Sot nisën luftimet pranë një qyteti nën kontrollin e rebelëve në Ukrainën lindore, ndërsa forcat ukrainase filluan një operacion ushtarak kundër separatistëve prorusë. Gjatë sulmit të sotëm në qytetin Slovyansk, forcat proruse rrëzuan dy helikopterë ukrainas duke vrarë dy pilotë. Pas luftimeve në rrethinat e Slovyanskut mes forcave pro-ruse dhe atyre ukrainase që shkaktuan tre të vdekur, banorët e qytetit ndërtuan sot barrikada të reja për të parandaluar hyrjen e trupave ushtarake të Ukrainës. Banorët përdorën objekte metalike dhe druri, si dhe goma automjetesh për të ndërtuar barrikadat në rrugët kryesore të Slovyanskut, prej shqetësimit se forcat speciale të policisë dhe njësitë e ushtrisë së Ukrainës mund t’i sulmonin.

“Jemi këtu për t’u siguruar që asnjë person i ushtrisë të mos hyjë në qytet. Jemi duke mbrojtur tokën tonë, fëmijët tanë,” - thotë një banore e Slovyanskut.

Slovyansku, që aktualisht është në duart e milicisë pro-ruse, është bërë qendra e kryengritjes. Ministri i Brendshëm Arsen Avakov tha në faqen e tij në Facebook se Ukraina kërkon që rebelët prorusë të lirojnë pengjet, të ulin armët, të largohen nga objektet që kanë konfiskuar dhe të rivendosin funksionimin e infrastrukturës lokale.

Ndërsa në Moskë, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin u shpreh se sulmi i sotëm i Ukrainës i dha një goditje të fundit marrëveshjes së brishtë të paqes që synonte uljen e tensioneve në krizën ukrainase. Zoti Putin kërkoi dje që Ukraina të tërheqë të gjithë personelit ushtarak nga rajoni i trazuar pranë kufirit rus. Ai e bëri kërkesën gjatë një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila ndodhet sot në Uashington.

Dje, Presidenti i përkohshëm i Ukrainës Oleksandr Turchynov nënshkroi një dekret për rikthimin në vend të shërbimit ushtarak të detyruar për t’u përballur me forcat proruse që kanë konfiskuar ndërtesa qeveritare në dhjetëra qytete rusisht-folëse të Ukrainës lindore.

Obama-Merkel, front i bashkuar kundër Rusisë

Presidenti Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel paraqitën një front të bashkuar kundër Rusisë sot duke paralajmëruar për sanksione të mëtejshme nëse Rusia nuk merr hapat e nevojshme për një zgjidhje diplomatike për situatën e Ukrainës. Dy udhëheqësit folën sot në Shtëpinë e Bardhë, vetëm pas ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vendosën një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë.

Presidenti Obama tha se nëse udhëheqja ruse vazhdon të destabilizojë Ukrainën Lindore, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të marrin me shpejtësi hapa të mëtejshme, përfshirë sanksione diplomatike dhe ekonomike.Kancelarja Merkel theksoi se as Shtetet e Bashkuara dhe as Gjermania nuk e duan një gjë të tillë, por ajo tha se në një skenar të tillë, kjo do ishte e pashmangshme. Ajo tha se varet  nga ruset se çfarë rruge do të ndiqet. Deri tani sanksionet e imponuara nga aleatët perëndimorë nuk duket të kenë pasur ndikim tek qëndrimi i Presidentit Vladimir Putin për Rusinë. Evropa po përpiqet të balancojë një qëndrim të prerë ndaj Rusisë lidhur me Ukrainën, pa dëmtuar interesat e saj ekonomike.

Me rëndimin e krizës në Ukrainë, zonja Merkel është ndoshta udhëheqësja evropiane që ka folur më shpesh me zotin Putin dhe për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara e shohin rolin e saj si kritik për të komunikuar me udhëheqësin rus.

147 Komente

eshte vene shume ngushte rusi, nje levizje e gabuar ne fillim dhe tani vuan pasojat e veteizolimit.

E po mjaft e be Ballkani fucia e barotit per dy luftra.Mirepo duke cingrisur si shume rusin, kam frike se po e bejne si ai i zoti shpise qe cingrisi gruan me mashen e sapo nxjerre prej prushit, kur e shkreta grua shalehapur e pa ato qe coku i mbulojne , "plackat" po shtronte per te pire e muhabet miqsh, per shtate pale qejfe..
-mos more mik se do ta besh me keq - i foli musafiri.
Po masha skuqur prej zjarri, preku zonjen afer venit " te lig" dhe ajo derzeza u hodh perpjete.E ne ate tronditje te thelle i shpetoi...nje goxha e madhe!
- Te thashe qe do ta beje me keq - foli mysafiri dhe u ngrit e iku.Se u p...i tere muhabet!
Dhe ky muhabeti qe ngrihet Obama ..nga ana e anes e cingris me mashen e skuqur ne sinor rusin, mos e beje ..." me keq"...?

amerikanet kane hyrje ne rrjetin e telefonise se rusise dhe kjo eshte nje nga arsyet pse tashme jane gjithmone nje hap perpara rusit. e kane mberthyer keq

Rusia qeka nje " tiger prej letre ..." - po thoni Ju ? Bota qoka rahat fare !

Rusia duhet t'i beje paret e naftes arme e lufte, perndryshe do pjese ne tave. 

Ne televizionet amerikane komentohet gjeresisht epersia strategjike dhe diplomatike e administrates ne kete konflikt ne rajon, madje shpjegohet se ky konflikt do sjelle shume shpejt nje fuqizim te ndikimit amerikan ne Evrope ne teresi.

Mbi 40 te vrare sonte. smiley

14 shtete ju versulen dhe nuk e thyen dot.Tani , 28 edhe mundet,.............................

por ogurmbare ky nxitim amerikan , per te rregulluar tualetin e vet, ne raportet me evropianet, .....nuk vjen ere borziloku.E shumta i afrohet aromes ...rigonit !Ketu do jemi ! ....ne na lashte kjo situate te ...jemi !
Ajo qe do paguaje harac te madh, me lojen qe i ka rezervuar vehtes , te behet loder, do te jete Ukraina! Ekuilibri botror ka si vektor levizes ...drejt kaosit te rregullit botror njesistemsh.Une parashikoj situata dramatike , ne se ndersehen edhe me tej derbederet ukrainas.. duke vrare edhe 40 ruse te tjere..!

Per Ukrainen flet qe ju vursulen 14 shtete?

Jo more muhamet jo se une them qe e kam lexuar historine.
Mesoje me kete rast ..se ju versule Rusise ..!

Oh pyeta, se nga ckam lexuar tek lajmet, ishte Ukraina ajo qe humbi nje pjese se territorit te saj, e eshte ne Ukraine ku rremujat po ndodhin. Pra, ne rast se eshte nje vend i cili sulmohet tani, ai vend eshte Ukraina.

me sakte (ose me demokrativisht) eshte, ushtria ukrainase sulmon popullin e saj. se asnje force e huaj deri tani, nuk e ka sulmuar. 

Qe te sulmohet nje vend, me pare duhet te jete nje vend, por Ukraina nuk eshte nje vend dhe s'ka se si te jete nje vend, sepse eshte, si shumica e vendeve te botes "nje byth vend", nje shprehje gjeografike me te cilen tallin koqet politikanet dhe komplotistet. Edhe shkollaret qe me teper lexojne dhe llafosin lla-lla-lla (deri kur dalin ne pension), se sa ndjejne dhe jetojne.

 

ne fakt eshte vend, se ndryshe nuk do kish fare emertim. po eshte vend multi etnik.  

ajo qe ndodh atje deri tani, eshte ajo qe ndodhi ne serbi, kur ushtria e serbise sulmoi krahinen autonome te kosoves, pra nje pjese tjeter te saj ku banonte popullsi me prejardhje tjeter. 

ose sikur ushtria e sotme e shtetit shqiptar te sulmonte himaren. 

ne fakt eshte vend, se ndryshe nuk do kish fare emertim. po eshte vend multi etnik.

O bashkevendes Profili tem, kendej nga Italia ka nje shprehje te forte per te thene "ik pirdhu": Va' a quel paese (shko ne WC, thene me delikatese), dmth neqoftese banon ne ndonje superfuqi, te thone: Va' a quel' paese di meno 100 milioni di abitanti, per t'i bere mutin siper.

 

muhamet, mos bej gabime te tilla ! Se jep pershtypjen qe nuk ... je tifoz footbolli! Sulmi nis kur tenton vijen e mbrojtjes .Dhe pa lexo ca thote heretiku! Mbahet ai tani me brezin qe i leshove !
heretiku nuk thote " qe nuk eshte vend" Eshte thote ai por nje b...vend dhe kjo nuk tregon se ai e mohon si vend...
Une, duke qene komplet dakort me heretikun parashikoj qe aI... b..vend qe sulmon nje pjese " te faqeve " ka per ta pesuar shume e shume keq.Ka per tu bere i gjithi nje vend.....sic thote heretiku.Ka per... ti dale llafi !

asnje gje nuk do pesoje. e shumta do humbe te gjitha pjeset ku shumica e popullsise eshte ruse. (po keto te humbura i kishte prej kohesh, si une tokat e gjyshit qe banoheshin nga te tjere) 

dmth per mendimin tim atje nga lufta do te dalin te fituar te gjitha palet, se do ta ndajne shapin nga sheqeri, te pakten per momentin. 

po te kishin mend, keto gjera ose konflikte i zgjidhnin demokrativisht, dmth me REFERENDUM popullor, pa e çuar vendin ne lufte civile. rusia nuk ishte per prishjen dhe as ndarjen e Ukraines, sikur te gjithe njerzit atje binin dakort te krijonin nje federate.

ashtu siç jane plot vende te botes, gjermania, usa, vete rusia, etj.

Krahasimi I Kosoves me Ukrainen qe behet nga kosmopolitet te tipit profili im jane qesharake.

Nga sa shohim te armatosurit jane filoruset dhe ata kane arme dhe po pushtojne nderresat qeveritare.

Ne Kosove shqiptaret skishin arme dhe po perziheshin nga shtepite.Perendimi po I kerkonte Milloshevicit ti kthente autonomine e vitit 1989 ne Kosove.

te gjitha rajonet ruse ne Ukraine kane qene dhe jane autonome me shkalle ku e ku me te larte se autonomia e Kosoves.

Krahasimi me Kosoven eshte qesharak.

po UÇK (ushtria çlirimtare e kosoves) ça ishte ?

Gjynof populli shkret qe do vritet, por me kete rast behet mire ti japin nje dru Putinit dhe ta dobesojne sa me shume Rusine shoviniste. Sa nuk eshte vone, forcat e NATO-s te futen ne Ukraine. Poshe Rusia, rrofte Ukraina.

Kuazi, ne kete konflikt kam mendimin se duhet te mbajme ekuidistance.Kjo eshte nje lufte e organizuar per kredite dhe do te perfundoje ne demin e Ukraines dhe te Evropes.Amerika, me kete rat do shtyje evropianet per te rritur arsenalin ushtarak....duke porositur e blere tek korparatat amerikane, " per tu mbrojtur" nga gogoli rus.!Njekohesisht rrit kreditet amarikane ta rena shume, mes opinioneve intelektuale e politikberese po evropiane.Vizita e Merkelit tek Obama them se synoi tek rritja e rolit gjerman, ne zbatimin e projektit amerikan te inskenuar me veglat mafioze ne Kiev.
Rusia ishte e detyruar te reagonte dhe sa shof po luan holle per ta bere deri diku te deshtuar lojen aerikane .
Nje gje eshte e qarte sot.Qe ne Evropen e sotme ...nuk ka figura politike te spikatura .Institucionet amerikane i kane peshuar mjaft mire dhe po i perdorin...Gjith puna eshte se si do te funksiononojne pa tendosje linjat e nendheshme amerikano - ruse ..Te shofim !

Grave, une nuk kam informacion qe te futem aq thelle sa hamendeson ti, por une pashe qe populli ukrainas (qytetaret) protestuan pamposhterisht ne mes te te ftohtit (-20 deri ne -30 grade) per te rezuar qeverine e nje presidenti te korruptuar ne maksimum dhe njekohesisht vegel qorre e Putinit. E ne vend qe pas kesaj Ukraina te merte vehten dhe te fillonte stabilizimin politik na u shfaq Krimea qe si me magji ju shkeput perfundismisht Ukraines. E si te mos mjaftonte kjo, grupe paramilitare te organizuara pro ruse po kekrkojne te copetojne edhe pjeset e tjera lindore te ketij shteti. Ti thua se nuk ka dore rusi ne tere keto trazira? Sigurisht qe ka, mirpo nuk eshte me ajo e dikurshmja dhe me nje bllokim ekonomik te forte nese do zbatohet nga Europa dhe Amerika do ti bien shume shpejt petet lakrorit. Per mua Rusia tashme eshte si gjeli detit qe fryhet, por me problemet sociale qe ka perbrenda nuk do te mund dot te kunderveproje gjate. Dhe me kete rast dobesohet akoma me shume duke hequr perfundimisht dhe ate dominance qe ka ne disa zona te Eurpes dhe azise juglindore. Europa duhet te behet nje konfederate e madhe dhe Amerika po e mbeshtet, keshtu i kuptoj une ngjarjet e tanishme.

........Grave, une nuk kam informacion qe te futem aq thelle sa hamendeson ti, por une pashe qe populli ukrainas (qytetaret) protestuan pamposhterisht ne mes te te ftohtit (-20 deri ne -30 grade) per te rezuar qeverine e nje presidenti te korruptuar ne maksimum dhe njekohesisht vegel qorre e Putinit...........

kete qe ke pare tashti kuazo, duhej ta kishe pare edhe me perpara, pranvera arabe, Libia, Iraku, Afganistani etj, etj, jane shembuj te qarte se, jo pas nje dimri vjen behari..... jo,  se ka dava Janina... ne asnje vend ku ka pasur revolta per te rrezuar medemek regjime "tiranike", me pas ka ardhur perseri nje "dimer" akoma me i keq, dimri i mbijjeteses nga anarrshia e nga mungesa e shhtetit... Njesoj si post'90 ketu tek ne, qe ne emer te antikomunizmitt i vume kasmen edhe vreshtave edhe fabrikave dhe uzinave.... perfundimi.... ja ku jemi.... e ja ku jane.... Kjo vlen edhe per Ukrainen.... jane te tjera forca ato qe luajne me fatet e popujve... qe perfitojne nga naiviteti i turmave...

Sakte miku im , shum sakte.Ja prite kur ne vendet e B.Evropiante rritet armatimi ....! Ukrainasit e kane " ...pas qypi "!
Aldo Bumci, " tejet i shqetesuar " na haberisi se paskemi thyer embargon ndaj iranit..." Pas ballonave ...!

ky eshte fati i shteteve jo-kombetare!  shtetet shumekombeshe jane krijesa artificiale dhe te perkohshme.   prandaj evropianet e zgjuar kane shtete kombetare per veten e tyre.  modelin shumekombesh e kane per afriken dhe debilet e tjere ku fatkeqesisht duam te futemi edhe ne me deshire,megjithese jemi shtet kombetar.  duke mos patur kombesi te tjera perpiqemi te krijojme principata  krahinore.  te tjeret kane derra e dosa brenda dhe perseri shfaqen si shtete unike,ndersa kokcepat shqiptare duan per cdo fshat nga nje kombesi!

Shqiptaro, ja ke fut kot, po kot fare... Asnje shtet ne Evrope, nuk eshte etnikisht i paster....qe nga Gjermania e Angllia e deri tek Spanja, Polonia e Austria me Zvicren.... PO nuk eshte shumkobesia, por te tjera interesa, te cilat duan dhe kerkojne destabilizime te gjera, me qellim qe te kene perfitime po aq te gjera... i thone gjeopolitike or tungjatejeta....

o skiptar, eshte MIREQENIA qe i mban shtetet ne kembe. asgje tjeter.

pa mireqie ziesh e ndahesh me vllain tend, jo me me bashkefshtarin apo bashkeshtetasin, qe fillojne e te duken te huaj edhe po te jene me puro nga ti.

ukraina ishte shtet i mbytur ne borxhe, qe gazin per ngrohje ka disa vite qe nuk ja paguan rusit. prandja ai presidenti desh ta kthente nga rusia, qe te kishin te pakten mundesi te ngrofeshin ne dimer, se pa ngrohje atje vdes me shpejt se nga pa bukesia. 

po kurvat dhe kurvaret demokrato-perendimore kujtojne se do t'i mbaje europa me buke dhe ngrohje. nuk dine gjuhe te huaj, te lexojne (neper forumet e botes) qe europianet nuk duan t'i shohin me sy, jo me t'i kene prane.

po ashtu dhe ne trimave qe duam te futemi ne europe. po u futem ne europe do na doje greku me shume se sot, qe po ia fut shkopin e gomes ne sume, atyre shqiptareve qe i bien ne dore ?

po atij qe i ka vdek DINJITETI (prej mungese se trurit kryesisht) çfare t'i thuash.

ps; shih berberin, komunist dhe pro-amerikan (nuk ka meter me ja mat drejtqendrimin e trunit) dhe ke pa gjith shqiptaret.

jane shtete me pakica te vogla keto qe thua ti.  cfare ka ne gjermani  vec gjermaneve?po ne poloni apo angli?  ne spanje basket jane nje pakice e vogel ,por po shtypen me force.

eshte FEDERATE mor trangull, gjermania. pse e kane bere federate si mendon ti ?

ne france ka 100 vjet, frengjishten nuk e dinim keto krahinat e saj, se flisnin njerzit gjuherat e tyre. ne itali po ashtu, milanezi nuk kuptohet me napolitanin po te flasin ne dialekt. e ne spanje po njesoj, katalanet (barcelona) kerkojne te ndahen se jane me te pasur nga te tjeret, basket s'kane lidhje fare se jane popull tjeter. ne angli, skocezet kerkojne te ndahen, uellsi, dhe irlanda e veriut jane rob te tjere me anglezet. etj, etj.

mireqenia i mban ne kembe te gjitha shtetet. po s'paten buke apo kokakola ose korrent, te gjitha shperthejne. si ne mesjete (qytet-shtete) behet prap.

Mos me bej qe te te bej historine politike tashti... Nje nga konfliktet me te egra ne evrope, ka qene ai franko gjerman per Alcas.Lorenen, per te cilen jane bere edhe dy luftra boterore, dhe sot e kesaj dite nuk eshte zgjidhur, por mbahet pezulll, gjermania ka teritore dhe minoritete polaake dhe anasjellltas, Anglezet ... po si harrove problemet me Irlanden e Veriut, po Skocezet qe tashti kerkojne pavaresine...??? nejse, se nuk po vazhdoj me... Ti thua te vogla Po pse Krimeaa sa ishte...??? 2 milion banore ne nje popullsi prej 50 milionesh... pako gje....

puna eshte se ajo alzasa dhe lorena ka zgjedh vete me jetu me francen, me referendum (nga 1800 e ca). sepse ju leverdiste me shume. ne ate kohe franca ishte me i pasur si vend (normal jane qyteteruar shume me heret nga gjermanet). 

edhe sot keto krahina jane te favorizuara nga franca, megjithese ketu republika eshte e pandashme, nuk ka federatizem. psh kompensimin shendetsor (po u semure) ne Alsace e kane 95 % (nuk kane nevoje fare per te pasur Mutuelle, kompensim shendetsor privat), ndersa ne Paris as 70% nuk te rembursojne te sherbimit mjeksor apo ilaçeve.

Nese ka nje mesim per ne shqipot eshte se NATja apo BEu s'jane garanci prej hekri, qofte dhe per pune kufinjsh. Dhe i zoti duhet te kujdeset per gomarin e vet.  

s'eshte ukraina ne Nato. bile pjesa ruse e ukraines nuk e donte europen pikerisht se do ta fuste ne nato, dhe kjo do t'ja bente mbrojten te pamundur ose te veshtire prej vllaut rus ne rast agresioni nga pjesa tjeter. kjo qe ndodhi sot.

ndersa ukrainasit megjithese e dine qe kane diferenca (gjuhe, perkatsie etnike apo feje) duan ta çojne te gjithe ne europe, edhe pjesen ruse. nuk duan me bere leshime tokash, si ne me serbin ne kosove me mitrovicen, ose si palestinezet me izraelitet sa i perket ndarjes se jeruzalemit. 

gjithe kleçka e ketyre konflikteve eshte toka, qe s'duan ta lene ata qe praktikisht e kane te humbur, prej ndryshimit te popullates. s'ka çfare me i bo kur nje popull edhe pse minoritet rriten ne numer me shpejt nga ty. ai ta merr token, pune kohe eshte pastaj edhe pse per momentin t'i mund te dukesh ose jesh me i forte ne gjendje.

Game over per Ukrainen... E shkaperdhyn edhe nje vend neoconet e PNAC dhe tashme po vijne verdalle se si te dalin nga ky lemsh qe gatuan. USAID dhe Open Society duhet te ndalohen me ligj ne cdo vend te globit!

Neoconet edhe ketu? smiley
Ka nja 6-7 vjet qe USA e udheheqin demokratet,apo ata nuk quhen?

Nuland o derbardhe ceshte? e shoqja e Kagan, arkitektin te platformes se neoconeve ,PNAC.

Ky eshte pa dyshim nje sukses i administrates se tanishme qe nepermjet diplomacise dhe strategjise se sanksioneve po mer frytet nepermjet perhapjes se demokracise ne kufinjte e nje vendi pothuajse totalitar. 

Lufta civile shtes suksesi i diplomacise? si "ai" suksesi i Irakut? Afganistanit? Egjiptit? Libise? Sirise? . Nq se destabilizimin ti e sheh si skuses, atehere jemi ne linja krejt te kunderta

Cnn, huffpost, msnbc etj,komentojne per sukseset e njepasnjeshme te administrates se sotme si ne kete konflikt ashtu dhe ne ngjarjet dhe zhvillimet ne afriken veriore dhe lindje te mesme. Dhe kane te drejte ne analizen e tyre.

Realiteti eshte krejt ndyshe (jo i pare nga propaganda bajate e Huffington) , bile shume media amerikane sot po e kritikojne ashper politikat e jashtme te Obames, pikerisht acarimet e fundit me Rusine. Rasti i Ukraines eshte deshtimi i radhes i politikes se jashtme te SHBAve te cilin e ka futur DASH ne nje nga situatat me te veshtira qe prej krizes se raketave me Kuben, derisa sa vete Kerry doli dhe akuzonte Evropjanet per krizen me Ruset.

Shih se cthote Kerry ..e heq nga suma e vet dhe ju a hedh Evropjaneve topin ne fushe

The Europeans share some of the blame for exacerbating the tensions inside Ukraine late last year, according to Kerry’s version of events.

“Some folks in Europe made mistakes, the association agreement became too much of an East-West tug of war. It shouldn’t have been,” Kerry said.

Nderkohe Obama (i cili eshte shendrruar si Don Kishoti) kercenon kinezet ne viziten e fundit ne Azi nderkohe vjen dhe pergjigja e Kines. Ne kete kohe SHBA nuk ka luks te krijoje shume armiq, dhe per me teper si nje armik si Kina..Nderkohe qe komedia e sanksjoneve vazhdon dhe vete mediat perendimore tallen me efektivitetin e tyre smiley . Nje element tjeter interesant eshte mbeshtetja e Ruseve nga Izraeli , aleati tradicjonal i SHBAve (gje qe u ve re dhe votimin e OKB)

Perfundimi Merkel ja beri te qarte Obames se germania dhe BE nuk kane oreksin e sanksjoneve serioze me Rusine. 

Mbaje mend se... pranvera dhe vera eshte e shkurter ne Ukraine dhe dimri po vjen..po ashtu po vijne dhe masat shternguese te FMNse qe do tju a bejne ukrainasve jeten ferr  smiley

Sa per sukses ne Afriken e veriut besoj se askush nuk beson se ka pasur ndonje sukses(pervec te indoktrinuarve dhe trushpelareve), vetem regres, radikalizem,vrasje, shkatterrim varferi..Shembulli me i paster e ka emrin Egjipt (nje prej tupreve te radhes administrates se Obames).me mijera protestues te opozites jane denuar me vdekje kohet e fundit

PS: Edhe Dumbaya me 20 IQ nuk arrinti ta shparrtallonte kaq keq politiken e jashtme te SHBAve 

PS: Edhe Dumbaya me 20 IQ nuk arrinti ta shparrtallonte kaq keq politiken e jashtme te SHBAve

Pse nuk i zgjidhin vete keta "mencmit europiane" krizat ne oborrin e tyre po presin SHBA te vijne to clean up their mess?Ne vitet 90 ne ballkan europianet e mencem bene sehir kur 200000 boshnjake u vrane derisa nderhyne amerikanet me" low IQ" qe vune paqen.Rusia si tha John Mcain nuk eshte asgje tjeter vecse nje stacion benzine e sunduar nga oligarket te cilet po blejne heshtjen e popullit me prosperitetin e krijuar nga cmimi i larte i naftes.Sapo te bjere cmimi i naftes , rusia ka per tu zbythur .mos te harrojme se kane gjithe ato republika islamike ne oborrin e prapsem qe vetem sebep e pak instigation  duan e te hapin nje front te dyte.

Ne fakt kjo kriza e Ukraines ju atribohuet pjeserisht Ruseve dhe Evropjaneve por barra me e madhe i bie Amerikaneve me pucin e inskenuar dhe 5 miljarde dollare te investuara per destabilizimin e Ukraines. Shume interesante eshte ajo logoja e Chervon ne sfond te Fuckland, nderkohe qe planifikonte destabilizimin e radhes ne Ukraine. Yatz-i, ciraku i Sorros ishte planifikuar te vendosej qe para se te beheshin protestat dhe po ashtu ishte planifikuar tju jepeshin te gjitha asetet me vlere te Ukraines "vellezerve" Amerikane. Thuhet qe edhe nja 33-40 tone rezerva ari rezerva  te bankes se Ukraines u nisen per ne New York  si kolateral borxhesh smiley

Art - cfare zgjidhje afron ti per ate qe beri Rusia me Ukrainen, se me sa te lexoj, cfare eshte bere deri tani nga Europa dhe Amerika te ka degustuar shume?

Nje pakt katerpalesh SHBA,Rusi,Ukraine,BE. Sigurim i Rusise se Ukraina do te kete status neutral kundrejt NATOs (si puna e Finlandes). Federalizim i Ukraines si puna e Zvicres. Ukraina te mos detyrohet te zgjedhe ne menyre ultimatume midis Rusise dhe BEse(sic u be) por te lejohet te kete lidhje me te dy fuqite dhe te jete nje ure midis tyre. Problemi themelor eshte se Ruset nuk ulen ne tavoline me keta Maidanistet e caktuar nga DASH (lere pastaj qe nje pjese e mire e tyre jane neonaziste te hapur)..jo se ruset jane me te mire mos me keqkupto por tashme e kane gjetur delen e zeze. Une me sa po e kuptoj SHBAse i interson ky konflikt qe te trembe ca Evropen dhe ta shkepuse nga energjia Ruse dhe te bleje LNG me cmim trefish made in USA

" ..... Une me sa po e kuptoj SHBAse i interson ky konflikt qe te trembe ca Evropen dhe ta shkepuse nga energjia Ruse dhe te bleje LNG me cmim trefish made in USA.... " 

 

Me qarte ketu Art-o, ç'eshte kjo LNG, dhe ç'lidhje ka me energjine kur jane disa lidhje per gazin dhe te tjera jane ne zbatim. 

Gazi i lengshem Pjero, amerikani kete e shet trefish andej nga Azia (por nuk ka aq kerkesa sa duhet) dhe po perpiqet te trembe Evroipen me gogolin Rus ne menyre qe te fuse thelle doren ne xhep dhe paguaje vellezerit e Atlantikut "per sigurine energjitike"

Po sikur i thone LPG dhe SNG, ketyre dy gazeve o Arto. 

Nuk e di ne alla fregnshe Pjero por ne gjuhen nderkombetare, anglisht eshte shkurtimi i "Liquefied Natural Gas"

Art-o, e vertete kjo puna e 33-40 tonve ar te nisur drejt Njyjorkut, apo supozime. 

Pjer , mos pytje kaq te veshtira! Ke fol goxha per ata ...qe dhe t' permend shpesh Beluli, si u ke thene more ...peco di ....?
Kane nje tarbiat ata more Pjer qe nuk e fusin doren ne xhep pa ti bo xhepat e tu ...troke!

Mendoj se keshtu si po vijne punet NATO do hyje ne lufte me Rusine .

Brado, kane mesuar shume aty ku je prej leksionit RUS ! Mos bej shaka !

Keshtu mendoja dhe une Grave por po luhet dicka e forte mendoj une , Merkel nuk ka qene asnjehere kaq e ashper ndaj Putinit .

Duhet me zbardh ...tabulatet ....!

Nuk ka me tabulate Grave , u be ca muaj qe i jane kthyer korrierit smiley

Jo! Me Putinin ajo flet, ...pa korent! Kane muhabet shum te vjeter.Qysh kur Putin ishe shefi i KGB per Gjermanine ....!

.........Lindore.

Jo jo ! E kam shum te sakte ! per gjith Gjermanine edhe pse seline e kidhte ne pjesen Lindore.Te kujtohet sekretaria e Kholit ? .....

ha ha! Putini shef i KGB per Gjermanine? 
eh kompetentet...vetem xhevahire nxjerrin, sa here begenisin te shkruajne

Ku di ...lepuraku !
Brad, sqaroi pake te paditurit , ore ! Fol pak per dosjen e Stasit te Merkelit ! Dhe ca pune bente per aqe vite ne Gjermani Putini!

po shfleto ndonje bio pastaj merr guximin te flasesh dokrra. Ca pret te te thote Bradi? Bradi nuk ishte shef kuadri i KGBse.

Qe ta dish dhe ti (qe s'di asgje), nje nga cudite e pushtetit qe fitoi Putini ne pak kohe, ka te beje me faktin qe kaperceu ne ate menyre shkalle ne hierarkine administrative e politike. Ishte nje oficer i thjeshte i KGB-se, ne Gjermani arriti te merrte graden e nenkolonelit dhe sherbeu si keshilltar i pare i nje shefi departamenti. 
La KGB me vullnetin e tij dhe i mbeshtetur nga Jeltsin, u be ky qe eshte sot

I nderuar Bredharak, Putini ka qene vertet nje oficer i larte i KGB, kete e kane thene ter mediat boterore, por qe paska qene i sektorit te Gjermanise, kete dhe une tani po e mesoj. Bradi me Graven kane te drejte ketu, kuptohet edhe si te brendeshmit smiley e qeverise se djeshme (Bradi) dhe qeverise se sotme (Grava). 

i nderuar Pjer, e diskutojme ne grup kete, gjate 5 minutsheve te pushimit.
 

Shko ore mbushu se as denjoj te flas me shofera !
Cmirzi qe te buron prej formimit gjysmak!

ha ha ha ha!
eee, u dogje pak? epo nuk eshte Kuc ktu. Atje shko tregoju prralla se t'i besojne

Nuk mund te prek ushqimin qe i jep cdo nate babait dhe mamas mor bastard i felliqur ! Kerme ! Kush te pordhi ty mi !

po mos u nevrikosni, ju lutem. OK, e bejme shef te KGB-se. Qetsohuni

Ku NATO brado? smiley

Putini ka thene me kohe e vakt qe shperberja e BS ishte gabimi me i madh i shek te 20te. Mesa duket po mundohet te kthehet back in time e ta rregulloje kete pune. Si tha ai shkoi per lesh e u qeth. Psh kinezi kruan koken e pyet, si shume e madhe kjo Rusia per banoret qe ka, mos ma ka marre gje mua Siberine ky dreq? 

Tirona, sipas nje gjeorgjiani qe kam tek puna, Rusia (jo ish BS) perbehet nga 32 republika, qe po te kerkojne pavarsine, i bie qe te ngelet vetem Moska me rrethinat, Rusia e vertete. 

po pse s'thua bre Pjero.. atje te puna jote,  (me koleget  gjeorgjane, turq, kurd,  pakistanez, somalez etj), u beka  (gjeo)politika e madhe...smiley

Dhe un po silloisja, ai Beluli ku te jete sonte xhanem? Mos je perzier gje dhe ti me ata si u thote ai mo, peco ...?

jo jo akoma grava..  une jam  disa nivele me poshte,   as nuk me qasin  pecogrossot mua..smiley

Jo eshte e nevojshme njohja me veprimtarine e tyre !Si shum aktive duken !

Vetem se pertoj Belulo, te ulem e te shkruaj nje tregim me 1 dite pune smiley del diçka madheshtore. 

Kete e se pari e kane pranuar vet amerikanet ..si nje gabim historik, ne raport me lindjen..

Loja e nisur prej amerikaneve po del krejt jasht kontrollit dhe mund te perfundoje ne nje diskreditim te plote te politikes jashtme te Obames.Po behet groteske " furtuna anti ruse e sanksioneve " , dhe izolimi ekonomik si te vetmet arme efektive ne mbrojtje te ....pas hicit , nje Ukraine me breke ne fund te kembeve.Kam parashikuar qysh ne fillim qe po Putini do te delte fitues.
Evropianet jane te coroditur per mundesine e nje sinkroni te plote " anti rus" Amerika ? Obama ?
Me viziten qe beri ne Azi , do ishte shum me mire te mos ishte nisur ne ate turne..

Thone qe eshte krijuar shoqata e miqesise ppu-rusi, dhe kane zgjedh si kryetar nderi Putinin. Ishalla tregohen zemergjere te na ftojne dhe ne filo americkonjt kur te bejne party me ruskat e bukra qe do u coje kryetari i nderit. smiley

Komentet jane sipas analizave te brta prej gjithkujt qe nuk edhte i mobilizuar ne miqesira , Por sidoqofte njeriu i vemendshem i mba shenim dhe kur u vjen koha ben krahesimet.Shume thoshinse qe sa nisi kriza do ta esohe Rusia.Un kam then qysh ate dit priteni Republiken e Krimese ! Hap e lexo ! Dhe pastaj fol per shoqaten anti ruse ne ppu !

Eshte driteshkurtesi te veshtrohet vetem Putin si problemi nderkohe qe Putin ka mbeshtetjen e 80-90% te Ruseve ne politikat kundrejt Ukraines. Dhoma gjermane e tregetise kishte neshkruar nje peticion ku paralajmeronte Gjermanine ne rastin e sanksjoneve ekonomike kundrejt Rusise. Siemens ka nja $50miljarde kontrate per Metrone e Moskes. smiley

PS:Kushdo qe merret me investime neper tregje dhe bursa , investoni ne palladium smiley do kete tre-kater fishime te cmimit

Kujt i plasi per Ukrahinen, sllav me sllav hengshin kokat. 

Jo mer, jo por ka karabusha qe thone pse NATO nuk futet ne lufte per Ukrainen qe ti tregoje vendin Rusit....kupton ti

E pse te futet NATja ne lufte kur luften e bejne sllavet nder vedi. Kjo do ishte e paimagjinushme ca dekada me pare. Leje ariun te kerceje, gjersa orkestra paguhet. 

investim i keq amerikan eshte..drejt falimetimit si te tjeret. Une e kam thene dhe me perpara, Rusi nuk ka nevoje ta pushtoje Ukrainen...thjesht do bejne sehir dhe do ta destabilizoje..A eshte e gatshme SHBA te hedhe leke ne vrimen e zeze pa mbarim? koha do ta tregoje smiley por historia na tregoi perfundimet e revolucjoneve te deshtuara porokallinjta, edhe ky kete fund do te kete (shpresoj te mos kaloje ne lufte civile)

Ta thashe pra, as ne enderr s'do e kishim pa kacafytjen nder BSiste. Edhe "falimentimi" duhet qe demokratet te bejne ca turne pushim. Obama po deshi le te paguje nga kursimet e veta.

PS. Siqoqofte, mos e bej zemren gur per ate ftesen per party. Se ja, une po tregohem realist . smiley

Amerikes nuk i intereson shume Ukraina per se. Nuk e kishte gjetur gje kur qe pro-Rusi ne pushtet e nuk do ta gjente gje ne rast se e mbante pro-Rusi. Ajo qe i intereson eshte qe 1) nuk mund te duket sikur nuk bene gje kur ngjarje te tilla ndodhin, dhe 2) ne shekullin e 21, jemi munduar te heqim mundesine ku nje vend mund ti zmadhoje kufinjte me lufte.

Pakez zhgenjyese qe sanksionet ishin kaq te vogla, meqenese nga ana tjeter sanksione shume te egra mund te luanin dhe ne doren e Putinit duke i dhene municion (per konsum te brendshem) atij kunder perendimoreve e duke e lejuar t'ja hedhi fajin per ekonomine e keqe armikut te jashtem.

Ne fund te dites, gjeja qe Putini ka me shume frike eshte populli i tij.

ta kishte frike popullin, behej edhe ai me ameriken. si ne te tjeret.

80-90% te Ruseve mbeshtesin aksjonet e Putin ne Ukraine dhe Krime..dm i bie qe e paska frike popullin e vet?

I sigurte Arto qe nuk eshte 99%?

Ja ti pyes ca keta komshinjte Norvegjeze se e njohin mire kete 99%

po normal o burr, si serbet qe ishin te tere kundra amerikes kur plasi lufta ne kosove. puna ishte se s'kishin force, jo se nuk mbeshteten sllobodanin. 

putini heziton te çoje ushtrine dhe ta zgjidhe mrena javes konfliktin, vetem nga se perendimi do e izoloje ekonomikisht, dhe rusia akoma nuk e ka kthy teresisht ekonomine e saj drej azise, japonise dhe kines dhe indise. nje pjese te madhe te shkembimeve e ben akoma me europen dhe ameriken.

ndryshe nuk do mendohej as dy sekonda dhe do sulmonte direkt, se e di qe europa me ameriken vetem saksionet ekonomike kane arme te vetme.

Epo arriti dita qe edhe Kim jong-Uni te akuzoje Ameriken si abuzuesit me te medhenj te te drejtave te njeriut ne bote smiley.....Hipokrizi, nuk e mohoj por analiza ka shume te verteta

Aman mos e shtrini shoqaten  e miqesise dhe me Korene e Veriut, se ata jane keq per ushqim, dhe s'e kane per gje dhe kanibalizmin. smiley

Direkt ne grup armiqsor?...Mentaliteti "komunist" nuk shkulet kollaj nga mendjet e shqiptareve smiley

Une them grup miqesor ky thote armiqsor. Prandaj s'kuptohet amerika e shkrete, ketyre shendet tu thuash u duket plac.smiley

Ti po therret ne skene kim mir xhunin mer. Kush eshte tjeter ne liste Hitleri, se dhe ai e ka kritiku shume ameriken.

Ej po s'e ka shpik Amerika luften. Dhe as historia s'ka per te mbaru ndonjehere. Pa ate ameriken e poshter Evropi do ishte duke fol o gjermanisht o rusisht sot. Pa fol per ne shqiptare. Kane bere studime robt per boten post amerike, lesh arapi ka per tu bere. 

Po pra grupi armiqesor anti-SHBA.  

Amerika nuk e shpiku luften por ka perfituar dhe po perfiton nga luftrat..Ujku mjergull kerkon thote ajo fjala e urte e popullit. Nje vend ne kaos dhe lufte eshte me e kollajte per tju grabitur asetet. Te jap shembull Irakun dhe vjeljen e naftes qe po i ben Exxon&Enron atij vendi nderkohe qe irakianet vdesin per buke.

Ke te kujtoj Operacjonin Phoneix ne Vietnamin e Jugut? skuadrat e vdekjes ne Ameriken Latine?  kampet e vdekjes ne Kili? kampet terroriste ne Ceceni? Al-kajden?

PS: Hitlei ato idete e veta radikale dhe racore i huazoi nga racistet eugjineke pertej Atlantikut..Boten e kane bere lesh arapi s'kane ca ti bejne me me keq. Jane bere si Don Kishoti me mullinjte e eres smiley .Puna eshte se dhe vete Amerianet kane kohe qe u zgjuan nga gjumi dhe po i kerkojne llogari qeverise : perpara se te perpiqesh te ndreqesh boten shiko te ndreqes ate vend qe po kalbezohet, me sistem arsimor skandaloz, sistem mjekesor pertoke dhe nje politke "out of touch" me qytetaret

Bota qe jetojme eshte bote interesash. Dhe Amerika nuk eshte Nene Tereza. Tjeter hesap parajsa. 

Une s'kam nderment te mbroj c'ben Amerika, se Obama edhe s'para ma degjon llafin kohet e fundit, se kush ka spiunuar qe e kam sha ne peshk. smiley 

Amerikanet i kane kerkuar gjithmone hesap qeverise se vet. Psh lufta e Vietnamit, qe me vone vete aktoret e quajten te gabuar, ndaloi prej presionit te opinionit publik. Bile dhe per nderhyrjen ne Siri, kishte reagim shume te forte. Po thuaj shyqyr qe s'pati reagim te tille ne rastin e Kosoves, se do ne shqiptaret do kishim shku per lesh.

Dhe meqe mu kujtua, dhe mosmirenjohjen e kam shume zet, po te bej pytjen shqeto. Si mendon ti per rolin e Amerikes per shpetimin e Kosoves dhe Shqiperise per ate pune?  

Edhe Amerika vete nuk eshte parajse, po ja qe vazhdojne vijne robt, mbase se dhe nuk ka nje Amerike, por shume, e secili brenda zgjedh ate qe i pershtatet.

Ka raciste, po me shume jane ate qe e denojne racizmin, sapo ishte nje rast tani. Kurse ne Europe racistet s'i gjen gje, bile kane dhe partira qe votohen goxha.

Kot per muhabet, ti me te degjuar e ke Ameriken?

Amerika e krruan kot me Rusine, njesoj si Hitleri dikur, ose Bonoparti dikur dikur. Kur eshte fjala per lufte! 

Dhe ti e sheh qe Amerika po kruhet per lufte me Rusine... ku?

kjo eshte e thjeshte...ja ka thene Blair kur ka folur mbi M17

E shikon ti qe e kisha harruar kete fakt? Duket qe M17 ka punuar mire per ta mbajtur te fshehur.
 

Per zona influence po.. Po kruhet Ti futesh Rusit ne Ukraine luften e ke afer! Por kjo nuk e besoj se do te ndodh, me Ameriken. Ne radh te pare nuk i intereson Europes, vet, Gjermanise France Italise, Anglise ect ku Rusia eksporton  gati rreth 44 % te eksporteve te saj te gazit! Pra Rusia ka gurin dhe arren dhe nuk mund te lejoj qe Amerika te thyej arra ne kopshtin e Ukraine. Te fusesh 5 miliard dollar ne UKRAINE, per zhvilimin e " institucioneve demokratike", nuk te duket kruarje?! Nejse Ukraina ka dy rruge ose te rudhet nga perendimi ne kufi me rusine, ose te shkoje e cunguar ,  per nje jete me te mire smiley, me Europen! 

The Ukrainian “protesters” have been violent, but the police have been restrained. Washington has a vested interest in keeping the protests going in the hopes of turning the protests into revolt so that Washington can grab Ukraine. This week the US House of Representatives passed a resolution threatening sanctions should the violent protests be put down by the police.

 Dr. Paul Craig Roberts

Nuk e ka me Rusine, por don te riveri ne rresht evropianet dhe tu shesi arme...!

Ngaqe Evropa nuk prodhon vete arme?

Po hape moj gjembi kush eshte eksportuesi me i madh i armeve dhe ne c'mase furnizon forcat e NATO- s me arme qe perballohen prej kontributit financiar te gjith antarsise, pastaj ke kohe te bisedoshe me ate shoferin e leshuar prej pavionit te 17 , qe ju bashkon ideali.Hape dhe ca keni thene sapo nisi situata ne Ukraine dhe ca kam thene?Kujt i ka dal parashikimi?
Di "rogozi" vec per pilaf ....dhe komt nvije tujit, per i got raki 15 gradshe ...!

Hape ti, grava. Apo harrove qe bete fjale pse Gjermania e Franca po i shisnin armatime, nendetese etj. Greqise kur ishte ne krize?
 

Shumica e amerikaneve qe bisedon ketu jane shume entuziaste nga kjo strategji e re diplomatike-ekonomiko-ushtarake, qe sipas tyre do avancoje edhe me tej interesat amerikane nepermjet fuqizimit te levave demokratike qe sigurojne prosperitetin afatgjate dhe rritje te burses. Sepse amerikanet i shohin ngjarjet globale nga prizmi dhe interesat e tyre ne fund te fundit. Gjithsesi vihet re qe suksesi ikoheve te fundit sidomos ky ne konfliktin ruso-ukrainas eshte ne koherence me permiresimin ne shifra qe tejkolojne pritshmerite e me skeptikeve te faktoreve ekonomike te brendshem. Papunesi ka arritur nivelet e pothuajse koheve te arta dhe besimi i kosumatoreve ka prekur qiellin. Amerika eshte ne rrugen e duhur.

Vetem nje i indoktrinuar mund te besoje suksese nderkohe qe Amerikanet po i vene flaken botes..Njerez te pafjshem po vdesin si pasoje e kesaj politike ekspansjoniste e cila po i radikalizon njerezit dhe demton me keq imazhin e sakatuar te SHBAve neper bote, miljona emigrante po si pasoje e kesaj politike. kaos total ne Lindjen e Mesme, Iraku, libia,Siria dhe Egjipti jane shendrruar ne vatra radikalesh dhe mercenaresh islamike te indoktrinuar. Ja dhe nje nga sondazhet e fundit ku edhe vete amerikanet e kryqezojne Obamen ne trazirat e Ukraines. ..vazhdon.....

Intervention and the U.S. Role in the World

In general, Americans are skeptical of the U.S. taking a lead role in solving international conflicts. While 36 percent of Americans think the U.S. should do so, most - 58 percent - do not.

The poll also points to perceptions of a decline in the power of the U.S. as a world leader; 59 percent think the U.S. is less powerful than it was 10 years ago.

Nderkohe qe nje nje sondazh global i WIN/Gallup bere ne 68 vende me 66mije banore, tregon qarte se shumica e banoreve te  globit i shohin SHBAte si rreziku me i madh i paqjes globale (se bashku me Pakistanin,Afganistanin dhe Kinen). dalim ketu dhe tek ate qe permendi pak me lart grava .

Hagel i kerkon Evropjaneve te shpenzojne me shume per armatime (made in USA of course). Ja dhe Franca i tregoi gishtin e mezit amerikanit, kur vjen radha tek "lepushkat". Luftanijet Mistral qe ka porositur Rusi (nje prej tyre eshte dorezuar Ruseve dhe gjendet sot ne Portet e Krimese)nuk e preken nga sanksjonet dhe dorezimi i trye do te jete kohe thote Francezi smiley lajme me te keqia per SHBAte dhe Obon. Kina pritet te kaloje Ekonomine Amerikane kete vit sipas BB (me shpejt se c'mendohej nga shume analiste) smiley

Sukses po si ! Goxha bilez !Po forcohe levat e demokracise se pragmatisteve te thekur!

Me cudit fakti qe ky Art-i eshte shume i entuziazmuar me renien e Amerikes.

Ndoshta do ti duket qef kur ti vijne 2 milion kosovare ne Shqiperi dhe te behet nje kaos tjeter atje dhe nderkohe qe Shqiperia do te rrudhoset dhe do te mbetet vetem me principaten e Kastrioteve.

Sa per Kinen,nuk u besoj shume kinezeve se ata qeveri komuniste kane keshtu qe nuk e kane problem te manipulojne shifrat dhe BB-ja kete shqetesim e ngre po ta lexosh artikullin,qe mesa shoh i lexon vetem titullin.

Se fundit,me cudisin njerezit pa tru qe mendojne se me rrezimin e nje diktatori qe neser do te vijne dite te mira,perndryshe me mire diktatura.Keto apologjistet e diktatoreve perfshi kete tonin,merren me ceshtje anesore dhe jo me ate kryesoren.

Kush ja dha Gadafit dhe familjes se tij lejen te qeverise pa votime?

Kush ja dha monarkise te Korese te Veriut te qeverise ne ate menyre?

Kush ja jep te drejten Asadit qe vjen nga nje minoritet te sundoje mbi mazhorancen?

Tani nese ti mendon qe tani mbas rrezimit te Gadafit jeta ka rene ne Libi,me thuaj nje vend te botes ku pas nje revolicioni a rrezimi i nje diktature,jeta ka shkuar vaj qe te nesermen?

Por kjo nuk do te thote qe Gadafi ka qene burre i mire,se na del qe edhe Enveri ka qene burre i mire se"kishte rend".

Se fundit perse nuk fajeson Francen per ceshtjen Gadafi por SHBA-te?SHBA-te thjesht suportuan Francen e cila e nisi e para luften anti Gadaf.

P.S. sa nuk ishin demokratet ne pushtet na cave b... duke sulmuar republikanet.

Tani kane nja 6-7 vjet demokratet ne pushtet ti akoma shikon fantazma me republikane.

Ti ose ske shkelur ndonjehere ne SHBA ose ta kane shplare trurin aq keq atje ku je sa ska sherim.

Sa per Rusi-SHBA,le ta provoje Rusia njehere te afrohet ne kufi me SHBA,sic i ka shkuar NATO Rusise dhe ta shohe sa i vlen lekura.Se njehere e provoi me reketat  ne Kube dhe desh ja hodhi bomben atomike Kenedi.

 

Tani une nuk jam demagog qe ti shikoj gjerat bardhezi. Politiken e jashtme po e bejne "rebulikanet , ish arkitektet e luftes se Irakut, Afganistanit dhe arkitetket e Projektit hegjemonist Per Shekullin e Ri Amerikan . Ishte Nuland e shoqja e Kagan qe caktoi cirakun e Sorros me nje telefonate, Yatzin..Ishte Chenney dhe Nuland qe ju shperndante biskota majdanisteve dhe shterngonte duart me neonazistet e Kievit gjate rremujave.

Ketu e ke Nuland me te shoqin per krahu(arkitektin e PNAC) duke trazuar ujerat ne Ukraine gjate rremujave

Faktet po na tregon se keto vende (sikurse edhe Egjipti rasti me i fundit) mbaheshin ne kembe nga keta autokratet. Sot vendin e ka zene kaosi dhuna dhe kanibalizmi. Tani vetem te jesh trulesh te mosh shikosh diiferencen se sot kemi nje SHBAte i kane vene flaken me revolucjone verore,te kuqe,te protokallinjta dhe vendin e ketyre autokrateve e kane zene vahabistet,kgrupe kriminale, sektarizmi dhe produkt i po kesaj politike kemi dhe dhjetra miljone refugjate. SHBA po shendrrohet ne nje regjim te rrezikshem hegjemonist dhe kete nuk po e them une por shumica e qytetareve anembane globit.Bota 4 polareshe eshte realiteti i ri dhe vdekja unipolarizmit dhe hegjemonizmit (gjeja me e mire per zhvillimet globale qe pas luftes se ftohte), dhe do mesohesh dalengadale me kete realitet smiley Jemi dy bote krejt te ndryshme , ti je i indoktrinuar dhe i shikon gjerat ne prizem paksa totalitar..i keni kultezuar SHBAte dhe kthyer ne zot, cd gje tjeter jashte keti prizmi eshte e keqja. hape pak hoziontin dhe veshtro jashte skutes se propagandes. 

PS: Ata qe pretendoheshin te ishin vezhgues te OSBE dhe qe kishin kapur rebelet pro-ruse dolen qe ishin te gjithe spiune ushtarake te NATOs smiley  

Dmth keto fakte qe na dhe ti mbi republikanet qe po bejne ligjin ne politiken e jashtme amerikane,nuk i di Xhon Keri dhe Obama.Po keshtu edhe senati ku shumicen e kane demokratet,miraton faturat e republikaneve pa i kontrolluar fare,ose fle gjume.

Cudi qe keta republikanet ndonese skane vota dhe presidentin ,vazhdojne te qeverisin.

Se dyti,mund te me thuash,se cfare interesi kishte SHBA te rrezonin nje aletain e tyre,si Mubaraku?Kot po pyes se njerez pa shkolle ne,ti qe i di te gjitha na i trego.

Cfare eshte kjo bota 4 polare?E fut edhe Rusine qe ka te ardhura per fryme me pak se Shqiperia,si pol ti?

Me fal kush eshte i indoktrinuar ti apo une.

Lexo shkrimet e tua jane te tera te marra nga faqe ultra majtiste,pra komplet te njeanshme.ne te gjitha shkrimet e tua ka antipati dhe urrejtje per SHBAte dhe admirim per kedo qe eshte anti SHBA..

Une ne shkrimet e mija shikoj interesin e Shqiperise dhe nuk me plas se cben,Egjypti apo Libia.

Kjo Nuland qe thua zotrote eshte person kaq kyc ne administraten e Obames sa i takonte te ishte pushuar nga 10 here por eshte si ato kukullat matrjushka, ruse...Kjo ishte dhe nje nga personat kyc ne skandalin dhe masakren ne ambasaden e Benghazit. Ti e di fare mire se Republikanet kane influence dhe ministrin e mbrojtjes e ke Republikan .Bota  4 polare eshte SHBA-BE-Kine-Rusi...tani ti mund te debatosh sa te duash ketu por ky eshte realiteti..Rusia dhe Kina nuk ikin, aty do te jene dhe SHBA ben mire ti futet politikes se bashkepunimit dhe jo acarimeve dhe hegjemonise se thjeshte do izoloje vetvten

PS: Nuk kam antipati per SHBAte por per politikat qe po ndjekin, nje nga keto ishin helmet e Asadin qe donin te na i benin peshqesh ne ate copez vendi

Ore u morr vesh ku shkuan helmet? Se shqiptaret u bene pishman qe s'i morren. 

Ti sikur je shefi i kuadrit te administrates se Obames or vella.

Pastaj kjo Nuland eshte tek ministria e jashtme apo ministria e mbrojtjes?Se une e di qe eshte ne DASH,ku shefi i saj eshte nje demokrat 24 karat.Apo shefi sdi gje?smiley

Se ministrine e jashtme e kane demokratet,ate te mbrojtjes e kane republikanet se ashtu eshte zakon cdo president i le nje ministri opozites,psh Bushi ju la demokrateve ministrine e transporteve ne mos gaboj.

Ky qe u be minister i mbrojtjes ka votuar kunder luftes ne Irak,kur demokratet votonin pro,pra nuk eshte republikan qafkuq,sic ke qef ti stigmatizosh njerezit ti.

Informoju njehere para se te besh si kompetent.

situata shoke eshte shume alarmante.
Nqse ka dicka qe me ben optimist, eshte fakti se KM ka perreth tij keshilltare te mencur qe do dine ta udhezojne. E ketu ka merite dhe blogu yne ku jane farketuar disa prej tyre. Eshte ky mjedis qe ka sherbyer si inkubator i mendimit te pjekur profesional e intelektual

Keshilltare apo zv ministra?

keshilltare, e dashur gjembi, keshilltare.
Po nuk ke faj qe nuk i njeh...ata jane modeste nga natyra, ashtu sic dine te jene vec heronjte e legjendave, te forte por dhe te thjeshte.
Ja prite KM dhe ministrin e jashtem kur te dalin ne dekllarate shtypi dhe te thone ne linja te trasha qe ne do ndjekim politiken e ekuidistances. 
Se ne fund te fundit, c'e gjeti Zvicren, e dashur gjembi? 

 

* xhib, e perdor epitetin e dashur ne kontekstin e politeses, asgje me shume!

Ke te drejte, nuk i njoh. Modestia eshte virtyt i mire, pavaresisht se ne erresire drejtojne vendet me fije nga siper si ata mjeshtrat e kukullave. Ose si Pjeri me peco-groset.
 

po KM jone nuk merr keshilla nga Pjeri. Te pakten Pjeri ashtu thote. Vec nqse ja japin indirekt, dmth. ja vjedhin Pjerit dhe ja "shesin" si te tyret...se kjo eshte bere e modes sot. Pse, a nuk i vodhi idete e Pjerit Buall Mavria? ka njeri qe e mohon kte?! askush!

Vec nqse ja japin indirekt, dmth. ja vjedhin Pjerit dhe ja "shesin" si te tyret...

Edhe mundet. Mua s'me duket aspak cudi. Prandaj e mbajne Pjerin afer, per t'i kopjuar idete.

o Arto,  pse u terhoq Putin sot..?  dmth, u tha separatisteve ne Ukraine ''shtyjeni referendumin''???    ke ndonje koment ti, si i brendshem ne keto punet e Kremlinit..?smiley

Mos more se do te merziten Arti me Pjerin.

Jo-jo, nuk merzitemi ne ACDC1, se e dime qe ato trazirat jane sa per te konsoliduar Krimene tek Rusia, dhe shife kur te dali Putini me tezen se nuk do ta lejoje kurre shperberjen e Ukraines. Me kete rast ai vret dy zogj, largon amerikanet nga Ukraina, influencen e tyre, dhe sfumon urrejtjen e ukrainaseve ndaj Rusise. 

Putin, ish nxesesi i pakte ne trup dhe qe per kete shoket i kishi ngjitur nofken " putka"!pikerisht ajo u bet sebepi qe me nje vullnet te jashzakonshemu hyri strevitjeve marciale.Arriti te behej i pamposhtur ...jo vetem nga moshataret.I vuri vehtes detyre te mesonte shum mire.Duke qene nipi i guzhinierit, fillimisht te Leninit dhe me vone i Stalinit, karjera e tij more rruge te mbare...arriti te delte oficer i shkolles itelegjente, mesoi profesionin e pilotimit te avioneve Mig, me rezultate adlicnoje.Mesoi gjuhen Gjermane me objektivin e sherbimit te KGB .Rriti persosmerine ne kete gjuhe sa njohu me mire se gjermani i nivelit gjuhesor, por te gjitha dialektet e gjues gjermane duke qene njeri prej organizatoreve te rrjeteve te sherbimit intelegjent te BS ne Gjermani.Kreu nje sere levizjesh ne krejt vendet e Evropes qendrore dhe inspektoi gjith veprimtarine e rrjetit nder to.Gjat sherbimit ne Gjermani gruaja i lindi dy vajza binjake..Ishte ky njeriu i KGB qe ishte projektuar prej Gorbacovit , ne nje rang i larte ne sherbim.Ai nuhati mire rrjetin e pjeses sherbimit qe ju ngjit Boris Jelcinit , diten qe ai nxorri tanket ne Moske dhe i beri presionin Gorbacovit.Shum shpejt diti te bejri ne sy te Borisit dhe ishte ai qe i hoqi nje pjese te hijeve korriptive qe moren dhene gjat presidences Jelcin.
Kaperceu te gjitha pengesat nga ana e grupeve kundershtare qe mbeshteteshin nga oligarket e lulzuar nga presidenca jelcin dhe shuprej tyre jo vetem i burgosi por u vuri sekuestro mbi astete dhe sekuestroi paret e tyre ..te vena krejtesish ne rruget korruptive.
Sot eshte shnderruar ne Car Putini, duke levizur kushtetuten sipas interesave te postit te tij.Me ngjarjet ne ish republikar sovjetike ka qene ideatori dhe vendimmarresi gjithenje ne interes te Rusise.Eshte sycpues, sy ftohte dhe paralizues i kundershtareve apo bashkebiseduesave , prej syve te tij depertues.Me ngjajen ne Ukraine analiste te ndryshe kane konkluduar se situata ishte parashikuar prej akademise politike Ruse qysh se u nenshkrua pakti i thithjes ne Rusi te arsenslit berthamor qe ndodhej ne Republiken e Ukraines.Putini vetem e realizoi me nje sekse te aimagjinushem nga e gjithe vendimmarrja botrore apo analitiket e zhvillimeve politike.
Putinit i jane rritur jashte mase kreditet tek ruset dhe i qete fare po ndjek po at politike qe sot eshte ai dhe vetem ai qe e projekton ne Rusi

Pjese e lojes se shahut o Belo, pse beheni kaq naive, terheqje taktike. Rusi loz ne fushen e vet dhe eshte bere specialist me Ukrainen..Edhe ky fatin e revolucjoneve "te portokallta" do kete smiley Putin po pret zgjedhjet presidencjale sa te forcoje ata Oligarket e vet qe ka hedhur ne skenen politike Ukrainase (thone se "kjo antirusja e flakte" Timoshenko si dhe shume oligarke te tjere luajne lojen e rusit...se kupton ti andej ju vijne paret). Putin me keta Majdanistet nuk ulet  ne tavoline qe tju vendose kushtet se i quan te paligjshem...Putin arriti qe ta mbaje te ngrire konfliktin dhe ta coje Ukrainen dalengadale drejt federalizimit dhe status quos.

Sources who asked not to be identified cited former Prime Minister Yulia Tymoshenko as a power player in Ukraine who maintains close contact with the Russian side. Tymoshenko currently trails Petro Poroshenko, the front-runner in Ukraine's upcoming elections.

Sepse e lidhi me zjgedhjet presidenciale? smiley

Te zinjte ata qe po shuhen.

Z.Pjer ...ve re se ke filluar largohesh nga Monitor .Ka filluar te te pelqeje Grupi monokoqesave    "e di ti si e merr Rakia ngjyren jeshile mo " smiley

Po shyqyr se fundi u hodhe dhe per Ukrainen ku ndjeheshin mungesat per konkluzione kaq te fella e largepamese .E them kete se pervec ca paraqitjeve mbi Ekonomine ne rast Krizash tek V...Q ,  nuk pata lexuar drejteperdrejte mbi Luftimet midis Amerikes dhe Rusise  ne vrasjen e zogjve  .Fati e deshi qe na e plotesove dhe kete boshllek me rastin e Krimese . Jo per gje po pak me lart ne bisede me monokoqet , kishe parashikuar qe Rusia mbetet vetem me Mosken . Duket qe ke humor te Thelle gje qe e verteton kjo anale Juaja !

Flm !

 

 

Idriso, un nuk kam parashikuar qe Rusia mbetet vetem me Mosken, kjo ishte nje teze e nje shoku te punes ketu (gjeorgjian) qe une vetem sa e hodha ne tregun ketu, per te treguar deshiren e popujve jo ruse rrotull Rusise. Me vjen keq, qe shum shprehje te miat, nuk lexohen horizontalisht, por vertikalisht, si kinezçet, apo me keq akoma (disa) i lexojne mbrapsh, si arabet. 

Alo Dede, Alo Dede, ja prene fijen Rusit. Nji superfuqi dhe nji demokraci ka bota.

Kane filluar dhimbjet per kompanite amerikane nga sanksjonet kupton ti......Megjithese sanksjonet ishin thuajse virtuale dhe zgjaten pak dite dhe rifilluan punen me bankat ruse, Putin ju ka vend kushte dhe po ju ve kufirin tek thana tani.  smiley  Nderkohe Obo deklaroi se kerkon nje zgjidhje diplomatike per Ukrainen

Mastercard says Russia accounts for 2 percent of its revenues, a mere $167 million in 2013.

Kaq grure sa doni ju tha shoku Hrushov asaj kohe, neve na e hane minjte neper magazina smiley

Si elitar qe jane duhet te perdoring AMEX ne mase. smiley

Me siguri, se derisa Arti po thote qe e fiken ekonomine amerikane, AMEX duhet te jete se Visa dhe Master s'bokan ndonje biznes sa per te ndryshuar rendin boteror smiley

Visa chief executive Charlie Scharf cannot believe Russia would go as far as to force the U.S. operators out. "If you just get down to reality for a second, we have 100 million cards in Russia today," he told analysts. "

PS: Mastercard pothuajse eshte hequr fare nga qarkullimi ne Evrope

Arto, -150% deri ne -200% e ka bilancin exp-imp usa me rusine, tani boji llogarite vet ti kujt i dhemb me shume smiley Ki parasysh qe ekonomia amerikane ben dhe pa kukullat ruse qe futen te njera tjetra, se ato experton rusia ne amerike smiley

http://www.census.gov/foreign-trade/bala...

Tio po flet tregetine me SHBA ..Ketu po flasim per sektorin bankar sa per tregetine ka kapur gjetke per koqesh Rusi ngaj dhe SHBA e ka ul koken smiley E takoi Obamen ajo "zonja me k@qe" dhe ja beri te qarte se Sektori energjitik Evropjan varet nga Rusi smiley C'kujtonte Oboja dhe Kerry se Evropa do hidhesh ne zjarr per SHBAte? Pastaj jane dhe ca kompani amerikane si Exxon qe kane hedhur miljarda nga Rusi kupton ti smiley Si vajti ajo puna e sanksjoneve asojkohe mbas pushtimit te Gjeorgjise? smiley

Jo jo, po flisnim per kete: 

Kane filluar dhimbjet per kompanite amerikane nga sanksjonet kupton ti......

smiley

Une e kam mbyllur me falenderim komentin tuaj te vrasjes se zogjve midis Amerikes dhe Rusise .Gjithashtu kete qe thoni JU une e lexova dhe eshte sic thoni JU prandaj e kuadratova tek Humori .Por ne komentin tim sipas "stilit " tuaj duhet te kini vene re se une kam vene re se jeni larguar pak sa nhgaMonitor dhe jeni bere pjese e bisedave te monokoqsave per ngjyren e Xhoni Walker smiley

Pra aty ngrihen disa probleme .Ndersa per kryesoren une e kammbyllur me flm .

Nuk e di per ke e kini qe dis ai lexojne shprehjet tuaja kinesce , arabisht aposmiley

Flm ne se pergjigjrni !...

 

Idriso, edhe ata qe mendojne ndryshe nga ne, ndryshe nga mua, nga ty, nga ai tjetri, mendoj se meritojne vemendje per t'ju pergjigjur apo kunder-argumentuar, se ne fund te fundit, perplasja e mendimit (kan pas thon filozofet e medhenj te shekullit 18-19) sjell nje rezultante qe i afrohet te vertetes. 

Nje fije nervozizmi, me pershkoi qenien time vetem kur lexova fjalen e parafundit te tende, dhe thash ç'ne Idrisi me kete gjuhe, por e lashe duke menduar se, kultura amerikane e rruges do te kete ndikuar per keq tek ty. 

smiley

ke shprehje-lapidar, Pjero. S'la njeri pa prish kjo Amerike. Merre me mend, kur me shau dhe gjembi nga motra nje dite...

Ore po edhe nese amerikanet do te marrin Mosken,Arti do te thote eshte pjese e lojes se Rusise. smiley

Varja se nuk ha llogjike ai!

Rrofte Rusia,Kina,Koreja e veriut,Kuba,Venezuala!
Poshte SHBA-te!

Po i the keto,je njeri me mend,ndryshe je neocon,redneck e dhjetra epitete qe Art-i ka qef tju vendose pro perendimoreve.

Po aq e ke horizontin ti s'ta ka fajin njeri...I shikon gjerat me tifozllik smiley .Nuk e shikon se edhe vete amerikanet po lajne duart sic bene me Sirine,Irakun,Afganistani,Egjiptin... Te thashe qe Rusi po los ne fushen e vet dhe nuk eshte hera e pare qe deshtojne amerikanet me Ukrainen apo harrove revolucjonet roze dhe portokalli....Akoma nuk e kane kuptuar se Ukraina kontrrollohet me Oligarke  smiley Qellimi i ameikaneve eshte te trembin Evropen qe te blejne gas  te shtrenjte LNG made in Usa dhe ti largohen gazit te lire rurs. Qellimi i dyte te friksojne opinionin amerikan dhe te kalojne tubacjonin XL pa shume  kundershtime. E treta nen zallamahine e mediave per Ukrainenpo perflitet ajo marreveshja tjeter tregetare(transatlantike) TTIP e cila po kalon nen qetesi (por qe deri tani Evropa dhe shume vende te Azise e kane refuzuar)

OK tani e mora vesh lojen e madhe.

Ju faleminderit!

Nga sa po shpegon ti amerikanet nuk dalin te humbur nga kjo loje,se po bejne tre gjera qe me pare nuk i benin.

Kaq te leshte jane europianet dhe aziatiket?

Shko apliko per ndonje vend keshilltari i Merkelit apo i presidentit kinez,se keshilltaret qe kane po i marrin me qafe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).