Njoftimi i presidentit vjen pak ditë pas ekzekutimit të një të dënuari në Oklahoma

Presidenti amerikan, Barack Obama, planifikon t’i kërkojë prokurorit të përgjithshëm, Eric Holder, të investigojë problemet në lidhje me zbatimin e dënimit me vdekje. Njoftimi i Presidentit vjen pak ditë pasi ekzekutimi në ditët e fundit i një të dënuari në Oklahoma tërhoqi vëmendjen e mbarë botës. Obama e cilësoi vdekjen e zgjatur të Clayton Lockett, të realizuar me një injeksion, “thellësisht shqetësuese”. Presidenti tha se ka qëndrime të kundërta lidhur me dënimin me vdekje. “Mendoj se ngjarja në Oklahoma vë në dukje disa nga problemet më domethënëse. Amerikanët duhet të pyesin veten për çështje të tilla kaq të ndjeshme”, deklaroi Obama. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, i cili e njeh mirë profesionin e avokatit, tha gjithashtu se dënimi me vdekje është i nevojshëm në disa raste, sidomos për ato që lidhen me vrasjen e fëmijëve, por zbatimi i tij në Shtetet e Bashkuara është problematik.

Ai tha gjithashtu se do të ngarkojë zotin Holder me detyrën e hartimin të një analize për të verifikuar se çfarë hapash janë marrë, jo vetëm për shembullin e fundit, por edhe më gjerë në këtë fushë. Ndërkohë, guvernatorja e Oklahomës, Mary Fallin, ka urdhëruar një “rishikim të pavarur” të protokollit shtetëror të ekzekutimit, duke thënë se departamenti i sigurisë publike duhet të kryejë një hetim.

 

44 Komente

Mire.

Shqiperia a e ka denimin me vdekje? Me duket se nuk e ka!

Rastesish kam qellu me nje qe e njihte nga afer kete "pune." Procesin e kane ndare ne shume duar, qe te mos t'i duket njeriu qe po e vret te denuarin. Dmth si gjithmone kur puna behet nga committees. 

Interesante se si e zbaton denimin me vdekje rusia. ajo quhet "vdekja e bardhe". te denuarit me vdekje nuk i tregohet data e egzekutimit, por genjehet duke i thene se ke edhe nje mundesi per te apeluar per falje jete. ndersa ai ka bere apelin, diten qe ka per tu egezkutuar merret nga qelia duke i thene se do ta transferojne ne nje vend tjeter. rruges, ne nje korridor te gjate qe quhet "tuneli i vdekjes" dikush e qellon me nje plumb pas kokes. te pakten kjo vdekje eshte pak me njerezore...

Po pastaj u zgjove? Ps: rusia e ka heq denimin me vdekje.

Rusia nuk e ka heq denimin me vdekje, te pakten jo ligjerisht. Dmth ligji egziston, pavarsisht se qe nga viti 1996 nuk eshte bere asnje egzekutim me vdekje. shkurt, denimi me vdekje eshte ne gjendje te "ngrire", por ligji formalisht egziston. 

Pergjumesh jam, por disa gjona i di smiley

Si ka mundesi qe nuk tha dy fjale "ky klloun qesharak" per mijera te denuar me vdekje kohet e fundit ne Egjipt..Jo vetem kete po i dergoi dhe ca helikoptere per ti shtypur dhe vrare me efektivisht popullin e vet.

Mbase ka te beje me faktin qe Obama nuk eshte zgjedhur president i Egjiptit nga populli Egjiptian smiley

Po nuk nuk ishin vete amerikanet qe e rrezuan me pucin ushtarak vellazerine muslimane, Morsin(te zgjedhur nga votat e popullit) dhe instaluan fashistet e tjere ushtarake?.... apo e harruat kaq shpejt kete?

Kush te tha ty qe e hodhen amerikanet? Ke noi prove? 

Al Jeezira,eshte po aq e besueshme kur flet per amerikanet,aq sa eshte i besueshem Mero Baze kur flet per PD-ne. smiley

Gjej ndonje burim me neutral or zoteri se le nam.

Po ca te beje dhe Amerika e shkrete. Kur vijne islamiket thoni ububu talebanet, kur i heq keta thoni ububu ushtaraket, ndajeni mendjen cfare doni nga Amerika. smiley

Tamam,vete skane bythe te bejne ndonje gje.
nderkohe qe kur hyn Amerika thone perse hyri,kur nuk hyn thone perse nuk hyri.

Dava europianoperendimoresh.

Skam pare nje qe te thote e beri drejt Amerika!

Megjithate sa here ju jepet ndonje mundesi per te punuar ne SHBA,e pranojme menjehere. smiley

Arto,

Ke fol sikur ti kishe bo mire llogarite; sikur te kishe aq informacion mbi drejtimin qe vellazeria myslimane po i jepte Egjiptit. Per vlersimin e nderhyjme minimalisht tani, apo perballemi ne shkalle te plote me vone.

Si ka mundesi qe nuk tha dy fjale "ky klloun qesharak"

Me qafsh se po tingellon si shoku enver kur gjykonte  dynjane ne ato ditaret e tij .

Po pra kush kritikon ameriken eshte armik i popullit dhe "shoku Enver" smiley

Une thjest theksoj hipokrizine e Obames i cili ben cherry-picking kur vjen puna e te drejtave te njeriut

Me thuaj nje shtet ne BE qe nuk ben cherry picking.

Shtet per se mbari ku vihet e drejta sepse ky zezaku jo vetem qe kishte vjedhur e plagosur njerez me arme por kishte tentuar te varroste per se gjalli bashke me dy te tjere komplicen nje deshmitare ...kot nuk thone qe ka nje zot dhe e la te vuante si qen !!!

Une nuk jam dakort me zgjatjen dhe menyren se si behen egzekutimet ne SHBA.

Fale DNA tani fajtori identifikohet me shpejt dhe sidomos kur eshte kapur para kamerave.

Ajo qe doja te thoja eshte se ku fajtori eshte kapur me presh ne duar,nuk duhet te pritet 15-20 vjet qe te egzekutohet.

Kjo sepse pas 20 vjeteve qe personi egzekutohet,viktimat jane harruar fare dhe personi fillon e shikohet si i pafajshem.

Ne shume raste kur personat jane egzekutuar,viktimat jane permendur me bezdisje.

Fatkeqesisht, ne USA jane denuar me vdekje edhe njerez te pafajshem qe jane akuzuar padrejtesisht. Nje pjese edhe jane shpetuar ne momentet e fundit, kur eshte zbuluar se fajtori ka qene nje tjeter. Pa patur edhe raste kur sapo i pafajshmi eshte denuar me vdekje, eshte varrosur dhe pas 1 jave apo 1 muaji eshte zbuluar fajtori i vertete. Keto jane raste vertet te dhimbeshme. 

Qe ka pasur raste kur te denuarit kane dale te pafajshem sa kane qene gjalle kjo dihet pasi tani DNA ka avancuar dhe eshte lehte te identifikosh nje vrases nese ka lene DNA pas.

Ndersa persa I perket personave qe jane egzekutuar kur doli testi i DNA, me duket se ka nje vendim gjykate qe ne keto raste te mos rishqytohen me.Keshtu qe nuk e di ku i merr keto te dhena ti, qe te egzekutuarit kane dale te pafajshem.

Se dyti nga momenti i denimit deri ne ate te egzekutimit ka 15-20 vjet kohe dhe jo 1 jave apo 1 muaj.

ACDC1, nuk i ke lexuar rastet kur sapo eshte ekzekutuar nje njeri, pas vdekjes se tij eshte kapur fajtori i vertete. Lexo, se nuk ben keq. I lexojme ne ketu ne Europe, rastet skandaloze, siç quhen, e jo me ju aty. 

Ka ndryshim,me personin qe eshte fajtor me ate qe eshte i dyshuar.

Ka pasur raste qe personi qe ka qene i dyshuar,ka dale i pafajshem pas vdekjes.

Nderkohe qe ka qene ne burg per nje veper tjeter penale.

tani me gjej nje rast ku personi eshte denuar me vdekje dhe pastaj ka dale LIGJERISHT i pafajshem.Se une di qe ka nje vendim gjykate qe rastet kur eshte bere egzekutimi,te mos rishqytohen.

Nuk po flas per spekulime gazetash por per pafajesi ne gjykate, pas egzekutimit per krimin qe nuk e ka bere.

Sic e thashe nga koha e denimit deri ne ate te egzekutimit,ka 15-20 vjet kohe qe te provohet nese personi eshte akuzuar kot apo jo.

Kur vjen puna per SHBA-te shtypi europian spekullon shume me qellim qe te prishe imazhin e SHBA-ve,dhe ja ka arritur qellimit.

Prove e gjalle per kete je ti me Art-in.

Ky tipi e meritonte po prap se prap e verteta eshte qe ketu ne amerike e japin kte denimin me vdekje shume lehte dhe fatkeqsisht jane denu shume njerez te pafajshem. Prandaj un jam kunder denimit me vdekje biles me kto burgje qe kane kto ktu eshte me keq burgim i perjetshem se ai me vdekje

Dakort ,edhe une sjam shume pro denimit me vdekje.

Por kur dikush vret femije,mendoj se meriton plumbin ballit dhe sa me shpejt,jo pas 15 vjetesh.

Se gjate kesaj kohe vrasesi,mund te behet si fetar apo te shkruaje ndonje liber pendese dhe masa fillon simpatizon vrasesin dhe viktima shikohet si me bezdi.

Nese vret do vritesh, s'ka perse te kete tolerance, rrethana lehtesuese, shtyrje afatesh pambarim per kriminele te kesaj kategorie. Ajo qe me nervozon gjithmone kur degjon histori te tilla eshte perunjesia e drejtesise dhe e politikes sone ne raport me Evropen, pa nje e dy i pranojme te gjtha sugjerimet mjaft te vine nga demokracite perendimore shpesh-here jo te tilla ne vete vendet e tyre. Per perdhunues, vrases femijesh e grash ne emer te famekeqit Kanun, pedofile, grabites e te tjere duhet te funksionoje gijotina, litari e vuajtje te pafund, plumbi eshte luks per ta.Sa per Obamen varja, aq sa i kane mbetur s'ka se si te beje apo ndikoje per rastet ne fjale ne USA. Bie dakort me komentuesin e mesiperm kur thote se e vonojne shume ekzekutimin e tyre, po.!

Keshtu eshte kur heq punen e rende te detyrume si opsion.

Bjerini-bjerini se i bini mire tamburase, ketu kane dale prova, jane bere emisione, filma, nga vete amerikanet (dhe jo europianet), artikuj te ndryshem, reportazhe te ndryshem, ku tregohet qe tjetri eshte denuar kot, dhe jo 1-2-3 por plot. Nuk e kuptoni qe ka diçka qe çalon, ne drejtesine amerikane, dhe kete e thone vete amerikanet. 

VQ ka analize per kete Pjerin?

Natyrisht PK, aty eshte intervista ime e 1995, aty meson per mua. 

Ore une nuk po them qe nuk jane denuar kot,dhe kane dale te pafajshem nga DNA se e di qe ka patur raste.

Por them qe ka nje vendim gjykate qe rastet e testimit te DNA,ne kur i akuzuari eshte egzekutuar tashme,nuk aplikohen dhe rrjedhimisht edhe rasti nuk rishikohet.

Te gjithe e pranojne qe sistemi ka te meta,dhe kjo nuk eshte ndonje gje e re,pasi eshte thene e sterthene me dhjetra here.

Por common Law qe praktikohet ne SHBA,merret me rregullimin e sistemit dhe jo me prishjen dhe ndertimin e nje sitemi te ri.Kjo ka te mirat dhe te metat e veta.

Tani edhe ne Europe ma merr mendja te jene denuar njerez kot,apo juve nuk e njihni gabimin?

 

Me kupton se cfare po them apo si gjithmone po u permend Amerika e ke gati citatin e xhaxhi Enverit?

ACDC1, pse, kush eshte kritik i gabimeve te drejtesise amerikane, qenka enverist. Apo kush permend gabimet e drejtesise amerikane, u dashka çuar ne kampin enverist. 

Edhe ne Europe ka gabime te tilla, por te pakten keta e kuptuan, dhe e hoqen denimin me vdekje. Ka nje ndryshim thelbesor ndermjet atij qe ia merr jeten/frymen nje te pafajshmi dhe atij qe e izolon te pafajshmin. 

Kam pershtypjen se je larg, te kuptueshmerise persa thashe me siper. 

Amerika ka 50 shtete o Pjer,nga keto disa e kane disa nuk e kane.Shteti ku jam une psh nuk e ka denimin me vdekje.Kalifornia e ka etj.

Cfare perrallash flisni,kur Belgjika eshte 30 mije km katror dhe USA 10 milion km katror.

Natyrisht qe eshte vend me i madh me tere kombesite me kuc dhe me mac,jane tere fete dhe racat e botes do te beje me shume gabime se Belgjika.

Juve se njihni fare Ameriken ore,ju duket SHBA jane vetem nje shtet,dhe ligji eshte njelloj si ne Miami si ne Alaske.

Jo ore jo jane shtete te ndryshme sic eshte Belgjika me Gjermanine dhe kane kushtetuta dhe ligje te ndryshme.

Udhetoni pak ne SHBA dhe do te habiteni se si ju kane shplare trurin atje ne Europe mbi "rrezikshmerine" e Amerikes.

smiley shif festivalin Europian qe fillon tani, dhe 5 minuta, ACDC1. Merr pjese dhe Albania, me duket. 

Pjero sa bukur e mbylle ; shko se filloi muzika, mjaft na bere terrci e verrci smiley . Para ca kohesh po shifja nje dokumentar - West Memphis 3. Behet fjale per vrasjen e 3 cunave 8 vjecare ne menyre brutale dhe per ate vrasje makaber u akuzuan dhe denuan 3 adoleshent 16- 17 vjecare. Ishin nje grup njerezish qe besuan dhe I suportuan ne pafajsine e tyre. Ben te pamunduren, sollen fakte, prova prape procesi I sistemit te drejtesise ketej zvarritet dhe ka nje sere steps qe duhet te kalosh, shtoji dhe burokracine dhe ja ku u bene plot 20 vjet qe me ne fund te shpallen te pafajshem. Interesant ky rast, case. Po sa ka te tille?!! http://en.m.wikipedia.org/wiki/West_Memp...

yeah, varet nga rasti case

yep, ulu n'vend. Heres tjeter mos fol pa leje.Ngri doren. 

Mimoza,

Ja ku po ta them une qe ne kete rast ata e kane bere vrasjen, pavaresisht se dolen te pafajshem.

E pashe ate " kryetarin" e grupit dhe po ta them une qe ai eshte nje manipulator par excellence.

Thjesht policia beri sloppy job se ndryshe ata sot do te ishin pas hekurave te pakten ai "kryetarin" I tyre.

 

 

Kush i ka bere vrasjet se ste kuptova mire??

Ata qe dolen te pafajshem,ose me sakt ai qe dilte ne TV si kryetari i atij sektit.
Me fjale te tjera policia kishte arrestuar njeriun e duhur,per mendimin tim.

Thjesht policia nuk beri pune te mire ne mbledhjen e provave dhe jo se ata nuk ishin vrasesit.

Kane kaluar 20 vjet dhe askush nuk eshte arrestuar per vrasjen e atyre vogelusheve.Thjesht se vrasesi ka qene ne burg.A po flet per keta?

http://en.wikipedia.org/wiki/West_Memphi...

 

In July 2007, new forensic evidence was presented in the case and a status report jointly issued by the state and the defense team stated, "Although most of the genetic material recovered from the scene was attributable to the victims of the offenses, some of it cannot be attributed to either the victims or the defendants." On October 29, 2007, the defense filed a Second Amended Writ of Habeas Corpus, outlining the new evidence.

Following a successful decision in 2010 by the Arkansas Supreme Court regarding newly produced DNA evidence, the West Memphis Three reached a deal with prosecutors. On August 19, 2011, they entered Alford pleas, which allow them to assert their innocence while acknowledging that prosecutors have enough evidence to convict them. Judge David Laser accepted the pleas and sentenced the three to time served. They were released with ten-year suspended sentences, having served 18 years and 78 days in prison.

Policia apo organet perkatese redneckse beri pune amatore. Ato nuk ishin pjese e asnje sekti apo rituali. Ato kishin alibi, pare, qene diku ne kohen qe jane vrare. Policia u beri presion psikologjik. Njeri prej atyre qe pranoi fillimisht ishte ca slow nga truri . ADN tregoi qe nuk ishin ato.Doktori qe I ekzaminoi mbushi formulare kot. Amatoreske. Vrasesi nuk u denua, po fakte , prova kish plot qe ish njerku I njerit prej atyre femijeve. 

E ke gabim.

Fakti qe ata jane perseri fajtore tregon qe ata kane gisht ne ate vrasje.

Thjesht policia nuk beri punen mire dhe nga kjo gje perfituan keta te tre se bashku me funderrinat e Hollivudit qe i perkrahnin.

Lexoji njehere se nuk kane qene engjej para se te futeshin ne burg keta te tre.

Thjesht policia kapi njerezit e duhur por nuk e beri punen mire.Nejse mjere ata qe iken se keta qe dolen nga burgu tani jane bere me para thjesht nga idiotlleqet e policise dhe jo nga pafajesia e tyre.

Nuk besoj qe njerku i njerit nga ata te tre ka bere vrasjet.

Vrasjet i ka bere ky "trimi",thjesht teknikalitetet dhe puna e nxituar e policise bene qe te dale nga burgu.
https://www.google.com/search?q=Damien+E...

Europa e leshit, vrau nordiku 70 vete dhe po ben palle ne burg me te gjitha kushtet e nje Hoteli me tre yje. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).