“Arti duhet t’i paraprijë politikës” ky ishte justifikimi i disa shqiptarëve që e mbështetën ftesën e Zdravko Çoliqit në spektaklin shqiptar në TV Klan. Parimisht të gjithë jemi dakord se arti duhet të jetë nje hap përpara politikës, por ama në rastin e fundit nuk ishte personi i duhur, në vendin e duhur dhe kohën e duhur.Shqiptarët, sidomos ata jashtë kufijve të Shqipërisë, nuk ishin ende gati të shikonin sesi një serb pritet me aq entuziazëm e ngrohtësi në një festival shqiptar, të dëgjonin ato fjalë e epitete që e ngritën në qiell këngëtarin serb, i cili realisht nuk u dukë i jashtëzakonshëm; të shikonin sesi ata 300 veta që ishin në sallë “u çmendën” e veç sa s’u ngjitën në skenë bashkë me të teksa kërcenin me aq shumë energji nën tingujt e këngës serbe, e cila sinqerisht nuk meritoi kaq shumë brohoritje. U duk qartë se ata mezi paskan pritur të kenë para syve idhullin e tyre, Zdravko Çoliqin! Për më tepër u thonë kosovarëve “Turp të keni që keni braktisur këtë festival”, “Zdravko nuk ishte këngëtar nacionalist”, “Çoliq s’ka faj për krimet e Serbisë”, “Zdravko ishte pacifist”…duke i dhënë kështu një shuplakë vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës.Më falni por, ku e shihni ju qëndrimin pacifist të Çoliqit? Meqenëse arti i paraprin politikës, përse nuk morën guximin Zdravko Çoliqi dhe kolegët e tij artistë, të kërkojnë falje për gjithë ato krime e masakra të kryera nga shteti i tyre në Kosovë. Mbi 10 mijë shqiptarë të vrarë, rreth 20 mijë gra të dhunuara, mijëra të zhdukur, mbi 1 milion shqiptarë të shpërngulur nga shtëpitë e tyre…dhe asnjëherë deri tash nuk u dëgjua zëri i këtyre artistëve pacifikë, s’u dëgjua një këngë apo një vepër arti kushtuar vuajtjeve të gjithë atyre njerëzve të pafajshëm që ranë viktima të tragjedive të shkaktuara nga Serbia. Ishin po këta artistë paqësor e për të cilët arti duhet ndarë nga politika, që këndonin nëpër koncertet e organizuara nga politika e atëhershme pas masakrave të kryera, zbavitnin dhe motivonin edhe më tej paramilitarët serb dhe ishin kundër bombardimeve të NATOs. Pra, ky “qëndrim i tyre pacifist” nuk i doli në mbrojtje vlerave të humanzimit, atyre vlerave që i dalin në mbrojtje artistët e mirëfilltë.

 Nuk duhet përzier artin me politikën, por të gjitha ato vrasje, humbje e dhimbje, tragjedi e tmerre të luftës, në fund të fundit nuk janë as politikë as art, por ndjenja të thella shpirtërore që kërkojnë respekt dhe mbështetje. Arti duhet të shërbej për t’i zbutur dhimbjet njerëzore, e jo për t’i ringjallur urrejtjet për të kaluarën e dhimbshme, e këtë gjë Klani duhet ta kishte parasysh para se të ftonte një këngëtar serb në një festival të këngës shqipe. Meqë gabuan njeherë, mos të gabojnë përsëri duke akuzuar këngëtarët e Kosovës për tërheqjet e tyre. Vendimi i tyre ishte dinjitoz, sepse treguan se arti i tyre bashkëjeton me ndjenjat e qindra e mijëra vendasve që i përfaqësojnë.Natyrisht që arti duhet respektuar dhe vlerësuar në bazë të meritave, pa dallim kombi a feje. Por arti i nje serbi, kroati, slloveni a cilitdo inidvid të një etnie tjetër, mund të respketohet pa patur nevojë të ftohet si mysafir special i një festivali. Në qoftë se do të organizohej në Shqipëri ndonjë festival në nivel ndërkombëtar, qoftë edhe vetëm ballkanik, sigurisht që meritojnë të ftohen edhe artistë serbë dhe të mirëpriten njësoj, si gjithë të tjerët. Por, të ftosh mysafir special një këngëtar serb në një festival ku promovohet muzika e mirëfilltë qytetare shqipe, ku marrin pjesë këngëtarët më eminentë të të gjitha trevave shqiptare me këngët më të mira popullore shqipe, është e tepërt. Madje, ta ftosh atë dhe të argëtohesh pa fund me muzikën e tij, ndërkohë që pjesa tjetër e shqiptarëve me lot në sy kujtonin 15 vjetorin e eksodit të kosovarëve e kur edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë të hapen varresa masive e të nxirren eshtrat e qindra njerëzve, kjo është fyese dhe e pandershme. Në vend që dhimbja e tyre të bëhej më e lehtë, plagët u trazuan edhe më tej kur në një prej televizioneve më të mira shqiptare, performohej, këndohej e vallëzohej serbisht. A thua kanë menduar organizatorët dhe vetë Pandi Laço si njohës i mirë i muzikës, se si janë ndier të gjitha ato nëna e baballarë, motra e vëllezër, bij e bija që i kanë humbur më të dashurit e tyre në luftën, së cilës i thurrej lavd në veprat e këtyre artistëve?  Kanë kaluar vetëm 15 vite nga gjenocidi i fundit i shekullit 20, është ende herët të argëtohesh me aq eufori me këngë serbe.

Shumë shqiptarë në Shqipëri, paskan ndjerë nostalgji për muzikën sllave gjatë regjimit të Enver Hoxhës e po thonë shyqyr që erdh koha të dëgjojmë këtë muzikë, pa frikë dhe haptazi, e disa madje edhe po i ankohen shqiptarëve të Kosovës se si regjimi i Millosheviqit paska qenë më i mirë sesa ai i Enver Hoxhës në Shqipëri. Ata që mendojnë ashtu le të mbetet në ndërgjegjen e tyre. Por pyetja është se pse nuk ndjejnë nostlagji për muzikën përëndimore, angleze apo amerikane, meqenëse edhe ato nuk ishin të lirë t’i dëgjonin, por mendja i paska ngelur pikërisht te ato sllave? A nuk patë Europa këngëtarë aq të mëdhenj e cilësor, sa t’i kënaqnin shijet e publikut shqiptar, por u desh patjetër të ftohej pikërisht Zdravko Çoliqi?Meqë shqiptarët paskan qenë që moti të dashuruar në muzikën sllave, atëherë pyetja që lind natyrshëm është: Po në kohën kur shqiptarët e Shqipërisë strehonin në shtëpitë e tyre shqiptarët e dëbuar nga Kosova, po t’i vinte rasti a do të këndonin e vallëzonin serbisht me aq entuziazëm siç bënë atë natë te “Kënga ime”? A do t’u vinte turp para bashkombasve të vetë të vuajtur?”. Nga ajo që pamë atë natë në Klan, personalisht nuk do të çuditesha!

Po nëse në ndonjë trevë shqiptare të duartrokitej me aq shuëm dashuri një këngëtar grek, vetëm 15 vite pas masakrës së Çamërisë, si do të ndiheshin viktimat e prekura nga ajo ngjarje?Po në Beograd, a ka pasur ndonjëherë ftesë speciale dhe mirëpritje aq bujare, “të tipit mbretëror” për ndonjë artist shqiptar? Disa do të thoshin “po ne nuk jemi si ta, ne jemi me të mirë se ata” dhe eshtë e vërtetë që ne si popull duhet të tregojmë një nivel civilizimi, por të respektosh tjetrin, mjafton të mos e shash dhe ofendosh, por jo të arrish në atë masë sa të humbasësh respektin për veten dhe kombin tënd. Adhuruesit e Çoliqit mund të na quajnë nacionalistë, por ky është patriotizëm qytetar. Duket qartë se shumë herë, shqiptarët duke u munduar të respektojne dhe të duajnë të tjerët (të huajt), harrojnë të respktojnë dhe të duajnë njëri-tjetrin.Pandi Laço tha se është debatuar më shumë seç duhet për këtë çështje, por kjo ishte një çështje që meritonte të debatohej. Bile bile edhe Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, do duhej të reagonte dhe të dilte me një qëndrim të hapur ndaj ngjarjes e cila revoltoi disa artistë nga Kosova dhe jo vetëm. E ajo që i mbetet Pandi Laços dhe organizatorëve të tjerë është të paktën të kërkojnë falje, sepse qëllimisht apo jo, me gjestin e tyre ofenduan kryesisht ndjenjat e shqiptarëve të Kosovës dhe të trevave tjera jashtë Shqipërisë. E për ata që thonë se Kosova nuk do të mund të përparoj më një mentalitet të tillë, duhet ta dijnë se edhe shqiptarët e Kosovës, dijnë të bëjnë art, ta vlerësojnë atë dhe të nderojnë artistët e huaj, por arti i tyre ngërthen në vetvete një vetëdije dhe respekt kombëtar, që mesa duket i mungon disave në Shqipëri.

http://www.lajmishqip.com/?p=24097

39 Komente

Per mendimin tim ardhja e Colicit ne Shqiperi ishte ne kohe te gabuar.

Ne Shqiperi kane ardhur edhe dy kengetare serbe para Zdravkos,bile njeri u dekorua me titullin Qytetar Nderi i Tiranes.

Ndersa Beogradi as qe ka ndermend qe te ftoje ndonje kengetar shqiptar,le me pastaj ta nderoje me tituj.

Keto gjera jane te nderova me ndero.

Ne kemi bere 3 hapa deri tani serbet asnje,dhe as qe kane ndermend te bejne.

Pale te kishte luftuar me Tigrat e Arkanit ne Kosovo sa shume here me i dashur do te kishte qene Zdravko per arnavutet.

Kerkesa dhe oferta acdc. Te ne ka treg per kshu muzike te ata ska per muziken tone. Po te kishte parja do i kish bere qe pa pik prob te merrnin kengetare tone ne turne atje po puna eshte se muzika jone spara terheq njeri jashte. Ska treg, hiq refugjatet qe mallengjehen me icik tate du fuston. 

Por pyetja është se pse nuk ndjejnë nostlagji për muzikën përëndimore, angleze apo amerikane, meqenëse edhe ato nuk ishin të lirë t’i dëgjonin, por mendja i paska ngelur pikërisht te ato sllave? A nuk patë Europa këngëtarë aq të mëdhenj e cilësor, sa t’i kënaqnin shijet e publikut shqiptar, por u desh patjetër të ftohej pikërisht Zdravko Çoliqi?

eh moj Afrore moj Afrore, kesaj i thote te flasesh Afrofe..smiley   po si moj nuk paskerkan nostalgji  shqiptaret per muziken perendimore.. nga, si e nxorre kete perfundim ti?smiley    po festivali i Sanremos eshte edhe sot e kesaj dite festivali me popullor ne Albaniesmiley  edhe kengetare  apo banda  cilesore nga Evropa  kane ardhur ne  Shqiperi.. por ata te medhenjte fare  eshte e veshtire ti sjellesh ne Shqiperi.. 

ne Hollande p.sh, para nja dy muajsh,   ishte superlajm neper TV gati 3 dite, kur u muarr vesh qe Rolling Stones pranuan te marrin pjese ne festivalin e Pinkpop  qe behet cdo vit ne Qershor ketu..  ngazellim i papare, sepse Rolling Stones kane pas ardhur dikur, nja 35 vjet para, dhe  qysh atehere nuk e kishin begenisur  me Hollanden..smiley    he, i con dot Rolling Stones ne Albanie ti..?smiley

Ca thoni mer? 

Do i japi llogari poplli shqiptar ca muzike degjon!! 

Ikni mer pirdhuni! 

N'ate errsine kulturore qe jetonim ne, jo pozdravi, po edhe nona e pozdravit u nigjonte, u pelqente dhe i kenaqte sadopak njerezit me tingujt ballkanike. 

Katunaria nga Fushe -Kruja deri ne Vermosh e lunte me ze te larte dhe kjo muzike ne radio ishte nga te paktat rreze qe depertonin ne jeten e tyre gjysem te zalisur sic ishin, nga kequshqimi! 

Askush nuk ka te drejte ti jape popullit kaq te vuajtur shqiptar leksione as kulturore as patriotizmi fallc. 

T'ju vije gjynof, t'ju vije! 

S'keni turp! 

smileysmileysmiley

TV Klan pretendon që është "televizon kombëtar". Kombi ka rreth 8-9 milionë. Nëse TV Klan me veprimet e tij fyen 3-4 milionë nga komb, a mund të quhet më kombëtar? 

Mrrokëll, ti nuk përfaqëson popullin 8-9 milionësh shqiptar. Kush shan shqiptarët është armilk i shqiptarëvet. 

Edvin, nuk mund te akuzohet tv-Klan per antikombetarizem, e vetmja gje qe mund ta akuzosh ate nese do quhej akuze, eshte percaktimi i tij si media perkrah opozites se sotme kur ishte ne pushtet. E dyta nese do mernim te mireqene komentin t'uaj me siper une do ju kujtoja se Kryeministri i sotem eshte armik i gjithe shqiptareve pasi ai siç mund ta dini dhe ju i ka dorezuar Goran Bregović çelesat e Tiranes, kryeqytetit mbareshqiptar kur ishte ne pozita e Kryebashkiakut, por kjo sig qe eshte non sens, jo?

Une nuk e shoh si gabim promovimin dhe shkembimin e kulturave te ndersjellta mes komshinjve a me gjere, ky sigurisht qe eshte mendimi im dhe i gjithe atyre qe kane tejkaluar per hir te progresit barrierat nacionaliste

Bukur fort. Tani sa i jepni mend shqiptareve te Tiranes qe ftuan nje kengetar, i cili per nje brez te etur ky Coliq duhet te kete qene si Paul McCartney, pse nuk jepni te paret shembullin. Bojkot total mallrave serbe, sepse konsumimi i lengjeve, pijeve, biskotave, gjalpin, cokollateve, amballazheve, etj etj fyen rende kujtimin e, po citoj:

10 mijë shqiptarë të vrarë, rreth 20 mijë gra të dhunuara, mijëra të zhdukur, mbi 1 milion shqiptarë të shpërngulur nga shtëpitë e tyre…

hunter, dihen te gjitha keto, ky harac u dashkej qenkej shume i nevojshem , por tani qe ju nenvizoni keto te verteta c' te bejme ...? Temen serbve..? Gabon mik !

hunter, tere jeten nuk shtyhet me urrejtje, edhe çifutet sot shkojne mire me gjermanet. Politika s'ka te beje fort me popujt, une kam miq kosovare qe degjojne kenge sllave gjithe diten.

Duhet te mirkuptojme situattat e kaluara, ngarkesen emocionale te pasojave qe te jemi realiste.Njekohesisht jemi te detyruar te shofim perpara, kur gjith faktoret qe na shtyjne drejt Evropes, na obligojne te jemi shume te vemendshem dhe sidomos largpames.Nuk nxjerrim gje me distancime dhe sidomos me qendrime qe reflektojne te shkuaren. Kur kjo i kerkohet Kosoves dhe mbretrise Serbe , merreni me mend si duhet te reagoje politika dhe shoqeria ketej.Jemi te detyruar te japim miqesi sepse e kemi edhe ne tradite.Kemi marre kurdoere armiqesi dhe sot e di gjith bota qe shqiptaret jane paqesore.Ata qe reshten prej bombave u duhet te ndryshojne ne kete Evropen e perbashket.Ne kemi fituar ! Sa per 100 vite luftra! Dy shtete shqiptare ne Ballkan dhe ju duket gje e vogel kjo ? Termeti i pashembellt ne magazinen e fucive te barutit! Ti leme ezibicionet e politikes qe per perfitime elektorale te brendeshme devijon sensin tone kooperues me fqinjet.Kritizeret,prej vellazerise kosovare le te mos i degjojme ne kete drejtim! Te vine kengetare serbe sa me shume aqe me mire!Se me mire do njohin diferencen e megallomanise politikave te vendit te tyre , ne raport me shqiptaret! Serbet i kemi mundur me ndihmen e atyre qe na shtyjne sot tu ofrojme dore mirkuptimi e fqinjesie ..T'i degjojme se ne te miren tone do jete !

Te opinion tema e sotme qenka "pasurite e politikaneve". Kjo tema e zdravkos eshte fiks ushqimi i politikaneve per ne "merruni me zdravkon dhe me atdheun se ne jemi pak te zene me ca pune". Faleminderit zdravko qe na mban me muhabet do thoshte Roni smiley

He pra, kete thuaj, une kam kohe qe pyes se ku i mori Vilajet Qyrku gjithe ato para per vila e pushime fundjave ne Europe?

Edhe une pyes ku i mori vilajet qurku, taulant balla, majlinda ajazi, i ndjeri sokol olldashi, sali berisha, gjin gjoni, fatmira hajdari, edvin rama, e shume te tjere. Ti pyet vetem per vilajetin, ceshtje horizonti eshte, nuk eshte me te thene eshte me te dhene tha.

Muhabet shqiptaresh. Tgjith dun me din sa pare bo, si i bo, pse nuk i bo smiley

Po leje o vlla tjetrin pastedhont. 

Mo, ca eshte ky me emrin "Vilajet" e " Qyrk " nga mbrapa ! Kush e njeh, nga doli ky ?

Seriously peshku? Me hartime adoloshentesh? Beni nje analize te thejshte subjekt-objekt kesaj fjalise,

por të gjitha ato vrasje, humbje e dhimbje, tragjedi e tmerre të luftës, në fund të fundit nuk janë as politikë as art, por ndjenja të thella shpirtërore që kërkojnë respekt dhe mbështetje.

Merr vesh apo jo? Vrasjet jane ndjenja te thella shpirterore qe kerkojne respekt, dhe po njesoj ndjenja te thella jane edhe tragjedite e tmerret e luftes dhe humbjet e dhimbjet.

Te pakten sillni ndonje gje ne shqip se gjynah ne si lexues.

Edhe mu me eshte duk gjithmone i paven,bile arkaik, ky dufi i kosovareve per artistet "armiq",por po ta menosh thelle ky kozmopolitlliku yne ne kete rast,s'eshte gje tjeter,vec mungese e theksuar solidariteti me ta,mungese sensibiliteti e ndjeshmerie per dhimjen e tyre dhe trgjedine qe kane kalu. Tragjedia e tyre s'eshte konsideru asnjehere si tragjedija jone, po eshte trajtu njelloj sikur nigjojme nje lajm tragjik per nje te panjohur qe rrudhim buzet per momentin dhe kalojme. Asnje nga popujt e mdhenj te europes, nuk kishte me ja dasht artistet,nje armiku sic kane pas kosovaret serbet.ktu nuk behet fjale per histori,po per gjenerata qe jane gjalle e kane pesu mbi kurrizin e tyre ate dhune te tmerrshme dhe ne u kerkokemi mirkuptim.

Pese yje nga ana ime per komentin, vetem me kte qe e kemi kalu me nji te rrudhme buzesh nuk jam dakord. Ne ndihmuam goxha ( jo aq sa duhesh po prap i dhame goxha ndihme) po eshte e vertete qe nuk e konsiderum tragjedi te tonen.

Jo pjeter nuk me duket i argumentuar prrfundimi jot!E treguam me fakt qe e kemi perjetuar si popull, si komb ate tragjedi.Un nuk them tu kerkojme mirkuptim, sepse plaget jane te reja!Them ...te mos i degjojme ne kete rast dhe kjo nuk eshte e njejta gje!

S'e maj mend fare ket Coliq, sinqerisht. Brenen me sa maj men ne plazh e nigjojshin vetem ca skromsa. Shifsha na 1 her Malin e Zi se jepshin 1 pesembjete minuta me lajme dha nja 3-5 minuta muzike shqiptare ne fund. (RTV Prishtina ishte mbyll ne ate kohe me duket).

Interesant gjuha e etj 

Tashi ok shijet jane te ndryshme ene t'gjitha shijet jane te drejta si thote italioni, pavarsisht se m'duket si tip kengtari duhet ti pelqeje vetem disa lloj katunarve.

Megjithate s'mund te legjislosh per shije t' keqe.

Amo me e justifiku mas gjith atyne viteve ket lloj llumsahonje (pa llogarit fare muhabet lufte patriotizmi etj), ene me dal e me gerthit per ket robin qi hala i paska floket me bisht pllumi si komtarja romune, m' duket e cuditshme. 

Mban mend Lepen e jo Zdravkon? Po ata jane te nje kohe mor mik, ne vitet 80 ai ishte nder 5 - 6 artistet me ne ze te Jugosllavise!

Per Zotin e modh s'e maj men!

Mind u, s'maj men as shume filma shqiptare qi permenden ktu dite e note. Mase e kam un problemin.

Ka muzika 1 here as edhe 1 gjo. Kurse Lepa m'duket se mahet men per shalet e gjata.

kujtesa o selektive

Po siç duket ti qeke i lloj krejt tejeter shqiptari.... nuk i perket kesaj llumhanje e kesaj katunarije.... Megjithate varet se sa vjeç je...ndryshe kot me fol.....

Shqiptaret jan turlifarsoj mer lal, ti per shembull ke qene ke Ali Demi un ke Zogu Zi.

S'na ka pre makina

Po pra, ndaj po them.... se te kesh shtepine tek Honi i Dika beut, nuk osht nai fargjoje....

ma kujto i cik honi dika beut, amon. nga vjen si shprehje dhe ku eshte kjo lagja. shprehje e degjume nga gjyshja ime eshte.

ì

eshte gabim te pergjithesohen gjithe shqiptaret si coliciste! ka disa kategori te caktuara qe per dreq na dalin edhe si saliste qe degjonin cilicet. shume te drejta verejtjet e zonjes nga kosova. kjo,fatkeqesisht ,lidhet me mungesen e identitetit dhe kompleksin e inferioritetit.  stacioni i sales qe e ftoi dhe bamir topi qe e takoi jane elita saliste!

shqiptaret e kosoves besoj se jane bindur tashme se cfare perfaqson partia inferiore dhe proserbe e sali fazllicit!

ndersa per kozmopolitet c'te keqe na bente ura(colici) e te dy kraheve,eshte nje rast i mire te pajtohen.   tani edhe salistet kane bregovicin e tyresmiley

na ndoten racen keta lloj njerezish!

 

Mirekuptim,mirkuptim etje etj.

Po mire o grava,ne kemi ftuar 3 serbe deri tani dhe njerin e kemi bere dhe qytetar nderi te Tiranes.

Ata hic.Asnje kengetar shqiptar ne Beograd.

Normale e quan ti kete?

Mua me duket servilizem.

tashi une e mirekuptoj  shkrimin e zonjes Afrore, por eshte shume emocional..  p,sh,  shume kengetare nga Kosova  kendojne rregullisht  ''hit-e''  serbe.. e kam fjalen per ato tallavate e famshme.. kuptohet keta i aranxhojne shqip kenget, por ama  keto kenge kendohen gjithandej neper  clubet e Kosoves.. po per kete fenomen, cfare mund te na thote zonja..?
 

Shiko mik se nuk me duket hic servilizem.Tani une di shum mire ca kerkojne sot struktura kulturore serbe lidhur me marrdheniet me keto tonat.Do vine duke u rritur dhe un e shof si gje te mire, si perpjekje per te ndryshuar ata vete.Di qe Dep.Shtetit nxit shume per rritjen e bashkepunimit.Sa kam mesuar, shum shpejt serbise do ti vihet vetem nje kusht per pranimin ne Evrope; "njohjen e Kosoves" Situata Pperendim Rusi , eshte ne favorr te situates shqiptare...Na duhet mencuri te perfitojme ?..keshtu besoj do jete me e mira.,
Ore 100 vite lufte e gjak a u bene per te fituar?PO ! Fituam ! Ca duam tani ? ..Paqen, ca tjeter!

Mos i dredho pyetjes Grava.

Une thashe ne kemi ftuar 3 serbe dhe njerin e kemi bere qytetar nderi te Tiranes.

Ata skane ftuar asnje shqiptar dhe as qe kane ndermend te ftojne dhe jo me ta bejne qytetar nderi ne Beograd.Normale te duket kjo ty,se mua me duket komplet anormale.

Heren e pare e quaj shtrirje dore( ndonese ju takonte atyre ta benin kete gjest).

Heren e dyte e quaj mirekuptim,

Me vjen keq por te treten e quaj servilizem dhe humbje dinjiteti,nga pala jone.

Se njoh zdravon po ca si pelqen kosovarve e sduhet tna pelqej as ne? Futja kot, eshte bote e lire, zgjedhjet jane personale, ka ikur koha kur na imponohej nje shije kolektive ne emer te uniformitetit kombetarist. Sot robi esht i lire te pelqeje dhe muziken e dreqit po te doje, shija e tij, une se gjykoj. Dhe kosovart pelqejn muzike qe une se honeps psh tallava, po un si gjykoj, zgjedhja e tyre. Le te lulezojn 1000 muzika, diversiteti na ben mire. E di kur ka per tu ber shqipria? Kur te kemi dhe ne nje balotel ne kombetare. Do jet shenj grandioze emancipimi. 

Artikulli nota 4, na hapi barkun me qyrravitje klasa pare. Si na e sollen ktu iher?

Mire mo kokoleshi ,se te kishte ardhe ushtria serbe ne shpi ty duke te perdhunu familjen nen tingujt e zdravkos, do e shifje sa kozmopolitan do ishe ti me shenjat e tuja grandjoze te emancipimit edhe me bythzi ne kombtare...po ne jemi popull legen thuj si knej qe ftojne kto kokepalamit bishtpullum dhe anej kufurit qr vazhdojn blejn gjithcka nga serbia.

Nuk ka "kosovarë" o tutkuna. Ka shqiptarë të së ashtuquajturës Kosovë e sotme. Robi është i lirë të dëgjojë muzikë në shtëpinë e tij, por jo të ftohen armiqtë në festival kombëtar. Gjithsesi, TV Klan i ka vënë damkën vetes e në vend që të kërkojë falje sillet si gjel majë plehut. 

Kta te Kosoves kane te drejte se ju dhemb shpirti dhe e njohin mentalitetin sllav shume me mire se ne te Shqiperise qe i kemi vetem me te degjuar. Skuthat e bllokut qe donin te krijonin "art" mundohen te fshihen pas "promovimimit" te miqesise shiqptaro-serbe dhe shume shpejt veshen kostumin e pacifistit.. Bejne krahasime fantaziste nga me te shfrenuar, dolen edhe tek Enveri qe ju paska marre shpirtin e sju ka lejuar te degjojne muzike sllave.. Sikur e ka kush njeri me muziken dhe vete artistin?  Jo or jo, kosovaret megjithese vuajne nga fjalori i shqipes - nuk dine ti shqiptojne emocionet e tyre mire - nuk e kane hallin tek nacionalitetit serb ( kane serbe ne qeverisje ne kosove dhe takohen me serbet e beogradit) as tek muzika sepse muzika tallava ka pushtuar si shqiperine dhe kosoven, as tek arti e tek miqesia shqiptaro-serbe sepse keto gjera po aplikohen ne Kosove e Serbi e nuk presin nga skuthat e Tiranes tu tregojne rrugen... E kane tek genocidi qe u eshte bere dhe perfshirja direkte e ketij kengetari ne ate genocid.. E mbani mende bombardimin e televizionit ne Beograd nga NATO? E pra ata nuk vrane njeri me pushke ne dore ne Kosove apo perdhunuan femra 14 vjece por Perendimi jua mati mire koken dhe jua tha troc qe ju jeni "target". 

Por, shqiptaret e kosoves dhe media ne kosove duhet te mos perhapin percarje me akuza idioteske. Kengetarin e ftoi KLAN qe mesa di une eshte edhe media ne Kosove. Se kuptoj perse nuk protestojne aty ne Kosove? Nuk e ftoi Shqiperia dhe as ndonje intusticion kulturor apo qeveritare shqiptare. Nese ka debat duhet te kufizohet tek media dhe jo te pergjithsohet tek Shqiperia. Nuk kane faj brezat e sotem dhe shqiperia sepse ende skuthat e bllokut nuk jane zhveshur nga kompleksi i komunizmit dhe vuajne shpirterisht.. 

 

 

Nejse. Qe shume shqiptare kane nje lidhje te kuptushme dhe te pranueshme me Zdravkon kjo eshte treguar nga dikush me siper e me kaq mjafton besoj. Edhe une tek ky grup hyj.

I vetmi problem qe ka ne kete rast eshte intervista e kengetarit me Pandi Laçon qe evidentoi se festivali eshte si nje frymezim, te themi , nga kenga e Zdravkos me titull

Pjesmo moja Kenga ime.

E tha vete me gojen e vet Pandi ne interviste po ne Tv Klan. Nuk e di cfare ka then gjate koncertit.

Gjithe mbeshtetesit e FRD-se ose te TKD-se*, ose te atyre qe i mbajne basetat e balluket si Bamir Topi i pershendes me kengen e ketij Qoliqit 

Pusti, pusti modu

* Taniri Ka Dashnore

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).