Dje në mbrëmje, artdashësit e Tiranës mbushën plot e përplot sallën e Teatrit të Operas e të Baletit. Kish ditë që ish lajmëruar një koncert i Tedi Papavramit, një solo për violinë me sonata të Bahut, dhe publiku ish përgatitur për të ndjekur violinistin e talentuar shqiptar me banim në Francë. Por koncerti i kapërceu pritshmëritë e publikut, gjë që ky i fundit e demonstroi me duartrokitje pa fund që i dhuroi artistit në përvjetorin e lindjes së tij (Papavrami kish datëlindjen).

Për më shumë se një orë, me tri ndërprerje, Papavrami me violinën e tij, pa piano, pa orkestër, pa partitura e pa lexhio përpara, bëri që në sallë të mbizotëronte një heshtje absolute. Ndërsa luante, në sfond kish imazhe pikturash të Rilindjes Europiane. Një dorë mjeshtërore kish bërë që personazheve të pikturave t’u lëviznin gjymtyrët e trupi, e kështu pikturat statike të shndërroheshin në imazhe dinamike filmike. Dhe e gjithë skenografia çahej e tëra në qendër nga një tunel, nga hynte e dilte Papavrami në intervalet e shfaqjes.

Shfaqja do të jetë dhe sot me sonata e partitura të tjera të Bahut.

Re.Pu.

5 Komente

bravo Tedi. Gezuar ditelindjen!

Ndërsa luante, në sfond kish imazhe pikturash të Rilindjes Europiane

 

 Bravo qeveria,,,

Tedi bravo, cun i rilindjes, cun tirone. 

Po ti qenke rrit e qenke ba burre, o Murrash !

Tedi qenka si Spartaku me vrime te mjekra. lol. Bravo, gud xhob! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).