Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka përzgjedhur kompaninë fituese e cila do të krijojë logon, sloganin dhe planin strategjik për Shqipërinë. Kompania fituese është “StrawberryFrog APCO” me platformën “Albania-Go your own way!” dhe shpallja e fituesit u bë sot në orën 16:00 nga ministrja Gjermeni. Juria i dha 6 vota idesë fituese nga 9 anëtarë të Jurisë.

“Branding Albania”, konkursi për ndryshimin e imazhit të Shqipërisë

Është prezantuar sot nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni konkursi për krijimin e logos, sloganit dhe strategjisë së re për promovimin e Shqipërisë. Në fjalën e saj Gjermeni ka thënë se ky është një hap cilësor për Shqipërinë. “Konkursi që paraqitëm, tërhoqi vëmendjen. Ne përzgjodhëm 5 prezantimet më të mira”, ka thënë ministrja.  Nisma e konkursit ndërkombëtar për përzgjedhjen e një logo, slogani dhe strategjie është ndërmarë nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.

Është prezantuar sot nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni konkursi për krijimin e logos, sloganit dhe strategjisë së re për promovimin e Shqipërisë. Në fjalën e saj Gjermeni ka thënë se ky është një hap cilësor për Shqipërinë. “Konkursi që paraqitëm, tërhoqi vëmendjen. Ne përzgjodhëm 5 prezantimet më të mira”, ka thënë ministrja.  Nisma e konkursit ndërkombëtar për përzgjedhjen e një logo, slogani dhe strategjie është ndërmarë nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.

Në konkursin ndërkombëtar për rindërtimin e imazhit të Shqipërisë në botë! Konkurentë të klasit të parë, juria po ashtu”, shkruan Rama në Twitter.

Në këtë fazë të projektit janë përzgjedhur 5 projektet më të mira.

Projektet fituese:

“Interface Tourism Group” prezanton projektin “Branding Albania” me sloganin “Albania – share the secret!”.
“Hemington” prezanton projektin “Branding Albania” me sloganin “Albania ëelcoming the future”.
CNN prezanton projektin “Branding Albania” me sloganin “It’s all in Albania”.
“StrawberryFrog APCO” prezanton projektin për “Branding Albania”, me sloganin “Albania-Go your own way!”.
MEC Medianetwork prezanton projektin e “Branding Albania” me sloganin “Rediscover Europe”

98 Komente

Albania-go your own way!

me thene te drejten, duhet me se s'ben te shohesh spotin publicitar, nese ka nje te tille, sepse nese nuk ka spot, por vetem pllakata me kete fjali si lajtmotiv, me duket njecike si bizarre te zgjedhesh pikerisht kete fjali per nje fushate reklame per imazhin ose per zhvillimin e turizmit.

 

Mendimi im modest , me mire me ndryshu Shqiperine njehere se imazhi vjen vete.

a jo. duhet justifikuar shteti. quhet pune ne rang ministror kjo gje or ti. ta leme shqiperine pa shtet ne se mendimi yt eshte modest? smiley

p.s. une e mbeshtes plotesisht kete mendimin tend modest.

kamingautin e klajdit pse s'e bate lajm,se noshta do na vleje dhe per turizmin.

Propagande dhe vetem Propagande!

te pakten eshte propogande me kembe ne toke, jo si ai trapi i meparshem qe bente propogande me mullinjte e rerse... medemek ne vinim pas Gjermanise... se ishim e bukura e dheut... dhe Bjeshkeve te Nemuna, ja vuri Bjeshtet e Bekueme.... hahahahaha..aaaa, kjo po qe eshte eshte propogande ala Enver... qe zinim vend per ushqimin... nga OKB-ja

Se si me tingellon kjo shprehje, ngjan si "Shqiperi, shif punen tate, se shume po na gerric". 

Shqiperia do te behet nje nder vendet me turistike ne Evrope.

Per 20 vite Leku Shqiptare do barazohet me GBP

Shqiperia do te kete zhvillim te pa pare ne 20 vitet e ardhshem do behet Hong Kongu i Balkanit.

 

ato ngjyrat si flamuri i ukraines,,,nuk japin imazh pozitiv.

ndonje shqiptar  qe te shkruaje dy llafe anglisht dhe nje skice te thjeshte nuk ka?   edhe per kete duhet paguar frengusmiley

A kane ndonje lidhje me ne keto ngjyrat qe jane paraqitur se nuk me duken te njohura.

As per piramida nuk jemi ne histori si egjypti .Atehere per nje njeri qe nuk di ka bie shqiperia ne bote  cfare i tregojme me  logon ? 

Kete nuk po e kuptoj por nuk me pelqen fare.

 

Kompania qenka e specializuar ne levizje shoqerore, dhe ndoshta ky eshte koncepti i tyre...sllogani Shqiperia: Bo sic ta ka qefi, permbledh realitetin shqiptar. Por a duam qe kaosit tone shqiptar ti shtojme edhe te huajt qe do vine me idene qe te nxjerrin anarkizmin e brendshem ne Shqiperi?

Hahaha, shume po me pelqen! 

Si logo dhe sllogani! smiley

logo me pelqen se eshte fare pa shqiponje dhe kuqezi. 

Sllogani me pelqen per te kunderten: qe ka brenda shume shqiponje dhe shume kuqezi! smiley

 

Shume vite meperpara, njerez akoma me te talentuar se keta te luleshtrydhes kane pas formuluar mesazhe shume me domethenese dhe akoma me te llogjikshem sesa ky sllogani, psh "Mos i fol shoferit!" ose "Mos peshty pertoke!"

Ky sllogani po me duket i perkthym si: "Shqipni - hec konit!"*

 

* per tiranasit mes nesh:

hec konit! = ec anash rruges!

Albania-take your life into your own hands smiley

Shqiperia-ne qafe paci veten smiley

Ke filluar as nuk mbush mire me duket Alba . te duket sikur je ne Gradimin e Gjeneraleve nga Babasqapi me Nishane  .." Ne qafe paci veten " smiley Shqip perktheht

Shqiperi mos ec Monopateve se bjen ne Theqafje " Shih rrugen , Udhen ...a te qifja udhet smiley

Ose si thonin kamunistet .." Shtriji kembet sa kie Jorgonin "

Zotrotes i kane dale nockat e kembes nga rrogozi , prandaj teshtin qe ne pike te sabahut smiley  

Jo c'ne eshte slogan sfidues.te jashtmit sidomos kauret e kane qejf sfiden te shkojne atje ku nuk eshte kollaj te shkohet.po te mos ishte per ta uk do te ishin zbuluar gjithe ato vende me faune e flore ekzotike smiley

Po je mazlleme dhe zotrote ,  me kauret mos u genje se do ua hedhesh . Forever jane me te mencur se na , qe thua ti a de smiley. Jeshen te paret qe gjene se e keqja keshte qene izolimi kamunist .Nashtinaj kane xbuluar se e keqja eshte se na kemi "kane uje ato burime " po na i pine te tjeret smiley

Mollois e qero therrija  i thonim ne !

logo me pelqen, por ne lajm vetem logon na dhane, ku eshte plani strategjik, nuk mora vesh gje.

ku eshte plani strategjik, nuk mora vesh gje.

Sa kerkesa paske dhe ti

Meqe Albanie pothuajse gjithmone ka qene ne rrugen e .... le ta vazhdoje kete rrugen e vet origjinale dmth. Kurse simboli do i shkonte mire ndonje firme hidrosanitaresh.

Dhe keta harxhojne pare me kompani te huja per keto bukurira. Rama sikur eshte dhe piktor vete.   

Go your own way - if you can find itsmiley

Gjej pallatin me shigjeta, kthehu majtas, te pallati me rrobat ne tel kthehu prapa majtas. Perballe pallatit me katrore do shohesh nje rrugice. Futu tek ajo rrugica.... etj.

Ne fund te rrugices ku jane pleherat sa nje mullar ndodhet adresa qe kerkon smiley

Me pelqejne ngjyrat e logos smiley Qielli,deti + dielli dhe rera

blu-ja duhet te ishte Joniane. Vetem tre shtete kane ate lloj bluje ne bote, se diellin e kane te gjithe. por skicimi eshte interesant. ndersa videoja me la shume per te desheruar, si ne konceptim edhe kompozim. 

Po ke te drejte per blune, duhej te ishte me ultramarine si ajo Joniane....Videjoja ishte sikur e kishin marr borxh nga Youtube

CNN e paska patur mire “It’s all in Albania”. 

Only in Albania duhet te jete logoja.ne kete menyre edhe nese turisti mbetet I zhgenjyer nuku na akuzon dot se e genjyem.

si ka pas qene ajo batuta e estrades se shkodres:malli I mire shet veten mo Aqif..smiley

Me kujton disi Sllovenine,ato majat....Uroj te kete fatin e ngjyrave te pallateve te Tiranes,qe vazhdojne te jene akoma imazhi me suprize i Shqiperise. p.s. rruges per ne Sarande pashe shenja te vogla te brezareve te dikurshme..ahhhh!!

Dobet!

Buxheti qenka 500 mije euro dhe 40 mije dollare shpenzime per konkursin. 

Video fituese. Kam kuriozitet te shikoja videot e tjera konkuruese. 

s'me pelqeu fare videoja. shume kot

Ja nje fushate kontemporane por qe s'fitoi per arsye se kerkonte buxhet me te larte: 

Video 1 | Video 2 | Video 3 

Video e trete, sherbim i ri ne Divjaka beach. smiley

Te kishin patur nje Nissan Frontier ne vend te Mitsubishit, s'do kishim degjuar per Mushkonja Air sot.

Kjo moto eshte tallje mendereje. Mire tha Xha Barka dje (nje shoku im),. Me nje fjale, go your own way, ne shqip perkthehet "lipsu".

Nese e vrisni mendjen pse kaq dobet, kjo ndodh se APCO Worldwide (me sa di StrawberryFrogun e kane kot - lexo ketu) e ka te sigurte fitoren, ngaqe ketu ka nderhyre apo po shperblehet motra e Joe Biden, Valeria. Kish Sala, Frank Wisner e Tony Podesta, po edhe Rama ka Tony Blairin e Valeri Biden.  smiley  

Normal qe pastaj ne paguajme per moton: Albania, Lipsu!!! 

 

 

 

 

Obobo, çfarë përkthimi!  smiley

lipsu=get lost!

ne kuptimin e perdorur ;go your own way do te thote: ndahu nga turma , ndiq nje shteg te pashkelur me pare , bej dicka te pazakonte.

Ja kjo eshte ajo qe keto logot te shkruhen shqip, se njerzit ngatrohen si kembet e dhise smiley i perkthejne simbas midese tyre, dhe shqiptaret kane 100 mide! go your own way dmth shqiptarce, shko ne rrugen tende simbas radakes tende mos kopjo te tjeret! smiley

Albania-get off the beaten path smiley

Ka dy kuptime. Njeri eshte ai i Canbridge-it qe kam vene ne link, qe pavaresisht se si mund te perkthehet ne shqip -lipsu, vrej punen, vazhdo rrugen tende- nuk eshte pozitiv. Tani une e di qe go your own way ne kontekstin e duhur ka edhe kuptim pozitiv, por nje moto e nje vendi me imazh jo fort te mire, une mendoj se nuk duhet te jete dykuptimeshe, sw mund edhe te tallen njerezia pastaj

Kuptimi eshte te ndahesh nga rutina e se kaluares e te besh dicka te re.mund te kishte kuptimin qe thua ti nese do te vinin nje pikecuditese ne fund.

Kemi thone qe rruga jone eshte Europa? Po shko pra!  mos rri!  se ke njel mbrapa ky osht kuptimi! ec perpara  smiley

Po pra. Vrej punen smiley

Mos e rruj, vazhdo simas qefit! smiley

NDIC RRUGEN TANE !

Bej ca te doje trapi!smiley

PS. Thone qe komandant pepinoja do ta perdori si argument mbrojtje ne gjyq. 

Keto video i bejne dhe kompani shqiptare besoj. Prezantimi shume shabllon, normal qe kur nuk konkurron dot me fqinjet ne menyre konvencionale do shpikesh histori alternative tip vend i vecante, i pazbuluar, etj etj, edhe 24 vjet pas hapjes me boten te pazbuluar kemi ngelur ne. Po cti zbulosh aman se 300 km plazh kemi, sa nje ishull i madh turqise.

 

Go your own way - i drejtohet edhe udhetarit/turistit, pervecse lidhet me 'Albania'-n, ne kuptimin e vecantise se zgjedhjes se destinacionit turistik, me c'mu duk nga video: "..make it your own (country) ...".

Tonet dhe ngjyrat e lehta (video) duhet te jene shume me mire se dicka e theksuar dhe e " overdone", si ne rastin e etnikes kuq e zi, disi e vrazhde dhe pak si skic. Nje  vizion me globalist e i pranueshem per ate pak pozitivitet ne identitet qe mund te kemi. (nje presor historie me kerkoi t'i tregoja flamurin tone - disa vite me pare. Kur e pa, kthehet dhe me thote: That's a mean flag!)

Te tre malet/piramidat skicuar ne konfiguracion te logos besoj lidhen me tre germat A, te pranishme simetrikisht ne fjalen Albania. Nuk eshte ndonje gje e madhe si video, me duket, por dicka e thjeshte dhe e pranueshme (dhe aq me mire keshtu), krahasuar me c'kemi pare deri tani.

Ne qoftese i drejtohet turistit, fraza ka kuptimin, shko atje ku deshiron, ne rrugen tende per vete  mos degjo te tjeret, smiley 

500 000 € per medemek perc nderkombetar. per cfare mund te perdoreshin me mire 500.000 € ne shqiperi?

2,5 veta ne Shqiperi kishin per te vene festen mbi sy me ato 500 000 euro.

vetem festen mbi sy personale shihke dhe ti. ndonje projekt prej te cilit mund te permiresohej gjendja e gjithe shqiptareve nuk te vjen ne mend? ai fondi i eliminimit te mbetjeve kimike shqiptare sikur nuk u krijua.

s'ka ide te tjera per cfare mund te perdoreshin 500.000€ ne te mire te shoqerise shqiptare?

E shpjeguar ne planin e pergjithshem te gjendjes mbareshqiptare:  2,5 shqiptare qe e kane vene festen mbi sy jane 2,5 veta me pak qe akoma nuk e kane vene festen mbi sy. smiley

Tani hajt te gjejme paret per kusurin e atyre qe nuk e kane vene akoma festen mbi sy. Kaq! smiley

ja e zeme se u gjetem festen edhe syrave te tjere. nga helmet kimike nuk vdesin keta me festen mbi sy?

vdesin nese festja eshte e sperkatur me helme kimike dhe bie ne kontakt te drejtperdrejte me vrimat e hapura dhe gjysem te hapura te festembajtesit. smiley

bli dyqane dhe leshoji me qera. 200 mije mjaftojne, eshte e provume, it works!

Motoja "Vrej punen tate" e kesaj nismes me duket pak si shume koinciduese me ofensiven ramiste ndaj Evropes per mosdhenien e statusit ku ai pat thene pak a shume qe ne na takon po Evropa s'na i jep per inat.

Gjithsesi "go your own way" me duket me shume ego-krehese sesa fushate reklamimi, duke ditur qe synimi supozohet te jete qe te frohet mileti ne Shqiperi jo ti tregojme botes qe ne jemi 4derra syshqiponjsa fanarndricues. 

Por kryesorja, a nuk i ardhi pak si shpejt vafti reklamave?

Fushatat reklamuese kane rendesine e tyre pavaresisht gjendjes aktuale te gjese qe reklamojne (p.sh. jane pozitive si per Suedine dhe Kazakistanin) por ama ne rastin konkret ilustrohet fort stili fasadisto-publicistik i qeverise "Rama". Ne vend qe ti pervishet punes per te bere 2-3 gjera te hajrit pike se se pari, e nderkohe qe mushonjat e droges dhe lajmet nderkombetare per narkotrafikun shqiptar e perforcojne akoma me fort imazhin alla Kolumbi evropiane te Shqiperise, qeveria e shikon prioritare reklamen. 

Frustrimi i miletit me Ramen ne kete pike vihet re dhe tek zera ngjale-miqesore si Minxhozi etj. Do bente mire t'i degjonte se s'ka as nje vit ne pushtet dhe po konsumohet jashtezakonisht shpejt, duke tundur fotot e Facebookut, perdet e zyres dhe fjalimet si arritje, paralel me justifikimet qaramane dhe transferimin e pergjegjsive qeverisese tek fajtori i perjetshem, Saliu. 

Eventualisht edhe mileti ngjale-militant do ngopet me salizmat, enverizmat dhe facebookizmat dhe do filloje te shohe xhepin.

Tek e fundit, nese gjerat ne Shqiperi s'jane relativisht ne terezi per miletin shqiptar, s'kane si te jene as per miletin e huaj qe pritet te vershoje pas riberjes se imazhit virtual/reklamues te vendit.

OK, tani e pashe edhe spotin e fituesit!

Me siguri, qe spotet e tjera duhet te kene qene beterr fare, duhet te kene qene katastrofalisht te dobet ne forme dhe ne permbajtje, nese ka fituar me te vertete ky spot.

Qe te kete fituar ky spot, patjeter qe spotet e tjera duhet te kene qene nje ofendim per te gjitha shqisat, pasi ky te pakte te ofendonte vetem dy: shqisen e shikimit dhe te degjimit.

Nga ana formale: nje sllogan dhe nje spot eshte aty, qe ti ne 1.28 minuta kohe te marresh mesazhin qe dikushi ka patur nder mend te te jape.

Nje sllogan + pamje vizive = 1 ore ligjerate dhe lexim teksti.

Mirepo ne 1.28 minuta njeriu bombardohet me nje masiv teksti, me nje font kitch aspak te lexueshem mire te vendosura mbi te pakten 4 pamje te mbivendosura. eshte krejtesisht normale, qe pas shikimit te ketij spoti, te duhet ti cosh syte me pushime vjetore.

Qe te mos harroj: Ne te gjithe ate masivitet teksti te shkruar ne spot, kishin harruar ndoshta te shkruanin me kryesorin: "Try the veal!"

 

Nga ana e permbajtjes: What the fuck! Shqiperia paska ate qe gjithe vendeve europiane u mungon: TE ARDHMEN!

me kete koncept dhe kete spot cdo student i semestrit te pare ne Communication Design kishte per tu rrezuar qe ne provimin e pare.

 

Te lind pyetja: kur edhe vete firma, e cila duhet te krijoje/ndryshoje imazhin e nje vendi nuk e merr seriozisht kete vend, atehere kujt i mbetet tjeter ta marre seriozisht?

 

Si edhe: Gjithe ai komision in pompa magna.

Zakonisht me keto komisionet dhe jurite, kush flet me superlativa te teperta, ka nje siklet shume te madh te fshehur per ta justifikuar. Ose e ben per te fshehur padijen (sic fliste Topalli per konkursin e Parlamentit te ri shqiptar) ose do te fshehe nje dobicllek te bere me apo pa dashjen e vet.

Nuk dua ti bie kot ne qafe ndonjerit, keshtuqe vendos te mbaj anen e te paditures. smiley

O Caso mos u be pre e xhibit idiotit dhe Tirons naivit... Po pse me vertet mendon ti se ai qe sheh ti eshte spoti per Shqiperine? Eshte koncepti ai, nuk eshte spoti! 

I thuaj tiransit ata e kane thene dhe shqip konceptin "Ndiq rrugen tende" po Tironsi e perkthe "Ik lipsu" smileysmiley

Shiko se c'kane bere http://strawberryfrog.com/work/jim-beam me Jim Beam e Mila Kunis.

Por me e preferuara ime eshte kjo http://strawberryfrog.com/work/lg-global 

 

 

 

Po ti tani, po me trego mua se c´ka bere strawberryfrog?

Po une nuk thashe asnjehere, qe keta nuk bejne, them qe puna e ketij koncepti eshte e dobet, argumentat jam munduar ti rrjeshtoj ne menyre profesionale.

Dhe po i ben nje nder shume te madh xhibit dhe Tironsit whatever, qe me nxjerr mua sikur kam rene pre e tyre. Dmth pike plus per xhibin dhe Tironsin, dhe pike minus per mua smiley

 po me trego ti mue strawberryfrog???

Liqeno... kto gjermonet snjifen shum per komunikim, kshu qi ne shqiptari I vujt ne shekuj s' ka nga meson. Merre me mend me fol kshu ne angli. Po me trego ti mue jutjubin??? ahahahaha

Liqeno - te pese kompanite i kane portofolet e krijimtarise shume te mira. edhe pse videot e tjera nuk i kemi ne net, prape po flasim konkretisht per kete. qeveriu tha se kjo fushate duhet per te ndryshuar imazhin negativ qe ka shqiperia. dakort. mesazhi e jep kjo video eshte dobet dhe nuk kam shprese qe do sherbeje per mire. per me teper te le nje pershtypje "insulting" kur atakon europen, tek e cila ne duam te bashkohemi si overcrowded, plakur, s'ka cfare te ofroje etj, qe ne i paskemi me mire. ne shpalljen e konkursit thuhet qe kjo fushate do ndihmoje ne turizem dhe terheqjen e invenstimeve. per terheqjen e investimeve, dy mesazhe kishte: wide open dhe e ardhmja. tani vertet e mendon qe nje biznes serioz niset per te investuar se shqiperia paska keto dy avantazhe konkuruese? bizneset serioze nuk nisen me parimin qe eshte wide open,por nisen kur ka vendi stabilitet, korrupsion te menaxhueshem, madhesi tregu, fuqi punetore te kualifikuar, qe edhe te dale me fitim. sa nga keto dolen ne pah ne meszhin qe more nga video? pse qenka shqiperia e ardhmja? se mos kemi ndonje model ne qe te tjeret nuk e kane dhe ata kane cofur e ne ofrojme ajer? 

Juria e zgjodhi. nuk dime ca kriteresh jane perdor. jo se duhet te na japi njeri llogari, po si shikues te kesaj video psh, une nuk do me ngrihej mendja te shkoja ne shqiperi per pushime. ose po te kisha para kete video per nje shtet tjeter, nuk me nxiti qe te shkoj ta vizitoj. 

anet pozitive te mesazhit jane qe i drejtohen nje tregu te atyre qe udhetojne ose bejne turistin qe duan te shijojne kulturat pervec resorteve. kjo po qe eshte nje levizje boterore ose qe ka nje zhvendosje ne tregun e turizmit dhe shijet e njerezve per te udhetuar dhe video e appeal kete fakt kur flet per shqiperine. 

E paska ngrit derstilen .Po shyqyr de !  Nje tufe krujtsish koke dhe perdorus nockash te Gishtave ne Tastiere kane vumun oroe se ka dhe si kjo sigel ...smiley Nuk po e vej po eshte ajo biseda telefonike e babes me cunin qe i kerkonte para me Gishta !

Dembelhane Stambolli .Te gjithe dine me vu vezen e Kolombit nej ne Bythe ...po asnji nuk lu sumen te beje nje Vidio ..kuptohet propogande , por te pakten te jete ne Nivelin e Reiz Cickes qe jep lajme akoma smiley ....

Po kush vjen ne Shqiperi kur shikon ate akoma neper TV ???? Dhe rujne si e kupton Xhibi Reklamen dhe antireklamen .

Babasqapi beri gjithe ate Reklame dhe vazhdon akoma 'Shqiperia Kolumbi e Europes " dhe su ndi asnjoni sa kushtote Vidio le mo te kish marre mundimin te Gugllonte  smiley...

Vallaj mungon dhe nje Tufe Sqeperish e Dhish ne Vidio duke Kullotur ne Bjeshket e ....Namuna dhe Babasqapi me bruce kraheve duke i rene Ciftelise ..dhe Vidio mer nje vertetersi edhe me te madhe per me e shoqnu Udhetimin me rapsode .. si eksperience papame ne Europe !

Y dhijeeeeeeee !

Ec aty Shqiperia .... I shtofsh te ardhurat , sidomos me masta praktike qe po merr Min e Mbrojtjes me te Mjedisit !

pyetje teknike : ne minutat 0:10 (ancient cities) : ne shqiperi eshte ky monument ??

- minuta 1:12 foto lart djathtas- duket si Akropoli apo jo ?

- malet ne min 0:34, ne shqiperi jane ??? (ose min 0:15, foto poshte djathtas, e njejta)
 

Jo, nuk është në Shqipëri qyteti ancient. Ai tjetri është Akropoli, edhe ai plazhi 0:15, që duket në katër fotot, është në Zakyntho. Malet janë të Rio de Janeiros. 

ah ok, se po thoja me vete : paskan mbire male, plazhe dhe monumente arkeologjike 'te reja' ne shqiperi dhe nuk qenkam ne dijeni smiley

besoj se eshte thjesht maket, prej nga dhe fotot e vendeve te tjera (se nuk gjej tjeter shpjegim)

po video nis me ca ofrojne vendet e tjera te europes pra, ate e thote dhe aty. Nuk po pretendon njeri se ajo eshte shqipria

po, por ato foto rishfaqen prap, pas mesit te videos  e tutje

pikerisht pra, sepse i referohet "overpriced & overcrowded europe", e thote aty

Pse flet kot kur s'merr vesh nga filmat? Apo kujton se e pe me vemendje videon qe e shpjegon qarte pse i ka nxjerre fotot e vendeve te tjera?

kaja nonen ironise gjembo persa kohe ne shqip, edhe 'to look' edhe 'to see' japin 'me pa'.

Eshte art .shqiperia si duam qe te jete e jo si eshte.shifeni me syte e zemres e jo te mendjes .there is more than it meets the eye smiley

Thone qe aq e suksesshme eshte sigla sa do ta bejne flamur te Albanies. Bile nje nga shkaqet qe s'na pranon Evropi eshte flamuri i eger qe kemi. Kurse ky eshte i bute si akullore. 

o xhibo, t'paska thon idiot liqeni. Eshte ekuivalent i nji dekorate naim frasheri kto kohe, mos e harro!

smiley

ben vaki te jete ngaterruar pak dhe nga ana gjuhesore tek komenti im, moto vs slogan, cka liqenerisht do te thote dava 4 pako aspirina, ose kontemporanerisht, dava mushkonje.

me siguri. Liqeni eshte shume i kujdesshem ndaj detajeve

Sa njeri i shpifur qe je.

smiley

Ne fund i vetmi perfitim do jete ca mijera stilolapsa me logon e re. Budallenj qe bejne branding sepse eshte ne mode ka plot, por shume pak perfitojne per nje arsye te thjeshte. Qe Branding te funksionoje kerkon "quality management" te hajrit, gje qe shteti shqiptar nuk e ka. Shqiperia ne fillim i duhen ca struktura qe te planifikojne, kontrollojne dhe manaxhojne cilesine ne turizem, gastronomi, etj pastaj te vrasi mendjen per te bere marken. Pa nje "produkt" konsistent, s'ke marke per te shitur.

...fakti qe produkti nuk eshte konsistent e ben konsistent konceptin qe kur shkon ne shqiperi te mos presesh konsistence produkti. 

Me i llaf, slogani i brandimit duhet te jete: "Albania, a new adventure!"  (ket slogan po e copyright qy tashi smiley  )

kto jane sardele o fiqo, ca droge!

Fieraku thote: Po lerini cunat te ecin para ne jete o legena pse i kapni , po lerini cunat te ngren kok o pisa.

Paralajmerusi i nendetses.smiley

Albania, go your own way- not bad si slogan. E ben si me 'ndryshe' . E ne fakt Ellbenia eshte ndryshe! 

Mire qe s'thane: "Go to Albania! Your car is already there"

Kjo faqja qenka tamam next generation. S'po di cfare te lexoj me perpara, ka shume me teper informacion qe mund te pertyp.

P.S. Cudi qe logo e "go your own way" nuk paska ngjyrat mavi e gri te rilindjes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).