Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit ka rihapur hetimet e brendshme në polici për ngjarjet e 21 Janarit dhe ka thirrur për të marrë në pyetje ish-efektivët e seksionit të operacionave speciale në drejtorinë e policisë Tiranë. Qëllimi i marrjes në pyetje është plani i vendosja se tyre dhe roli që kanë patur gjatë protestës së ‘21 Janarit’ 2011 ku mbeten të vrarë katër persona. Nga ana tjetër, Drejtorisë së Standardeve i është vënë në dispozicion nga seksioni i operacioneve speciale edhe plani i masave që nga fillimi i protestës së ‘21 Janarit’ dhe deri në përfundimin e saj. Burime bëjnë me dije se, nga ana e Drejtorisë së Standarteve profesionale po zhvillohet një hetim i brendshëm për rolin e efektivëve të policisë dhe zbatueshmërinë e detyrave funksionale nga ana e tyre në protestën e ‘21 Janarit’. Hetimet pritet të shtrihen dhe në sektorë të tjerë të policisë, me detyra aktive në protestë.

8 Komente

ku mbeten të vrarë katër persona

MAPO e jepka si njoftim !

Kane humbur 4 dhi shyte. Kush t`i gjeje te lajmeroje ne posten e Policise te fshatit Griqan te Labinotit Mal te Elbasanit qe eshte afer Tiranes.

Me 21 Janar paskan mbetur te vrare 4 persona, ndersa kur dhendri vrau vjehrin ne Vlore MAPO lajmin e dha: Pergjaket Vlora.

Tani vjen grupi i fugonave 8+1 ose i avionave te Gjadrit dhe i cm-ve e ja nxjerr fundin kesaj teme.

Drejtoria e Standarteve !!!? çfar eshte kjo, di gjo njeri, hera pare qe po e ndigjoj. 

Policia ishte ne dite te hallit, pa pike profesionalizmi e organizimi.

leje per mandatin e dyte kete o rama. dil nga koalicioni me meten njehere. turp

21 janari gerdeci 97-ta duhen hapen, te filloj rigjykimi perndryshe nuk do te kete qetsi Dhe demokraci!

Uro Hapin e parë dhe të suksesshëm ..Reformën në Gjyqsor .

Një sinjal Po vjen nga ai Dedja .Diku do e kenë Thirrur pa pjerdhur për Dordolecin Politik me Musteqe .Pastaj ....e none none si do Ligjërojnë njerzit pentito nëpër Gjyqe . Sinjal është dhe hedhja e "Kockës" me avionë me drogë .Të shohim Ujkun e Vuçidollit si do reagojë se tek Na kemi feisin e Bukit kishte shkruar si këta pilvesët filosofë me ngjyra ...smiley që jnë bërë si gratë e liga .Nuk po pëjesën më as për rregullat e dërtilës ...Laj lesh e bën llafe , biles nuk po pëjesën as Drejtoreshën e Dërstilës  që i frymëzon me artikuj për tu dhënë Drejtim smiley

Ec mehmuri Llalla aty ! Ose ik ha përshesh me acdc1 !

Keep us posted. Kjo eshte teme qe ia vlen ta mbash ne krye te faqes per gjithe vitin. Plus sikur e paskan vene kusht per antarsim ne BE.

Po pucistat a i thirren gje smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).