Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla bëri të ditur se nga organi i akuzës janë nën hetim cështje të rëndësishme që nëse rezultojnë të suksesshme mund të kenë ndikim në të ardhmen e vendit. Deklarata u bë në takimin e organizuar sot për bashkëpunimin ndërinstitucional me Policinë, ku Prokurori i Përgjithëm, Adriatik Llalla, u shpreh se “sfida jonë e përbashkët është përballja me krimit. Kjo nuk është e lehtë, por jo e papërballueshme”.

"Takime si ky i sotmi janë shumë të rëndësishme për luftën kundër kriminalitetit në vend. Kemi në proces hetimi mjaft raste të rëndësishme, të cilat nëse do të rezultojnë të suksesshme mund të kenë ndikim të rëndësishme në ardhmen europiane të vendit.Ky bashkëpunim (prokurori-polici) është i shoqëruar edhe me raste konkrete suksesi. Janë vendosur përballë përgjegjësisë ligjore zyrtarë të niveleve të ndryshme, prokurorë, gjyqtarë, grupe apo struktura të ndryshme kriminale”, u shpreh kryeprokurori Llalla. 

Pas takimit Llalla u pyet nga gazetarët. Për një përfshirje të mundshme të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë në çështjet që po hetohen nga Prokuroria, Llalla u përgjigj se nuk mund të përmendi emra. “Nuk mund të flas me emra. Kemi disa çështje që janë në proces hetimi, ndaj pritet rezultati i tyre, "-deklaroi Llalla menjëherë pas mbylljes së takimit me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai theksoi se hetimet në lidhje me këtë cështje janë në vazhdim.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij në tryezën me ministrin Tahiri, Llalla përmendi edhe rezultatet e analizës per bashkepunimin e Prokurorisë dhe Policisë. “Ka rritje të efektivitetit, të shpejtësisë së veprimeve, cilësisë së referimit të veprës penale, mënyren e kërkimit dhe marrjes së provave, së bashku kemi arritur të realizojmë operacione të rëndësishmë, të cilat kanë pasur si objekt goditjen e strukturave të ndryshme kriminale”, shtoi Llalla. Ai foli edhe për problematikat e çdo dite. “Konstatojmë se problematikat e çdo dite eliminohen nëpërmjet respektimit rigoroz të ligjit”, tha Llalla. 

Prokurori i Përgjithshëm tha se “Prokuroria dhe Policia e Shtetit janë përfituesit të drejtpërdrejtë të disa prej projekteve evropiane dhe amerikane për forcimin e teknikave të hetimit. Falë tyre kemi formësuar disa elementë të cilat na afrojnë me standardet europiane”.

Kryeprokurori Adriatik Llalla garantoi mbështetje për strukturat policore në sfidën e përbashkët, përballja me krimin. Llalla theksoi se kjo nuk është një sfide e lehtë. 

“Prokuroria mbështet strukturat policore për të zbatuar me rigorozitet ligjin. Sfida jonë e përbashkët mbetet përballja me krimin. Nuk është një sfidë e lehtë, por plotësisht e përballueshme nga ne. Takime si ky i sotmi janë të rëndësishëm për të diskutuar mbi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat janë edhe prioritet për integrimin. E gjej me vend të vlerësoj disa aspekte të këtij bashkëpunimi. Së bashku kemi arritur të realizojmë operacione shumë të rëndësishme. Ka edhe problematika që punojmë dita-ditës t'i zbusim dhe eliminojmë”. 

60 Komente

puna e mbare shoku..

E hidhur por e vertete. Ky eshte debil 100 karatsh.Sa me shume vonohet zbythja e tij aq me keq per reformimin e sistemit te drejtesise. Kush e njeh nga afer le te ma kundershtoje. 

Prit dhe ti, me rradhe punet. Kemi Vishon ne shtator

Ububu mi none çpo kërcasin shkallët

mos u trem o bijo se jon dajallaret

uubu mi none çpo tunet shtepija

mos u trem o goce se osht shoqënija

Fiqo, paska oferta fantastike per pushimet e veres ne Divjake.

20% ulje n'mall per poezi qe rimojne me mushkonje/a.

Mushkonja eshte konceptu gabim qe ne konceptim.

Shushunjat do te duhesh per efekt maksimal.

Po nuk fluturojne se

Fluturimi ishte i Ikarusit smiley

S'osht e thone te jete russmiley

rusi i ka keq punet, do myllte edhe twiterin tashti, tamom vetizolim.

Ai foli edhe për problematikat e çdo dite. “Konstatojmë se problematikat e çdo dite eliminohen nëpërmjet respektimit rigoroz të ligjit”, tha Llalla. 

Historia ka per t'more per ket' llaf qe ke thone o  Llalle, historia ! 

ca u bo me zyren e antikorrupsionit ne kryeministri qe per te miren tone te perbashket dhe integrimin e vendit qarkullon me targa fallco dhe kercenon policine per shkak te detyres?

Jo sot. Sot strukturat e QKT jane te angazhume maksimalisht ne kerkim te Logos.

u gjet, albania go dutch

E me mire, konferenca mbaroi, edhe deklarata per shyp u be. Shplodhuni nashi se ju ra bretku tuj luftue krimbin e mushkonjat. 

çështje që nëse rezultojnë të suksesshme mund të ndikojnë në të ardhmen e vendit

Flitet qe Prokuroria mund te marre persiper hetimet qe kishte filluar Spartak Braho dhe Ermal Beqiri per komplotet mafioz-financiare te shekullit.

Tahiri nderkohe i ka derguar nje sms Dididit duke e urdheruar te gjeje Byrone Kombetare te Hetimit.

por i futi nje "nese", nese shoku xhib keto rezultojne te suksesshme, dhe ajo "nese" eshte llaf i madh per suksesin, sidomos kur lidhet me fjalen tjeter relativizuese "mund" te ndikojne te ardhmen.. 

1.  nese ata kryejne punen? - nese rezultojne te suksesshem? - nese -- dhe kush e ka ne dore kete "nese" dhe rezultatin e saj?  - ka nje thuajse "shtirje falli" ketu, ndoshta ndonje arixhofke do te na ndimonte se Llalla nuk po thote shume, perve se "nese" - si halla, apo "pa brire, je pasha" -

2. nese, cfare? pyetja pa pergjigje nuk eshte nese ka krim apo jo? ate e dime, nuk kemi nevoje ta konfirmoje organi i akuzes.. por organi i akuzes thote "nese rezultojne te sukseshme" - ceshtjet - qe jane ne hetim, pra ka nje probabilitet te suksesit te vleresuar si te panjohur nga prokuroria.. dhe ne nuk e dime se nga varet ky sukses -

a. nga merita e ceshtjes? (pra 1. ose ceshtja eshte pa merite, dmth. nuk mund ta ndryshoje shqiperine, se shqiperia nuk ka probleme te tila; 2. ose ceshtja ka merite, por prokuroret e humbasin ceshtjet per te tjera arsye, dhe shqiperi nuk mund te ndryshoje) 

b. nga aftesia e prokuroreve per te zgjidhur ceshtjen, apo nga pengesat e politikes per te mos e zgjidhur.. 

c. apo mos eshte thjeshte nje lajmerim-kercenim, qe kemi dosje, fshihuni se po ju numerojme?

 

duhet ta kete fjalen per ndonje deputet miliarder prane qeveriut, sidomos ata kokrra qe i kerkon Interpol me emrin e tyre te artit

Arben Imamin do zoti. Do e shese dhe vete djali i Sheqeres. smiley

Nje gjeneral ja perlane sot. Pra u arrestua nje gjeneral i nje ushtrie te NATO-s.

I papam Gjenerali, prishte ndertesat e ushtrise per skrap.

Me kujtoi ata ushtaret e Rusise ne Gjermani Lindore ne fundvitet `80 qe shiten nje tank te rende tek nje katnar gjerman per nje arke me vodka. smiley

...së bashku kemi arritur të realizojmë operacione të rëndësishmë, të cilat kanë pasur si objekt goditjen e strukturave të ndryshme kriminale” ...smiley

Nje pyetje nga salla per zotin Llalla A figuroni i martuar dhe nese po, a eshte bashkshortja nje biznesmene e njohur ? ... " administratore dhe ortake zoteruese e 100% te kapitalit ? ( GJ.GJ). Thank you.

Gjykata e Elbasanit mbron Gjin Gjonin, nuk e pezullon nga detyra. No shit. E di gjykata se c'bo. Gjiniushi duket qe ne fytyre qe osht i pafajshem. Si shpirt i vogel osht, qe iu bofsha kurban.

http://www.gazetaidea.com/gjykata-e-elba...

...ndersa ceshtja iu kalua per hetim Prokurorise se Elbasanit, organi i akuzes kerkoi pezullimin nga detyra te gjyqtareve te vene nen hetim, por koleget e tyre gjyqtare nuk e pranuan kerkesen. DAMN. 

 

ueee plako, sa duhet me e pas numrin e syve me e lexu kte? me kapi dhimbja kokes sa m'u hap faqja.

leje se e paska browseri. Me chrome del tamom

Llalla duhet heq dhe te hetohet vete njihere. Keto deklaratat "bombastike" jane sa per ti hedh hi syve Rames e Sajmos se populli eshte ngop 25 vjet me te tilla deklarata.

po jo mer, pse ca eshte Sajmja, naj student qe t'ja fusi Llalla?

shumica e robve e kane me te futme, vetem njishi puno me gjithe fuqine e zemres

ore, Sajmja mund t'jete njeri me halle dhe probleme familjare po sa t'kete cunat afer, nuk guxon me ja fut kush. Ta kesh te qarte ket! a s'e ke von re qe krimi nuk po gjen vrime ku me u fut? biles thuhet qe vete krimi po kerkon mbrojtje nga policia

Sajmjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,

buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,

trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,

që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë

dhe për at shërbim ka për të marrë do franga ndër çarçafë,

ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
 

E besoni apo jo, keta vetem bejne fiasko, deklerata boshe dhe kerkojne te gjejne ndonje koke turku, sepse duhen disa, sipas tradites tone te lavdishme komunisto-demoktratikase. 

E para, qe te kete ndikim ne te ardhmen e vendit, duhet qe lista e atyre qe do hetohen seriozisht te filloje me kokat kryetar dhe ish kryetar partish, ministra dhe ish ministra, deputet dhe ish deputet, biznesmen dhe ish kriminel, dhe lista bohet e gjate, sa nuk ka mundesi qe Prokuroria dhe ky Llalla te kete sukses. 

Nuk ma mbush mendjen, ketu do jemi, dhe asgje nuk ka per te ndryshuar.... as sivjet, as vitet qe do vijne. smiley

smiley

Edi Rama: Prokuroria jo angazhim serioz, s'kishte pergatitur asnje grafik per takimin me Tahirin.

Nderkohe ne fushen e promovimit turistik te Shqiperise, slogani i vitit 2014 është "Albania, Go your own way!".

Shqiperi, shif rrugen. 

 

Shqiperia, don't shave it

C'do mbjellesh do korresh.

Mbolle sali--do korresh rrumpalle.

Mbolle Llalle- ko korresh krim.

Mbolle Nishanlli/mustaqemi--do korresh debilllek.

 

Dëgjoja disa që flisnin një ditë në autobuz e thoshin se këtij i bie zali nga semundja e tokës për çdo muaj. U afrova t'u thosha se "...s'i kini turp që merrni nëpër gojë..", kur shoh se autobuzi ndaloi dhe ata zbritën në stacion.
 

Ky detaj ishte shume domethenes dhe i jep kuptim temes. smiley

Blushi ka nje ide gjeniale: Nese qeveria anekson Lazaratin si territor te Shqiperise, mushkonjat largohen vetvetiu.  

Pritet nje reagim i forte nga qeveria per te thene se kjo eshte e kote ngaqe kultivimi i paligjshem i droges eshte kryesisht ceshtje shpirterore, a state of mind, dhe se truri nuk luftohet me shtet por me Facebook.

Priten gjithashtu nje sere reagimesh kundra Prokurorise, perderisa ajo nuk ka dale akoma me deklaraten se kishim te benim me nje film artistik me regji te Saliut dhe skenar te Jozefines, nderkohe qe hetimet vazhdojne per te zbuluar grupin e efekteve speciale.

Mua me duket e panevojshme. Dihet boterisht qe ne Lazarat nuk prodhohet me hashash. Cfare po kapet eshte ai qe eshte prodhuar ne kohen e Berishes, fermeret po nxitojne te lirojne hambaret. Ne periudhen PER (Pas Eres se Rilindjes) nuk ka, kete e vertetoi vete drejtori i policise kur shkoi ne Lazarat.

Per planin e bujqesise si u be?

Vallaj nje aeroport ne Lazarat do bente shume pune per ...turizmin. I mbyllej goja dhe dynjase.

... e ardhmja vendit, .... ceshtje te rendesishme. Ul koken me lalle e futi hekrat gjin gjonve se kjo esht puna jote. Leja pordhet e mdhaja te tjereve.
 

Une propozoj 1 eskavator minimumi 300 kintalsh,te gjiri i lalzit e kisha shembe tana vilat qa kane ndertu pa i pyte hiq se kush jane ,se me pare mundit e djerset nuk jane ndertu.Ky kokrra e k..... nuk ka me ba shume rruge per me gjte se kush ka vjelle e vazhdon me vjelle,qa kerkon ky zotnija ,qa i mungon ktij mahhhhhh.mister shqiptar

Mos, paska dale nje version i ri (jo fallco si i pari) i vidios se Likes.  E ardhmja e atdheut qenka vertet ne rrezik. 

kshu si e bojne kto tu shajt njoni tjetrin 10 vjet pa cu asigjo ne prokurori ose pa bitis asigjo, e ka nji qellim. ky eshte presion qe i bohet popullit qe te rrije urte e te haje ate cape qe i hudhin. t'i thush popullit ky eshte mafjoz ai eshte mafjoz ky ka kaq lek e ka aq pare, ky te vret ai te pret, populli normal qe do stepet icik se popull i varfer eshte. s'kemi gjo ne vije smiley

"Qe nese rezultojne te suksesshme" smiley

aty m'rri! 

Te henen pritet te dale ne konference shtypi Gjenerlissem Imami .Thone se kur pa Dosje me Letra ne duart e gjeneral Gjokes kishte marre ne telefon babasqapin....

C'me ke thene kam bere .Kam vene firmat .Si do bejme ?

Nuk ka te dhena per vazhdimin e bisedes pasi  babasqapi i kishte bertitur sikur kishte Lulen e Partise perpara ! ....

Ku jane Demostruesit antikorrupsion ? Kam thene per dite ne shesh Lulash .E degjove kengen e lefTKopese me Gjembin ? Vuvuzeleria neper Bloqe cfare bejne ? Pse kot shkruaj muve nga "Na kem feisn e Bukit or tie "

LefTKopeeeeeeee  .....Po troket Fort Tahiri / Nga kabineti me i miri .. smiley

Fiqo, ato te oranews e kane mesu gjermanishten me korenspondece.

keta ketu thone per tete veta te arestuar, per te cilet vleresohet qe pergjate viteve te shkuara kane tregtuar 5.6t mariuhane.
 

o llalla ik pi ndonje tas me dhall tek rama nashti se berisha nuk te jep me Dhalle

E ndjeu i shkreti . Jo me kot e ngriti Zogorine dhe mbarsi  Xhupkuqen e nderuar zonjen LefTGope , qe te pjelle sa me shume kalamaj e te qajne ......Tahiri shoke Tahiri ...smiley

S'te shpeton as Dreqi babasqap .As nje Gram nuk ka per te mbete pa u kapur ., deria te te vine Kolumbianet te shtepia . Paret e Droges Babasqap ! Ti kemi dhene per DROGE !Enderron mbase e ndih fati gjen ndonje tjeter ..." E vru e vrau , e vrau fatos Nan-ja "

5.6 ton çdo dite kapen ne Evropë. Jo ne Shqiperi. Ne Evrope.

Qeverija komuniste e Tiranes, e mbyll nje sy, e mbyll nje xhep ose me keq akoma i jep nje dore.

Turp e faqja zes smiley

 

I lumte Qeverise se Tiranes per bashkepunimin dhe bashkeveprimin me Europen ne Goditjen e Krimit te Organizuar . Kete rradhe me Gjermanine smiley Tani Policia ka rene ne duar Specialistesh !

Me se fundi dhe Europa e Kuptoi se babai i krimit Berisha nuk mund te mbaje me "sekret " levizjet e Droges dhe Drogaxhijve .Nuk mund te organizoje me Komedi ne Parlament apo ne Popull nje sharlatan Hipokrit Narko -Trafikant si Berisha , me Trangull  si A Goxhaj e pijanece si Palo..ja

Kolumbianet po Trokasin . "Babasqap parate e Droges " 

Nje nga Prokuroret me ne ze te Botes ..Falkone konkludoi njje Mesim per mbare  Antikrimin   "Ne se doni te zbuloni krimin e Organizuar dhe Mafien i gjeni duke pare si Leviz paraja "

A mendon keshtu Musteqemiu i Presidences , Dordoleci politik , intacori nentoger Dub Nishani ? Vuvzeleria ka mejtim se njaj asht tuj mbrojt  Kushtetuten or tie dhe ...... ata qe e Vune smiley

"Po jo or tie se na nuk e japim Xhuken .Njajo asht kasaforta e Krimit te Berishajve "

 

Vetem Tahiri i ha keto mashtrime!

Po te ihte Heretiku do thoshte 

Keshtu e ka Bota Te ngrene pas te ngreni ! Tahiri ha te Llalles , Berisha do haje te Tahirit .

Institucioni i Akuzes, nuk supozon, por heton per te provuar akuza, per krime te projektuara, te realizuara apo dhe per ato qe kane rrjedhur nga mosveprimi i individeve, grupeve apo dhe individeve me imunitete.
Ne te gjithe kete veprimtari , qe ne se behet vertet korrekte, institucioni do t'i jepte autoritetin e duhur ligjishmerise.....totalisht te munguar ne kete cerek shekulli ..!

O llall koha e biros me mbledhje qe i bonin kastile per ti futen friken popullit se gjasme dhe armikut te fundit te partise dhe popullit i kishin renen ne gjurme ka hik njehere e pergjithmone ....dicka eshte shume e verte se je bo me verte bajat ....dhe po bi er shume te tharet ....er katnari gramshi smiley 

me vune sot per kuriozitet me e lexu fjale per fjale ate qe deklaroi krye prokurori:

"... mund te kene ndikim te rendesishme ne ardhmen europiane te vendit."

 pse i mahet goja ketij shokut? ose eshte tamam donje ndermarje e madhe ose po ben gjasme, si te gjithe paraardhesit e tij

Superoperacioni "Mushkonja", Tahiri shkarkon shefin e antidroges Sokol Selfollari vetem disa dite pasi Rama e ka dekoruar ate me medaljen Bravocuna dhe RiShtetLindje! 

P.S. Njeshi eshte i embel si qershia.

Sa shume here i kemi degjuar keto pralla. Prit gomar te mbije bar

Gjithe bota akuzat e Berishes per kryeministrin e vendit i quajne `lojra politike pa vend` me delikatese dhe nje kulture  te larte qe ne fakte perkthehen cmmenduri politike e opozites! Eshte nje ulje  madhe te akuzosh ne mes te europes, nje vend te Natos, kryeministrin e tij ! smiley Si ka mundesi te ndodh kjo? " Do jap dorheqjen- tha Rama  ne se vertetohet qe ceshtja e Divjakes ka lidhje me ate" 

http://www.youtube.com/watch?v=XQ2TsoiKtMk

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).