Me votim është shkarkuar kreu i Këshillit të Qarkut të Korçës Landi Gusho dhe në vend të tij është zgjedhur Irena Nikaj, përfaqësuese e Partisë Socialiste. Ky votim erdhi pas ndryshimit të raporteve të anëtarëve të këtij Këshilli. Të majtët që ishin në minorancë kaluan në mazhorancë me 39 këshilltarë për shkak se 6 këshilltarë të Partisë Demokratike kaluan me Partinë Socialiste. Mes tyre edhe dy këshilltarët e Komunës Miras, të cilët më pas nuk morën pjesë në votim sepse deklaruan se janë kërcënuar me jetë. 

“Dy këshilltarëve u është bërë presion nga persona të ndryshëm. Ne gjendemi pranë tyre. Ata kanë marrë pjesë në mbledhjen që filloi Këshilli i Qarkut dhe në momentin që filloi votimi ata nuk janë kthyer. Na kanë bërë me dije që u është bërë presion dhe janë larguar. Ne kërkojmë nga organet kompetente që të hetojnë këtë situatë dhe të jënë në krah të personave në fjalë”, deklaroi kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu. 

Gjatë procesit të mbledhjes dhe votimit, deputeti Edmond Spaho deklaroi se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po vazhdojnë blerjen e votave. 

“Rasti i Qarkut Korçë është shkatërrim i themeleve të demokracisë pasi të zgjedhurit e një force politike kundërshtare blihen me mjetet që të ofron pushteti. Ai është provokacion i hapur ndaj opozitës dhe thyerje e rregullave të lojës në një vend demokratik nëpërmjet blerjes dhe trafikimit të votave”, deklaroi Spaho. 

Nga Partia Demokratike drejt Partisë Socialiste kaluan kreu i Komunës Moglicë, Afrim Beqiri, kreu i Komunës Qendër Leskovik, Dhori Bregu, këshilltaret Andon Hyska, Gavril Hyska dhe Alketa Zaçe.

Mes tyre është edhe kreu i Komunes Çlirim në Kolonjë, Arjan Dhimo, një nga zyrtarët vendorë të akuzuar direkt për dëmtim të pyjeve, pas një publikimi nga Top Channel se tre kryetarë komunash ishin edhe pronarë të pikave të sharrave që shfrytëzonin pyjet e Kolonjës, ata janë marrë nën hetim. Ata shfrytëzonin pyjet të cilat kishin në administrin si njësi vendore në konflikt të hapur interesi. Nën akuzë ishte edhe kreu i Komunës Çlirim Arjan Dhimo, që tani kaloi nga Partia Demokratike nën siglën e Partisë Socialiste. 

40 Komente

Parate e mafias se droges dhe krimit te organizuar blejne vota zgjedhesish, te zgjedhur dhe deputete : kjo ishte # Riformato-Rilindja

E gezofshi

Left, interviste 1 ore tek News 24 Bamiri i TKD-se. Iken votat e PD-se, parti e katert ne zgjedhjet lokale PD.

Po ben gabim tha PS-ja sepse po riciklon Berishen. E shef cer pritshmerie ka? Skifter i tha Berishes, dmth e komplimentoi dhe do qe ta fusi PS-ja mren a thu se jane budallenj ata. 

Dhe  ato keshilltaret e Mirasit jane nga nje fshat ku gjysma e fshtatit ka nga nje te arratisur ne kohe te Enverit ne Gerqi. Imagjino tani qe dhe ata jane kthy me PS-ne e kartelit te droges.smiley

Iku PD-ja Left, iku. 

 

Si ne rastin e Kac Islamit apo Kadeshit.

U hap merkatoja e veres.

Do jete bere shembull Koncita.smiley

Upupupupu sa turp ! Shumicen ne qarkun e korces na e paskan patur kriminelet e pd-se. 

e pra! pikërisht! unë spo e besoja kur e dëgjova. 

o berber, po tani qe kalun me ps-ne kto, ca ndodh, riciklohen? e thene ndryshe, u falen mekatet?

Ata te Mirasit, eshte nje fshat qe sinoret i ka me Greqine, jane me te zgjuar se Lefti sepse ndarja e re territoriale i le perjasht per jete. Keshtu qe thane po bejne ndonje pune per kete 1 vit kohe qe u ka ngel deri ne lokalet. smiley

Prit prit se si do shkoje kjo pune sidomos me ata qe i kane shanset zero me ligjin e ri. I la ne balte PD-na duke mos marre pjese ne reforme.

Ene kur e mendon qe nja aga pe Mirasi vendos per Korçen... smiley

Apo jo ACDC1 ?

Berber , nje lajm i hidhur, per mercenarin me kasolle ne Toronto! Derziun ate ce gjeti ! I vuan shum keto si dhimbje dhe ka per tu bere thirrjet e zakonshme te kukuvajkes, gjith ndrikullave si motra, qe te vajtojne ne kor!

smiley
ca te dogji tani mo shoku keshilltar i qeverise? ai njoftimi i brendshem yti per huane nga FMN per 100 meleone euro mo? Po ja qe jane 100 milione dollare nga banka boterore po vl, ashtu e leme, te te bejme qejfin.
Edhe here tjeter mos shkruaj libra pa mesuar shkrim e kendim se per ty e ka pas Kadareja ate llafin per shkrimtare pacavure. Ja nxorret namin ppu si blog analfabetesh, ti me xaken dhe dalipin

Mes tyre është edhe kreu i Komunes Çlirim në Kolonjë, Arjan Dhimo, një nga zyrtarët vendorë të akuzuar direkt për dëmtim të pyjeve, pas një publikimi nga Top Channel se tre kryetarë komunash ishin edhe pronarë të pikave të sharrave që shfrytëzonin pyjet e Kolonjës, ata janë marrë nën hetim. Ata shfrytëzonin pyjet të cilat kishin në administrin si njësi vendore në konflikt të hapur interesi. Nën akuzë ishte edhe kreu i Komunës Çlirim Arjan Dhimo, që tani kaloi nga Partia Demokratike nën siglën e Partisë Socialiste. 

Mire. Bravo*

*gomari, balta a dicka e tille.  

Kam pershtypjen qe do e hane; po te kishin kaluar me LSI do ja kishin hedhur.

LSI i zgjedh njerzit. Ka kritere te forta pranimi. Pastertia e figures eshte kryesori

Bobo, po i iken dhe 8-9 deputete me lsi-ne ketyre sic perflitet, e hongri dhe nishani

fol arvizu te lumte goja, fol e mbro te drejtat tona - kendohej sot ne rruget e kievit. shtate ne qase po ju shkon ruseve sot nga aleanca shba - shqiperi e rilindur

Kruje , kruje me Arvizune, pa javen tjeter eshte per interviste tek Qim Peka dhe e shef emrin si antiukrainas, si Avokat Altini pastaj. smiley

Alex-i e di qe une nuk jam celule antiamerikane smiley

 

Sa ta marrin vesh keta qe nuk jam kale , vaten hallatet e mija tha ljepuri.

Bujari e ka rradhen mbasi te mos dekretoje ligjin per reformen administrative. Deri atehere jane mbarru te gjitha pazaret. smiley

Mbase mund te ndihmojme ne uljen e avjonave rus, mbase.

Me mire ti ikin,keshtu qe ska me justifikime Rama,per te thene qe skam votat.

Po votat per te shkarkuar Nishanin i ka qe tani ai.

Me 2/3 e votave Nishani shkarkohet.Rama ka 85 te sigurta,pra mbi 2/3.

Perse nuk e shkarkon Nishanin?

Kam vene re qe LEFTI me flamur shqiptare eshte shume here me i zbutur se ai me flamur Francez.. Ka vetem nje shpjegim per kete; po sheh realitetin ne sy dhe faktet e shthurrjes se PD-s dhe fundi i garantuar i Saliut e kane me realist e te ndergjegjshem. 

Si po shkojne punet kafshet me te egra te PD-s do ngel xhibi dhe gjembi i peshkut.. smiley

 

 

 

...dhe fundi i garantuar i Saliut e kane me realist e te ndergjegjshem...

Cfare fundi?Saliu ka nja 10 muaj qe ka dhene doreheqje.Mos kujton se e drejton partine nga Facebook-u ?

... faktet e shthurrjes se PD-s...

Ne vitin 2006,pra 1 vit pas humbjes ne zgjedhjet e 2005-es,PS-ja ka qene ne nje gjendje me te keqe se PD-ja sot.

 

Ja po vijne te gjithe te fari qe ben drite. 

Po kush ben dashuri ne Kohen e Koleres ...Larg sa me Larg deri me varrosjen si emer te Koleres Shqiptare ...Berisha !

Sa ta kuptoje Lulja e Partise kete qe ngushellohet nga Filiz Teveqeli " Ka e ma keq or tie .Keshtu ka qene dhe PS -ja or tie " smiley ..do vije Koha qe te kerkohet nderrimi i emerit nga PD -hi Injoranteve dhe krimineleve , hajduteve e mashtruesve te Saliut ne ndonje te lloit " Forca Peter me Parti ne Itali dhe Kanada  "smiley

Kot nuk kenoi naimi:Lumja ti o korce o lule smiley

Eshte bere politika si merkato futbolli, me skedina, transferta, shitje blerje ndeshjesh, bojkote dhe bllokime...duhet qe kjo praktike te mbyllet njehere e mire, perndryshe gjithmone do te ngelemi llumi i europes!

Jeleku leviz nga fryn era.....

Albania -not for the faint of heart smiley

Shif ..Me kete lloj gjuhe dervishesh dhe te leshtesh ke nja dy vete qe vijne ketu .

Njeri vjen si president i Firmes Dy M  .Thote qe kam Blog te lire per te gjith adoleshentet dhe atje ka komenteper temen . smileyCapu njehere .

Ke dhe rrenjasiun . Ja keputni nja dy Histori me Kostandin e qe ne kohet e  lashta ..... e mos u harxho kot ketu   .

Per qejf tat .Rrofte Teto Ollga qe na i ben Lopka Kocet , tebdile si mender zotrote qe sa hedhin germat e para .Kjo me beri qe te mos ta vlersoja ate tenden ...babai i oidriso ...

Po sidoqofte Lugen e drurit mos e daj ! Po nuk pive llalle haje peshesh !

 

ajo ishte nje shaka oidriso se duket qe ti sje ne moshe per studime. mendoja qe thjesht do qeshje e do replikoje me shaka por u gabova

E po na jemi te vjeter dhe i dime ndryshe gjerat

Mirmengjes Hasan aga .Mos e ke pare ate Timin ?

Ce do tendin , ja ku ke timin

E mo ti Hasan Aga , si gjithnje me shaka

Me shaka me shaka po kam ...tere ato gra

po pershtatu pra me te rinjte. a jeni progresiste ju komunistet apo jo?

Sugjerim moderatoreve dhe admineve smiley (e kuptoj dilemen e veshtire ne te cilen ndodhen) Ne tema te vecanta si kjo, gjuha vulgare duhet te lejohet ne nje fare mase, paralelisht me moralin e vete lajmit 

PS: N q se diskutohet haleja duhet te permendet dhe m...i dhe ne fakt politka shqiptare eshte kthyer ne nje hale qe ska pastrues ne bote qe ta dizifektoje

Pajtohem dhe une , po te keshe shtuar Lufte shumestandrtshit . .Po benu shoke  kurse analfabetizmi . Benu me dije se pervec LefTKopese qe eshte me Master dhe nuk mund te Krahasohen smileyKetu te gjithe e kane mbaruar te mesmen .

Po ai me llambatina te djegura ka shkolle apo jep vetem provime per Dervish Teqeje smiley Per ty jane partite hale .Per shqiptaret JO .Ka pergjegjes ambientesh  si Berisha qe lejon te ndyhet kudo qe shkruhet Shqiperia , duke ndyre vete i PARi . Pas tij fton Kopene !

.Pastaj se si e ke ti tenden ....eshte tendja ! Te mbajte Jotja !

smiley

qeshni qeshni ju me flamunj te huaj se nuk ju vjen fatura e energjise sa rroga. mbrojeni partine e zËmrËs

Na korca nisin gjerat e mira.6 keshilltaret e kuptuan se ishin te genjyer nga armiku dhe u bene me partine.smiley

Epo kot s'thone "lumja ti moj Korce lule qe le pas shoqet e tua"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).