Një vizitë në azilin e të moshuarve "Shtëpia e Nënë Terezës" në Tiranë. Nuk vuajnë për ushqim, por për komunikim dhe buzëqeshje. Të rinjtë bashkohen në një drekë me moshën e tretë

Ata janë të braktisur nga të gjithë. Nga shteti, nga azili, nga shoqëria dhe nga aktivitetet e kryeqytetit. Janë disa të moshuar që as nuk kanë përfitime dhe as nuk kanë detyrime. Ata jetojnë në një qendër banimi për të moshuar që është hapur nga motrat katolike. Jetojnë bashkë prej vitesh dhe dalin shumë rrallë nga ajo banesë. Por, qendra e banimit të disa të moshuarve në një rrugicë mes Rrugës së Durrësit dhe asaj të Kavajës në Tiranë dy ditë më parë ka pritur disa të rinj, të cilët ishin bashkuar për të kaluar një drekë me ta. “Shekulli” ju përcjell sot imazhet e një dite ndryshe në azil.

Kushtet

Ambientet ishin të pastra edhe pse ajri në të ishte dëshpërues. Ngjitemi në katin e dytë të kësaj banese, sepse aty janë mbledhur të moshuarit për të ngrënë. Motrat na presin me dashamirësi dhe na rrëfejnë se shumë prej tyre janë të entuziazmuar që në shtëpinë e tyre ka miq të rinj. Dhe fryma e dëshpërimit që na shoqëron teksa ngjisim shkallët për të mbërritur në dhomën e ngrënies sa vjen e shuhet. Buzëqeshja e parë e atyre të moshuarve që pak dhëmbë u kishin mbetur ishte sa e bukur për ta, aq e dhembshur për të rinjtë. Me siguri të gjithë të rinjtë e kanë menduar veten në vendin e tyre sapo kanë mbërritur aty. Por sado të prekur dhe të mbytur që mund të jenë ndierë në ato momente, të gjithë zgjodhën të qëndronin dhe të jetonin një gjysmë dite me ta. Dreka Motrat nuk kishin gatuar asgjë, pasi të rinjtë i kishin lajmëruar ato të mos bënin asgjë. Për gjithçka do të kujdeseshin të rinjtë. E pas përshëndetjes, ata hapën qeset. Vajzat shtruan tavolinat, qëruan frutat dhe hodhën në pjata ushqimin.

Ndërkohë djemtë kishin bërë gati gotat me ujë, çaj, limonadë apo kos, sipas preferencës së secilit prej të moshuarve. Atë ditë ata mund të kërkonin shumëçka por, asnjë prej tyre nuk preferoi të bënte naze. Ishin thjesht të lumtur që po shihnin fytyra të reja. E ata nuk e dinin që të rinjtë do të rrinin edhe më pas. Ndaj edhe gjatë   kohës që duhet të ishin duke ngrënë përpiqeshin që të komunikonin së paku me një nga të rinjtë. Kishte edhe nga ata që refuzonin të ushqeheshin vetëm e vetëm për të biseduar me një mik të ri. “Bukë do të ha edhe më vonë, juve nuk ju kam”, tha njëri prej të moshuarve që të gjithë e thërrisnin Poligloti. U ishte mburrur shokëve gjatë gjithë kohës që dinte pesë gjuhë të huaja, mirëpo neve na tha se koha e kish bërë që shumë gjëra t’i harronte. 

Kujtime

 Nuk flisnin shumë për të tashmen. Kujtimet e tyre vinin nga shumë larg. Dikush kujtonte kohën kur Shqipëria komuniste kish miqësi me Kinën. Poligloti atëherë dinte edhe kinezisht. Na rrëfeu se atë kohë ka fituar një firzamonikë kineze, sepse nuk bëri asnjë gabim gjatë këngës që po përcillte në një nga ato shfaqet e Partisë. Për ta dukej se demokracia nuk kishte sjellë aspak kujtime të bukura. Papritur e kishin gjetur veten të braktisur si nga familjarët, si nga fati, ashtu edhe nga shteti. Ndaj edhe kujtimet e tyre vinin nga larg. Më e bukura e të gjithave, ishte se ata nuk dinin të kujtonin kohë të hidhura, të paktën jo me ne të rinjtë që kishim shkuar t’i vizitonim. 

Nuk kishte për ta kohë të këqija. Jetonin me kujtime të bukura. Ilaçet Pas pushimit, pas drekës që shumë prej të moshuarve e vunë në plan të dytë, ishin ilaçet ato që i rikthyen në kohë të moshuarit. Motrat hapën një e nga një kutitë e vockla me ilaçe për t’ia shpërndarë të moshuarve. Të gjitha kutitë kishin nga një emër sipër, e motrat katolike i njihnin ato të gjitha. Pas ilaçeve dhe një shëtitjeje të vogël u duk se koha për të ikur kish mbërritur. Dhe pikërisht në ato momente, më nostalgjikët nga të moshuarit filluan të flisnin gjithnjë e më shumë për jetën e tyre të mëparshme jashtë mureve të asaj ndërtese. Nuk dëshironin që ne të iknim. 

 Në azilin e shtetit 

 Na rrëfejnë se kushtet në shtëpitë e të moshuarve janë skandaloze. Kërkojmë të moshuar që nuk kanë frikë të flasin, por nuk gjejmë. Ata kanë frikë se mos përfundojnë rrugëve, ashtu siç i kanë braktisur, disa prej tyre, edhe familjarët. Janë të moshuar që paguajnë gjysmën e pensionit të tyre për të qëndruar në një shtëpi banimi për të moshuar. Në Shqipëri nuk ka shumë shtëpi të tilla, por edhe ato që janë, në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastër dhe një në Poliçan, janë në gjendje të mjerueshme. Z. Baftjar Çaushi është një prej atyre të moshuarve që edhe pse ka një shtëpi në Tiranë ka zgjedhur të jetojë në një shtëpi për të moshuar, vetëm e vetëm për të mos i shtyrë ditët i vetëm. 

Pasi jetoi ca kohë në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, ai vendosi që të denonconte gjendjen e mjerueshme të kësaj banese dhe të gjitha mashtrimet që bëheshin me fondet që jepeshin për këtë shtëpi. Denoncimi më i rëndë që ai ka bërë ishte vjedhja e fondeve dhe ushqimet e skaduara që konsumonin. “Akuzoj Berishën, i cili vuri në krye të këtyre institucioneve dy tradhtarë të Shqipërisë, Spiro Ksera dhe Mihal Naçon. Ata kanë vjedhur paratë e të moshuarve. Ata janë lidhur me magazinierët, drejtorët dhe gjithë sistemin e këtyre banesave për të moshuarit. Unë ju them që jetojmë në ujë, kurse Ksera dhe Mihal Naço nuk bëjnë gjë tjetër veçse vjedhin ushqimin, ilaçet dhe paratë tona. Ne hamë ushqime të skaduara herë pas here”, ka thënë ai në një intervistë për “Shekullin” kohë më parë. Edhe në vizitën tonë të fundit në azilin e Tiranës kushtet ishin të mjerueshme. 

14 Komente

Keto ngjasojne me ato udhetimet iluminuese qe ndermarrin te rinjte perendimore ne afrike apo zonat indigjene te peruse ku kujdesen per kanalin e ujerave te zeza dhe ndergjefjesimin per perdorimin e kontraceptiveve nga zulute vendas. Te dy palet ngelin te kenaqur. Vendasit qe i perfilli bota dhe nuk u cuditen me pamjen e tyre. Vizitoret ndjehen mire per perphapjen e misonit te tyrecivilizues, ohh cfare katarsisi shpirteror.

Keta skane nevoje per lemoshe apo per vizita nje here ne vit qe sherbejne per te perkedhelur sedren vanitoze te vizitorve. Keta kane nevoje per pare te thate nga shteti, ai e zgjidh kete pune.

Me vjen keq te te them qe s'e paske shume idene qe njerezit ne ate moshe kane me teper nevoje per ngrohtesi njerezore sesa para te thata apo te njoma.

Dakort me viziten njehere ne vit. Prandaj duhet te jene me te shpeshta. Nuk bej dot akuza per familjaret. Njehere e nje kohe shkoja vullnetarisht ne nje tip azili (ne Amerike) ku ishin pleq qe jetonin ditet e tyre te fundit. U ndriconte fytyra kur na shihnin neve, te kishin nje njeri afer e te bisedonin.

Nevoje per ngrohtesi mbase kane ndersa per pare te thata kane patjeter.

Ku eshte ngrohtesia? Ngrohtesia ka vdekur, ashtu sic ka vdekur idealizmi romantik. Ne vend te tyre kemi vizita nje here motit qe nuk zgjidhin asgje. Ndaj ne mungese te vullnatarizimit dhe solidaritetit ne shqiperi keto gjera i zgjidh shteti/parja.Pagoji njerezit dhe shihe ti cfare ngrohtesie do shpalosin. Kjo eshte koha ku jetojme.

Ambientet ishin të pastra edhe pse ajri në të ishte dëshpërues.

ne c'kuptim ajri ishte deshperues ??

ah, une thash se c'e , fatkeqesisht edhe ketu shtepite e pleqeve jane si ato zogjte e mbyllur ne kafaz..........bile mendoj se pleqte shqiptare jane me , me fat , sepse jane me te lire ..........ne Kanada i mbajn mbyll si burgaxhinj neper kafaze smiley

Dhe fryma e dëshpërimit që na shoqëron teksa ngjisim shkallët për të mbërritur në dhomën e ngrënies sa vjen e shuhet.

(mos)kujdesi ndaj moshes se trete, tregon dobesine apo aftesine e qeverise dhe shoqerise. 

Te gjithe do plakemi nje dite dhe asnjeri nuk e di se si do e kemi fatin! Mendoni sikur te ishit ju nje nga ata! smiley

Ndersa politikanet jane te zene duke u pasuruar ne kurriz te shqiptareve, duke ndertuar vila, apo duke organizuar festa me disa qindra te ftuar, ketyre njerezve u refuzohen kushte bazike dhe nje banese te denje per te jetuar. Turp! 

Don't forget to pick up a bottle of wine for your mom for Mother's Day ! After all, you are the reason she drinks. Happy mother's Day to everyone.

...and Go Bruins Go ( shhhhhhtttt, I got some dollaro on them ) . smiley .See you tomorrow... or not. 

respekt, dollaro ose jo, kjo shenon nje kthese te re, Qemol. Rilinde dhe ti. Hapi tjeter, Red Sox dhe ne fund, Pats.

Ky paragrafi i fundit eshte i vertete, madje pleqte paguajne edhe gjobat aty sepse perndryshe nuk ua marrin rrobat per t'i lare ose nuk u ndryshojne llampat kur digjen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).