Këshilli i Evropës është shprehur i shqetësuar në lidhje më vrasjen e të dënuarit shqiptar, Ilia Kareli në burgjet e Greqisë

Vrasja e të dënuarit shqiptar Ilia Kareli, nga dhuna e gardianëve të burgut në Greqi ka shqetësuar edhe Këshillin e Evropës. Ky institucion është alarmuar nga torturat dhe trajtimin që u bëhet të dënuarave në burgjet e shtetit fqinj dhe është duke e ndjekur nga afër këtë çështje, duke i bërë thirrje Greqisë që të marrë masa. Deklaratat janë bërë nga Komiteti i parandalimit të torturës në Këshillin e Evropës, Andrew Cutting. Ndërsa, Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Niels Muzniesk, ka kërkuar nga shteti grek që përgjegjësit e vrasjes së Ilia Karelit të vendosen para drejtësisë dhe të dënohen maksimalisht për këtë krim makabër që kanë kryer.

“Jam seriozisht i shqetësuar në lidhje me rastin e torturës që çoi në vdekjen e Ilia Karelit. Burgjet dhe qendrat e ndalimit nuk mund të jenë vende ku nuk vepron ligji. Standardet e të drejtave të njeriut duhet të mbrohen edhe atje dhe ata që janë përgjegjës për sjellje të dhunshme duhet të mbajnë përgjegjësi. Veprim i ndërmarrë nga autoritetet gjyqësore të Greqisë për të hetuar këtë rast është një hap pozitiv, që duhet të çojë në sanksionimin shembullor të të gjithë personave përgjegjës për këtë krim. Unë i bëj thirrje qeverisë greke të sigurojë, që sjellja e përgjegjësve të zbatimit të ligjit është gjithmonë në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut dhe të marrë masat e nevojshme për të shmangur përsëritjen e akteve të tilla të papranueshme”.

Pavarësisht vështirësive ekonomike që kalon shteti helen, për Këshillin e Europës, Greqia ashtu si çdo vend tjetër i kësaj organizate duhet të respektojë rekomandimet për trajtimin e të burgosurve të huaj. Një akt legjislativ që siç shpjegon dhe përfaqësuesja e Këshillit është aprovuar së fundmi nga Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës.

“Ka një rekomandim shumë të rëndësishëm që është aprovuar nga Komiteti i ministrave për trajtimin e të burgosurve të huaj. Të burgosurit e huaj përbëjnë një grup shumë të cenueshëm, duke qenë se ata ose nuk njohin gjuhën e vendit, ose nuk njohin traditat, dhe kulturën, ose nuk kanë lidhje jashtë burgjeve, ose nuk kanë vizita të familjarëve të tyre. Për më tepër, ata nuk mund të riintegrohen në shoqëri, sepse shumë prej tyre duhet të kthehen mbrapsht në vendin e tyre. Ka shumë problem me të burgosurit e huaj dhe ka disa vende që përballen me këtë sfidë. Kishte nevojë për rregulla të qarta në këtë drejtim. Ndaj kjo çështje shkoi në tryezën e ministrave, në mënyrë që të ndihmonim shtetet anëtare të Këshillit të Evropës që të zgjidhin çështjen e trajtimit të burgosurve të huaj. Presim të shohim impaktin praktik të këtyre rekomandimeve”,- tha Ilina Mineva.

Po çfarë ndodh kur një vend i Këshillit të Evropës nuk zbaton rekomandimet e aprovuara nga Komiteti i Ministrave?

Çështja mund të çohet te Gjykata e të Drejtave të njeriut. Është Gjykata e të Drejtave të Njeriut që kujdeset për të parë nëse angazhimi politik që vendet kanë marrë përsipër për zbatimin e rekomandimeve respektohet në praktikë. Komiteti për parandalimin e torturës mund të hartojë një raport për çështjen Kareli.

Vrasja e Ilia Karelit

Shqiptari i dënuar në burgjet grek tortura në mënyrë çnjerëzore nga gardianët e burgut deri sa gjeti vdekjen. Kareli u gjet i vdekur në qelinë e tij më 28 mars, tre ditë pasi vrau me thikë gardianin e burgut të Malandrinos në Greqi. Pasi është rrahur barbarisht me mjete të forta, u fut në elektroshok. Më pasi ai u çua në qeli të izoluar, enkas për persona të tillë dhe është lënë i vetëm nën krizat e hemorragjisë së brendshme. Duke qenë i vetëdijshëm për fundin e tij, i kërkon rojës së qelisë t`i çojë një litar. Roja nga frika i qëndron larg, ndonëse ishte i izoluar, pa veshur dhe i pangrënë.

Roja e shikon për herë të fundit teksa dridhej në krevatin e vdekjes dhe, derisa ka vërejtur se i burgosuri shqiptar që kishte vrarë kolegun e tyre të një burgu tjetër nuk po lëvizte, nuk ka reaguar. Atëherë ka njoftuar personelin e burgut, të cilët kanë thirrur ambulancën dhe e kanë dërguar trupin e pajetë në spital. Mjekët e spitalit kanë konstatuar vdekjen e tij, ndërsa kanë nisur edhe punën për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Lajmi i vdekjes së tij është mbajtur i fshehur, ndërsa fillimisht është pretenduar se ka vdekur nga shkaqe natyrale brenda qelisë. Por kanë qenë mediet vendase që kanë vënë përballë deklaratat e shumta në lidhje me vdekjen e habitshme të shqiptarit, që në shenjë proteste për mosdhënien e lejes të shikonte nënën për herë të fundit, vret gardianin e burgut të Melandrinos.

 

/Shekulli Online/ E.L./

8 Komente

 "Ky institucion është alarmuar nga torturat dhe ..."

Ore jane ne metro keta, ky ishte thjesht nje kriminel qe nuk meriton asnje kujdesje. Po s'e diten le te lexojne peshkun. 

 ky ishte thjesht nje kriminel qe nuk meriton asnje kujdesje

Ti ke mend shume  por bota nuk mendon aq ceket!

Greqia si edhe Shqiperia eshte nje vend i korruptuar prandaj dhe krimet jane te medha, te renda! Policia  e burgut -thote bota, -u tregua me kriminel  se krimineli ! 

- I kreu syrin dhe i shqeu kraharorin duke i marr zemren nga qelia e burgut ......  Policia e shtetit kjo! Ti jeton edhe ne amerike mer yahoo..atje  ke kriminel nja 100 here me te rrezikshem se ky shqiptari dhe kur vje puna i behet gjyq qe vazhdon me vite deri sa meret nje vendim i caktuar!  

Mendohe edhe njehere ate qe thua, "ky ishte kriminel nuk meriton asnje kujdesje" Te erdhi keq per grelkun e ?!! 

Mu keputen telat e zemres, dukem dhe nga niku, per ate pune. 

Po ti mos lexo vetem fjaline e pare, apo te doli ndonje pune e s'e lexove vazhdimin. Thellohu, thellohu, (keshtu me duket se eshte, apo jo Belul). smiley

 Pyte pyete Belulin, se ai eshte i dijshem dhe te korrigjon!

greqia duhet te ish perzene nga BE qysh 4-5 vjet me pare. por shpetoi paq.

Pjesa tjeter, mjere ai qe shkoi. 

ti e ke fjalen qe Greqia  4-5 vjet me pare duhej perzene nga  Bashkimi Monetar Europian, dmth nga euro..?  sepse te perzene  nga BE eshte tjeter  pune..

po, eshte e drejte qe duhej ta nxirrnin Greqine nga euro  dhe  nje plan i tille ishte gjithashtu gati.. por puna eshte se plani tjeter  per ti treguar  tregut/botes qe Euro eshte e forte dhe e denje te perballoj kriza, triumfoi..   ishte ceshtje prestigji.smiley      megjithate nuk dmth qe Greqia ka shpetuar dhe mund te rezisitoje  me euro.  neqoftese nuk arrijne te behen konkurues ne boten e euro, eshte me mire per ekonomine e tyre te dalin  nga euro....

 

ndersa per per temen,  me habit kjo nderyrje e KE, sepse shoket ketu na siguruan  se Greqia  veproi si shtet model per rastin e ketij fatkeqit...   tëk e tëk,  i arrestoi  te gjithe gardjanet fajtore dhe do tu japi denimin e merituar!!   nderkoh,  drejtesia greke ua hoqi masen e arrrestit  te akuzuarve, jane ne gjykim te lire.   dhe besoj qe asnjeri  ska per tu denuar.

kur u hap kjo teme ,thashe se denimi me i madh mund te jete transferimi i rojeve.    ben vaki qe as kjo te mos behet.

sa per ke-ne nuk besoj se e merr njeri seriozisht.

ceshtja eshte e kudret kumit dhe jo ilia karelit

Nejse tani do te mbyllet pergjithmone ceshtja smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).