12 Qershori eshte Dita Nderkombetare kunder Punes se Femijeve.  85 milione femije ne bote jane te perfshire ne pune te rrezikshme, te pista dhe degraduese. Ndersa globi behet nje treg me intim, disa konsumatore jane te shqetesuar qe produktet e tyre mund te jene mbledhur me gjakun dhe djersen e te pafuqishmeve. Toronto Sun ne nje artikull te para disa diteve ve ne qender te vemendjes femijet e Bulqizes ne industrine e kromit.  Fijet e kesaj industrie qe fillojne nga Bulqiza e qe shtrihen padukshem tek cdo gje, nga telefonat celulare e ndoshta deri tek lavamani i shndritshem i kuzhines suaj. 

Keli, 13 vjec mbledh krom.  E rrisin vellezerit dhe motrat, pasi babai i ka lene, dhe nena i vdiq e shtypur nga nje traktor ndersa mblidhte krom. Keli punon gjate dites ne grumbuj guresh.  Naten enderron serish guret: Enderroj te shikoj poshte dhe te gjej kromin me te mire.  Ndersa vellai i tij 21 vjecar ne vend te endrrave ka makthin se mos vdes si e ema nen gure.  

Ai nuk pret qe konsumatoret te kujdesen se nga vjen kromi: "Jane te pasur, nuk duan t'ia dine se nga vjen."

Ekspertet e kane te veshtire te percaktojne rrugen nga ku kromi behet perfundimisht celik.  Por ajo fillon me femijet qe germojne me duart e tyre. Shume jane lenduar, ose ankohen nga dhimbjet e shpines apo te stomakut - nje kombinim i punes se rende dhe ujit te ndotur nga minierat. 

Kovat me mineral u shiten "bosave te kromit", seksere qe me pas ua shesin kompanive ne bregdetin e Adriatikut.  Nuk dihet nese eksportuesit i pyesin sekseret se nga ku vjen grumbulli i gureve. "Boset e kromit" nuk flasin. Por eshte e sigurt qe disa nga kompanite me te medha te prodhimit te celikut ne US, kane perfituar nga minierat e Bulqizes.

Qeveria e re, me fushaten per mbrojtjen e femijeve shihet si progresive, por nuk ka strategji konkrete per te hequr femijet nga industria e kromit.  Nuk eshte veshtire te dallohen femijet qe punojne per krom. Me kembet me plage e shenja i gjen rreth Bulqizes duke shpresuar per shi, qe te dallohen guret me te mire.  Qe i shesin 70 leke per kile.  Aq sa mund te blesh nje kile miell.

Vdekjet brenda minierave shqiptare jane praktike standarde, sipas disa vleresime deri dy ne muaj.  Nuk ka te dhena sa femije jane lenduar jashte tyre.    

Margarita, nje e ve 27 vjecare, humbi burrin e saj ne nje shembje te minieres vitin e kaluar.  Ai punonte ne nje sipermarrje te palicensuar, keshtu qe Margarita dhe femijet nuk perfitojne asnje ndihme pervec se nje pensioni per jetime, rreth 6000 leke ne muaj. Tre muaj me pare u tha femijeve - Marigleni 10 vjec dhe Brikela 7 vjec - se nuk do punonin me per krom.  Shkembi u ka marre me shume se c'u ka dhene. Por djali nuk e degjoi.  Ai shkon perdite dhe punon duke germuar.  Ne Diten e Nenes, me 8 Mars, i bleu nenes lule me leket e fituara nga kromi.  Ajo nuk i pranoi.  Eshte akoma ne zi per te shoqin, keshtu qe nuk eshte mire te kete ngjyra ne shtepi.  Marigleni doli dhe u kthye me nje dhurate tjeter - nje fustan te zi.  

Ajo ishte mirenjohese, por e trembur per te ardhmen, nese do te kete te ardhura qe femijet e saj te vazhdojne shkollen.  Djali i saj nuk sheh asgje te keqe me germimin e kromin.  Ai kupton vetem c'ka te ardhurat nga kromi blejne.  Gure qe blejne nje fustan te zi per nje te ve, e cila humbi bashkeshortin qe mblidhte te njejtet gure.  E qe tani ka te ngjare jane shnderruar e lemuar ne nje tjeter produkt me shkelqim per kete bote. 

 

 

Marrë me shkurtime

Artikulli i plotë: Albanian child labour takes shine off chrome industry

4 Komente

Po c'lidhje ka Bulqiza me boten?

Tani per tani asnje miniere nuk po prodho ne Shqypni. Te shofim a do ta rregullojne apo do ta menderosin ket pune...

I lexon keto ai KINGU i ministrise se punes ?

E dhimbshme! Por po behet pothuaj nje vit qeverisje dhe asgje duket te kete ndryshuar per keta vogelushe. Mafia e kromit duhet t'i priten kembet dhe Shqiperia duhet te tregohet me e civilizuar ne menyren se si i menaxhon rezervat e saj natyrore. Ky lloj shfrytezimi eshte kafsheror ne te gjitha aspektet dhe eshte nje pasqyre e qarte e atyre qe e kane qeverisur e po e qeverisin kete vend. Hajer mos befshin me jetet (dhe fatkeqesine) e ketyre vogelusheve!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).