U be disa muaj qe kompanite e telefonise levizese (Vodafone, AMC, Eagle e ndoshta edhe Plus Comunication) kane ulur ndjeshem tarifimin e perdorimit te telefonise se levizeshme perfshire edhe perdorimin e internetit nepermjet sistemit 3G. Keshtu, me ofertat e tyre javore, apo mujore kane bere qe klientet e tyre te ndihen shume te kenaqur. Vetem me 1000 leke ne muaj ke te drejte psh te flasesh nga minimalisht 3000 minuta deri ne 5000 minute me klientet  e te njejtes kompani, nga 30 deri ne 300 minuta me te gjithe linjat e tjera ne Shqiperi, mund te dergosh 300 deri ne 3000 sms-ra si dhe te lundrosh ne internet me 1-3 GByte. Gjithashtu, po brenda ketij 1000 lekeshi ne bisedat me linjat e tjera kombetare perfshihen edhe Italia e Greqia. Nese do te blesh paketa mujore qe shkojne deri ne 1600 leke keto tregues dy dhe trefishoen. Une per vehte me del e me tepron oferta mujore. Biles, kur e kontrollova konsumin qe kisha bere disa ore perpara perfundimit te afatit, me rezultoi se nuk kisha harxhuar as gjysmen e mundesive te ofruara. 

A ka ndonje shpjegim per kete "zemergjeresi" kaq te madhe te kompanive celulare qe operojne ketu? Taksa mbi fitimin nga 10% qe ishte me duket se ju be 15%. Kostot e fuqise puntore ju jane rritur ne krahasim me me pare te pakten vetem nga rritja e kontributit te punedhenesit per sigurimet shoqerore. Pra cila na eshte kjo levizje magjike qe i ka detyruar keto kompani te lumturojne klientet e tyre?

49 Komente

Bota ecen me 4G o shok. So me 1000 leke i beni te gjitha keto? Dhe lundrimin ne net? Unlimited?!! Najs. Mos pyet kur je I kenaqur me sherbimin, ankohu per t'kunderten. 

smileysmiley Pa thene per kompanine Plus qe internetin e ka per dreq fare, as 3G jo..hahahaha, me pelqeu komenti juaj!

Ah shqiptari, nuk falenderon qe u ul por pyet me mosbesimin lexhendar "si shpjegohet? do e kete nje dicka se s'ben."

What's the catch?!! 

berberi e di fare mire pergjigjen po do me ua nxjerr robve me cengel. Po thuje o berber qe tani qe iku berisha, ato nuk jane te detyruara t'i paguajne familjes mafioze te berishes pjesen dhe normalisht qe cmimi ra. Ca ka ktu kaq te veshtire xhanem?

smiley

Edhe ajri eshte pastruar tani qe iku Saluku.

qekur u mbyllen ato furrat qe digjnin gelqere 

Nuk e prisja ket pergjigjigje prej teje. Por kur e thua ti si i brendshem qe je une e besoj. Dhe me gjithe mend nuk ka si te shpjegohet ndryshe kjo ulje drastike e cmimeve. Fakti qe edhe Gjembi e miratoi mendimin tend e perforcon akoma me shume bindjen time qe ti ke te drejte.

prape po ngatrrohesh, berber. Une jam i jashtem, jo i brendshem

Dakort, ne kuptimin e banimit dhe te jeteses je i jashtem, por une e kisha ne kuptimin e oborrtarit te saliut. Dhe aty ti je i brendshem. Pra je brenda oborrit te saliut.

ah po, ktu i ke ra kokes. Kot thu qe je i trashe ti berber. Une do thosha qe je modest

smiley

faleminderit per komplimentin. Modestia eshte virtuti me i mire qe mund te kete nje qenie njerezore.

m'duket se u nxitove. Cilesia me e mire eshte jesh socialist, pastaj te jesh qenie njerzore

Orwell smiley

U nxitove pak dhe ti. Cilesia me e mire eshte te jesh #rilindas.

Edvin Ramohoxha smiley

 

Edvin Ramohoxha

Si tha Mero:EdWIN. smiley

smiley

Berbero, po gjejani nje perkthyese te hajrit se e stresuat aq shume KM sa detyrohet ta shaje dhe perpara njerezve te rendesishem! Nga halli sigurisht. Ju po e sabotoni #rilindjen or zotrie! Ju po e plakni para kohe! Me siguri kjo do jete e mbetur nga te administrates se Saluk Vuqidolsit. Edhe kete ja beri Saliu!

per shpejtesine e kohes qe e ben te ardhmen krejt ndryshe kur formesohet mbi dhimbjet e te kaluares si mesim dhe jo si ushqim

Une e besoj diten e Europes si diten e kujteses, per aq sa kujtesa eshte kurajo per bashkepunim pikerisht deri aty ku deri dje bashkepunimi dukej i pamundur

Gjembo je e merepritur te vish per te perkthyer live. Mbase do te jete nje eksperience mbreselenese jo vetem ne lemin e perkthimit, por dhe ne ate te ngrohtesise njerezore.

Ty faleminderit per konsideraten e larte qe paske per mua per mua berbero. Po c'ne une per perkthime live me leter ne dore te fjalive (in)koherente te KM qe i lexon ne leter mo berber? Une jam gje e trashe (TM kothmentuesi, lehqensi e ca te tjere).

Ndonje koment per videon a kishe?

E folura e lidereve albaneze mund te "vizualizohet": Nanoja e bente spiral, Berisha viza me nderprerje, Rama art modern.

Konkurrence permes uljes se cmimeve??

Me Rilindjen ka telefona dhe internet per te tere. smiley

Kishin robt nga 7 numra telefoni dhe si hate palla sa pagushin, tashti kan rrit taksat s'ka njeri lek as per nji telefon qe te lejon rilindja dhe deryrohen kompanite mos me falimentu ulin cmimet smiley

Teza ime eshte se cmimet ne treg i uli EAGLE-i.Ata per te kap tregun ofruan oferta te "cmendura". Kompanite e tjera pastaj,per te ruajtur tregun e tyre ,duhej te ishin kompetitiv me ofertat e EAGLE-it

I nderuar kuazo....Siç duket nuk je shume i azhornuar me azhanset ekonomike. siç eshte njoni ketu tek peshku.... smiley Por mua me ka zene veshi ashtu "shkarazi" smiley qe sipas urdherit te asaj agjensise qendrore (nuk di se si e ka akronimin) qe merret me kesi punesh, jane pergjysmuar tarifat qe kompanite i paguajne njera tjetres per kalimin nga njera tek tjetra...Kjo tarife ka bere gjithmone mbajtjen ne nje nivel te larte te çmimeve. ulja e saj, detyrimisht ka shpure edhe ne uljen e tarifave ne pergjithesi. Biseda brenda perbrennda rrjjetit ka qene ne nivelet 8-10 leke minuti, kurse mes operatoreve te ndryshem ka qene 16-18 leke. Heqja e kesajj tarife te ndermjetme, ka sjelle edhe kete ulje te mire per konsumatorin shqiptar. Nuk di a jam shpjeguar mire.... si profann  qe jam ne kete fushe....smiley

Ekon-AKEP: Në mars priten të ulen tarifat e celularëve

TIRANE, 21 Janar /ATSH-E,Xhajanka/- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Postare (AKEP) synon të uljë më tej tarifat e terminimit të telefonisë së lëvishme ose të tarifave që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit për thirrjet e kryera mes rrjeteve të ndryshme. Rudolf Papa, drejtor i Kabinetit të Kryetarit të Këshillit Drejtues në AKEP, në një prononcim për ATSH-në, tha se liberalizimi akoma më i thellë i tarifave të terminimit do të krijojë kushte për rritjen e konkurrencës mes operatorëve të telefonisë së lëvishme për çmime më të lira edhe për telefonatat mes rrjeteve të ndryshme. Ulja e tarifave të terminimit do të bëhet në tre faza, përkatësisht në 1 mars 2014, 1 janar 2015 dhe 1 janar 2016. Në fund të këtij proçesi, tarifa e terminimit për të katër operatorët celularë do të jetë 1.48 lekë për minutë. Ulja e tarifave të terminimit në vlera shumë të ulëta, pranë mesatares europiane, pritet të forcojë konkurrencën mes operatorëve dhe të shmangë tarifat diskriminuese për thirrjet jashtë rrjetit.

 

..Bie era shtet ketu....(Tm njoni)smiley

 

Dy tre pergjigje te thjeshta: Wireless,SKYPE,Facebook Messenger . Shume shpejt telefoni(thirrjet telefonike) do te pesojne fatin e kasetes dhe cd-ve.....

Eshte pikerisht ajo qe thote Alidemsi, si dhe konkurrenca, ajo qe thote Pjetri. Une do te shtoja ketu, edhe udhezimet, punen qe kane bere Komisioni i Telekomunikacionit ne Parlamentin Europian, duke nderhyre ne favor te konsumatorit. 

Duket se VQ ka deshtuar ne lidhje me telekomunikacionin, ky eshte nje nder mekatet e autorit, kohet e fundit po i dalin shume te tilla..smiley

Une nuk jam ekspert telekomunikacioni pk, sidoqofte me dergo ketu tek posta pyetjet per Intervisten e Madhe. 

Po ca konkurrence o Pjer, konkurrence e monopoleve? Fitimet keta i kishin nga telefonatat me jashte, sot njerezit po komunikojne te gjithe me skype, interneti i nxorri jashte loje keto shushunja..Thjeshte fare

Art, Shqiperia s'eshte vetem Tirana, Durresi e ndonje tjeter. Njerezia ketu ne do ta dini jane te varfer dhe pretendojne buken e gojes, te them une se gati gjysma e popullsise s'ka internet ne shtepi, s'dine kush eshte skype..Keta plehra per hir te s'vertetes i nxori jashte loje vetem albtelecom dhe eagle

Dikush qe njoh ketu i ka priderit ne nje zone rurale dhe ju pagon internetin (nja 15euro ne muaj) dhe flet vetem me ane te skype...Ke pastaj cdo kafe ne Shqiperi ka wireless keshtu qe nje telefon android dhe komunikon me ke te duash. Po nuk e mohoj qe eagle ka luajtur rolin e vet

Dikur Art-o, dikur ishin shushunja keto kompanite, sot (u bo dy vjet) i kane ulur çmimet, sa eshte e pranueshme per konsumatorin. Biles kane nxjerr dhe ate tjetren, qe me 500 leke=3,5 euro, flet 25-30 minuta, me 1-2 vende te Europes e botes.  

Pierro kur thu "sot" pse pastaj ve ne kllapa "u ben dy vjet"? Cdo te thuash me kete qe ne kohen e buallmavrise  ishin cmime te ulura? Ja fut kot se sali bolleku ishte i mire vetem per oborrtaret dhe Familjen. Me vjen keq por ke disa kohe qe vetem kot per se koti flet. 

Kuazo, nuk ishte politika e Buall Mavrise ajo qe u ulen çmimet aty nga 2011. Ishte kriza, konkurrenca, vendimet e EU ndaj kompanive celulare, etjera faktore. Te rrime shtrember e te flasim drejt. 

Pjero ne fakt keto vendimet e BE nuk kane asnje efekt per Shqiperine sepse bejne fjale per vendet e BE  dhe Shqiperia nuk eshte pjese e BE(kjo do te jete edhe per nje kohe te gjate)  ...Te shpjegova qe SKYPE dhe facebook messenger(prej nga ke te drejte te besh telefonata falas nepermjet internetit) e nxorren jashte loje telefonin. thjeshte fare, teknologjia ecen perpara 

E lexova i dashur mendimin tend, eshte pjeserisht e drejte ajo qe thua ti, por ajo teknollogji ndikon si presion ndaj kompanive te telefonave qe te ulin vertet çmimet, por jo se ndikon tek mua dhe miliona e miliarda njerez si mua qe nuk e perdorin fare skajpin (siç shprehet) dhe ato budalliqet e tjera te teknollogjise se larte. Une vazhdoj akoma te perdor telefonin fiks, i fus nje kod (te kompanive private CALL-CENTER) dhe me jep 20 minuta me Albanien per 1 euro kredit, qe mi mban kompania ime e telefonit, ne fund te muajit. Ndersa kur shkoj ne Shqiperi, paguaj 3,5-4 euro per 25-30 minuta me Europen. Kaq me duhet mua, s'me duhet te acaroj nervat me kompjutrin, ti lutem atij punonjesit privat te me ndihmoje, sa here me iken figura dhe zeri.  

 

Ka nje fryme paqe e relaksimi, njefare besimi te shtuar e optizmi legjitim. Qe kur u nderruan pushtetet. Kaq e thjeshte eshte o kuazi, nuk e kupton?

po pse ma hoqet dhe nje postim qe e shkrujta nga shpirti...

sepse sot kemi halle te tjera me avione e me droge tip eskobari... 

halle te medhaja ka diaspora

po pra , taksirat , kan fillu mileti me na mar ne telefon tashi orar pa orar

po ikni ore mos u harxhoni

Jo jo kena 500 minuta falas ! Pse vetem ju dini te merrni ne telefon smiley

Sa per zemer e ka Erdogani kete kompanine Eagle , aq sa rrugen e merr per te , lere njehere sdo qe sdo ta lere te falimentoje , po do dalin me oferta te reja smiley

Uljen e cmimeve ose me mire fryrjen e benefiteve ne treg e nisi Eagle Mobile ne korrik 2013 i kondicionuar nga tkurrja e market share qe nuk po ndalohej dot ne favor te Vodafone i cili ka kaluar tashme nivelin 50% si ne nr abonentesh ashtu edhe ne revenue. Kuptohet ulja e tarifave te 1 Prillit qe referohet me lart ndihmon kompanite ne kete rast pasi do te kene me pak kosto per ofertat e "e cmendura" qe po bejne, por nuk eshte se ka lidhje direkte me konsumatorin. Per sqarim, tarifa e terminimit eshte cmimi per minute qe kompanite i paguajne njera tjetres, kjo rregullohet me vendim AKEPi jo cmimi fundor qe paguajme ne se pastaj do ishte ngjall Enveri smiley.

Kuptohet ulja e tarifave te 1 Prillit qe referohet me lart ndihmon kompanite ne kete rast pasi do te kene me pak kosto per ofertat e "e cmendura" qe po bejne, por nuk eshte se ka lidhje direkte me konsumatorin.

Ore zotni, une u knoqa tu fol perdite me Ameriken , Kanadane, Greqine, e Italine perpos te folmet mrena vendit, ene prape kur me mbaro oferta mujore prej 1000 lekesh ose 10 USD me kane tepru gjithato minuta. Po ku ka me mire qe edhe kompanite te ndihmohen ene une te kenoqem e te paguaj me pak.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).