Incidenti tragjik, që nisi pas vjedhjes së një biçiklete e që rezultoi me vrasjen e të riut maqedonas nga bashkëmoshatari i tij shqiptar, ka tensionuar situatën. I dyshuari ka pranuar veprën para organeve të hetuesisë.

Vrasja e të riut maqedonas ka nxitur një sërë protestash të popullatës maqedonase në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, e cila kufizohet me komunën e Sarajit, ku pjesa dërrmuese e popullatës është shqiptare. Bllokimi i rrugëve nga ana e protestuesve dhe revolta e tyre e shfaqur në rrugë ka rezultuar me thyerjen dhe me vënien e flakës dyqaneve, pronarë të të cilëve janë shqiptarë, si dhe dëmtimin e një numri të konsiderueshëm të veturave. Gjatë protestave, që kanë vazhduar edhe gjatë natës së mbrëmshme, situata është përshkallëzuar, meqë protestuesit maqedonas kanë tentuar të depërtojnë në urën, që lidh komunën e Gjorçe Petrovit me atë të Sarajit, ku banojnë shqiptarët. Forcat e mëdha të policisë speciale, në përpjekje për të parandaluar turmën e protestuesve, kanë përdorur forcë dhe bomba me tym, me ç'rast jozyrtarisht janë lënduar rreth 50 persona. Në të njejtën kohë në anën tjetër të urës janë tubuar shqiptarët për, siç thonin ata, të mbrojtur familjet e tyre. Por falë ndërhyrjes së kryetarit të komunës së Sarajit dhe imamit të xhamisë në këtë komunë turma e shqiptarëve është shpërndarë në mënyrë të qetë dhe nuk ka pasur nevojë për ndërhyrjen e policisë.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe përfaqësues të komunave të Gjorçe Petrovit dhe Sarajit apelojnë, që qytetarët të përmbahen nga çdo lloj aktiviteti, apo proteste, që janë në kundështim me ligjiin dhe ndaj çdo lloj shprehje dhune. Institucionet shprehin brengosje për tensionet e krijuara, por njëherit sigurojnë se situata është nën kontroll dhe rasti do të zbardhet deri në fund. Akti i vrasjes së 18 vjeçarit është dënuar nga nxënësit dhe bashkëmoshatarët e tij të shkollës së mesme të mjekësisë, ku ai ka ndjekur mësimin.

“Vrasja na ka tronditur të gjithëve. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe dëshirojmë që incidente të tilla të mos përsëriten asnjëherë“, thotë Fatlume Rufati, nxënëse e shkollës.

“Për një rast banal të humb jetën një i ri, është e palogjikshme. Kur kjo vrasje bëhet nga dorasi i një etniteti tjetër, merr konotacion edhe më të rëndë, por ne nuk duhet vrasjen ta shohim në këtë prizëm. Ai duhet të marrë dënimin e merituar dhe kjo të mos ndikojë në marrëdhëniet tona me shokët shqiptarë, që mësojnë në të njejtën shkollë”, thotë Igor Ristevski, shok klase i 18 vjeçarit të vrarë.

Situata e tensionuar në lagjen Gjorçe Petrov duhet të menaxhohet mire, sepse marrëdhëniet ndëretnike mund të destabilizojnë vendin, thonë përfaqësues të sektorit civil dhe analistë për çështje ndëretnike. Vllado Dimovski, nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike, vlerëson se institucionet e në veçanti Ministria e Brendshme duhet ta zgjidhin situatën me profesionalizëm e të mos lejojnë, që një incident banal të përdoret për qëllime politike.

“Marrëdhëniet ndëretnike janë shumë të ndjeshme në Maqedoni. Ato në të kaluarën shpesh janë shfrytëzuar për qëllime politike dhe për fshehjen e problemeve reale në vend. Nuk është lehtë të humbet një jetë, revolta tregohet në mënyrë të dhunshme, por nëse do të veprohej në mënyrë preventive, këta dhunues, vjedhës, do të sankionoheshin me kohë e jo të lejohej që një incident banal të lëkundë seriozisht marrëdhëniet ndëretnike në vend”, thotë Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike.

Kryetari i OJQ-s “Civil”, Xhabir Deralla, vlerëson se përshkallëzimi i situatës në rrafshin ndëretnik është rezultat i manipulimit të ndjenjave të qytetarëve nga ana e pushtetit.

“Nxitja e trazirave etnike për shkak të kësaj tragjedie buron nga kultivimi prej vitesh i fjalorit të urrejtjes, urrejtjes në baza etnike dhe politike. Kjo është diçka, që nuk duhet të tolerohet në një shoqëri, sidomos në një shoqëri si kjo e Maqedonisë, sepse kjo është njësoj sikur të luash me zjarrin”, shprehet Deralla. Sipas tij trazirat në Shkup mund të analizohen në dy aspekte, e para vrasja e një të riu për një biçikletë tregon varfërinë e skajshme, që mbizotëron në Maqedoni, gjithashtu është brengosëse mbajtja e armëve, e gjësendeve vdekjeprurëse nga të rinjtë. Aspekti i dytë ka të bëjë me kalimin e incidentit kriminel në atë ndëretnik duke krijuar tension të padurueshëm mes dy etniteteve më të mëdha në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve. Popullata shumë lehtë manipulohet nga individë, apo grupe të caktuara. Sipas Derallës organet e rendit duhet t'i identifikojnë këto grupe, që të njejtit të mos keqpërdorin incidentet banale për qëllime politike.

“Mosreagimi politik dhe institucional është problem shumë i madh, sepse kështu çdo incident sado i vogël, kthehet në përleshje ndëretnike, ku gjithnjë është prezent gjuha e urrejtjes dhe ndarja, që fatkeqësisht promovohet nga vetë partitë politike“, thotë kryetari i OJQ-së “Civil”, Xhabir Deralla.

Albert Hani, nga Qendra për Menaxhimin e Konflikteve, thotë se duke marrë parasysh rrethanat momentale dhe situatën e tensionuar në Shkup, mund të thuhet se vendi ndodhet në një situatë të mjerueshme etnike.

“Ishte një incident flagrant, me të cilin thjesht shpjegohet edhe dështimi i institucioneve shetërore, që merren me mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve. Në këtë rast patëm edhe dështimin e mediave me qasjen e tyre ndaj këtij problem. Krimi u pasqyrua nga disa media vetëm nga këndvështrimi etnik, i cili mund të destabilizojë vendin. Në situate të tilla duhet që gjendja të qetësohet e jo të nxitet më shumë”, shprehet Hani.

Petrit Saraqini, nga Instituti Maqedonas i Mediave, thotë se mediat në Maqedoni, pa marrë parasysh në cilën gjuhë flasin, janë të pozicionuara në mënyrë etnocentrike.

“Media, varësisht se në cilën gjuhë raportojnë, shpesh herë kur ndodh diçka e keqe me ndonjë pjesëtar të entisë së tyre, këtë e stërmadhojnë, e kundërta ndodh, kur diçka e keqe i ndodh ndonjë pjesëtari të ndonjë entie tjetër. Në këto raste mediat dinë ta zvogëlojnë rastin, madje edhe të mos raportojnë. Kjo është joprofesionalizëm. Mediat duhet të raportojnë me shumë kujdes në raste të tilla. Përse në rend të parë të dalë prejardhja etnike e vrasësit apo atij, që është vrarë, e të mos jepen sqarime në lidhje me krimin”, shprehet Petrit Saraqini.

Dhe derisa institucionet apelojnë për qetësimin e situatës, në rrjetet sociale ende vazhdojnë thirrjet për mbajtjen e protestave lidhur me vrasjen tragjike të 18 vjeçarit Angel Petkovski.

7 Komente

Ministria e Puneve te Jashtme beri sot nje deklarate shum dinjitoze !Bravo ministrit serioz te puneve te jashme.Nje deklarate diplomatike e nivelit shum te larte qe shprej prrgjegjesine e shtetit ame per kombin shqiptar i cili aspiron paqen, stabilitetin ..me fqinjesi normale ne Ballkan.
Edhe nje here pergezime M.P. Jashtme !

Sikur te kishte permendur edhe qe mbeshtet LBGT-ne, deklarata do te kishte qene edhe me e plote dhe e sakte.

Dikur neper viset arnavute ky quhej b.theq.rllek.

Ata te gjithe jane nenshtetas maqedone, dhe nuk ka perse nje shtet fqinje te mbaje pergjegjesi qe nuk i takojne si shteti ame. Po shteti ate (perndryshe baba) kush eshte Turqia, sepse nuk e ngriti hic zerin.

Usta , sikur te merrje nje fjalor te shqipes, them se do te sherbente ne drejtshkrimin e fjaleve te shqipes...dhe te problemeve te shqiptarizmes.

Z Grava, ju respektoj per opinionet tuaja, edhe ne rastet kur ideologjia jua erreson mendimin dhe jua shkeput rrjedhen e logjikes. Mund te keni shume te drejte ne raport me gjuhen shqipe sepse nuk e kam gjuhe te pare, por e keqja eshte se shume shqiptare vazhdojne te mbeten skllever te "shqiptarizmes" kur ne fakt ajo nuk eshte gje tjeter vetem turqinizem dhe asgje me shume.

ku jane ata qe vdesin per diversitet?

apo ngaqe sllavodonia eshte shtet LGBT o burra ti mbajme anen! nga shkupi e ketej eshte truall shqiptar dhe na takon ne shqiptareve.  pjesen tjeter ua kemi falur mongoleve. te shkembejme edhe ustain me pustecin ,me shqiptaret e manastirit e te marre fund ky shtet karagjoz.  po s'pranan,ju japimedhe salifallzllicin bonus

Usta,

Prania juaj ne kete faqe tregon se nuk eshte organi qe i mungon shqiptareve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).