Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipërinë qendrore mëngjesin e sotëm. Lëkundjet më të forta janë ndjerë në orën 3 të mëngjesit dhe sipas Institutit të Gjeofizikës, epiqendra e tërmetit është në zonën pranë Belshit dhe fuqia ka qenë 5.2 e shkallës Rihter.  Video. 

Pas goditjes së parë ka patur edhe 7 goditje të tjera, më e larta në 4 e shkallës Rihter. Thellësia e goditjeve është nga 2 kilometër deri në 14 kilometër në këtë zonë dhe lëkundjet e forta janë ndjerë në shumë zona, përfshi edhe kryeqytetin. 

Pranë epiqendrës raportohen dëmtime serioze në disa banesa, pallate dhe në disa ndërtesa shkollash. Kështu, goditja e parë prej 5.2 e shkallës Rihter e cila zgjati disa sekonda ka dëmtuar tre pallate në Cërrik dhe disa banesa në zonat periferike. 

Raportohen dëmtime në banesa me çarje muresh dhe rënie tavanesh edhe në Belsh dhe Gostime. Në Bashkinë e Belshit autoritetet kanë mbyllur shkollën e mesme e cila ka pësuar dëme serioze. Kjo ndërtesë ka qenë e dëmtuar edhe më parë dhe mësimi aty nuk po zhvillohet më. 

Këto janë dëmet e para të raportuara, ndërkohë është ngritur një shtab emergjence në Prefekturën e Elbasanit për të evidentuar dëmet e shkaktuara. 

Në shumë zona, banorët pas tërmetit të parë kanë dalë në panik nga banesat duke qëndruar deri në mëngjes nëpër rrugë apo automjetet e tyre nga frika e shtuar për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme të tokës.

Dëmtime banesash në Belsh dhe në Hysgjokaj të Lushnjes

Kreu i Emergjencave Civile pranë Bashkisë së Belshit ka vlerësuar situatën pas tërmetit duke deklaruar se dy banesa nuk janë më të banueshme.

Blerim Tafani: “Dy banesa janë krejtësisht të pabanueshme dhe rrezikojnë shembjen në çdo moment. Një tjetër lëkundje do të ishte fatale për jetën e banorëve që jetojnë në ato dy shtëpi”, thotë Blerim Tafani.

“Janë dëmtuar edhe shtëpi të tjera, por nuk paraqesin rrezik për shembje”, shtoi ai.

Ndërkohë, probleme ka edhe në komunën Hysgjokaj të Lushnjes, ku ka disa banesa të dëmtuara nga lëkundjet.

Mësohet se një banesë në këtë komunë ka dalë jashtë përdorimit pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm.

35 Komente

epo shyqyr qe ska pasur viktima, thuaj..  

kur bie termet ne Albanie, duhet te mbash zemren fort, sidomos  per ata qe jetojne ne pallatet e kohes se Dulles.. jo se keto te  tranzicionitsmiley  jane me te mira, po ato ndertesat e Dulles  jane kuje fare...

ne fakt, me shume besim eshte per t'u pasur te ato pallatet. Kane rene termete qe ne Itali kane shkaktuar me shume deme me te njejten magnitude, dhe pallatet e dulles s'i ka gjetur gje.

ne Itali bien vazhdimisht termete,shume me teper se ne Shqiperi,  qe  me se shumti   shkaktojne  deme te lehta materjale.  por ti mos e ke fjalen per termetin e L'aquila...  ok. po ai  ishte termet i vecante, i rende,  shkaterrues!   i pakrahasueshem me keto qe bien ne Shqiperi a gjetiu..  mbi 6 balle  dhe epiqendra ishte tamam atje, jo diku 100dra km tutje ne det p.sh..   plus qe ne L'aquila pas termetit te forte vazhduan per disa dite  me radhe  te binin termete te tjera, pak me te vogla ne magnitude,  por qe slane  ndertese ne  kembe.

jo per aquilan, e kam fjalen per nje termet ne vitin 1998 a 1999, qe shembi shume tavane shkollash ne Itali e krisi shume ndertesa, dhe kronikat ne mediat italiane dhane si shembull qe nje termet me te njejten shkalle kishte rene dhe ne Shqiperi e s'kishte bere aq deme.

po ti batuta te momentit qe gazetaret italjane i bejne me shume per te ironizuar shtetin e tyre i sjell si argument serioz ketu? jo, se kshu mbaj mend une ca deputet te opozites ne Norvegji, vjet a parvjet, qe thoshin se Shqiperia ka rruge me te mira se Norvegjia...smiley
nejse nejse, mos ndodhshin ne Shqiperi termete apo permbytje si ato qe po ndodhin ne Bosnje e Serbi, se do te jene katastrofale...

Belul mos ja fut kot. Pallatet e kohes te komunizmit kishin siguri aq sa mund te ofroje teknologjia. Jo vetem ne Shqiperi por ne cdo vend ku nderton nje shtet serioz ajo ndertese ka siguri. Ato ndertesa jan bere jo vetem me materiale te nje cilesie te mire por edhe ne vende te studiuara nga profesioniste te fushes pa patur babezine per ndonje kocke por friken e shtetit dhe ligjit. Te paret qe do ta hane nga nje termet do te jene ata qe kan bere ndertime kuturu pa leje, sepse edhe per 20 balle t'ja besh themelet nderteses ti, po ja ke bere ne vend te gabuar rrezikon.

Megjithate prap jam i mendimit se te gjitha ato ndertesa zgjebarake ku me tulla ku me llac... te gryera vende vende sikur i kan ngrene qente duhet o te shemben te gjitha te hapet vend per ndertime te reja o te renovohen. Shume prej tyre kan pesuar deme te medha te cilat duhen studiuar nqs perbejne rrezik per banoret gjithashtu.

ora, nuk shava cilesine e punimeve qe per kohen mund te quhet ok. por puna eshte se jane amortizuar tej mase sepse nuk eshte vene dore qofte per ti restauruar apo izoluar etj... por edhe kanalizimet e ujerave nen to, ne shume vende jane prishur gje qe ben qe ujrat e padisiplinuara tashme te gerryejne token.. keto pallate jane dhe do jene problem serioz ne Shqiperi!

Dakort jam me kete..por edhe ti shash ska ndonje gje mor burrr... pallate zgjebarake ishin e jane. Shtet qe mendoi vetem per lufte dhe i la shqiptaret nje familje ne nje dhome guzhine ne pallate zgjebarake.Ideologjia e tufezimit. Ate te mire kishin vetem , qe ishin ne kushte normale te sigurise dhe teknologjise te kohes.

Kurse une mendoj se ato pallatet zgjebarake do i rezistojne kohes,e do u vi radha per tu prishur pallateve te reja qe jane ndertuar apo po ndertohen akoma,me perjashtime te vogla. E drejte qe kane armotizim e duhet nderhyrje,do ishte e cuditshme e kunderta, sidomos ne kanalizime(te cilat behen pa shume shpenzime),por me gjithe modifikimet e ndryshme te bere nga banoret qe i kane zbehur disi bukurine,mbeten estetikisht pallate shume here me te bukur se shumica qe jane ndertuar gjithe keto vjet e sidomos arma me e forte e tyre mbetet qe jane te jetueshem e plot drite.

Edhe po te shash cilesine e punimeve ke shume te drejte Belul, cilesia ose markat e hekurit dhe betonit ne vendin tone lene shume per te deshiruar. Nuk kontrollohen nga askush ose me rastin me te mire marrin ca miliona nen dore, s'ka studime te mirefillta gjeologjike etj etj. Ndertimet vertete ta shpifin, behet pallati 12 - 15 katesh pa sigurine minimale..

po ti batuta te momentit qe gazetaret italjane i bejne me shume per te ironizuar shtetin e tyre i sjell si argument serioz ketu? jo, se kshu mbaj mend une ca deputet te opozites ne Norvegji, vjet a parvjet, qe thoshin se Shqiperia ka rruge me te mira se Norvegjia... [smiley]
 

Jo mo jo, ishte fakt, jo ironi. Po hetonin se pse e njejta magnitute kishte shkaktuar me shume deme ne Itali se ketu. Ne patem per dy jave rresht termete ne ate vit, qe shkonin deri ne nente termete ne dite, dhe tundjet ishin aq te forta sa iknin guret e bilardos sa andej ketej, e mbaj mend si tani, dhe dera e hekurit te shtepia ime kerciste sikur te ishte duke kaluar nje tren. 

Ato te kohes se Dulles I rezustonin deri ne 7 ball me sa mbaj mend .

Si i kane hap themelet per dyqane, i rujt ... dulla.

edhe kur ka rene ky termeti 7-balle qe i rezistuan ato..??       atyre u ka rene suvaja (ato qe kan suva)  pa termet fare, ti thua rezistojne 7 balle..   po ato qe kane bere  ne faqe kodrash i ke pare..  jane akoma me keq, se me gryerjen e ujrave,  ka reshqkitur edhe toka pak per rrjedhim kane levizur nga themelet e ca  duken  si kulla Pizes..

jo tamam. Edhe per arsyen e thjeshte qe nuk ka earthquake-proof buildings. Pastaj nuk perllogarit dot se si mund t'i rezistosh nje godije anesore. Biles, mesa kam degju, godinat thjesht me mure tullash te lidhura me llac ose ato me blloqe betoni konsiderohen si me t'rrezikshmet nga ana strukturore per t'i rezistu nje termeti pasi lidhja strukturore e nderteses konsiderohet e dobet. Ki parasysh pastaj qe ndertesat e kohes se merhumit ishin 3, 4 ose 5 katshe. Vec nji 15 katsh dhe ca 9 katshe u ndertuan.
E vertete eshte tjetra, qe inxhinieret projektus po sidomos ata zbatus punonin me pergjegjsi sepse ne rast fatkeqsie i priste burgu. Ne aspektin qe nuk bente njeri lojra me cilesine e cimentos ose hekurit edhe pse pergjithsisht, cilesia e materialeve ishte ajo qe ishte

Alba 2265, ndertimet ne Shqiperi dhe pergjithsisht ne bote jane bere per t'i bere balle nje force prej 8'5 balle te shkalles rihter, perjashtime bejne urat, objektet ushtarake te rendesise se veçante dhe hecet e medha, por dhe keto te fundit jo te sigurta. Ju e dini se forcat e natyres jane te paperballueshme shpeshhere dhe aq me teper sot qe njeriu ka shkaterruar dhe bere gropen vetes kesaj ane. Do Zoti e s'bie ndonje si ai i Peshkopise ne vitet 60 apo i Shkoder - Lezhe ne fundvitet 70 s'e ka per tu bere hataja vete..

Hecet jane projektuar per nje termet shkalle 10.pallatet e kohes se Dulles sidomos pas 1979 kishin masa ekstra per ngarkesat sizmike .hyzmetin ia kane bere PO Dora ne zjarr nuk vihet .kur ndertesat e japonezeve perdridhen si makarune nga termeti kuptohet tonat .

ki parasysh qe me pune vullnetare jane bere...ku mgjthe friken, edhe vidhej...ku nje thes cimento, gelqere etj. Pastaj deri tani (duart aty), nuk jane vene ne test. Termete te tilla pacim smiley

Patjeter sidomos pas viteve 80 nese vereje suvate nga jashte dukej muti si paparune se ia kishin vjedh cimenton e kish mbet vetem rera.pastaj betoni nuk behej ne fabrike PO ne kantier nga punetore te uritur me 4000 leke te vjetra ne muaj.tani PO ndertojne ngjit me pallatet e vjetra duke rritur sforcimet e dheut nen themeli.nuk di nese keta pafillot kane ndonje plan urgjence per worst case scenario apo shkojne me :he mo se nuk ndodh?

Cfare di per zonen e Belshit i nderuar Belul ... Kujt zone sismike i perket ? Ke pjese Teritori njef atje pervec leximit te Sami Frasherit smiley me qe ke perdorur nje shprehje njesoj si per Afganistan e Moglice  

"po ato qe kane bere  ne faqe kodrash i ke pare ".. tek cilat Kodra ?

Ps desha te them qe vargjet e Nolit jane akoma smiley

Lehni laro kaba ,,, po jo ne kuptimin qe je Laro zotrote po qe ke ngjashmeri me qenin ne kete Rast ! Bie kjo , ne se Flet ne masshtabe smiley xhigande qe perfshijne Ballkanin rajonin e me Gjere e Gjate !

"po ato qe kane bere  ne faqe kodrash i ke pare ".. tek cilat Kodra ?

-te kodrat pas bregut, oidriso..smiley

e ke bere  komjuterin me sensore njohese...  ben vaki te  permendet Dulla  dhe koha e tij (negativishtsmiley.),  bie alarmi, tundet laptopi dhe shtepia..smiley    

shiko, behet fjale per pallate ne qyteza te vogla por edhe fshatra.. kryesisht qytezat e reja, ato te minatoreve,  bie llafi ne Memaliaj etj etj, se fundja jemi vend kodrinor-malor, oidriso.. 

tashi, jo se keto pallate jane bere maje kodrave, jo... por jane bere ne faqe apo rreze tyre.  dhe keto qe  po them, nuk i shpika  tani me kete rast, por i kam pare neper reportazhe nga kanale te ndryshme televizive... banoret pra, kane kohe qe ankohen  sepse  vertet  ka probleme serioze me keto pallate per shkak te reshkitjeve te dheut..smiley

Qarte ...dhe flm dhe per kostatimin per Dullen smiley Na per te miren tuej mundohna !

 Kisha nje hije dyshimi qe po flisje sipas kronikave televizive ose brigjeve pas kodrave smiley Prandaj shkrova qe "bije " varianti Nolit .Tani bindem qe nuk po Flisje per Dumrene smiley jo per gje por per ate sikur ishte prurja !

Per qejf Tat edhe ne Dumre ( Belsh fshat e qytet )  ka pas "vije te verdhe " dhe kjo nenkuptonte midis shume te tjerave ...Leje Ndertimi te dhena Ne Zona Jo aktive te sizmes .te studiuara nga Sizmologe e Gjeologe ! Ke dhe Harte ne rang Vendi per kete !

Na fal qe te njoftuem se keto te dhena  bejne  fjale per Kohe te Dulles jo  te Berihajt Sali Qenefit :

Bini Burra ! Kamunizma Rae !

smileysmiley 

e ke qendisur ket

Do i rregulloj qeveria demet materiale te shkaktuara nga termeti?

apapapapaaaa....gjithe noten pa gjume smiley

Aman portretin e Komandantit smiley Vuri edhe nje gozhde shtesë per siguri dhe afroje tapetin deri te rronza e murit smiley

E vetmja kornize qe nuk kishte leviz nga vendi smiley

E ka thone poplli, "muri lu burri s'lu" 

pa shih pa shih, paska rene termet ne shqiperi dhe ne nuk dikemi gje. merrvesht.

i shkoi pordha ne zemer shqipove, duhet naiher qe te futen ne orbite. Po me vrasjet, si jemi?

e me , kemi arrit me bo shaka ene per kshu gjojnash e smiley   , tamam humor demokracie rilindje  smiley

nejse, ene humori per dy kokrra patate aty aty ishte

Termeti mos rente o njerez se po ra, s'di ca merr e ca rrezon. Aty ku eshte Shqiperia nuk ka rrezik maksimal... zonat malore te Shqiperise jan me te sigurtat ne rajon. Duhet vetem te kujdesemi per natyren, pemet, lumenjte etj qe mos ta demtojme. Te paret tane qe u jan qepur atij vendi me mish e me thonj ja kan ditur vleren. Italia eshte shume e pasigurte ne pikpamjen historike, vullkane, termete etj fenomene natyrore i ka tek dera dhe mund te ndodhin nga casti ne cast, dhe poashtu edhe Greqia.

Fenomeni i tërmeteve në vendin tonë 

Cilat janë zonat me ndjeshmëri më të madhe? 

Toka jonë është planet në zhvillim dhe proceset e ndryshme natyrore janë të vazhdueshme dhe të pandalshme. Veprimtaria e tyre shkatërrimtare ka bërë që njeriu të thellohet në studimet e tyre për të arritur që të bëjë parashikime të mundshme për të minimizuar dëmet, të paktën për të kursyer jetë njerëzish. Në Shqipëri rreth 40 vjet më parë u krijua Instituti i Sizmologjisë nga specialistë të pasionuar. Ata me punën e tyre kanë përgatitur hartat sizmike për të shprehur rajonizimin e sizmicitetit në Shqipëri duke evidentuar zonat më të rrezikshme për tërmete, ose për t’u treguar konstruktorëve të ndërtimit se duhen marre masa konstruktive për t’u bërë ballë dukurive të mundshme të tërmeteve. Është për të ardhur keq që Instituti i Sizmologjisë u prish sikurse dhe të gjithë institutet e tjera.

Në Shqipëri kanë ndodhur shumë tërmete. Ato janë studiuar nga specialistët sizmologë dhe janë rajonizuar zonat me sizmicitet të lartë dhe mesatar. Në hartën e intensiteteve maksimale janë dalluar zonat me intensitet të vrojtuara maksimalisht IX,VIII,VII dhe VI ballësh të shkallës MSK-1992. Zonat IX ballëshe janë zona të vatrave të tërmeteve të fuqishëm. Intensiteti maksimal i të cilave ka qenë IX ballë (ose më shumë). Ato janë dalluar nga jugu në veri: Zona e Konispolit,e Kudhës-Kuçit të Vlorës, të Korçës, të Pogradecit, Gollobordës, Durrësit dhe zona e Shkodrës. Zona VIII ballëshe përfshin të gjithë pjesën perëndimore të Shqipërisë, nga Jug-Perëndimi deri në zonën e Koplikut në veri, korridorin Elbasan-Peshkopi dhe zonën e Leskovikut. Zona VII ballëshe përfshin pothuajse të gjithë pjesën tjetër të territorit shqiptar.

Pra, sikurse shihet i gjithë territori i Republikës së Shqipërisë është aktiv nga pikëpamja sizmike. Të gjitha tërmeteve të ndodhura u është bërë një analizë e thellë dhe ka rezultuar se një tërmet me M=5.0 e ka periudhën e përsëritjes 3.6 vjet. Një tërmet me M=5.5 e ka këtë periudhe 10.1 vjet. Një tërmet me M=6.0 e ka 29.1 vjet. Një tërmet me M=6.5 përsëritet çdo 93.9 vjet, ndërsa një tërmet me M=7.0 e ka periudhën e përsëritjes 505.6 vjet. Probabiliteti në këtë përllogaritje është 75 për qind. 

Tërmetet nuk mund të parashikohen, por si mund të mbrohemi?

 Me analizën e të dhënave që kemi, u japim të dhëna konstruktorëve që të bëjnë ndërtime antisizmike. Konkretisht, kanë ndodhur tërmete që kanë rrëzuar konstruksione shumë të forta, për të cilat mendohej se mund të përballonin një forcë të madhe. Tërmetet nuk mund të parashikohen, po duke qenë të përgatitur nga rajonizimet e kryera, mund të merren masa efektive për të mos pasur katastrofa të dhimbshme. Ato, ka gjasa që të parashikohen nëpërmjet disa treguesve, si për shembull shpërthimi i gazit radon dhe për raste të tilla nevojitet Instituti i Sizmologjisë, i cili monitoron dhe bën studime të vazhdueshme.

Në Kinë, në vitin 1973 në një qytet me disa milionë banorë, sizmologët parashikuan një tërmet të mundshëm dhe evakuuan 4 milionë njerëz. Pati lëkundje dhe qyteti u rrafshua. Puna e institutit u vlerësua, sepse u arrit të shpëtohen gjithë ata banorë. Duke bërë monitorim të vazhdueshëm shkalla e ndikimit shkencor rritet dhe mund të arrihet apo t’i afrohesh një rasti të tillë. 

Cili është roli i Institutit të Sizmologjisë dhe në ç’gjendje ndodhet ai sot? 

Modeli i zgjedhur me qendrat shkencore është i dështuar. Unë do ta quaja edhe antikombëtare. Shkatërrimi i instituteve e ka denigruar shkencën shqiptare, duke e humbur efikasitetin e vet. Instituti i Sizmologjisë ka qenë një ndër institucionet më prestigjioze, i cili kishte arritur në nivel ndërkombëtar, edhe kjo tregon se specialistë të Institutit të Sizmologjisë kanë konkurruar dhe janë aktivë në institucione prestigjioze edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një prej tyre është Betim Muço. Pikërisht, zvogëlimi i kapacitetit të këtij instituti dhe kalimi në një departament të thjeshtë e ka ulur efektivitetit e vet. Pra, në këtë aspekt, shkenca shqiptare është dëmtuar.

Për 8 vjet kjo qendër ka qenë nën administrimin e Universitetit Politeknik, por kjo formulë ka dështuar dhe duhet korrigjuar. Në Shqipëri është bërë një punë e keqe me këtë pjesë. Monitorimi nga këto institute për çdo lloj fenomeni, do të thotë minimizim i fatkeqësive që mund të ndodhin. Konkretisht, ja çfarë po ndodh tani në Serbi me përmbytjet. Ato janë të paparashikuara dhe vetëm pas 100 vjetësh mund të ndodhin. Por kështu ndodh edhe në vendin tonë dhe mendohet se gjithçka do të shkojë mirë. E keqja ndodh vetëm një herë, por mungesa e institucioneve efikase që merren me këto probleme, natyrisht të lë zbuluar dhe nuk ka një përgjigje konkrete për marrjen e masave. Në mënyrë urgjente duhet të rikrijohet Instituti i Sizmologjisë.

Burimi
Shekulli.com
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).