Ka një standart që duket korruptiv se si qeveria e re e konsideron trashëgiminë kulturore, jo të gjithën dhe jo kudo në fakt. Por ka aty një element korruptiv dhe ky është standarti i tipit Auron Tare e te tjere si ai.

Ky zotëria, përvecse ka luajtur basketboll me Ramën dhe përvec faktit se është vëlla me dikë që në SHBA ka ndihmuar zotin Rama, nuk ka asnjë meritë, ama, mjafton kaq që ky personazh ta shesë trashëgiminë kulturore si dicka ku ai thotë se është ekspert apo zot! E mjafton kaq që këtë ta bëjnë deputet e më pas edhe drejtues të një institucioni apo agjencie që ka të bëjë me ndërtimet në bregdet!

Zoti Auron Tare ka kuptuar se nuk ia vlen të bëhet si z. Apollon Bace dhe nuk para del më në media. Por standartin e tij e ka vendosur tashmë! Dhe ne fakt eshte nje standart ad hock, gati gati bastard per te cilin ai ska ndonje faj edhe aq te rende!

Edhe si ish-student i arkeologjisë, edhe si gazetar, e mbi te gjitha edhe si aktivist për të drejtat e komunitetit LGBT jam i “fundmi i kavallit” në këtë mes, por dua t’ju them se nuk kam asgjë personale me të. Thjesht ndihem i pafuqishëm kur shikoj që aspekte të trashëgimisë kulturore i lihen në dorë përsonave si ky zotëria, apo dhe personave të tjerë si ai që nuk kanë asnjë lidhje me trashëgiminë kulturore.

Por kjo smë ndalon të shkruaj atë që mendoj! Përkundrazi, kjo më bën më të fortë.

Zonja Mirela Kumbaro!

I vetmi emër që më vjen të përmend në këtë situatë jeni ju, dhe e vetmja autoritetE (përtej heteronormativitetit të përcaktimit të titujve) që unë mendoj se mund të bëjë dicka, jeni Ju!

Ju nuk duhet të lejoni që individë të cilët dikur luanin basketboll e befas zbuluan si hobi trashëgiminë kulturore të vendosin për trashëgiminë kulturore.

Duhet ta kuptoni që pasuria jonë historike, qoftë kjo nën ujëra, mbi tokë, apo në mes të Tiranës, është mbi të gjitha pasuri e kombit, dhe jo e disa njerëzve që qëllon të jenë të preferuar nga kjo qeveri. Ju keni nje emer qe shkon pertej kesaj qeverie, qe te pakten, keshtu duhet te jete apo jo?

Ish shtëpia e Enver Hoxhës, përpara se t’i hapen dyert për artistët apo për ish baskebollistët apo për ish inxhinierët e ndërtimit që kanë hobi kulturën, duhet të hapet për studentët e Historisë, të arkeologjise kontemporane dhe për studentët e etnografisë.

Duhet të jenë këta studentë, këta studiues të rinj ata që duhet të kenë kontaktin e parë me atë realitet historik, arkeologjik dhe etnografik. Pasi këta të kenë studiuar gjithcka, dyert mund të hapen për të rinjtë që duan të bëjnë art me të kaluarën tone (dhe qe shume mire qe duan te bejne art).

Unë kam patur shumë raste kur kam mësuar nga njerëz pa shkollën e duhur pranë qeverisë, e që marrin përsipër të më shpjegojnë trashëgiminë kulturore. Kam mësuar vërtet. Në shumë raste mes tyre edhe njerëz skandalozë, si Apollon Bace: unë kam ditur të bëj diferencën.

Por ne nuk mund të ndjekim më shembuj si këta më lart! Trashëgimia kulturore i përket gjithë popullit, por më parë, apo, para se t'u përkasë basketbollistëve apo inxhinierëve, u përket studentëve që duhet ta studiojnë. E më pas gjithë të tjerëve.

Ju lutem mos lejoni më inxhinierë apo basketbollistë apo edhe të rinj që ndihen të pushtetshëm që të vendosin për një trashëgimi kulturore, historike arkeologjike madje dhe etnografike që i përket gjithë Shqipërisë, përtej … përtej gjithë këtyre personazheve që duan të na shiten si prodhues të kulturës.

 

65 Komente

Kristi, ti mire e ke, por ne kete bote, nuk iu hiqet e drejta edhe te tjerve te shohin e studiojne nje gje qe ata mund ta kene pasion. 

Thjesht ndihem i pafuqishëm kur shikoj që aspekte të trashëgimisë kulturore i lihen në dorë përsonave si ky zotëria, apo dhe personave të tjerë si ai që nuk kanë asnjë lidhje me trashëgiminë kulturore.

po ja mo, me kete motivacion e shkarkuan dikur nga puna si drejtor i parkut kombetar te Butrintit Auronin...  nuk ke arsimin perketes per kete pune i thane, (ministri Bujar Leskaj mos gaboj)  por Auroni dhe sot e kesaj dite thote: me shkarkuan padrejtesisht.smiley

ndersa shkrimi i Kristit, perserit e riperserit te njejten gje.   ka rreth 10-12 paragrafe artikulli, e ne 6-7 prej tyre riperseritet:  inxhinjeri, basketbollisti  vs trashgimise kulturore..smiley

Flete-rrufe per Auronin kshu? Asnje argument,asnje fakt, vetem ky s'duhet,ky s'ben.

dhe nuk thuhet "i fundit i kavallit",por "bira e fundit e kavallit". Bira eshte e rendesishme.

Per arsye te ditura bira eshte mbushur dhe  zmeriluar rrafsh...

I jane spanu vjaskat, i kane pas thone ne gegnishten e rrugave te Tirones! smiley

Cfare llapazoni ky Pinderi, te gjithe njerzit i merr neper goje! 

Shkrimi i gjithi inatcor.duket sikur e ka shkrujt masi ka marr naj laper turinjve. Do kete kerku pune,arsimin ja ku e ka,i majt po . Ai s'e ka qas, ky i qendis ket flete-rrufene. Mungon vetem karikatura me favorite te gjata dhe hunden e madhe.

ja u zgjidh pazelli. smiley

Gje e rralle te lexosh shkrime te nje ndergjegjshmerie te larte pa ndonje aneshmeri politike brenda! 

shume shume inat... do ish mire te shkruaje mbi arsyen qe ka sjelle kete inat te akumulaur, e jo per rastin qe tu dha per ta shperthyer. 

Dicka normale do ish e tipit "mendoj se studentet e filan fistekut kane te drejte te, etj etj". 

Ah se harrova, ajo e asaj letres ndergjegjsuese drejtuar kryeministrit kish marre vemendjen e plote te qivriut dhe ish vene ne mes te "skenes".  Me gjith ato veze qe theu mund te kish bere nja 10 kile veze te skuqur e te kish ushqyer fukarane. Dicka vertet persmari dmth. 

Kot tani...Ka inate dhe inate si rasti i historianit me aftesi per te nxjerre perfundime nga asgjeja. Flas per artikullin ose betejen personale te K. Frasherit qe kulminonte pa filluar akoma mire artikulli tek nje titull sa rrufeleshues po aq pa lidhje. Nderkaq, zemerimi i Pinderit eshte mese i justifikueshem. Kuptohet, nese flasim relativisht dhe duke iu referuar mjerimit kulturor qe mbizoteron ne ate vend.

http://www.historia-ime.com/en/2011-08-0...

Shkrimi që i drejtohej zonjës Kumbaro 

http://historia-ime.com/en/2011-08-07-02...

do duhet të ishte në pak rreshta ky:

Nuk mundet, nuk duhet dhe nuk ka asnjë arsye pse një vile qeveritare ku ka jetuar familja e Enver Hoxhës të shndërrohet ne atraksion turistik apo në eskperiment artistik për askënd përpara se kjo pasuri qoftë arkeologjike (sepse ka të bëjë me banesën e një personi që i përket një periudhe historike), qoftë etnografike (sepse ka të bëjë me një shembull unikal sot në Shqipëri se si ishte kultura materiale e një familjeje drejtuese të komunizmit) e pastaj historike: është dokument i dores se parë për historianët e rinj (se ata që japin lëndë të përiudhës komuniste akoma në UT duhet të distancohen vetë më parë nga kompromiset që kanë bërë).

Ajo që unë dua të them me zë të lartë është kjo: Kur projektohet dicka e tille për publikun, një shtet serioz i merr masat: merr më parë studiuesit e histories (jo te rinjte cool si disa miq te mi qe kane dy muaj qe kane shkuar me pare aty brenda ne forme selective per te projektuar kete nisme), njësoj si në rastet e një vendi ku është konsumuar një krim, e ku duhet që para se të shkojnë operatorët e televizioneve, duhet të shkojë personi qe dokumenton!

Vetëm kaq!

Gjithcka tjetër jo vetëm që është Ok per mendimin tim, por është gjëja me normale që duhet të ndodhë.

Arsyeja pse përmendet z. Auron Tare apo të tjerë te shkrimi me lart, ka të bëjë me faktin, se në fakt, me përjashtime, mendimet apo idetë kryesore të ndonjë show për kulturën, unë mendoj se i shkojnë kryeministrit bazuar edhe nga këta personazhe. Që me kulturën mund dhe duhet të merren cdo ditë nëse duan, por për të cilën nuk mund të vendosin sic duan të vendosin. Thjesht sepse nuk janë kompetentë!

s'ka te beje fare arsimi per nje post te dhene. ka te beje TALENTI me shume. 

e keni mbushur shqiperine me deftesa fallco (te blera me para) duke e bere vendin me te prapambetur te europes, ate me popullsine me te dipllomuar te saj, dhe vazhdoni t'i meshoni te njejtit avaz. 

ik more bej diçka QE TE DUKET, jo vetem llafe. dhe perdor fjalorin kur te shkruash tjeter here, se ke fjale me gabime ortografike ne tekst qe ne rresht te pare. 

Po pra, sepse akoma pas 24 vjetesh njerezit e mendojne arsimin si gjene e fundit! Ndaj edhe e kane mbushur kete vend me diploma false aq sa duhet te besh dicka te madhe si m... qe robt te kene respekt per ty. Dmth duhet ta kesh TE DUKSHME! smiley po me te dukshme se kaq une nuk di ndonje gje tjeter  

mire z. tare nuk qeka kompetent sipas z. pinderi, po z. pinderi cfare ka bere per arkeologjine konkretisht qe nuk e ka bere z. tare? se kshu kompetent interneti e librash te gjithe behen. 

asgje. Une po flas si gazetar qe ka studiuar arkeologjine dhe qe e njeh dhe e vuan keq situaten si ky vend trajton trashegimine kulturore. Edhe per shkak te njerezve te paafte qe kane patur "levat"per te bere dicka e nuk i kane bere. Kaq.

Ah, kam bere dhe dicka tjeter: kam studiuar arkeologjine dhe kam nje diplome per te smiley

 

po konkretisht, pervec se ke share e atakuar dy njerez qe i kane dhene arkeologjise konkretisht, taren  dhe barcen, nuk i ke dhene zgjidhje apo opsione minsitres sesi duhet te zhvillohet arkeologjia per me mire. ke ndonje vizion ne kete drejtim? besoj se ne shkolle te kane mesuar, ose ne gazetarine autodidakte ke mesuar qe kur shan dike e shan per te keqen qe kane bere dhe si nuk duhet ta kishin bere ose si duhet ta kishin bere me mire. tek ky artikull qe ke shkruar vetem per arkeologjine si duhet bere me mire nuk mesova, por qe tare dhe barce qenkan shume keq, po per kete i shave pa fund para ministres. fleterruge lagje mu duk. nese arkeologjine e ke me pasion, me shume qejf do lexoj propozimet qe mund te keni per alternativat ne efikasitetin e menaxhimit. 

Sapo te thashe nje kendveshtrim qe i sherben akeologjise kontemporane: ajo shtepi eshte nje sit 100 perqind arkeologjik! Ata te rinj cool qe kane akses te ministria e rinise dhe kjo e kultures duhet te vazhdojne ta kene, por para tyre keta te tjeret qe kane studiuar arkeologji e histori e jane akoma te rinj e qe duan te bejne dicka, keta duhen ftuar te bejne dicka: ku ka me mire se ne nje kohe kur qeveria nuk eshte kaq e ngurte sa te respektoje ligjin strikt dhe statusin e asaj ndertese por paska deshire ta hape per publikun? Pse jo me pare per keta qe duan te studiojne te kaluaren?

tare dhe ai tjetri e kane bere keq sepse nga arkeologjia kane dashur te perfitojne por jo te lene dicka. Une e njoh shume mire edhe ate konjukture gjithashtu te korruptuar te trashegimise, nga fillimi deri ne fund (kemi nje spiun qe ka mbajt peng arkeologjine per 60 vite dhe sot eshte nenkryetar i akademise se shkencave), e njoh mire edhe si student edhe si gazetar edhe si pjesemarres ne 12 ekspedita, edhe si i ri intelektual. Dhe une kaq mund te bej. Por kaq sa mundem, do e bej smiley

se me bere ta lexoj letren tende edhe nje here. ma shpjegon dot sesi shpia e ish-diktatorit, e nje familje private para se te uzurpohej nga diktatori paska vlera arkeologjike dhe etnografike? mund te kete vlera te arkitektures, elementet e perdorur, harmonia e ndertimit ne lagjen e krijuar, po vlerat arkeologjike nuk i kuptoj.  edhe po debaton me dike qe ka mesu per urban development. sikur te thoje ndonje llaf per lagjet e vjetra te tiranes dhe shtepite e vjetra qe po zhduken, edhe do kishte vlere argumenti, po vlere arkeologjike tek nje ndertese apo tip ndertimi kur eshte akoma mbi dhe, si edhe funksionale, sinqerisht nuk e kuptoj?!?! 

pse bunkeret kane vlere arkeologjike? pse njerezit kete lloj trashegimie duan ta bejne muze? sepse eshte shume e thjeshte: Nese pallati i Teodorikut te ostrogoteve ne nje fshat te humbur te Italise ka vlere per arkeologet, pse vila e Enverit nuk ka te pakten per arkeologjine, etnografine, e historine e Shqiperise? Aq me teper qe eshte e ruajtur mire smiley 

dhe kush te ka thene qe cdo gje qe studiojne arkeologet eshte nen dhe e jo mbi dhe smiley?!

mund te jete nen dhe, mund te jete nen uje, mund te jete nje pjese nen dhe, nje pjese nen uje, mund te jete e gjitha edhe mbi dhe edhe mbi uje. Kjo nuk ka fare rendesi per arkeologet qe dine shume mire ti vijne ne ndihme historianeve e qe me raste jane shume me te mire se historianet apo shume me te afte per te qene me te kthjellet se ta smiley ceshtja eshte qe ne kete vend, nje epoke apo nje periudhe historike me sakte nuk konsiderohet e tille. Duhet me pare te shkelet nga keta qe kisha permend une te shkrimi, pastaj ata mushtulluket e tjere thuajse te tredhur e trecereku te papune te trashegimise kulturore te studiojne keshtu nga larg, e te merren me thashetheme se keshtu i kane mesuar dy shkolla te menaxhimit te trashegimise, nje ajo qe perfaqeson korkuti, e nje tjeter edhe me oportuniste se kjo qe perfaqeson ky drejtori i madh i kesaj agjencise te madhe ne bregdet smiley

gazetarine e kam mesuar smiley me kane cuar te bej gazetari 16 vjet me pare dhe aty nisa te kuptoj se pari qe duhet shkuar aty ku ka zhurme e duhet kuptuar ceshte ajo zhurme e pastaj duhet pershkruar e pastaj edhe komentuar, e pastaj analizuar e keshtu me vite, cdo vit ne nje hallke smiley Te garantoj eshte shkolla me e mire smiley dhe jam shume krenar per veten sepse kjo te ben te lire dhe kjo te ben ta duash gjithmone lirine kur shkruan dicka te vertete

gazetarine e kam mesuar [smiley] me kane cuar te bej gazetari 16 vjet me pare

E kupton qe kjo eshte e njejta gje per te cilen ti akuzon Taren? E akuzon (me te drejte) ate qe ka edukim tjeter per tjeter - po ashtu si ti. Per ty eshte e pranueshme qe ta kesh mesuar gazetarin (si, ku?) e te paskan cuar te besh gazetari per nje x ngjarje 16 vjet me pare - pa patur asnje fare eksperience apo edukimi. Ndersa per ate jo, kur edhe ai mund ta kete mesuar historine dhe e kane cuar te bejne arkeologji/histori xx vite me pare. Prandaj u be dhe Drejtor i Butrintit.

Te kishe qene gazetar i mire do gjeje qe Auroni eshte drejtor i cfare te thashe me siper. Madje dhe detyra e tij e re s'ka lidhje me edukimin e tij. Eksperiencen per bregdetin Auroni e ka marre ne terren duke patur prej jo pak vitesh nje kompani private ekskursionesh si dhe punen qe ka bere me disa te huaj per gjetjen e objekteve arkeologjike nenujore. ALUIZNI eshte nen drejtimin e dikujt tjeter, apo e kam gabim? Apo e ke fjalen per Forumin e Trashëgimisë, qe e drejtojne Lame e Shkreli dhe Tare eshte anetar?

Jam shume dakort qe te kritikohen njerezit e vene ne detyra me te cilat s'kane lidhje - por te pakten bejeni tamam. Dhe c'eshte me e rendesishmja, i bie vlera kritikes dhe argumentit kur vjen nga dikush qe ben pikerisht te njejten gje si i kritikuari. Ka nje shprehje ketu ku jam une: don't throw stones when you live in a glass house.

O Kristi, bëje shpej një shkollë gazetarie, para se të mburresh për aftësitë e tua gazetareske.  

Mirë e ka Gjëmbi, mos e kritiko tjetrin për difekte që i ke dhe ti.

Auroni, si dashamirës i kulturës që është, ka mbledhur shumë objekte autentike me shpenzimet e tij  personale. Kaq më mjafton për të kuptuar pasionin e tij për këtë fushë, pasion për të cilin e përgëzoj. Plus që shpesh herë ka ngritur zërin dhe ka qenë vet prezent në shumë vende ku janë cënuar monumente arkeologjike. Mund ta di cili është kontributi yt në fushën e arkeologjisë, përveç copës së kartonit për arkeologji?

O klajdo, ho mre, s'doli gja per lgbt-ne nga rilindja e? Bjeri ore Rames, se per Taren s'pyet njeri. Ky do e haje sa ta lere Rama.

sikur dhe ne trashegimine kulturore te kishte nje levizje lal smiley se gjerat e lgbt nuk i ndryshojme dot as me berishen as me ramen. ate qe ata duhet ta bejne do e bejne, por kjo kerkon kohe derisa i fundit shqiptar si ky me lart temos shkruaje bythqim sa here sdi te thote gje tjeter smiley

artikulli kishte goditje ndaj Tares pa kurrfare argumenti .. i njeh ti, por nuk i njohim ne ata qe shan ti.. nese ke ndonje fakt edhe ta degjojme fjalen.. shpresoj te mos jete botuar gjekundi ky mllef, se nuk pash burim.. ky stili i blogut apo facebookut kur je i angazhuar me ndjekes te afert nuk duhet te lejohet ne medien e shtypur.. sidoqofte urime nese ke akses si gazetar, eshte e veshtire ne shqiperi, jane kater kokra qe sorollaten gjithkund e pa kurrfare merite ne cdo media (Zheji kryeredaktor me vjen ndermend) .. 

cfare ndodhi ne shtepine i ish-diktatorit eshte tjeter pune, tjeter gje kerkon ti si studjues.. jo patjeter perjashtohen te dyja.. spektakel ka bere edhe ai tip i Focus ne vitet 90 qe e filmoi shtepine e enverit per popullin... mund te studiosh materiale te ngjashme per studime etnografike te pushtetareve te atyre koherave 

pakenaqesi kemi te gjithe ndaj nje tarafi te caktuar njerezish qe mendojme se zaptojne poste pa merite, por duhen fakte se nuk mund te kerdiset tjetri ne publik me llogje.. Apollonin nuk e tregojne per burre te mire - ke bere ti ndonje hulumtim mbi ate rastin e kalase se lezhes? asgje, i vetmi shkrim qe kam lexuar nga ty ishte: sikur te isha minister, me mllefin e nje adolishenteje qe i kane rrembyer lepiresen nga goja ... informacioni mbi kalane e lezesh dhe pazaret e Apollonit ka ardhur nga partia e auronit, ti edhe shume gazetare te tjere mcifeni pas deklaratave te tyre.. 

po patjeter, kam te pakten 10 vjet qe shkruaj per keta si kyi lezhes,i ke dhe ne arkivin e peshkut, madje me duket se per keto shkruaj i pari smiley

tani bulkth, meqe une jam socialist i deklarum, do me thush gje tjeter?

patjeter, ne te gjithe artikujt qe me solle, dy ishin pershtypje te nje profesori italian dhe dy ishin intervista (Apolloni dhe Bejko) .. ne asnjeren prej tyre nuk gjeta se cilet ishin ata qe e demtonin konkretisht trashegimine kulturore (nje permendje e LSI-se tek artikulli i Temes) .. behet fjale per njerez konkret, deme konkrete, njerez pergjegjes, jo thjeshte drejtori - ku jane keta tani? ke hedhur ndonje ne gjyq apo kallzuar ne prokurori per deme materiale .. keshtu akuza te pergjithshme i bej edhe une qe kam shkuar atyre aneve dhe kam pare p.sh. ne apolloni te hahet zocka e fshatit ne nje klub brenda mureve, por cfare te dallon ty nga mua eshte vemendja ndaj detajeve .. c'perfiton shteti nga keta qe te "rijetesimit" me pula te pjekura e raki, sa perqindje te shpenzimeve mbulojne, a eshte feasible kjo nisme, sa mundesi ka te jete korruptive (emrat e atyre qe kane perfituar psh. me token qe iu shit pasardhesve te pellazgeve ne butrint apo atyre te skenderbeut qe vendosin antenat e kompanive celulareve maj kalave) .. pra, arkeolog ndoshta je, por gazetar keq me vjen te te them se nuk je ende .. 

edhe shume te tjera se me vjen te qaj tani kur i kujtoj dhe sa k... vazhdoj te jem kur mendoj se dicka mund te ndryshoje. I fundit msg qe bej se kam pune me te rendesishme se te merrem me llafe, dite te mbare

I fundit msg qe bej se kam pune me te rendesishme se te merrem me llafe

Nderkohe tre mesazhe te tjera poshte ketij. Si dhe fakti qe letra e shkruar eshte, teknikisht, llafe. Dhe meqe qenke bere gazetar i bie qe te merresh me llafe. Dicka sikur s'shkon.

Klajd, pergjithesisht mbeshtes sa ju tentoni te mbushni mendjen e disave qe opinionin kritik e kane " fryme te shpirtit te kundert".Megjithate kam nja dy mendime qe deshiroj te them psi lexova Kristin.Kristi e ve theksin e kritikes jo tek nje kendveshtrim teresor, konceptualisht te gabuar mbi trashegimine kulturote , por tek individualitetet qe ai njeh , tek ata si drejtues te emruar edhe pse me formime te mangeta ( sipas tij ) per kulture ne pergjithesi dhe perfundimisht per pasojat negative qe do te sjelli sipas tij ( duke i para gjykuar) emrimi i tyre ne poste te veprimit operativ per trashegimine. Kendveshtrimi i tij eshte jo vetem paragjykues, por taksativ.Sepse vertet qe drejtuesi i Agjencise ne fjale nuk ka mbaruar per fushen por te mos harrojme se ai ka nje pervoje.
shume me te gjate qe eshte marre me trashegimine kulturore se sa vitet ne formim te nje studenti te fushes per te cilet Kristi ka mendimin se ata duhet te jene " te paret".Kristi ngatron punen e nje drejtuesi e cila perben nje lloj arti krejt te vecante , me te studjuesave te artit per vleresimin e trashegimise kulturore.Nje drejtues " artist " mund te mobilizoje artiste te mitfillte pervte arritur objektiva te medhaja ne fushen qe shqetesohet ndoshta me te drejte Kristi por edhe ju.Paragjykimi taksativ , mohues, per rolin e individit ne drejtim nuk shkon shume as me gazetarine si pasqyrim te realiteteve qe kalon shoqeria, por sidomos me trashegimine tone , kur njerez te artit vendosur ne drejtimet operative , nuk kane prodhuar art por sherre mes artisteve.Mjafton te sjellim nder mend situatat ne TOB ose ne Teatrin Kombetar....Shkrimi me ne fund, te le nje shije jo te kultures ne te shprehur me gjuhen e artit, por ....te kultures perflakur nga inati

edhe ky http://www.forum-al.com/archive/index.ph...

Bodrumi i Muzeut Arkeologjik si thesari i Ali Babait
Foto Shekulli

Kristi Pinderi

Muzeu Arkeologjik në Tiranë ku ekspozohen mbi 2100 eksponantë të datuar nga prehistoria, deri në mesjetën e vonë, nuk është pasuruar me objekte të reja që nga viti 1985, ndonëse pas atij viti janë zhvilluar dhjetëra e dhjetëra ekspedita herë në bashkëpunim me universitete të huaja, e herë ekskluzivisht vetëm nga specialistët shqiptarë.

Specialistët e arkeologjisë tregojnë se objektet që janë zbuluar gjatë ekspeditave të 25-30 viteve të fundit duhet të jenë të arkivuara një kat më poshtë atij muzeumi! Por kur i pyet se pse nuk ekspozohen, ndihen ngushtë… Thonë se, “pyetja është me vend”, dhe shtojnë se “mungojnë politikat”, apo “mungojnë burimet njerëzore”…

Një gjë duhet thënë troç: nëse kërkoni të vërtetoni se me sa seriozitet e trajtonte shteti i dikurshëm trashëgiminë kulturore, qoftë edhe si mjet propagande ndërkombëtare, qoftë edhe si mjet edukimi për qytetarët, vizitoni atë muze arkeologjik që ndodhet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Nëse kërkoni pastaj ta ballafaqoni konkretisht se në çfarë amullie institucionale ndodhet i gjithë investimi për trashëgiminë kulturore sot në Shqipëri, apo se në ç’amulli politikash të munguara, sherresh brenda zyrave ndonjëherë, apo mungesë idesh ndodhet ky investim i munguar, vizitoni sërish atë muze…

 

Vizitë në muzeun e ftohtë…

Rreth drekës, në një orar që duhet të përfaqësojë kulmin e punës për një muze, ai ishte bosh. Dritat ishin të fikur dhe brenda nuk kishte asnjë vizitor. Eda Andoni, përgjegjëse e muzeut, na shpjegoi se vizitohet shumë më tepër gjatë stinës së verës, ndërkohë që gjatë dimrit vizitat janë shumë spontane, shumë rrallë të organizuara në grupe turistësh dhe për pasojë e gjithë pasuria që ndodhet në të u shërben vetëm studentëve, meqë muzeu është një muze didaktik në funksion të Qendrës Albanologjike ku bën pjesë edhe Instituti i Arkeologjisë.

Në mënyrë që “Shekulli” të fotografonte vitrinat me objektet, punonjësit ndezën dritat, por asnjëra prej vitrinave në mbi 1000 metra katrorë muzeum nuk funksiononin. Disa neonë pulsonin sikur të ishin duke “vdekur”, por mjaftueshëm për të shfaqur pluhurin në xhamat e vjetër të prodhuar dikur në Kavajë… Këto xhama janë ndër të tjera edhe aq praktikë, saqë sa herë studentë të masterit apo të doktoraturës duan që të studiojnë nga afër një objekt, punonjësve të muzeut u duhet një ditë e tërë që ta çmontojnë apo ta hapin vitrinën pa e thyer atë!

Pavioni që përfaqëson me objekte të shumëllojshme prehistorinë, është një ndër krenaritë e atij muzeu. Eda Andoni, përgjegjësja e muzeut, e cila është duke përfunduar doktoraturën e saj pikërisht për prehistorinë, e bën guidën me më shumë pasion në atë pavion. Të bie në sy një riton i epokës së neolitit (kur guri përdorej njëkohësisht edhe me hekurin, qindra vjet para Krishtit). Ai është në fakt një objekt kulti që sipas mendimit mbizotërues mes specialistëve simbolizon pjellorinë dhe fuqinë e natyrës, fuqi e padiskutueshme për njerëzit e asaj epoke të largët. Duket qartë përmes formës së tij që duhet të jetë një objekt i tillë kulti, se sa një objekt praktik i jetës së përditshme.

“Pjesa më e madhe e objekteve”, shpjegon Andoni, “tregon për një popullsi me tipare të njëjta në të gjithë zonën e Ballkanit për atë periudhë prehistorike”. Ndryshimet, apo tiparet dalluese për një popullsi të veçantë nisin të shfaqen më vonë.
Një statuetë prej terrakote që paraqet figurën e Apollonisë është ndoshta ndër objektet më të çmuara atje dhe më të sofistikuara në atë muze. Ajo i takon shekullit të 2 para Krishtit dhe mendohet të jetë një objekt i importuar jo i prodhuar në territorin tonë. .

 

Pse objektet e shtuara “groposen” një kat më poshtë?

Pak objekte që u zbuluan vonë, e që i përkisnin kryesisht periudhës antike u shtuan diku nga fundi i vitit 1993 në atë muze, por ato ishin shumë pak, në një numër të papërfillshëm. Një tjetër statujë, sipas gjasave e epriudhës romake, e zbuluar dy vjet më parë në Apolloni është objekti i fundit që i është shtuar fondit të ekspozuar të këtij muzeu.

Pyetja të cilës sot nuk i përgjigjet askush qartësisht është: çfarë ndodh me objektet e zbuluara në tre dekadat e fundit të ekspeditave arkeologjike? “Studiohen dhe duhen restauruar”, përgjigjet thatë drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë, Prof. Shpresa Gjongecaj. Pastaj, një ide duket se i vjen përnjëherë ndër mend: në fakt, ky vend ka më shumë nevojë për fonde për restaurimin… 
Më tej, pyetjes se pse muzeumet tona nuk janë pasuruar me objekte të ekspeditave të fundit, Prof. Lorenc Bejko, ish drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe autor i disa ekspeditave shumë të rëndësishme të dekadës së fundit, sidomos ajo në tumën prehistorike të Kamenicës, i përgjigjet: “Pyetje interesante dhe e vështirë… Kam përshtypjen se kërkimet e dy dekadave të fundit do na detyrojnë të rikonceptojmë shumë aspekte me të cilat ne kemi shpjeguar deri më sot historinë tonë…”. 

“Për këtë duhet vizion, duhet vullnet, duhen burime njerëzore, duhet mbi të gjitha pasion”, thotë Bejko, i cili të paktën për diçka shumë të rëndësishme do të mbahet mend: edhe sikur asgjë tjetër mos bëjë më në jetë: sitin arkeologjik të Kamenicës që e studioi vetë për vite me rradhë, e transformoi në fund, në një muze, e në një qendër të vizitueshme. Po te tjeret…?!

O Klajdo, po ty si ramist te pavarur a nuk e kishte menduar partia te te sistemonte ne nje vend?

Apo jane shkrime me porosi te Vilajetit keto?

Krist, llogjika qe kur u be Erion Veliaj Minister , pse mos behem dhe une Minister Kulture nuk shkon.

Auroni eshte punetor dhe sikur te gjithe te jepnin sa ka dhene ai , specifikisht ne disa ceshtje, nuk do ishte keq fare.

 Ky zotëria, përvecse ka luajtur basketboll me Ramën dhe përvec faktit se është vëlla me dikë që në SHBA ka ndihmuar zotin Rama, nuk ka asnjë meritë,

Auroni ka nje vlla ne SHBA qe menaxhon Lazion e NY-t? smiley

Po cfare punetori po leri keto perralla ramiste. Po te ishte punetor nuk vidhte te gjithe te ardhurat nga biletat kur drejtonte Butrintin dikur. Ne fakt ka qene punetor per vete.

Tare s'ka as shkolle e as ndonje gje tjeter qe do ta bente te pershtatshem per keto gjera, Tare thjsht ka meriten qe ka luajtur basketboll dhe lidhet me Ramen me pune vellezerish.

Je shume i sakte, si gjithmone RRK ngele. smiley

Po lere tani se nuk eshte pune fugonash 8+1 kjo. Jam duke te thene qe Auroni ka punuar shume specifikisht ne disa ceshtje dhe nese do benim dhe ne aqi gje nuk do ishte keq.

P.S. Ej nuk eshte keq te kesh lujt basketboll, jo si djali i Sheqeres qe di te luajne vetem yç smiley

Thone qe ka pas lujt edhe kala dibronshe, por e lejshin gjithmone tek veni i jastikut.

Ti sikur je ne klase te pare. Mazallah se kupton gje. S'eshte gje e keqe te kesh luajtur basketboll dhe cdolloj sporti, por kur e vetmja merite per te zene nje post qeveritar eshte se ti ke luajtur basketboll me Edvin Ramen, kjo po qe eshte problem.

Eshte si puna e dashnores se Tahirit. Tahiri rrezik-vdekja s'na prish pune se ku e ngjyen lapsin, por kur puneson ne administrate dashnoren kjo duhet te na prishe pune.

Tare specifikisht ka punuar ne vjedhjen e te ardhurave nga biletat e Butrintit dhe per asgje tjeter.

Ka njerez edhe ne te majte qe jane me shkolle e me pervoje, nuk mbeti nje kapterr te merret me keto pune qe ben edhe shkrime amatoresh per Enver Hoxhen.

Po sikur e kemi ndryshu skemen mer jo TKD por jemi duke u marr me motren e Taulantit. Apo nuk je update me te rejat e fundit?

Pastaj nuk di ta besh ti ate punen e Tahirit, ta kam thene. Edh nje grup tjeter ketu dhe kot ja u merr meriten.

Per yçin e djalit te Sheqeres sikur nuk the gje. smiley Se prandaj u dukeshe habi cave qe bente not 3 ore e gjys ne det komandanti i dyte, se nuk kishin pa det me sy.

P.S Tare specifikisht ka punuar per sjelljen ne Shqiperi te te rejave te fundit per ceshtjen e incidentit te Korfuzit dhe jo vetem. 

Mos mer se me dole ne shteg po thashe mos ti ngaterrojme gjerat. Motra e Taulantit (e pe ate foton me rrobdisham?) qe ka cante dore 8 mije euro ka shkuar dhe marre parate e bashkise se Elbasanit per diten e veres, tani a nuk ja ben kjo muuuuu... per korrupsion e konflikt interesi?

Jo mer pashe foton e saj me robe banjo ne gazeten antikomuniste RD para dy ditesh.

Edhe ate gocen e tatimeve po keshtu e nxorren ne faqe te pare.

Moralin e fabules ma thuj ti.

Une pres nga Gazeta 55  apo nga Mapo te beje te tilla gjera por jo nga gazeta e pare antikomuniste ne mbare zonat shqipfolese.

Avokat Gjoxhaj nuk tha 8 euro, meqe ra fjala.

P.S. Ai Qazim Sejdini i Bashkise Elbasan eshte nje debil i sprovuar kete e pohoj une , por c`lidhje ka motra e Taulantit me kete punen e qantes. Se pastaj del si ora e Fatmir Mediut ose si ora e Ben Malajt qe kur e pyeten me cfare paresh e ke ble oren tha : ma ka dhuru Nano. smiley

Si nuk ke turp qe ofendon njerzit qe kane mbaruar akademine e larte ushtarake me fjalen "kapter". Po pse per ty Jari kapter eshte? Pastaj, kapter ishte dhe bosi i Veves Alimucaj por saliu kishte respekt te madh per te sepse qarkullonte para te pastra, parate e shqipetareve. 

Harrova te shtoj qe vellezerit nuk kane lidhje me Ramen vetem me pune sporti, por edhe per pallate ne seri te ndertuara nga vellezerit Tare ne Tirane me lejet e Rames.

Eh si lidhen keto gjera mer burre.

Po mer tamam si lejet e Grida Shqines. Dobet, dobet.

te lumte goja more burre. me thuaj ku eshte ndonje nga keto pallate qe ta di te pakten ku i kam. se mos mi mban fshehur vellai smiley

Garda e republikes nuk lejoi sot qe Enveri (kuptohet fotoja e tij ne duart e simpatizanteve) te hynte per te perkujtuar diten e deshmoreve te atdheut. Po mire kush e drejtoi luften antifashiste nacional-clirimtare? Leka Zogu?  smiley

E drejtoi Hamit Matjani dhe Gurali Mestani Kuaz..

Ka paradokese shume ne Shqiperi smiley

Mungesa e argumentave, per te goditur kundershtarin edhe ne nivel militantesh e kthen debatin ne humor arichinjsh, te formes calla - ma ka calla..!

pershendetje miqve te peshkut pa uje. e di qe kam marre mungesa te gjata. nje mik ma dergoi kete linkun ketu por me kerkoi qe te mos replikoja kot se eshte humbje kohe. ne fakt une nuk e kam konsideruar debatin ne Peshkun si humbje kohe. Perkundrazi kam vene re se ka debate mjaft interesante.  edhe debati ne kete faqe me duket me shume interes. e para se hap nje teme shume te mprehte per shqiperine aktuale. nje teme  e cila do nje liber te tere per tu shtjelluar.  gjithsesi shume shkurt.  kjo teme ka qene nje teme e preferuar e arkeologeve te institutit te arkeologjise qe ne vitin 99-2000 kur mua me caktuan ne Butrint. fatkeqesisht si atehere keta arkeologe si keta te rinjte sot harrojne dicka shume te rendesishme. une isha pjese e nje Fondacioni Britanik qe bente kerkimet arkeologjike ne Butrint prej 94. cdo vit ky Fondacion me kishte kerkuar ndihme per ceshtje te ndryshme dhe ne nje fare menyre une u perfshiva ne problemet e manaxhimit qe kishte nje ekspedite e tille.

ne  fund te 97 si perfaqesues i ketij Fondacioni une i dorezova zotit nano nje dokument per nje sistem te ri manazhimi te Butrintit.  pas nje kohe te shkurter Z. nano dha miratimin e tij per krijimin e nje strukture manazhimi ne Butrint. Nga fundi i 97 e deri ne 99  askush nga arkeologet e rinj apo te vjeter nuk u qas te merrej me drejtimin e kesaj strukture te re qe u quajt zyra e kordinimit te butrintit. askush. askush nuk e linte tiranen per te ardhur e per te jetuar ne Butrint. Pra mundesia apo si te thuash detyra aty ishte po per dy vjet me rradhe askush nuk e donte. Nderkohe une isha ne Kosove si pjese  e ekipit britanik te TV ITN.  Pra nuk kisha asnje inspiracion per te drejtuar kete zyre e cila duhet thene se nuk kishte as personel e as fonde e jo me ndonje zyre ku te fusje koken.

ne fund te 98-fillim i 99 kur ne Ministri te Kultures kishte ardhur  Rama u diskutua edhe per zyren e butrintit se cmund te behej. e verteta ishet se nuk shkonte njeri te jetonte ne Butrint.  ne nje takim rastesor me zotin nano  ai me  tha se ishte zhgenjim ajo qe ndodhi me Butrintin edhe pasi Qeveria e tij e miratoi sistemin e ri te manaxhimit te kesaj zone arkeologjike. ne nje fare menyre me tha qe ajo qe ju propozuat u be  ne e hapem mundesine per nje model te ri tani ku jeni ju qe e propozuat?  Te njejten gje tha edhe Ministri i Kulture   

 

nderkohe une isha ne Londer me ekipin e ITN pasi po pregatitesha per   nje dokumentar ne irak me gazetarin britanik Gabi  Rado. takimi ne Tirane me beri qe ta konsideroja si nje sfide idene e Butrintit dhe pasi pyeta disa miq te mij e pranova. Pranova dicka qe nuk egzistonte me shume probleme pa fonde dhe pa asnje mbeshtetje logjistike. leri burimet njerezore pastaj. Mire po sapo une u emerova filloi korri i arkeologeve se une nuk isha arkeolog dhe cpune kisha me Butrintin. Kishin te drejte cpune kisha une?  Mirepo asnjeri prej tyre nuk e levizte prapanicen nga Tirana per te ardhur ne Butrint. keshtu qe nuk vinte njeri ta merte ne dorezim vulen dhe keshtu ue vazhdova pune. tani nuk po ju bej histori se te pakten ata qe jane te pa anshem e dine diferencen e butrintit 2000-2005 me pjesen pas apo ate perpara. Arkeologet vazhduan shume gjate me ankesa vetem se asnje here nuk u treguan te ndershem dhe te thonin se nuk e kuptonin konceptin e nje Administratori te Trashegimise me nje arkeolog apo arkitekt, biolog, restaurator  etj. Nuk kishin faj ne shqiperi nuk ksihte pasur asnje here administratore te trashegimise por  kishte  pasur arkeologe partie si puna e Korkutit me shoke.

Kur me perzuri Berisha nga Butrinti une organizova dhe administrova per 8 vjet me rradhe ekspediten e arkeologjise nen ujore. Sipas Revistes Amerikane Arkeologjia nje nga 10 ekspeditat me te mira ne bote. Edhe ketu arkeologet shqiptare  u ankuan por nuk erdhi njeri te bente punen. e para se nuk dine, e dyta se nuk dine as not dhe e treta se ishin totalisht te pa afte te kuptonin se arkeologjia nen ujore nje disipline e specializuar mund te behet nga specialiste por nuk ka perse te mos drejtohet nga administratore.  8  vjet me rradhe asnje  nga arkeologet dhe biologet apo kameramanet amerikane nuk u ankuan se po i drejtonte nje person jo arkeolog. perkundrazi eshte nje nga ekspeditat me te mira sot ne kete fushe.

 

tani qe mos tju marr kohe me historite e mia po e mbyll me nje ngjarje te vertete.  Gjate germimeve ne Butrint diku nga 2003-2004 fshataret e shen delliut  nje fshat me te ardhur nga veriu qe une i merja ne pune per te qene pjese e germimeve me vine ne zyre dhe te shqetesuar me tregojne se nje nga anglezet qe germonte ne fushen e vrines  ( profesionist nga me te miret ne bote per qeramiken si dhe veprimtar i shquar i komunitetit LGTB)  nuk e di si qysh e tek por fshataret e kishin gjetur ne nje kanal ne Vrine me nje nga studentet shqiptare te arkeologjise duke u bere ate pune.  Ishte normale qe per kete veprim ne ti kerkonin pergjegjesit te studentit ta dergonte ne shtepi pasi keto veprime ne publik aq  me shume ne nje zone fshati nuk mund te lejoheshin.  Studenti iku ne shtepi, anglezi ne angli por me vone mora vesh qe studenti me kishte marre shume inat pasi i kisha hequr mundesine e nje burse ne angli. cte besh une nuk i njihja arkeologet dhe nuk e dija sakrificat e tyre ne emer te shkences.  

Z Auron Tare mesa shoh po ben nje pune te shkelqyher dhe nese je ti me te vertet ne kete forum te uroj suksese. 

Mos lejo ne asnje moment skuthat e bllokut qe nje tulle nuk e hedhin per kulturen dhe historine shqiptare ne jeten e tyre te te bejne moral qofshin edhe ata me me tituj shkencor e akademike. 

Ne nje takim qe pata rastesisht me disa zyrtare te larte lokale ne nje qytet Anglez kur ra fjala per Shqiperine kujtonin me kenaqesi takimin me ju ne Sarande e vizitat ne Butrint. Dikush nga ata te mbante mende emrin edhe pas disa vjeteve! 

Auron i dashur, te jap te drejte, por je me vonese. Nuk te falet te mos e kontrrollosh Peshkun, nje here ne jave te pakten. 

Gallate fare. Po si mor dhe arkeolog dhe gazetar autodidakt nuk na qite dy raste konkrete si shembull keqmenaxhimi dhe ndonje argument(por te denje ama per nje arkeolog dhe gazetar autodidakt) se perse kete vilen e rendomte dhe te lagesht te signor EH duhet ta vizitojne vetem studiues? Pse kshu siç eshte aktualisht duhet me kapercy gardhin me e vizitu e shiju arqitekturen e saj?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).