Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë njësisë Task Force në kryeqytet kallëzimin e para pak ditëve të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, në të cilën kallëzohet gjyqtari, e po ashtu anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Gjin Gjoni, i denoncuar për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë në bashkëpunim, falsifikim të dokumentave në bashkëpunim, pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim dhe korrupsion.

Burimet i thanë Top Channel se pas verifikimeve paraprake në Prokurorinë e Përgjithshme, sic edhe është e parashikuar në legjislacion edhe prokurorët e njësisë Task Force do të kryejnë verifikimet e tyre për të vendosur më pas nisjen e hetimeve ndaj  gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni.

Nga ana tjetër një burim i Prokurorisë së Tiranës i tha Top Channel se në lidhje me një kallëzim të vetë gjyqtarit Gjin Gjoni, të bërë ndaj kryetarit të Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, prokurorët kanë vendosur mosfillimin e hetimeve.

Ky vendim është marrë me argumentimin se nuk mund të investohet prokuroria në hetime nëse është konsumuar apo jo vepra penale e shpifjes, sic pretendon gjyqtari Gjin Gjoni, por për këtë pretendim gjyqtari Gjin Gjoni duhet t’i drejtohet gjykatës, siç edhe parashikohet në legjislacion.

Nga ana tjetër për kallëzimin e ILKDPKI ku thuhet se për 18 episode dyshohet të jenë fshehur pasuri me vlerën e 1.8 milionë eurove, Ministria e Drejtesisë është vënë në dijeni nga kryeinspektori Shkëlqim Ganaj, por ende ky institucion nuk është shprehur nëse do të nisë apo jo inspektimet, e në mos kjo ministri nuk ka ende një qëndrim as nga KLD.

Për konkluzionet e ILKDPKI mbi dyshimet se gjyqtari ka fshehur pasuritë, por edhe se mund të ketë pastruar para janë vënë në dijeni edhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit.

Ndërkohë vetë anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtari Gjin Gjoni, deklaron se i ka kërkuar KLD-së pezullimin e tij nga detyra e anëtarit deri në përfundim të hetimeve.

Këtë deklaratë, Gjoni e bëri në emisionin “Opinion” përmes linjës telefonike, ndërsa po diskutohej për pasuritë e zyrtarëve, ku nuk u la jashtë vëmendjes edhe rasti i tij.

Gjoni tha është është i gatshëm të shkojë në “Opinion” për t’u përballur me çdo akuzë të ngritur prej tij, edhe pse çështja tashmë ndodhet nën hetim.

“Nuk e kam shtruar çështjen në terren politik. Por thashë se është goditje selektive. I kam kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të pezullohem nga detyra e anëtarit të KLD-së,” tha Gjoni.

Ndërkohë, i pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli nëse përbën shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit për organizimin e sistemit gjyqësor, pasja e aktiviteteve private nga një gjyqtar, Gjoni tha se kjo nuk përbën shkelje. Ai pranoi se ka aksione në një kompani ajrore por që prej saj merr vetëm përfitime, pa pasur të drejtë vendimmarrje.

“Kushtetuta dhe ligji për organizimin e pushtetit gjyqësor nuk e ndalon të qënit aksioner në asnjë lloj shoqërie por nuk lejon të qënit vendimmarrës. Unë kam aksione të një kompanie ajrore. Në momentin që punoj gjykatës, duhet që unë të mos i gëzoj? Ku t’i shes? I bie që çdo gjyqtar duhet të jetë i varfër dhe nuk duhet të ketë pasuri?” tha Gjoni.

15 Komente

Ja po behet shteti. Ec aty ja marrsha tligat. 

Ca ti hetosh mer po futini hekurat , ku i gjeti 2 milion euro ky legen , po mire mor shtet i poshter as kete qe ben muuuu qe ka vjedh ?

Kur ka gjithe kete harxhim energjie per nje gjyqtar, si i behet per nje figure si Berisha?

Gjoni tha është është i gatshëm të shkojë në “Opinion” për t’u përballur me çdo akuzë të ngritur prej tij, edhe pse çështja tashmë ndodhet nën hetim.

Dihet ne te gjithe boten qe emisioni Opinion eshte gjykata me e larte.

Ça ka bo ky robi konkretisht. Dmth si i ka vu paret qe nuk ka deklaru?

E ka patur te shoqen "afariste"

Ket e di une, se normalisht pas çdo burri te suskseshem qendrojne, qendron desha me thone nje grua e suksesshme. 

Po konkretisht po pys, ça favoresh, ça pislliku akuzohet?

Kot i rane ne qafe asaj bokuroshes qe e donteme 500 mije, ky me kete surrat e ka kap me melona.

cfare eshte kjo shoqeri ajrore qe beka leke ky gjin gjoni? ne shqiperi dy shoqerite e suksesshme ajrore, qe zgjaten mbi pese vjet ne treg, jane te dyja te falimentuara (Albanian Airlines dhe Bellair), kane shpallur faliment, pra pamundesi per te shperndare dividende dhe paguar taksat. Kuptohet qe keto jane cirqet per ti shpetuar tatimeve disa milioneshe dhe detyrimeve te aeroportit Nene Tereza, por Gjin Gjoni, nese eshte aksioner, duhet te kishim degjuar per faliment dhe jo fitime nga ky zuzar.. 

2 milion te deklaruara, po te pa deklaruara sa mund te kete ky valle???smileysmiley

Duhet ndertuar burg me vete per keta. Nuk mund te rrije ne te njejtin burg Gjini me ate qe ka denu Gjoni.

Vetem nga tatim taksat jane per ndjekje penale afro 200 vete. Nuk duhen denuar keta mer por u duhen marer paret. Ai Delijorgji beri gjithe ate burg e paret nuk i tregoi, bile dul dhe aq i forte sa i mori jevgjit persume e i nxurr perjasht per te bere nja dy pune me paret e burgut.

E bej me qef 1 vit burg une mer per 4-5 milione euro ku edhe krevatin edhe buken e ujin e ke te garantuar, plus nje vizite ne muaj ne shpi.

Po ata fakiret e Zall Herrit shkojne ne lufte mer per 100 usd ne dite, bile te Dielat dhe ditet e festave nuk ja u paguajne.

P.S. Gjin Sapuni

E drejta per te qene aksioner ne çdo kompani qe hedh ne treg aksionet e saja, eshte e drejte e çdo qytetari, duke filluar nga Presidenti e deri tek pastruesi i rruges. Ndersa e te hapesh firme, aktivitet, persa kohe ti je ne detyre shteterore, kjo eshte e kundraligjeshme. Te besh favore, te marresh rryshfet, gjate kohes se detyres, eshte e kundraligjeshme dhe e denueshme. Te shtosh pasurine, ne proporcion mbi dy here e me shume se rroga qe ke, i ke hapur rruge Kontrrollit te Larte te Shtetit, te te kontrrolloje dh je i detyruar te jesh i hapur. çdo fshehje perben kundravajtje ligjore dhe denohet administrativisht. 

"Krimet mbi të cilat është ndërtuar akuza janë amnistuar" Jurist N.N dhe Gj.Gj

Merrni nga një brisk...

lol sikur e lexova nga titulli, prokuroria pushton Gjonin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).