Në vitin 2011, Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një studim të titulluar “Barazia dhe Eficienca” në një seri publikimesh dedikuar Financës dhe Zhvillimit. Publikimi paraqiti gjetje interesante, ndër të tjera duke dëshmuar  se ekziston një lidhje interesante mes zhvillimit ekonomik dhe barazisë.

Sipas studimit të FMN-së zvogëlimi i pabarazisë ekonomike e forcon rritjen ekonomike më shumë sesa tregu i lirë, zvogëlimi i korrupsionit qeveritar, investimi i huaj apo mbajtja e borxhit në nivele të ulëta. Natyrisht, edhe këto të fundit janë faktorë në ruajtjen e rritjes ekonomike por,  sërish sipas ekspertëve të institucionit që qeverisin financat ndërkombëtare është zvogëlimi i pabarazisë ekonomike faktori kyç në ruajtjen, mirëmbajtjen apo edhe zmadhimin e rritjes ekonomike. Ekonomitë me nivel të lartë të pabarazisë në të ardhura del që njëkohësisht janë tregje jo edhe aq efeciente, si dhe shfaqin një sërë problemesh të tjera.

Studimi nuk përbën risi në shkencën e ekonomisë. Risi përbën e ashtuquajtura “kthesë” në doktrinën zyrtare të institucioneve si FMN, BB etj, e cila ka qenë neoliberalizmi, së paku që prej viteve ’80 e këtej. Mbi faktin se pabarazia ekonomike pengon rritjen, në aspekte të ndryshme të analizës, kanë teorizuar më parë emra në zë të shkencës së ekonomisë si Piero Sraffa apo J.M. Keynes, që në gjysmën e parë të shekullit XX.

Madje, është interesante të lexohen letërkëmbimet mes Keynesit dhe presidentit amerikan Roosevelt, mbi çështjen e depresionit ekonomik të viteve ’30. Duke e kuptuar rolin e domosdoshëm të nxitjes së zhvillimit ekonomik prej shtetit, Keynes e këshillon FDR-në që të rrisë investimet. E presidenti (i vetmi president amerikan që ka pasur katër mandate) e rriti ndjeshëm investimin shtetëror në ekonomi, duke i besuar ekonomistit të famshëm që i vuri në dukje se ekonomia në analizë të fundit është e përbashkët, e se ajo nuk mund të mbetet peng i dëshirës apo vetëbesimit momental të një individi, të një korporate, apo të një grupi interesi. Rritja ekonomike është një domosdoshmëri.

Keynes vijon të ketë ndikim edhe sot, si ekonomisti më i cituar në dokumente akademike. Keynesianët e rinj, apo neo-kejnsianistët si Stiglitz, Krugman e më së fundi edhe Thomas Piketty (i famshëm për studimin që i ka bërë trashëgimisë së pabarazisë) janë emra të shquar të shkencës së ekonomisë sot, e shpesh edhe këshilltarë e drejtues të institucioneve me rëndësi, në vende të zhvilluara e në vende në zhvillim. Askush prej tyre, prej Keynesit, Sraffas dhe Franklin Delano Rooseveltit e deri te Krugman, Stiglitz apo Piketty, nuk është marksist. Të gjithë ata argumentojnë nevojën për zvogëlim të pabarazisë, e si instrument kryesor paraqesin vendosjen e taksës progresive në nivel kombëtar, mbi të ardhurat personale e korporative, madje edhe mbi pasurinë.

Thonë se provincat janë gjithnjë më konservative. Historia ka shumë shembuj për ta dëshmuar këtë, e të tillë shembuj ka dhe historia e shqiptarëve. Shumë shqiptarë janë ngritur në revolta gjatë shek. XIX për të kundërshtuar reformat modernizuese të domosdoshme për të mbajtur gjallë Perandorinë Otomane. Natyrisht, si provincialë, ata i kundërviheshin zhvillimit. Kulmi qesharak i kësaj u arrit kur, ndërkohë që Perandoria Otomane kishte pushuar së ekzistuari, haxhiqamilistët bënin revolta fshatare dhe kërkonin rikthimin e sulltanit me parullën “Du(a)m babën!”.

I njëjti provincializëm duket se është ende gjallë e i fortë, pavarësisht globalizimit të informacionit dhe dijes, pavarësisht shkollimit gjithnjë e më të hapur në shkollat perëndimore. Duhet të hysh në studiot tona televizive, në vitin 2014, që të gjesh ekspertë të përzgjedhur me kujdes prej redaktorëve, të arsimuar në perëndim (se shkollat që patëm i prishi dëshira për ta shndërruar çdo student në votë dhe çdo ministër në profesor) të cilët mund të të tregojnë se si taksa progresive qenka marksiste, pasi synon të zvogëlojë pabarazinë e kësisoj dëmton rritjen.

Taksa progresive nuk është marksiste. Marksi nuk ka parashikuar asnjë lloj takse. Në komunizëm, sipas tij nuk ka taksa, dhe te komunizmi nuk arrihet përmes taksave. Çdo njeri që ka studiuar sado pak histori të mendimit ekonomik e di këtë.

Nga ana tjetër, taksa progresive ka një histori shumë më të gjatë se Marksi. Ajo është përdorur së paku që në kohë të perandorisë Romake, është përdorur në mesjetë në Europë e në Lindje, dhe është prezentë në shtetin që rëndom merret si model kur flitet për tregjet e lira, pra në SHBA, që prej kohës së presidentit Lincoln, i cili as që ka qenë Marksist, as që e ka pasur lexuar Marksin.

Sot taksa progresive që propozon Lëvizja “Vetëvendosje” është në funksion në shumicën e vendeve të botës. Koeficientet e progresivitetit ndryshojnë. Lëvizja “Vetëvendosje” p.sh. propozon që për personat me të ardhura më të larta se 1700 €/muaj taksa të jetë 30%. Në SHBA kjo taksë është më e lartë se kaq, është 40% (ndërkohë që shuma e gjithë taksave arrin deri 60%). Në Kanada apo në Austri është 50%. Franca e ka deri në 75%. Gjermania me Australinë e kanë 45%.

Mjafton t’i hedhësh një sy sistemeve të taksave dhe historive të sistemeve ekonomike të vendeve të botës për të kuptuar se taksa progresive, si instrument për zvogëlimin e pabarazisë është njëkohësisht edhe instrument i zhvillimit dhe i punësimit, siç demonstron ndër të tjera edhe profesori i “Cambridge”-it, Ha-Joon Chang.

Mbi konceptet e “Shtetit Zhvillimor”, të aplikuara nga vende që jo shumë kohë më parë kanë qenë të varfra e të pazhvilluara si Kosova, bazohet programi ekonomik i Lëvizjes “Vetëvendosje”. E të kundërshtosh këtë politikë me etiketime “të lira” e me ekspertizë të dyshimtë, ky është në fakt populizëm.

Marrë nga Zëri

47 Komente

"Sipas studimit të FMN-së zvogëlimi i pabarazisë ekonomike e forcon rritjen ekonomike më shumë sesa tregu i lirë,"

Puna eshte qe perpare se te kete barazi ekonomike duhet te kete ekonomi. Ose makines i duhen frenat mbasi te kete motorrin. Perndryshe do ishim akoma fanar te super barazise per dynjane. Dmth nje .... mesojne robt nga historia. 

PS. Po e cokeni per lesh dhe vetvendosjen. Hajt me krahe te lehta. 

Rritje e barazise perkthehet ne padrejtesi. padrejtesia sjell rradhen e qumeshtit. allahu akbar, zgjohu enver. posht amerika me flamur amerikan.

Nuk e paske kuptuar se vazhdon te mendosh si Enverist.

kishe gje me shokun Enver, ti berber?

z Bredharak, Enveri ishte cun i mire, si cdo shpirt qe Zoti i madh hedh mbi kete toke.

Socializmi dhe komunizmi e prishen si njeri. Deri sa paguhej me parate e Mbretit Zog, ishte pra cun i mire. U be socialist, e u be djall! smiley

xhibi eshte i mendimit qe ka qene baba Ceni qe ja korruptoi shpirtin e paster. Dhe xhibi i referohej ca veprimeve te turpshme. Se xhibi eshte i piset ne shpirt vete pranej i shkon menia ters

Lol! Nuk ekzagjeron pak si shume?

kto numrat nuk mund te merren a priori se kthehet ne karagjozllik pastaj. E kam llafin, pse 30% dhe jo 28 ose 26? ose fundja, pse jo 14,5%? dmth ca kane marre parasysh? se nuk mjafton me citu shembuj nga vende me te ardhura per fryme sa 5fishi yne. Po dhe raporti i numrave i atyre qe preken ne raport me totalin e pergjithshem duhet konsideru.
Nejse, ky debati i takses progresive eshte shume i gjere pastaj. Dmth kerkon qe permes nji takse te pabarabarte te anosh nga barazimi...ka paradoks moral dhe implikime ekonomike e shoqerore brenda. Do rrojme e do shohem

Taksat sa mbushin dollapet e qeverise. Robt ndihmohen duke u hap vende pune me rroga te larta. Po ky eshte icik muhabet i gjate, si, qysh, e kush i hap. Se ne fund te fundit, barazia e famshme nuk hahet. 

mosss! Zaimi ekspert, edhe, i ekonomise? qenka ne mode gjithologjia, pse s'thoni ju...  smiley

Jam kurioz, do vete te kerkoj se cfare thote ky Zaimi mbi ologarkine. Se Zaimi, si gjitholog qe eshte duhet medoemos ta dije se Keynesianet me se shumti nuk mbeshteten nga ekonomistet por nga njerizit me lidhje me politiken, ata qe Zaimi apo edhe Fatos Lubonja i quan oligarke, qe ne emer te kesaj rishperndarjes lobojne per futjen e hundeve te nje qeverie qendrore ne proceset ekonomike.

Thene kete, banka qendrore, qe shkon krah per krah me Kensianizmin e Zaimit, qe deri dje e thumboste Krugmanin (me fraza banale te tipit "pak Friedman, pak Krugman") eshte nje koncept mirefilli marksist. Dhe Zaimi, gjithnje si gjitholog qe ngrihet larte duke share gjithologet e vjeter, duhet ta dije qe Keynsianizmit apo Krugmanleshimeqimeizmit i duhet banka qendrore... se cik monedhe duhet te prodhohet e mori e mira e mori.  Po ashtu, qe mos te zgjenjeher populli i Peshkut pa Uje, duhet ta dije se Marksi flet, për shume budalleqe, por flet edhe per konceptin e bankes qendrore, dmth analoge e FED ne USA...  Apo nderroi edhe Zaimi medalje, u be socialdemokrat? lol

(Apo nuk i di keto gjithologu sol-nocturnus?)

 

 

Zaimi ekspert, edhe, i ekonomise? qenka ne mode gjithologjia, pse s'thoni ju...

Tani po e lexon Zaimin per here te pare? Por kur e ben Zaimi lejohet, kur e bejne te tjeret jo.

FMN jep Qeverise Shqiptare 100 milion Euro Kredi" Per modernizimin e Sistemit Financiar" Nje fond goxha per skema korrupsioni perfekte. Qelbesirat e botes qe ndajne pare me qeverisesat dhe nuk japin gjysmen e kesaj shume per Skema Sipermarjesh ne sferen e prodhimit bujqesor..! Qeverisesa katile, armiq te vendit te tyre qe nuk e drejtojne vemendjen tek prodhimi por tek infrastrukture tualetesh, zyrash, tavolinash, kolltuqesh e kompiutrash dhe krevate moderne sexi...! te kem ti ve para " Sharrsit Gjerman " !
Zaimeria na derdellisin pa vene gishtin ke plaga e ketij populli...prodhimi vendas

FMN ka sjelle vecse mjerim dhe skllaverim ne vendet e varfra. Thjesht me politikat e veta ju ka krijuar kushtet multikorporatave ti zhvasin pa problem dhe me pak kosto keto vende.Shif se ci punuan studentet amerikane kesaj buces se FMN, Langarde

Ajo Konodleza thone se poshte lekures se zeze ka nje lekure te bardhe... 

shume lajm i mire po pergjysem t'i jep KM si gjithmone. Eshte hua e Bankes Botrore, jo ne euro po ne dollare dhe eshte per te forcu 3 pika kyce te sistemit bankar me synim uljen e riskut ne sektorin bankar dhe jo bankar. 

“The IMF has been a primary culprit in the failed developmental policies implanted in some of the world’s poorest countries,” according to a posting on ipetitions.com entitled “Reconsider the Smith College 2014 Commencement Speaker.” “This has led directly to the strengthening of imperialist and patriarchal systems that oppress and abuse women worldwide.”

smileysmileysmileysmileysmiley

Na thua do ndonje gje me shume mbi keto sistemet imperialiste dhe patriarkaliste? Jam shume shume shume, dmth veri maç i interesuar? 

Nje zgjidhje e mire, do te ishte qe keto vendet ne zhvillim te merrnin shembullin  e Ruandes. Ekonomia e lire e tregut po e shpeton ate vend. Kush merr vesh nga ekonomia dhe liberalizmi dhe i ndjek lajmet ekonomike do te kete lexuar keto vitet e fundit per Ruanden dhe shembullin e mire qe u jep vendeve te Afrikes.

rritja e pabarazise ,pengon zhvillimin
thash se mos e ksihte shkrujat nard ndoka (kshu nga titulli se nuk e lexova hiç me tej)

Futja pordhes...

Seshte pune takse progresive o fyl, por pune force. Ku mund te konkurosh ne kete xhungel; ku te len Koco Kokedhima, Sadri Abazi, Tom Doshi apo keta te krahut tjeter me Ram Gecin e Bashkim Ulajn? Se osht e pamundur me i thane gjithe emrat e ketyre garipave, pasi te dyja palet planet e zhvillimit i bojne ne funksion te zhvillimit te biznesit te Kocove dhe Tomeve...

Taks progresive, thot ky!

Sipas studimit të FMN-së zvogëlimi i pabarazisë ekonomike e forcon rritjen ekonomike më shumë sesa tregu i lirë,

Shih, shih. Deri para dy-tre vjetesh ky institucion propagonte te kunderten. Nejse, paksa naive ta thjeshtezosh zhvillimin ekonomik ne nje sistem tatimor teorikisht te mire, nderkohe qe problemi kryesor i Shqiperise vjen nga informaliteti. Taksa progresive mund te kete efektin e padeshiruar duke shtyre kompanite e ndryshme te operojne ne ilegalitet...

Fuqizimi i grave është nje nga gjërat me te drejta qe duhet bërë thjesht për arsyen morale sepse gjysma e botës përballet me diskriminimin në bazë të gjinisë së tyre dhe kjo situate mund të ndryshohet.

Gratë ne Shqiperi kanë të drejtë të jenë të sigurta në shtëpitë e tyre dhe ne komunitet, të jene te arsimuara, të kenë kontroll mbi trupat e tyre dhe jetën e tyre.

Tradita shqiptare e ka luftuar gjithmonë me definitivitetet e roleve gjinore dhe përgjegjësitë poziten e gruas ne shoqeri. Megjithatë eshte e qarte ne opinion publik ,qe angazhimin e femres e shohin si themelor për të mbështetur dinjitetin njerëzor dhe per respektimin e sfidave unike qe gratë përballen.Fuqizimi i grave, gjithashtu ka aftësinë për të krijuar efekte të panumërta të tjera: për të krijuar nje bote me te shëndetshme, me më shume të arsimuar, dhe me më pak të varfëri.Fuqizimi i grave te arsimuara psh ben te mundur qe ato mund të ushtrojnë pushtetin në nje lloj forme ne familjet e tyre dhe komunitetet per të ndërtuar nje shoqërinë civile ne lufte kunder varfërisë dhe per te punuar per nje bote qe eshte per te gjithe .

Pse janë gra të varfëra?

Globalisht, 70% e 1.5 miliardë njerëzve që jetojnë në një dollar në ditë ose më pak jane gra. Ky fenomen eshte me se i qarte qe ka efektuar edhe grate shqiptare , pavarsisht se nuk dihet i qarte akoma koeficineti real pasi studimet aty ketu jane te kordinuara nga sektore te ndryshem me privilegje pozicione sociale te ndryshme. Ka shumë faktorë që kontribuojnë në mënyrë disproporcionale per grate qe perjetojne varferine dhe shumë mënyra në të të cilat gratë përjetojnë varfërinë ndryshe nga burrat.

Marrim nje shembull duke u nisur nga zonat rurale ne Shqiperi. Gratë fermere punojne tokën por nuk e zotërojnë atë. E njejta gje ndodh edhe ne rruge globale , edhe pse gratë janë përgjegjës për 60-80% të prodhimit të ushqimit në vendet në zhvillim, trashëgimia dhe prona me ligjet qe egzistojne shpesh përjashtojnë gratë nga pronësia e tokës. Gratë kanë më pak akses në burimet ekonomike. Do ishte nje zbulim absolutisht interesant nqs do te behej nje kerkim se sa gra ne Shqiperi kane akses ne banken e tyre personale. Gratë kanë arsim më pak ne zonat rurale. Brenda familjeve dhe komuniteteve, gratë kanë bërë pak vend per pushtet , gje qe e cila i kufizon akseset e tyre ndaj shume burimeve te rendesishme.

 

 

 

 

Gratë punojnë më shumë se meshkujt. Globalisht, gratë punojnë më shumë orë pune se sa burrat. Pjesa më e madhe e kësaj pune është e papaguara dhe per punet brenda në shtëpi, edhe pse shumë gra duhet të punojnë për të balancuar punën e tyre të papaguar me llojet e tjera të te ardhurave ekonomike si psh shitja e mallrave ne treg. Duke punuar me gratë eshte provuar të jetë një mënyrë e sukseshme veçanërisht efektive për të luftuar varfërinë, sepse gratë kanë tendencë për të investuar fitimet e tyre në ushqim, kujdes shëndetësor dhe arsimim për femijet e tyre.

Idetë tradicionale që gratë personifikojne nderin dhe pastërtinë te ashtuquajtura simbolike të një komuniteti , drejton femren vecanerisht femren vulnerabel, drejt dhunës. Dhuna kundrra gruas qe perdoret ne forma te ndryshme ka bere qe situata ne Shqiperi te kthehet ne nje kaos dhe nje gjendje e pasigurt per jeten dhe femijet e saj. Komuniteti përmes dhunës kundër grave shkakton gjithashtu dhune perkundrejt shëndetit mendor dhe fizik , shkatërron familjet, rezulton ne shtatzëni të padëshiruara, dhe transmeton sëmundje.

Elba, po abuzohet pak me kte "pabarazine" mes sekseve. Nuk flas per ne Angola, flas per ktu. E shof cdo dite me syte e mi

si psh ?

nuk ke pare gjithcka ama , s'ke se si t'i dish te gjitha ......punon ne shelter ?

merresh me femije te abuzuar ? te paushqyer mire ??

merresh me ndihma dhe fonde te shtetit per njerezit ne nevoje ??

ato qe abuzojne them se jane depresive .selfish , egoiste dhe me karakter te dobet , mind shaking

 megjithate bredho  , fatkeqsisht mashkulli edhe ketu ne perqindje me te larte paguhet me shume se sa  femra ne te njejtin pozicion pune flas  , ti e di mire kete gje

Elba: smileysmileysmileysmileysmiley

smiley

...?

Meqe Zonja Elba e ka kap thelbin e problemit, duke marre nga Zonjat e komunitetit femen me mijra yje si shperblim (dhe kushedi sa pare):

Idetë tradicionale që gratë personifikojne nderin dhe pastërtinë te ashtuquajtura simbolike të një komuniteti, drejton femren vecanerisht femren vulnerabel, drejt dhunës.

atehere zgjidhja e problemit eshte tek idete moderne qe grate te personifikojne çnderimin dhe qelbsinllekun, te ashtuquajtura simBOLE te nje komuniteti, drejton femren, veçanerisht femren tarallakbel, drejt zemergjersise (ja jep te gjitheve, pa ja kerkuar).

 

Meqe permend zemergjeresine, e trishtueshme kur e mendon qe vjen pikerisht nga nje te vetquajtur besimtar i cili medoemos ka harruar konceptet e meshires dhe respektit kundrejt nje qenieje tjeter njerezore. Megjithate, kunderargumentim interesant ky qe ben, gjithmone duke mos u kursyer kurdohere qe flitet per te drejtat e femrave te cilat per ty kane vetem nje kuptim... Te kujtoj, i dashur, qe t'ia jepesh kujtdo, nuk te ben me inferiore, por ben pjese e lirise dhe vullnetit personal te seciles grua, prandaj mos e brengos ate koken tende per te tilla gjera sepse mund te pelcase ne nje prej ketyre diteve. 

pse u bo kjo tema gra vs burra....kjo ishte komunizem vs kapitalizem

apo grat dun komunizem dhe burrat dun kapitalizem?

I gjithe artikulli ka kuptim vetem nese shteti eshte edhe i afte ti mbledhi ato taksa qe ve. Nese shteti arrin ti mbledhi taksat vetem te varferve atehere debatet pro e kundra rritjes se taksave ndaj me te pasurve jane tallje b...! 

Patjeter, si jo?! 

Duhet forcuar shteti, e kemmi thene. Edhe komunizmi i eterve tuaj prandaj deshtoi, pnluarasi, se shteti enveristo-socialsito-komunist nuk ishte mjaftueshem i forte.

Ment per here tjeter!  

Ca pune te ka ofruar #rilindja? smiley

Je ne kundershtim me veten pasi ne "shtetin enveristo-socialisto-komunist" nuk kishte taksa, i dashur. Prandaj jeni kaq te ndjeshem per taksat ju pseudo-neoliberalet. Thelle thelle ne subkoshiencen tuaj, ju vlon malli per kohen e Xhaxhit.

si nuk kishte taksa ne ''shtetin socialist''?  nuk kishte teorikisht,   por praktikisht te jepnin nje rroge te caktuar,  pasi kishin  perllogaritur  se cfare  duhej  per nevojat minimale ne jete.  pra jepej direkt rroga neto.  pjesen bruto e kishin krasitur me kohe  dhe thoshin pastaj ''jemi vend pa taksa''.

 

Z Belul, pnluarasi, e ka deklaruar vete ketu se eshte nga familje komunistesh dhe se e ka per nder. Keshtu qe nuk duhet thumbuar shume as per dijet e veta mediokre nga fusha ekonimike dhe ne pergjithesi ne te kuptuarit e botes. Aq e ka limitin, propaganda pastaj i ka prangat te forta...

Pastaj, te gjithe keta tipat dhe tipet qe jane kthyer me flamur shqiptar, ose jane prostituar tek Rama-Meta per propaganden qe kane bere, edhe ketu ne kete blog - ose jane ish cupelina dhe cunaker qe kane pas qene neper ambasada. Sidoqe te jete, jane pisa qe parazitojne me para publike. Qenie zvarranike.

Ju q*** te majten!  Krimba parazite!

lol. Mos e merr kaq seriozisht, Belul. Ishte eufemizem. Jo vetem praktikisht por edhe teorikisht (ligjerisht) ne komunizem ka patur taksa, taksa lokale,portuale, taksa mbi te ardhura te vecanta, taksa te jashtezakonshme etj. 

smiley

E lexove ti mo?

Ja ca thote socialisti Piketi me pak fjale: vlera e pasurive te trasheguara jep me shume fitime sesa vlera e pages se punes, dhe per kete arsye duhet qe pervec taksave te shumta qe ekzistojne sot, pertej monetarizimit te tejskajshem Kejnesian, sic thote edhe ai Rozar kerrici me siper, qe (mendohet se) sjell krizat dhe me siguri sjell sinflacionin, pra, pertej ketyre, duhet qe  te shtojme edhe nje takse tejter patrimoniale boterore. Boterore dmth qe te vleje ne te gjithe boten; si njefare rendi i ri komunist, kesaj radhe jo lokal nacionalist por mirefilli internacionalist. 

C'e do qe ne France, ku libri u botua fillimisht, nuk ia vari njeri. Fare fare!!. As gek as mek... Kushedi, mbase kjo vjen nga fakti se Franca me Hollande-gerdallen i thyeu e po vazhdon t'i thyeje turinjte e vet duke e groposur vendin me ato taksat e larta. Kompanite e medha po largohen dita dites... Pra Piketi, qe thua ti shoku romaku-komunisti qe jeton n'Amerik, nuk pati fare fare ze ne France. U trajtua le te themi, si nje klloun.

Ne Amerike ndryshon pak puna, se atje jane me te ndjeshem per mundesite e barabarta. Pra kane dhe luftojne per liri dhe mundesi te barabarta, pastaj aftesia dhe fati ben te veten. pati jehohe, aq me teper qe u financua nga qarqe politike te caktuara qe kane interes te rrisin gjithnje e me shume influencen e shtetit.

Ceshtja e sensibilitetit Amerikan qendron se: e vret pak opinionin  "fakti" (i paverifikuar) se disa lloje pasurish te trasheguara japin me shume fitime se puna e paguar.Kjo sepse kufizon levizshmerine dhe ndikon ne krijimin e nje shtrese te mesme.

Tek e f undit, duhet akoma pak kohe sa ekonomistet e vertete -jo capaculat socialiste franceze si Piketi - te thone nese te dhenat e analizuara jane te sakta, dhe akoma me tej nese perfunidmet dhe inferencat e paraqitura nga Piketi qendrojne apo jo. 

Pritshmerite jane se libri do te jete nje bllof nga natyra ekonomike, sikunder Kapitali i Marksit. i mbushur me dije popullore dhe propagande dylekeshe.Deri me tani i kane nxjerre nja dy gabime te "vogla" ne metodologji... smiley

PS: Kur thua i shkon ne zemer debatit, dmth qe e ke lexuar diku tjeter, dhe persetit fjalet propagandistike Obamiste?!. Se s'ka gjasa te lexosh nje liber 700 e kusur faqe me statistika... Se po te kuptoje ndonje gje nga ekonomia, do kishe qeshur me keto qe thote Zaimi. smiley ose edhe me vete Zaimin. smiley 

E kam merak, se mos duket si thumb bosh smiley , po te jap nje ndihme per ta kuptuar dobicllekun e takses progresive.

Ik lexo historine amerikane, ose me mire, po nuk dite ende anglisht, pyet: cilat kane qene periudhat me te mire, te arrira, me zhvillim me te madh ekonimik, qetesine shoqerore, me bamiresi dhe altriuzem me te madh; ato kur shteti ishte me i forte, apo kur njerzit ishin te lire te shkembenin njeri me tjetrin dhe shteti kishte nje rol minimal?

Pyeti dhe na thuaj, por me shume edhe per veten, o zoteri.... S'e gjynah, kushedi sa vite ke ne Amerike dhe nuk e ke kuptuar akoma sensin dhe vecantine Amerikane, qofte ate te Kushtetutes, qofte te mendesise... smiley

Librin sapo e kam nisur, as 150 faqe nuk kam lexuar, po perfundimi i tij me duket teresisht ndryshe nha perfundimi yt (te pakten deri tani). Edhe nje i djethte si Steve Denning i ka bere nje vleresim komplet ndryshe nga ty http://www.forbes.com/sites/stevedenning...

Me vjen keq qe e ul nivelin e bisedes ne etiketime personale te panevojshme. Ti ndoshta pretendon se e njeh ameriken mire, po nuk besoj se po ta njihje nuk do i lejoje vetes lirine ordinere per ta shpartalluar tjetrin pa e njohur dhe pa ndertuar nje debat normal. Kete sensitivitet ta percon jetesa ne amerike.

Me sa duket po, e njoh me mire se ty. Per te thene kete mjafton qasja qe ke ti aktualisht, dhe qe ke patur ne vazhdimesi me komentet qe ke lene ketu. Ky log ka nje regjister te atyre qe ke shkruar dhe mund ta keshillosh edhe vete, per te pare se: une nuk te kam etiketuar ty personalisht, sepse nuk te njoh, por kam etiketuar ato qe ti ke thene. 

Po! pretendoj ta njoh me mire se ti, sepse sado qe jeton ne Amerike ti nuk i mbron principet e amerikes. Ti je emigranti klasik qe eshte viktime, ta perseris, viktime, e propagandes leftiste demokratase. Pak nga pak po e ktheni ameriken ne shtet socialist, kur Amerika ka ate histori qe ka fale nje kushtetute perfekte, dhe nje filozofie teresisht anti socialiste.

Dhe pergjigja ime eshte teresisht normale, per standardet e temes ne fjale dhe te individeve qe kane komentuar ne te. 

Sado me ironi dhe me ton te lehte, te kam shkruar edhe disa paragrafe me argument me siper... 

Por ti dhe komunistet e tjere, duhet ne fillim te shpjegoni se me c'te drejte, bazuar mbi cilen filozofi do t'i bindni njerzit per te paguar taksa me te larta, te nivelit qe pretendon dhe sugjeron Piketi?

Kur them, "filozofi" them bindje, sepse ka edhe shtim me force, sic beri Obama me kerin e tij. (Tek e fundit cdo takse eshte nje vjedhje)

Kam nje problem te madh me keto pergjigjet kokorroce kompetente qe ti jep. Pervecse medioker me dukesh edhe tip i kompleksuar, tip shqiptari qe i di mire punet e botes, euridit snob me kostum fshati. Nese ti mendon qe une jam komunist etj etj atehere une sja vlen fare ta jap argumentin tim qe ti ne fakt me gojen tende telendare sme le fare kohe ta shpalos. Une per vete kam dyshimet e mija se cila takse eshte me efficentja dhe se sa duhet te nderhyje shteti ne tregun  e lire, po meqe ti e ke mendjen e mbushur top atehere sja vlen barra qirane te merrem me ty. Ka plot njerez me njerezillek kjo bote te cilet ndonese edhe te paditur po qene kane aftesine primare te te degjojne pa te klasifikuar.

Dakord, si te duash.

Por po te ve perseri ne dukje se une ne komentin tim te pare ty te kam permendur max 2 here: Njehere te quaj "shoku romaku-komunisti" dhe po ta konfirmoj, dhe heren tjeter ne dy rreshtat e fundit. Ndersa pjesa tjeter eshte teresisht mbi librin dhe perpjekjet e socialistit francez Piketi. Madje po te shpjegoj edhe bumin propagandistik qe beri libri ne Amerike.

Megjithate, veshtire se do te jene te shume ata qe do ta lexojne librin. Imagjino, ne kete blog qe mbahet si i majte, jane apo sjane disa kokrra qe e kane lexuar Marksin. Edhe me te pakte do te jene ata qe do te kuptojne ndonje gje nga Piketi, sikunder nga Marksi. Prandaj po te them, se per ekonomine dhe per taksat nuk flitet me propagande. Librat ne te majte te spektrit politik hidhen ne kete menyre propagandistike pikerisht sepse elektorati demokrat, sidomos ne SHBA ka nje baze mjafte te gjere votuesish injorante nga ana ekonomike.

http://www.youtube.com/watch?v=JXAJ185zsjc

Pershendetje!

P.S Na keni carecarin me kete njerzillekun, po na e ktheni si nje politikisht korrekt te re. personalisht nuk me rruhet per njerzillekun. Me interesojne argumentet dhe rezultatet. Se ashtu ne emer te njerzzillekut behen te gjitha pabesite ndaj njerzimit.

Sic lexoj Pikertty (meqe eshte bestseller ne amazon) ashtu lexova para ca kohesh edhe Horowitz (http://www.amazon.com/Theory-Practice-Au...). Po ashtu dua te lexoj edhe Bryan Caplan (http://www.amazon.com/Authority-Obedienc...

Dua te them qe ne ekonomi jam axhami, e lexoj vetem qe te kuptoj me mire zhvillimet politike. I lexoj te gjithe per te krijuar nje ide me te qarte e nese dikush ma mbush mendjen atere se kam per turp ti revizionoj qendrimet e mija e idete, pavaresisht se moralisht qendroj majtas, (me shume ne ceshtjet sociale sesa ato ekonomike). Tani une e kuptoj qe ty te pelqejne argumentet por rruga drejt tyre kalon nga njerzilleku dhe nese ty kjo ste intereson atehere sja vlen ta zhgjasim kete bisede.Nuk me pelqejne njerezit qe e marrin me terselleme dhe i stivosin te gjithe ne nje kallep se ashtu i vjen mbare. Cdo njeri eshte ndryshe, dhe nese ti do ti penelosesh njerezit kolektivisht ky eshte problemi jot.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).