Deri në shekullin e 19-të ishte ende “epoka e artë” e kitarës. Të kënduarit me kitarë ishte forma më popullore e muzikës vokale. Por gradualisht, ajo doli në sfond.

Megjithatë, ndjeshmëria e tingujve të kitarës ende mbetet diçka shumë personale dhe intime, sidomos kur bëhet fjalë për këngët e dashurisë. Ndaj ia vlen të shkosh këto ditë në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, ku do ta mbahet Festivali Ndërkombëtar i Kitarës. Artistët më të njohur dhe më të vlerësuar të cilët ua kanë kushtuar jetën tingujve mahnitës që burojnë nga telat e kitarës, për katër ditë me radhë do të jenë pjesë e mbrëmjeve magjike që organizon Fondacioni “Guitar Foundation of Albania” në bashkëpunim me Universitetin e Arteve të Tiranës. Ky është edicioni i tretë ku sërish do të prezantohen koncerte të kitaristëve të famshëm botërorë, masterklase për studentët, konkursi ndërkombëtar i kitaristëve, konkursi ndërkombëtar i kitaristëve të vegjël, workshop-e, ekspozita etj.

Kitaristi holandez, Han Jonkers vjen për herë të parë për t’u bërë pjesë e këtij eventi që organizohet në Tiranë. Ai ka studiuar kitarën me Hans Lutz Niessel. Është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare. Që prej vitit 1981 ai jeton në Zvicër dhe ka interpretuar si solist në ansamble të muzikës së dhomës në të gjithë botën. Disa kompozitorë kanë shkruar vepra vetëm për kitarën e tij. Ka zhvilluar recitale në vende të ndryshme të botës, si në Zelandën e Re, në Nju Jork deri në Afrikën e Jugut. Është president i Shoqatës Europiane të Kitaristëve. Fokusi i punës artistike të kitaristit gjerman, Carsten Linck, është muzika e dhomës.  Repertori i tij përfshin muzikën e hershme të Rilindjes, por dhe kompozime bashkëkohore.  Në bashkëpunim me këngëtarë dhe instrumentistë si pjesë e ansambleve të ndryshme, ai ka dhënë koncerte në qendrat më të mëdha kulturore në Gjermani dhe në vende të tjera europiane. “Unë kam luajtur në kitarë që kur isha 17 vjeç. Kitarën e parë e bleva në moshën 12-vjeçare”, – thotë kitaristi Dave Goodman, që vjen nga Kanadaja për t’u bërë pjesë e këtij festivali. “Unë nuk jam i pasur dhe i famshëm (edhe pse nuk është shumë vonë), por jam i pasur përtej fjalëve me atë që me të vërtetë ka rëndësi për mua”, – thotë Goodman. Koncertet e kitaristit Knuth Schoch nga Gjermania, janë pritur gjithmonë me entuziazëm nga publiku për shkak të freskisë dhe intensitetit në interpretim që demonstron vlerë dhe rigjallërim të interpretimit me kitarë, sikur të kishte jetuar në shekullin e 19-të. Schoch ka studiuar në Shkollën e Muzikës në Hamburg dhe ka punuar në klasa të ndryshme me mjeshtra të njohur të kitarës, si Jill Feldman, Ian Partrige, James Wanger dhe Harmut Holl. Repertori i tij mbulon një gamë të gjerë veprash të periudhës së Mesjetës, por edhe muzikë bashkëkohore. Përveç muzikës së dhomës, ai i është përkushtuar dhe operas klasike. Në fokus të punës së tij është muzika e para viteve 1800 dhe interpretimi i saj historik. Ka dhënë koncerte në vende të ndryshme të botës që janë transmetuar në radio dhe tv të rëndësishme. Koncertet e tij janë “dokumentuar” me mbi 80 CD që mbajnë dhe logon e shtëpive diskografike më të njohura në Europë. Fituesi i konkursit të një viti më parë në Tiranë, kitaristi Neno Munitic nga Kroacia vjen tashmë si i ftuar në festival.

Shqipëria nuk është vetëm vendi organizator i Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës. Admir Doçi, Edison Misso dhe Helidon Goro janë pjesë e mbrëmjeve koncertore që do të mbahen gjatë katër netëve të Festivalit. Pjesë e këtij eventi është dhe konkursi ndërkombëtar. Juria, e përbërë ngaAdmir Doçi, Han Jonkers, Knuth Schoch, Carsten Linck, Xhevdet Sahatxhija, Neno Munitic, Edison Misso dhe Helidon Goro do të gjykojnë më të mirin. Konkursi do të zhvillohet në dy faza. Në fund do të shpallen dhe fituesit e tri çmimeve të para.

9 Komente

nice

Shume mire, por nuk na thone se ne cfare datash do te zhvillohet aktiviteti. smiley

thanks!

bukuria e kryeqytetit,ne nje ane greve papunesie,ne nje ane koncert 

Te gjitha na i kishte ...Xhemileja, por na i mungonte vetem.... Ferexheja !

hahahaha,une e dija Hatixheja

Epoka kti timit. E arte thote. Ku ka pas tirona epok te arte kitare se na habiten me kto hiperbola. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).