Lazarati është sot fshati më i njohur në Shqipëri. Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në internet dhe bindesh për këtë. Ka një famë të keqe, duhet thënë që në fillim kjo. Ja shtoi famën dhe e vendosi edhe më në pah, ngjarja e 10 majit, kur një avion i drejtuar nga një italian, ra në Divjakë. Prej atij momenti, droga e Lazaratit është në gojën e të gjithëve. A thua se bëhet fjalë për një shtet, e jo për një xhep të rrugës kombëtare Gjirokastër-Kakavijë.

Nuk do të kishim me shumë gjasë, as edhe një fraksion të kësaj potereje të stërmadhe mediatike e politike, nëse qeveria do të ishte angazhuar që të mos luante futboll në Lazarat, ditën kur avioni i Reformatos do të ngecte në rërat e Divjakës, por do të bënte diçka tjetër. Sepse Lazarati nuk është as problem sportiv, as çeshtje pedagogjike e aq më pak një vitrinë artistike, për trupa aktorësh. Lazarati është një problem therës i sigurisë kombëtare, rendit publik dhe imazhit të prishur të vendit tonë në botë. Me fjalë të thjeshta, është një copë territori ku, si askund tjetër, ligji humb forcën e tij dhe shteti nuk konsiderohet si autoritet. Jemi vend anëtar i NATO-s prej gjashtë vjetësh, por vijojmë të tolerojmë, edhe si vend anëtar, që territorin të mos e kemi tërësisht nën kontroll. Dërgojmë trupa paqeruajtëse për të ofruar siguri mijëra kilometra larg Shqipërisë, por s’jemi në gjendje që të kontrollojmë copa të territorit tonë shtetëror. Kjo është e vërteta e hidhur, të cilën nuk po e korigjon dot as Edi Rama me qeverinë e tij, të mbështetur nga një shumicë mëse solide në parlament.

Po mbushet ngadalë një vit, qëkurse Berisha u rrëzua me votë. Më 23 qershor 2013 ra qeverisja, e cila, ndër të tjera, e kishte shfrytëzuar politikisht votën e Lazaratit për dekada të tëra, duke ja toleruar në heshtje si shkëmbim, plantacionet e drogës që nisën të përhapen në atë zonë. Nëse i pyet sot demokratët për atë periudhë, të përgjigjen se formalisht e kanë marrë dënimin, edhe për Lazaratin. Janë refuzuar me votë para një viti. Një mbrojtje e dobët kjo, për gjithato vite kur e djathta mbylli një sy dhe njërin vesh, edhe përballë presionit në rritje të ndërkombëtarëve, edhe përballë dhjetra raporteve që përmendnin me gërma të zeza hashashin e Lazaratit. Por gjithsesi, një justifikim që nuk e lehtëson sot palën tjetër, që ka edhe detyrën e vështirë të zgjidhjes së këtij problemi.

Sot në Tiranë qeveris një shumicë tjetër. Pikërisht ajo maxhorancë që premtoi se do të ndryshonte thuajse gjithçka në mënyrën e të qeverisurit. Dhe lufta kundër narkotikëve, është një prioritet i të gjitha axhendave që lidhen me qeverisjen në përgjithësi, e sigurinë dhe rendin publik në veçanti.

Prej muajsh qeveria po heziton të hedhë një hap konkret drejt problemit të Lazaratit, megjithëse presioni publik që diçka e tillë të ndodhë, ka qenë prezent dhe në rritje. Kryeministri Rama po ndjek një linjë veprimi, ndaj këtij rasti specifik, që e përjashton imponimin e ligjit dhe masat represive që duhet ta shoqërojnë objektivisht një proces të tillë. Takime me nxënësit, shfaqje teatrale, ndeshje futbolli – duket sikur shteti ka marrë pamjen e një cirku plot gaztorë e akrobatë, aty ku duhej të kishte hijen e rëndë të zbatimit të ligjit dhe dënimit të kundravajtjeve të rënda penale që konsumohen në këtë pjesë të vendit.

Përkimi i asaj ndeshjeje amatoreske futbolli, me incidentin e avionit në Divjakë, pak ditë më parë, nxorri në pah të gjithë pezullinë, mungesën e ideve dhe improvizimin, në të cilat dergjet sot politika e qeverisë shqiptare, ndaj një problemi të tillë delikat si lufta kundër narkotikëve. Shifrat janë alarmante. Lazarati është vetëm vitrina e dukshme e një fenomeni që shtrihet në shumë pjesë të vendit, ku sipërfaqe të tëra janë mbjellë me bimë narkotike. Ka qenë rasti, pas rënies së avionit të Divjakës, që kryeministri Rama të tregonte lidership, vendosmëri dhe kurajo, për këputjen e kësaj nyjeje njëzetvjeçare me të keqen. Në vend të kësaj, kemi parë se edhe kësaj rradhe ai ka zgjedhur të luajë në mbrojtje, e jo në sulm. Aty ku do të donin ta shihnin shumë prej “një milion votave” të 23 qershorit.

Ka një kohë për fjalimet, ka dhe një kohë për punë dhe rezultate. Edi Rama mund të përdorë elokuencën e tij për të kapërcyer virtualisht çdo skepticizëm dhe kritikë, por realiteti i sotëm i përhapjes së kulturës së narkotikëve është kokëfortë dhe i pakalueshëm. Nuk mjaftojnë tonelatat e drogës të kapura nëpër rrugët dhe portet e Shqipërisë. Nga shumë anë po ndjehet nevoja për një ndërhyrje në zemër të problemit. “Puna juaj është fjala, fjala jonë është puna”, pati deklaruar kryeministri në fillimet e tij mandatit të tij, duke provokuar një valë dashamirësie edhe tek ata që nuk e kanë për zemër. Tashmë hapësira për këto lloj operacionesh simpatie, po kalon me shpejtësi. Nuk mjaftojnë më as elokuenca, as fjalimet plot stil dhe nerv, për të kaluar pengesa që duan angazhime konkrete dhe produkt të prekshëm. Edi Rama ndodhet tashmë larg ditës së parë të marrjes së detyrës. Ai po krijon rekordet e veta si shef i ekzekutivit. Dhe në luftën kundër emergjencës kombëtare të drogës, ky bilanc vijon të mbetet thjesht i pamjaftueshëm.

74 Komente

Nuk mjaftojnë më as elokuenca, as fjalimet plot stil dhe nerv, për të kaluar pengesa që duan angazhime konkrete dhe produkt të prekshëm... une do te shtoja edhe statuset ne tweter dhe fb, pasi po bejne nje Pr shume adoleshente... e kane kthyer qelllim ne vetvete kete propogande blogiste... 

Zoti Minxhozi perpara se te mereni me kritika dhe mire beni, duhet edhe te lavderosh nese ka vend per kete te fundit. E pra, une mendoj se ka. Ne krahasim me me pare, tregetia e hashashit ka pesuar nje ndryshim cilesor; nuk eshte me monopol i vetem disa qarqeve mafioze. Tashme keto grupe te fuqishme e kane humbur kontrollin ne kete biznes. A nuk te duket kjo nje suksesi kesaj qeverie? Mendojeni pak me thelle dhe do te me jepni te drejte. Pra puna ka filluar dhe pikerisht me shkaterimin e grupeve monopoliste. Si do te vazhdoje me tej, te shikojme, por nuk ke te drejte te thuash se nuk ka bere asgje. Per mua te shkaterosh monopolet ke bere gjysmen e punes dhe gjysma tjeter behet vete nese shteti nuk merr me pjese ne keto afera sic bente qeveria e berishes apo me mire te themi Familja!

Per cfare levdatash e ke fjalen mer? Qe ka bo koalicion me kryehajdutin?!! Tashi e ka ne qeveri dhe punet e zeza ja drejton ky... 

Me vjen cudi se si beni sikur cdo gje tani eshte Ok-ej dhe ne rregull derisa eshte partia ime ne pushtet. jo mer jo, edhe ata qe iken, edhe keta qe erdhen jane njesoj, more totalisht njesoj, kush e kush te kap me shume treg te zi, pune te zeza, tendera shumemilionesh me ryshfete, kontraband karburantesh dhe ilacesh, trafik bari, etj etj... 

shikoni Liken se si i qesh nuri plot romantizem prane e prane me shpirtin binjak tuj mbledh cherry ne Skrapar:

http://www.balkanweb.com/fotoAlbum/index...

kur behet fjale per biznese te paligjshme, monopoli eshte me mire sesa te shesin te gjithe, se kthehet ne sport kombetar mbjellja dhe ec e ndaloje.. shih cfare u be ne meksike kur u prishen monopolet e dy karteleve te medha- filloi terrori, 40 000 vriten cdo vit .. te pakten per sigurine kombetare eshte me mire, droga nuk eshte biznes duhani e kafeje per ta demokratizuar ... sa me shume te marrin pjese aq me i pa kontrollueshem behet.. por ndoshta eshte me mire ta legalizojne si ne urugay .. http://www.insightcrime.org/special-seri...

tani kuptohet qe ti nuk je hic me shume sesa leftat e te tjere pd-iste ne kete blog, se perndryshe do ta kuptoje se nuk ndreqen gjerat me evente kulturore 

Ky nuk shkru keq ne teresi , por hyn tek "te rrembyerit " ose tek ata te "pritshmerise " smiley qe presin me dite e presin me nate te vije dikush as nga c'drejtim as se kush .Me pak fjale "Ne pritje te Godos "

Marrja persiper e formave te Punes se Policise ( si ndeshja e futbollit ) nga nje Gazetar qe pretendon si Napoleoni te vendose "pushtet " eshte kalamakllek .

Keta do bejne mire pervec denglave per cQariMin e  Popullit punetor , drogdashes, euro-amerikan shqiptar por pak vesh derr se ka gazetare smiley , te denoncoje Krimin shumevjecar te Sali Qenef Berishes . Ky krim nuk eshte vecse Fizik , mbjellje ,as fitore ndaj tij me Vota ,  por ka perfshire Struktura te tera te Shtetit duke kriminalizuar rende pothuajse cdo Qelize te rendesisheme shteterore e bindje masive te popullit per Pasurimin . Dhe padyshim edhe Gazetarine qe nuk dihet nga cfare Pozitash kritikojne e ekspozojne "probleme te medhoja mer Jahu "

Nje fillese mund te jete kjo e kuazit ... !

Gazetaret me e arsyeshmja ti lene Pordhet dhe te zbresin ne Teren . Origjina e kesaj pune eshte shume me avancuar ne Bote ku duam te vemi . Nuk ka nevoje per Anale por per Zbulues realiteti !

Eshte i pabesueshem lajmi , perderisa Don Kishoti nendetseve Sali Qenefi dhe Dylqinja Jozefine nuk duken ne foto . Edskobari e ka me Hile ! Ma mire do ishte me fillu nga Lalzi te shtepia e Argites se njaty mushkajat e kane folene   smiley

ke shkruar njehere se nuk duhen permendur më këta ne kete blog, dhe dy ne tre mesazhe u permend emrin nga pese here.. edhe tani qe shkuan

O xhibo, po nuk te ka lezet or djale qe merresh me traplliqe te tilla. Ky fenomen ka qene ka moti dhe vete politika nuk ka dash me nderhy, si e majta ashtu edhe e djathta... por nuk eshte ky thelbi i gjerave. Mua me vjen shume keq, se nga ana jote pres me shume se sa nga lefti...Deri dje ishe kunder Sales se ishe me Nik Xhelin, kur doli parè kallp ky ju ktheve dashnise se vjeter....

Ka plot gjona qe kritikohet Rama, sa te dush, por jo kjo...

Ky fenomen ka qene ka moti

besoj se ka ardhur koha ta ndryshosh nofken ne alingjalsi keshtu sic shkruan.

ti voten ja dhe Rames por pergjegjsine e shtetit dhe qeverisjes ja kerkon Berishes?

pavaresisht se kujt ja dhe voten, vetem ne mendjen e nje militanti te thekur ka kuptim kjo shprehja ka qene ka moti. nuk ka hic rendesi kjo, qeveria aktuale eshte pergjegjese per rendin dhe ligjin, jo opozita; kur vjen ne pushtet nuk trashegon vec karrigen dhe bllokun.

P.S. me mili-dele-mentalitetin tuaj "Falin vazhdon ta kete Saliu" Rama muk ka hic presion qe te beje pune dhe jo vec fjale.  

ne kete pike ju militantet jeni fiks njesoj, ndryshoni vetem kahu; kur vjen PD ne pushtet jane ata qe flasin si ju, tani jeni ju qe pergjegjsine e rendit etj ja delegoni atij qe e rrezuat nga pushteti me "1 milion shuplaka". 

 

Alidemso ...po habitem me nderhyrjet tuaja kohet e fundit ?

Ti i shpjegon xhiboles me nje nivel aq feminor te gjerave sa dhe xhibin e nxjerr sikur eshte nje naive ? Ne se te kujtohet ka qene nje karkalec ketu qe e mbante "i pakapshem " dmth disa te zena e nuk ja kapje dot koken , Qurrash kalama te atij lloi qe i fshinte me parakrah sa here i vareshin ,qe donte me llafos ne dhomen e burrave nuk eshte pare ! Tani Ju  po paraqitni  zonjen Xhibi edhe me Poshte smiley 

Po xhibolja ndryshe nga sa e sa te tjere , perfshi dhe anonimin qe lyente kaken me vija te mos ta njihnim na , di shkrim e kendim , njeh dhe tastieren . Dhe mos harro eshte Drejtoreshe e Nderuar pa Konkurim e Derstiles smiley

Ajo kur do "le nje koment aty " smiley   dhe ne se eshte nevoja e " shtjellon pak me poshte ate "

Lojtaret e Realit benin rradhe para pasqyres, tha Mourinjo. Deri m'tash, vetem ka dal n'pasqyre, asnje aksion, asnje rast, asnje gol, vetem nje autogol me plehnat kimike.

Ceshtja e vertete, dhe Minxhozi e di shume mire, eshte krijimi i nje alternative ekonomike ndaj zhvillimit te bazuar mbi fitimet nga trafiku i droges. Ne Lazaratin e vogel dhe ne ate te madhin, qe eshte e gjithe Shqiperia. 

Dihet boterisht qe sasia e droges qe shtetet arrijne te kapin eshte vetem nje perqindje e vogel e asaj qe arrin te mberrije ne tregje. Nisur nga ky pohim dhe nga sasite e droges se kapur nga shteti jone gjate nje viti fillojme te kuptojme permasat gjigande te fenomenit dhe impaktin e tij ne ekonomine tone, ende mjaft te prapambetur. 

Ka nga ata, edhe ne nivele te larta te qeverisjes, qe mendojne se fenomeni nuk perben ndonje problem te madh; fundja sjell para te madhe ne ekonomine tone, nga te cilat perfitojne nga pak te gjithe. 

Ky me lart eshte qendrimi me antishtet qe mund te egzistoje. Kjo sepse grupet kriminale qe perfitojne nga trafiku i droges, me te ardhurat e jashtezakonshme te realizuara, perballe nje shteti dhe qeverie me "breke te grisura", perbejne nje kercenim te fuqishem dhe konkret ndaj lirise dhe demokracise; ne rrezikojme pra te qeverisemi nga individe dhe parti qe nuk punojne per interesat tona, por per ato te trafikanteve, duke na shnderruar keshtu te gjitheve ne skllever, de facto te ketij sistemi. 

Po, po...kodra mbas bregut!

Tregu i droges nuk jemi ne, ndaj nuk zgjidhim asgje edhe sikur ta legalizojme marijuanen!!!

Qe te kemi ne ndonje perfitim ekonomik nga kultivimi i saj duhet qe ta legalizojne tregjet, si Italia, Gjermania, Franca e me rradhe; por ne ate rast, mendoj se sic ndodh sot edhe me specat dhe domatet, fermeret e ketyre vendeve nuk besoj se do na prisnin neve qe ti furnizonim!! smiley

 

 

une them legalizoje te shpetosh fytyren, por keshtu me ndeshje futbolli te ekipit "mariuana" dhe qendra kulturore te kooperatives te lazaratit, sic kerkon oIdrisi, nuk zgjidh asgje ..

Shikoj, se shume nga peshqqit i druhen nje mendimi te vet, personal, me ato argumente qe kane vete, apo nxjerrin nga nje lexim i çastit per temen qe publikohet. Kete e shoh edhe ne kete teme, e cila  eshte nje teme me vete per qendrimin ndaj njepersoni, qofte kryeminister apo kushdo qofte, ku komentet mungojne. Siç duket e kur jane njeri vs tjetrit... atehere fillojne e gelojne komentet, jo me fjalet e veta, por me te te tjereve... vete nuk kane asnje mendim te tyren... qofte edhe siperfaqesor, se ne fund te fundiit, nuk na pyet njeri ne, por ne japim ate mendim se si duam ne qe te jete.... çeshtja per te cilen diskkuttohet. Mjerim i mendimit apo edhe i identitetit te gjithsecilit.

Po cfare mendimi personal o alidems, thua nuk e dine dallimin njerzia se cfare eshte e drejte apo e gabuar?.Ne fillimet e ndryshimit bindja e pergjithshme ishte: Hiqi politiken+ teorine komuniste ne ekonomi shtetit,dhe mos prek asgje tjeter!! kjo ishte,thjesht,sakte,bukur!! Ata qe pasuan,shisnin mendje, shkateruan shtetin e nuk zhduken dot as mendesine komuniste. Sot prape shitet mendje me legalizim apo veprime me arme ne dore,sikur te ishte si te pish nje gote raki. Do mbeshtetje lufta me arme ne dore kunder hashashit, a e ka kete mbeshtetje ne popull kjo lufte? je i sigurte? Une mendoj se nuk e ka, por qeverite per kete pune jane,per te mare edhe vendime qe bien ndesh e nuk kuptohen nga nje pjese e popullsise..te shohim,por edhe aq e lehte sa mendohet nuk eshte,sidomos kur si argument sillet pse policia luan futboll me lazaratsit?Sa per legalizimin ne shqiperi,ide e importuar nga realitete te tjera qe s'ka lidhje me shqiperine,aspak nuk zgjidh probleme,nuk ka nje kerkese te brendshme kaq te larte qe ta justifikoj,kerkesa eshte tregu i huaj,dhe e legalizon apo jo ti brenda per brenda,nuk zgjidh absolutisht asgje. Kot te te pyes..sikur te ekzistonin akoma kooperativat(si forme organizimi e tokes bujqesore) a do kishim problemin e mbjelljes se hashashit ne mase?

Mua me nxirr nga tufa te lutem! smiley

Shiko,se une jam edramist,po nuk shikoj asnje ndryshim,asnje,jo ne raport me xhepin (ekonomine), s'i vej asnje grim faj per kete,po te pakten per menyren e sjelljes se administrates.Kaq gje do te duhej te ishte ndyshuar ne kaq kohe sa jane keta. Eshte identik e njejta sjellje,vazhdojne te kerkojne ryshfete per vende pune, vazhdojne te kerkojne leke (nen dore) neper spitale,vazdon polici te marre leke ne rruge njelloj si me pare. Per punet e kondrabandes se madhe,aty s'kam akses dhe s'di ca me than.Nese keta jane nje lukuni ujqerish te uriturish ne debore, ne te shkreteve na kullufiten me gjithe rrecka. 

Ndoshta mund tju duket zgjidhje radikale,por nuk do te jete me mire te legalizohet hashashi apo mariuhana?

Me kete rast shteti fut ne buxhet 1 miliard Euro cdo vit dhe turizmi rritet.

Nje ide e imja kjo.

Ketu nuk ka te beje Fare se cfare JE .Ketu ka te beje mendimi i sejcilit ..Cfare pret ? E gjithe kategoria qe anon nga " pritshmenia " smiley, qe eshte edhe ne themel te shkrimit , eshte me rrenje Fluide , te papercktuara , emocionale dhe asgje te kuptueshme .

Pritja e pare dhe e Vetmja , largimi Krimit te organizuar nga Pushteti e Drejtimi Shtetit me perfaqesuesin e Klanit Kriminal Berisha eshte realizuar, fale Votes Popullore dhe Udheheqjes me Dinjitet e pergjegjesi te kesaj Vote

Si nuk doli nje i mencur te sqaroje ...Cfare pret ? pa harruar qe edhe njerzit presin nje Femije por 9 Muaj  smiley Te gjithe jane te bindur se Klani Kriminal ka lene mbrapa nje GROPE Ekonomike , Financiare dhe Morale. Cfare presin nga kjo Administrate qe realizoi ne praktike idete e nje te marri sipas fjaleve te krueses se dhembeve te tij Bidese alias Ritkes " Ju jeni kunder Projektit Berisha " smiley ,pervec SPASTRIMIT !

As sh .Enver smiley nuk merrte kurajon te shkruante si keto

për të kaluar pengesa që duan angazhime konkrete dhe produkt të prekshëm.....

e jo me ca debatues Forumesh te nxitur nga nje shkrim . Neqoftese gazetaria nuk e ka kuptuar akoma se duhet Shkulur me rrenje Berisha si mentalitet shteteror , po shtyhet ne hartime emocionale ose "bezdira " bulkthiane , atehere me me vlere mbeten hartimet e Robotit Basha , sidomos pas kesaj situate !

nuk ke thene asgje deri tani, hic fare, vetem justifikon .. i kane hequr, 7000 thote basha, une them 1000 vete.. po aq eshte administrata e gjitha, tek 3000 vete shkon qendrorja .. pjesa me e madhe kane me shume se 10 vjete aty dhe hane nga te gjitha palet ose jane eksperte.. 

brockulla, a u fut LSI ne koalicion, shih se cfare emerojne, njerez te inkriminuar, si Klement Balili, thote se me ka ardhur Ristani e kerkuar vota me dollare, perse nuk erdhi te mi kerkoje mua? di se ku shkon, se cfare jane.. lere oIdris, se me zhgenjeve, e paske varrosur me gjithe tesere shpirtin kritik te revolucionarit

Une jam plotesisht dakort me Pjetermustakuqin...Por jo me Xaken, jo, jo... Une, dhe bashke me mua edhe Pjetri dhe te gjithe alijte dhe pjetrat si ne, nuk kerkojme te hame me luge floriri joooo..... as qe te shkojme ne hene...joooo, por une... dhe pjetri bashke me mua, kerkojme nje sjellje ndryshe o Idris, kerkojme vertete nje spastrim te mentalitetit te babasqapit (tm) (jo te njerzve) ja kete kerkojme ne... ja kjo eshte pritshmeria jone... nuk jane ato fendet qe leshohen neper febe.ra apo ciu ciut pa mbarim.... te gjitha keto kane nje efekt, kene nje vlere, por jo aq sa te kthehen ne te kunderten e vet... Ja lexoje se ç'thane per anijen kontrabande... vete Rama tha   se sot nuk blihen me doganat.... A e kupton se sa pa sens qe eshte kjo parrullle.... Oooo Idris.... edhe sot vazhdojne te blihen doganat, a e kupton... edhe sot, po varet se ku dhe kujt i paguan... e kapen anijen se vallaha ja paska paguar parate Zenitt....pffff (Zeni ka 8 muaj qe ka rene nga fiku)  atehere kujt ka kerkuar t'ja paguaje dhe nuk ja ka pranuar... a ka mundesi te ma thuash...??? Ja pra, keto llloj pordhesh bien era babasqap...ne vend te ulesh kokken, dhe te besh puunen per te cilen je zzgjeedhur dhe ke marrre votat, ben te tilla deklarata bajate... 

Ndaj e bera edhe ate komentin me siper, jo per fakkttin se ende i biem tam tameve te droges... jo,more jo, nuk eshhte ky thelbi i shkrimit... thelbi i shkrimit eshte vete titullli....

Zoti Rama, fjala juaj është vërtet puna…

Ja ky eshte thelbi i temes dhe jo hartimet e tija dhe te te tjereve qe ka perrreth...dhe qurravitjeve te disave ketu qe u mbeti akoma hunda tek droga...

 

Per cfare nuk je dakort me mua ? Po nuk ishe dakort me veten larg parrullave "Ne na duhet nje shtet qe Lufton Drogen " smiley doemos nuk je dakort

Cfare pret ..thuje o burre . Ja Obi per here te pare (per mua ) ka kap nji nga problemet me KONKRET . Tregu i Kontrabandes nuk mund te ekzistoje per Drogen ne se legalizohet ? Ky eshte nje naivitet i vlere per acdc1 , sepse kjo logjike qendron edhe per prodhimin e Tregtimin e Cigareve alkoolit etj .

Por ai e ka KAP demin per briresh jo per koqe  . Lexoje dhe mos e kaperce .

Ndersa keshtu me mbledhje Partie "nuk jam dakort me shokun Parafoles " smileyderi tek citatet e doracakut te Lin Biao mund te vemi .

kerkojme nje spastrimm te mentalitetit te babasqapit ...Po he pra ? Ja une shoh te mentaliteti trupes gazetareske qe nuk sulmojne kete te keqe ne Rrenje . Nuk e zbulojne shtrirjen , nuk japin shembuj .."alternativa te zhvillimit ekonomik " smiley e ne teresi merren me udhezime konfuciane . Ti ku e sheh ..te llogjet e Parlamentit ?

Kush i pengon te japin mendim per dordolecin politik ne presidence qe pengon reformimin e Administrates ? Kush i pengon te lexojne e xeberthejne Kushtetuten per keto probleme .Kush i shtyn te merren e '" igjove c' te tallme i boni Rama " ... apo ke mencuria e te Tredhurve mendore  " Ueeej a dhiu Berisha " ...e me kete del se e trajtojne Publikun shqiptar si Bageti Tribalesh as si Cobene !

Ky nivel bajat e fshataresk i gazetarise sjell edhe te 'mos qenit dakort " por gjen me te aryeshme ..."pritshmerine " smiley

Minxhozi ka te drejte ne cdo pike qe permend, dhe ne fakt nuk permend sa duhet. Deri tani kemi shume bufonade e dekor dhe shume pak ndryshime konkrete. Hyrja ne lazarat dhe zhberja e ketij fshati do ishte hapi me minimal. Per te mos folur per mbylljen e te gjitha lojerave te fatit neper qytete. Kjo qeveri ka ne dore disa shanse qe ne fakt nuk kerkojne as mend as shpenzime kolosale. Hap syte Rama, mos degjo capaculet perreth, largoji Ballat e Doshet se ske gje ne vije.

Rama ka problem e do kete problem sa kohe qe merr vendime se bashku me Ilir Meten, pa Doshet e Fidelet behen hall kollaj. Apo ai garipi , vellai i te cilit ka vrare nje komisar policie.

Nuk behet asgje me keta se kane emrin neper listat e zeza te policive.

Megjithate shumica e gjerave jane ne shtrat te mbare, me kushtin qe nuk duhet lexuar MAPO apo Gazeta 55 qe kapin droge cdo dite nga dy ton apo me kusht qe mos degjosh ata te FRD-se qe Tahiri ka dashnore.

 

Ja psh se cfare duhet vleresuar ( per mua ) Reforme e thelle ne Drejtesi ...E shpalli Rama ! I erdhi Koha apo eshte e Vonuar . Ku duhet te synoje etje etj ...Ja tjeter

Sperkatja e zonave Turistike ..jo jo zotnie behet per tu masku termi Mushkonja ..

ja tjeter ...Nderhyrja per pastrimin e zonave nga ushtria .Perse nuk Pershendet  Dordoleci politik ne Presidence ..se eshte mesuar te fleje Mbi MUT !

Arrest ne shkalle te Larta te nivelit te Korrupsionit , prerje Tentakulash e Oktapodit Berisha !

Cfare dun tjeter gazetaria perve Peshtymores panorama etj !

Te shohem artikujt ne se nuk do meren prap ....Shqiperia Kolumbi ...Jo Jo Kankun i Meksikes ..Hik mer jahu ...Ku e njihni Ju venezuelen ... Po Rusi mer ej qe eshte nje gjashta e Botes .... Rama ku e ke Punen ? dhe Mjalta e mjaltes Kriza Boterore shpjegime nga Shefqeti !

Pritshmeria smiley.. nuk eshte atje ku duhet smiley.

trego nje tentakul te arrestuar deri me tani dhe me mundesi te larte qe te denohet? ben reklame me nje kryetar bashkie te kamzes dhe ai po u shpeton nga duart.. gjin gjoni - tha vete, te me hane mune se me e shumta do ta zene per deklarim te rreme, nje gjobe qe e paguan me te thatat qe mban tek xhepi i bythes

Ja se paskan shtuar dhe nja 3-4 emra te tjere tek gjobat e gjyqtareve per mosdeklarim te pasurise, per te thene qe s'eshte vec Gjini.

Pyetjes se sa efikase jane keto masa selektive dhe siperfaqsore per te luftuar korrupsionin galopant ne Shqiperi tek te gjithe shtetaret (jo vec gjyqtaret), ILDKP ju pergjigj "kjo eshte ceshtje prioriteti mushkonjash; disa mushkonja jane me shume mushkonja se disa mushonja te tjera dhe kesisoj jo cdo mushkonjezim eshte i mushkonjebarabarte".

Per kontrapeshe i kane shtuar se qe thua mish e grua, po ofron dita qe Shareholderi i QKT-se Shptim Gjika te rifitoje lirine qe kurre se pat humbur smiley

Mos e kishe fjalen per BKT (Byrone Kombetare te Trahanase) qe hetoi Gjergji Thimo-n per shkak se dyshohej qe tek kornizat e pikturave kishte fshehur trahana te perpunuar jashte standarteve kombetare?

Shareholderi i QKT-se Shptim Gjika....smiley

Mire qe te pakten tallesh me veten si Gjysma e se Keqes smiley Ndryshe do gjenim nje variant xhi -Bolje per ta njohur akoma me mire veten smiley

Apo del Xhibi thuaj !

Une u tregova boll i kujdesshem qi te mos e brandoj as CEO i Flamurtarit e as Sekretar i par i Vlores smiley

 

Idrizo,m'fal qe ndehyj,pasi perpiqem t'i evitoj diskutimet me ty,ashtu si ti me injoron me te drejte,po nese ma lejon, a ke naj qef metje,naj mos permbushje pritshmerie tenden nga keta qe erdhen?

me vjen keq Pjeter me musteqe te kuqe smiley

Pervec nje shperthimi tuaj kunder Laberise qe me hodhi Tuc smiley , une gjithnje i lexoj me qejf Komentet tuaja . Perse u shmang ?

Per mua nuk Hyn tek Citatistet tip Lin Bio, je shume Normal , je vetvetja .Kush jam une qe te merrem me nderhyrje pervec Hobit tim , kunder Hipokrizise dhe Megallomanise , sidomos te Tredhurve Mendore e Kurvave te mendimit ?

Me fal ne se je prekur nga kjo por kjo eshte arsyeja e vertete .

Bulkthi do nje Gjeneral dhe nje N/kryetar te KLD e kryegjyqtar Apeli ...keta nuk i quan tentakula ?

As Reformen e thelle ne Drejtesi nuk e quan prerje Tentakulash qe te Luftoje mentalitetin e babasqapit "me hane M...' E thirri Berisha ne zyre e beri helaq e beri " smiley ca te te them tye une o Bulkth smiley  Ti je i variantit deus exmachina

Minxhozi mund te kete te drejte deri diku por nuk e kuptoj fokusimin zhournalist te drogaaaa. 

Se drogaaa or tieeee! 

Nuk e kuptoj sepse eshte bere per qytetarin e thjeshte kaq problematik Lazarati? Cfare do ndryshonte ne jeten e perditshme zhdukja e Lazaratit? Keto jane pyetje realiste dhe jo se mund ti dukem dikujt si perkrahes is biznesit te hashashit. 

Personalisht duket ditur humneren ne te cilen gjendet Shqiperia (per me sakte ne te cilen u mor) mendoj sa ka prioritete te tjera per momentin, EKONOMIA. Ketu vertitet problemi o Minxhoz qe po pellet si gomari per droooooooogen. Lazarati eshte simptome e semundjes, por semundja vete eshte fukaralleku dhe qeveria e krimbur nga korrupsioni. C'do njeri me dy leka mend e kupton kaq gje. Filloni dhe kerkoni me teper nga Edskobar Rama per ekonomine, investimet, sigurimet, mireqenie dhe pastaj filloni dhe luftoni krimin, drogen. 

Se keto gjera vine me rradhe ooooo Minxhoz karagjoz. Se kudo ne bote, aty ku ka para ka dhe police te ngrene mire e te veshur mire e te paguar mire qe te shkojne e te luftojne krimin. Po ikni nga breket e babasqapit, lerini keto o bageti, o njerez te perdhunuar nga ai maloku. Hapni syte dhe gojen vetem njehere per veten tuaj dhe kerkojini Rilindjes ato qe duhen me te vertete. 

Minxhozi eshte gazetar qe ka patur pritshmeri per ndonje llokme nga pushteti. Mirepo nuk perfitoi gje.

Kaq eshte historia e tij dhe oponenca e tij.

Droga? Keshtu te vazhdoje opozita se e ka mire, se jane budallenj njerezit e nuk e shikojne se kush e ben te lehten apo te forten.

Opozita do protestoje te premte me Qifen, deputetin e PDIU-se. E ke idene se si shkon kjo pune ne Peqin, Elbasan, Kavaje kur shikojne Qifen qe proteston per drogen? smiley

Per mu pa te shamet smiley je tamom  Jps Me nje difekt se nuk ke kalu ke prurja e kapitalit ku Shefqet foereVeri vjen me kritike . Ketu do kuptoje edhe pse  kategoria e ketyre jane me doracake teLin Biaos  ne Xhepa per Citate ..." Ne na duhet nje Shtet punetor "

Do shtoj dhe dicka ...

Ka qe u vene dhive Kordele .Dhija dhi Mbetet sa kohe rri ne ate TUFE ! Po u shkeput e Ha UKU . Dhe per te kuptuar se sa i forte eshte UKU na vjen ne ndihme Xhibolja me vaze .

"Ki pa kene ni Uk e ni Zuk. Ki pa perplase Uku me Zukin   Zuki ne kanal e Uki ne mal smiley

Me vaze Mushkajash ( velipoje ) Pidhza ( divjake ) Kunup ( fier ) akoma nuk na ka ardhur znj XhiBole .Me te ardhur do ju bejme me dije .

te shamet jane efekt i emocionit. 

0 tolerance ndaj budallekut!

Ke nje figuracion prap gjysmak ...te perdhunuar ( duhej shtuar menderisht ) nga babasqapi smiley por edhe ...te Skopitur menderisht po nga babsqapi ...ku hyn ne kete Rast edhe ky artikull smiley

ke te drejte se shkruajme nganjehere pak si kuturu - po ai perdhunimi besoj nga nje mendje normale duhet te dihet qe eshte menderisht se larg qofte babasqapi ska aq takat, megjithese si dihet. 

O Idriz, perse i ben bisht pyetjeve direkte....??? A ka mundesi qe tu pergjigjesh drejteperdrejte e pa te hjedhme, pyetjeve qe te beri Pjetri me mustaqe te kuqe...??? Ja kaq e thjeshte eshte gjeja, se per duartrokitje ka mjaft ketu qe nga Lefteri, poeti me tico ne fund e sa te duash... Por nuk shkohet keshtu. Keshtu e brohoriten babasqapin keta te PD dhe ja ku erdhen. Kete do ti edhe per Ramen te pesoj....????? Po nuk ja vume ne, tanet, ne dukje gabimet, kerkon ti ta korrigjoje PD-ja...????  Ndaj i nderuari Idris, pergjigju pyetjeve me aq sa ti e ke perceptimin, pastaj duartrokitjet dhe brohorimat apo edhe justifikimet. I beri 8 muaj ne pushtet vellai.... nuk shtyhet me me ... e ka fajin Saliu.... Fajin e kishte Saliu ndaj e kapem me shpulla e shkelma... E la vendin grope apo humnere babasqapi, ndaj e perzume me shkelma....Tashti ai qe erdhi si do t'ja ktheje faqen Shqiperise...??? Dhe kur flasim per pritshmerite, ta thashe edhe ne komentin me larte...nuk pretendojme boom ekonomik per nje apo edhe tre vjet... jo, jo, e rendesishme per mua te pakten, eshte sjellja ndaj pushtetit me pushtetin...te berit ndryshe te gjerave nga sa bente Saliu... ja keto pres te pakten une dhe jo me llafe gazetash, por me fakte konkrete... Po nuk bere kete ti, atehere je ne te njejtin rreshtim me Xhibin, por me kahje te ndryshme....

jo, jo, e rendesishme per mua te pakten, eshte sjellja ndaj pushtetit me pushtetin...te berit ndryshe te gjerave nga sa bente Saliu

ne fakt edhe kjo nuk zgjidh gje ... qe mos them "fajin e ka Saliu" po edhe ti vete ne fund te fundit i krahason gjerat me ato si i bente Saliu. Ai s'duhet marre per krahasim fare. 

Edhe sjelljet nuk jane te nevojshme per te rimekember nje shtet te vockel, te lodhur edhe te varfer. Si dua as sjelljet. Ajo c'ka mund te doje njeriu i thjeshte eshte nje objektive, nje drite ne horizont nje pike-arritje, DREJTIM ne fund te fundit. Te gjitha keto ne kendveshtrimin ekonomik-financiar. Ketu kjo qeveria duhet te artikuloj mire dhe qarte disa objektiva dhe hapat konkrete. Vjet kjo force duhet te fitonte dhe me sa po shihej do fitonte thelle, dhe fitoj. Por eshte per tu pare nese fitoj ne baze te programit te saj apo koketrashjes se PD'se qe e rrenoi komplet. Personalisht nuk kam asgje te qarte qe te me kete mbetur ne mendje nga fushata e vjetshme perreth ekonomise dhe rimekembjes. Shume gjera u folen por se ku jemi aktualisht nuk dime asnje gje. Njerezit merren gjithe diten me Tahirin sesa me ministrite e ekonomise dhe financave. 

Rama ve ne zbatim keshillat per tju perveshur punes:

- Neser Tahiri do djege ca droge te konfiskuar dhe ka ftuar edhe ambasadoret qe ti mbushe mendjen se e ka seriozisht luften ndaj krimit dhe korrupsionit smiley

Eppur' si muove.. - tha ambasadori italjan dhe i hodhi nji grusht dhè i pikelluar smiley

Po o Minxhozi po, ti shtrohet punes Rama edhe ti edhe 2.3 milion Shqiptare. Ju gazetarve ua kum thon, vishni cizmet e boll bot artikuj kafenesh si Manaj. Minxhozi vuan nga mendesi komuniste qe Qeveriu do ju rregulloji cdo gje...mundesisht ene rrugicen e Blendi Sales te permbytme.

Minxhozi duhet te kuptoj nje gje elementare: Qeveriu po punon me sa mundet me ata Shqiptare lokal qe aq kurriz o aq ndershmeri ka. Mu me duket se ka ca ndryshime per se mbari. Zhvillimi ekonomik 2% nuk e nxjerr Shqiperine nga bataku....ato Paret e FMN lutuni zotit ti merrni rregullisht se sado te mos ju pelqeje juve Berisha e grabiti dhe e la ne mjerim ate ven.

Alidemsi mburret dhe thote qe e rrezoji Berishen.....jo me burr....Berisha doli anash te rregulloji ato miliarda qe ka grabit, e te rimarr pushtetin qe kish vu bast qe Rama sdo e mbante dot deri ne Pranvere. Rama me sa duket do e haje ket vere.

Nderkohe, Cuni Sheqeres dhe familja e tij jane sot faktoret me vendimtar financiar ne Shqiperi sepse i kanalizuan ne buxhetin e tyre gjithe pasurite kombetare e te ardhurat vendore per 8 vjet.

Minxhozi, Fevziu e Bejtja me Shullaken si gazetare te shquar te na hedhin pak drite se si u transformua pushteti politik i Vicidolit ne asetin me te madh financiar te familjes se cunit te Sheqeres.

E i rre menja se rrezun Berishen Freshistat....

O Alidems i nerum smiley Vallai or tie shqip flasim e shqip nuk merremi vesh ... A ka mundesi te mi besh Lopka keto llafet e tua te vlefshme per cdo Qveri e cdo Sistem si ne Rusi dhe Amerike !

Dhe kur flasim per pritshmerite,smiley  .....nuk pretendojme boom ekonomik per nje apo edhe tre vjet... jo, jo, e rendesishme per mua te pakten,

eshte sjellja ndaj pushtetit me pushtetin...t

e berit ndryshe te gjerave nga sa bente  uuuuuuuu U   smiley

Tani vetem keto te dyja po me shpjegove si i KUPTOn , pse mos te nderroj dhe Une qe te mos jem nje Derstilist  smiley si keto llafet qe thone shume po nuk thone asgje !

Po Pjetrit me musteqe te kuqe me duket se Ju pergjigja .Po e ke per ate qe ka Postuar lexoje mire se dhe vete e mbyll me ...Nese keta ....se nuk e ka te qarte cfare po bejne

Tani cfare ti them Une qe po ashtu si Pjetri nuk kam asnje FAKT qe po sillen si Saliu !.Perkundrazi mund te them qe hapi i Pare i konstatimeve per "qeveri axhamijsh "- Freshistesh " kaloi dhe pasi u dogj "pritshmeria " smiley e"burrave me Musteke per Portofole , sic ke lexuar ka hyre ne nje Faze te Re edhe ankesa 

U bo Vilajet Qyrku...Tahiri ka Dashnore ...Didi ka vrae ...Shqiperia Kolumbi  smiley..e kush i numuron llogjet e stanit te LefTKopese e karieristeve ordinere ..Po qe te mos mbetemi ne Mes te Derstiles , hdh ca Fakte jo te lloit Minxhoz - Lin Biao " Ne na duhet Puna " por konkretisht dhe  .

Pse te rri une me Gjembin dhe Xhibolen te Llogjet smiley

Kjo është e vërteta e hidhur, të cilën nuk po e korigjon dot as Edi Rama me qeverinë e tij, të mbështetur nga një shumicë mëse solide në parlament

A thua se ky 'Edi Rama' na qenka messi (lionel) qe pritej te bente ndonje mrekulli ? te gjoret ata qe besuan te shalegjati...

nje pjese e mire besoj u zhgenjyen qe ne 15 nentor me skandalin e armeve kimike, nje pjese tjeter u ftohen qe afro 1 vit pas premtimeve te fushates jane ende pa pune e vetem sa jane sorrollatur si zara zyrave te Partise; te tjere u preken interesat personale me mbylljen e ndonje 'kazino' lagjeje, apo me hedhjen ne rruge pas bllokimit te furgonit; ndersa per ceshtjet e rendit e sigurise, gjysma e '1 milione' te papuneve qe votuan Edin, i humben ato shpresa me 75 shperthimet me tritol qe nga fillimi i vitit e me tonelatat e droges qe kalojne ne Shqiperi me Avione, maune, kamion, mushka e gomar..

Gjithsesi, kritika e lehte ne pamje te pare e Minxhozit, ne thelb eshte nje goditje e rende per qeverine PS-LSI, sepse e thote troc se deri tani ka pasur vetem FJALE dhe ASNJE Pune. Kulmi i ironise eshte kur permenden Policet e Ministrit me te suksesshem te qeverise, te cilet luajne kalceto pikerisht diten kur Riformato, me leje e symbyllje nga Shteti, tentoi te bente uljen e radhes ne Shqiperi.

Dielli duket qysh ne megjes thote Populli. Dhe Shalegjat s'ka sy per qabe te vendose Rend...perkundrazi, duket sikur i konvenon qe rrumpalla te gjeneralizohet se e genjen mendja se mund te justifikohet 4 vjet me "Fajin e ka Saliu".

Prokuroria: #Riformato s'figuron tek sistemi i hyrje-daljeve (TIMS), i kerkon Policise te sqaroje. Dmth po mos ishte kapur ne aksion e siper, #Riformato s'do figuronte neper deftere, ashtu si me i miri,Tahiri, nxitoi te siguroje publikun qe kjo ishte hera e pare qe behej ky marifet (dmth trafikimi i droges me leje hyrje nga shteti shqiptar).

Corriere della Sera: Vetem gjate ketij viti Italia ka kapur 9734 kg kanabis shqiptar, Greqia ka kapur 13 mije kg. [Balkanweb \ Corriere]

Nderkohe ne Shqiperi, autoritetet shqiptare jane ne kulmin e bashkepunimit dhe luftes kunder droges: Kreu i Policise, Didi, ka firmosur nje urdher nepermjet te cilit i kerkon Policise te evidentoje se ku mbillet droga ne Shqiperi (meqe ne Lazrat s'figuron se ka droge, sic tha zv/Drejtori i Policise) smiley smiley

Te gjitha keto kapje vetem pasi u hoq sala nga pushteti. Sa ishte Sala kalonin pa u vene re. Duhej te vinte PS qe te merrej vesh se c'bente me trafikun fshati votues i PD, Lazarati, me partine meme ne pushtet. Iku Sala pa bashkepunuan policite dhe ja rezultatet pozitive. 

Fiks, ai mut nuk lete me punu as policite greke e italiane

nese nisen nga shqiperia, ata takohen me dike ne Itali. Njoftohen nga policia shqiptare qe u nis droga, dhe me te mberritur kapet i gjithe rrjeti. Po te mos njoftohet nga Shqiperia, kapet vetem ajo qe kapet nga policia greke dhe italiane. Kur futet dhe shqiperia ne valle, shtohen rezultatet, sic e sheh.

hahhahahha Fajin e ka Saliu s'kane llaf tjeter 4 vjet rresht keta tani, per drogen qe u mboll para 1 viti e per ate qe do mbillet pas 3 vjetesh smiley

shqupso, disa goje te liga thone qe niveli i kapjes se droges ne vendet e destinationit zakonisht perkon me nivelin e trafikimit te droges, dmth me shume kapje ne Itali dhe Greqi = me shume trafik droge nga Shqiperia ne Itali dhe Greqi.

Te njejtat goje te liga (shume te liga, persa s'jane ngjaliste si goja jote virtuale) thone qe nese keto kapje droge do ishin bere nga autoritetet shqiptare, ne Shqiperi, atehere kjo do te nenkuptonte qe #Rilindja e lufton trafikun e droges ne vend qe ta #Riformatoje.

Megjithate, ti vazhdo ploteso ngjale-funksionin.

duke ditur qe lufta ndaj droges eshte vene si kusht per statusin e qershorit, vetem sajesa te tilla do te presim nga ju morrat e sales, deri diten e statusit. pastaj do te bini rehat. Lajmi ne korriere thjesht citon policine shqiptare, asgje me shume. meso italisht dhe lexoje.

ju komunistet s'e kuptoni qe kjo eshte pozitive per qeverine, sepse sic ju pergenjeshtroi dhe ambasada gjermane, droga ishte kapur ne bashkepunim me policine shqiptare. e njejta gje dhe ketej. Sa nuk bashkepunohej me shqiptaret, votuesit e PD te lazaratit vazhdonin ta trafikonin per qef, me partine meme ne pushtet.

 

je keqkuptuar; une jam pleshti i Sales, morri eshte Bredharaku, kurse karkaleci eshte Gjembi me Tirona4ever.

me gjithe aftesite tona marramendese dhe qellimeve per te sabotuar ngjalevropianizimin, s'besoj qe vetem ne te arrijme te #Riformatojme 900 ton droge ne vit pa mbeshtetjen e shtetit.

2-4 milione gjermane konsumojne rregullisht bar. 1 gr ne dy dite per person po them,i i bie 7 - 14 ton ne jave dhe 364 deri 728 ton ne vit. Kshu me rregull treshi i bi qe edhe qeveria gjermane eshte e perfshire

gjithsesi s'ka rendesi kjo se sic tha Rama, bari eshte droge e lehte, s'eshte e rende si kokaina e Kolumbise lol

mgjths ne fakt Shqiperia (sipas OKB-se) jo vetem qe transporton heroine (pjese e linjes Afganistan - Balkan - Evrope) por ka te dhena qe pervec ripaketimit, edhe e perpunon/ndryshon heroinen, plus qe ka filluar te beje dhe eksport-import te kokaines nga Amerika e Jugut.

keto jane te dhena publike, por Rama s'i dinte keto, dinte vetem ato te hashashit te mushkonjes kur foli si Dr. Adhamudi ft. Mato Gruden, droga e lehte vs droga e rende.

ma jep pak raportin e OKB-s, se mos ben vaki dhe e ka per kohen e sales dhe te shkon energjia kot. lol

ha, ti do jesh vertet freshist sic tha Swed, kontigjenti Mjaftist i ngjalepropogandes, me teorine "ne do ta luftojme drogen pasi te filloje te transportohet se ne Lazarat s'futemi dot per gje tjeter pervecse per te luajtur futboll"

po kerkoje raportin ne internet o ngjale e njome, mos prit te ta sjell une te gatshem; tek e fundit raporti eshte ne anglisht dhe ka mbi 100 faqe, mos e pret dhe te ta perkthej, qe ti pastaj ta #Riformatosh ngjalerisht?

E ke fjalen per Lazaratin qe voton 100% per PD dhe qe drejtohet nga nje kryetar komune qe eshte zyrtar i larte i PD, anetar i kryesise se PD? Edhe pyet per mbeshtetje politike ndaj droges? C'thua ti se ka bere ne tete vjet PD-ja me fshatin e vet? Papritur per 6 muaj qenka PS fajtore per bastionin e PD, Lazaratin? Si shpjegohet qe fshatrat qe mbjellin fruta e perime qe eksportohen jashte votojne per PS, ata qe mbjellin marijuane votojne PD? Per ke tjeter kujton se jane raportet e OKB? Ti s'i sjell sepse e di qe te dhenat ne ate raport jane per kohen e PD, dhe del huq. Sepse te tille zvarranike jeni bere tani. Kapeni me c'te mundeni per cik rremuje.

Shqupi eshte tipik freshist, po qe se ndodh 0.1% qe ky temos jete freshist, atehere nuk ka fresh fare, fresh-i eshte krijese prrallash smiley

Xhibo, juve te grupit lubonjist ekuidistant te pakten nuk duhet te beni propagande berishiste te tipit "ka trafik droge - ka gisht qeveria" Qe eshte shtu trafiku kjo dihet, po jo domosdoshmerisht ka te beje me faktin qe qeveria eshte e perfshire. Mund te kete te beje me stanjacionin dhe krimi nuk ka mundesi te shtoje te ardhurat me biznese legale si ndertimi etj, mund te kete te beje me hapje linjash te reja trafiku jo-profesionale nga ish oficere policie qe e njofin kete segment tregu etj etj. Dmth shkaqet mund te jene te shumellojshme, nuk mund te damkosesh qeverine me llafe ed halimthe

tashi ku e ke lexuar ti qe une (apo antaret e tjere te nderuar te grupit baraslargetor) kemi thene qe Rama ishte naviguesi i avionit dhe qe Tahiri ishte xheneriku?

une kam thene/hamendesuar qe gjykuar nga volumi i madh i droges, nuk besoj se mund te behet narkotrafiku pa perfshirjen e shtetit, si dhe gjykuar nga fakti qe shteti gjoja s'e ben dot zap Lazaratin; kjo padyshim qe eshte bere gjate gjithe viteve te Berishes dhe behet dhe tani, e natyrisht une s'jam i vetmi qe arrij ne nje konkluzion kaq ashiqarist.

tek e fundit pergjegjsia per ligjin bie mbi shtetin, jo mbi te baraslarguarit, dhe sa kohe qe shteti nuk tregon seriozitet per kete pune natyrisht qe ka faj; s'eshte e thene qe qeveria te jete patjeter me thase me droge ne kurriz para se te akuzohet.

sic tha Blushi, mjafton te futen ne Lazarat (apo kudo fshat tjeter ku mbillet) dhe debatet e mushkonjave dhe rrotave marrin fund vetvetiu. kete s'e ka bere as Berisha, s'po e ben as Rama.

shkaqet pastaj, kjo eshte te tallesh lesht; nje bythe fshat prodhon qindra tonelate droge, ne tani te rrime te tjerim shkaqet se pse ndodh kjo apo pse "duhet shpetuar Lazarati", sic thote Tahiri.

p.s. nese ne te baraslarguarit duhet qe ne cdo koment te themi "betohemi se s'jemi berishiste" me thuaj qe ta propozoj tek mbledhja e ardhshme ekuidistancuese lol

si mer ti i thuke vetes i barazlarguar me kaq prepotence???? ti qe kercen perpjet zgupthi sa here ta permend dikush baben tat babasqap apo ate kudren xhozin. ec more leji keto - mos ja be qefin vetes me "une jam i barazlarguar" keshtu qe llafi im ka 3 here me shume peshe. 

Degjo nuk eshte ndonje privilegj te jesh i "barazlarguar" - eshte thjesht 1 menyre per te fshehur tendencat e tua (dashurine per trustin e Geshtenjave), por menyre e cofur. Ne c'do kohe, ne c'do sistem duhet ta ndash shapin nga sheqeri (call it like it is) por me sa kam pa ne kete blog ti je zhyt ne 'shap' e ketej pellet "jam i barazlarguar". Mundohesh me mish e me shpirt ti japesh babasqapit edhe nje perspective tjeter vezhgimi edhe ja del, sepse njerezit normal e ri-shikojne edhe njehere - POR prape moot ju del, dhe kur ti vazhdon i bie prape fyellit aty atehere i bie qe fatkeqesisht nuk je i barazlarguar (nje term kot pa asnje kuptim). 

ta thashe xhibo. Ja, idem llafet e mia po t'i thote dhe jps. Tani vej gishtin kokes dhe reflekto!
Mos lexo se ca thote Lubonja te Panorama se partite parlamentare jane banda. As qe ka deputete te inkriminum. Jo!, behu i mvarur!

po pse kaq pezm? ky eshte lajm i gezushem; qe kemi zhvillu industrine perpunuse dhe nuk jemi thjesht shites te lendes se pare

900 ton ne vit? hahahaha 9000 kile qenkan 900 ton? a te 10-fsha matematiken ty, hahaha.

mire e ka komentuesi qe je i trashe

. Gli stupefacenti riempiono valigie e sacchi imbarcati su Cessna e Piper. Da gennaio ad aprile, informano fonti della polizia albanese, in Italia sono stati sbarcati (e sequestrati) 9.730 chilogrammi di marijuana. 

Ja keshtu thote lajmi qe solli gjibi. smiley

E merr gjib kembengulesi. 

 

Vend per kritika ka. Po kur kritikohet amerika e obama spo kritikohet edi? Ja ne kalimin e viteve do mesojne dhe keta nga zanati. E ne bashke me ta. 

sa gjynaf jeni

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).