Josif Brodskij, poeti më i shquar rus i kohës, disident i letërsisë zyrtare sovjetike, nobelist i vitit 1987 për letërsinë. Lindi më 24 maj të vitit 1940 në Leningrad (sot Shën Peterburg). Në moshën 15 vjeçare shkeputet nga shkolla dhe punon në profesione të ndryshme,të rëndomta. Vetmëson dhe fillon të shkruajë poezi. E tërheqin veçanërisht,krijimet e princeshës së ndaluar, Ana Ahmatova. Në vitin 1963,i sulmuar e i akuzuar prej shtypit zyrtar,arrestohet,me pretekst si parazit,dhe pas një vit qëndrimi në një spital psikiatrik në Leningrad,dënohet me pesë vjet punë të detyruar në veri të vendit. Lirohet në fund të vitit 1965. Vazhdon të shkruajë, por nuk i botojnë e persekutojnë, gjersa në qershor të vitit 1972 administrata partiake dhe KGB e dëbojnë nga atdheu si të padëshëruar,për shkak të poezive të tija disidente që qarkullonin dorë më dorë tek të rinjtë.

Kërkoi strehim në SHBA. Nën kujdesin e mjekëve amerikanë ndihet mirë me shëndet. Shkruan poezi në rusisht, në anglisht dhe përkthen ndërjelltas në dy gjuhët. Veprat e tij,p ër vlerat e spikatura artistike,veçanërisht më madhorja, ''Ndalesë në Shkretëtirë'' janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Në vitin 1987 Akademia Mretërore e Suedisë i jep çmimin Nobel për letërsi. Vdiq në vitin 1989.

 

Në lagunat e balltikut

lind e rritur

po aty ku dhe dallgët bojë hiri

më vrapojnë dy e nga dy

dhe aty më janë rimat

ai zëri im i vagullt

që më ngjitet kreshta valësh

porsi flok i lagur

nëse ngjitet si gjithnjë.

 

Guaskë e veshit

koka ime në bërryl

dëgjon zemra nëpër dallgë

jo gjëmime

po ca vela që po rrahin si shuplaka

ca kanata

ca çajnikë nëpër llampa

klithma çajkash qafgjata.

 

Te ky vend

ja kaq i rrafshët

kjo e ruan që të mos rrejë

zemrën që nuk ka ku të fshihet

po të shfaqet që përtej.

Veç kështu

me këta tinguj

ka gjithnjë diçka të metë;

në jehonën e paqartë

syri s'para shkon aq lehtë.

 

Odisea e Telemakut

O Telemaku im

lufta e trojës mbaroi

se kush fitoi [!] s'më kujtohet

duket se grekët

veçse po aq të vdekur mund të lën udhëve

dhe ata...

Ja pra

kjo rrugë që të kthen për në shtëpi

na doli shumë gjatë

ndoshta Poseidoni gjersa ne atje

vrisnim kohën na zgjati hapësirën.

Unë se di tani ku jam

se di ç'më pret

ç'ishuj të ndyrë,gëmusha,ndërtesa,hungërrima derrash,kopshte me të mbjella

dhe një farë mbretëreshe

bar dhe gurë...

I dashur Telemak

gjithë ishujt i ngjajnë njëri-tjetrit

kur udhëton kaq gjatë

dhe truri moliset duke numëruar valët e detit

syri i velur me horizont qan

dhe mishi i squllur ta mbyt dëgjimin.

Nuk më kujtohet si mbaroi lufta

sa vjeç je ti tani,se mbaj mend.

Rritu Telemaku im,bëhu burrë.

Zotat e dinë në shihemi përsëri.

 

Tanimë ti nuk je ai djaloshi

para të cilit mbërtheja derrat.

Ne rronim bashkë kur s'ishte Palamedi

por ai ndoshta ka të drejtë

me mungesën time

ti je çliruar nga pasionet

Edipiane

dhe ëndrrat e tua Telemaku im

janë të pastra.

 

***

 

Ishte një kupë qielli e zezë

më e ndritshme se ato këmbë

dhe të shkrihej me errësirë

ajo nuk mundte

 

Aty pranë zjarrit tonë,përbri

ne pamë atë mbrëmje kalin e zi

 

Asgjë më të zezë,jo nuk mbaj mend

i zi si qymyr ishte kokë e këmbë

i zi nata,si boshllëku ish

i zi që nga kreshpa deri në bisht

po ca më ndryshe nga e zeza qe

shpina e tij që shalën se njeh.

Si dukej flinte,s'lëviste po në vend

e zez' e thundrave t'veta e tremb.

 

I zi ish,s'i ndjente ijet e tij

i zi,kaq i zi,sa s'bëhej më i zi

si re e zezë mesnate ish

i zi si vrim e gjilpërës në mish

i zi si pemët e zeza në kopsht

i zi si vendi mes brinjësh në gjoks

si grop e farës në brinj a shesh

mendoj;

e zeza është brënda nesh.

 

Po prap i nxinte atij në sy

ish kohë e mesit të natës aty

drejt nesh ai as një çap nuk u tund

ijet-mbretëri errësire pa fund

një njollë drite nuk kish në kurriz

në shpinën e tij si shkrumb e si pis

po sytë i ndritnin si kërce në gisht

llahtar me tmerr bebzat i kish

 

Thua dikujt i kish marrë negativin

përse pra pasi ndaloi vrapimin

mes nesh deri në mëngjes pse qëndroi ?

përse nga zjarri ynë nuk mërgoi ?

përse frymëmerrte ajër të nxirë ?

përse shushurinte si pem' në errësirë ?

pse drit' të zezë nga syt' nxirrte shpesh ?

Kalorës kërkonte ai mes nesh.

 

 

Përktheu nga Rusishtja Qazim Shemaj

12 Komente

Super!
Vetem dicka: a nuk duhet te jete Lufta e Trojes ne vend te "lufta e trojes" ?

Qe ta kuptosh pse duhet me te vogla (porca troia patriarkaliste) shife linkun se per te njejten vjershe kemi diskutu dikur ketu ne Peshk:

http://www.peshkupauje.com/2013/05/lundr...

Njekohesisht mund te vleje per te bere krahasime per nivelin e diskutimit publik te atehershem dhe te sotem, dhe te personave ne veçanti qe ja mundonin te kishin intresa me vlere, dhe jo hajvanlleqe arkeologjie seksuale femen.

 

Komentet fillova t'i lexoja por u terhoqa per shkak te superioritetit intelektual ne komentet tuaja, z. Heretik.

Me siguri, "hajvanlleqet arkeologjike seksuale..." perbejne nje interes te veçante per ty, apo jo? Them keshtu sepse verej qe shkruan shpesh mbi seksin dhe banalitetet qe implikon.  

Nuk eshte problemi tek terheqja jote perballe superioritetit tim intelektual, qe ti e shef me dylbi bashke me dylberet e tu, por e kunderta qe perballe banalitetit inferior seksual terhiqet superioriteti intelektual ne pergjithsi. Eshte kjo qe ka ndodh ne Peshk e pertej Peshkut, dhe vazhdon te ndodhe si ngordhje e vazhdueshme, si rritje entropie, vdekje termike. Qe te hiqem edhe nje here tjeter superior intelektualisht, eshte nje ligj universal ne ekonomi qe ilustron shkelqyeshem situaten: ligji i Gresham: "Parja keqe debon paren e mire".

Dhe nuk ndodh vetem qe nje grup superior largohet sepse fut hundet ne pilaf nje grup inferior, por me keq, qe nje person superior, futet ne pilaf dhe degradon ne inferior, derisa nuk komenton me, i neveritet vetja.

 

Simpatia ime nuk ndalon vetem tek ai qe i neveritet vetja dhe universi, por perfshin karakteristika njerezore nga me te çuditshmet. Perfitoj rastin te permend gjendjen permanente ne obskurantizem ose urrejtjen per me te natyrshmen.

Nderkaq, me lejo te shtoj pak tek lista jote e problemeve. Do te thoja qe me fatkeq akoma eshte kompleksi i superioritetit; megjithese i fshehur pas shtresave te pakuptimtes e cila medoemos dominon ne ate mish-mash prehistorik.

 

E ditur qe pergjigja jote do te ishte si gjithnje tinzare dhe e ulet deri ne poshtersi. Pa problem kur dihen gjerat qe me pare.

Nuk po flisja per vete, por per te gjithe ata persone qe sot nuk diskutojne me, ca per faj te races tende banale inferiore seksuale, e ca per faj te superioritetit te tyre intelektual qe i'u eshte neverit vetja duke u marre me nivelin tend.

Neqoftese nje dite nuk do te komentoj me, nuk do jete per keto arsye.

 

Epo, kur tinzaria perceptohet nga nje perdorues i gjuhes se dhunshme, ashtu eshte. Me siguri ka te beje gjithashtu me amnezine selektive per gjerat qe shkruan.

Te kerkoj ndjese per keqkuptimin dhe me vjen sinqerisht keq per kedo te begatur me intelekt qe ka pasur fatin e keq te diskutoje me racen time.

Mos u merzit Zhardine, qari me qederin jane aty aty me njoni tjetrin, ne kete rast qederi eshte i shqiptareve, qari eshte i algjerianeve ne metro te Parisit. Lumsi ata sa qef kane  bere.

 

Nuk jane te gjithe te permbajtur, te bute dhe te drejteperdrejte* ne te njejten kohe. Kete talent e gezon vetem ti, i dashur. 

* smiley

Dallimi im prej te tjereve peshq (dhe jo vetem) eshte se une nuk diskutoj kurre per politike (ne kuptimin llapaqenlliqe banale çfar ka thene ose bere Sala ose Rama ose zaret e tyre). Po ti lexosh edhe nje here tjeter komentet e mija ne temen tjeter per Brodskin qe kam linkuar, atehere mund te kuptosh se ne fakt eshte i njejti banalitet ne diskutim per seksin dhe diskutim per politiken.

Ka nje lidhje, akoma e pazgjidhur (si problem), midis seksit dhe politikes. Biles eshte i njejti problem.

 

Nuk dyshoja kurre per vecantine e personit tend, z. Heretik.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).