Të përkthesh fjalën apo shpirtin e gjuhës? Të përkthesh formën gjuhësore, shenjën leksikore, apo traditën që kodifikohet brenda saj? A mundet tradita e tjetrit të lexojë traditën tënde, ashtu si gjuha e tjetrit lexon gjuhën tënde? Kjo është një pyetje thelbësore në epokën e ndërkulturorësisë (interculturalitet), për më tepër të përhapjes së shpejtë të dukurisë së dygjuhësisë (bilingualizmit). Kjo e dyta është aq e pushtetshme tashmë, sa mund të flitet për një metaligjërim, gjysmë shqip dhe gjysmë anglisht. Nuk është vetëm dukuri e gjuhëve të vogla. Filmi “Spanglisht” apo libri “Parlez vous franglais?” janë vetëm dy prej dëshmive të pushtetit të këtij ligjërimi, ku gjuha shfaqet vetëm në nivelin e komunikimit. Në fakt, gjuhët kanë hierarkinë e tyre. Një prej ligjeve që rregullon raportet ndërgjuhësore është ai i diskriminimit të gjuhës së shkollës prej gjuhës amtare. Por edhe gjuhët joamtare kanë hierarkinë e tyre: janë gjuhët e krijimtarisë, gjuhët e punës dhe gjuhët e komunikimit. Nëse me një gjuhë komunikimi provon të hysh në sferën e krijimtarisë, kjo do të ishte aventurë. Sepse në krijimtari ka të tjera kërkesa dhe tjetër shkallë ligjërimi. Të përkthesh fjalën do të thotë të përcjellësh informacion. Këtë tashmë e bën edhe një ordinator me fuqi të mesme. Por një “makinë e mençur” nuk do të arrijë kurrë të përkthejë ngjyresat e brendshme të një gjuhe. Një nga veprat më të njohura të shkrimtarit I. Kadare, romani “Prilli i thyer”, është përkthyer në anglisht me titullin “April Broken”. Megjithëse i cilësuar si romani i “kultit shqiptar të nderit”, një prej atyre albanizmave që shumë dijetarëve të huaj u ka mjaftuar për të përveçuar botën tradicionale shqiptare, pothuajse në të gjitha gjuhët e huaja titulli i romanit “Prilli i thyer” nuk e ruan kuptimin e idiomës së ligjërimit etnozakonor burimor: prill i thyer, 17 prill, dita e fundme e “jetës në besë” të Gjorgut, dita e fundme e mbrapsht-numërimit (countdown timer-it) të jetës së tij: prilli në të sosur, prilli në të mbaruar, prilli tashmë i thyer; ashtu siç do të ishin përkthyer dhe idiomat e tjera me kuptim të mbyllur të shqipes, që formojnë një gjedhe të vetme: ditë e thyer, javë e thyer, stinë e thyer, dimër i thyer, acar i thyer, hënë e thyer, mot i thyer, moshë e thyer. Prill përtej gjysmës.

Pyetja nëse duhet përkthyer fjala si shenjë komunikimi apo gjuha si bartëse e traditës, mund t’i dalë njeriut shumë shpesh, sidomos duke këshilluar disa përkthime prej shqipes në anglisht, në formën e librave të botuar. Në njërin prej tyre, titulli i një prej pikturave më të njohura të Kol Idromenos “Motra Tone”, që në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës në shqip do të thotë “Murgesha Antone”, ishte dhënë në anglisht “Our Sister”. Mund të merret me mend se sa larg i qëndron idiomës origjinale forma e dhënë në anglisht. Në këtë rast punën e ka ngatërruar forma përkëdhelëse e një emri ungjillor. Po pikërisht atje ku gjuha ka shpirt, atje përkthimi nuk mjafton, duhet doemos edhe tradita: në frazeologji, në fjalët e urta, në përshëndetjet, në urimet, në mallkimet, në rrënimet dhe bekimet, në fjalët e ngushëllimit dhe të të kremteve tradicionale. Për të paraqitur se sa e domosdoshme është tradita për përkthimin unë kam zgjedhur një libër me subjekt shqiptar, shkruar nga një eksploratore amerikane pas një udhëtimi të vështirë në viset veriore të Shqipërisë. Libri quhet “The Peak of Shala” dhe mban emrin e Rose Wilder Lane. Kam zgjedhur këtë libër, sepse tradita implikon përkthimin dhe sepse vetë përkthimi është i shumëfishtë: nga shqipja nëndialektore veriore me karakter etnografik në anglishten standarde, nga anglishtja në shqip në tri përkthime të ndryshme: dy në Tiranë dhe një në Kosovë.

Në të tri përkthimet prej anglishtes në shqip të librit “The Peak of Shala”), përshëndetja tradicionale e shqiptarëve të veriut “A ke mujt? Si ke mujt?”, që ka kuptimin “A je i mujshëm, a je shëndoshë, a je mirë, domethënë a nuk je i pamundur, i sëmurë?”, që është një prej formulave të ngurta gjuhësore, fillimisht ishte kthyer në anglisht në formën “How could You” dhe pastaj ishte kthyer sërish në shqip në formën “Si keni mundur të ngjiteni deri këtu?” Pikërisht kjo “tradhti” e madhe e përkthimit, kjo ikje e kuptimit të fjalës prej traditës, më nxiti të shtroj këtë çështje. Por le ta shohim se çfarë ka ndodhur realisht në përkthimin gjuhësor, që është i saktë, por pa shpirtin e gjuhës vetë, pa psikologjinë e saj: Kalimi nga goja e mbledhësit në gjuhën e tij amtare dhe pastaj te riinterpretimi shqip ka sjellë shpesh largime aq të mëdha sa të humbë vërtetësia e burimit. Ja se si shmangen në këtë proces edhe sintagmat më të thjeshta, duke iu referuar librit të Rose Lane, domethënë ato që zakonisht quhen idioma me kuptim të mbyllur, shprehje të ngurtësuara, urime, mallkime, rënkime, përshëndetje; formula të gatshme të ligjërimit etnografik:

1. Shkalla e parë: – fjalia burimore shqip: “A keni mujt?!”, “Si keni mujt?” (përshëndetje e malësorëve të Shalës për autoren e librit) – idiomë me kuptim të mbyllur, përmbajtja e së cilës vjen nga “i mujshëm” – “mirë me shëndet”, sikurse ruhet dhe në të folmet jugore te “jam i pamundur”, me kuptimin “A jeni mirë me shëndet, a jeni të mujshëm apo të pamujshëm?” Ismail Kadare, në esenë “Autobiografia e popullit në vargje”, Tiranë 1980, shprehet se edhe emri i Mujit, kryekreshnikut të eposit shqiptar, duhet të ketë lidhje burimore me “i mujshëm”, “i fuqishëm”, dhe më tek edhe “mujs”, “mundës”, “ai që i mund/mposht të gjithë”.

2. Përkthimi i mundshëm anglisht (neutral, pa ngjyresat që fjala ka prej traditës): “How are you!” (idioma më e afërt që mund t’i përgjigjej në përkthimin anglisht).

3. Si mund të jetë përkthyer anglisht: “How could you?!” (me sa duket përkthimi i fjalëpërfjaltë që i ka bërë interpreti idiomës vendase, duke ngatërruar dy kuptimet e paskajuara të foljes “me mujtë”, “me pasë mundësi” dhe “me qenë i fortë”.

4. Përkthimi shqip i kohëve të sotme: “Si keni mundur të vini deri këtu?” (rikthimi shqip i shprehjes fillestare “A keni mujt?!” prej anglishtes): Njëri version: “E si keni mundur?” duke nënkuptuar: “Si keni mundur të arrini deri këtu?”. Versioni i dytë: “Si keni mundë” – që do të thotë: “Si mundët të arrini këtu”. Ikja prej kuptimit burimor ka filluar qysh në përkthimin e parë. Malësori i Shalës nuk ka pasur aspak në mendje të pyesë miqtë e largët se si ia kanë dalë të ngjiten aq lart, por thjesht të pyesin për shëndetin dhe gjendjen e tyre. Mund të merret me mend se sa larg prej burimit shkojnë objektivisht tekstet folklorike të mbledhura prej të huajsh dhe të interpretuara e riinterpretuara pastaj nga njëra gjuhë në tjetrën deri në rikthimin shqip.

Përkthimi i fjalës, pa psikologjinë e gjuhës, pa traditën e përdorimit të saj, pa mendësinë që përmban, do të thotë pamundësim i interkulturalitetit. Ekziston veprimi i ligjit të diskriminimit të gjuhës së tjetrit prej gjuhës amtare. Ekziston gjithashtu dhe përhapja e shpejtë e një anglishteje teknokratike, të reduktuar në një minimum fjalësh, kryesisht të përdorimit kompjuterik. Te gjuha rron shpirti i popullit dhe kjo është arsyeja që ne shpesh e dëgjojmë shprehjen “Ky tekst duhet anglifikuar” apo “ky tekst duhet shqipëruar”, sepse vërtet fjalët janë të gjitha aty, por njëra gjuhë ka lexuar tjetrën, jo njëra traditë tjetrën. Interkulturaliteti nënkupton që gjuha dhe tradita, përkthimi i fjalës dhe i shpirtit të saj, traduction and tradition, të jenë bashkë dhe condition sine qua non për njëri-tjetrin.

70 Komente

Shkrimi m'u duk i dobishem. Sipas meje, perkthyesi mundohet te rroke qellimin e tekstit, ku hyn po ashtu edhe njohja e sfondit historik e kulturor te autorit, dhe pastaj perpiqet qe kete ta nxjerre pa shume humbje ne bregun e gjuhes dhe kultures se vet. Gjuha eshte dhune fundi i fundit. 

Gjuha eshte dhune fundi i fundit.

varet nga konteksti. nese e legjitimon ndienja, gjuha mund te jete e bukur. smiley

Ndjenja nuk legjitimon dot dhunen, si mund te legjitimoje gjuhen?

sepse gjuha nuk eshte gjithmone dhune. eshte mjet komunikimi. dhe me fjale mund te percosh edhe ndienjen, jo vetem dhunen. shembull:

Rri sonte te une! (Frederik Rreshpja)

Hena mbi lume vizaton
nje ure per endrrat e yjeve;
Reja gri, si mall i harruar,
ve kryet mbi duart e pyjeve.

Ti erdhe neper udhen e henes,
celi gonxhe edhe pragu i portes.

Rri sonte te une,
sa te behen trendafilat e drureve te vdekur!

Mund te gjesh dhune ne keto vargje?

smiley Edhe dhuna nuk eshte gjithnje e keqe. Gjuha na kushtezon, na pershkon (Lacan), na parathote, na perdor. Ndaj them qe eshte dhune.

dhuna eshte gjithmone e keqe. smiley

eshte e vertete qe gjuha kushtezon, persa kohe e perdor me tru. por nese fjalet i "thote" ndienja dhe i "degjon" serish ndienja te tjetri, atehere gjuha eshte njelloj si nje veshtrim i hedhur me ndienje e i kapur me ndienje nga tjetri, apo cdo lloj menyre tjeter tejcimi i ndienjes. kete nenkuptoja me legjitimim ndienje.

gjuha nuk eshte ne gjendje te na perdore, por ne mund te lejojme trurin te perdore ndienjen. smiley

Si çdo gje tjeter natyrshem krijuar gjuha eshte duale, pra ne rastin ne fjale eshte dhune dhe njekohesisht e kunderta e dhunes, varet.

Eshte gramatika dhune, ose me mire e konceptuar si dhune ne epoken moderne.

Ne nuk mund te heqim qafe Zotin, perderisa besojme akoma tek gramatika.

                                                                                                        Fred Niçe

Ky esht epitafi i letersise.

 

P.S.

Edhe nje rresht me koka te verdhe te qeshura qe te mos na ndjehen te dhunuar bashkebiseduesit, t'i marrim me te mire se i kena me kimet:

smileysmileysmileysmileysmileysmileysmileysmileysmileysmiley

Ne fund po i fus nje llape si deshmi per natyren duale te gjuhes (gjuhe-llape si vale-thermije):

smiley

 

Chomsky flet per nje Dispozitiv te marrjes se gjuhes, qe eshte i rrenjosur ne strukturen tone biologjike (femija eshte ne gjendje te ndertoje dhe te kuptoje fraza qe s'i ka degjuar me pare), dhe qe na ben te afte te kuptojme elementet e perbashketa te te gjitha gjuheve (te ashtuquajturen Gramatike universale).

Mos! smiley Qenke e v-mendshme. smiley

(per filanin) Po te ishte e vertete kjo qe thua vjershat e adoleshenteve do te ishin poezite me te bukura ne bote. Nuk jane. Kjo mund te kete lidhje me themelin empirik te metafores (sipas Gjuhesise konjitive). E thene banalisht, meqe nje adoleshent nuk ka jetuar gjate, nuk ka mundur te magazinoje shume bashkelidhje (correlations). Ai eshte vetiu i varfer ne metafora. Si pasoje eshte ose ventrilok, pra i folur nga brenda prej metaforash te marra hua (nga rrethina socio-linguistike, librat e lexuar...), ose qesharak (sepse i pavend, i parregulluar ne ato qe thote).

Ne te dyja rastet eshte "i dhunuar" nga gjuha, e cila paraekziston, e parathote.

Fin, nuk te duket se je kontradiktuar ne çike ne me pak se 10 minuta?

(per filanin) Po te ishte e vertete kjo qe thua vjershat e adoleshenteve do te ishin poezite me te bukura ne bote. Nuk jane. Kjo mund te kete lidhje me themelin empirik te metafores (sipas Gjuhesise konjitive). E thene banalisht, meqe nje adoleshent nuk ka jetuar gjate, nuk ka mundur te magazinoje shume bashkelidhje (correlations). Ai eshte vetiu i varfer ne metafora. Si pasoje eshte ose ventrilok, pra i folur nga brenda prej metaforash te marra hua (nga rrethina socio-linguistike, librat e lexuar...)

 

(per heretikun) femija eshte ne gjendje te ndertoje dhe te kuptoje fraza qe s'i ka degjuar me pare.

Por mo u merzit, kontradikta "eshte dialektike", vete Chomsky eshte kontradiktor kur, megjithse llapazon tipik majtas rrokanis per rrethana dhe marrdhenie ne prodhim si determinuese per superstrukturen imperialiste qe synon te shnderrohet fatalisht ne socialinguiste, nuk rri pa llap per Gramatikon Universale qe ekziston objektivisht e pavarur nga rrethanat dhe marrdheniet ne prodhim qe synojne te behen fatalisht nazo-llapiste smiley.

 

Po nuk eshte faji i Comskit se njihet nga populli i gjer vulgar majtist vetem per "kritikat" ndaj neoimperializmit. 

smiley

Po nejse, ja per te te bere qejfin ty dhe finisterrkes: Comski sikur po terhiqet; nuk do ta deklaroje hapur; pra as nuk thote se eshte gjenetike-evolutive, dhe as unike e njeriut. Sidosi te dyja, ne terma politike apo te filozofise politike, shoqerore e me gjere, cojne uje ke mulliri banalisht i ashtuquajtur djathtist. 

(Comski punoka edhe ke MITi... more. smiley

"femija eshte ne gjendje te ndertoje dhe te kuptoje fraza qe s'i ka degjuar me pare"

Prandaj dhe po te degjosh Mongolezshe per here te pare e kupton te gjithe. smiley

Shtova argumente te tjera ne bisede: poezia e adoleshtetit eshte nje lexim imi personal, kurse permendja e Chomskyt eshte bibliografike. Por nuk se metafora si carrefour konjitiv e perjashton Dispozitivin per te cilin flet Chomsky. Edhe Sistemi i suportit ne mesimin e gjuhes, qe eshte ambjenti shoqeror, i Jerome Brunerit, megjitheqe i kundervihet Dispozitivit te Chomskyt, nuk e rrezon ate.

Metaforat dhe figurat letrare jane si simbole, si truizma, qe perdoren mes individeve qe njohin dhe nderveprojne me te njetat procese. Eshte njelloj sikur nje femije kopshti te ndertoje metaforen duke e mbushur me referenca per dhe nga filmat vizatimore, personazhet e tyre, dhe ato qe ndodhin atje.

 

dhe bebet sapo lindin fillojne e recitojne Hamletin

Sekreti eshte mundesite te trurit njerezor dhe plasticiteti i tij. Por gjuha eshte mjet i shoqerise dhe ajo ia meson robit.   

Flet per sintaksen gjenerative, Çomski.

Gjuha nuk eshte mjet i shoqerise njerezore. Ai eshte nje koncepsion teresisht i gabuar i natyres njerzore. Ne kemi gjene, gjenet trashegohen, te formesuara nga evolucioni. Ato per te cilat "majtistet" i etiketojne si pabarazi dhe kerkojne ti shtypin, ne emer te barazise, dhe qe shpesh quhen talente, "e ka ne gjak", jane te gjitha te trasheguara, jane ndividuale, gjenetike. Nuk mund te zhbehen ashtu nga nata ne dite, sic tenton te beje socializmi, komunizmi me ndryshueshmerine. Pabarazia eshte intrinseke e njeriut. Kjo eshte jeta...

Sintaksa gjenerative e Comskit implikon vetem se njeriu duhet te kete nje "modul" qe mund te jete nje strukture fizike, fiziologjike, funksionale, nje funksion qe varet nga bashkeveprimi i disa qendrave/zonave trunore njekohesisht (modul, pra), dhe qe eshte karakteristike e njeriut, meqe nje kafshe sado qe t'i mesosh gjuhen, nuk ka per ta pervetesuar kurre ate. Çka tregon se gjuha pertej komponentit te mesimit, qe nuk eshte fare relevant ne afatgjate (ne terma siper/super/kaluar-breznise - meqe nje fjale qe ekziston sot, neser mund fare mire te marre nje kuptim tjeter, apo te zhduket fare) ka edhe nje perberes te trasheguar, qe i perket vetem njeriut dhe qe eshte medoemos gjenetik, meqe informacioni nga brezi ne brez kalohet vetem nepermjet gjeneve.

Nga evolucioni trashegojme mundesite e trurit. Jo gjuhen qe nuk e ka mesuar njeri vete. Psh ka patur raste femijesh pa kontakt me njerez dhe si rrjedhoje nuk dinin te flitnin. Dmth per te mesuar bicikleten duhet dhe bicikleta jo vetem aftesia per te mbajt ekuilibrin. 

Nuk kam thene gje te kunderten dhe asnje nuk thote gje te kunderten. 

Comski, per mendimin tim ia fut kot kur flet per politike dhe koha e ka treguar gabim ne shume shume raste; por kur flet per punet e gjuhesise, me ka thene nje mik, flitet per pre-Comski dhe per post-Comski. Te tjerat jane llafe te kota.

http://www.youtube.com/watch?v=CuQHSKLXu2c

P.S: Tirona, e ke lexuar Tabula Rasa te Steven Pinker?

Une vone e kam lexuar per vete... po nuk duhet humbur.

per finisterre

smiley

eshte e veshtire te shpjegosh me gjuhe te shkruar dicka qe duhet perjetuar dhe une nuk po kembengul me tej.

per sqarim: jam dakord me  c'shkruan, persa i perket perceptimit me tru te gjuhes. doja te te tregoja dicka tjeter, jashte trurit qe nuk ka me rendesi ne quhet gjuhe, varferi, poezi, adoleshent empirizem a c'te duash ti. gjithsesi me mjafton edhe thjesht te kesh lexuar, qe gjuha mund te mos jete gjithmone dhune.  smiley

E kuptoj. Eshte e veshtire te mbarosh nje arsyetim me komente. Sidoqofte, gjuha eshte plage, por eshte edhe ilac. Mua thjesht me interesonte aspekti i dhunes kur flitej per perkthimin. 

Po gjuha, kemi thene, eshte edhe cik patriarkale... Kjo nuk duhet harruar asnjehere. 

Mire, arritem aty ku duhej:

Standardi eshte dhune sheruese!

(per filanin)smileysmileysmileysmileysmileysmiley ....smiley.

 

Po c'hyn standardi?! C'lidhje ka? Standardi eshte nje marreveshje autoritare. Ti ne shtepine tend flet si te te doje qejfi, po ashtu letersine tende e gjithcka qe s'lidhet me administraten e shkruan si te ta doje zemra.

p.s. Nuk kam faj une qe ne shqip me Gjuhe kuptojme si Lingua si Linguaggio. 

Plagjiature..

Ku, si, qysh, tek?

".... do të thotë pamundësim i interkulturalitetit..."

po edhe Rama mund ta ket shkrujt, po pastaj? smiley

Eshte tamam ajo qe kam thon para shum viteve, se; nese nje perkthyes do qe ta perktheje mire nje liber, duhet te njohi psikollogjine e atij populli (te librit) dhe te jetoje nja ca vjet ne ate vend (te librit). 

 me fjale te tjera, shkrimi i ngjeshur therret per kujdes ne 'conceptual understanding' * gjate perkthimit.  Pelq. (smiley)

Shembujt e sjelle te perkthimeve jashte kontekstit veshtire te besosh se jane reale, te marre nga libra qe kane pare tashme driten e botimit. Gafa, me shkronja kapitale, mund te thuhet.

* shqipja ime, ne kete moment, nuk e lexon dot sakte ate anglishte

"A ke mujt"  asht pershendetje qe bahet ne mgjes dhe asht e njevlefshme me mirmengjes. Pergjigja pergjithsisht asht "kadale, a mujte ti",apo "a mun u cove" (a mun u ngrite nga gjumi,shtrati)

"apo "a mun u cove" (a mun u ngrite nga gjumi,shtrati)"

si pyetje "pa kuptim" duket kjo , pjeter... se perderisa pyetesi te ka "live" perballe, dmth se ke mujtur me u ngrit nga shtrati..smiley. ose mund ti pergjigjesh: jo, nuk mujta... doja te flija dhe pak, por me ngriten me pahir..smiley

Kontakti I pare me veriun, kosovaret qe kishim ne universitet. Une pyes. 'C'kemi', shoqja prishtinalije shume e merakosur pergjigjet 'nuk di! A ka ndodh gja?! Ajo me pyet mua 'a u lodhe?' Dhe une ja kthej 'ku te lodhem,piku I mengjesit' shkolla e larte ne Shqiperi eshte e mire se te pasuron gjuhen.

ne mort,ne e kemi zakon qe pyetjn e pare e bejem "a u merzite" per familjaret e te ndjerit,sido qe te jete vdekja. (moshe e re ose jo)

I vdes nena nje arsimtari nga jugu dhe cohen koleget mirditore e shkojne per ngushllim ne shpi. A u merzite? - i drejtohen te motres se kolegut - ua,po une mama e kisha,si s'u merzita! smiley

Si eshte pergjigja ne fakt? Nga pak?

Po,ose kur vdekja eshte e dhimbshme, thuhet; besa boll u merzitem,vec me rrejt.

Ju bekeni roman

Histori e vertete, gusht para disa vitesh: vdiq nje njeri i aferm i imi ne Tropoje dhe shkuan shume nga Vlora e perreth per vaki.  Ne traget ne Koman nuk e di pse i erdhi radha nje kusheririt tim per ta ngushelluar dhe e i thote nje tropojan "a u merzite?"  

Qy aguridhi im - Po mo vlla, shume. Dy ore ne Koman, u vonua trageti, vape e madhe, plasa.  

Ec mer ktu se na korite, i thane. - Korite? - Jo arat, o mendje trendeline.  

Qashtu pra.  Po shyqyr qe u be Rruga e Kombit, ne aspektin me pozitiv te saj, ate te moskoritjes ne tragete, e vajtje-ardhjet me te shpeshta per mos me u flliq nder vedi smiley

po dhe ju...nuk kishte naj vend aty afer vlores po deri ne alpe me bo krushqi?

Per fatin tone te mrekullueshem e te te gjithe apldeteve, jo smiley.  

Monda vdes nje ne tropoje qe ne te gjalle kishte qene I dhunshem. Gruaja e qante: I keq ishe/keq na le

une mendoj se Monika nuk e ka shprehur drejjte idiomen ... a ke mujt...... Perkthimi i kesaj idiome ka kuptimin... (ne standarten) ..a ke mundur..  Psh... a ke mujt me fjet.... ka kuptimin ...a ke mundur te flesh.... a ke mujt me u çue... ka kuptimin ... a ke mundur te ngrihesht... (pjeter me korigjo nese e kam gabim)

ka t'baje me procesin ngritjes nga shtrati dhe fillimit te dites,pra.

Pyetjes "a mujte" pleqte zakonisht i pergjigjen "sa me m'xê", qe do te thote; me zi u cova,me veshtersi.

Tani ti mund ti japish dhe kuptimin, "a mujte me ba gja mrame" psh,po kjo teze bjen,pasi pershnetja perdoret dhe nga beqaret. smiley

Pjeter, nga kto qe ke thene ti  i bie qe pershendetja e Lek Dukagjinit:

A ke mujt, me ja fut kujt?

Te jete ekuivalente me dy pershendetje te Gjin Bue Shpates: "mirmjes" dhe "mramen e mire".

 

Besoj e keni degjuar shprehjen "me fol me rrotlla" qe do te thote "me i ra anes e anes bisedes". Ne dialektin gege shprehjet frazeologjike jane te shumta. Ne odat e burrave, biseda ishte nje art i vertet fjale. Ka raste kur musafiri nuk merr vesh asgje se cfare flitet, dmth fjalet kane kuptime shume te thella, si te thuash te shtresezuar, qe shpesh here perdoret me shume kuptime, sipas rastit te kuvendit qe behet. 

Te hyje ne oden e burrave, dmth te pranoheshe si person i denje per te hyre si i barabarte mes kuvendit te tyre, duhej te kaloje proven e zjarrit; me fjale te menduara mire, me peshe dhe te zgjuara. 

 

E vertete. Ja nje histori ne oden e burrave ne Diber me ket shokun qe e kam permen ma poshte.Ka pas shume rivalitet mes mirditoreve e dibraneve ne kto odat.

Ka pas ardh i avashte,sic thone, dhe po vonohej me dredh cigaren,ndersa nje pjestar i shpise rrinte ne gadishmeri me zjarr ne dore per t'ja ndez. Fillojne dibranet kunjat.Ata i kane dyshe dhe merren vesh sikur t'a kene t'shkrujtme n'skenar. Or Hasan,a bice i muloi ato shpia ai shoqi yt? Alli(vallahi) me boll avashllik e ka marr,me halle shume i ngrati. Mo ja qani hallin shoqit,-pergjet ky, - se shoqi nuk ka asnje ngut dhe shpiat do me i mulu per qef,vec a t'i ardh pak keq se i ka ngel gomari ngarkuet,duke aludu per ket qe po priste me zjarrin,qe ishte i shpise tyne. smiley

 

 

smiley

Ka perla te verteta ne keto histori te vjetra. Une qysh i vogel, kur vijshin miq tek konaku jone, kisha qejf me u fut ne n'sob t'burrave me nigjue muhabetin e te tyne. 

Njanit i vjen nje rrugtar ne shpi dhe i thrret tek dera e oborrit: O i zoti i shpis, a pret miq mrena?

O hajde bujrum, pergjigjet i zoti i shpise duke shtue se shpia eshte e zotit dhe e miqve. U gezue qe kish ardh ai mysafir se shtepia e tij ishte pak shmang e rrall i therriste kush ne dere te oborrit. 

filloi i zoti i shpis tuj ba bisede me te gjitha menyrat, e mysafiri ish kan i lodhun e menxi ja kthejke fjalen, vec rrijke tuj thane "po po, qashtu asht, bash qashtu, fjale me vend!" etj etj.

Dikur i zoti i shpise e pyeti:

More burre, deshta me te pyet dicka; a ban vaki me u rrezue maja e Shkelzenit e me na nxan qetu ku jena, se pasha zoten shpin e kam n'rranx te malit? 

"Ban vaki! rrezik asht, thote mysafiri qe dashke me e lan muhabetin "mbare" sipas qejfit te zotit shpis:

Cohu qafir bre, se ti paske kan i paftyre! Po edhe per Shkelzenin po thue po aaaa?"

 

Pjeter, duhet te kesh degjuar per Binak Alin, nje burre i zgjuar nga veriu (nuk po ta them rrethin). Ai thirrej ne te gjithe malesite e veriut te Shqiperise dhe ne Kosoves "per te nda pleqni", dmth per te intepretuar kanunin dhe konflikte te ndryshme sociale. Kaq i zgjuar ishte, sa fjala e tij merrej e mireqene dhe zbatohej si nje ligj. Ai ishte bere Gjykates popullor. 

Po te tregoj nje rast shume interesant. 

Ne nje katund vjen nje nuse e re, shume e bukur. Pas disa muajve martese, ajo shkon tek burimi te mbushte uje. Nje bari, djale i ri, kur e sheh nusen e bukur tek kroi, per ti terhqeur vemendjen nuses, shtien me pushke lart. Nusja e re trembet, dhe deshton bebin. 

Mblidhen burrat e te dy fiseve dhe kerkojne ta pleqnojne kete pune, a ka apo nuk ka bariu sevdalli gjakun borxh familjes se nuses. Por nuk po binin dakort... te dyja palet sillnin argumentat e tyre.

Therrasin Binak Alin, dhe i kerkojne ta zgjidh ky kete konflikt. Binaku bie ne hall sepse duhej ta jepte ate lloj verdikti qe te ishte i pranueshem per te dy palet. Nese do te thoshte ka apo nuk ka, pa nje argument "shkencor", fjala e tij nuk do te zinte vend.

Ne keto kushte ai ben nje eksperiment te mirefillte, nuk ka shume rendesi se sa shkencor ishte ky eksperiment, por e rendesishme ishte qe tu mbushej mendja paleve ne konflikt.

Urdheron qe te merret nje korite me tamel (ene druri me qumesht) dhe te vendoset tek kroni. Dikush duhej te shtinte me pushke nga pozicioni qe kishte goditur bariu. Nese do te prishej kreja e tamlit, (maza, cipa e qumshtit) gjaku ishte borxh, nese jo, gjaku nuk ishte borxh.

Nuk ka rendesi perfundimi, e rendesishme ishte qe rezultati i ketij eksperimenti te pranohej nga palet.

Ho,ket gjygj une e kam nigju qe femije,po per koincidence gjykatsi (sic e kam nigju une), ka qan bash stergjyshi im(gjyshi i mamit tim) dhe jo Binaku.Ky stergjyshi ka qan burre i nigjum n'kto ane per me da gjygje.Nese e ka da filani,nuk merremi ne me at pune,thoshte gjykata supreme e gjomarkajve.smiley Per nje brez mbi 60 vjec asht emer i nigjum ne gjithe Mirditen,kurse ne zonen e vet eshte gati legjende.

Asht perplas me kete zotnine,prap sikur e tregojshin ke shpia dajat,per nje gjak te trefishte ne nje fshat te pukes. Bajraktari i Oroshit,Preng Marka Prenga,pasi deshtoi t'i pajtonte palet,sipas kanunit kishte te drejte dhe kerkoi qe qeshtjen ta pleqnonte nje plak tjeter.(ankimim ne nje gjykate tjeter smiley) e veshin plakun me petka te reja i japin nje kale shale dhe nje rojtar per ta terheq kalin,nder qe e kishte vetem abati i Oroshit,per te qene ne lartesine e detyres,pasi pala tjeter perfaqsohej nga nje burre me za dhe i kamur si Binak Alia.

Historia ishte e tille: Nje grua po shkonte te print per te bujt nje nate,pasi deren e prinve e kishte afer,vetem nje zall i ndante fshatin e burrit me fshatin e prinve. Rruges i prejne udhen tre vllezer dhe e perdhunojne per nje nate te tane.Gruaja kthehet ne shpi te burri e i thote - merre pushken e vrame,se s'jam ma per ty. ca ka ba vaki? - e pyt i shoqi. kshu kshu, - pergjigjet gruaja. ti rri mos bzaj se ket pune e rregulloj une. Vazhdon ai jeten sikur t'mos kete nodh asgja,derisa vllezrit hapen brinjesh neper fshat per ca kishin ba.Gjen rastin ndersa po kosisnin dhe i vret te tre vllezrit. Kanuni e thote ne menyre te preme "gjaku nuk shkon per faj", keshtu qe ai u kishte tre gjaqe borxh, por arsyet ai i kishte pas te forta qe shfajsonin,prandaj dhe nderhyjne pleqnia per pajtim.Binak Alia perfaqsonte palen e viktimave dhe nuk leshonte pe.

Or mik a do ma leshojsh i peng (a do m'plotsosh nje kusht) - i drejtohet ky stergjyshi im te jatit te viktimave. cfardo lloj pengu te dush ti,- i pergjigjet i jati tre vlezerve te vrame. Tre nuset e veja te djemve t'tu,coja nga nje nate secilen ketij, ene ky t'ka gjakun borxh. Jo une shuhem me robt qe m'kane met dhe ket pune se baj, at'here une ket kusht pata - i thote ky
Ishin burra te fjales dhe te beses m'at vaft dhe gjygji u nda me faljen gjakut.
mund vije dikush e t'thote "doni ma per belulin" smiley

Kto historit e gjygjeve,duke qan gojdhana,secili ia atribon plakut me za te zones vet smiley

Pjeter, atehere ti paske tager (me trashigimi dmth) te ndash davane e Rames me Berishen per punen e mushkonjave. Je icik i anum, po besoj nuk do ta koritesh kanunin. Psh a eshte i pranushem pengu qe Rama te beje testin e droges e Sala te sperkasi neper Divjake? smiley

smiley

Me trashigimi nuk e kam.

Ne Mirdite,qekur Athinaja dau gjygjin e Orestit,vijushmeria e gjakut shkon vetem permes meshkujve. Pra, s'kam pune me dajat une,trshigimine e marre vetem nga baba. smiley

Po gjithe ajo Mretni e Bashkume po mbahet nepermjet femrave, ju jeni dhe me Toni Blair (apo e bote hasha?)smiley

Thuj si te dush, po me duket se dajat jane me te dashtun. Bo vaki dhe se nona eshte e anume, e baba i shkrete mo i baraslargum. smiley

PS. Meqe po i bo bisht detyres, me duket se ia fute (TM heretiku) rilindjes, dmth i jep te drejte Sales, po s'e thu dot se ashtu eshte puna smiley 

O modh Pjeter, edhe deshmi tjeter e lidhjes Eros-Thanatos, plus loqet moderne qe nuk kuptojne asgje nga thelbet frojdiste, por i shpjegojne pasojat me obskurantizen mesjetar.

 

''loqet modernne''
hihihi

Ban vaki! (per bes t'zotit mendoj se peshkistat e kan zor me na marr vesht me keto mejleme)

Pjeter, Binak Alia ka ken burr me za qe ka da pleqni prej Mirdite e deri ne Prishtin, ishte nje burr shtatvogel, por me fjale te rand si guri. 

A e ke nigjue kangen e Zefit te Vogel dhe Azem Galices? 

"Nje konak u bajka n'Shkoder,

Aty ardha Zefi Vogel...

..."

Pyetja nëse duhet përkthyer fjala si shenjë komunikimi apo gjuha si bartëse e traditës, mund t’i dalë njeriut shumë shpesh, sidomos duke këshilluar disa përkthime prej shqipes në anglisht, në formën e librave të botuar. Në njërin prej tyre, titulli i një prej pikturave më të njohura të Kol Idromenos “Motra Tone”, që në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës në shqip do të thotë “Murgesha Antone”, ishte dhënë në anglisht “Our Sister”. Mund të merret me mend se sa larg i qëndron idiomës origjinale forma e dhënë në anglisht. Në këtë rast punën e ka ngatërruar forma përkëdhelëse e një emri ungjillor.

Sa për kulturë : ajo piktura nga me te njohurat e Idromenos që quhet pikërisht "Motra Tone" është bërë sipas modelit të motrës Tone "prej vërteti" të piktorit shkodran, dhe jo e "motrës" shpirtërore - murgeshës Antone (Tone), të imagjinuar këtu nga Monika jonë. Kështu që edhe përkthimi anglisht i bie të jetë "(Our) sister (Tone)". Me fjalë të tjera, forma e dhënë në anglisht i qëndron aq larg idiomës origjinale sa edhe Tone-ja motrës!
Sa për njohuri : për të zbuluar « tradhëtitë » ndaj përkthimit, përpara se të kërkohet faji në format përkëdhelëse të një emri ungjillor, duhet kërkuar gabimi në përdorimin e penelave të « piktores » Monika !
Sa për kritikë : ky blog kolektiv është bërë moçal, ku mjaft që një Monikë të hedhë një karrem me etiketën « tradhëti » që peshqit ta gëlltitin bashkë me grepin e injorancës së pseudo-përkthyesit !

 

+1

Je thjeshte xheloz, per Moniken e bukur, simpatike dhe inteligjente! Plaç! 

Mashkull perfaqesues i patriarkalizmes, dhunes dhe maskilizmit francez! Si guxon njehere te shash intelektualen Monika, nder te tjera spikere, mama, bashkeshorte, dhe bije... 

Ja c'te ben gjelosia! smiley

Që jam xheloz nuk ka diskutim! Por jo për Monikën e bukur dhe simpatike, mama... por për inteligjenten dhe intelektualen Monikë.

Bile kam qenë xheloz për të qysh në vitin 2009 (shkurt), kur PPU botoi një shkrim të Monikës së asokohe "Për një ditë të bardhë..." 

"Por një “makinë e mençur” nuk do të arrijë kurrë të përkthejë ngjyresat e brendshme të një gjuhe."

Everything is possible. The impossible just takes longer, tha. Ose numeroni ditet o perkthyes, se gugli me shoke po vrapon. smiley

A nuk shkruhet "tradhetia" ? smiley

gabim drejtshkrimor, ej!  Bo hesap tashi! smiley

Ne mbishkoder kur ngrejne dolli ne vend te "te kam gjetur " thone "ta kam njule".shkon nje jugor e i zoti I shtepise per ta nderuar ngre dolline:ta kam njule Ty Grus tande e gjithe te dashurvesmiley

Sigurisht qe jugori i eshte pergjigj:

- Te kam gjetur!

Dhe ne kete menyre behet nje Shqiperia, vllazeri ne raki.

 

tiku, ke bo sherr me gjumin?

Jo me tere gjumin, me pjesen jugore te gjumit, pjesen toske, dmth komuniste, ate qe thote: "te kam gjetur" mbasi ja ke njule si antikomunist.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).