishten e per paskajoren, kongresin e manastirit e ate te '72, per meritat e per kredencat e te vdekmeve e te gjalleve. Gjithato diskutime tip lubonje dhe kur vje puna qe flasin te zott e punes, jo! Njoni esht gjuhetar po eshte komunist, tjetrit si tako me fol se eshte historian, ai tjetri osht katolik....
 

pupupu, me shkrujt Mero Baze per ty, eshte njesoj si me shku me 3 prostituta njeheresh. 

per te tjerat Kadare eshte shkrimtar vertet i mire, por cinik dhe nuk besoj shume tek "disidenca" e tij, dmth ka bo kompromise, qe mund te ken pas pasoja per shume njerez. Sidomos ky komenti qe bon per te ndjeren Dhora Leka...

nejse, shume te koklavituna gjonat!

Kadare nuk ka thene kurre qe ka qene disident!.smiley

nderkoh, cka thuhet ketu ne "emer te tij" per "standardin", jane thene ne nje bisede private dhe Mero Baze ka tjerrur nje artikull sipas qejfit dhe menyres se tij... ne fakt qellimi i artikullit te Meros nuk eshte gjuha/standardi, se nu i hapet barku shume.. por Mero te ky artikull do te na thote: qe Kadarene e paska burgosur Saliu dhe Lul Basha..smiley

nuk ka thene ne vet te pare, dmth "une kam qene disident". por eshte perpjekur me te gjitha format qe jetes se tij ti jap ngjyra disidence. une nuk besoj se ai eshte naiv, dmth ai e ka kuptu shume mire se kush ishte Enveri dhe Partia, por ka ba kompromise, shpesh kompromise me moral te ulet ose pa moral fare. 

do te tregoj nje histori me kadarene.

Te piramida, ketu e ma shume se 10 vjet po behej nje takim me kadarene. filloi te flas per letersine, per shkrimtarin, per rolin e tij, etj etj. mes te tjerash tha:

"popujt e emnacipuar kane shkrimtar, popujt primitiv kane poet!" shkurt po shtjellonte mendimin se poezia eshte karakteristike e popujve te prapambetur, psh popujve afrikan dhe nuk kane shkrimtar te njohur, etj etj.

dikush nga salla u ngrit dhe i tha: po edhe ne kemi poet o burri dheut, a nuk eshte Ndre Mjeda psh nje poet qe do ti bente nder edhe letersise europiane? po Lasgushi? Po Camaj?

Kadare tha se edhe ata jane poet te mire, por jane poet, dhe si te tille nuk kan vlerat e nje shkrimtari, dmth jane kot dhe te prapambetur (!!??)

kjo eshte historia, megjithate puna e fames eshte edhe pak fat, edhe pak konjuktur...

pupupu, me shkrujt Mero Baze per ty, eshte njesoj si me shku me 3 prostituta njeheresh

 

ti gjon ,si e vlereson kete,per mire apo per keq?  une deri tek dyshi kam vajtur dhe nuk me eshte dukur keqsmiley. me tre me duket e tepruar,,,

Prandaj ka ngec nacionalizmi shqiptar, se patriotet shkojne me k...smiley

po jo kurva o tiranasmiley jo!  treshja nuk eshte e ''shportes'' ,eshte per qejf,keshtu qe edhe pjesmarresit jane qejflinj!

e ke vene re qe atdhetaret kane moton peeth+komb,ndersa asociim-integrimi b*ythe+perbotizemsmiley

 

 

 

po Gjoni per k.. e kishte llafin. Nejse, nje pyetje patriotike. Atdhetaret vec p.... kombetar, apo mund te mbyllen syri per gje tjeter? smiley

booo, si me paska kalu pyetja jote pa pergjigje... me shku me Meron, me te marr ne goje Mero Baze eshte me keq se me dal laskuriq ne stadiumin kombetar, perzotin! Mero Baze?! Pupupupupu! Mere Baze???!!!! Pupupupupu.... (Jovan Bregu) smiley

ej,ca gallate,ankohen shqiptaret se kadareja shan gjuhet e tjera dhe mbron shqipen!  yyy racisti!!    

ne pergjithesi racistet jane te bardhe dhe ata qe ankohen jane pergjithesisht te zinj ose homosmiley

le te shikohen ne pasqyre disa tipa!

le pastaj kur thone se mund te kishte patur edhe shkrimtare te tjere me te mire ,po si la diktaturasmiley   ja keni ate turko-serbin,si e quajne dreqin?  eshte edhe arshi cibukusmiley

Shoke dhe shoqe peshkista, lejini perpjekjet me ba ironi me Kadarene,po gezohuni qe keni te njejten kombesi me Te.

Ne te gjitha pikat qe Mero ka permendur, Ismaili ka te drejte. Te kerkosh te ndryshosh kot per se koti apo per snobizem apo per percarizem gjuhen standarte, eshte njesoj sikur te iniciosh ndryshimin e alfabetit duke e ndruar ate psh me alfabetin arab apo grek. Nese ndokush ndihet me pak shqipetar sepse gjuha standarte nuk i perket dialektit te vet le te kerkoje prane presidetit Jari heqjen e nenshtetesise. Ja kaq e thjeshte eshte.

Mos e ka fjalen per Muc Nanon kur thote krahinaristet?smiley

do te tregoj nje histori me kadarene...

dhe më pohtë thuhet Historia dhe mbyllet me një thënie ..."popujt e emnacipuar kane shkrimtar, popujt primitiv kane poet!" ..

Ja vlen të komentohet sepse është jo vetëm thënie "pikante " por përmba një përfundim Botëror ! I nderuari BelhUl mund ta komentojë vetë çfarë donte të provonte me këtë

Zgjuarsinë e Kadaresë apo miratimin për autokritikën e tij që pat pas pat qënur  POET !

Por në se më lejon i nderuari Belul  kjo përfshihet brënda thënies së njohur në Botën që gjykon , jo gjysmakët mendorë si Politico as si Jon qoftë dhe Gold e qejfli prostitutash. "Injoranca nuk është argument " 

Mësuesi shpirtëror jo vetëm i Kadaresë ,  i paharritshmi ose maja Botërore e Inteligjencës  Engels , ka dalluar pas një analize se

Bota  në Krijimtari  çfaqet në disa faza, ashtu si çdo Krijues .

faza e parë është Poezia / faza e dytë është Drama , Romani / faza e tretë është Tragjedia .. sejcila prej tyre shoqërohet me të pandashmen Komedia ( humori )

tani kuptohet që zoti John e tha për shaka si shakaxhi , ndërsa Politico çfarëdo që të thotë ai thotë ..

Kushdo mund të xGjerohet në këto prurje dhe si shqiptarë fundi dihet "Poshtë Enveri .I qifsha nënën Hitlerit " edhe kur bëhet fjalë për Gjuhën apo manipulimin e Duhanit .Por me që adminët tanë të nderuar kanë vendosur të ruajnë cilësitë e Blogut në nivele Intelektuale të larta mirë është që ky perifrazim i z.Belul të cilësohej se  nuk ka Lidhje me Poetin Kombëtar të PPU smiley

Idriz, per ate zot je shume i veshtire per tu kuptuar, shkruaj shqip o burr smiley se del kondra atyre 20 e ca firmetareve ne mbrojte te gjuhes (shaka, mos ma merr per ters aman!) 

une jam per standartin, te kuptohemi, sinqerisht e them kete. megjithate pse e pasurojme gjuhen me ndonje fjale nga gegnishtja nuk bejme keq, se sinqerisht dialekti gege ka fjale te rralla dhe perla. 

qe ta ngas fjalen per Kadarene tek ai takimi ne Tirane (piramida) mendoj se ia ka fut krejt kote ne kete rast. Poezia eshte margaritari i arteve, me elitari, dhe eshte vlere e rralle e kultures njerezore. mos ti hyjme atij muhabeti, por mendoj se te thuash apriori se "poezia eshte karakteristike e popujve te prapambetur"... eshte fiasko e madhe! keshtu i bie qe anglezet me Shekspirin, ruset me pushkinin, francezet me Pol Elyarin, amerikanet me Edgar Po, etj etj me qindra poet, pa permendur mjeshtrat tane te poezise duke filluar qe nga De Rada, Mjeda e Fishta, Lasgushi e Migjeni... etj etj. Shkurt, shkrimtari dhe poeti jane nje, te dy kane vlera te patjetersueshme per popujt dhe njerezimin...

Idriz, te pershendes!

I nderuar John ...

Këmbimi Juaj është shumë herë më i kulturuar se i imi , si përgjigje , dhe kuptohet që më detyron   të shpreh më shumë Respekt .

Kjo është arsyeja që vendosa ta shpenzoj edhe Fishekun e Fundit jo pa dhimbje vëlla  smiley , kur mendoj se mund të shkruajë dhe llambaxhiu dokra  për ndriçim me "hajde pishë , pishë . Dy lek - Pesë lek tufa " dhe hiçmosgjëja me Politico pa simbol , alias Pampersi i LefTKopesë i vërvitur së fundi

Megjithse duhet ta kesh kuptuar që ndaj JUSH përdor "inercinë " pasi nga fundi e theksoj që e kishe me "shaka " smiley Nejse .Tashti kam cazë ndërhyrje të fushës që ka të Tredhur dhe Poet Kombëtar të PPU që i xëbërthejnë në nivele më të larta  smiley Por nuk hahem me ata !

Shekspiri nuk është Poet dhe

shkrimtari dhe poeti jane nje..të dy shkruajnë  prandaj janë një .Ndërsa dallimi është për shkrimtarë që Shkruajnë Vjersha ,Poezi , Poema , haiku bejte , etj dhe  që shkruajnë , Tregime , Novela , Romane etj !

Prandaj nuk vlen shumë "pasioni Juaj " që tenton të nxjerrë në Pah mosdijen e Kadaresë .Kadareja ka dhe Shkollë ,  në një nga vëndet me Specialitet më të Fuqishëm në Botë , Vend Lider sidomos në Letërsi e veçanërisht në Poezi. Plus nga përvoja duhet ta dish që " Çdo adoleshent deri nga mosha 20 vjeç krijon poezi , është Poet " Në se nuk është unë do ti rekomandoja familjeve ti bëjnë një kontroll të shëndetit mendor ! Pra ka të bëjë më shumë me fushën e Ndieshmërisë dhe ndër Popuj të Virgjërisë tyre siç ishte kur Krijoi Kadareja , Migjeni e Poradeci e ndonjë tjetër si bardi Popullor i famshmi Agolli !

Flm dhe Respekte edhe unë për JU !

Perfundimisht ceshtja " u rrah " shume! Gjerat... u ceken mire nga zotrinjte dhe nja dy tri zonja.U vu theksi goxha tek demi i madh qe i ka bere gjindjes Standardi.ndaj dhe mbeshtetur ne propozimet e veyèra te ca kopetenteve, ne drejtmin e mjeteve dy rrotake , mundemi te pyesim te krahut te mengjer , c'menim keni per te krahut karshi?
Une per vehte i bindur prej propozimeve te drejtuesave te mjeteve dyrrotake, them qe si profesor Frasheri, si zoti ....qe per kete situate ta quajme . " Zoti Batareja " ti bindim dhe ata te dy e per hir te nje bsshkepunimi te frytshem dhe arritjen nepermjet tij ne marrjen e statusit, standardit .." ti bejme ....temen" ! Dhe per te mos mbetur hateri anes se kundruall, si per standard ne te perdorim ate " dogance" ! Na kuvalis tamam sepse ai standart, ne cdo dy fjale shoqerohet me " temen" dhe behet ashtu tepke si menyra e te berit debat ....per vete debatin ...prej intelektualve te peshkut pa uje ! Debat qe fare mir mund te emertohet pas ketij " kuvendimi " kuvendimi i " temen e semes " , per ...gjuhen e memes !

Grave, deputetja e PS-se, Ludmilla apo Lumturi Shkreli Shamku kishte ofenduar ne menyre publike Kristo Frasherin ne nje koment te gjate e te gjere.

 

Nje historian si Kristo Frasheri nuk mund te mos vlersohet packa se Shamku ofendon ose shpf per ate dhe te tjere! Zonja ka lajthitur! 

 z. Kristo Frashëri:

“Dy fjalë për akuzën që zonja Ledi Shamku më drejton sikur unë paskam “ndihmuar në rrënimin e Lef Nosit” dhe se paskam “përgatitur platformën, të cilën e përdori Enver Hoxha për ta vlerësuar politikisht lëvizjen e Haxhi Qamilit të viteve 1914-1915”.

 

Për këto akuza, zonja Shamku thotë se i ka lexuar në një shkrim të Mërgim Korçës. ....

 

 

 

Unë nuk habitem me të. Përkundrazi, habitem me zonjën Ledi Shamku që kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës. Sigurisht që ky akt nuk e nderon zonjën Shamku, e cila për të mbrojtur veten e saj nga gafat që ka bërë ndaj “Formulës së Pagëzimit” shfrytëzon mllefet e bijve të kolaboracionistëve fashistë dhe pa u siguruar nëse janë ose jo të vërteta, i përdor ndaj atyre që kanë luftuar kundër okupatorëve fashistë në një përplasje që nuk ka fare të bëjë me “Formulën e Pagëzimit”.

 

Akuza që më bën për Lef Nosin është shpifje.

Për Lef Nosin kam patur dhe e kam shprehur me shkrim pikëpamjen se ai ka qenë një patriot i shquar, se ka përballuar të gjitha tallazet tendencioze politike, se nuk u përzie në jetën politike as në periudhën e Zogut, se nuk mori pjesë as në administratën e okupatorëve fashistë italianë, vetëm se gaboi, kur pranoi emërimin si anëtar i Regjencës së periudhës së okupacionit hitlerian.

 

Madje, si anëtar i Regjencës nuk u shqua për egërsinë që treguan Mehdi Frashëri dhe Patër Anton Harapi ndaj Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Si rrjedhim, nuk kam qenë dakord me dënimin e rëndë, që atij i dha gjyqi special i Pasluftë. Vetëm kaq!”

Kristo Frasheri eshte nje historian profesionist qe eshte shume i besueshem sepse flet me fakte konkrete. Ndersa Shamku  flet me mllefe! 

Kristo asht ai qe asht, po kur fati i tij, perfundon per t'u mbrojtur prej kellirash cfardo,mjere Kristo,mjere ne!!!

Puna eshte se une nuk i kuptoj mire pseudonimet e tua qe perdor ketu; psh Poeti Kombetar i PPU, nga kjo kuptoj vetem PPU, se per ke e ke fjalen, mazallah se i bie ne fije. ketu ta kisha llafin kur te thash "shkruaj shqip".

Idriz, je i nerum e i respektum... smiley

 

e ka fjalen per te mbinatyrshmin politico

Ra dhe ky ne nivelin e "na mbyten maloket". Kur ka patur shqiperia organizim  te qendrushem dhe kohegjate neper qendra te urbanizuara o zoti Kadare? Thuajse cdo gje ne lidhje me shqiperine historikisht krahinistet e kane mbrojtur. Edhe partizanet krahiniste ishin. Te jete per ju te emancipuarit qe ju duket vetja superiore kishe marre fund ky vend sepse ju pame ne komunizem si u struket ne bllok duke "menduar per te zgjidhur rradhen e qumeshtit" dhe e mbronit veten me ushtri nga armiqte e jashtem...

U desh qe Kadare te b/drekonte me Mero Bazen qe peshqit te diskutonin per kulturen arabe.

P.S. Shih sa poshte renka njeriu kur fiksohet pas Nobel-it, ha dreke me Mero Bazen. Do qe me pak per te ardhur keq sikur te kishte shkuar per dreke tek Ypi.

Xhibi, robi i hap deren çdo gazetari, keshtu qe bie kjo qe thua smiley Per kulturen arabe, per te cilen disa diskutuan ketu, duhet thene se ajo kulture eshte kulture e mevonshme, e re me nje fjale, kopjuese dhe marrse (dhe ketu nuk ka asgje te keqe) e kulturave para saj, si ajo asiriane, perse, çifute, etruske, biles kjo e fundit eshte nder me te vjetrat, gje qe e tregojne edhe shum fjale çifute, arabe, asiriane, perse, te cilat morren dhe kopjuan nga etrusket. Keshtu qe diskutimet tuaja per te famshmen kulture arabe ishin te gjitha foshnjore. 

Per pamjen qe ankohet Kadare, ai ka te drejte, dhe nuk i hiqet e drejta pse eshte shkrimtar i talentuar. Une kam pire nje kafe tek ajo ndertese, nese flitet per ate pallatin si te rrumbullaket (qender biznesi) afer lodrave, dhe kam vene re pamjen e Dajtit, nje pamje vertet inspiruese/frymezuese. 

Qeveria beri mirre qe ndaloi berjen e apartamenteve te reja ne qytetet kryesore. 

eh more albanez ca s'ben nga inati 

Redaktoje vete cfare nuk eshte ne rregull dhe le ta gjykojne te tjeret a e ke bere si duhet.

Nuk kam njohuri prandaj e publikova ketu qe te nderhyje ndonje qe di rreth Kadarese.

Fjala "komb" si dicka e bere bashke e ngjeshur, eshte greqisht. smiley

Rilindasit tane, ne menyre qe te mos i thonim

"rod" sic i thonte malcija serbisht, e moren dhe e adaptuan ne kuptimim qe kemi sot. smiley

jugi, i thote nganjehere: mu be nje komb ne gryke. 

po puna eshte cfare lidhje ka fjala  ''komb''  e greqishtes me   Kombi-n tone..?smiley     Ok.  me ''komb  ne gryke'' qe thone nga jugu, ka lidhje.

Pergjigjen e jep nje tjeter rilindas qe na meson: perifrazoj: baniu bashk' si kokrrat n'shege! 

E kupton tani Belo? smiley

mbase mbase..  komb ne greqisht i thone nyjes,  por edhe  fillit/spangos  kur  lidhet  si ''gongel''  gati e pamundur per tu zgjidhur..

megjithate, une fjalen tone  njerokshe Komb  e kerkoja  me shume te ndonje fjale e gjate latine..  sic p.sh fjalet e tjera njerrokshe  'Mbret' (Mret)  qe vjen 'imperator',  apo  'mbrese' qe vjen nga 'impresion'..  dhe thashe mos Komb vjen nga Kombinacion..smiley

 

p.s   ne greqisht shkruhet komb, por shqiptohet  komv-os  me v.smiley

po komb ose kotke i thone nyjes dhe ne Ko-Pg te pakten

Mero Baze...smiley Aftesite e tij ne cdo fushe jane te admirueshme!

Jardine, nuk e prisja nga Ju qe te nenvleftesoje nje gazetar nga me kurajozet!Mero ne kete rast ka marr nje spunto, per te dale ke problemi i madh.Cilido gazetar e quan privilegj te pranohet prej Kadarese.... te bisedoje . Dhe per mua ka trajtuar dy nga roblemet e medhaja te kohes.Mirepo ketej pari diskutohet per ngjyren e xhaketes dhe mungesen e leshit ne koken e Meros, pare me syte e Salihut..

Z. Grave,

Nese flasim relativisht, nje gazetar si Baze nuk ka si te nenvletesohet per kurajon e treguar. Problemi fillon tek dalja e tij nga fusha e ekspertizes ku shenjestron (me te drejte) Berishen dhe rrethin e tij politik. Tani, nese marrim argumentet qe inkorporimi i metejshem i gegerishtes ne gjuhen standarde do sjelle kollapsin e kombit, paksa e tejkaluar dhe hipokrite kur e mendon qe te njejtet individe shprehen jo rralle here kunder nacionalizmit.

Gjithashtu, fakti qe Baze instrumentalizon qendrimin personal te Kadarese per te ushtruar influence tek lexuesi, nuk eshte se e nderon si figure qe (vet?)konsiderohet me integritet. Nuk e di per ju, por kur behet fjale per gjuhen, preferoj te lexoj mendimet e gjuhetareve dhe antropologeve (jo gazetareve dhe as shkrimtareve) per te krijuar ide te qarta dhe te besueshme per rreziqet dhe te mirat e çdo ndryshimi gjuhesor.  

Mbetem dakord me pjesen qe per gjuhen duhet te flasi gjuhtaret, mirepo pikerisht jane gjuhtare ata qe kane fole dhe mes tyre nuk mund te injorohet Shkrimtari ikone e kombit, kur ai flet per gjuhen dhe i kundervihen " shoferet me patenta te blera " ! Ndersa gazetari eshte ne karrigen e vet edhe kur ai jep shkendi debatit..! Merua ne kete rast. Kete ka bere.E kjo nuk quhet instrumentalizim .Shkrimtari ikone e ka luksin te parashikoje dhe te lajmeroje kur dicka jo ogurmbare ndjen se mund te ndodhe.Ndryshe duhet ta prisnim pre kovaceve politikane te sotem.Shenjestrimi i gazetarit ndaj te keqes me te madhe qe nje individ ne pozite i ka bere gjeme gjith kombit , eshte vlere ! Pjese historie !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).