FIER - Tashmë hashashi i Lazaratit trafikohet me fuçi plastike që lidhen anash trageteve, drejt Italisë. Ky fakt konfirmohet nga burime konfidenciale brenda Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit. Pas hetimeve të shumta dhe informacioneve të grumbulluara, blutë e Fierit bëjnë të ditur se masat e marra prej Policisë së Shtetit për t'i prerë rrugët këtij trafiku kanë vënë në punë "mendjet e ndritura", të cilat kanë gjetur rrugë të reja për mbërritjen në destinacion të mallit. Sipas burimeve të informacionit mësohet se ngarkesat me hashash që nisen nga Lazarati drejt Vlorës përshkojnë itinerarin Lazarat-Gjirokastër-Tepelenë-Memaliaj-Fratar-Poçem-Vlorë e më pas lidhen nga jashtë trageteve apo anijeve për të udhëtuar drejt Italisë.
 
TRAFIKU 
Trafikantët e drogës tashmë kanë gjetur një metodë tjetër për nxjerrjen e mallit përtej detit. Megjithëse duket e pabesueshme, nga hetimet dhe përgjimet e policisë ka rezultuar se hashashi i Lazaratit del nga portet shqiptare dhe hyn në portet italiane nëpërmjet trageteve. Mësohet se pasi lënë Tepelenën, trafikuesit nuk ndjekin autostradën Levan-Vlorë, por nëpërmjet rrugës dytësore nga Poçemi mbërrijnë në Vlorë me automjete të larta si furgonë apo fuoristrada, për shkak edhe të amortizimit të këtij aksi. 

Ky segment rrugor nuk ka postblloqe policie. Malli më pas mbërrin në destinacionin e duhur në Vlorë dhe që aty shkon në Karaburun nëpërmjet gomoneve apo skafeve, ku grumbullohen ngarkesa të mëdha, 1 ton apo më shumë. Sipas burimeve nga dikasteri blu i Fierit, më pas hashashi futet në fuçi plastike me kapak hermetik. Fuçive nga jashtë u vendoset ngarkesë e rëndë për të mos qëndruar në sipërfaqen e ujit. Kur ngarkesa është gati, lidhet anash skafeve apo gomoneve dhe në orët e natës, duke shfrytëzuar errësirën, polumbarët shkojnë afër trageteve të udhëtarëve apo anijeve të tjera dhe u lidhet nga jashtë atyre duke e mbajtur nën vëzhgim derisa ato të nisen drejt Italisë. 

Fuçitë me drogë lidhen nga jashtë trageteve pa dijeninë e ekuipazhit (ose edhe me dijeninë e tyre). Kur trageti mbërrin në Itali, pritet nga një skaf apo gomone në distancë që të mos kuptohet e shikohet nga rojet bregdetare. Ngarkesa tërhiqet sërish gjatë natës nga pjesa e jashtme e tragetit nga palombarë të cilët e lidhin në skafe ose gomone dhe e transportojnë më tej në destinacion.
 
POLICIA 
Sipas bluve të Fierit, kjo është një metodë e re e trafikimit të hashashit drejt Italisë, që kryhet kryesisht në portin e Vlorës dhe shumë pak në Durrës. Nga ana tjetër, burimet e informacionit pohojnë se policia i ka dhënë herë pas here goditje trafikut të drogës, ka gjetur e sekuestruar sasi të mëdha hashashi në Karaburun, por asnjëherë nuk ka vërtetuar se si dërgohet drejt Italisë. 

Kjo metodë e re është zbuluar nga përgjimet, por edhe nëpërmjet personave të infiltruar në këto rrjete trafiku të lëndëve narkotike. Disa muaj më parë u sekuestrua një sasi e madhe hashashi, e cila ishte nisur nga Shqipëria drejt Italisë brenda një guri të madh të gërryer nga brenda dhe të mbushur me drogë. Guri disa tonësh ishte ngarkuar në maune dhe kishte destinacion një qytet italian, ku do të përdorej nga një firmë ndërtimi që pronar kishte një shqiptar.

44 Komente

Mirmenxhesni.

Qeverija Komuniste e Tiranes eshte me e korruptuara ne rajon. Mafja e kuqe po ben prokopi.

Por kur e dine se si trafikohet perse shteti nuk e ndalon.... smiley

 

Mendoj se eshte e udhes te vendosen blloqe lundruese betoni.

Jo, jo duhen kultivuar e pastaj hedhur ne det peshq apo dhe peshkaqener qe nuhasin dhe pelqejne si ushqim kanabisin. Ene masanej le ta provoje komandanti te notoje stil tangerliksi ne Dhermi se do e shqyejne te gjalle, pasi eshte droge i gjithi.

Kane lene perkohesisht mushkonjat (avionet) e kane kapur karkalecet (peshkarexha, anije, tragete). Eshte guardia di financa Itali qe i zbulon se po te jete per ne,ne jemi kthyer ne kartel droge e nuk kemi prova as per mushkonjat e as per karkalecat.

Plasi droga me tonelat e duhet punuar shpejt se iku viti pare i pushtetit. Rilindja nuk njeh droge me kilogram as me kuintal por vec me tonelate e na duhet se do ndertojme lungomaret smiley

Perkufizimi i shtetit ne Shqiperi:

Shteti eshte nje bashkesi te fortesh qe bon cfare i do qejfi; ku zakonisht fukarenjt e han sa krahu dhe mezi mbajn frymen gjalle

U deshen tet vite mu marr vesh kjo ?

Keshtu ka qene dhe keshtu do te jete, nuk ka ndryshu asigjo vlla. dhe kjo gjendje do jete sa kohe do bojm militantin majtas e djathtas.

Cana Beg Kryeziu kishte pas vetes do cuba, po ashtu edhe Bajram Beg Curri. Gjithe diten keta cubat bojshin lufte me njoni tjetrin,  ndersa dy Begat ne nje darke me "mish e me pite" bojshin llogarit: 

"Sa ushtar te vrava sot, o Beg?"

Ketu shoh militant qe ta japin ne lule te ballit per Berishen e Meten e Ramen, ama ata e han sa krahu ne rastin me te pare. Jane rrace e poshter o burri dheut keta qe kena ne krye, te shesin ne rastin ma te pare.

join us, my friend. We're self-called, te barazlargumit, aka ekui-distantet

Sherrin e zgjidhi dallkauku mbret se ...e vrau Heroin e Dragobise !Or John

Pak ronsi ka perfundimi, ata ja fusin edhe njoni tjetrit ne rastin me te pare. te kujtohet ajo fjalia tek 10 lekshi i kohes se xhaxhit? "I paguhen pruresit me te pare"

Medemek per pune paresh dhe ofiqesh nuk ka mik, kush pagun mo shume fiton!

Sa per punen e darkes ne Gjakove mes dy Beg-ave osht 100% e vertete, pa politik fare, as mojtas, as djathtas

 

Po mire, trafikohet ne fund te trageteve. Problem i madh! 

Shpikje te bukura dhe me sakrifice te modhe sepse policia eshte forcuar e po mban era shtet. Ta harojne trafikantet kohen e arte kur kriminel berishen kishin komandant. 

Korrupsioni luftohet vetem me korrupsion ... A te njef mu kush jam ti ? 

paska qene dhurate korrupsioni nga laci, cfare tmerri! 

Po, ky drejtori paska bere hatane...!

oh po kjo eshte metode e vjeter, e kena pa ne filma. Kur thone qe realiteti ja kalon fantazise...

Ore i jane qep Lazaratit! Lereni rehat, edhe nje industri qe kemi doni ta shkaterroni. Shume mire e kishte ai shefi policise, e vizitova tha, e s'pashe gje. 

Nga mushkonjat, filluan me vra sharks tani. Same story diff shit aka metode. U ben shume te parashikueshem tani, boring!!! lol

Do kete qene me syte lidhur ...

Nejse keto shkojne e vijne,e rendesishme eshte qe germadha e kampit ne Dhermi na mori te keqen

Fol o Vlora se ju ne Karaburun e keni vene Traun...ca ben keshtu ai deputeti juaj ? Ka hapur autostrade me Italine, se Pandi me grushtin perpjete donte te hapte tunnel smiley

S'di gje per cfare e ke fjalen po rrafshimi I germadhave me intereson sepse ma ben qendrimin me te bukur ditet qe jam aty. Pastaj traret ti vene ku te duan.

smiley Teme tamam per motra kjo. 

Spara shoh tv shqip, po kam nje app dhe nje ditez sesi e hapa per 5 min dhe cte shoh- ne parliament Rama i drejtohej Salise qe pelliste nga ana tjeter ( si nuk mesoi ky njeri te flasi qetesisht (?). Kshu e mbaj mend qe para 17-18 vjetesh kur jeshe atje. Nejse, long story short - muhabet mushkonjash po Benin. Kur te qerrohet mushkonja madhe ja plas Rama, medemek Salia ( ky zgerdhihej) ... gosh kisha vite pa pare tv shqip!  E mbylla, as 5 min. Ju qofshi si I degjoni perdite. 

Policia e Fierit i paska kalu gjithe pritshmerite qe kishim ne nga policia e rilindur, kane fillu me bo dhe skenare filmash smiley

Kadareja pershkroi konkurencen midis lundrave dhe urave, sot qenka lundra vs. kacatorre (mushkonja dmth)

Pse s'thoni ju qe Hollivudi smiley paska material te bollshem per filma smiley

Po kjo historia e fucive poshte tragetit ka shume vite qe dal neper filmat italiane me mafioz. Jemi mbrapa me kohen, duhen ide te reja...

Left me ...yyyyyyy ne fund dhe shndruar me ....iiiiiii ne fund , me duket se qenka rritur ne pergjegjesi tek PPU . Ca shenja dhe i kishte dhene me vervitjen panderprerje te Pampersave ne cdo Prurje .Po kjo ketu ku ben dhe shakak me karkaleca , mushkonja , pilivesa ..me deputete e Vlores e me the te thashe si Fucite Plastike ...çoç të jep të kuptosh me shume smiley Urime dhe suksese LefTKope !

Admini i nderuar me duket se do kete vendim te brendshem " Ndalohet perdorimi i LefTKopese per fushen e psikopatëve mendore .Te fshihet kushdo qe tenton ta trajtoje realisht sic eshte . Ajo ka Master dhe është me jetë të ndryshuar pas leximit të Idiotit    " smiley

Na falni të nderuar admin .Ca gjëra i kuptojmë me vonesë !

Lefti...e marove shkollen ne france mo? Je kthyer per te kontribuar ne atdhe?

Lajmi i fundit...u kap nje mushkonje e madhe ne divjake...fajin e ka saliu!!!

Kush e kishte radhen per te na rrujt ajrin, taljoni apo greku, te dime cilin te bejme lanet.

Shkumbin e siper italianet, poshte shkumbinit grekerit e pabese smiley

shih nashti kur te plasi ndonje traget me miell do i çahhen fuçit se goma s,mund me pas trageti ! hahaha

Po ne mos rrjedhin do pikojne mo Fiqo. Mirmjes.

Te lumte goja (ne kuptimin e mire).

Ashtu esht ne fakt, edhe shiu ashtu bjen pika pika dersa qull gjith dynjane.

se s´du me ju prish muhabetin ju te dyve smiley , po shiu imet lag budallenjt, ka thon nji plak ke Brryli.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).