Filmi dokumentar “Margarita” i përgatitur në 80-vjetorin e lindjes së saj, u shfaq mbrëmë premierë në Teatrin Kombëtar, në skenën ku aktorja e njohur mban peshën e më shumë se 150 roleve

Vetë regjisori Kujtim Gjonaj tregon vështirësinë e realizimit të këtij filmi, sepse kishte një det materialesh fotografike, kinematografike, skenike, që duhej futur brenda një dramaturgjie të caktuar, duke u kombinuar me xhirimet në vende të ndryshme, të cilat do të përfshinin në mënyrë emocionale jetën artistike dhe jetën familjare e shoqërore të artistes.

Filmi dokumentar “Margarita” i përgatitur në 80-vjetorin e lindjes së saj, u shfaq mbrëmë premierë në Teatrin Kombëtar, në skenën ku aktorja e njohur mban peshën e më shumë se 150 roleve. Dokumentari ka firmën e regjisorit të shquar të dokumentaristikës shqiptare, Mjeshtërit të Madh, Kujtim Gjonaj. Angjelina Xhara është skenaristja e këtij filmi, që erdhi deri këtu nga përvoja e gjatë dhe e suksesshme në filmin dokumentar, por edhe si autorja e librit të parë për Artisten e Popullit, Margarita Xhepa. Bashkëpunimi krijues mes autorëve kryesorë të filmit, duke përfshirë këtu edhe kamerën shprehëse të operatorit Kristaq Janushi, solli në ekran një film dokumentar, që do të radhitet krahas filmave më të mirë të realizuar nëpër vite në gjininë e filmit dokumentar.

Vetë regjisori Kujtim Gjonaj tregon vështirësinë e realizimit të këtij filmi, sepse kishte një det materialesh fotografike, kinematografike, skenike, që duhej futur brenda një dramaturgjie të caktuar, duke u kombinuar me xhirimet në vende të ndryshme, të cilat do të përfshinin në mënyrë emocionale jetën artistike dhe jetën familjare e shoqërore të artistes.

U gjet çelësi dramaturgjik, poetik dhe emocional për të dhënë një jetë të shquar artistike vetëm në 50 minuta. Një mjellmë, një margaritë, një gjethe, një shtëpi e thjeshtë në Lushnjë, Divjaka, Akropoli i Athinës, zëri i saj poetik e drithërues, janë përdorur falë skenarit origjinal e dramaturgjisë regjisoriale të veçantë, për ndërtimin e një vepre artistike me emocionalitet të lartë. Ky është filmi me titullin e thjeshtë “Margarita…”. Filmi ia arrin qëllimit duke u përçuar te spektatori talenti i padiskutueshëm i saj në skenë, në ekran dhe në interpretimin e poezisë.

“Një film i bërë me dashuri të madhe për një artiste të madhe…”, – thotë mjeshtri i filmit, Kujtim Gjonaj. Gjuha e zgjedhur filmike me intensitetit të vërtetë emocional është fryt i një bashkëpunimi të mirë të të gjithë komponentëve krijues, sidomos regjisë, skenarit, kamerës, përfshirë këtu edhe muzikën e zgjedhur në sfond nga Majlinda Bërxolli, montazhin e spikatur të Lulzim Sulës dhe organizimin e përkryer të producentit Genti Gjonaj.

39 Komente

Artiste me shum talent. Fotoja, di gje njeri, eshte e para shum viteve apo e ketyre viteve, se duket shum e mbajtur aty. 

Fotografia eshte e ketij viti Pjer, 

E çuditeshme PK, ndonse 80 vjeçe, Margarita nuk duket per aq aty. Duket 20 vjet me e re nga ç'qenka. 

Pjer, ç'te te them or burre? Kjo artiste e madhe sigurisht qe s'ka punuar si doker ne port e as mjelese ne ndonje kooperative. Ne kohe te merhumit jeta ishte e varfer per te gjithe sigurisht por nje pjese e vogel e popullsise ku padyshim hynin dhe artistet kishin benefite, pra s'ka hequr keq, e ka genetike, di une..

"...një shtëpi e thjeshtë në Lushnjë, Divjaka, Akropoli i Athinës ..."  ... Divjaka, Divjaka . Si emer i nigjum po me duket. smiley

smiley

Nje grua model qe te shplodh ta shohish.Te heq stres me arien e saj fisnike..Ke te shohish tjeter ore njerez gogolat qe i fanepsen dhe ne gjume popullit ?

Vetë regjisori Kujtim Gjonaj tregon vështirësinë e realizimit të këtij filmi, sepse kishte një det materialesh fotografike, kinematografike, skenike, që duhej futur brenda një dramaturgjie të caktuar, duke u kombinuar me xhirimet në vende të ndryshme, të cilat do të përfshinin në mënyrë emocionale jetën artistike dhe jetën familjare e shoqërore të artistes.

 

e perseritme 2 here ne shkrim

Rendesi ka qe lexuesi eshte i vemendshem, ashtu sikur edhe ju Br3dh..

Aktore e madhe. E meriton! 

Si shpjegohet qe ska me aktore te tille si njehere e nje kohe, talente flas. 

Se ka vdekur njerezilleku dhe ndjenja .Gjithcka shitet e blihet ...Vdiq shpejt ai qe i dha gjithcpati per rrugen e veshtire te artit I madhi ..Naim

Artisti i vertete duhet ta kete ne shpirt pasionin dhe dashurine  per artin pavarsisht rrethanave. Nuk duhet te ndikohet nga asgje. Arti e kompleton. 

Artisti burimin e frymezimit e ka ne gji te popullit te vet.Dhe ne se atje gjen helm , urrejtje skamje, krime, nuk mund ti prodhoje shpirti " hoje mjalti " Mim..Nuk e shikon se ku ka katandisur humori satira ,sarkazma, ironia ? Ne " art te neveritur " .., ne banalitete, ne zgerdhirje te pjemarrsve qe jane ne salla si dudumene dhe jo spektatore intuitive, te ndjeshem, per te qeshur me idene dhe jo pse nje femer " artiste " permend 20 here sira ( me fal qe do ta them ) prapanicen me emrin qe e perdorin te dashuruarit pas saj ! Nuk shikohet e portokallia se e kane ndyre.Apo Llakaj i cili ku vajti e ndriti me deshiren e madhe per tu shfaqur si kengetar me dell te paderdhur skenave dhe si filozof qe meson publikun me si duhet te kuptoje sistemin apo si duhet qe ai ta ndjeje se jeton ne bollek !
Koha e banaliteteve te gjithanshme " artistike " ne nje shoqeri kznceroze

smiley nje e vertet qe trishton

Artisti burimin e frymezimit e ka ne gji te popullit te vet.

Citatet e shokut Enver jane te paharrueshme. Apo e ka thene Lenini kete?

Edhe psh Laurence Olivier frymezimin e ka patur ne girin e popullit? Apo Marlon Brando, Judy Dench Robert DeNiro, Meryl Streep, etj. etj?

Znj. Xhepa e shume te tjereve respektet me te thella. Por s'mund te thuash qe te gjithe te brezit te saj ishin artiste te medhenj. Kishte dhe medioker sa te duash. Meqe permende Llakaj, ai e ka filluar humorin qysh ne kohen e merhumit mo grava, apo e ke harruar? Ke te drejte per nivelin e sotem por ka shume arsye. Mos harro qe ne kohen e Xhepes, nuk kishte as internet, e vec nje stacion TV nga ora 18 - 22:30 mund te shihje. Pra njerezit kishin me shume vemendje tek keta artiste. Plus qe mos harro qe nje pjese e mire e popullsise nuk kishte mundesine t'i shihte se ne Tirane nuk shkonin dot te shihnin teater, dhe TV nuk kishin.

Arkiva e Margarites ne filmin shqiptar! Nje arritje e madhe sociale ku shqiptaret nuk kishin pare asnje film ne gjuhen shqipe me aktore dhe regjizor puro shqiptar! Margarita nje gure i cmuar..

 

  • Kronikë provinciale - (2009)
  • Ne dhe Lenini - (2008)
  • I dashur armik - (2004)
  • Mirupafshim - (1997)
  • E diela e fundit - (1993)
  • Një djalë edhe një vajzë - (1990)
  • Vitet e pritjes - (1990)
  • Kush e solli Doruntinën (1989)
  • Pranvera s'erdhi vetëm - (1988)
  • Misioni përtej detit - (1988)
  • Rrethi i kujtesës - (1987)
  • Fillim i vështirë - (1986)
  • Gabimi - (1986)
  • Gurët e shtëpisë sime - (1985)
  • Militanti - (1984)
  • Apasionata - (1983)
  • Dora e ngrohtë - (1983)
  • Shokët - (1982)
  • Dita e parë e emrimit - (1981)
  • Me hapin e shokëve - (1979) (TV)
  • Dollia e dasmës sime - (1978)
  • Gjeneral gramafoni - (1978)
  • Koncert në vitin 1936 (1978)
  • Dimri i fundit - (1976)
  • Pylli i lirisë - (1976)
  • Tokë e përgjakur - (1976)
  • Vitet e para - (1965)

Kta aktoret e epokes komuniste po na behen te gjithe per oskar. Sa e mire kjo, ohhh cfare gjenie ai...  Nostalgjia eshte armiku me i madh i gjykimit neutral. Pas 20 vjetesh do na thoni qe dhe poni portokallades ka qene aktore brilante. 

smiley

mqs te gjithe e moren,s'po e leme pa gje edhe Z.Margaritasmiley

Po pse, gjithë karriera e saj, veç "nostalgji" është ?

Jallah!

Shifi,shifi te dyja,s'i lejne gja mangut kolegeve pertej oqeanit. Shif pak modelin e flokeve te Edi Mirdites. smiley

... Edi Mirdites

smiley

smiley

po dihet per Edin, mo, e ka namin qe me 11-ten. Per Xhepen, sikur e lidhim me figuren uniform te nenes,  (mgjqe respekte). Ne Teater, duhet te jete sh. me ndryshe, ajo.

Nje dokumentar permbledhes - ide e goditur qe gjynaf te mos e kemi per cilindo nga figurat e asaj kohe, para e pas kameres. Per syte tone, te spektatorit, e per vleresim te  tyre. (Vetem se duhet nxituar, koha ecen kunder.)  

Ky film eshte jashtzakonisht skematik,por mu me ka lane pershtypje shume te forta,pikerisht per kte,per look-un e ktyne dy zonjave. Jane me te vertete mahnitese, aq me teper qe me vone, njeren e shohim,sic thu ti,kryesisht ne rolin e nanes,tjetra zhduket per fare.

pjeter, Margarita ka qene femer e bukur! e me pas grua e bukur dhe nje pamje fisnike, prandaj dhe i jepnin rolin e nenes ne pergjithsi... si aktore ne kinematografi ka ca role te mira, por nuk ka qene e jashtzakonshme. ndofta ne teater ka akruar ndryshe, sepse duket me shume si figure dramatike.

Kur e pe ne teater o Gjenomadh? Ta them une, ne kinema ishte dobet ne krahasim me teatrin. kjo vjen tek ju e ne mbase te mesuar me standartin e kohes, dua te them se ato role teatrore qe ka luajtur i ka qare, gjithsesi duke vene re se jeni dashamires i kultures ne pergjithsi dhe i kinematografise shqiptare ne veçanti, s'ke bere krim, ju pershendes!

po e kemi pare te "teatri ne ekran" te premteve o peshk(musta)kuqi..smiley. dakord, live ne skene, jo, nuk e kam pare.smiley
por une ate po them.. per kinematografi, kishte me teper nga cduhet dramatike ne rolet e saj.. jo me kot, edhe rolet e nenave qe i jepnin, ishin nena te vuajtura , te dhembshura, hallexhova.. prandaj mendoj qe kete dramacitet ne teater, ne drama, duhet ta kete percuar shume me mire se ne kinematografi, te publiku.

fiuuuuuufi, ka dhe mustak te kuq o Duke, ka.. 

Dakort jam,ajo qe dha ajo ne kinematografi asht dhe qeshtje regjizoresh,kenveshtrimi te tyre,por edhe qeshtje censure.Ky filimi qe po flasim,per ca gjana ka qan pertej cenzures,dhe prandaj ktu kemi nje Edi dhe nje Margarite me nje look te tille. Tek "vitet e para" e ke Margariten ne nje rol  dashnoreje,ne fakt per kte do ishte sakllam, dhe jo per rolin e nanes.

Imagjino more Belul,se me plase,Raimonda Bulku,ka lujt dy rol shume te vaket dashnie,nje eshte Meli dhe tjetri Jona ke "Duaje emrin tend" qe e ka pas kalu moshen e dashnise. 

Po c'rol do i shkonte me shume Mondes super e buker, se roli i te dashuruares,po ja,keshtu ishte koha, dhe Monda bende rolin e atentatores ke "nusja he shtetrrethimi" smiley

 Do ishim kurioze me pa dokumentarin, te shohim cfare ka brenda, si e ka sjelle, ... etj. Dite te mire (te gjitheve) se ne pune.

Model i gruas shqiptare dhe fat i madh per artin shqiptar, rrofsh edhe shume e shume vite te tjera smiley

Mua me pelqen shume Margarita ..... aktore e madhe. smiley

 

 

Hej, dy veze te skuqura, dhe laj pjatat ...

Gjynah që shokët antikomunistë nuk e kanë vlerësuar në rrolin e Zyrakës ...smiley

Aktore me Personalitet të fuqishëm me ndikim të madh . Plejadë e pahrrueshme me edin TeotOlgën etj etj . E pasuan dhe të tjera të reja si Yllka Mujo ,  etj etj . Por kjo kishte atë Vulën e Kohës të të gjithë shkollave të Ekranit të Europës .Dramacitetin .Dhe këtë e ka Qarë bashkë me të gjith grupin e saj. E krahasueshme Plotësisht me rolet e shumë Yjeve nga Kinematografija Europiane që çfaqej në Kohën e saj !

Flm  Gjonaj .

Më së fundi nga gjithë këto Talente te Big Bradher e Zogjve të Tunës në tallava , aritjeve të disa femrave në Play-Boy ....doli më së fundi edhe një Shqiptar që bëka filma për Shqiptare e Shqiptarë

Edhe njëherë Flm Gjonajt !

Kjo eshte me PD-ne dhe duhet share o Idriz,por sic duket se ke ditur.

Po bëhesh më keq se Politico..s që mer vesht edhe nga arti Politic   smiley Po çtë duhet ty me këto ?

Po pse kush nuk është me PD-hin .Jozefina  ? Apo Saliu ? Apo Gramoz Ruçi ? Apo Raimonda Bulku ? Me PD qe dhe Ramiz Alia .Me PD-hin është i gjith seksi mashkullor . Edhe Bardhyl Fasko tha me PD hin jam mes e poshtë . Biles me PD është dhe Edisoni smiley

Po ti me kë je ti ? Ka shumë rëndësi për rrolin e Zyrakës , se mos je Stavri Lara smiley

E gjithe qenia e saj rrezaton mirsi.Eshte nga ato njerez qe kur e sheh, te vjen deshira ta puthesh. smiley

smiley ti mbaji cik keto deshirat me puthje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).