Ja si realizohet bashkimi me komunat në metropolin shqiptar

Qeveria i mbledh në një të vetme bastionet e demokratëve në metropolin shqiptar. Kur debati mes mazhorancës dhe opozitës është fokusuar në zgjerimin e Tiranës drejt Paskuqanit, me ndarjen e re, qeveria ka preferuar që kjo komunë të mos jetë pjesë e kryeqytetit, por të lidhet me Kamzën, një bastion i demokratëve. Prej kohësh bashkia, e drejtuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, po synon që Paskuqanin ta bëjë pjesë të Tiranës, e për këtë ka nisur projekti i zgjerimit të bulevardit të metropolit shqiptar. Edhe pse kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën, deputeti i PS-së, Bashkim Fino, gjatë fjalës së tij theksoi se “ndarja e re e propozuar nga qeveria nuk ka prapavijë politike”, nga një vështrim i shpejtë i hartave të propozuara dje nga ministri Çuçi, bie në sy ndarja e Tiranës me Kamzën. Konkretisht, në variantet: 3, 4 dhe 5, të propozuara nga qeveria, Bashkisë së Kamzës propozohet që t’i bashkohen edhe komunat e Paskuqanit dhe Zall-Herrit, ndërsa Tirana do të bashkojë të gjitha komunat e tjera aktuale, duke përfshirë edhe Bashkinë e Vorës dhe Komunën e Kasharit. Vetëm në variantin e pestë është parashikuar shkëputja e Vorës nga Tirana, së cilës i bashkohen edhe komunat Prezë dhe Bërxull. Kjo ndarje e re duket se do të përcaktojë edhe fatin e zgjedhjeve të ardhshme vendore të 2015-s, ku elektorati i majtë duket i përqendruar në fitoren e Bashkisë së Tiranës, ndërsa e djathta do të jetë e përqendruar në rikonfirmimin e saj në Kamzë.

Analiza

Në dy variantet e para, qeveria parashikon që Tirana të jetë e plotë, ku bashkisë së madhe t’i bashkohen Bashkia e Vorës dhe ajo e Kamzës, si dhe të gjitha komunat: Prezë, Petrelë, Farkë, Dajt, Bërzhitë, Kërrabë, Shën Gjergj, Vaqarr, Kashar, Bërxull, Pezë, Ndroq, Paskuqan, Zall-Herr, Zall-Bastar, Baldushk. Por, nisur nga densiteti i lartë i popullsisë ekzistuese në Qarkun aktual të Tiranës dhe që do të krijohet nga aplikimi i njërit prej këtyre dy varianteve, kjo ndarje e re e territorit të Tiranës shihet si e pamundur për t’u aplikuar me reformën e re që po ndërmerr qeveria. Gjithashtu, këto dy variante, nisur dhe nga fakti që dy variantet e para për ndarjen e territorit me 30 dhe 39 njësi të qeverisjes vendore në të gjithë vendin janë aplikuar më parë në Shqipëri, si dhe me ndryshimet e pësuara gjatë këtyre 20 viteve të fundit, duken si të pamundura për t’u aplikuar sërish. Kështu, ndarja e re që do të ketë Shqipëria pas kësaj reforme do t’i referohet njërës nga tri variantet e tjera me 47, 57 dhe 63 njësi vendore, ku Tirana dhe Kamza propozohen të ndara nga njëra-tjetra dhe në variantin e katërt e të pestë, ku qeveria propozon 57 dhe 63 njësi vendore, kemi dhe shkëputjen e Vorës nga Bashkia e Tiranës. Konkretisht, në variantin e tretë që parashikon krijimin e 47 njësive vendore, ku Tirana përbëhet nga: Bashkia Tiranë, Vorë dhe komunat: Prezë, Petrelë, Farkë, Dajt, Bërzhitë, Kërrabë, Shën Gjergj, Vaqarr, Kashar, Bërxull, Pezë, Ndroq, Zall-Bastar, Baldushk. Ndërsa Kamza përfshin Bashkinë Kamzë dhe komunat Paskuqan, Zall-Herr. Ndërsa në dy variantet e fundit, Tirana humbet nga përbërja e saj Bashkinë e Vorës dhe Komunën Prezë dhe Bërxull, ndërsa Kamza mbetet e pandryshuar. Kështu, si për cilindo nga variantet që do të përzgjidhet si fitues javën e ardhshme nga Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale, qeveria është kujdesur që të ruajë bastionet elektorale të majta dhe ato të djathta. Por, duke iu referuar rezultateve të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011, për Tiranën, në garën për Bashkinë e Tiranës diferenca pritet të përcaktohet nga votuesit e Komunës së Kasharit, komunë kjo ku PD-ja ka shënuar një rezultat të thellë kundrejt së majtës dhe që pritet të ngushtojë diferencat në Tiranë, ku e djathta në zgjedhjet 23 qershorit të vitit të kaluar humbi dhe në dy bastionet e saj, në njësinë nr.8 dhe nr.11.

Përfitimet nga reforma

Me reformën e re administrativo-territoriale, sa i përket Tiranës, qeveria thekson se do të bëjë të mundur reduktimin me 21 për qind të shpenzimeve administrative (personeli dhe operative) dhe uljen e këtyre shpenzimeve për frymë në masën 30 për qind, nga 8.2 mijë lekë të reja në 5.5 mijë lekë të reja në njësinë e re vendore. Sipas ekzekutivit, miradministrimi i burimeve do të sjellë shtim në masën 45 për qind të fondit për investime totale në pjesën më të madhe të njësive qendrore vendore, nga 1.697 milionë lekë të reja në 3.065 milionë lekë të reja. “Kuptohet që Tirana ka potencialin më të madh dhe prandaj ka një shifër kaq të madhe, ku kemi një rritje rreth 14 milionë dollarë vetëm për Tiranën nga kursimet”, u shpreh ministri për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi, në prezantimin e projekteve. Qeveria shprehet e bindur se me realizimin e kësaj reforme, buxheti i investimeve për frymë do të rritet nga 2.3 mijë lekë në 5.4 mijë lekë.

 

Varianti 1 dhe 2

Tirana: Bashkia Tiranë, Vorë, Kamzë, Komunat: Prezë, Petrelë, Farkë, Dajt, Bërzhitë, Kërrabë, Shën Gjergj, Vaqarr, Kashar, Bërxull, Pezë, Ndroq, Paskuqan, Zall-Herr, Zall-Bastar, Baldushk

 

Varianti 3

Tiranë - Bashkia Tiranë, Vorë, komunat: Prezë, Petrelë, Farkë, Dajt, Bërzhitë, Kërrabë, Shën Gjergj, Vaqarr, Kashar, Bërxull, Pezë, Ndroq, Zall-Bastar, Baldushk

Kamzë - Bashkia Kamzë, komunat Paskuqan, Zall-Herr

 

Varianti 4 dhe 5

Tiranë - Bashkia Tiranë, Komunat: Petrelë, Farkë, Dajt, Bërzhitë, Kërrabë, Shën Gjergj, Vaqarr, Kashar, Pezë, Ndroq, Zall-Bastar, Baldushk

Kamzë - Bashkia Kamzë, komunat: Paskuqan, Zall-Herr

Vorë - Bashkia Vorë, komunat: Prezë, Bërxull

 

Varianti i pestë

Karakteristika:

• Popullsia mesatare 44,446 banorë/njësi

• Sipërfaqja mesatare 449 km2/njësi

• Dendësia mesatare 1.929 banorë/km2

 

Krijohen 6 njësi të reja nga varianti me 57

 

1. Fushë-Arës (Fierzë, Blerim, Qafë-Mali, Iballë)

2. Klos (Xibër, Gurrë, Suç)

3. Belsh (Grekan, Kajan, Fierzë, Rasë)

4. Ura Vajgurore (Poshnje, Kutalli, Cukalat)

5. Konispol (Xarrë, Markat)

6. Libohovë (Lunxhëri, Odrie, Qendër-Libohovë, Zagorie, Antigone)

 

Gjithsej janë 63 bashki

Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fushë-Arës, Tropojë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Mat, Klos, Dibër, Bulqizë, Kurbin, Durrës, Shijak, Sukth, Krujë, Fushë-Krujë, Tiranë, Kamzë, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Elbasan, Cërrik, Belsh, Librazhd, Përrenjas, Lushnjë, Divjakë, Fier, Patos, Roskovec, Kuçovë, Berat, Ura-Vajgurore, Skrapar, Poliçan, Gramsh, Pogradec, Korçë, Maliq, Pustec, Devoll, Kolonjë, Vlorë, Selenicë, Himarë, Mallakastër, Sarandë, Livadhja, Konispol, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Libohovë, Dropull.

13 Komente

lajm idiot. jane pese variante te ndryshme, shume te ndryshme nga njera-tjetra dhe nga keto budallalleqet e shkruara ketu. nuk eshte vendosur per asgje, dhe te pesta jane ende hipoteza. 

Mundesisht ta bejne bashkine e Tiranes vetem te njesia 5 lol

Do ju kthej andej nga keni ardhur. Cit. eD.rama

si u bo kjo dreq pune per ne kamzalit...  tashti s'po e dime mo se nga jemi

Kamza nga Tirana nuk kanë ndonjë vijë të dukshme natyrore apo njerëzore që i ndan. T'i ndash këto në dy bashki, nuk është logjike. Ça do të sjellë nëse kemi këto dy bashki të mëdha, të ngjitura me njëra-tjetrën? Thjesht do ta zvarrisë në kohë problemin që këto dy bashki duhet të jenë në një njësi, pasi aktualisht janë të bashkuara. 

Vora p.sh. është goxha e veçuar nga Tirana, nëse nuk marrim autostradën Tiranë-Durrës dhe bizneset anash saj si vazhdim i Tiranës. Kurse Kamza është njësh me Tiranën. 

Dmth, ti thua qe kur te bashkohet durresi me tiranen e te mos kene vije te dukshme natyrore apo njerezore qe i ndan, te jene nje bashki e vetme?

Poshte Qeverija!

smiley

Fiqo, Von Gaal, si i thone gjermanet, u be edhe zyrtarsiht trajner i Man United..  thuhet se do marre Robben aty, sepse i pershtatet taktikes se tij te njohur me sulmuesa krahu..   nderkoh dje degjova qe me ardhjen e  Lewandovski te Bajern,  ka per tu larguar Mancukic..  

tashi ky Mancukic, ok.  mire ben qe iken se nuk ishte ndonje vlere e shtuar per Bajernin, por ben vaki qe iken edhe Robben,  them se i ben dem Bajernit, si thua ti..?

Bajernit Ngadhnjyes i kthehet Badshtuberi vitin tjeter smiley

Manzukiç vjen tek Juventus, s'e kuptoj Bayern qe hoqi dore prej tij, megjithate Pep duket se eshte fare kerrIç..

Robbenin vetem LSI-ja mund te na e mori smiley

Po Uren e Brarit a na e kane lone, te pakten ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).