Në kuadër të festës së Republikës Italiane, e njohur ndryshe si festa e 2 qershorit, zhvillohet sot në Tiranë në ambientet e rezidencës italiane një ceremoni festive. Ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani, shprehu mbështetjen e Italisë për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE. Sipas tij, Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat në BE, dhe 23 qershori do të jetë një ditë e shënuar për shqiptarët.

“Fillon sot një muaj i rëndësishëm për Shqipërinë dhe për udhëtimin e saj drejt Evropës. Shqipëria e ka merituar marrjen e statusit e vendit kandidat që në dhjetorin e kaluar, edhe sa i takon mënyrës së ndërrimit të qeverive, dhe reformave të realizuara që fillimi i qeverisjes PS-LSI. Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në rrugën e saj drejt Evropës”, tha ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani. Ndërkohë festa e Republikës Italiane është zhvilluar edhe në Vlorë dhe në Fier. (a.ç)

5 Komente

Rrofsh zoti Gaiani per mbeshtetjen , edhe ne me sa mundemi po ju ndihmojme ne keto kohe te veshtira pagjumesie qe po kaloni.

+1

smileyItali 1 - Luksenburg 1

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).