5 Maj 2014

268 Komente

Nostalgji....

Sa mire ishte atehere.te gjithe te paster,te rregullt.

Ohh,mos e ke gabim daten se nuk duhet te jete foto e djeshme por e vitit 1980. smiley

Jo mo, s'duken roba socialiste keto

Po ajo duket qe nuk eshte vite 80 se shifi si jane te zbardhur dhe te ushqyer mire fmite plus rrobat. Ne ate kohe kishim marre çerje koreanoverioresh

Vazhdon te jete ne pune drejtori apo mesuesi qe i ka nxjerre aty femijet? Apo kane dale per hir te idealeve te tyre?

Skandal. Asnje nga nxenesit s'e ka shallin e pionierit n'qafe!

Seriozisht? Turp per prinderit (apo mesueset) qe ushqejne femijet me ideologjira qe as nuk jane ne gjendje t'i kuptojne!

Dmth grushtin kokes do ta hakemi dhe per ca breza te tjere ne vazhdim. 

Hem, gjynah qe s'e kane shtrire krahun e djathte bashke me pellemben: Heil!

parodi e shemtuar!   po gjynah femijet thuaj..

Dmth dora patjeter duhet te beje ndonje xhest, apo robi nuk rron dot pa llogore

Sic thote edhe Aristoteli, filozof i shquar komunist, njeriu eshte zoon politikon.

nese do qe ti kujtosh e ti respektosh te renet per lirine e atdheut, sigurisht qe duhet te vendosesh grushtin lart, pasi eshte simboli i tyre. Kaq gje nuk kuptoni dot? 

Se mos kishte ndonje dyshim...po dhe greku i lashte goxha parashikues paska qene. c.d.v dmth

Ne qofte se doni te hiqni grushtin duhet te hiqet edhe ylli me pese cepa tek varret e deshmoreve!

smiley 

Ne ate kohe ylli nuk kishte te njejten domethenje qe ka grushti sot. Besoj se jemi dakort qe kulturalisht simbolizon jo vetem ideologjine komuniste por edhe dikaturen, krimet dhe vuajtjet gjate saj. Ato qe kane shtyre femijet ne kete gjest duhet t'iu vije turp per mungesen e ndjeshmerise, pavaresisht se mund te besojne me te vertete qe nuk kishte viktima nen ate sistem.  Ne ate rast, edhe ato vete jane viktima te tij. 

Drejtoresha e arsimit ne burg , po thote M M

Pandeli Majko: Grushti eshte simboli i bashkimit kunder pushtuesve dhe kunder rezistences BenBlushiste brenda PS-se.

Qe kur Wikileaks ja qiti sekretet andi-Ramiste, Majko eshte bere komplet beeeeee, dmth dele.

E paska fillu trahanane dhe Pandi smiley

Milo len studion pas fyerjvee te MM

Kush eshte MM?

PS.Mos ki frike, nuk pergjohemi. smiley

 smiley

Mark Marku

e komentoi foton duke ju dridh zani dhe Milon qe justifikoi foton e quajti kriminel

Faleminderit

mark marku smiley

foto lajmi, shoqeruar vetem me nje pershkrim te shkurter 3 fjalesh ( sikur mos te mjaftonte kjo, eshte vendosur edhe retiçence  ne fund),  le shume per te deshiruar!
Keta femije i ka organizuar ndonje autoritet lokal a partiak, apo jane vendosur aty nga familjaret e tyre ?
Kush ka ndonje info. me shume rreth ketij lajmi?
p.s  shkollat ne Shqiperi jane pushim ne 5 Maj?

Fotolajmet shq*hen per germa te kursyera bre, mgjths me gjase ne kete rast ngaqe mediat s'kane begenisur (ne Shqiperi lajmet me se shumti bejne partite; mediat thjesht i transmetojne nga partite tek populli).

Ka pakez me shume kontekst ka tek lajmi i Ora News.

edhe shkrimi tek Ora shume i vobekte qenka ne permbajtje, por ka ca foto me shume...gjithsesi..faleminderit  per nyjen, Xhibi!!

Po ai kryetari i bashkise se Permetit si rrejti si derr te Fevzo, s'di gje tha, nuk ka qene pjese e programit, kur ne foto ketu eshte i pari i fashatit vete.  smiley

smiley thiatro.."ka dale djalli ne Salem zonja Proktu, duhet ta gjejme ku fshihet"- keshtu edhe kjo pune (behet buje e madhe per te mbajtur elektoratin "gjithmone gati" )..gjera qe dihen
Tirana 4-ever, po ky kryetarii Bashkise se Permetit tha ndonje gje tek Fevzua perse nuk kishte krasitur barrin qe ka mbuluar varet e te reneve?!

edhe  ne varrezen e nyjes se Tikut ka me shume "jete"!!

 

Ate e di une, se aty akoma Verua votohet. Leter lakmues, tha avokati. Kur nuk te shkrep qeverisja i kthesh cirkut, vazhdoi. smiley

Eshte bar antifashist, tha balli i bashkise. smiley

po ti paske pare teater me gjithe mend smiley

e, une s'kam televizor ne shtepi..çoku dal ndonje nate nga teatri qe kam ne lagje...Salemi i Milerit mu kujtua rishtaz..smiley

Jo mo se tallem per barin, se hapet llafja e shkon Rama e shkarkon, nuk dua ta kem ne ndergjegje. 

Po teater ishte/jane, po ternet mer, ca televizori. Rrofshin hackerat qe na fusin ca viruse. smiley

Fevzo e mbylli emisionin, neser do flasim per... po s'doli ndonje gje tjeter nderkohe. smiley Vallaj vend me vitalitet, pa shaka kjo. 

shiko se per ate punen e barit me duket se duhet te kerkoj edhe une falje smiley...i rihodha nje sy fotos, nje nga ato xhufkat e barit te gjate ka nxjerr lule manushaqe..pra qenkan lule smiley..ca kane celur e ca te tjera jo..smiley

pernjemend ashtu eshte: vend me vitalitet dhe lule kapriçoze!! 

Kurse per ta bere punen tamam, keta femije duhet te mesohen te vrasin sa me shume gjermane (Merkel ruhu) e balliste. 

s'e ke keq ti ..ironi mjerane eshte kjo jotja smiley, por si po duken bathet pak nga pak do propozohet te  futet lenda e edukates ushtarake ne shkollat 9 vjecare ..ta mendosh holle-holle, ky propozim i hamendesuar qendron ne harmoni te perkryer perkrah kinezçesh smiley 

Kujdes, se ai flamuri jeremen te rrezikon koken. Kane dale i-plumba tashme.smiley 

sinqerisht, deri para pak e dija ndryshe: Ne dhe Gjermani,  2 popuj miq smiley..qysh o paska plasur ne Kucove, ndersa une kam 10 min qe rri e degjoj muziken e perzgjedhur te tralalase smiley...

edhe ballistet me grusht nderonin.. Do i vij nje cik keqe gjembit po ca do bejme tani do duroni edhe 50 vjet te tjera.. sot grushtin neser hurin smiley 

Ja kshu fillon.. Me 3000 euro te vogla dhe nji enderr te madhe

Rilindja e KOMUNISTEVE

PTUUU

Pështymë Nazi-Fashistësh smiley   ..Po nuk e kalon dot të vjellën LefTKope ...E ke Gëlltit lugën e Çorbës që në 39 ...mos ardhç kurrë  Nuk të beson më njeri që nuk i ke Jargë

E kishe mirë që lëshon ata handikapatët mendorë .Ç,Pate ? Si të erdhi ? Pse erdhe vetë në prurje jo të rëndësishme .Të paktën kur vjen ti të lëvizë një bythë nga vëndi .

Hyn një Kokë , Lëviz një Bythë ..thotë Populli smiley

Kur hyn ti , të dridhen Rilindasit me parullën tënde Famoze  " Tua Rruajmë si në Rumani " Le për ndonjë Finale psh kur të të duhet së shpejti ti çosh paqeta cigare dhe biskota Babasqapit tek 313 .

Kaq thjesht nuk të kisha imagjinuar !

me duket nje gjest krejt i pademshem, ne vazhden e tradites se nderimit cdo 5 maj ne nderim te deshmoreve. Madje krejt i cveshur nga ideologjia ne kete rast

Mos, nuk eshte shenje e mire per Europen, thote nje ambasador i rendesishem. E hengri kryetari i bashkise, me duket. 

Kaq budallenj qenkan keta rilindasit, nuk u mjaftojne gjithe hallet qe ka vendi, po hapin dhe sherre kot. 

Mos u habisni, në Përmet nuk janë fshirë akoma parrullat Parti- Enver. 

Për një moment kujtova se ishte një foto e para 90-ës, wow!

smiley

ne tirane shkruhen akoma perdite parrullat: parti-sali (luli), parti-edi, parti-ilir etj etj. veshtire te heqin dore njerezit nga partia.

femijet vuajne gjithmone budallallekun e te rriturve.

Cilit PeshkYll/ke do t'ia japem kete medaljen? smiley

http://sammler.ru/uploads/post-461-1292029997.jpg

 

P.S. Verpionieret pe verteti

E marre une, nese shoket mendojne se e meritoj,kuptohet. smiley

po shoqet i harrove? apo nuk pyet per to? smiley

Jo Pjeter ti ke mustaqe , te jemi pak xhentile , Finisi mendoj une e meriton smiley

Pjeter sa lek jep ti? Ta bejme icik demokratik procesin dmth. smiley

Jo mo, lek s'jap une,c'kuptim do kishte ? Une e du si shenje vlersim per meritat e mija poqe se egzistojne. smiley

Ti do te shkojme ne Europe apo jo, atje parja lu. $a merita ke pra?smiley

Si te doni. Une lek nuk jap. Pike smiley

Po dhe ne budallenj nuk jemi t'i pranojme hapur. Apo te shkojme deshmore ne luften kunder korrupsionit. smiley

PS. Zarfin futja xhibit ne xhep. Te kishe ra shamija, thuj. (Pranohen dhe Euro e $.) 

Bravo Pjeter!

Keta injorantet mustaqebardhezi s'e dine akoma qe Peshku punon me dollare, jo me lek smiley

Une jam dakort per Pjetrin.

E ta lumsha moj Parti / sa shumë të mënçur polle ti

Prin Xhibi me shoqëri / shkëlqen dhe Adria me habiti ....smiley

Them se e meritoj Xhib megjithse kam qenë vetëm pioner "i perjashtuar " nga Rinia .Kështu që nuk do rrija pa u bërë anëtar i rinisë Konventës Demokratike të Partisë Republikane si Balil i Mbretënisë me Ballin Kombëtar smiley

 

O xhib ato stemat bashke me bluzat dhe bustet e Enver Hoxhes i ke ne Kruje tek Skenderbue me 1000 lek copa... haha

 

Nje kalama aty ne fotografi ose eshte i biri i kryetarit te PD-se se fshatit ose eshte mengjarash prej verteti, sepse ka nderuar me te majten. smiley

Ka cingaren te tjetra.

Komunistet ne Shqiperi i nderoi lufta dhe i diskretitoi paqja. Spartak Ngjela

Bobo, Ngjela e degjeneroi fare, vrases ordiner thote. 

hej po cdo dite ka filma ne televizionet shqiptare me grushtin larte, me Partine dhe Enver Hoxhen... Ne Kruje shiten bustet dhe fotot e Enverit, bene aleance me komunistet e Hysni Milloshit per bashkine e Tiranes e sot u kujtuan keta te vene kunjen po na lind Enveri.. hahahahahah Fashistet dhe aleatet e tyre kane dy veti, jane shume te trashe e para dhe e dyta jane frikacake te medhenj qe tmerrohen dhe nga hija e tyre, prandaj nuk kane fituar kurre asnje lufte..  

Kur te vdesi Saliu me cfare do e nderojne tek varri?  Apo ne njeren dore grushtin dhe ne tjetren dy gishtat? smiley

meqe gjysma e duan e gjysma jo do biem ne konsensus te ngreme te gjithe vetem nga nje gisht, ate te mesit meqe eshte me i gjate qe t'ja bejme respektin tamam smiley

Rammstein ne mes te koncertit nderon dhe elektrizon turmen me hapin hitlerian cka nuk evokon patjeter hitlerin dhe nazizmin. Pra gjesti eshte me banal dhe jo ideologjik

Je shume I sakte Albano. Me grusht vdiqen me grusht do I nderojne. Thjesht gjesture. 

mire qe s'na cojne per homazhe te i ndjeri ambasadori limpreht thuaj

i know.. did you see the link? he's so short and that dress is so tacky..Who wears Cheetah? #selfie 

 

Selfie. Plas, puuuuuff t'ja bec. Me zhurme biles ate shfryrjen. Ke parasysh ?! Lol

Rammstein-ët, në linjë (disa thonë vazhdimësi) me Laibach-ët, e theksojnë me ndërgjegje dhe e përdorin si gjuhën e tyre absolute aspektin spektakolar të nazi-fashizmit, në një mënyrë që është artistike sepse e rrezikshme = lehtësisht e keqintepretueshme. Moskuptimi, apo keqkuptimi, dhe sidomos përvetësimi i aktit të tyre kritik si alibi për përjetim të madhështisë së dhunës ideologjike nga plot fansa, janë probleme që duan rigorozitet dhe sinqeritet në trajtim (si nga robi që i dëgjon, si nga studiuesi). Sidoqoftë, filizat e njoma të Përmetit janë krejt ana tjetër e spektrit.

 e theksojnë me ndërgjegje dhe e përdorin si gjuhën e tyre absolute aspektin spektakolar të nazi-fashizmit

e the vete, eshte thjesht spektakel, pra lejojne shijimin e tyre duke i cliru nga nazi fashizmi. Ajo qe po bejne femijet e pavetedijshem eshte e ngjashme. 

 

Unë u përpoqa shumë të thoja se nuk është thjesht spektakël por është shfaqje artistike që hiperbolizon spektaklin në mënyrë kritike, por paskam dështuar. Dështim që edhe Rammstein-ët vetë e pranojnë kur këndojnë këngën Links 2 3 4.

Forza Juve smiley

A ka naj reagim nga Kryeministri per keto pislliqe?

 

S'kam pa gjo do thote. 

u Testua

Magjike, madheshtore, deri diku edhe kozmike!

Don kohe Kopshtare smiley don kohe .Deri tani jane ne lartesi sa u dallohet preshi ne fluturim smiley

Don pak me shume Kohe per me kalu ne Kozmos ! Sa te vije truri Teknologjik deri atu nga 2020 . Pastaj do u dallohet vetem pak TYM nga prapa ne lartesi te medha .....dmth ku nuk harrin nderimi i pionereve smiley

Mua me behet qejfi qe kalamajt perkujtojne te renet e luftes. Ata qe vijne nga familje komuniste, me grushtin lart, ata nga familje balliste, me qeleshe po te duan. Rendesi ka qe ju behen respekte.

c'perkujtojne se me habite? nuk e sheh njerin ne te majte qe zgerdhihet, dy zyshat ne te djathte qe bejne muhabet - akt i turpshem te perdoren kalamajte per te bere foto te tilla makabre 

kalama kam qene edhe vete kur na dergonin ne varrezat e deshmoreve, kujt i shkonte ndermend se ato gropat e betonit mbanin dikur-qenie njerezore - te gjithe i dinim per lapidare, njerez per guri.. kete po nderojne? njeriun prej guri - nderkohe qe te gjallet, te ligjte, mbi toke bejne kerdine.. pastaj sa prej tyre jane partizan? 

kam qene njeher ne tepelene dhe me tregojne per emrin e shkolles se mesme (kujtesa me ka lene) nje fare partizane gjasme, qe kish ikur nga shtepia per ceshtje nderi, 14 tjetra e jarani kacak i zoti, .. e vrasin familja dhe thone se e vrau gjermani .. e bene partizane (ndoshta jarani, nostalgjik - e te tilla dashurickash jane rrefyer edhe ne palo gazeta me te tjere partizane). 

Nqs kjo eshte e vertete, zoti kryeminister duhet te japi sqarime dhe te veje para pergjejgjsise instancen perkatese qe e ka diskretiruar ne kete menyre flagrante. Pastaj duhet te dali dhe te japi garanci me jeten e vet qe femijet e shkollave ne Republiken e Shqiperise nuk mund te keqperdoren ne menyren me te turpshme te mundshme nen  administraten e tij.  

"sa prej tyre jane partizan? "

Kshu nisin relativizimet. Njeri thote "sa ishin partizane prej verteti", tjetri thote "po ata qe vrau diktatura, a ishin megjithemend disidente", dhe del qe Heretiku paskesh patur te drejte kur perpiqej te ruante xhamat ne Sevres nga pllocat post-moderne.

post-modernizmi ka shpik si farmakun ashtu dhe pharmakon. Selection bias, tha + fuzzy logic. 

shake well before use. 

p.s smiley

 

Ashtu eshte, tha, po hajt fol me xherahun e fshatit tone.

p.s. Ja smiley !

yes, yes! 

Po kisha qejf të më kundërshtoje se pata një moment "iluminimi" - nga ato që fetarët mesjetarë u thoshin "thirrje nga Zoti'. I will share, gjithsesi... Po mendoja pra, e dashur fin, se ka mundësi që ky qerrata post-modernizëm, ta bëjë të pamundur (ndoshta një ditë në largësinë e afërt smiley) implementimin e një tjetër sistemi, përpos demokracisë direkte. Dhe e them këtë, se do vinte një ditë që, marrja e një vendimi, natyrisht me impakt të madh, nuk do bëhej e mundur ndryshe, përpos nëpërmjet aprovimit të shumicës, për të shpërndarë përgjegjësinë e tij. Fjala kyç këtu do ishte: njohja para-aprovuese. Që mund të realizohet veç me sondazhet.  

Kollaj aprovimi i shumices; hallin e kemi te shperndarja e pergjegjesise.

Hajde se neser avazi, te shohin ca ka qendiz mbasadori, do kerkoje koka apo jo. 

Jo po do vazhdohet me perrallat me mbret. 

 

Për një gjë të jemi të Bindur .Djajtë kanë dalë nga shishja dhe ...nuk futen më.

Historia është e Vulosur ...Pështytësit do bëjnë punën e tyre ! Jargaxhijtë po ashtu .Fëëliqsia SOT është Normë dhe Vlerë ! 

Lavdi për Jetë atyre që dhanë jetën e derdhën Gjak për  Shqipërinë kur DUHEJ

Kujtim të paharruar Vlerës së pallogaritshme e të lakmueshme nga shumë Kombe që i lanë si dekoratë krenarie Shqipëtarëve . ..." Liria nuk dhurohet , por Fitohet "

Pastë nder të përjetshëm faqja Historike që Hapën me terratisjen përfundimtare të kastave Hajdute , Anadollake , Tradhëtare e Injorante të Baba....arëve të Kombit duke bindur Shqipëtarët se " Ju jeni fati i vëndit "

Frymëzimi më i Madh patriotik  edhe për këtë  çast të  vështirë Moral për Kombin në tërësi , që u përpoq të lëkundë Vlerat e Qëndrueshme e Themelore   nën Hipokrizitë e Mashtrimet e Shkërdhtokracisë u hodh në Kosh të plehrave nga Vllezrit Kosovar !

Nderim i sinqert dhe simbolik , ju lumte grushti, qe ju jepini plerave te kohes sone o femijte e Permetit! 

vdekte Fidel Kastro per ty, sa te mire te ka!

Per inotin tat, ajo foto eshte shume  bukur, plas tani smiley 

Nasipin duhet ta kene lene site . vetem 5 larg portretit te dulles: "nuk e pashe tha"smiley

E kane nje hall ata qe mbajne ate portret! Shqiperia eshte bere si ky Liqeni smiley nuk ka qene kurre shqiperia keshtu! Prandaj! 

 

Kujt ia merrte mendja se shqiperia do qeverisej kaq keq sa te bente enverin te dukej si  profesor emeritus smiley

Pikerisht! Njerzit kane memorje! Zhgenjimi ben punen e vet! 

Ca eshte kjo nderimi socialist? Po qe i lumt trapi i vogel. Historine e bejne fitimtaret dhe ne kete rast e bejne ata qe ju shkepen 1 milion here. Para mrapa. 

 

Fjala e urte po nuk ja kajte nanen, nuk te therrasin babe eshte perkufizimi me i sakte popullor i kesaj qe po ndodh...duan baben mileti, duan Enverin. Do thoja qe do kisha shume deshire qe te zgjohej edhe njehere, por nuk eshte e nevojshme, se eshte rilindur!!!

Ne Permet paskan fillu me i dhone dhe kalamajve te vegjel raki me duket smiley

Gjynaf se nuk e kuptojne se pse behen keto gjera !!!

wow disa njerez fizikisht jetojne ne perendim por shpirterisht me Enverin.. Si ore nuk vekan femijet ne varrezat e deshmoreve se lat nam?  Si ore nuk paska? Po femijet e ambasadorit britanik pse vene tek kodrat e Liqenit ne Tirane per te bere nderime tek varrezat e ushtareve britanik? Ikni ne France e shihni se si shkollat nga e gjithe bota bejne eskursione tek varrezat e ushtareve te huaj ne Normandi... Po nuk ka faj dynjaja qe tallet e qesh ka 2 dite me budalleqet tuaja, kshu te gjen kur degjon lubonjen mbreme qe perbuzte babane dhe nenen e vete pse kishin luftuar ne luften antifashiste dhe i thoshte babes se vete "plak"..  ika te bej nje selfie me grushtin lart tani.. jeni bere me keqe se fuksat e sigurimit qe shihnin njerezit ku venin e ca benin - lere qe nje soj jeni .. hajd diten e mire! 

hahahaha

Fiqiri, poeti i damakracis, kerreje nai strofe

Kush prej peshqve ka qene pioner,fatos te ngreje doren smiley

Iku kauza Tahiri ka dashnore, iku kauza fugonat 8+1, iku Gjadri me ballona.

Duhet nja nje jave Permeti tani.

Meqe ra fjala, femijet le te shkojne ne dite perkujtimore tek stergjysherit e tyre qe kane rene per vatan, por shkolla duhet te qendroje larg ketyre organizimeve, sepse eshte njelloj sikur ne ndonje bashki te djathte, antikomuniste sidomos, t`i qojne kalamaqet e te nderojne varret e ballisteve qe bashkepunuan me dushmanin.

Femijet duhet te mesojne ne shkolle historine e vendit te tyre dhe te mesojne qe Shqiperia ne luften e dyte boterore ishte ne krahun e fituesve edhe me kontributin e ketyre qe dhane jeten.

Si shoqeri duhet te na vije turp se si sillemi me ata qe kane dhene jeten per liri. Shikoni varrezat si kujdesemi. Shembull kemi bashkine antikomuniste te Shkodres.

P.S. Ne fakt deshmor i atdheut quhet dhe Hajdari Azem e kur e mendon qe eshte vra se e nxorren ne prite te vetet se ashtu ishte nje pune.

Femijeve u duhet mesuar gjithashtu qe kontributi i te reneve per liri u shperdorua nga elita kriminele komuniste me gjithe luften sociopatike te klasave (internimet, etj.), kriminalizimin e fese, punen e detyruar si dhe kultin e individit qe zevendesoi Zotin te cilin e shpallen armik te popullit.  

P.S. Keni qene ndonjehere tek varrezat e Shkodres, apo bindja e krijuar eshte thjeshte figment i imagjinates tuaj? 

Feudalizmi i sotem shqiptar dhe historia 25 vjecare kriminale e tij eshte me i keq se komunizmi i Enver Hoxhes dhe historia kriminale e tij,kjo eshte bindje tek ata qe i kane jetuar e i jetojne te dy kohet ne shqiperi! Ata qe kane jetuar vetem feudalizmin, nuk dine e nuk duan te flasin per komunizmin e as per feudalizmin,duan vetem te ikin e te largohen nga ai vend(ky vend nuk behet,nga kjo kategori ka dale)!! Keto jane opinionet ne pergjithesi qe hasa ne shqiperi!! p.s. Jane edhe ata qe kane jetuar vetem komunizmin,te cilet mbrojne feudalizmin,por keta nuk i takon ne shqiperi,i lexon ne internet,po nejse..ti mund te shkosh te jetosh atje, te shijosh frytet e kesaj kohe ne ate vend, e tu shpjegosh femijve qe i po i rrit aty, sa i keq ishte komunizmi  qe na mohoi Zotin!

Sigurisht, komparativat mes epokave te ndryshme behen per te kuptuar nese ka pasur progres apo regres socioekonomik, por e veshtire te shfajesojne krimet e bera, sado bindese te mendohen te jene. Sipas logjikes suaj, diktatura paska qene sistem i mire ngaqe aktualisht mbizoteron mizerja. Nuk e di por kjo e fundit nuk eshte se nuk eshte vazhdimesi e te shkuares, por edhe sikur te mos ishte, femijeve u duhet shpjeguar qe diktatura ishte moralisht e padrejte, kriminele dhe jo demokratike. U duhet lene per te kuptuar gjithashtu qe sot ka nje organizim korruptiv dhe mafioz qe nuk ndryshon shume nga feudalizmi, por argumentim i dobet mbetet gjithsesi.

P.S.Njerezit duan te largohen nga Shqiperia, por ku eshte ndryshimi me 23 vite me pare? 

1. Nuk jane opinionet e mia,eshte ajo qe pashe e degjova ne shqiperi 2. Ajo qe njerzit shprehin nuk eshte nostalgji e shfajesim per krimet e Enverit,ndryshe PKSH(qe ekziston aktualisht ne shqiperi),mund te kishte deputetet qe ka PD sot ne parlament,aq i perhapur eshte ky opinon(krahasimi komunizem-feudalizem). Nuk ka ndryshim  me 23 vjet me pare,biles ka perkeqesim,e ky eshte opinion i imi personal,te pakten kur jam larguar une kisha shpresen,ketyre sot edhe shpresen duket sikur ua kane vrare,te pakten une e shihja shpetimin jashte atij vendi(ashtu si e gjeta),sot nuk di si mund te funksionoj dicka e tille ,duhet te jetosh aty qe te prekesh me dore deshtimin e deshperimin e madh qe krijoi feudalizmi shqiptar i ketyre 24 vjetve!

Dakort per "deshperimin...qe krijoi feudalizmi shqiptar i ketyre 24 vjetve," por akoma nuk kuptoj çfare ka te beje me temen. Nese e keni fjalen qe duhet te kete fokusim tek problemet e medha sociale dhe jo tek simbolikat qe nuk shpiejne askund, ne rregull. Perndryshe, krahasimet e bera nuk eshte se sherbejne per t'i dhene nje imazh me te bukur diktatures.  

Imazh te bukur diktatures se Enver Hoxhes i kane dhene e ja jep pikerisht deshtimi e deshperimi i shqiperise gjithe keto vjet. Ky eshte deshtimi me i madh i shqiperise,i gjithe shoqerise shqiptare, e  nje falenderim te vecante feudalve anti-komunist(kjo sa per muhabetin qe po behej,sa i keq eshte komunizmi, e qe mendoj se ka lidhje me temen). Tema: Ne foto shoh pasardhes te deshmorve  te LANC qe nderojne me grusht. Ku problemi? e ke problem ti? Ashtu si e kisha problem une,kur perdhosej kujtimi e varret e ketyre deshmorve? Edhe nese e ke problem, duhet te bihesh rehat me veten se kjo ka ndodhur e do te ndodh sa here perkujtohen deshmoret e LANC! 

Grushti sot per sot nuk simbolizon thjeshte ideologjine komuniste qe nje pjese e te reneve aderonte, por edhe diktaturen, izolimin e vendit, vuajtjet dhe krimet, zoteri. 

Mua me vjen keq per mungesen e moralit dhe qe femijeve u ushqehen gjithefare ideologjirash qe me siguri nuk i kuptojne dhe nuk do 'i kuptojne kurre pa perjetuar krimet e nje sistemi qe internonte dhe burgoste me mijera njerez. Mos kini merak, jam rehat me veten sido qe te nderohen.

Hic te te mos vi keq, femijet duke nderuar deshmoret e LANC ushqehen me atdhedashuri e me respektin per te nderuar te paret e tyre,si ne c'do vend tjeter ne bote!!Ne c'do vend ne bote,partizanet  ne kete menyre nderohen!! Nuk e kane fajin ata se ne shqiperi luften e udhehoqen vetem komunistet!! Morali i atyre prinderve eshte ku e ku me lart se morali i atyre qe kur ishin gjalle i vrisnin, dje i perdhosnin kujtimin e varret,sot nuk humbasin moment ti tallin e shpifin ndaj tyre.Propaganda pa pike llogjike kunder c'do gjeje qe kishte lidhje me ate kohe,ka prodhuar tek njerzit me keq alergji se ajo qe krijonte propaganda e PPSH  dikur.Se sa i keq ishte komunizmi e cfare perfaqesonte ai grushti mbledhur, shko e jeto ne shqiperi,se ta shpegojne mire njerzit e atij vendi,sic u mundova te te shpegoj edhe me lart, zonje!! 

Ah, komunizmi, jo diktatura? smiley Meqenese jeni i shqetesuar per varferine dhe deshperimin e njerezve, i keni pyetur ndonjehere nese do te donin qe te rikthehej ai sistem? 

Ah??Po ti lexoji ato qe shkruaj me lart,se edhe keshtu,te kam kthyer pergjigje per pyetjen qe ben e qe lidhet me PKSH-ne e sotme..  p.s. info Komunizem=Diktature..e proletariatit i thoshin,dominimi,shtypja,lufta me c'do mjet i nje klase shoqerore e nje ideje ndaj nje tjetre!! Pyetja qe duhet bere eshte : Njerzit qe edhe sot shprehin vlersim per shume gjera te asaj kohe,vertet mund te likujdohen thjesht si komunist qe duan kthimin e komunizmit...APO KA NDONJE ARSYE TJETER???

Pyetja ime ishte e lidhur me ate qe kishit shkruar me siper ku krahasonit te tanishmen me te kalueren. Pra, te kishte qene sistem aq i mire, pse nuk ka deshire mbarepopullore per nje rikthim te tij? 

Jo, aspak, te mirat e atehershme jane per t'u vleresuar me te vertete. Problemi eshte se grushti si gjest simbolizon me shume se aq.

Ndoshta ketyre femijeve iu duhet shpjeguar qe per te qene pionere te vertete te xhaxhit Enver, duhet te heqin dore nga rrobat dhe atletet e mira, shumica e lodrave, celularet, interneti, filmat vizatimore, disa lloje frutash, vizitat te xhaxhallaret jashte shteti, etj. etj.

Pastaj te shohim sa femije ngelen aty me grushtin lart...

nje popull qe mendon te ece perpara me mendjen mbrapa , ne vend numero ka per te ngel

Nuk di c'fare shpjegimi u kane dhene ketyre femijeve per grushtin ??

Moj Elba! Elba moj!!!

Problemi aty per mendimin tim nuk eshte fakti se ne varrezat e deshmorve shkojne femije perkundrazi ta meosjne dhe ata historine  por mua personalisht me shqeteson shume fakti i "grushtit" 

Pa dashur te ndez nje diskutim tjeter me te madh doja te thoja se dhe ketu ne austri e gjermani nderohen te renet e L IIB por kurre skam pare ndonje femije apo politikan ne menüre zyrtare te nderoj me me "NAZI Gruß" smiley

 

Kete krahasim do e kesh sjell C+P nga ndonje loqe ne internet. Dmth ata, varret e te cileve tregohen ne foto, jane te njejte me nazistet pushtues, te cilet i luftuan dhe humben jeten.

A mund te ket me rrot kari se ai qe e ka shlu ket krahasim ne net?

Bamke kur nuk di te kuptosh e te lexosh shqip  mos u krruj te japesh pergjigje sepse e trego menjehere veten se cfrae koqe kanari je sa per etikte tha .....

E dyta qe eshte me kryesorja  ai gjasme komunizem antishqiptar enverist ta ka ulur aq shume kendveshtrimin sa nuk shef dot me larg se cepi i hales ku je ul e po vegjeto smiley

E treta po ta them sa per informacion se e di qe nuk merr vesh fare nga keto gjona  me gjithe respektin qe kam per ata bij nenash qe e dhane jeten per nje idealizem me te cilin dulliste tallen menderen per 70 vjet rresht po mos te kishin qene disa te tjere gjermont sot e kesaj dite aty do ti kishim smiley

Sa ma shpejt ta kuptosh kete qe po te them aq me shpejt do ta ndryshosh formen e jashtme tenden qe te duket tamom si ajo qe ke shrkuar ...kujdes se mos ja thush asnjonit tjeter kete qe te shkruajta se do te marrin per gallof dhe do te gjuajne ...ha ha ha 

per ta kuptu pak me mire aq qe te thashe ja dhe nje link nga faqja e MB austriake :

 

http://www.bmlv.gv.at/misc/image_popup/ImageTool.php?strAdresse=/organisation/regional/stmk/galerie/vollbild/_mg_1027.jpg&intSeite=1280&intHoehe=1024&intMaxSeite=1280&intMaxHoehe=1009&blnFremd=0

Nuk qenke ne rregull ti. Gjerman folesit nuk kane se si ti rrespektojne te renet e tyre me pershendetjen naziste, pasi ata vete e kane denuar ate epoke te kombit te tyre dhe cka ajo prezanton. Pershendetja naziste lidhet direkt me pergjegjsine e humbjes se 60 milion jeteve duke perfshire edhe jetet e humbura te heronjve te fotos.

Ti sjell matje force midis Gjermanise dhe fshatareve me opinga si argument. Jam une idjot qe merrem me ty.

Gjermanfolesit nuk e grizin fare per te kaluaren e tyre sepse i futen ne lufte si padashje e dolen shume me te forte nga lufta  ...pra ajo epoke qe bota e quan me te turpshmen  ...pse'ne se kam kuptuar  ndonjehere.....i xnorri ata me te bashkuar e me te forte me nje fjale i nxorri si komb  si nga ana sociale dhe psikollogjike dhe morale ...per kete merr lexo jo vetem libra te gjasme gjeneralve rus por dhe perendimor e ajo qe eshte me e rendesishmja perpiqu te lexosh dhe ate qe thone vete gjermant ....

Pershendetja naziste lidhet direkt me romen e lashte  dhe sa per ato 60 milion eshte nje muhabet tjeter shume i gjate .....

Ti e di shume mire se nderimi me grusht nuk ka te beje asnje pike fare me Shqiptaret e Shqiperine e Kombin Shqiptar. Sa per informacion te gjithe kemi humbur njerez ne ate lufte pra jo vetem ti !!!! Tung. 

 

grushti eshte trashegimia jone kulturore ,dhurate e "vyer" e komunizmit!

fillon mga parlamenti e mbaron tek ppu,te na rrojesmiley

Sikur mos te ishit ju "anti- komunista" kjo gje do te dukej shume normale!

Keni ngel shume mbrapa me kohen dhe mentalitetin e ish-komunistit demokrat qe solli solli lirine e popullit shqiptar  ne keto 23 vjet, dhe futi shqiperine ne NATO ! smiley 

Si tha Majko

"..dhe ambasadori Amerikan, e ka ngrit grushtin tek vorrezat e deshmoreve por kjo nuk do te thote se ai eshte Komunist"  

_

Po ku keni tru ju, ti kushtoni respekt te reneve te kombit tuaj ! Vemje ! 

 

Problemi me i madh eshte, se nderimi i deshmoreve asociohet me nderimin e diktatures dhe "grushti" eshte nje argumet i fuqishem per kte.

Te vdesesh njezet vjec me arme ne dore ne emer te nje ideali,qofte ky dhe ideal i mbrapshte,meriton respekt te thelle.Ne veri i'u knote kanga e trimit edhe hasem po t'a kishe.

Pjeter,

Problemi i grushtit eshte nje argument i mendjeve te semura. Me grusht pershendesnin edhe perpara se te instalohej diktatura. Me grusht ka pershendet edhe im gjysh qe hoqi jo pak gjate luftes, edhe familjaret e tij qe dhane jeten gjat saj.

Per mu, femijet nuk duhen detyru ta bejne kete gjest, ama nese dikush e ben nuk ka perse te asociohet me diktaturen.

"mendje e semure"-thote kjo- po ata qe kane perpara keta femije me grusht kane vdekur dhe jo me kofsha pule ne dore! Tani ty mund te duket qesharake( ske faj), por ky ka qene nje realitet ..dhe qe mbas 23 vjeteve ska nevoje te politizohet apo jo !  

besoj se nuk kam qen i qarte ne ate qe kam shkruar...ndjese.

 m`fal se t`ndrova gjinine pa dashje! smiley

"Mbase Qeveria juaj nuk sheh mirë nga sy të! Po bën mirë të shohë, se kjo nuk është shenjë e mbarë për t’u integruar në Europë"

epo na kane ardh katunaret ne pushtet, keto gjona do presesh

a do ja mberrijme asaj dite kur te ri-ngrihet busti mor i hengsha temen? he djema, ka ndonje shprese?

Legenlliqe te tilla duhen lene per te tjera tema.

Eh mer Permet ta honsha zemren. Kudo qe i ke cuar evlatet e tu vetem mbaresi dhe edukate kane percuar. 

Bledi Mane ku je???Apo mos je ti ideatori i rreshtimit me grushtin lart te pioniereve te Enverit?

Hallal në se është ai perlë e shkrimeve shqipe ideatori i kësaj cermenoie nderimi , që turbulloi neofashistët shqiptarë ! 

 

Derisa te mos jete bere diferencimi midis luftes per clirim te shqiptarve dhe shrytezimit te kesaj lufte per pushtet nga Enveri e co. simbas direktivave te Internacionales dhe shokeve te dashur Serbe, e me tej per te instaluar nje nga diktaturat me te egra, ky sherr do perseritet. 

Shqiptaret gjithmone e kane luftuar pushtuesin, dhe kane nderuar te renet ne keto luftera, perndryshe do ishin zhdukur fare nga harta. 

Sa nga deshmoret e LIIB rane per Shqiperine e sa per komunizmen (s'po them per diktaturen e Enverit)?

Ky eshte gjesti nderues qe identifikonte antifashistet. Shume vete kane dhene jeten kunder fashizmit, ja me kete gjest. Rishpallja e kesaj simbolike ne nje moment simbolik si 5 maji nuk eshte se eshte fundi i botes. Shumekush nxiton ta barazoje kete gjest nderues me komunizmin. Ketu eshte eshe paburreria, se nxirret dicka nga konteksti per ti dhene vetes mundesi te zbrazin legenin e mbushur me maraz qe mbartin perbrenda. Ne fakt ka plot tema per ta zbrazur ate maraz po fakti qe perdoret edhe kjo teme tregon cektesine, ligesine dhe boshin qe kane perbrenda.

Nxitohen kamunistat: kaurrit priten 200 vjet qe "te benin kryqin" haptazi, keta veçse 20. Ka per t'ju dale per hunesh.

Ok, përpara lumpen-fashizmit rudimentar, kaq bujarisht të transmetuar edhe nëpër indet e PPU, unë do zgjidhja anti-fashizmin kalamanesk, any time! 

 

keto fshatare te thekur qe bejne yllin me pluhur tulle te oborri pallatit na flasin edhe me gjuhen e eurointegrimit, na i bojne ters edhe neshjet e Bajernit te Modh sa i modh qe eshte..

Fshataret ju a shpun 1 milion here caracen pa. Pak a shume si perdhunimi kriminal qe i beri Reali bajernit. 

fshatari fshatar ngelet si me pushtet si pa pushtet.

Enjoy 7 up!

Dmth shqiptaret luftuan se nuk ishin dakord ideologjikisht me fashizmin? Dhe po te na kishte pushtuar ndonje fuqi komuniste s'do kishin patur kundershtim? Jo per gje, po historia eshte pune ... Psh Bashkimi i lavdishem Sovjetik pranoi te nenshkruante paktin e hekurt me Dolf musteqen, po ky i fundit pelqeu te beje kllounin, si tek ai keku matane. Pra larg qofte, do kishim qene te pushtuar nga fashisto-komunistet. Dileme e madhe do kishte qene. Zot beje enderr, dhe Ai na degjoi. 

Ti po ja kalon dhe LefTGopese . Do me u be me cdo Kusht xhupkuq .Apo nuk ke nje te tallur xeberthyese ideolLoGjike ti qe habit te gjiFe Te Tredhurit ku jane e ku s'jane . Tamam si Gjemb cpon smiley

Pse nuk te dolen ty Bresalieret e Duces ? As jermenet e Hito Mavrise .As kamunistet e Vekes ? Po na i dashke te tri siper ? Zot na ruaj nga pefrfytyrimet .Race e re mbajtsish po rritet !

Cili është problemi më i madh, fakti që nderimi me grusht i vishet kot LANÇ-it, sepse LANÇi nuk e ka patur nderimin me grusht, apo fakti që u bëhen homazhe dëshmorëve të LANÇ-it e cila në fakt ishte luftë civile kundër ushtrisë paqësore gjermane?

 

smiley kjo qenka akoma edhe me e perbere.

Komunistat prandaj janë internacionalistë, sepse mendojnë njësoj pavarësisht flamurit.

 

E dinja qe me hile na e ke pasur gjithnje, zotrote.

Jo, për ideal!

mire, mire, nuk te hedhim poshte per kaq.

Mos, e pac ne qafe more mbasador. I shkathet kryetari i bashkise, e shpetoi te veten, vec mos ... Aman mos gjen gje ate ministrin e Likes, se na u 10 drejtesia.

vej bast se do kete qene ndonje i pd-se qe e ka inskenu.
Po kshu eshte kur pozita tregohet e bute dhe i le akoma ne pune...

dhe me rregull treshi i bie qe gjithe keta rilindasit mbronjtes ketu qenkan me PDne.smiley Ah more Sali sa rrenje te thella paske patur. 

Ata qe duan te nderojne me grusht do nderojne me grusht dhe eshte e drejte e tyre. Ashtu sic eshte e drejta e Ballit dhe Legalitetit qe rrojn ne nje Shqiperi te pavarur por nuk njohin date clirimi. Per mua te dyja palet jan gabim dhe te dyja palet kan te drejte.

nderkohe ne 25 prill, dita e anti-fashizmit ne Portugali... i bashkon, nuk i ndan njerezit - dhe nderimet jane madheshtore, festa gjitheperfshirese, respekti e mirenjohja i kalojne brezave me diskutime per lirine e demokracine qe vazhdojne!

http://vimeo.com/92963034

ndryshimi me ne: ata anti-fashizmin e lidhin me diktaturen fashiste qe e rrezuan ne 1974, kurse neve anti-fashizmi edhe me i hershem na solli diktaturen komuniste - permutacione te cuditshme te historise...

 

Reagon Nasip Naco: Nuk e pashe foton e Enverit kur e pershendeta.

- Sepse ishte foto e vogel per tu vene re?

- Jo jo, ngaqe Rilindja ecen perpara dhe nuk merret me arkeologjira, pertej peruljeve ndaj Enver Hoxhes.

EnHudinVeri: Now you see him, now you don't. 

 

..smiley     dhe ka te drejte, se e pengon kurora..smiley       pas asaj kurores do kapet Nasipi tashi...smiley

Ben vaki s'e ka pare, nese Rilindja e ka cuar Nasipin me ate helikopterin e bardhe, e ka ulur me litar shtrire ne toke, dhe pastaj e ka ngritur me vinc ne kembe ne nje kend te tille qe te mos e shikonte dot foton e Enverit, e pas salutimit e ka cuar me helikopter tek restoranti.

Se nese Nasipi ka shkuar ne kembe tek lapidari dhe s'e ka pare foton, duhet te shkoje urgjentisht tek karriocieri qe tja heqe ato lapat e syve.

Edhe mu qe s'jam me lsi-ne ne pamje te pare mu duk si ilir meta ai te fotoja, jo mo nasipit. Fajin e kane ata kopilat qe kane foton ku komandanti ishte me floke te shkurtra. Po te kishin vene nje nga ato te koheve te fundit me komandantin me floke te gjata s'do kishte nga ta lute nasipi .... do thoshte mu duk si ajnshtajni smiley

Ka te drejte, e kishte mbuluar kurora. rrezik as Enverhound-et e peshkut s'do e kishin pare.

Thone Nasipi ka nxjerre dhe raport shendetsor qe nuk shikon mire ne kushte te caktuara ... 

Terrori komunist ne Permet. 

Te ekzekutuar : 

Abedin Jashar Delilaj
Aleks Anastas Qirici
Papa Aleksi 
Apostol Kristo Ranga
Arif Taulla Lamçellari
Aziz Hajro Guçe 
Beqo Rushit Memo
Çerçiz Hasan Sakollari 
Dervish Meko
Dhimitër Vasil Karajani
Fati Trifon Petro
Gani Shaban Rusho
Hasan Ceno Rrokaj 
Hasan Mehmet Mustafaj
Hazbi Jahja Bregu
Hetem Nexhip Nebija 
Hodo Hajro Guçe
Hysen Halim Kalemi
Hysen Mehmet Mustafaj
Hysen Xhaferr Koçi
Idajet Rrapush Xhakollari
Ikmet Teme Bejollari
Ilia Josif Guda
Jani Kristaq Kapia
Koço Lliko Meshini
Koço Thanas Kondili
Maliq Saliaj
Mane Musa Muçelli
Mantho Pandeli Nakollari
Mihal Spiro Nika 
Murat Selfo Skënder
Mustafa Noke Fejzo
Neki Muhamet Maliqi
Nevruz Kaso Zoto
Novruz Adem Dinaj
Novruz Mali Cenko
Petraq Trifon Pici
Petro Pilo Elmazi
Qani Lulo Fezga
Qazim Jashar Shahu
Qazim Malo Banaj
Qiro Pilo Elmazi
Rakip Tahir Sinani
Rushan Hysen Hajko
Sabri Arif Tice
Sade Ibrahim Mjekra 
Sefer Hysen Sukaj
Shefki Sulo Bregu
Stefan Anastas Qirici
Sulo Xhemal Osmani
Syrja Xhemal Zoto
Tahir Husen Beqiri
Xhezo Hasan Dosti
Zenel Veli Sina
Sali Guri
Spiro Kosta Çiçolli
Nuro Mehmet Memajdini
Xhevit Hysen Veizi
Ismail Selfo Dervishi
Rushan Estref Kotorri
 Keta jane vetem ne Permet. Do the math ...
 

shumzoji me koeficentin perkates qe perfshin familje e farefis...se ktej nga provinca te masnin deri ne brez te 4t

Kishte shtet or tie

Sa ballisto-kolaboracionste paska patur ne Permet.

Kjo lista ne fakt eshte kot, se atje shumica nuk jane fare nga Permeti

Ne fakt,  nuk te duken pak si shume edhe sikur mos ishin te gjithe fare nga Permeti ?

Me duken jashtezakonisht shume, po s'ka nevoje ti besh te gjithe nga Permeti kur nuk jane

Shko mer tutkall. Ti kujto se e sajova une listen ? Une s'iu kom bo apelin permetarve te persekutuar. E mora nga nji faqe permetaresh qe merren me keto statistika. Po deshe ta jap ne privat dhe ik sqarohu me ato. Po nuk deshe ik mcefu mrapa gaxhoit. Hajd te majt e tatja.

Dhe fotoja e mesiperme ka lidhje me kete listen,  po ?

Te burgosur politike ose te vdekur ne burgje. ( Akoma jemi te Permeti )

Abaz Taulla Zaimi
Ahmet Qamil Duro 
Aleks Thanas Apostoli
Aleksandra Vasil Kalo
Ali Muharrem Aliaj 
Apostol Mina Tatazi
Arben Xhelo Koka
Arziko Bektash Ismaili
At Mina Konomi
Avdulla Bektash Muhametaj
Avni Hysen Haxhiaj
Bajram Qazim Isufaj
Bektash Arif Muhametaj
Bektash Zenel Bejkollari
Çuman Zenel Çarcani
Dajlan Mali Cenko
Dajlan Xhaferr Sadikaj
Dane Xhafer Jaho
Dhimitër Grigor Kita
Dhiogjen Mina Nako
Dhiogjen Ndreko Xhaferi 
Dhionis Kosta Fotoni
Dhionis Milo Proko
Dine Emin Malo
Foti Kolo Stefanidhi
Gani Jashar Shkurta
Gani Fekush Fezga
Gani Hasan Kasaj
Gaqo Stefan Kosta
Gëzim Shasho Xhakollari
Gligor Kristo Kato
Guçe Murteza Saraj
Hajdar Kaso Zoto
Halim Kamber Sinani
Halit Daut Saliaj
Haxhi Hasa Dino
Hazbi Rustem Mançe
Hetem Ali Duro
Hodo Kaso Skenderi
Hysen Elmaz Hodoku
Hysen Halil Muhameti
Hysen Hasan Sakollari
Ilia Agathangj Angjeli
Isuf Naim Lame
Jani Argjir Kita
Jani Kolo Dori
Jorgji Andrea Ngjira
Jorgji Janaq Gramozi
Josif Sotir Toporiti
Kalo Spiro Çomo
Kasem Hasan Meço
Kiço Sotir Konini
Koço Argjir Kristo
Koço Koli Nika
Koço Prokop Kristidhi
Koço Theodhor Beko
Kole Trifon Kostari
Kolo Andon Ristani
Koman Gani Laska 
Kristo Vangjel Çelo
Kristofor Lilo Pecollari
Leonidha Jorgaq Poçi
Ligor Spiro Stefani
Liko Ndine Poçi 
Lliko Nikolla Trako
Llazo Thanas Curro
Llukan Anastas Kajtazi
Luman Sefer Bejollari
Medi Ismail Ago
Maliq Dajlan Cenko
Manol Aleks Qirici

vijon ...

Dhe ka rob qe i kendojne akoma Enverit. smiley

te kjo lista e dyte ,Qemolo, e paskan pasur inatin kryesisht me ortodokset e Permetit..

Mark Engjëll Caka
Memet Qazim Kena
Mihal Kosta Nini
Mihal Pandeli Pecollari
Mina Kostë Nini
Nina Lilo Dhamo
Myfit Ilmi Topi
Myslim Hysni Saliaj
Naim Memat Saliaj
Nasho Vasil Popo
Niko Gogo Dhimitri
Nikolla Jorgos Shupll
Nili Vangjel Konomi
Njazi Sabri Rakipaj
Novruz Abaz Lora
Novruz Muharrem Tafili
Nuro Mehmet Memajdini
Odise Mina Nini
Panajot Kosta Baba
Pandeli Ligor Haxhi
Pandeli Mantho Stefani
Pavllo Sotir Taçi
Perikli Llazo Lipe 
Petraq Ngjeli Popli
Petraq Trifon Pici
Petro Aleks Çekani
Qani Zenel Zeneli
Qazim Dajlan Muhameti
Ramadan Belul Hoxha
Ramadan Kaso Malko
Ramo Sejat Shehu 
Refat Dule Lilo 
Sali Maliq Saliaj
Saliko Sadik Lukaj
Samit Nazif Pashollari
Selim Mehmet Laimeri
Shefit Myrteza Kamberi
Sherif Dalip Hadaj
Simo Kosta Stefo
Sotir Andrea Kola
Sotir Petro Joanidhi
Spiro Pandeli Nikolla 
Spiro Qiro Gjoka
Stathaq Stavro Diamanti
Stavro Janaq Gulo
Stavro Jani Jovanllari
Stefan Dhimitër Stefani
Tafil Emin Karafili
Tahir Teme Duro
Tajar Veip Beqaraj
Tasim Hysen Isufaj
Themo Serafin Muza
Theodhor Kostë Baba
Thimi Rako Cullufi
Thoma Petro Budo
Urani Bibi Janaqi
Vangjel Janaq Gramozi
Vangjel Kalam Pollo
Vasil Stathaq Papuli
Veip Shaban Jaçe                                                                                                            Xhemal Asllan Allamani                                                                                                    Xhemal Ismail Ago

Zeman Bajram Abazaj

Zihni Ali Muhedini.

Keta ishin shqiptare pa 5 Maj. Tujqeta Mono !                                                                                                         

 

O Qemolo...po ndrro emrin te pakten...se na kujto 5 majin sa her qe hap gojen

p.s. kjo osht lista e emigranteve te '91 mer trap, pse ngatrrohesh kot

pune dreqi...tani do bejne nji prapakthehu edhe ktu ne blog, nga "eshte ok te nderosh me grusht", ne "inskenim i poshter qe mban firmen e Saliut sepse ne s'kemi lidhje me te kaluaren meqe kemi rilind"

Tamam pune dreqi. Une cuditem qe s'kane thene qe eshte foto e bere ne Photoshop nga Saluku. Se ne fund te fundit, kot e mban ai tere ate kompjuter ne zyre?

a minor detail Dmth Saliu e ka fajin akoma me te madh, i ka hack edh fb-un kryetarit. smiley

Na mbyten kto minor details thuaj.

Do e kete upgrade thua nga Pentium 2?

Po aty:

"Pershendetje ... Mos lypni hackera paswordash facebook-ut sepse nuk kemi edhe nuk ekziston nje gje e till . 
Stafi Albania Hacker Group A.H.G" smiley

ka zon be Taku, me rob shpie ka thon qe ket radhe do e hap canten e zeze

Sqaroje cili Tak, se te dy te nevrikos jane, e kane bo be. smiley

pse, te dy te zeze e kane canten kta?
Per Tak Brahon e kam llafin, ai ka dhe nje kembe ne PS (qe t'mos na hidhet Beluli me batuten e Murat Bences)

nuk ka burre nene qe te gjykoje ndershmerine e LSI-se. 2 gjera i jane lene njerezimit trashegimi nga zoti: chuck norris dhe LSI. Te luash me ndershmerine e LSI-se, eshte njesoj si te kesh prenotuar rrugen per ne ferr pa bilete kthimi

Propagand komuniste gjembi. Sali ka rast te mire tani te luftoj, bllokmenet e rinje, qe kane vjedh pushtetin! smiley

ca eshte ky Gilberto me? e mori Scolari ne ekip ket apo jo?

Vallai kur ishim te rij aty sidomos aty nga 40 mezi prisnim per pake kohe te Lire .me kujtohet dhe nje Gjyq i asaj kohe per Divorc .. Tradheti Bashkeshortore

Cila eshte ankesa Juaj ..pyet Gjyqtarja femren

harxhonte te gjithe Kohen neper Mbledhje dhe keshtu u detyrova me gjet dashnor

Po Ju ? ..pejeti mascilen

E vertet eshte po ajo nuk e kuptonte qe une shpenzoja kohe per Edukimin e brezave te rij .Dhe ma beri me te pabese ...pasi thonte ti ke mebtur me Njecke ashtu !

Ky Interneti nganjehere me duket sikur merr formen e Takimeve te Partise me Popullin ku shume aktivet harrojne se ku duhet ta shpenzojne kohen me shume .Apo xhibi mendon ndryshe smiley

Ca gjasme gazeatriqi qe gjasme kane studjuar dhe ne USA po na bohen me katolik se Papa thomi ne Tironcat i kan kap TV Studiot per qafe fort fare dhe nuk po i leshojne mo per qamet ....u bu bu bu bir nona vet !!!!!!!!!!!!!!!!!!

As e di ku bie kjo gjeja me emrin permet dhe as kam takuar ndonjehere ndonje nga ai qytet i thencin po ama mu rrit shume respekti per kta permetesat. Jo per grushtin e ngritur se se rru me njeri sot per sistemin komunist po vetem per kete bezdine dhe trishtimin qe i shkaktuan ktyre aradhave te ashtequajtur te djathte/veriore. Si dhe per merzine qe ju shkatuan ketyre tipave po shkelyjne breket ne maksimum me u dukur si te barazlarguar. Redpekte permeti. Ymer bofshi. Tirana ju mirepret. 

Historia e nderimit me grusht

Nga Sami Meçollari
....... Po e them që në fillim të këtij shkrimi se përshëndetja me grusht nuk ka të bëjë fare me nostalgjinë për diktaturën. ...........Ajo ka një histori, të cilën më lejoni ta tregoj sot për lexuesit e nderuar të gazetës ‘DITA’.

Deri në vitin 1974, Ushtria Popullore shqiptare, sipas rregullores së përkthyer nga ushtria e Bashkimit Sovjetik, nderonte me pëllëmbë me pesë gishta të shtrirë. Në vitin 1974, ministër i Mbrojtjes u caktua Mehmet Shehu, njëkohësisht dhe Kryeministër i Republikës Popullore të Shqipërisë. Në këtë kuadër u morën disa iniciativa, që në çdo rregullore dhe veprim në ushtrinë popullore të futeshin elemente tradicionale të popullit shqiptar. Pra, të shqiptarizoheshin sa më shumë dhe gjithçka.  Shtabi i Përgjithshëm për çdo rregullore caktoi grupe pune. U mendua nga ekspertët që të kalohej nga nderimi me pëllëmbë në atë me grusht. Ky u konsiderua një nderim tradicional, shekullor, puro shqiptar.

Për të bërë ndryshimin u kërkua të merrej mendimi i Institutit të Studimeve ushtarake dhe i Akademisë së Shkencave.  Mbas disa ditësh në zyrën e ministrit Mehmet Shehu u bë një takim ku merrte pjesë Drejtori i Institutit të Studimeve Ushtarake, Sadik Bekteshi, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Aleks Buda, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Sami Meçollari, natyrisht dhe ministri i Mbrojtjes, Mehmet Shehu. U paraqitën dy studime dhe përafërsisht ato kishin të njëjtin argumentim. Në të dyja studiohej shkencërisht problemi, dhe u paraqitën të dhëna që shqiptarët e kanë përdorur edhe para komunizmit përshëndetjen me grusht. Kjo përkoi edhe me daljen nga Traktati i Varshavës. Rrethanat e kërkonin apo e imponuan këtë ndryshim që në simbolikën e vet bënte apel për bashkim përballë tradhtisë. Kështu u bë ndryshimi, atë e miratuan institucionet, për mua mbetet rivendosje e një tradite të hershme shqiptare. Prandaj më duket absurde që të vazhdojë të debatohet lidhur me këtë çështje. Edhe sikur të jetë “përshëndetje politike”, ne njohim tashmë një seri përshëndetjesh të tjera, si përshembull përshëndetjen me dy gishta ose ai i zogistëve, me dorën e përkulur në kraharor me pëllëmbë të shtrirë. Askush nuk i shan apo fyen ata për mënyrën se si përshëndesin. Atëherë, pse zemërohen disa kur ndokush përshëndet dhe nderon me grusht? Jemi në demokraci, apo jo?

 

E paska shpjeguar shume mire dhe kendshem i nderuari Sami Mecollari. Respekte! 

Dhe qe ketej e tutje e kopjojti bota mbarë smiley

Dmth gjithe ato fjale te zjarrta te parafolesve qe grushti eshte simbol i partizaneve qe luftuan per clirimin e atdheut shkuan kot. Partizanet nuk paskan nderuar me grusht, por qenka shpikje e diktatures.

Po dhe ylli i flamurit ashtu u justifikua, tradite e vjeter shqiptare, apo i Skenderbeut a Teutes. Po e bukra eshte qe ky s'i beson as vete, se ne fund e mbyll, edhe po qe se...smiley

U mendua nga ekspertët që të kalohej nga nderimi me pëllëmbë në atë me grusht. Ky u konsiderua një nderim tradicional, shekullor, puro shqiptar.

S'ka asnje diskutim ky muhabet:

The salute dates back to ancient Assyria...

Si dhe nga nje artikull i BBC:

But it was the Spanish Civil War of 1936-39, when the Popular Front or anti-fascist salute was used as a greeting by Republican forces fighting Franco's Nationalists, which truly popularised it.

Though the Spanish Republicans were defeated, their salutation was adopted by left-wingers and opponents of fascism in Europe. 

Flm per shakane me pothuajse aq kripe sa te Duces, alidems, si e premte qe eshte lol

C'beri asiriane c'beri ariane, per sa kohe mbeshtetemi tek traditat e lashta dhe japim certifikata shkencore nga institutet kombetare.

Sikur te kishte bere dikush nje gjenealogji teatrale te enverizmit, s'do ta kishte bere dot me mire se Mecollari. (Kush do ta luante Mehmet Shehun?)

Deri ketu nuk duhet tearrije megallomania e te gjithditurve vigjilente smiley   Ka qene sh shtabit i pergjithshem me M.Shehun ! Zanatci   dhe prane kesaj Pune .Tani te Tredhurit Mendore kane gjithmone mejtim mendjeje por deri ketu ??? Mbase dhe nuk keni faj se je mesuar me keta Xhunkshollaret e Saliut qe benin Trafik Droge smiley

Me fal po sikur skecet e gjithditurive nga kane zanafillen Nderimet si levizin neper shekuj sidomos percaktimin shqiptar te Krahines se Xhiboles qe pershendeste me Gisht ne ..., nuk jane atribute tuajat !

Edhe Ballistet asiriane do kene qene !

Dhe lodhet Her Tak TukjTiku te gjeje ka mend Xhibol...okja apo jo smiley

Me teper se megallomani, eshte deshire per te gjetur shenja te koreografise hyjnore, zbulesa artistike, ne deliret e zanatcinjve. Une ne thelb oidris nuk jam ndryshe nga ti dhe as nga te tjeret: u futa ne kete diskutim se me shane grupin muzikor qe dua.

Une ne thelb oidris nuk jam ndryshe nga ti

Sikur Peshku te kish cpikur nendergjegjeleximin, do qeshe kurioz te dija se pse kjo Trop-Idriz replike me solli nder mend kete kengen: 

Unë dhe ti 
Lusnim natën që edhe pak të zgjaste 
Të mos kish agim 
Edhe dielli fare të mos lindte 
Vetëm unë dhe ti 

smiley ...I mean, smiley

You very veri mean smiley

Mark Markun!!!!!!

Po pra u perdor ne lufte per 3 vjet dhe nga diktatura per 46 vjet, per te justifiku punet e veta. Bej hesap kujt i takon, pavaresisht kush ia "vodhi" kujt. Ndonje jurist pronesie mund te ndihmoje.smiley 

PS. Papa, si qeka ajo piktura e pare, surratet e aleateve pa pike gjaku, tamam vampire. Not politicaly correct at all. Arvizun e kemi xhan sot. smiley

Sidomos ndonje jurist i plepave do e ndante tamam ket pune.

I pishave do ishte me mire. 

si te te behet me mire.

It's Baba Faya's fault. C'i kushtonte t'i mbante duart ne xhepa. Hajde tani t'i japim dum edhe nje 28- 29 nentori tjeter.

me e mira u befte, ishalla, varet se per ke 

3 vs.46 si ben dot fajde as Babai. 

Sigurisht, po sikur tjeterkund eshte llafi. Nuk ke pse mohon nje pale martire per te pohuar nje pale tjeter. Nderkaq ky muhabeti i grushtit ne temth, pellembes ne kraharor a bs te tjera jane thjesht manaja per trahana: mohimi i gjakut te atyre qe per here te pare ne historine e ketij vendi u rrjeshtuan ne kahun e duhur. Kur bota te mohoje Rezistencen antifashiste, kthehuni tek kjo teme edhe tregojuni vendin permetareve. Kuptohet vendin virtual se gje tjeter nuk beni dot.

mohimi i gjakut te atyre qe per here te pare ne historine e ketij vendi u rrjeshtuan ne kahun e duhur.

Nuk flas dot per te tjeret por une s'e mohoj gjakun. Ashtu sic nuk mohoj dot qe kishte vellavrasje ndermjet Shqiptareve. Apo ta mohojme kete?

C'do me thene "per here te pare ne historine e ketij vendi u rrjeshtuan ne kahun e duhur." Skenderbeu e te tjeret paskan qene ne kahun e paduhur? E kam degjuar disa here kete shprehjen tende dhe ende s'e kuptoj, ngaqe jam gje e trashe (TM kothmentuesi). Me c'di une cdo lufte qe behet per clirim kah i duhur quhet. Apo e kam gabim?

Ku di un si je ti? Me sa kam pare, me duket se me teper ke qejf te mbash nje shishe me benzine ne dore qe e derdh pike pike sa nga nje teme tek tjetra, gje qe nuk te fut tek te trashet.

Ke te drejten ne nje pike. Do ishte me e sakte te thuhej: ana e duhur qe per here te pare i coi ne fitore? Make sense now?

Make sense now?

Totally. Well, kinda, sorta, maybe. Ne 1912 nuk fituan? Detaje te vogla, e di. Nuk e di a e ke vene re po ne kete teme as nuk kam debatuar fare. Ndoshta sepse kam qene duke nderruar nga benzina ne ethanol smiley  Dakort qe ndonjeri po e ekzagjeron pak punen e grushtit - po edhe qe te ekzagjerohet kjo pjesa tjeter me "hera e vetme" apo "hera e pare me fitore" per equipeshe (TM grava) sikur s'eshte e sakte. Per mendimin tim.

Jo, jo s'jane detaje te vogla, dhe ti nuk ke pse leshon pe smiley. Ne 1912 nuk behej fjale per ndonje koalicon te organizuar kunder PO, pra fituam rastesisht sepse perandoria kish marre fund. 

boh, tani e pashe kete 

po edhe qe te ekzagjerohet kjo pjesa tjeter me "hera e vetme" apo "hera e pare me fitore"

Are you serious? 

ituam rastesisht sepse perandoria kish marre fund. 

Une e di qe ti e di qe e njejta gje mund te thuhet dhe per 1944-en. Megjithate dakort, e leme keshtu.

Dead serious. Sapo e the vete me siper qe e kishe thene gabim/ekzagjeruar. smiley

Are you serious qe vec kur je ne koalicion quhet gje e drejte? I bie qe edhe Gjermania-Italia-Japonia qe ishin ne koalicion paskan qene ne kahun e duhur.

Dmth e pranon qe ishim ne koalicion? Apo dhe per kete ke dyshime? Ok, pra ishim pjese e koalicionit - Rezistences kunder aleances gjermani itali japoni. Keta te dytet bota i quajti agresore, apo ti nuk bie dakord? Rezistenca nuk ka si quhet krahu jo i duhur edhe po te humbiste. Pra u rreshtuam ne krahun e duhur dhe fituam. Ca te ngaterron ty ne kete mes, qe pse kjo i ra per hise partizaneve dhe jo dikujt tjeter a si.. Apo te ishim bere me gjermanin qe ta kishim me te lehte sot... well, kinda, sorta, maybe... smiley

Mos u ben kaq e mencur Gjembac . Ruaj dhe ca per Miting .Flitet per Shqiptare dhe Shqiperi nuk flitet per Shqiptarizmin . Megjithse dhe ate cfare nuk bete per ta heq nga Obelisku sepse ishte thenia e Enverit ..Shqipua e ka care rugen e Historise ..te jesh e Bindur Jo me GJEMBECE !

Hera e Pare qe edhe qe ishte Lufte e pare Boterore qe shitem Shkodren dhe hera e Pare qe edhe 1920 qe i nxorret " te pire lebrit " Hera e Pare ishte edhe  Lufta e dyte Boterore qe Fitoj Shqiperia dhe Humben Funderrinat qe u lidhen me Pushtuesin !

Apo e ke llafin per Pellazget qe vijne nga thellsia pike pas pike me katruve ne dore per te na mencuruar sepse ke edhe mejtim tie ...

Nuk e ke hic gabim por kur e perflasin dhe mundohen ti ulin vleren nuk ka vend " per cdomethene" sepse ben sikur me gjasme...Apo nuk kane ....per te treguar vendin lepujt o Av

Me mua e ke grava apo me AV?

Me Av moj xhan

Se qenka bere mullar i lart shume. Po meqe me je drejtuar po te pergjigjem, megjithse e kam thene disa here. Secili ketu flet per vehte. Dmth une nuk mohoj luften as sakrificat e robve, se i kam dhe pjese te fisit e familjes time, pavaresisht a e kupton ti apo jo.

Por gjithashtu nuk mohohet dot shrytezimi i kesaj lufte per te marre pushtetin dhe per te instaluar diktaturen me tej.

Pra qe te gjithe te bien rehat, duhet ndare lufta kunder te huajit me te tjerat me lart.

Shqiptaret kane luftuar gjithmone pushtuesit, bile akoma me me sukses se ne LIIB, kur bishti i kavallit ishim. Psh ne Luften e Vlores e kishim tek per tek me nje fuqi te madhe dhe fituam, por kjo lufte nuk u shrytezua.  

Po c'rendesi ka historia e botes; per shqiptaret grushti simbolizon kerbacin e diktatures komuniste, e cila ishte e pashoqe nder gjithe diktaturat e tjera komuniste ne rajon; dhe kjo eshte ajo gjeja autentike shqiptare te cilen sot e pershendesen duke zbardhur dhembet Pandelinjte dhe minjte e tjere qe u 'pershtaten' per te qene sot ne pushtet.

Ndersa ne universin paralel, keto kane komplet tjeter kuptim per Rilindjen. Perkulja e Ministrit te Drejtesise para fotos se diktatorit nenkupton perkushtim per te evropianizuar Shqiperine! 

E rendesishme per ne shqiptaret eshte qe ta mendojme vete dhe te risim standartet tona dhe pastaj te pretendojme per te dyten [statusin e BE-se]. Pra ne te gjithe bashke te kryejme ato reforma qe do ti sherbejne shqiptareve, Shqiperise, per tu integruar njehere brenda vendit, dhe pastaj ne Europe. 

...tha Drejtesia shqiptare pasi vendosi nje kurore me lule prane fotos se Enver Hoxhes.

Po pra, pune su japim dot, as vila Lalzi, po ama grushti na bashkon, tha dikur ajo socialistja e thekme per Beratit. 

me ket llogjike, edhe sieg heil eshte m'rregull. E kane gabim austriaket dhe gjermont qe e ndalojne. Tek e fundit eshte thjesht nji pershendetje e lashte romake.

Per ke shqiptare flet o qibi, per shqiptaret vk si puna jote qe dhe ne perendim jetojne si me qene ne shqiperi, uritha kompjuteri me jete sterile? Apo shqiptare normale qe grushtin e shohin si nje simbol tjeter mes shume simbolesh? Nese flet per ata damllate e para po ke te drejte. Ata fakire si ndihmon dot as zoti. Keta te dytet qe ne fakt jane shumica as e rrujn fare per grushtin. Se jeta eshte shume e bukur per tu marre dhe ne 2014 me nje inskenim grushti qe behet per te kurdis kot sa per gallate teceqeka si ty. 

Wikipedia per  kete  ceshtje:

The raised fist (also known as the clenched fist) is a symbol of solidarity and support. It is also used as a salute to express unity, strength, defiance, or resistance. The salute dates back to ancient Assyria as a symbol of resistance in the face of violence.

 

The raised fist salute consists of raising one arm in the air with a clenched fist. The meaning can vary based on context.

Different movements sometimes use different terms to describe the raised fist salute: amongst communists and socialists, it is sometimes called the red salute, whereas amongst black rights activists, especially in the United States of America it has been called the Black Power salute. During the Spanish Civil War, it was sometimes known as the anti-fascist salute. The traditional version of the salute, originally a symbol of the broader workers' movement, became associated with the parties of the Comintern during the 1920s and 1930s. Since the Trotskyists were forced out of the Comintern, some Trotskyists have made a point of strictly raising the left fist in the tradition of the Left Opposition. Some anarchists also prefer the left fist to denote their libertarian socialist opposition to Marxism.

The clenched fist gesture is sometimes mistakenly thought to have originated in the Spanish Civil War, where the Popular Front salute was at one time the standard salute of Republican forces. A letter from the Spanish Civil War stated: "...the raised fist which greets you in Salud is not just a gesture—it means life and liberty being fought for and a greeting of solidarity with the democratic peoples of the world.

The Rotfrontkämpferbund paramilitary organization of Communist Party of Germany used the salute before World War II.

At the 1968 Summer Olympics in Mexico City, medal winners John Carlos and Tommie Smith gave the raised fist salute during the American national anthem as a sign of black power, and as a protest on behalf of the Olympic Project for Human Rights. For this, they were banned from further Olympic activities. The event was one of the most overtly political statements in the history of the modern Olympic Games. Tommie Smith stated in his autobiography, "Silent Gesture", that the salute was not a Black Power salute, but in fact a human rights salute.

A raised White fist is also a popular White Power symbol.

 

 

ta ndajme shapin nga sheqeri se po konfondojme edhe shoket: eshte tradite popullore shqiptare apo e asirianeve te lashte?

Varet, nese asirianet e lashte ishin me Enverin apo jo. 

Quna, fugonat, fugonat 8+1 se iken tre dite me Permetin dhe grushtin.

Rama ka thy embargon ne Mars te 2013-s. smiley

Mos humbisni kohe kot me Permetin se mbaroi loja.

 

Une nuk i kuptoj ca ketu. Nderimin me grusht e quajne komunist, po nderimin me pellembe tek cepi i kokes cfare eshte? Njehere, nje veteran hypi me autostop ne nje zuk transporti mallrash dhe kur mberiti ne destinacion i tha shoferit te zukut nese donte leke apo nje grusht. Shoferi, duke e pare veteranin te imet dhe te pafuqishem i tha : - hajt ta shofim njehere, me jep nje grusht. Dhe veterani ngriti grushtin e djathte perpjete tek cepi i kokes dhe i tha :-respekte dhe mireupafshim. Pra sic shikohet edhe ne kete rast grushtin shqipetari e perdor si shenje respekti dhe falenderimi. Edhe nje detaj tjeter: me duket se ne Shkoder e kane per tradite ,qe kur shkojne per ti dhene lamtumiren e fundit xhenazese (kryesisht jane vetem meshkuj), burrat vihen ne radhe dhe me grushtin lart parakalojne prane njerezve te afert te te ndjerit. Pra ngado qe ta marresh, grushti simbolizon nderim dhe respekt dhe nuk ka pse detyrimisht te lidhet me diktaturen dhe Enverin. Mirpo ja qe Sajmiri na ka dashnore se, dhe kjo eshte me e rendesishme per ca legena te veteshpallur demokrate, kelysha te saliut. smiley 

Me tere kuptimin e Fjales i nderuar kuazi VK ....Jane te njejtit e Koncert ne Vitin 36 vetem se dine gliuhe te Huaja dkane veshje te Kohes dhe NIk smiley Jane furriqet e klubeve para PD-hit ..."kujt  do me i tregue tie..... Me ka thane baba Mue  " ..

Nje nga krimet me te shemtuara eshte ky i babasqapit qe u ka shkaktuar Gjymtime ne koren e Trurit duke i bindur qe marrja me @qelleqe eshte  mejtim i mendjes ndryshe !

Xake, ca behet andej mo ? Akoma nuk esht marr vesh kush e hengri " grushtin"?

Gjemb, te pergezoj per kurajon per te deabtuar mbi nje nje premise te paqene. P.sh. nese une te them "ti je kriminele se vrave kryeministrin e planetit K-Pax" ti e ke te pamundur te provosh te kunderten, kryesisht per arsye se behet fjale per gjera fiktive. Per rrjedhoje, ngelesh kriminele.

Po aq fiktive eshte teoria enveriste sipas te ciles je duke mohuar gjakun e deshmoreve dhe je fashist nese:

- flet per vellavrasjet shqiptare gjate L2B

- permend krimet e diktatures komuniste

- guxon te krahasosh Skenderbeun me Enverin (kete s'e kisha degjuar me pare, flm AV)

- te shkon ndermend qe kombi mund te kete edhe deshmore te tjere pervec atyre qe ishin komuniste

- plotesoji vete te tjerat 

Kaq e kisha per sot une, xhibi. U rrit kapica e pjatave e tenxhereve qe duhet te laje keshtu qe me duhet te shkeputem.

qe kombi mund te kete edhe deshmore te tjere

Tema e arriti qellimin, partizanet e rene me ne fund peshku i pranon si deshmore te atdheut. Vitin tjeter mund tia nisim prej ketu debatit. Progres!!!

Tek ai Peshku tek i cili ti ke vite qe lufton deshmorerisht per te pranuar deshmoret e atdheut si deshmore, cfare ngjyre jane syzet e diellit? smiley

Ne fakt po qe se je i ndershem mjaftueshem ti duhet te pranosh se un asnjehere nuk sulmoj sidomos kur vjen fjala per deshmore apo martire te nje ideali te caktuar deri tek viktimat e cdo kohe. Un e pranoj shakane edhe ironine deri diku, se pjese e jetes jane, por jane disa pika (pressure points) shume te rendesishem per cdo strukture, qe nuk duhen shkaterruar, se te ze binaja poshte. Me gjakun e askujt nuk luhet. Une besoj ne karma smiley Nese ti gjen qofte dhe nje deshmi te vetme, me shkrim a me goje smiley ku un dal ndryshe nga cfare deklaroj, ke te drejte te me demaskosh. Bujrum smiley... 

pa na dhone nanji pergjigje te lidhme me shkencen e fizikes, a je ti dakort qe sistemi yne shkollor ti detyroje femijet e tu dhe te xhibit (qe bo vaki mendon ndryshe nga ty) qe nepermjet nje menyre te organizuar te kryejne nje nderim te tille qe nuk eshte askund i protokolluar?

S'kam ndonje detyrim te te pergjigjem. Por meqe e solle vete fjalen, P=MV edhe ne kete moment. 

vazhdo thelloje akoma me shume.... kjo qe ke shkruar tani mbase ka lidhje me Peshkun, Mishin, Veren, por jo me peshen dhe masen ne shkencen e fizikes.

sa per pyetjen qe nuk do te pergjigjesh, thjesht ajo pyetje ka te beje me temen prandaj dhe u shtrua si pyetje, por me fal nqs te beri te ndihesh nen presion per tu pergjigj.

Po jo pra jo, se nuk me ve dot njeri ne presion mua pervec femijeve te mi. Here tjeter hyr si njeri ne bisede, jo me poza e urdhra. Per ate te fizikes ke te drejte, eshte sic e the ti. Ne rregull? Cheers.

AV, bujrum per cfare? A nuk ishte premisa jote qe Peshku paska mohuar deshmoret?

Nese jo, me thuaj cfare po thua qe te di si te te pergjigjem, qe mos keqkuptohesh dhe ti smiley

Ta kem keqkuptuar ate aludimin e ngjyres se syzeve  me te cilet paskesha pare deshmoret, thua? edhe mundet. Nese po, po e terheq bujrumin.

Qe mos zgjatem shume, se dhe dita po mbyllet javash javash, ne mendimin tim fare modest dhe te perunjur, cdo sulm, percmim, perqeshje ndaj sakrifices se te gjithe atyre qe u perpoqen dic me shume se thjesht per vete, ne cdo kohe, ne cdo rrethane, ne emer te nje ideje a vepre te mire, duhet nderuar, respektuar qofte dhe formalisht, dmth edhe po s'ta deshi zemra apo gjyslykja e partise. Kaq, Xhibi, per te mire u lexofshim tani e tutje.

Dakort padyshim, por eshte pa lidhje me cka diskutohet ketu--s'mund te thuhet qe Peshku po denigron deshmoret.

Kjo qe thua ti tani eshte si te thuash qe femijet duhen mbrojtur...s'ka thene kush qe femijet ti hedhim...mbase ka dhe ndonje perjashtim qe mund ta thote, por ky perjashtim afermendsh qe s'ka si te perifrazohet si "Peshku do qe te hedhe femijet tek lumi i Lanes". Tjeter muhabet pastaj se kush quhet femije, duhet te kete lindur apo mjafton vetem veze, apo vetem sperme, etj.

Problemi i ketyre akuzave te paqena eshte se--pervec se jane te paqena--ato shpesh perdoren, me apo pa qellim, si ombrella per te mbuluar/mbrojtur tjeter gje. 

Si dhe, ndarja e gjerave s'eshte hic herezi, as ndonje shkence e koklavitur qe do doktoratura, s'eshte e thene qe 1, 2 apo 50 vjet histori te kene qene ose bardhe ose zi; ndarja e shapit nga sheqri ne rastin tone  do vetem pakez fare mendjehapesi. P.sh. ne Amerike mundet te permendesh faktin qe kolonizatoret masakruan vendasit pa u akuzuar se po hedh balte mbi historine e lavdishme te shtetit me demokracine me jetegjate ne bote, e terci e verci.

Nejse, qe mos zgjatemi me tej, meqe s'paskemi keqkuptime, mire u lexofshim ineed smiley

Po tani mos u mundonidhe Ju av  te gjeni ka Xhibol.....okja mend apo JO ?

Perse nuk te mjafton perseritja e xgjuarsise filosofoboterororluftanale e Gjembacit ?

Xhibolja e njeh Gjakun e derdhur mga Partizanet dhe e respekton ate jo  si Gjembi , pak rendesi ka se cfare ngre . Fakt eshte qe nga  Lufta Civile e Gjembeceve po flet per vllavrasje smiley

Ka dhe fakte te tjera si "Krimet e Diktatures " po eshte ne fazen e perpunimit te teorise se Jovan Bregut "pergjithesia jam une " Gjembaci e ka zgjidhur po Xhibolja nuk eshte e qarte .

Ka gjet se ka dhe deshmore te tjere Kombi smiley pavaresisht se Flitet per deshmore te Luftes te rene per Clirimin e Shqiperise nga Veglat e Felliqura te pushkatuar e te kerkuar edhe sot per Pushkatim ne cdo vend te Botes si bashkepunetoret e Nazi - Fashizmit . Edhe ketu Xhibolja  duket me e qarte pasi Gjembi  i kapercen ata qe bashkepunuan me Osmenet e tradhetuan Skenderbeun

Mire ai Mullahu me ACDC1 qe e di se eshte Kopsht ku xhaxhi saliu ben Miting  dhe Gjembaci , hajt mo flet me gjys goje smiley se nuk ka kohe ,  them se Xhibolja duhet respektuar se ben pune shkencore .

Nga nje nderim Asirian kaloi ne Nderimet Maj 2014 . Paskan qene jetegjate Asirianet ! Keta dhe me tufa ti japesh falas nuk i hyn ne pune as Dreqit smiley

Interesant eshe fakti se sa me e thelle kriza aq me lart ngrihet grushti.ngjan me shume si grusht HARAKIRI...hahahah...me kta "komunistat" ka gallat per zotin.sa me afer pushtetit aq me ne stres jan. mbaj mend qe ne kamez, prej frikes se ndonje sabotimi , neper stalla futen ne pune krejt grate e komunisteve.....edhe sot nuk i hiqet era e stalles nga dera...hahahaha

Ja? Me te vertete ore ?

Nga dosat thuaj nuk i hiqet era  prej se cilave do kesh dhe prejardhjen ...hahahahahaha Apo je nga ata qe Populloi partia e Punes per ti shmangur nga Kanuni e Gjakmarrja .Ndoshta ! Nuk thone kot ne  Kamzes  ..Nga shtate deri shtatedhjete , jemi te gjithe hajdute ...hahahahaha

Gallate ...sa mba men mer jahu .edhe Kamzen hahahahaha

hiqi dy tulla or plak. s'ke pse bohesh keq se ty nuk te klasifikoj aty ku po e ven veten....hahahah

Mu me ra era nga goja jote si ere gici Ylyrian ,  pasi  qeshe hahahahahaha ..gallate hahahahahaha

Kam nigju per nje projekt qe do sjelli arkivolin e enverit tek Piramida mbasi te restaurohet

Ndoshta e puth Princi i hijshem ne balle e zgjohet smiley

uran butka i bo kto gjona, s' cuditem

Serjozisht tani. Ça do çojne ne Piramida, se flitet poshtelart qe dulla esht gjalle dhe jeton ende ne Danimarken e larget.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).