Duke analizuar të dhënat për taksat që në fillimin e epokës industriale, teoria kryesore e Piketty-t është se, me kalimin e kohës, kapitali ose pasuria rritet më shpejt se sa prodhimi ekonomik; por, debati përqëndrohet tek zgjidhjet politike të autorit...

Është një libër që nuk ia merrte mendja njeriu që do të ishte aq i suksesshëm – duke e vënë një ekonomist francez në dritën e famës dhe mundësinë për një kandidaturë për çmimin Nobel. Libri Capital in the 21st Century (Kapitali në Shekullin e XXI) i Thomas Piketty-t shqyrton historinë e pabarazisë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë që nga shekulli i 18-të. Më shumë se 100,000 kopje të librit janë shitur në Shtetet e Bashkuara, por në vazhdim do të shohim se libri ka edhe kritikët e tij.

Numri një në listën e librave të gazetës “The New York Times” për librat e bazuar në ngjarje të vërteta – Capital in the 21st Century i Thomas Piketty-t, u shitën të gjitha kopjet javën e parë në faqen Amazon në internet.
Libri paraqet një arsyetim bindës për diçka që shumë kanë patur dyshime– se të pasurit po pasurohen më shumë. Nëse nuk veprojmë, thotë Piketty, do të bëhet më keq.

“Në qoftë se dy të tretat e kësaj rritjeje i shkon 1 për qindshit në krye, nuk është e qartë se kjo është një marrëveshje e mirë për pjesën tjetër të popullsisë.” 

Duke analizuar të dhënat për taksat që në fillimin e epokës industriale, teoria kryesore e Piketty-t është se, me kalimin e kohës, kapitali ose pasuria rritet më shpejt se sa prodhimi ekonomik; por, debati përqëndrohet tek zgjidhjet politike të autorit - në mesin e tyre - një taksë globale mbi pasurinë.

Kritikët thonë se masa të tilla ndëshkuese do t’i dëmtonin të gjithë. Stan Veuger studjues i ekonomisë politike në qendrën hulumtuese konservatore American Enterprise Institute.

“Unë nuk pajtohem me gati të gjitha rekomandimet e tij politike, por, edhe përtej kësaj, thjesht nga ana analitike, unë mendoj se ai ekzagjeron se sa është rritur kapitali gjatë 100 vjetëve të fundit.”

Zoti Veuger argumenton se shumë nga akumulimi i pasurisë në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur për shkak të rritjes së pronësisë së shtëpive; por, të tjerë thonë se kjo nuk llogarit rritjen e përqendrimit të pasurisë mes të privilegjuarve. David Stasavage është profesor për politikat në Universitetin e Nju Jorkut.

“Ndoshta ka diçka më thelbësore rreth një problemi ku pabarazia në një demokraci do të çojë në mbizotërimin e të pasurve, pavarësisht rregullave që kemi, të cilat normalisht duhej ta parandalonin një gjë të tillë.”

Edhe ekonomitë në zhvillim nuk përjashtohen. Në Kinë, Piketty thotë se rritja negative e popullsisë do të shkaktojë armiqësi mes të pasurve dhe të varfërve.

“Tashmë, trashëgimia e aseteve është duke u bërë një çështje e madhe dhe qasja e pasurive të patundshme në qytetet më të mëdha kineze ku gjenden disa njerëz që trashëgojnë nga pasuria e prindërve të tyre. Të tjerë të ardhur në ato qytete nuk do të jenë në gjendje të kenë prona.”

Piketty shpreson se libri do të nxisë më shumë diskutime. Me këtë pajtohet edhe profesori i universitetit “Yale” Robert Shiller, i cili, pasi fitoi çmimin Nobel në ekonomi, i tha Zërit të Amerikës se rritja e pabarazisë në të ardhurat është problemi më i madh me të cilin përballet bota.

“Ne duhet të mendojmë tani në lidhje me planin e emergjencës për mundësinë e pabarazisë më të theksuar, dhe si mund ta ndalojmë atë?  Ai duhet të jetë në formën e një takse për të pasurit.”

Libri i Thomas Piketty-t,  rreth 700 faqe, nuk eshte i lehtë në lexim, por si admiruesit, edhe kritikët thonë se ai patjetër që do të nxisë diskutime gjatë vitit zgjedhor në Amerikë, që ka gjasa të dominohet nga çështjet ekonomike.

33 Komente

Me duket se problemi nuk eshte superpagimi i supermanaxhereve, po kapitalizmi deleguar, dmth mungesa e lidhjes midis ketij superpagimi dhe rritjes se prodhimit. Pra keto bobat e superpaguar i bejne hyzmetin vetem pagaseva e bonusve te vete dhe jo interesave te kompanise (lere ate te shoqerise). Rasti me ekstrem ishte kriza financiare e 2008, ku masters of universe i cuan financat ne Las Vegas, futen ne thes bonuset dhe qametin qe krijuan ua lane ne kurriz bankave dhe ne fund fare qyqareve taksapagues. Pra duhet te kete penalty afatgjata qe bobat te mendojne icik me gjere. Kurse taksimi qe propozon francuzi eshte qesharak, jo vetem nuk e zgjidh problemin por e perkeqeson. E para se po i morre 80% ata do derkojne qe 20% i mbetur te jete akoma me i madh ne vlere absolute, dhe e dyta zakonisht qeverite i bejne rrush e kumlla taksat (dmth rritet akoma me shume shkalla e delegimit).  

PS. Sa per dijeni, ka ndodh shpesh qe theorite e ketyre Noblave te ekonomise u kane paraprire qameteve, po deri me sot asnje nuk e ka kthy Noblin mbrapsht, edhe kur theorite u kane rezultu ne shkume per te rrujt robt.  

Brenda te njejtej kornize, ajo qe quhet 'shareholder based strategy' qe synon kenaqjen me cdo menyre te aksionereve te kompanive ka kontribuar tek kjo. Kur vete ikona e kapitalizmit amerikan Jack Welch foli kunder kesaj strategjie para 5 vutesh te gjithe ngriten vetullat po sot shume syresh po e kuptojne mbrapshtine e kesaj metode. Ja vete Denning eshte kritik http://www.forbes.com/sites/stevedenning...

Varet cfare quan interesa te shareholders. Nese flet per cmimin ditor te stokut apo per fitimin afatgjate (disa vjecar). I pari eshte zhurme dhe lehtesisht i manipulueshem, i dyti eshte i lidhur ne pergjithesi me rritjen e prodhimit, cilesise etj. Pra deri me sot superpagesat jane lidhur me afatshkurterin duke bere tym afatgjatin. 

Nga ana tjeter, urija e shareholderve e ben me efiçente kompanine, me duket mu.

lol. pula vezen veza pulen i bie pastaj

kapitalizmi eshte i bazuar mbi egoizmin dhe egoizmi nuk mund te jete zgjidhje.

Je qesharak...

Perse nuk e merr gjithe pasurine tende dhe tua japesh te varferve?. Psh, hiq lidhjen e internetit dhe ato 200 dollare vjetor jepja nje te varfri, keshtu nga jep te gjitheve nje shembull te mire te anti-egoizmit...

Apo jo!? Parate e tua nuk jane simbol i egoizmit, ato te bizneseve qe krijojne vende pune, ato po duhen taksuar sepse biznesmenet jane egoiste, i duan parate per vete. Dhe meqe jane egoiste le ti mbysim me taksa... Sado qe filanfisteku dhe komunistet e tjera nuk e di se po rriti taksat asnje nuk ka incentiva per te hapur vende pune, meqe nuk ka interes, meqe nuk fiton gje egoja e tij. Dhe rezultati? Papunesia... o shoku filanfisteku.

Ky eshte nje leksion ekonomie per dumbo... te kuptohemi. smiley

smiley per "qesharakun".

shteti dhe taksat rrjedhin prej te njejtit egoizem si dhe prona.

smiley per "komunistin" dhe "dumbon".

nese do m'a degjoje nje keshille prej njerzillekut: sikur te merrje njehere prej egoizmit qe po mbron me kaq patos, te drejten per te dhene leksione, para se te jepje leksione

 

E mer Alidems .U paskan dashe nga keto Pruje per te lexuar se .."shareholders " smiley kane shperthyer si Bumje Molotv .Llogjistet jane Gati .

Njehere e prume kete koncept ( dhe jo vetem njehere ) qe ka te beje me shperndarjen  Shefqeti dha edhe mejtime forever te qendrueshme smiley Por halli eshte qe nuk e lexojne Titullin Kapitali ne Sh.e xx , qe perserit ne forma te tjera Tezen e gjeniut Marks qe e pat permbledhur ne tedencen e ..Pasurimit relativ dhe Varferimit absolut te hallkut ... si Ligj i pashmangshem i zhvillimit ekonomik -shoqeror ne se ruhet e njejta Linje ne Akumulimin e shperndarjen e Kapitaleve !

Shif kur t'ja plase Shefqeti ... Se CEO zotrie jone pague shume bobat .. Keta shefqeterit tane te dalluar Forever ua marrin edhe kritikeve amerikane

“Ndoshta ka diçka më thelbësore rreth një problemi ku pabarazia në një demokraci do të çojë në mbizotërimin e të pasurve, pavarësisht rregullave që kemi, të cilat normalisht duhej ta parandalonin një gjë të tillë.”

Po pysin Shefqeti me shoke forever te Tredhur . Kane maru shkolla per Banka or tie bash ne USA ..PS. Sa per dijeni, smileyka ndodh shpesh qe theorite e ketyre Noblave  smileyte ekonomise u kane paraprire qameteve, po deri me sot asnje nuk e ka kthy Noblin mbrapsht, edhe kur theorite u kane rezultu ne shkume per te rrujt robt......smileysmiley

 

Revolucioni eshte menyra me efektive e rishperndarjes!

1000 njerezit me te pasur ne Britani pothuajse kane dyfishuar pasurine qe prej fillimit te krizes ne 2008 nga 259 miliarde paund ne 519 miliarde paund, thoshte the guardian dje. Nje protestuese e occupy wall street rrezikonte te denohej me 7 vjet burg sepse gjate sulmit te dhunshem te policise mbi ta kishte goditur me brryl nje polic, thoshte prape the guardian para disa ditesh. Pra miliarderet jo vetem qe po shtojne miliardat edhe ne kohe krize, por po shtojne dhe represionin mbi ata qe jane kunder kesaj situate. Kaq. 

PS. Nderkohe mijera emigrante qe sigurojne buken me djersen e ballit votojne republikanet, cdu-ne, ukip-in, frontin nacional etj. smiley

Emigrantet votojne djathtas pikerisht se e sigurojne buken me djersen e ballit dhe se nuk jane vemje qe parazitojne mbi te tjeret por duan ta ftojne dinjitetin e tyre me pune... Dhe mire bejne! Njeriu duhet te kerkoje punen, sepse ajo i jep dinjitet, jo parazitizmin me parate publike.

E majta, ate di te beje, te te thote: mos kerko pune se do te te mbaj shteti me para... edhe kur te kete pune, ti mos e prano, sepse tek e fundit me para publike mbahesh, para qe vijne nga ata qe punojne, te cilet nga ana e tyre rripen nga te papunet. Cikel vicioz qe shpie ne varferim dhe dembelizem te shoqerise. Kjo eshte vlera e majte... qe ne emer te asistencializmit rritet dembelizmi dhe krimbezimi i shoqerise.

Psh ne Britani konservatori Kamerun, e di ca beri, o shoku ortodoks?
Ata te  papune te cileve u paraqitej nje oferte pune ne qendrat e punesimit, apo ata te papune qe nuk paraqiteshin rregullsihte ne qendrat e punesimit, pra ketyre te papuneve ne kerkim te punes, por qe nuk benin "te pamunduren" per ta gjetur, meqe i mbante welferi i famshem anglez, ketyre pikerisht Kameruni tha se do tua hiqte ndihmen...
Dhe a e di rezultatin? Papunesia ne Britani nuk i ka patur kurre me te shpejta se sot rritmet e zvogelimit...
Te vjenapo jo mire ty dhe shokeve te tu komuniste, Europa ka nja 20 vite qe eshte krimbur nga burokracite dhe nga egalitarianizmi me matriks komunist.
Europa nuk u krijua per te ngritur nje grumbull me shtete qe te drejtohen nga nje qender komuniste me burrokratet majtiste. Keta po e groposin Europen, dhe po te shqetesojne ty sepse disa parti radikale po marrin vota popullore, qe tek e fundit i meritojne.
Europa u mendua per lirine, dhe per tregun e perbashket ku shtetet te konkurrojne njera me tjetren dhe jo te parazitojne njera tjetren.

Nje lajm tjeter, eshte se Zvicra, refuzoi me rreth 70% vendosjen me ligj te pages minimale me rreth 25 euro, qe do te ishte paga minimale me e larte ne Europe.
Budallenj do te thuash ti; fshatare Zvicre. Une do thoja se jane budallenj ata 30% qe votuan pro futjes se ligjit per pagen minimale (minimal wage) - Se perse them keshtu, duhet te njohesh argumentin ekonomik, te cilin ti dhe shoket e tu nuk keni per ta kuptuar kurre, meqe ju nga ekonomia dini vetem qe: "kapitalizmi shfrytezon kllasen punetore" dhe "biznesmenet jane te kqinj".

Patetizmi ne kulm!

Eshte mese e qarte tani c'do te thote te jesh refugjat dhe i djathte. Faleminderit per ilustrimin

Po ti as citatet e Marksit nuk njeh o njeri... - se po t'i njihje do ti recitoje dhe nuk do beje figure kaq te keqe. Po Maon e mban mend ndopak?
Ja ne ate nivel je ti... "kapitalizmi shtyp kllasen punetore" bla bla bla...

eshte paradoks! 

une nje gje s'kuptoj - si ka mundesi qe te majtet dhe te djathtet nuk ndahen ne shtete me vete po vazhdojne te rrine bashke???? si e shpjegon - duke ditur gjithe keto probleme qe krijohen nga te majtet? 

Po ka ndodhur njehere kjo, ne nivele me makro. Apo harrove zotrote? Mema Bashkime Sovjetike... Shqiperia Komuniste etj... (Po juve ju ka lene memorja.)

Pyetja qe ben ti shtrohet ndryshe? Ti, apo nje individ hipotetik qe e do fort komunizmin, apo socializmin, perse jeton akoma ne Amerike? 

Perse nuk shkoni ne nje nga ato parajsat komuniste si Venezuela, apo Koreja, dhe,  nga parajsa qe jane, t'i beni parasja mbareboterore, qe dijen tuaj te akumuluar ne zemren e vendit te lirive, Ameriken, ta shfrytezoni per ta bere socializmin, e pse jo nacional-siclializmin edhe me te papershkeshem nga sulemet e kapitalisto kulakeve?

Apo ngaqe atje nuk kemi mbi kurrizin e kujt te parazitoni? smiley

---

Te jesh i djathte do te thote te jesh njeri qe dinjitetin tend e kerkon tek puna, tek liria e sipermarrjes, tek liria per te shkembyer lirshem, per te bere punen qe do, per te realizuar aspiratat e tua, per te mos qene nje individ i trajtuar si dele e nje kopeje, por si nje individ i lire qe e di vete me se miri se cilat jane nevojat dhe deshirat e tij, dhe nuk pret qe Shteti te kujdeset per te, por e kerkon vet-realizmin e tij ne shkembimin e ndersjellte ne tregun e madh te ideve, te mallrave dhe gjithckaje tjeter.

po mor zoteri po bota nuk eshte ashtu si ta pret ty - me te majte e te djathte. 

Po meqe shpjegove te "djathtin" pa na thuaj c'fare do te thote te jesh i majte sipas teje? 

I djathte dhe i majte tani eshte vetem KARakteristike anatomike, e asimetrise te trupit njerzor, qe del ne pah me mire ne asimetrine e organeve. Nuk ka asnje organ simetrik, megjithse duket, dhe ne pergjithsi mendohet, sikur organet jane simetrike.

Per te folur me konkretisht, organi seksual nuk eshte simetrik. Çdonjeri ka pjerrsi te ndryshme, me prirje majtas ose djathtas. Me konkretisht te jesh i majte dhe i djathte do te thote t'i kesh bolet me pjerrsi majtas dhe djathtas. Kjo kushtezon edhe zgjedhjet politike: shtet i forte apo shtet i dobet, takse e sheshte apo takse progresive, proporcional apo maxhioritar etj etj te gjitha llapaqenlliqet duale qe bejne te mundur bejlegun politik. Tip neshje me nje fjale, perplasen bolet dhe krijohen ngjarje, shtyhet koha, edhe hapsira.

 

Sipas Jyve i nderuar Heretik del se po te heqesh Gjethen nuk kane rendesi krahet smiley  Cdo gje e percakton Pjeresia !!!!!  Flori je.!  Kur do i bije ne mes ti , ose si thone ne Kolonje per ndonje pozicion te veshtire ne Bilardo.pasi marin bilen ......"Te ndaj Lesht " smiley

Po amon o burre e ke dhe ne Itali , ku vjen here pas here edhe i nderuari Gj.Cima ...si ekonomist . Apo mos eshte Peter ter teri me Parti Demokratike te Republikes Parlamentare me princ Leken smiley

Mos e turperoni Fjamurin si keta te Kanadjes , as mish as peshk , dava Dervishesh smiley

Paska ardhe nje Tifoz i Interit , biles me na bind e ka vene dhe nje Legge , qe Njeh Ligjesite smiley

Papa tha ...Ka shume Arrogance , Shume cfrytezim , Shume varferi ...

Po ky dreq qe eshte dhe ne Itali dmth "osht katalik mer jahu " Maon Lexon ky ? Te pakten te dije qe e vetmja Qeveri qe ka pat LIGJ kunder Parazitizmit dhe nuk njihte Papunesine ka qene e Majte .

Llogjist emocional si Uve Y ,  gjen ne cdo kthese Rruge Inter . Nga ata qe lexojne ndonje Flete te prere gjokundi ( si tek Amok) dhe e Memorizojne si asetin e vetem Intelektual

"se e djathta zotrie " . Ne fakt duhet te kuptosh edhe me te voglen e kesaj prurje se NUk eshte Mbledhje e Kuvendit te PD-hit ! Ne Shqiperi pervecMustafajt dhe Ngjeles , ketu e 25 vjet askush nuk ka mbrojtur nje diferencim midis te Djathtes dhe te Majtes .

Po the njeren ose cfare te duash ti "te Djathte "  pervec ..."E Djathta rriti pensionet " smiley une te perjashtoj nga kategoria e Llapaqenerve InteliDjente qe kane plase Rrugeve si tubacionet e Ujrave te zeza , pas thirrjeve te Saliut " Na jem Neoliberale " smiley me mesue dhe Ameriken or tie .

Personale po deshe na thuej edhe ti Neoliberal je apo Kapitalist smiley.

Se tani e pashe ...e njifke dhe " se Zvicra zotrie " ..HaVall smiley

Per hir te se vertetes, kur jep nje ane te argumentit duhet te japesh dhe anen e tij te kundert apo jo? Do te ishte me e ndershme. Perndryshe, te akuzosh me nje furce boje komplet nje spekter sic ben ti, bazuar vetem ne nje artikull perben dizinformim.

Per hir te ndershmerise se informimit te lexuesit, ketu eshte edhe kunderargumenti ndaj FT qe ben Econimist-i. http://www.economist.com/blogs/freeexcha...

E paske marr me yxhym te madh. Lidhe icik ate kalin e dizinformimit. 

E para, artikulli qe prura une ka ne fund dhe nje pergjigje te Piketit. 

E dyta, mua peshku aq me paguan te bie argumentin, dmth niks dollaro per kunderargumentin. Perndryshe s'do paguheshe ti per kete te fundit. Besoj se dhe ti te njejten kontrate ke me peshkun se dhe ti vetem tifozllik ke bere per Piketin pa argumentat kunder. 

Edhe e treta e verteta, ajo qe ke prure ti e varros fare Piketin e shkrete. Aty ka shprehje te tipit: "It is not easy to verify whether the data are in fact wrong....There are a couple of cases where it looks as though a transcription error has been made.   There are other examples where adjustments have been made to the data that are difficult to parse out....However, given the questions that have been raised it would be inappropriate to say anything definitive." Qe ne shqence perkthehen, beji cicin bahces se Piketit. 

 

 

znj Tirona 

e ka thene ai InterLegjeri, ai karagjozi me siper, por ky romaku tredharaku nuk e ka kuptuar, sado qe ketu na ka sjell link nga ekonomisti. 

po ta kishte lexu ekonomisitin ky, romaku tredharaku, do kishte kuptu 1. se te thuash qe kapitalizmi jep rezultate te pabarabarta, nuk ke thene asgje, meqe njerzit nuk jane gje te barabarte. kane te drejta te barabarta dhe mundesi ne nisje te = por vazhdimi ndikohet nga aftesi, talenti etj aftesi qe jane te trashguara ose te fituara. endrrat me barazi jane tipike socialiste, me nje llaf. 2. se Pika themelore qe Pikety eshte se ai pretendon se kapitali i trasheguar, imobiliar dhe forma te tjera kapitali, japin me shume fitim sesa jep puna e nje njeriu te thjeshte. pra sic e ka thene edhe ai Legjeri ma siper, Pikety sugjeron nje taksim botnor te te pasurve. 

kete ky romaku, injoronti, do ta kishte mesuar edhe pa lexuar librin por duke lexuar Ekonomist, nga i cili na sjell dhe linke. po ka as linket nuk ka lexu, por i sjell ktu si citatet e Leninit.

 

juaj Rozari. smiley

Te gjithe ekonomistet e medhenje kane ne emrin e tyre "Thom..."

.. dhe i fillon emri ose mbiemri me P smiley

Nuk doja ta beja aq te dukshme smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).