Ndarja e pushtetit me duar të ndyra

Qeveria e Partise Demokratike ne fillimet e qeverisjes se saj ne 2005 realizoi disa arrestime te bujshme narko-trafikantesh. Si p.sh. arrestimi i disa elementeve te korruptuar prane policise se Vlores (Y.Kapo)  dhe i nje biznesmeni nga Saranda (K. Balili). Por askush nuk mori vesh me vone se cfare u be me keta persona. Tani PD del dhe akuzon koalicionin qeverises se po angazhon persona te kriminuar, te cilet i ka leshuar dhe perdorur vete. 

Nje nga deputetet me te perfolur te PD-se per afere korruptive ne QKZ dhe ne sistemin gjyqesor, Arben Ristani ka deklaruar se LSI ka punesuar si drejtor te Sherbimit Rajonal te Transportit z. Klement Balili, i arrestuar, si bashkepunetor ne grupin e z. Ylli Kapo, ne vitin 2006 per trafik substancash te paligjshme. 

Klement Balili e refuzon akuzen duke u shprehur se nuk asnje gjykim dhe denim ndaj tij per kete çeshtje, pa mohuar se eshte arrestuar. Madje Balili akuzon Ristanin per korrupsion aktiv, pasi Arben Ristani i kishte ofruar 10 000 euro per 200 vota ne Sarande. 

Perfundimisht Balili nuk rezulton te jete gjykuar per kete ceshtje, edhe pse eshte arrestuar.

Me poshte kronika

A. 2006 - Arrestohet grupi i narko-trafikanteve. "Policia ka vënë dje në pranga tre efektivë të policisë dhe një biznesmen, të cilët u kapën me 750 kilogramë kanabis sativa të presuar. Aksioni është realizuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ndërkohë që një person ka arritur t’i shpëtojë operacionit." Personi qe ka shpetuar eshte Ermal Nika

Të arrestuarit
1-Ylli Eduard Kapo, Inspektor i Sektorit te Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Komisariatin e Policisë Sarandë; 2-Gentian Ramiz Baba, Inspektor i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Sarandë; 3- Eduard Kapo, babai i inspektorit Ylli Kapo me detyrë punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Delvinë. 4- Shtetasi Klement Balili  lindur dhe banues në Sarandë, bashkëpronar i qendrës turistike “Dea” në Butrint, si dhe i disa subjekteve të tjera private. 5- Ne kerkim Ermal Nika

B. 2008, Denohen me procedim normal nga gjykata e shkalles se pare per krimet e renda: Y. Kapo, P. Mehmetaj, G. Baba, E. Nika, dhe nuk permendet ne gjykim bashkeveprimi i Klement Balilit. Nderkohe te arratisur jane P. Mehmetaj dhe E. Nika, e me pas largohet edhe Y. Kapo. 

C. 2008, vendimi rishikohet nga gjykata e apelit dhe zbatohet vendimi me forme te shkurtuar (shkurtimi i vendimit 1/3).

D. 2011, Arrestohet Ylli Kapo pse i larguar nga drejtesia. 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, më datë 09.11.2011, në Athinë, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

E. 2014, Gjykata e larte rishikon vendimin e gjykates se apelit, e rikonfirmon dhe deshmon edhe njehere sesa problematike jane procedurat e ceshtjeve me gjykim te shkurtuar. 

2 Komente

boooo #Riformato......ne cfare derexheje jemi

fiks, shiko c'paskan bere ne tete vjet keta te PD me drogen. ncncnc

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).