Ermonela Jaho dhe Erkand Qerimaj s'kanë asgjë të ngjashme me njëri-tjetrin, sa i përket fushave të tyre të suksesit. E para është sopranoja më e njohur shqiptare, e kalendaruar në advancë për të dy vitet e ardhshme në skenat më të njohura të botës. Erkand Qerimaj është sportist, kampioni aktual i Evropës në peshëngritje. Me punën, vullnetin, karakterin mëtohet të jetë sportisti i parë në historinë shqiptare të sporteve, që do tentojë të ngrejë flamurin kombëtar në një Olimpiadë. Përndryshe, të dy kanë një gjë shumë të përbashkët: mënyrën sesi po i shfrytëzon politika, grafomanët dhe lloj-lloj marifetçinjsh për t’u identifikuar përmes punës e suksesit të tyre.

E para, ka provuar shumë në Shqipëri deri indiferencën, për të mos thënë keqdashjen e vazhdueshme, që për fat mori fund përkohësisht me shfaqjen e fundit të Butterfly-it. Me Erkandin shkon edhe më tej. Për një faj jo të tij, por të themi të strukturave afër tij, u dënua me dy vjet për përdorim substancash të ndaluara në garë, dhe sërish arriti të shpallet Kampion Evropian në peshëngritje. Çfarë e bashkon tjetër këtë arketip shqiptarësh të suksesshëm? Lidhja e përbashkët në pavetëdijën e tyre për të triumfuar mbi të pamundurën, fillimisht për të identifikuar veten në majat e suksesit, pastaj për të nderuar njerëzit e tyre dhe detyrimisht edhe vendin. Çuditërisht, askush s’ka bërë deri më sot analiza të thelluara për ta. Çfarë i shtyn; pse kërkojnë të identifikohen dhe më kryesorja si arritën në këto maja?! Kanë mjaftuar pritjet e zhurmshme të politikanëve, përmendje të medias, që shoqëria të mendojë se janë vlerësuar! Po, a ka vlejtur? Për propagandën nacionaliste: Po. Për shoqërinë fare aspak.

Për hir të së vërtetës, edhe pse nderimi ka qenë i vazhdueshëm ndaj tyre, përcjellja e vërtetë në shoqëri e modeleve të këtillë njerëzve të suksesshëm, është fare e pakët. Që sapo mbaroi vala e ftesave nga TV-të, apo dalja e politikanëve në foto me ta, pakkush do kujtohet më për ta. Pak herë ka qenë në fokus të shoqërisë dhe njerëzve që flasin për ta vështirësitë e Ermonelës për t’u identifikuar në komunitetin artistik botëror, kërkesat e saj për ndihmë brezit të ri; apo lufta e madhe e Erkandit për t’u stërvitur në kushte të vështira, pothuaj vetëmbrojtja e tij në Gjyqin Ndërkombëtar dhe mbi të gjitha edhe për ta mbajtur veten në periudhën e fundit, kur ishte i penalizuar.

Një zë faustian do të thotë: Epo për vete e kanë! Kuptohet që e kanë për vete, por në çdo mjedis, ata treguan veç egos së tyre edhe se ishin ambasadorë të mirë të vendit. Mu për këtë arsye, s’kemi dëgjuar kurrë që “dashamirët” të ofronin Ermonelën të fliste  në Akademinë e Arteve e të ndante përvojën e saj me komunitetin e artistëve të rinj, apo Erkandit t’i jepej mundësia t’u shpjegojë të rinjve sesi mund të arrihet suksesi, edhe pas orëve të tëra t’vetmisë dhe nën tundimet e vazhdueshme për të vazhduar të mbajë flamurin e vendit apo jo. Në vend të këtyre, politikanët dhe shoqëria sa e kanë prekur pak modelin e dy personazheve tona dhe pastaj i kanë lënë për të vazhduar me modelet e përditshme gjysmake, që i shërbejnë konsumit. Duken sikur ata dy vlejnë vetëm një çast.

E nëse shembujt e shumë prej shqiptarëve të rinj sot priren te figurat gjysmake në televizion, Ermonela dhe Erkandi janë fryt i një pune dhe pasioni të stërmadh. Kjo e bën modelin e tyre të vështirë për t’u kapur dhe vlerësimin për ta realisht të madh. Ermonelës i janë dashur orë e orë të tëra pafund të kultivojë pjekurinë e plotë të zërit, por edhe arritjen e saj profesionale, kurse Erkandi është stërvitur edhe pa dritë, në palestra modeste, shpesh pa ushqimin e duhur, pa ndihmën asnjëherë të nevojshme për të arritur në nivelet botërore. Në të dy rastet pa harruar, shpesh me shpenzimet e tyre. Nëse familjet kanë qenë një shtysë për pasionin e tyre, tjetra, që mbetet është pikërisht egoja e tyre. Kjo e fundit është ajo nga e cila mund të mësojnë sot shqiptarët për modelet e tyre të zhvillimit. Pikërisht pavetëdija kolektive, që sot është e frustruar nga lajmet e errëta dhe modelet e pamjafta, ka nevojë të ushqehet e të marrë si impuls ajo që transmeton qenia e këtyre individëve. Pasi heronjtë e vërtetë (lexo modelet) sot që referohen në shoqërinë tonë janë thjesht politikanë dhe njerëz të ndryshëm që e kapin suksesin me çdo lloj mënyre dhe pa djersë, shpesh pa i njohur kurrë skrupujt. Arketipi i kinse heroit është sot një nga më të zakonshmit, ku shqiptari kërkon të identifikohet gati me dhunë. Jungu besonte se ngarendja për heroin buronte nga vetë arketipi i heroit. Tek ne po krijohet një arketipi i veçantë, i atij që do t’i kapë gjërat pa mundim. Arketipi i vërtetë i heroit është larg nesh, për një vargan kushtesh psikike, kulturore por edhe ekonomike.

Ndaj, kjo të vjen ndërmend, kur kujton punën e këtyre dy njerëzve, që asnjëherë s’jemi munduar t'i njohim në veçantinë e tyre, në arketipet më përfaqësuese që kanë dhe që i ka ndihur drejt suksesit. Si në të gjitha rastet e tjera, jemi thjesht të prirur t’ua marrim suksesin dhe ta përdorim shëmtuar në informalitetin tonë. Për të mos thënë më të keqen: Nuk mund të harrohen blogjet tona sesi derdhej helm ndaj Ermonelës kur takoi kryebashkiakun Basha edhe pse ajo i kërkoi në takim thjesht krijimin e një shkolle opere! Ashtu si përfoljet ndaj Erkandit, në muajt e vështirë, kur kishte nevojën e një solidariteti, teksa përpiqej deri me shpenzimet e veta të mbrohej në një nga gjyqet sportive.

Kështuqë fetishi i tyre i kotë, më shumë na bën t’i neglizhojmë ata. Kjo të kujton këto ditë, që po t’i shikonim pak më në tokë këta modele, e po t’i përcillnim dhe t’i kishim më pranë dhe të mos i gënjenim me premtime, atëherë do të çliroheshim pak më shumë si shoqëri. Ermonela dhe Erkandi kanë nevojë për mbështetje të vërtetë dhe jo për t’i përdorur. Atyre duhet t’u vjelim përvojën, pasi kështu i bëjmë modelet tona të prekshme. Kështu e ndijmë edhe psikologjinë tonë sociale që t’i largohet realitetit krejt informal, ku jetojmë.

11 Komente

" ....Nuk mund të harrohen blogjet tona sesi derdhej helm ndaj Ermonelës kur takoi kryebashkiakun Basha edhe pse ajo i kërkoi në takim thjesht krijimin e një shkolle opere!..." 

 

Dhe themi ne se pse nuk hecen perpara Shqiperia. 

Nuk behet puna me shkolla operash. Duhet te fillohet te prodhohet nje serial televiziv me titull : Sulltani i Madherishem ne Arnavustistan". Ketu fillon perparimi

Shpesh here ne ketu kemi diiskutuar per rrrugen e shtrember qe mer nje pjese e rinise apo e shoqerise, per te zgjedhur rruget me te shpejta por me te rrezikshme apo kriminale, sepse shembulli qe ata marrin eshte i tille... ndaj Ben Andoni, ka bere shume mire qe ka sjellle ne vemendjen e lexuesit, per rolin e modeleve duke sjelle shembulllin me te mire te nje modeli, qofte nga pasioni, qofte nga arritjet, por ne menyre te veçante per rrugen e mundimshme per realizimin e ketyre  arritjeve....

Ermonela Jaho dhe Erkand Qerimaj s'kanë asgjë të ngjashme me njëri-tjetrin...............

Hahahahahahahahahahahaha......................

Ne nota akoma me serioze (tm emigranti????) nuk e lexova me tutje ...... dhe kjo s´ka te beje me asfare kritike ndaj shkrimit apo autorit, por nuk dua te prish momentin e leximit te 12 fjaleve te para  smiley

Modeli nuk jane kengetare klasike te kohes se Nuhut, modeli eshte Mik Xheker çuri-furi. Kete imiton rinija, biles edhe pleqnija.

Ky nocioni i modelit shembullor vjen pak arome komunizem.Keta te dy kane zgjedhur ate rruge qe kane zgjedhur se aty ja ka dhene zoti aftesite. Ate qe e bejne e bejne per profesion, per te ardhura dhe per kenaqesine e tyre personale, jo per te qene modele ndaj nesh apo per atdhedashuri. Ndaj mjaft me keto qasjet jargavitese qe duan te gjejne etike morale ne gjithcka.

Hidhu perpjete nuk shpeton nga etika morale ne gjithçka dhe nga qasjet jargavitese rreth etikes morale, dhe as nga modelet. Ndryshojne vetem aromat, nga modele me arome komunizmi tani ka modele arome kapitalizmi, dmth modele qe e bejne gjithçka per profesion, per te ardhura dhe per kenaqsine e tyre personale.

Dmth jane modele qe nuk e rrujne fare per tjetrin, tamam modele te kohes se leshit.

 

 

Nuk mund te jene model njerezit qe punojne shume. Pse te ndjekin rinia shembullin e tyre, kur fare mire ndjekin shembullin e kengetareve BBF apo te Vipave BB e behen edhe te pasur, edhe te famshem, sa hap e mbyll syte. Shkurt, modele ka, po jane fast-food. 

  Na duhen modelet(morali).... ndoshta nuk perputhet shume me pritshmerite.Jane dy breza (nga mosha 15 deri 50-55vjec)  teper te ngjeshur qe kerkojne te arrijne suksesin ne nje vend me mundesi kaq te pakta. Dhe ky presion kaq i madh e ka deformuar kuptimin e fjales sukses ne "te jesh a mos te jesh", dhe kjo ka sjelle nje nevozizem qe lexohet ne fytyrat e te gjtheve. Ne pergjithesi ka humbe edhe ai minimumi  i durimit dhe etikes. Media,sidomos ajo vizive, ne mbremje i vendos shoqerise modele te tjere suksesi. Shohim cdo dite njerez qe bejne karriere ne menyre te menjehereshme duke u kerrusur e duke u shperfytyruar, dhe per shkak te atyre mundesive te pakta, me keta duhet garuar. Eshte fatkeqesi qe shoqeria duhet te kete per etalon nje steriotip te tille. Jetojme ne nje vend ku kampionet, sidomos ata nderkombetare, i bejme te qajne(me duket se z I Suli per ceshtje dietash e znj Kasa per detyrime te ligjshme etj).

"Ketu lulet i hane gomaret". 

Sa per Ju zAndoni, dhe njerez si Ju, per shoqerine do ishte me mire t'ju degjonin se t'ju lexonin(jam shume dakort me ato qe shkruan), 

Shohim cdo dite njerez qe bejne karriere ne menyre te menjehereshme duke u kerrusur e duke u shperfytyruar, dhe per shkak te atyre mundesive te pakta, me keta duhet garuar. Eshte fatkeqesi qe shoqeria duhet te kete per etalon nje steriotip te tille.

Ne pergjithesi shoqeria e sotme shqiptare , e semure, i quan te "shkathet"  keta te `karrieres se menjehershme. Sot ne keto 23 vjete  nje pjese e tyre jane bere kryeministra presidente, lere pastaj, te mos themi ministra, drejtore, me shume seksere, mbas vetes, qe kane bere dhe bejne karier, dhe goxha pasuri! Jane bere oligarket e vendit!  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).