Shkrimtari Bashkim Shehu, jep vlerësimin e tij publik për Luftën Nacional-Çlirimtare dhe atë që ndodhi më pas, vendosjen e diktaturës komuniste në Shqipëri.  Më poshtë  fjala e mbajtur nga Shehu në takimin: “Sfidat e ligjërimit publik në Shqipëri” botuar te Gazeta Shqiptare.

“Para së gjithash, duhet të them se pozita e një shqiptari që vjen nga jashtë për të folur për problemet e Shqipërisë është një pozitë e vështirë. Është e vështirë në kuptimin se kjo mund të tingëllojë sikur po jep leksione ex cathedra. Nga njëra anë, ekziston detyrimi për të ushtruar sensin kritik. Nga ana tjetër, është rreziku që, duke ushtruar sensin kritik, t’i përngjaj një personazhi të “Kolonisë penale” të Kafkës, udhëtarit të huaj, duke i njohur vetes një status epërsie me qenë se vij nga jashtë. Dhe aq më tepër ka rrezik të tingëllojë kështu pikërisht ngaqë në të vërtetë nuk jam i huaj. Po vazhdoj duke shpresuar se kjo situatë është e kapërcyeshme.

Tema për të cilën do të flas, ajo e hijeve të së kaluarës apo e inercive të së kaluarës në ligjërimin publik në Shqipëri, është shumë e gjerë dhe nuk mund të shterohet me një kumtesë të shkurtër. Do të prek vetëm dy aspekte.

ASPEKTI I PARË konsiston në trajtimin e periudhës së komunizmit nga media e shkruar. Do të sillja si shembull pozitiv një artikull të Uran Butkës mbi raprezaljet që pasuan bombën e hedhur në ambasadën sovjetike më 1951: i bazuar në fakte të dokumentuara, dhe të shoqëruara me komente analitike që përftojnë kontekstin e duhur për atë ngjarje tepër domethënëse. Faktet kanë kuptim vetëm brenda kontekstit, ngulmonte Wittgenstein-i. Krejt e kundërta shihet në një numër të madh botimesh të shtypit për atë periudhë të historisë së vonë. Rasti më paradigmatik është ai i riprodhimit të protokolleve të farsave gjyqësore. I paraqiten publikut të sotëm pa asnjë kontekstualizim dhe pa asnjë shpjegim vlerësues. Ose jo, shpjegimet vlerësuese gjenden edhe në të tilla botime, por janë ato që kanë dhënë pushtetarët e asaj kohe me gojën e prokurorëve dhe gjykatësve të atyre proceseve.

Nxjerrja e ngjarjeve nga konteksti historik shfaqet edhe nëpërmjet sensacionalizmit. Ngjarjet e së kaluarës paraqiten si sensacione të ditës. Kjo bie ndesh me natyrën e historisë, ngase momentet e historisë marrin kuptim vetëm si pjesë të një rrëfimi që ka vazhdimësi, të një rrëfimi ku ngjarjet e ndryshme faktike janë të lidhura mes tyre në mënyrë të atillë që i bën të shpjegueshme qoftë si shkaqe dhe pasoja, qoftë si korrelacione që u japin fakteve cilësinë e faktorëve ndërveprues. Modaliteti i sensacionit është fragmenti, ngjarja e shkëputur, e veçuar si superngjarje ekskluzive me një shkëlqim që të verbon, si metangjarje absolute që errëson gjithçka tjetër. Modaliteti i historisë është pikërisht e kundërta: është ndriçimi i ngjarjeve nëpërmjet njëra-tjetrës. Ose, për t’iu përshtatur hapësirave të ngushta që ofron një gazetë e përditshme, është kontekstualizimi nëpërmjet komenteve dhe intepretimeve autoriale që sintetizojnë njohjen e historisë gjerësisht.

Një dukuri e afërt me këto që u përshkruan është ajo e përzgjedhjes së njerëzve që shprehen për të kaluarën komuniste të Shqipërisë, nëpërmjet intervistash apo artikujsh, apo edhe botimesh in extenso të librave të tyre nga gazetat. E kam fjalën te ish-persekutorët e niveleve të ndryshme, që nga pushtetarët e dikurshëm deri te ndihmësxhelatët e dikurshëm. Natyrisht, përveç njëfarë nderimi që shfaqin një pjesë e gazetarëve ndaj ish-pushtetarëve për nga mënyra se si i pyesin këta të fundit gjatë intervistave, nuk mungojnë gjykimet e persekutorëve dhe të ndihmësxhelatëve të dikurshëm për viktimat e tyre. Kjo nuk ndodh në të gjitha gazetat, por kam përshtypjen se në disa gazeta nga më të rëndësishmet, kur është fjala për diktaturën, prania e personazheve të llojit të lartpërmendur është mbizotëruese ndaj pranisë së viktimave apo të atyre që janë të prirur për empati ndaj viktimave. Thashë, kjo është një përshtypje e imja, dhe nuk kam të dhëna statistikore për ta mbështetur, nëse një gjë e tillë mund të mbështetet ose të kundërshtohet statistikisht. Po sidoqoftë në Shqipërinë e sotme ekziston një mendim aspak margjinal se, për historinë, ata që kanë vuajtur nuk duhet të kenë zë, sepse, pikërisht ngaqë kanë vuajtur, janë të mbushur me mllefe dhe, prandaj, nuk mund të jenë objektivë. Ndërkaq, shqetësimi për objektivitetin sikur harrohet ca si shpesh kur flasin për historinë shkaktarët apo ndihmësshkaktarët e vuajtjeve dhe simahorët e puthadorët e dikurshëm të tyre.

Mund të lindë pyetja: ç’kanë të bëjnë këto me integrimin europian? Mendoj se kanë të bëjnë pikërisht ngaqë procesi i integrimit europian, i filluar të nesërmen e Luftës së Dytë Botërore, ka në themelet e tij një “jo” të prerë ndaj tmerreve të së kaluarës, një “kurrë më”. Dhe një “jo” e prerë ndaj së kaluarës nuk do të thotë që të mbyllen sytë ndaj saj, por që e kaluara të jetë vazhdimisht në sytë e kujtesës. Për ta plotësuar këtë përgjigje, po i referohem Habermas-it, për të cilin shqetësimi më i madh moral është “pakthyeshmëria e vuajtjeve të së kaluarës – padrejtësia që u është bërë njerëzve të pafajshëm, që janë keqtrajtuar, poshtëruar dhe vrarë – ndërsa njeriu nuk ka fuqi për ta ndrequr këtë”. Dhe, me një konotacion thellësisht imperativ, shton: “shpresa e humbur e ringjalljes” shpesh ndihet si “një zbrazëti e madhe”. Nisur nga ky mendim i Habermas-it, duhet të themi se, ngaqë nuk i zhbëjmë dot padrejtësitë e së kaluarës, të paktën të bëjmë drejtësi në kujtesën tonë kolektive.

ASPEKTI I DYTË që dëshiroj të prek në lidhje me ligjërimin publik për të kaluarën e afërt historike është zombifikimi i Enver Hoxhës. Është një transformim riciklues që ndodh në psikikën e disa politikanëve dhe të disa historianëve dhe që projektohet së andejmi në ligjërimin publik, përherë e më tepër kohët e fundit. Është një abrakadabra mendore që, në formën e saj të racionalizuar (në kuptimin frojdian të kësaj fjale), tingëllon pak a shumë kështu: “Vërtet që periudha e diktaturës ka qenë e keqe, ndonëse ka pasur edhe disa të mira, por nuk mund të mohohet kurrsesi epopeja e Luftës Nacionalçlirimtare dhe, duke qenë se Enver Hoxha ka qenë udhëheqësi i saj, nuk mund të mohohet krejtësisht figura e Enver Hoxhës”. Pra, hapi i parë është ndarja e dy periudhave, hapi i dytë është ndarja e Enver Hoxhës më dysh, si të ishte viskonti i librit të Italo Calvino-s, dhe njëra prej dy gjysmave është e mirë, dhe pastaj hapi i tretë është ringjitja e dy gjysmave, ashtu si në një truk prej cirku teksa iluzionisti ndan më dysh me ndonjë shpatë një njeri të futur në kuti dhe e nxjerr nga kutia të gjallë e të pacenuar. Dhe ringjitja e dy gjysmave është e pashmangshme, qoftë dhe vetëm për hir të asaj që quhet “kompleksitet i figurave të mëdha historike”, përveç që në këtë ringjitje duket se ndihmojnë edhe disa të mira që i atribuohen gjysmës së keqe, sikurse shkollat, shëndetësia, veterinaria, apo sovraniteti kombëtar. Po le të ndalemi pak te gjysma e mirë, te Lufta Nacional-Çlirimtare. Jo më kot një historian i tillë si Hobsbaëm-i e konsideron rezistencën shqiptare si një nga më të rëndësishmet në shkallë europiane, dhe jo më kot britanikët i çonin ndihmat e tyre më të shumti te partizanët. Po ndërkaq nuk duhet të harrojmë se drejtimi politik i Luftës Nacional-Çlirimtare ka qenë i orientuar qysh në fillimet e saj, më 1942, në funksion të vendosjes së një pushteti me një parti të vetme, pra në funksion të vendosjes së një diktature komuniste. Rrjedhojë e asaj strategjie janë ekzekutimet e kundërshtarëve jashtë Partisë Komuniste dhe brenda saj qysh në atë kohë. Le të kujtojmë se Enver Hoxha nuk ka qenë ushtarak, por ka qenë drejtuesi politik i luftës. Dhe le të kujtojmë një vlerësim që ka bërë në prag të çlirimit Sejfulla Malëshova, një nga udhëheqësit komunistë. Kemi qenë të suksesshëm ushtarakisht, thotë pak a shumë, por jo politikisht dhe, po të vazhdojmë kështu, do të katandisemi në një bandë vrasësish. Dhe në të tillë u shndërruan vërtet, Enver Hoxha dhe të gjithë shokët e tij, pikërisht pse vazhduan rrugën e nisur. Ndërkaq, midis dimensionit ushtarak dhe atij politik të Luftës Nacional-Çlirimtare ka pasur një raport të caktuar: lufta u përdor politikisht si një mit që legjitimonte diktaturën e fitimtarëve. Dashur pa dashur, në këtë mënyrë e përdorin disa politikanë dhe disa historianë sot kur e identifikojnë me udhëheqjen e Enver Hoxhës.

Përsëri mund të lindë pyetja: ç’punë prish kjo për të ardhmen europiane të Shqipërisë? Ç’kanë të bëjnë këto dy gjëra? Përsëri do të përgjigjesha se kanë të bëjnë shumë, sidomos po të shohim diçka që po ndodh aktualisht në Europë. Është i shëmtuar, pa dyshim, fuqizimi i partive ksenofobe dhe raciste në një sërë vendesh europiane, po edhe më i shëmtuar është adoptimi ose imitimi qoftë dhe i pjesshëm i axhendës së këtyre forcave ekstremiste nga parti me pedigree të shquar demokratike. Sot thuhen për imigrantët dhe për grupe të caktuara etnike gjëra që deri pak dekada më parë ishte e papërfytyrueshme se mund të thuheshin. Ky ndryshim ka shkaqe shumëfishta, po një nga këto shkaqe duket se është zbehja e asaj kujtese imperative mbi të cilën filloi të ndërtohej Europa e re mbas Luftës së Dytë Botërore. Nëse nuk e kujtojmë dhe nuk e kuptojmë të kaluarën, ajo kthehet, në një mënyrë apo në një tjetër. Anëtarësia në Bashkimin Europian nuk është garanci që kjo të mos ndodhë. Shembulli fatkeqësisht më interesant është Hungaria, që ka pasur një tranzicion ku e ku më normal se i Shqipërisë, por sot është vendi më antiliberal në Europë (duke përjashtuar disa ish-republika sovjetike) dhe është një nga vendet ku racizmi ka më pak turp të shfaqet. Dhe është fatkeqësisht më interesanti ky shembull sepse pozicionimi ndaj së kaluarës nga një aktor politik qendror, nga Viktor Orbani dhe partia e tij FIDESZ, merr dy pamje të kundërta, që të dyja të gabuara. Pamja e parë është ajo e kohëve kur sapo ishte përmbysur komunizmi dhe kur FIDESZ-i ishte një parti liberale e sapodalë nga lëvizja studentore. Asokohe, e kaluara nuk ekzistonte për ta. Pozicionimi i tyre ndaj së kaluarës prirej të ishte i atillë që mund të formulohet kështu: ne jemi të rinj, ne jemi të papërlyer me të kaluarën dhe, prandaj, ne kemi të drejtën morale të themi se ç’duhet bërë me të kaluarën, dhe themi se për të kaluarën s’duhet folur. Pamja e dytë është e sotmja: Viktor Orbani e dënon të kaluarën komuniste për hir të ambicieve të tij për pushtet autoritar, si një kozmetikë e autoritarizmit të tij. E kaluara hakmerret duke u ricikluar në një formë tjetër. Kështu ndodh kur e kaluara dënohet për qëllime ngushtësisht partiake ose vetjake, e jo nga ai shqetësim për të cilin flet Habermas-i në lidhje me pamundësinë që të zhbëhen vuajtjet e njerëzve të pafajshëm dhe të ringjallen të vrarët. Shpërfillja e padrejtësive të së kaluarës dhe abuzimi politik me to janë dy anë të së njëjtës monedhë. Të një monedhe që, ashtu si ovulla për lundrarin e vdekjes, i vihet në gojë kufomës së idealeve demokratike për të përshkuar jo vetëm Akerontin, po edhe lumin Lete të harresës.

E ritheksoj, nuk pretendoj t’i jap mësime askujt. Për ta mbyllur, po kthehem te novela e Franc Kafkës me të cilën e fillova. Episodi i fundit i saj është ky: pasi kanë vizituar varrin e fshehtë të komandantit me mbishkrimin se do të vijë dita që ai të kthehet, udhëtari i huaj niset për t’u larguar dhe një vendas që sapo i ka shpëtuar një ndëshkimi i lutet që ta marrë me vete, po udhëtari refuzon. Unë jam edhe njëri, edhe tjetri.”

16 Komente

Pikerish keto dite kam lexuar librin "Loja, shembja e qiellit"...

Eshte interesant fakti qe biri i nje sadisti dhe krimineli si Mehmet Shehu ka shqisa kaq te holla dhe te ndjeshme. Libri eshte i shkruar bukur, me stil dhe nerv te vecante. 

Ndersa Mehmeti dhe Enveri jane dy perbindeshat qe ndertuan Ferrin e Madh ne Shqiperi. 

Çdo krijim artistik eshte nje krim i pakryer.

                                                     Theodore Adorno

La letteratura non è innocente e, colpevole, doveva infine ammettersi tale.

                                                  George Bataille, La letterarura e il male.

Il Marchese de Sade è l’autentico patrono della nostra epoca.

                                                Kafka, Conversazioni con Kafka, Gustav Janouch. 

… la volupté unique et supréme de l’amour gìt dans la certitude de fare le mal … Quant à la torture, elle est neè de la partie infàme du coeur de l’homme, assoiffeè de voluptès. Cruauté et volupté, sensation identiques, come l’extreme chaud e l’extreme froid.

                                                     Baudelaire, Juornaux intimes.

Come inventore dell’omicidio, e come padre dell’arte, Caino dovette essere un genio di prim’ordine.

                                                       Thomas De Quincey, L’assassinio come una delle belle arti.

Lo scopo finale dell’assasinio considerato come un’arte è precisamente lo stesso di quello della tragedia secondo Aristotele, cioè “purificare il cuore per mezzo della pietà o del terrore”.

                                                     Thomas De Quincey, L’assassinio come una delle belle arti.

Esiste un codice criminale della bellezza.

                                                                       Schlegel

 

That Man (Hitler) Is My Brother - eshte titulli i esese se Tomas Manit ku tregon vllazerine midis artistit ne pergjithsi dhe fyhrerit.

http://larvatus.livejournal.com/291296.html

 

Non ho potuto amare che là dove Morte alitava e il suo fiato a quello di Bellezza mescolava.

                                                                                    E. A. Poe 

Prendi, per esempio, l’Italia. Ha avuto secoli di guerre, morti, sangue, rovine, assassinii, e cosa ne è venuto fuori? Il Rinascimento. Prendi la Svizzera. Secoli di pace, tranquillità, serenità, armonia…E cosa ne è venuto fuori? L’orologio a cucù.

                                                                    Orson Welles, Il terzo uomo, Carol Reed.

 

 

mungesa e nacionalizmit qe duket qarte te e gjithe e ashtuquajtura elite shqiptare(ndoshta pervec kadarese dhe qoses) eshte shkaku kryesor i prapambetjes sone .  kjo do te thote qe nuk kemi dhembe,e duke mos patur dhembe  na ka ngelur vetem gjuhasmiley e lepirja.  le pastaj kur akuzojne te tjeret perse kane dhembe e kafshojne!

 

Duke mos pate Ide dhe Praktika te qarta se "Perse behet nje Lufte " kur je i Pushtuar dhe ne Pushtet jane Veglat e Pushtuesit , mund te biesh ne dengelezime si keto te B.Shehut  Po ndërkaq nuk duhet të harrojmë se drejtimi politik i Luftës Nacional-Çlirimtare ka qenë i orientuar qysh në fillimet e saj, më 1942, në funksion të vendosjes së një pushteti me një parti të vetme,smiley..... pra në funksion të vendosjes së një diktature komuniste.smiley

Kjo tregon qarte adoleshencen e B.Shehut ne kuptimin e Historise dhe nje koncept foshnjor ne perfundimet per te , te pakten per Luften NaCl. Ai mund ta rexoje vetveten vetem me disa pyetje te thjeshta ....

Cili ishte Funksioni i Drejtimit te Luftes nga Forcat e tjera Politike ne bashkepunim me bajonetat fashiste -Naziste smiley Ose cfare mendimi ka ky per Nostradamusit e tjere Shqiptare ?

Perse u vendos me Zgjedhje (aq sa mundej ) te Lira ...Republika Demokratike Popullore e Shqiperise , fill pas Lufte ?

Perse u larguan misionet Anglo - Amerikane nga Shqiperia dhe e lane ne dore te Komunisteve? Se mos thote i perzune shqiptaret smileysmileysmiley

Dhe qe te mos merret me me "mere ne leng se mishi u marrue " le te shkoje tu beje historine  ballisteve e babaareve te Kombit qe luftonin per Liri e Pavaresi ....jo per te mbajt Pushtetin e shitur nazi -fashisteve e nen bajonetat e tyre !

Xhuxhmaxhuxh !

kshu eshte kur ke boshlleqe ideollogjike dhe kur nuk ke lexuar kur lindi partia te shokut enver. 

xhuxhmaxhuxhi Bashkim Shehu do kishte qene xhigant nese Mehmeti s'do ishte shpallur armik. Bashkimi ka qene ndoshta i vetmi qe ka kerkuar falje per krimet qe ka bere i jati - pavaresisht se s'eshte faji i Bashkimit per ato cfare ka bere Mehmeti.

Gjembo meqe ti e ke zakon me ja ngul te tjereve sipas natyres se nickut qe ke vene, ja po ta ngul edhe une ty sipas stilit tend qe çpon sumat e te tjereve vazhdimisht dhe pa u lodhur kurre:

Bashkimi ka qene ndoshta i vetmi qe ka kerkuar falje per krimet qe ka bere i jati - pavaresisht se s'eshte faji i Bashkimit per ato cfare ka bere Mehmeti.

Kur nuk paska pas faj, atehere pse dreqin ka kerkuar falje? Qe kaktuset demokratike te kene mundesi tu ngulen te tjereve?

 

Stili mbetet smiley .... Pash zotin hiq dore nga keto Paravolite .Tregon nje kulture Injprante Klasi ky shumetandartshi .Edhe Berishes smiley i lejohet Replika smiley

“pakthyeshmëria e vuajtjeve të së kaluarës – padrejtësia që u është bërë njerëzve të pafajshëm, që janë keqtrajtuar, poshtëruar dhe vrarë – ndërsa njeriu nuk ka fuqi për ta ndrequr këtë”

Varet per ke njeri flet. Se autoret e ketyre gjerave tek ne dhe tifozet e tyre s'jane fare pishman. C'ti bejne atij m... Gorbacovi se me keq do ua qendisnin armiqve te kllases. 

"Kemi qenë të suksesshëm ushtarakisht, thotë pak a shumë, por jo politikisht dhe, po të vazhdojmë kështu, do të katandisemi në një bandë vrasësish."

Kishte pare origjinalin Sejfullai prandaj e dinte. 

Po si ta shpjegojme  Popullit mor shoku Sejfulla ...

Popla ..e heqim nga rruga e veme me tej . Po qe i forte e thermojme ..smiley

Popla = .Plis dheu . Po kurre Sejfullau ( rp )  qe kishte qyltyre  Frenge nuk e perdorte si figuracion per Popullin e shumevuajtur qe kishte ne zemer ! Se nga i njifte origjinalet ky qe i dinte ..Besoj nga Maleshova ku  kendohej

O Dervishlere JU   rente leshte

e U  bifte prap ne vjeshte

Nga Maleshova e keni kete Foreveren smiley Po kenge fshati ishte ,  nuk qe ndonje Njohje e Shkalles se Larte qe prishem Imazhin e Filossofimit Politik te Forever ...me Gorbacove .

Merrini  per dreke ne se i kini Miq ... Po shkruajeni Njehere e MIRE me te medha dhe Nxijeni

Ketu e kane mbaruar Maturen ! Ndalohet hyrja per te Lengezuar qofshin miq e shoke me shume Niker Niki !

Qenkan nxehur enveristët, aq sa e kanë ribërë lanet Bashkimin. Nuk na mbetet vetëm se të qajmë dhe të qeshim me to!

Shvejku serioz dhe i merzitur smiley Tani po Enverizmit i erdhi Fundi smiley  Mos qaj Shvejk . Mbahu . Mos qesh Shvejk . Permbahu se te lirohen dhe burmat e kushedi mos o zot je ne ndonje ambient Filosofesh ! Apo e paske XgJedHur zotrote . Ketu nuk kemi te NdRejte te nderhyjme se meret titulli EnveRamizo Edskobar smiley dhe vetvetiu ti ke te NdreJtE !

Stay calm and keep trying, plako!

Shum Najs. U bona mukajet me e lexu dhe ja vlejti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).