Lazarati nuk është më fshati i paprekshëm dhe rebel. Policia e Shtetit ka arritur në zemër të tij, duke vendosur kontrollin e plotë pas 5 ditëve aksion dhe përplasje me banorët. Nuk ka më 'betejë', nuk ka të shtëna me mortaja, mitraloza të rëndë, të lehtë, antitanke dhe snajpera. 

Lazaratasit lëshuan terren, ata që qëlluan dyshohet se u larguan nga fshati, të tjerët hapën dyert për kontroll dhe pranuan që kishin kultivuar kanabis. Kanabisit që kishin nëpër banesa i vunë flakën, e hodhën ku të mundnin, duke lënë pas tymin e flakën e tij. 

RENA dhe FNSH e mbërthyen fshatin dhe thonë se e kanë atë nën kontroll. Për ta kthyer Lazaratin në një fshat normal, u angazhuan 800 forca policore të mbështetura nga mjete të posaçme, forca të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, Delta Forcë në Vlorë, si dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj. Po ashtu  rreth 60 automjete policie u vunë në lëvizje. 

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 13 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. 

Sipas policisë, gjatë ditës së djeshme janë vënë në pranga 5 persona, të dyshuar si autorë të sulmit me armë ndaj efektivëve. Në pranga kanë rënë shtetasit: Rustem Xhemal Mahmutaj, vjeç 19, banues në Lazarat, Teslim Xhemal Mahmutaj, vjeç 22, banues në fshatin Lazarat, Vandam Razip Mahmutaj, vjeç 19, banues në Lazarat, Hysen (Neni) Çela, vjeç 48, nga Lazarati. 

Këta shtetas akuzohen për veprat penale vrasje e punonjësve të policisë e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak, kultivimi i bimëve narkotike. Të arrestuarit dyshohen se së bashku me persona të tjerë kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të policisë gjatë operacionit të ndërmarrë nga forcat e policisë në fshatin Lazarat. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Vandam Mahmutaj janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1363 kg hashash, 8500 rrënjë bimë narkotike, 1000 fishekë model 56, 225 gëzhoja model 56, 1 granatë dhe një armë pistoletë shenjëdhënëse, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh të llojeve të ndryshme. 

Një lidhje telefonike në News24 Dasho Aliko ka deklaruar se situata në Lazarat mund të kthehet në një katastrofë pasi sipas tij brenda grupeve kriminale që qëllojnë më armë mund të ketë të infiltuar nga agjentuarat e huaja.

39 Komente

banesën e shtetasit Vandam Mahmuta

po caknorrin nuk e zune!!

Ishte duke luajtur domino me Brusline

Gjynah te shkretet, ngelen pa pare boterorin

Vandam Mahmutaj hahahahaha smiley Po kalamojt e tjere si i ka qujte Gatja : Johnrambo, Stiverivs, Dartajon, Goxill, Johnmekllein, Rokbalboa ...this is funny as shit if it wasn't true.

Kam njohur nje Dezdemona Mahmutaj.  Te kete lidhje me Gaten thua?

e cuditshme si ne cdo fillim sezoni turistik krijohen situata te tilla, ose mbahen zgjedhje,etj... kryesore gjithmone me tensione dhe ne lajmet kryesore te evropianeve!

Lazarati eshte ceshtje soc-kultur-ekonomike dhe duhet shpetuar jo luftuar, thoshte Rama dhe Tahiri deri para disa ditesh.

Respekt per forcat e policise, kane kaq dite aty, rreziku per jeten se pari, por dhe pa gjume e ngrene-pa-ngrene.

Mund te bejme gallate sa te duam me kete ngjarje por mos harroni se ata rob vetem ate zanat dine te bejne dhe do mundohen perseri ta riperterijne biznesin e hashashit.

Kane jetuar si mbreter (20%) e popullsise kuptohet dhe do ta kene te veshtire te bejne gje tjeter.

Edhe njerezit e thjeshte e kane marre pagen mujore per mbledhjen e te korrave.

Per shtetin do te jete nje arritje e madhe nese do te sjellin dicka te re ne are fashat apo zone si menyre zhvillimi dhe ti afrojne njerezit me punen e ndershme dhe jo ta bazojne te ardhurat vetem me rruge te paligjshme.

Nje fabrike apo nje biznes per te punesuar njerezit, nje investim i madh me ndihmen e shtetit duhet te pasoje kete aksion qe eshte vertet per tu pershendetur.

Koha kur nje fshat bllokon nje shtet kishte ikur me kohe por me mire vone se kurre thote populli.

Te shikojme zhvillimet e metejshme. Gjerat mund te jene premtuese......

kanabisi eshte bime e paqes. gjith kjo lufte 5 ditore me artileri te rende, snipera murtaja etj dhe asnje i vrare. smiley po mos te kishte tym kanabisi neper ajer do kishin qelluar ne shenje dhe do ishte pershkallezuar lufta smiley
 

Futboll : Lazarati - Policia 2-1

Lufte : Policia - Lazarati 1-0

Me gol ne fushe kundershtare fito policia .

U rrit pernjehere cmimi i barit ne Greqi,,,,,keto gjera sjell proibicioni. smiley

Gjithesesi bravo policia qe theu nje bastion te trafikanteve. 

Shyqyr mo se i merute Policet e shkrete  5 dite buke me djathe e duke fjet neper magazina.

Mire ben qe e shkulen e dogjen hashashin edhe Lazaratin se kish ardh koha qe qeveriu ti vinte pikat mbi I, po halli eshte ca do hane sivjet, k@qet e Ademit dmth Tahirit apo letrat e statusit te Merkel?

Do makroekonomiste kjo pune, ndonje pecogrosso qe te bej marreveshje me Evropen, (kemi disa te tille madje njeri komenton ketu ne peshk). Ta heq hashashin po me jep te drejten per obligacionet e karbonit etj etj.

ndonje marrveshje do jete bere me pare se te hiqej lazarati besoj.

Djali i Gates e paska emrin Vandam smileysmiley

Gate lezohet geit ne inglezce, lazarati geit.

si shume lehte e muaren lazaratin, Lazarati tiger prej letre. dukshem jane shume te ngopur per te luftuar, Po te ishin te uritur do luftonin me shume

lazarati mafje e vogel, nuk te le mafja e madhe te besh 6 bilion ne vit se i do per vete. 

 

Lazratasit, si fshat, nuk jan hic fajtore.Jane te pozicionuar ne shpat te Malit Gjere, me fare pak toke dhe ate te bere mbi pllaka guri.Jane shum puntore, jane te miqesive e te rrespektit per mikun e te huajin.Tere jeten te vuajtur.Qeverrisjet e PD se u lane nje mundesi jetese e cila u egzagjerua ne tet vitet me kryeminister Salihun sepse prej mallit lazaratas perfituan tere kupola e PD, ne menyre te vecante krere te kupoles policore.Situata degjeneroi ne humbje te traditave te dikurshme te brezave lazaratas, kur sipasoje e vitit 97 , ne Lazarat u grumbulluan arsenal armesh qe rane ne dore te brezit te ri i cili pune quajti bujqesine intensive me Kanabis.Nga ato dreq armesh adoleshentet lazaratas, te prire prej ca pervituesave te lidhur me strukturat policore dhe te shikut, i bene karshillek shtetit.
Situata percipitoi negativisht ne syte e monitoruesave te huja kur u godit shum keq Helikopteri i G.Di Finances Itasliane.Ahere shteti duhej te kish nderhyre por Salihu , ishte ne pozicion delikat politik dhe heshti para kerkesave te te huajve duke u thene se rrezikoheshin grate dhe femijet.
Per hir te se vertetes policia me nje aksion spektakolar, diten per dreke hyri ne Lazarat dhe arrestoi Gaten brenda ne klubin e fshatit.Aksion qe zgjati vetem 22 minuta ! Te gjithe sa ishin mbeten te shokuar e te hutuar, perfshi gjith fisin mahmutaj prezent aty dhe gjith me revolvera ne brez...
Te gjith i din vrasjet e bera dhe rrembimin e pareve te bankave, por per habi gate ...u fal sipas projektit qe Nishani i paraqiti Moisiut..!
Sipas meje aksioni ne lazarat ishte i studjuar, i konsultuar me te gjitha strukturat ku bejm pjese, me tere trupin diplomatik dhe me prezence ne aksion, si vezhguesa te atyre strukturave.Ishte ky organizim qe shmangu veprimet e pamatyra te adoleshenteve lazaratas dhe nxitjeve te bera prej veglave te salihut.E meriton nje bravo policia !
Por .... Salihu i solli nje sherbim shum te keq lazaratit me lidhjen e shenjte antidroge qe nisi per ta bere kauze! Ndihmoi realisht qeverisjen dhe i zbuloi rrenjet organizimit ( me pagesa te medha ) te shout me ate te helikopterit te Divjakes! I solli sherbimin me te keq tere rinis se vendit qe nuk ka asnje shprese tjeter!
Per mua e keqja e madhe nisi dje ...me shkaterrimin e miliardave ne Lazarat .Kush eshte alternativa " Jetese pa prodhim kanabisi "...?

Une se kuptoj kete llogjike "nuk kane faj" apo "jane gjynah"..perse nuk paskan faj? perse qenkan gjynah? Ti duhet te dish sa fshatra jane braktisur krejtesisht,sepse nuk kishin toke e mundesi jetese,emigracion te brendshem e te jashtem,po ata qe jetojne si ne mesjete duke mbjell domate e speca nuk jane gjynah? Po njerzit qe kudo punojne si skllever ne ate vend,me orare te zgjatura,pa dite pushimi, me paga qesharake nuk jane gjynah? Nuk e shoh politike kete ngjarje,e shoh si edukim i brezit te ri, njerzit duhet te mesojne si ne gjithe boten,qe vetem me pune te ndershme mund te jetosh e te flesh i qete.Rruga qe zgjodhi vete ai fshat e shume garipa te tjere qe sillen verdall atij vendi eshte rruga e lehte o grava..do guxim,force,burreri te jetosh si i ndershem,do shpirt sakrifice,trimeri e zgjuarsi!! C'do debil e burracak mund te mberthej nje arme,te mbjell e te shes hashash !!

Inderuar Arb ,

Ju jeni njeri me kulture dhe i qarte me sa te lexoj .Por ne kete Rast duhet bere nje Dallim .Ai fshat dhe jo vetem ai ashtu si nje individ naiv qe ben si sum zgjuar e qe vjen verdalle ketej pari...

jane tamam per Gjynah .

Ashtu site gjithe Shqiptaret keto 25 vjet . Ka shembuj te qarte dhe 100 % te argumentushem e te pakundershtueshem nga e Gjithe Bota se kur ta Hypen ne Qafe i Ligu ne kete Rast Mentaliteti Berishian , lindin Forca qe te IMPONOHEN si te vetmet rruge jo vetem per nje Grupim ( PD-hi ) e nje Fshat por edhe per nje VEND te tere . Kujto te famshmin Agolli ...Nje i cmendur / Cmend nje vend

Lazarati me nje shume parash me "Miliarde dollare"  i Imponohen dhe me te ndershmeve te Botes .  .Dhe pikerisht ketu fillon e zbulohet e KEQJA sepse keto te Ardhura jane te Paligjeshme baze e mburoje e KRIMIT ne fusha te Pasurive sic eshte Droga qe eshte Kervcenim Real per njerzimin .

Dhe per ta ilustruar jam e miratoj plotesisht thenien Tuaj

 C'do debil e burracak mund te mberthej nje arme,te mbjell e te shes hashash !!

por me KUSHT  qe eshte Themelorja e Argumentit ...per sa kohe ai eshte brenda Interesit kriminal te Drejtuesve te Shtetit qe nuk e luftojn; por e Justifikojne ! Dhe ky qe Shteti Saliut qe Ju imponua lazaratasve dhe jo vetem !

oidriso..

Per dicka te jap shume te drejte, kjo situate ne ate fshat eshte sigurisht produkt i ketyre 25 vjet anarki ne ate vend,sigurisht qe nuk eshte e trasheguar, kur shkruaj me lart edukimin e brezit te ri qe "duhen te mesojne si gjithe bota" bera gabim,do te ishte me mire te shkruaja duhet te mesojne te jetojne si kane jetuar prinderit e tyre ne moshen e tyre. Pertej kesaj,gjynah nuk me vjen hic e nuk jane hiç per gjynah.Nuk kam natyre moraliste e ky muhabet nuk eshte personal me Lazaratin(mbushur me Lazaratas eshte shqiperia),por jam i mendimin se ç'do njeri duhet te marr pergjegjesite per veprimet qe ben. Mund te zgjedhesh menyren e lehte per te bere para e jetuar,si te duash..por ama mos hajde e qaj e mos kerko meshiren e perkrahjen e askujt kur te perplasin turinjte, e po ashtu askush te mos marre guximin as te justifikoj diçka te tille. I kane dale borxhit 100 here Lazaratit edhe keto muaj,nje dite do te ndodhte diçka e tille,e shyqyr qe ndodhi e kaloi shume mire,e te falenderojne zotin qe jetojne ne shqiperi,se ne asnje vend tjeter te botes qe enderojme te behemi, shteti nuk do te ishte kaq bujar e i meshirshem me nje vend e situate te tille.

Alternativa eshte gati. Mbjellja e kanabisit ne te gjtihe shqiperine ne menyre me te "moderuar", jo vetem ne Lazarat ashiqare fare.

Pikerisht ky eshte edhe orjentimi i qeverise, kanabis per te tere, por me karar. Kjo po qe eshte qeveri e popullit. 

pra un mund ta mbjell ne ballkon tani?

Thuhet se kultivohet mjaft neper ambjente te mbyllura (depo kshu gjanash),por meqe dashka shume drite,keta e mbajne me energji elektrike qe sigurisht e vjedhin.

tip menyr taksimi per hashashin kjo nga qeveria. te pakten i con nje fatur energjie. nuk beosj qe e vjedhin. po ta vjedhin edhe per perdorim hashashi turp per shtetin

800 e kusur police anembane Lazaratit, si u larguan kaq kollaj keta cubat qe qellonin me arme policet?

Aliko, pasi i ndihmoi trafikantet dhe kriminelet ne maksimum, tani dashka kredi per operacionin e Policise ne Lazarat lol

Kishin shtu dhe nja 200 police femra. Per dreq cubat kishin qellu kinga ...

Pashe tani ca Foto, shume prej tyre nga Operacioni"sukses" ne lazarat dhe me vinte te qeshja e te qaja. Pashe "mitralozin e rende" qe ishte nje pushke me dy kembe dhe ca gezhoja- se ku doli gjithe armatim qe na folen ne shtyp- se dilte qe Lazot kishin me shume arme se ushtria.Dhe pashe pavaresisht nga cka thuhet- Lazarati ishte shume i varfer si fshat...

P.S Kam nje propozim ne rast se dikush ka muhabet me te- Thone qe Rama ska zedhenes- ne fakt e kane gabim- se Arvizune-...qe sben detyren e ambasadorit - por te zedhenesit te Rames.... 

Foto tymi mbi Lazarat: nje | dy 

Nje reportazh nga Mapo.

P.S. Nderkohe ne Tirane, gruaja e rreh burrin me okllai smiley

Bravo qeveria, Lazarati duhet mbajtur nen kontroll. smiley

kerko ne google news per lazaratin....lajm ne gjithe boten, kryeqendra evropiane e droges, policia lufte...trupat speciale me helikopter puma

tashti ti vene pishen

Si ka qene ajo kenga:

Obobo se c'qenka kota

me e madhe se evropasmiley

Bijte sikur jane squllur pak ne krahasim me eterit.gjithe ajo xhephane per nje bythe fshat dikur toger baba me nje grusht cobenesh piranece me ca difeke te lidhur me gjalme vuri ne zap gjithe veriunsmiley

Ata te Lazaratit s'paskan pas faj qe qenkan dorzu. smiley

Respekt per forcat e policise, qe zhvilluan nje operacion te suksesshem e me me rendesi, pa gjakderdhje.

Ja dhe kjo pune duket sikur mori fund... Pyetja ime eshte: po tere ato lek (miliona dollare) te prodhuara nga hashashi ku kane vajtur tere keto vite? Nga fotot, lazarati nuk duket vend luksi...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).