Irlandë. Qyteza Kilkenny. Tetor 2013. Një kek

Për një kek me foton e Hitlerit, Lerri Brenan, ndërkreu një Irlandë të tërë dhe u bombardua me kritika nga gjithë media në vend. I moshuari, thjesht një admirues i uniformave ushtarake të Gjermanisë naziste, e mori kekun dhuratë nga e bija për 79-vjetorin e tij. Të gjithë u shokuan se si pas gjithë ç’është provuar për Hitlerin, kishte ende njerëz që e admironin atë. Për irlandezët, shumë larg Gjermanisë, gjeografikisht dhe kulturalisht, kjo ishte gati-gati e pabesueshme. Për kureshtarët: ishte kek karotash.

Gjermani 2013-‘14. Qytetarëve u skuqin faqen për Hitlerin.

Në Gjermani, pas vitit 1945, filmat, dokumentarët, librat e të tjera botime për Fyhrerin dhe nazizmin ndaloheshin me ligj. Meqë Lufta e Dytë Botërore tashmë është realitet i largët dhe gjermanët kanë filluar të harrojnë e nuk turpërohen më si dikur, vetëm në vitin e fundit  janë shfaqur në televizione rreth 500 dokumentarë për jetën e Hitlerit, politikat e ndjekura prej tij, etj. etj.

Aq të vëmendshëm se çfarë zgjedhin për të transmetuar janë media, e asistuar nga shoqëria civile dhe politikanët vendas, sa janë përkujdesur të nxjerrin në pah qoftë edhe gjëra të ashtuquajtura të dorës së dytë, siç është bie fjala, pseja e ndalimit të karnavaleve të Rinit nga Gjermania naziste.

Shqipëri. Grushte të ngritur lart nga Përmeti në Tiranë

Në Përmet, nxënës të vegjël, njomëzakë e të pafajshëm, jo me shami fatosi, por xhinse; mësuar nga mënxyrë-mësuesit e tyre, ngritën grushtet lart. Siç thosh dikush në rrjetet sociale, këta fëmijë dhe etërit e tyre, do të ishin grirë nga komunistët për shfaqjen e tyre të borgjezisë.

Edhe më grotesk reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e cila akuzave për përdorim të fëmijëve në aktivite e ceremoni me natyrë politike, u bënte bisht me togfjalëshin se “ata ishin jashtë orarit të mësimit”.

Në Berat, një ministër u përkul me nderim para një lapidari ku gjendej edhe fotografia e diktatorit. Justifikimi i ministrit ishte se nuk e kish parë foton (me përmasa aspak të vogla) dhe se u është përkulur dëshmorëve. Njerëz jemi, gafa bëjmë. Gafa jemi, ministra bëjmë.

Në Tiranë, një koleg i tij, politikan i sërës së lartë, ngrit grushtin dhe tha se e ka bërë sepse simbolizonte bashkimin kombëtar. “Nuk na bën komunist përshendetja miqtë e mi…”, do të vinte më pas vetëshfajësimi i tij si kofini pas të vjelave.Me të njëjtën logjikë përshëndetja me pëllëmbë përpara në drejtim horizontal nuk të bën nazist, dhe as përshëndetja me pëllëmbë te gjoksi nuk të bën fashist. Paolo Di Canio, ish-futbollist i Lazios në Itali, është dënuar pikërisht për një përshëndetje të tillë në drejtim të tifozerisë romane. Po ky futbollist, në kohën që luante në Angli për Sunderland-in, ngjalli reagime të ashpra të tifozerisë vendase, të cilët nisën menjëhërë një fushatë për braktisjen e antarësisë së klubit, deri në largimin e lojtarit. Ashtu ndodhi.

Ai grusht që u ngrit s’është grusht bashkimi, por grushti që “bleu” lirinë e popullit për ta nënshtruar atë!

Kujtesë-shkurtër, rrena-gjatë

Shqipëria nuk është Gjermania. Shqipëria nuk i ka dënuar krimet e komunizmit. As kriminelët. Shqipëria është më pak e zhvilluar se Gjermania, më dritë-shkurtër se Gjermania, më kujtesë-shkurtër se Gjermania; politikanët veç i kemi më të gjatë; gënjeshtrat e tyre tok me marrëzitë, po ashtu.

Shqipëria është duke përjetuar një përpjekje të ethshme për të rehabilituar figurën e diktatorit më të egër në Europën Juglindore (rivlerësuar thonë, por rivlerësimi pa dënuar krimet është ta nxjerrësh qoftëlargun të papërlyer, madje burrë të ndershëm). Kjo, ndërkohë që dy rezoluta të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kërkojnë me ngulm dënimin e krimeve të regjimit gjakatar me grusht.

Rezolutat, që po ua risjellim edhe njëherë në kujtesë, janë: Rezoluta 1096 (1996) “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste” dhe Rezoluta 1481 (2006) “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”.

E nëse nuk ua vemë veshin aleatëve tanë evropianë, pjesë e së cilës familje të madhe aspirojmë të bëhemi, le t’i ulim grushtet për të nderuar kujtimin e 6109 të pushkatuarëve e të vdekurve nën tortura çnjerëzore në 23 burgjet komuniste dhe 48 kampet e përqëndrimit; le t’i ulim grushtet për vuajtjet e gulçimet e 89 zonjave ndër më intelektualet të Shqipërisë që lanë eshtrat në këto kampe fatkeqe; për 17900 të dënuarit politikë; për 30338 të internuarit; për ata që u arratisën e s’e panë dot dheun e tyre për pesë dekada; për ata që nuk fitonin dot të drejtën e studimit se nuk ngrinin atë grusht; e mbi të gjitha për ata shpirtmëdhenj që i mbijetuan asaj marrëzie, dhe sot, 29 vjet pas vdekjes së diktatorit e 23 vjet pas rënies së komunizmit, ende në të gjallë, dinë të falin anipse vazhdojnë të jenë pjesa më e përvuajtur e shoqërisë.

Argusi

108 Komente

Shoqata e te Persekutumve ka besim te qeverija.

C'o "shaje" ?

Nuk kan faj ish-et e sigurimit dhe PP-se, se, per krimet qe kan bo asnje i denuar, jo vetem kaq, por jane te futur koke e kembe ne ekonomi kriminale (biznes ndertimi dhe trafik droge) por edhe ne politike aktive... do duhej nje Nyrenberg per keta vampira!

Filloi ky prap me fshirje smiley  Po nuk është sharje as fyerje të kërkosh Çfarë është ky lloj shtypi e Çfarë përfaqëson .Kjo i jep Nder PPU që të mos vijnë "automatikisht " lloj lloj paçavuresh !

Po çër ke mer John me ish sigurimsat ? Ja mer ku kanë dhe Gazetë Agushi ? Kështu teknikisht me të pyt

Pse përdor metodën e Lushnjarëve që i thonin Cekes " Apo të zumë në Berat "  Autobusit për Berat i hypej  në Lushnje smiley Nyrenbergun e ke të Ngritur SOT . E ke në Hagë .Biles Lulashdashkurbani Bashkisë siç del nga ca llafka paska dhe firmën në ca Dosje të denoncume atje , thotë si përkthyes smiley

Çfarë pret ? Përse nuk i përpilon bashkë me këta të gazetës ?

Nuk eshte shkrim gazete oidriso.. Xhaferi eshte mik i Leftit dhe ben fletrrufe kunder komunizmit neper forume e po ben PHD ne France...  Eshte nje pinjoll i Ballit Kombetare ky qe thua ti edhe kujton se po i shkruan tufes se debilave.. Hajde jepi durum ketij muhabeti, del ai qe perfaqson ata qe dhane besen per Hitlerin e Ducen, te beje moral per ata qe luftuan dhe vdiqen kunder Hitlerit e Duces.. Ka sjelle dhe foto ky qe thua ti ..  smiley  

Dmth ti qenke autori i dosjeve te peshkut.

gjembi, te erdhi keq ty te keqen lali... Si ka thene Churchill The truth is incontrovertible. Malice may attack it, ignorance may deride it, but in the end, there it is!!

Po ai eshte dhe ballist korce ooo! Une e kam fajin qe e shkruan vete ai qe jam me PHD ne France.. smiley

permendja pak ate squeaky bum time se ka nja 1 jave qe s'ta kam lexu dhe m'ke kriju pershtypjen qe ta kan hack llogarine

Dakort i nderuar Liqen . U sqarova .Si duket kjo hyn në strategjinë e afrimit të Gazetarëve të rij dhe këtu nuk merr përparësi domethënia por hartimi shkrimit . E kuptueshme ! Pastaj si Ballist a Zogist rëmdësi ka që të shprehen edhe këta sepse boll u doli nami si SahanLëpirës të Nazi - Fashizmit ! Po neo -Nazi -fashizmin kujt t'ja lënë ? Megjithse prurja është "pa adresë " mbase duhet nënkuptu fusha që zotron Gjëmbi me të vetët

Dosje ...smileyDosjet  mbajnë një Shtet or tie ka thënë Flamur Noka , jo më një Pellgaçe si PPU !

Po shiko mer Idriz, qe ta ngas llafin, puna eshte se ish-sigurimsat jane ngado, majtas e djathtas, para e mbrapa, lart e poshte, kudo. Te betohem se ka me qindra ish sigurmisa ne PD dhe ne PS, sa i kan lujt fene, jan bo parellinj te mdhej, po gjigand fare...

Une jam i ri ketu tek PPU dhe nuk e deshifroj kollaj fjalorin tend, vertet ta them kete. Por qe te rrim shtrember e te flasim drejt, keta ISH-et i kan heq tegel ketij populli. Edhe zoti te ngrihet nuk ma ndryshon kush mendjen se Enver Hoxha ishte nje perbindesh i ardhur prej ferrit, dhe me beso se i kam hequr ne kurriz shume vite ferri prej atij perbindeshi dhe ish sigurimsave te tij. Me beso dicka se nuk kam qene me Ballin as me Legalitetin sepse nuk jam aq i madh ne mosh, aty rreth te 45-save, as babai im nuk ka qene, madje im ate ka qene thjesht nje burre i shkolluar dhe ka punuar gjithe jeten ne financa... por u goditem si une dhe ai!

E qe ta ngas llafin, po te tregoj edhe historine pse u goditem familjarisht! Une si kalama, ne klasen e pare, pa i mbushur akoma gjasht vjec, kur degjova ne shkollen qe therritnin ne kupe te qiellit "Enver Hoxha rrofte sa malet" dhe Enveri nuk vdes kurre, i them mesuesit: "Po pse thone keshtu mesues, une nuk di asnje njeri qe rron perjete?" Aq u desh, filloi rrokullima familjarisht, deri sa na ben me zor armiq, po nga ata te rrezikshmit fare!!!

Keshtu zoti Idriz punet, une personalisht nuk du te perzihem ne fjalorin e askujt, as per mire as per keq, por thjesht lutem qe keto bindjet e mia te mos keqperdoren dhe keq intepretohen. Por qe Enveri ka qene nje bir kurve dhe nje monster perverse qe ka ba nje mal me krime kunder ppopullit te tij, kete bindje nuk ma heq kush.

Ashtu miku im Idriz, i nderum e i respektum...

Respekte per ata qe mendojne se jane "goditur kot " dhe kane mendimin se sot 'goditesh plot " smiley

Dhe qe te ngas llafne z,John mbase e vlereson, ketu nuk vihet personalisht .Ka vetem raste te shkeputura nga te Tredhur Mendore dhe anonim kaka me vija  e qurrashe te pakapshem qe vinin me "olele gjyshi " Tashme jane Ish dhe kush e ka kuptuar vjen ose me NIK tjeter ose me veshje tjeter . Po me qe je i ri nuk ke  nga ta dish .Per mua Normal po mbase e kupton qe me nuk duhet te vish jashte NIKUT John smiley Mdryshe duhet te qash edhe per gjysh -stergjyshrit tane dhe keshtu krijoht nje zinxhir Qurrashesh i panderprere qe i heq Kujtedo te drejten te flse per KOHEN .Mund edhe te mos me kuptosh , e drejta Jauj !

Edhe zoti te ngrihet nuk ma ndryshon kush mendjen se Enver Hoxha ishte nje perbindesh i ardhur prej ferrit , ka shume vete qe e kane kete mendim por per fatin tend e tonin te KEQ kjo gjuhe eshte e ish sigurimsve dhe ish fashisteve e bashkepunetorve te tyre . eshte e kategorise Yp Xhixhi ose Grande Kaka !

Akoma nuk kemi lexuar ndonje Fakt te qenesishem Per Kohen te Ballafaquar si Shtetar pervecse  Vrau Q Stafen se i kinte Nexhmijen ,ja fuste Dulla se i jepte paketa cigare ,e shau Arshiu se e kishte fut ne Burg , e pambarim *lliqe te kesaj natyre uhqim per te Tredhur Mendore.

Une do te marr pjese seriozisht ne bisede me Ju ne se Ju do te shtroni edhe nje IDE perse e Urreni ! Kjo me qe jeni i Ri megjithse  i ke cf\q paragjykim vigjilent lexues buzesh qe kane vunue oroe  ".q...motren " smiley

 

Ketu jemi dhe do te kemi kohe te japim plot arsye. nderkohe po ulem te ha nje kafshore buk, me nje teke raki mani smiley o cvete more shoke cvete! smiley

Por te jesh i sigurte se jam goditur kot, po kot fare o burri dheut! dhe ta marresh me mend se sa e dua une vendin tim! por me ben "armik" me pahir, te betohem o burri dheut! e ta marresh me mend qe gjyshi im ka luftuar per kete vend me pushke ne dore kunder turkut e kunder taljanit! 

histori i gjate o lum miku, qe nuk dua te them me shume se kalojme ne gjera shume personale pastaj. 

por per nje gje te jesh i sigurte, edhe gjaku im e ka ngjyren e kuqe si ngjyra e flamurit, dhe eshte gjak shqiptari 24 karat dhe nuk ka bir kurve as djall qe ma merr te drejten per ta dashur vendin tim dhe per te luftuar, dhe te jesh i sigurte qe une qe po te flas ketu kam luftuar me mish e me shpirt per lirine time dhe lirine e shqiperise. me vjen keq qe nuk mund te them me shume miku im Idriz! I nerum e i respektum smiley

C`a kjo paqavure?

 

Carrot cake eshte yammi. Kaq kisha une. Nuk lexova me shume. Lol

Te me falni per mungesen e ndjeshmerise, por do te vrisja ( mundesisht nje fashist por edhe tjere; nuk diskriminoj...) per pak carrot cake! smiley

"per nje cop kek"
mire o Kopshtije ja po te falim smiley.. po ti duhet te ndash mendjen si fillim:  o do vrasesh fashist, o do vrasesh komunist .."shenjestra" mbi baza mosdiskriminimi eshte pjelle e nje mendjeje "te rrezikshme" smiley

Kek karotash dhe shaje pionierësh

po mire mer admina, po jeni pak korrekt e jepeni titullin ashtu sic ja ka vene i zoti i punes. Jo per gje, po na duhet te mesojme qe ne dekikun e pare, se me ke kemi te bejme. Ja keshtu! smiley

Me shume korrekt dhe me pak korrektues! smiley

Në Gjermani, pas vitit 1945, filmat, dokumentarët, librat e të tjera botime për Fyhrerin dhe nazizmin ndaloheshin me ligj. Meqë Lufta e Dytë Botërore tashmë është realitet i largët dhe gjermanët kanë filluar të harrojnë e nuk turpërohen më si dikur, vetëm në vitin e fundit  janë shfaqur në televizione rreth 500 dokumentarë për jetën e Hitlerit, politikat e ndjekura prej tij, etj. etj.

Kam deshire te madhe te di, si ka mundur autori te dale ne nje perfundim te tille.

Nejse Dolfit i shkoka shume kapelja e kllounit. Paska humb kot. smiley

Sa per keto punet e vatanit, lerja kohes se eshte ilaci me i mire per t'i cu gjonat tek vendi vet. 

Ironia me e madhe tek ajo torte, per mendimin tim, jane dy pellumbat e bardhe te paqes.

Apo njeri eshte Junkers dhe tjetri Messerschmitt?

Koha ecen. Historia po diskutohet tashme nga breza qe luften e kan te lexume dhe te degjume,madje dhe ata qe jan vra(gjermane dhe aleate bashke) me shum trajtohen si shifra. Ketyre tipave  nuk duhet me i bo shum fresk se kta kan pas dhe nji huq qe bashk me armikun qerojshin dhe te vetet,   

Pse jo Turta ? Para drejteshkrimit keshtu shkruhej ne Pasticerite( embeltoret )  tona .Biles e huazuar nga Gegnishtja smiley Ta kete dite Kopshtarja smiley kyt ? Mos fsheh dicka tjeter narracionismiley Vrasjes ?

Normalisht, ministri qe eshte perulur para fotografise se diktatorit duhej pushuar nga posti i tij, por ka politikane tjere qe kane shpetuar me me shume se aq. Perkudrazi, kane lulezuar pavaresisht abuzimeve te shumta (S.B., etj.)... 

Sidoqofte, paksa hipokrite kur e mendon qe ka pushtetare te cilet nganjera ane venerojne nje figure kriminele dhe medoemos ideologjine qe perfaqesonte, ndersa nga tjetra jane te korruptuar (te pasuruar) deri ne palc. Persa i perket gjestit te grushtit, eshte turp qe pakenaqesia me politiken e sotme te shprehet me simbolet e diktatures. Akoma me keq qe femijet te instrumentalizohen per bindjet politike te prinderve, te mesuesve dhe te bashkiakeve te papergjegjshem.  

"Në Tiranë, një koleg i tij, politikan i sërës së lartë, ngrit grushtin dhe tha se e ka bërë sepse simbolizonte bashkimin kombëtar. “Nuk na bën komunist përshendetja miqtë e mi…”, do të vinte më pas vetëshfajësimi i tij si kofini pas të vjelave."

Politikanit te seres se larte dhe te gjithe atyre qe shfajesohen, u djeg aq shume miza nen k'sule sa te mos e shohin qe edhe stema e partise se tyre e ka nje grusht, nen shembullin e Internacionales Socialiste. 

Paralelja mes pershendetjes naziste dhe grushtit eshte infantile per shume arsye, njera prej te cilave eshte qe historikisht "grushti" fitoi mbi "krahun e ngritur". Diktatura e Enver Hoxhes mund te zhbeje krenarine e "grushtit", por s'ka mendere ku te rrije qe kjo na zhbeka automatikisht edhe turpin e "krahut te ngritur". 

Grushti fitoi mbi krahun dhe dollarua fitoi mbi grushtin. Dmth rock-paper-scissors.

. Dy gishtat.

Akoma nuk ju kerku doreheqja atij ministrit?

njera prej te cilave eshte qe historikisht "grushti" fitoi mbi "krahun e ngritur"

Trinia e shenjte

Fitoi dollarua, qe fene i lojti. Sic fiton femiu i buzeqeshur i reklames mbi keta kalamajte permetare, apo sic respektohet babi qe vjedh shtetin se "ka femijte per te ushqyer" mbi babain qe mori pushken e fitoi nje pllake varri.

Ka akoma shprese.

Babai qe mori pushken per Shqiperi eshte gjithmone i nderuar, tha Aristoteli.  

Mos hyr me kete  pilives llafazan dyleksh qe po ze vendin e Profilit .

Ky pernjehere do jargezohet po ti Thuash....Po tani qe fitoi Jeni Komunist Kinez ?  Dhe pas kesaj do digjosh nje varg argumente buzeshpervjelurish se Kina zotrie se kuba zotrie ..se korea zotrie ... se putini zotrie  Ka ikur i haleja me sllavo-ortodokso-tito-komunisto-ruso -stalino -miladino-hoxhist smiley  dhe jane cfaqur keta me rrokje !

Fin je Larte mos zbrit ne bodrum llafazanesh !

Ketyre u ka mbete ora ne 44 dhe kush eshte ai qe nuk Ulerin si keta qe nuk lane gje Pa VJEDHUR nga Gjaku i te Reneve . As qente nuk jane kaq zeforte e lajkatare  ndaj kockave !! Jo vetem qe u ka mbete ora ne 44 por mendojne se keto pas 90 jane Fitore e  Nazi - Fashizmit mbi Komunizmin smiley

Fine je Larte .Mos zbrit  ne bodrume llafazanesh !

Shqipëria është duke përjetuar një përpjekje të ethshme për të rehabilituar figurën e diktatorit më të egër në Europën Juglindore (rivlerësuar thonë, por rivlerësimi pa dënuar krimet është ta nxjerrësh qoftëlargun të papërlyer, madje burrë të ndershëm). Kjo, ndërkohë që dy rezoluta të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kërkojnë me ngulm dënimin e krimeve të regjimit gjakatar me grusht.

...prandaj Bismarku thoshte se Shqipëria është një shprehje gjeografike. Pra një vend që nuk e ka aftësinë për tu bërë shtet. Edhe kur e ka pushtuar siç ndodhi në vitet ‘43-‘44 të shekullit të kaluar, Gjermania e ka përdorur Shqipërinë si rrugë per te kaluar ne vendet e tjera....

 

 por rivlerësimi pa dënuar krimet është ta nxjerrësh qoftëlargun të papërlyer,

Kur s'e beri dot Kumandari juaj, c'pret nga keta qullashet tane.

Idjotizma, ideollogjia e se ardhmes.

Kapo, Bismarku shifte jo vetem trojet shqiptare si "shprehje gjeografike", por te gjithe gadishullin Ballkanik ( per te qene historikisht korrekt le te themi qe Ballkani ishte "shprehje gjeografike" per Hapsburget e Austrise )
Faktoret vendimtare te diplomacise (sidomos ato faktore qe jane ne sherbim te interesave te medha & te se ardhmes) eshte pak e veshtire te trajtohen kaq ngushte..jane me te koklavitura!
Kjo eshte edhe arsyeja qe shprehja e Bismarkut per Shqiperine nuk duhet marre si reference ne aspektin te ngushte, ate te perçmimit!
Pra, ktheje nga te duash kete shprehje Kapo..serisht analogjia me siper  eshte si nje rrecke e varur ne  dere pa mentesha! ( gjithsesi, ti nuk je as i pari dhe as i fundit nder shqiptare qe e kane kokolepsur kete pjese te historise kaq keq)

Degjoi me te medhenjte e mos bej me gabime te tille politike. 

Shqipëria është më pak e zhvilluar se Gjermania

ik se tallesh 

300 mije dollaro ne thridhjeteeteten, 300 mije dollaro ne tridhjeteenenten, 300 mije dollaro ne dizeten...

Hallall Xhafer. Mgjth ironia (dhe fatkeqsia) eshte qe keto pikpamje te cilat ne nje vend tjeter jane elementare dhe common sense, nder shume kafka te komunistkalbura shqiptare keto jane herezi, pavaresisht moshes dhe vendbanimit te kafkave, sic shihet here pas here (pas here...here...ere..meEnverlengmere) tek Peshku.

P.sh. Liqeni eshte tejet skeptik ndaj PhD-se franceze te autorit; pse te mos ishte irlandeze ose australiane? A thua se duhen kredenciale shkollimi te larte per te evidentuar 4llikun e nje disa njerezve te cilet, pasi jane perdhunuar nga grushti, sot e ngrene ate ne shenje krenarie, sepse jane perdhunuar me pak se disa te tjere. Bile jo vetem kaq, po perdorin dhe kalamajte per ta shprehur kete 4llik te tyren. 

Ne emer te demokracise keto, kuptohet, si puna e kryetarit te Partise Komuniste qe tha qeveria s'na le te veme portretin e Enverit mbrapa kurrizit te qeverise tek varrezat e deshmoreve, dhe kjo eshte nje lufte qe qeveria i ben pluralizmit shqiptar smiley

Xhibi, nje pyetje te perbere per ty: a hyn ne ekuacion fakti qe qeverriu ndaloi portretin e Hoxhes per 5 maj? A peshon ky fakt me shume apo  me pak se grushti i vockel i nje femije para varrit te nje deshmori?

Cfare eshte gjithe kjo skizofreni dhe pse perfshin ate vend kohe pas kohe...hera e fundit qe muhabeti i amerikes qe do helmonte kalamajt shqiptare.

me falni per nderhyrjen, por kishnja nje pjetje nga salla: a peshoi atehere fakti per ty qe qeveriu e lejoi portretin e Dulles per 29 Nentor in the first place?

 

 

... dhe nuk te peshon akoma i njejti fakt qe qeveria perseri ne nje aktivitet shteteror perulet perpara portretit te diktatorit me te eger qe ka njohur Evropa Lindore?

 

.....dhe nuk te peshon fakti qe femije kaq te vegjel perdoren politikisht nga sistemi yne shkollor ne driten per diell, nen nje qeveri qe erdhi me premtimin se "kurre me" nuk do te perdoren femijet e shkollave?

 

...sounds like the bar has been dropped

 

1 Po (po e marr te mireqene qe e ka bere me vullnetin e tij)

2 Jo

Pesha eshte mase x shpejtsi. po te marrim faktorin mase te njejte (shume hipotetike, po ec po e bejme), shpejtesia eshte definitivisht e ndryshme. Qeverriu duhet me leviz me shpejt se populli( mentaliteti i tij etj) kshu qe pesha e veprimit te qeveriut ka impakt gjithnje me te madh ( pesha eshte force, dmth nuk eshte killogram). 

 

 

pesha eshte mase x gravitet (nxitim). come again.

Paskam jetu ne genjeshter kaq kohe. Un e kam dit qe P= MV... ndonje specialist i fushes mund te na sqaroje me mire.

AV, pyetja jote ndaj komentit tim eshte pothuajse si krenaria qe shpreh Kosta "canta" Barjaba per Ameriken nepermjet librit te kolegut amerikan. 

Une flas per mentalitetin e disa njerzve qe e mbajne ne gjoks Enverin dhe enverizmen si hajlami, pavaresisht se perfaqson nje periudhe te zeze per kedo, perfshire ata vete. Ti replikon per ta justifikuar kete paradoks enverist te ketyre njerzve me nje veprim te qeverise, i cili veprim ne vetvete u be thjesht per PR; qe mos turperohej me Rama dhe Meta me portretin e Dulles nga mbrapa (nderkohe qe ministrat e tyre e nderuan Enverin me grusht, per kompensim te ndalimit te portretit te Enverit).

Gjithsesi, populli s'eshte me Partia, keshtu qe normalisht Partia nuk perfaqson cdo njeri/popull e as mund te laje 'mekatet' (idiotizmat dmth) te tyre si Krishti.

Per mentalitetin e njerzve?  Kur vjen tek njerezia, vete nuk nxitoj kurre te gjej nje pergjigje finale apo konkluzione te prera. Ngaterrohet shume gjeja. Kosten nuk ta klikova, se me duket humbje kohe. Falemnderit per kohen.

Opinionin e autorit e etiketove si idiotizem pa tu dridhur qerpiku, kurse mentalitetin e audiences enverise nguron ta etiketosh ngaqe je tip qe s'etiketon njerzit? lol

Plus qe s'ka ndonje mister per te etiketuar kete mentalitet; eshte si te thuash nguroj te them qe 1 + 1 bejne definitivisht 2, se mundet te bejne dhe pellumba ne vend te 2-shit.

Audienca enveriste eshte vetem ne mendjen tuaj, Xhibi, me vjen keq vetem qe po ta them ty direkt kete. Ndersa sa per Idjotizmen, nuk ish vetem per autorin. E kam bindje, qe do jete ideologjia e se ardhmes. smiley

 

Po mire, audience enveriste jo. Ama, nje audience te ciles nuk i ben pershtypje negative perulja e nje ministri para fotografise se diktatorit ose gjesti i grushtit qe mund te fyeje viktimat e diktatures si dhe familjaret e tyre. Keni te drejte, idiotizmi ka shume gjasa te zevendesoje ideologjine e sotme qe eshte hipokrizia.  

P.S. Ndjese per nderhyrjen.

S'ka gje, ndjese pac. Edhe ajo audience eshte gjithashtu ne mendjen tuaj. Si te thuash eshte "alibia" e perditshme e trimave te tastieres per t'imbushur mendjen vetes se po bejne dicka te madhe me jeten e tyre.

Gjeja me e ulet qe behet cdo 5 Maj per me shume se 20 vjet( hap arkivat edhe ketu nese deshiron) eshte derdhja e helmit, ku hapur e ku skutherisht, mbi  aktin e atyre qe rane ne lufte me okupatorin nazist duke i lidhur pa te drejte me viktimat e asaj qe erdhi me pas, qe pa diskutim duhet te kene nje dite te tyren per tu nderuar. Po nuk e kane bere deri tani o Jardine, as Kumandari, as Piktori.

Hidhi nje sy ketij komenti nese do te kuptosh tamam ku eshte fjala. Eshte i vetmi koment qe permbledh thelbin e budallikut qe perfshin njerezine, ja ashtu kot si per qejf. Do me falesh, se nuk kam kohe me teper per debat, por dhe nuk kam cte them me shume. E  qarte se ca trima te ketuhit do "trimerohen" keq, por ca te bejme tani, ky fat na ra.

 

 

Av...pershendetje revolucionare !

Sigurisht, figment i imagjinates sime, sepse nuk kishte aspak komente qe justifikonin gjestet e siperpermendura. Mbase ka diçka te vertete ne ato qe thuani. Mbase ka komentues si kjo qe shkruan te cilet ne nje dite pushimi  mezi shpresin te ngriten nga gjumi, te bejne dush, te rregullojne floket, apo ku di une tjeter, me qellimin e vetem qe te duken trime ne internet. Dhe ku tjeter perveç temave ku morali dhe ndjeshmeria* jane te nje niveli te larte ? Nejse, e rendesishmja eshte t'i qendrojme thelbit nese duam te evitojme detajet e merzitshme te grushtit dhe peruljes meqenese ne diktature nuk ka pasur viktima qe te fyen nga pafajshmeria e simbolikes se ketyre gjesteve.  

*Ndaj te reneve dhe ndaj viktimave te diktatures bashke.

Per nje lloj respekti gjinor kundrejt teje, e lexova dy here kete. Qe t'i bie drejt, se me lodh zigzagu postmodern me thene te drejten, s'ke kuptuar gje hic.  Rri me shendet.

Te shkretet gjithmone-te-keqkuptuar enveristet, dikur nga kulaket dhe ballistet, sot nga eseistet dhe postmodernistet smiley

Goxha me rende ama se redneksat raciste qe kemi ne ketej ne Amerike, te cilet jane gjithmone "te keqputuar" nga 'qytetaret' dhe njerzit e rracave te tjera, dmth 75% e Amerikes.

Mjaft o rrote se keni 20 vjet duke llap enverist, enverist, enverist dhe verdalle shifen vetem legene qe nuk dine se çfar kerkojne perveç pareve dhe seksit, si majtas ashtu dhe djathtas, me keq te barazlarguarit.

 

Prap s'i ke marre ilacet Tiku? Harrove, apo te bejne reaksion me Peshkun?

Po ku bejne derman ilaçet kur je rrethuar me gjithfarlloj koqesh qe zbrazin çmendurine e tyre mbi te tjeret qe te mos pine ilaçe vete?

Ik ku te duash, gjithanej je rrethuar nga psikopate qe te lehin rrotull: enverist, enverist, enverist!!!

 

Keto zera i degjon vetem kur futesh tek Peshku apo gjithmone?

Gjithmone, xhibole gjithmone. Me perpara 1989-tes degjoja Zerin e Popullit: borgjez, borgjez, borgjez!!!, me pas Zeri ndryshoi, por jo lloji i lehjes dhe timbri.

Per qenin pastaj mos e pyet, vetem se nuk ka me dhembe, kafshon vetem mut, materie e bute, demokratike, nuk i duhen dhembet.

 

Ose e gjithe bota po konspiron kundra teje qe para 1989-es, ose duhet t'i japesh dhe nje shans tjeter ilaceve.

Kjo pun e ilaceve dhe e moshes demek qe permendni kur mbeteni si peshku pa uje smiley ia kalon edhe qejfit qe iu vjen kur therrisni: enverist. Seriozisht, late nam. 

Av, si je me departamentin e sy(ze)ve? Une s'kam permend gje moshe...xhanem s'jam as ndonje adoleshent a ku di une qe te me duket Tiku si plak, plus qe karakteri virtual i tij s'eshte hic i moshuar.

Ne fakt po ta vesh re, ne cdo replike qe ne kemi bere per keto ceshtje je ti qe kercen dege me dege, une them mileti ti thua qeveria, une them molla ti thua po prit se lepuri i ka veshet e gjate, plus qe vjeshtja vjen para dimrit. Desha te them, e paranoj qe fajin e kam une lol 

po e the ti qe kam nevoje per ilaqe, maroi ai muhabet . vazhdo, xhibi, se gjesh te lac pa luajtur me cingla smiley

 

 

shtese e detyruar: mos e prek komentin, si i thone..fat i pare s'ka te share smiley

 

Ju jap juve nje shans tjeter xhibole qe te hani mut, mbasi keni ngrene mish te fresket.

Me fal i nderuar here tak tuk tik po

Hoqe shume e u perpoqe  / te kuptosh sa mend ka nje xhibilo...ke smiley

Heretik, si e gjykon grushtin dhe peruljen e ministrit para fotografise se Enverit? Pyes ngaqe te lexoj shpesh qe shkruan mbi moralin dhe kunder cinikeve te fese. Jo per gje tjeter dmth. 

Zhardin, ky ministri qe paska bere kete thagmen, ka bere shume mire, sepse te pakten ka deshmuar ekzistencen arketip te nderimit te tjetrit dhe pervujtesise fetare (edhe pse surrogato), ne nje kohe ku te gjithe (jo vetem ministrat, te gjithe, edhe femen) i perulen me pervujtesi Viçit te Arte dhe Lopes se Shenjte.

 

Po mire, s'paskam kuptuar asgje. 

Urimi eshte i ndersjellte, zonje e nderuar.

 

Dmth ministri paska shkelur urdherin e qeverise. C'thote kodi i etikes ne kete rast?

Në Berat, një ministër i LSI u përkul me nderim para një lapidari ku gjendej edhe fotografia e diktatorit Hoxha

“Enver Hoxha dhe gjithë komunistët kur erdhën në pushtet ishin të pa ngrënë dhe energjik. Pas 30 vitesh ata vdiqën të gjithë nga diabeti Enver Hoxha, Hysni Kapo etj. Babzia i bëri të vidhnin dhe të vdisnin nga shëndeti. Atëhere nuk kishte unaza për të vendosur në stomak ndërsa tani Ilir Meta e ka frenuar babzinë me unaza në stomak sepse do të vjedhë pafund. Populli do i largojë nga pushteti se meritojnë një qeveri dhe një kryeministër tjetër.”

..deklaroj Av.Ngjela smiley

 

kapo, ca mendimi ke ti per reagimin e plakut te atij pengmarrsit te autobusit qe pas deklarates se PDse se Didi e ka vrare, i kerkon gjak sipas kanunit?

“Artan Didit do t’i çoj fjalë, kështu thotë Kanuni. Më ka borxh, gjakun e djalit dhe të mikut tim. Drejtësia deri më sot më ka zhgënjyer dhe mashtruar. Drejtësia më zhgënjeu, do t’i referohem Kanunit. Me Kanun, vrasësi duhet të mbyllet brenda, ose të merremi vesh”

...eshte deklarate emocionale o bredho,e ka thene ne nxehje e siper dhe nuk besoj se duhet mare shume seriozisht.Nuk kam ndigju asnjehere gjate viteve te demokracise qe ndonje nga te vuajturit ne burgjet komuniste te kete mare hak ndaj denoncusit apo  deshmimtarit qe i ka dale ne gjygj.Po te qe se bohej fjale per ndonje gardh apo gervishje makine atehere do ndryshonte puna.

 

emocionale apo e nxitur, ate e provokoi pd-ja, kapo.
E kane ul standardin shume poshte. Kur e dinin qe Didi kish bere kte e ate, pse nuk e hetuan njehere sa kishin pushtetin? shume zhurme bejne sot per gjera qe mund t'i kishin bo vete dje

Faqosja PPU-se sot me la pa mend. Ne ballore nje nazist, dy me poshte nje me byc jasht, nje me posht fotot me grusht lart. smiley Liri, Demokraci. 

Meqe s'na ndodhen aranxhata apo kasata, shiko mos te vijne mendte me kete perpara-n (before "te ecim me shpejt" there was "perpara") smiley

http://sammler.ru/uploads/post-461-1238608601.jpg

Kjo mund te provoje prejardhjen ilire, se si te tille duken ata dy siluetat aty. 

Shkrim budalla, per budallenj.

Me habitise i nderuar Liqen smiley Arsyeja eshte se me duket po anashkalon faktin qe Drejtoresha e Derstiles vete zonja Xhibole eshte e enthuziaste per keto shkrime . Kush kerkon me teper ne jeten e tij se sa kenaqesia qe japin budallejte me shkrime per squpverdhe ?

Erdha se mu duk nje nenvlerersim per xhibolistet,  i shtofte allahu e babafetahu per te mire te Atmes e Fese , te cilett nen komnden  "eja rradhe " smiley  megjithse te dhier mbeten krenar ne diskure smiley

ah po ti dhe shoket e tu keni pjerdhur me kohe mer...liqen i thote...vec liqen nuk ka aty. 
Gjynaf kush te merr seriozisht ty e gjynaf kush tallet me ty

si nuk degjuam keto 20 vite postdiktature asnje zagar te partise por as edhe nje nga bijte e zagareve te te ndjejen e te shprehin nje fare pendimi per krimin e rende e te paprecedent qe i eshte bere ketij populli te shumevuajtur.. Eshte per te uleritur kur shikon ministrat hajdute te LSI qe kane marre flamurin e festimeve te ketij 70-vjetori te largimit te gjermonit te fundit nga shqiperia.... Nuk ka diskriminim me te madh per enver kurven se sa ai kur Nasipi i leshelise perkulet para tij..... Sa per Majkon... si gjithmone feminor, i papjekur... Ne vend qe tu kerkoje falje atyre qe ka lenduar ben lojra fjalesh...... Cte thuash,,, ne shqiptaret jemi bere vertet per te ardhur keq,,,, pse evropa e demokracise humanizmit dhe iluminizmit duhet te hape dyert per ca barbare qe nuk kane respekt per veten....

 

me sa di une i biri Mehmet Shehut   ka kerkuar falje per veprimtarine e te atit gjate periudhes se diktatures.. por ky  duhet te jete dhe i vetmi rast..

ndoshta se e vuajti mbi lekuren e tij.... ndoshta dhe per faktin tjeter qe ky bashkim shehu eshte mbajtur gjithmone per antikonfomist e liberal,,, apo pak i degjeneruar smiley  sic quheshin rendom kjo kategori ne ate kohe...

Edhe Liri Belishova, por edhe ajo se vuajti vete. Megjithate, shume te tjere edhe mbas burgut s'e kane share memen parti. 

E cuditeshme si ngrene koke Ndyresirat Kombetare e Turpet Historike . Kolaboracionistet e Fashisteve dhe Nazisteve , Njolla me e Zeze  ne Historine e Shqiperise ne vend qe te te rrine koke Ulur , ringjallen perseri si ne Kohe te Vjetra ...Te Dhjere po Krenar ... Akoma i kane duart e lyera  per Krimin e Tradhetise dhe Vrasjen nen urdherat e bajonetave Nazi-Fashiste . Ne vend qe te rrine kokulur e te kalojne qosheve te rrugeve e tu thone Falemnderut shqiptareve qe kin Vleren e bashkejeteses , nuk lane me vend Pa Ndotur me lehjet e Felliqsite e tyre

Jo vetem kaq por kerkojne tu kerkojne dhe Fa;je  smiley ..O Politico o Mores !

dhe bedri spahiu  .. prokurori i tmershem,u pendua thone...., por kur e cuan ne nje qeli me pjetrin ne spac smiley

mjaft me nostalgjira sakatesh,

sot duhet t'i mesosh femijes qe ne djep si fitohen paret, si behen taksat, perse behen taksat,  si te luftoje me xhunglen sa kalon pragun e shtepise ( pa arme sigurisht).

edhe listen vazhdojeni sipas imagjinates dhe realitetit smiley

ahuu ne si popull humorxhi qe jemi pa e kuptuar do behemi nje komb skllav i ndonje skllavo-financiari duke mos e patur mendja nga keto debatet me fashista smiley

taksat...you had to bring it up? smiley

yes , po vjen fundi majit , pastaj fillon gjoba

Ndonje recete si me bo carrot cake ??! 

cin ke bo n'mend me helmu?

Helm miu me pikatore. Mos na fut mendime te tilla ne koke! smiley

Eshte e thjeshte te kuptosh se si nostalgjiket e kohes se kuqe perdorin 5 Majin apo 29 Nentorin per te revokuar sa te mundin Diktatorin dhe Diktaturen.Nuk eshte rastesi qe ne sfondin e ceremonise qeveritare per nderimin e te reneve shfaqet e stermadhe foto e diktatorit.Nuk eshte e rastesishme as perulja e ministrit para fotos se lugatit Enver me 5 Maj.Nuk eshte e rastesishme as rreshtimi i femijeve ne varret e deshmoreve p[er te pozuar duke nderuar me grushtin lart.(Ketu maskarada i kalon kufinjte).Nuk eshte i rastesishem as grushti i ngritur i Majkos,as shallet e kuq ne qafat e Rames,Metes e Co.Ne nje kohe te tille kur Shqiperia synon Europen,nuk eshte asgje nga keto e rastesishme,por thjesht nje perpjekje per ta mbajtur Shqiperine sa me larg aspiratave te saj dhe sa me afer ideologjise komuniste.

Te kujtosh,nderosh apo te revokosh figuren e urryer te Enver Hoxhes,eshte njelloj si te futesh thiken ne plaget e atyre qe vuajten prej tij dhe ta rrotullosh fort.smiley

A u kerku doreheqja e Kryetarit te Bashkise se Permetit? Opozita ku?

Na kishte sha dy gishtat sot smiley

"dy gishtat e ndasise" i kishte qujt. kuptohet: perkunder grushtit te unitetit.

Ej po ky eshte dhe i derr rrenacaku, ia ka fut dhe atij punonjsit te shkarku. Ky vete eshte i pari ne ato resmet ne ate vend. Dhe sic doli ke Fevzo e kishte like kete foto. 

Sidoqofte fajet i ka ariusmiley

Pse ca deshe ti te lavderonte?smiley

Probleme te medhaja keto jo shaka! O duhet bere , prej ish partizaneve e komunisteve, gjith te majteve , sic duan ish ballistet dhe te tjeret ne pakice ...o ska !
Mirepo pluralizmi i ka zgjidh gjerat....!
Ai qe ka sha dy gishtat ka bo gabim ! Ai te kritikoj Zotin pse na ka dhon dhjet gishta kur mjaftonin dy e shumta tre! Reston te na e kish pas dhon tjeter gjo!

"Çdo gjë negative që ndodh sot në Shqipëri, origjinën e ka tek regjimi i Enver Hoxhës."

Ne rregull, bukur fort, u sqarum per te keqen. Tani ndonje sqarim edhe per te miren:

"Ku, ose ne cilin regjim, e ka origjinen çdo gje pozitive qe ndodh sot ne Shqiperi?

 

Ku, ose ne cilin regjim, e ka origjinen çdo gje pozitive qe ndodh sot ne Shqiperi?

Pozitivja ne Shqiperi e ka origjinen tek : ky cift

 

Rishfaqja e simboleve të diktaturës dhe nderimi i Enver Hoxhës nga zyrtarët e lartë në ditën e dëshmorëve ka shkaktuar debate të forta jo vetëm në qarqet politike. Të shqetësuar janë edhe diplomatët e huaj në vend.Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku po diskutohej mbi festimet e 5 Majit dhe shfaqjen e portretit të Enver Hoxhës në disa aktivitete të kësaj dite, gazetari Blendi Fevziu lexoi i autorizuar, një mesazh të ambasadorit amerikan Arvizu që shprehte shqetësimin për këtë çështje:”Rilindja e Enver Hoxhës nga qeveria Rama shqetësim për SHBA”

..ah..  din amerika e din se cfare moo**sh jane keta pinjollet e rilindjes po ska nga tja mbaje . Nga nje ane eshte  Ruci(te cilit ja kane ndalu me shku ne USA) dhe nga ana tjeter Braho kryetari i vullnetareve te enverit smiley  Imagjino dun ene ti pranojne ne Europe keta plehna..

 

Aman dhe ju, mafton një 5 Maj e 29 nëntor që të kaloni në revanshe politike. smiley

Bëhuani hallall dy ditë "nostalgjikëve", se janë thjesht grahmat  e fundit, dhe janë pa shpenzime. Një foto dhe një lapidar duan smiley

po pra po, njoni do "vetem" nji shall, tjetri thot hajt mo se vetem nji nderim i pafajshem kalamajsh, tjetri thot nuk e pash per zotin ate foton e enverit, POOOR po te largohesh pak dhe ta shohesh gjithe tablone ...nuk duket se po ndodhin gjonat kuturu.

mir me dal ne shesh nuk kena kyce, po te pakten ketu ku kemi mundesi "me hedh gurin..." po hidhe te shkreten se eshte vetem minimumi qe mund te besh. nga autoritarizmi nuk shpeton kerkush, por pak me vone nuk kursehet askush. 

gjermanët kanë filluar të harrojnë e nuk turpërohen më si dikur, vetëm në vitin e fundit janë shfaqur në televizione rreth 500 dokumentarë për jetën e Hitlerit, politikat e ndjekura prej tij, etj. etj.

Cfare tregon kjo ?

Qe po te mohosh holokaustin shko ke veni. 

Zyrtarisht mire e ke ti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).