Maqedonia promovon turizmin e Shqipërisë

Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri & Kosovë  këtë herë vjen me një organizim unik, që do të prekë katër qytete të Shqipërisë që njihen për origjinalitetin dhe vlerat unike, siç është Berati, Skrapari, Përmeti dhe Gjirokastra.

Pjesëmarrësit në këtë tur gjatë ditës së parë do të kenë mundësi që të vizitojnë atraksionet e qytetit të “Një mbi një dritareve”, siç njihet ndryshe Berati. Do të mund të prekin nga afër historitë e suksesit të kompanive të prodhimit të verës, si “Çoba” e “Luani”. Gjithashtu nuk do të mungojnë edhe vizitat në kalanë e qytetit, në muzeun ikonografik “Onufri”, atë etnografik, në katedrale, “Portën e Djallit” etj. Natyrisht të gjithë pjesëmarrësve do t’u ofrohet mundësia që të përjetojnë adrenalinën e fortë që të jep udhëtimi në kanionet e Osumit, një nga atraksionet me të veçanta.

Ky tur biznesi i cili vjen si një përvojë e parë do të zhvillohet në data 3-5 Qershor dhe organizohet në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, bashkitë e katër qyteteve, operatorin turistik “Fani Travel & Tours”. Përfaqësi nga mediat kryesore nga Maqedonia do të kenë mundësi të njihen nga afër me përvojën sipërmarrëse të këtyre zonave, por edhe me vlerat tradicionale, turistike, kulturore, kulinare etj.

Drejtuesi i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri & Kosovë, Fatos Mustafa thotë se përmes medias do të eksplorohen mundësitë për bashkëpunim në turizëm, në përgatitjen e paketave turistike rajonale, por edhe për të rritur shkëmbimet tregtare si dhe investimet mes dy vendeve. “Zyra që unë drejtoj deri tani ka organizuar ture prompovuese në Maqedoni, por rritja e interesit shtroi nevojën që kjo përvojë të shtrihej edhe në Shqipëri. Përmes mediumeve, kryesisht televizive do të përcillen përvojat e veçanta që ofron Berati, Skrapari, Përmeti dhe Gjirokastra. Shpresoj që ky tur biznesi që nisi nga ne të kthehet në një traditë ”, thotë z. Mustafa.

Pas, Beratit pjesëmarrësit i pret një tjetër përvojë e veçantë. Qyteti i Përmetit është një nga zonat më të bukura të jugut të Shqipërisë. Takimet me drejtuesit e bashkisë do të ofrojnë mundësi që biznesi të njihet me të veçantat që ofron ky vend. Rafting në lumin e Vjosës dhe vizita në llixhën e Banjës do të jenë një përvojë e garantuar.

Turi do të vijojë me vizitën në një nga pasuritë e tjera që ruhet nga UNESCO, Gjirokastra. Pjesëmarrësve do t’iu mundësohet takimi me kryetarin e bashkisë, si dhe me përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. Nuk do të mungojnë vizitat në qendrën muzeale, por edhe në kalanë madhështore të Argjiros. Shijimi i gatimeve tradicionale do të ofrojë një përvojë të veçantë

12 Komente

para se te hyjne ne Permet te kene parasysh qe duhet te paraqiten te berberi per te qene konform normave

qeka I bukur permeti

Tani, ai kompleksi i bukur aty që shikoni tek fotoja e parë(katër ndërtesa), është Mitropolia e Gjirokastrës (zyrat) + shkolla e mesme e kishës dhe kopshti (me drekë).

 

Nga ana tjetër, Gjirokastra është shpërfytyruar komplet. Dmth realisht e vetmja gjë e bukur nga qyteti - hiq kalanë e Argjirosë - është kjo foto që shihni. 

 

Ajo gjeja e gjate qe shihni afer shkembit te madh ne Permet, eshte minareja e xhamise smiley

kjo eshte nje nisme e mire, dhe sa me shume te tilla

Maqedonia promovon turizmin e Shqipërisë

Deri aty ka ardh puna sa promovimin e Shqiperise turistike,  qyteteve karakateristike shqiptare, simbas ne shqiptareve, te ngelet ne dore te Maqedonise !!! Ndoshta me vone  ne dore pse jo,  te Greqise ,apo te Serbise ! 

Me kete rast sa me shume te kalojne vitet e demokracise, aq me shume rritet inkopetenca e shqiptareve per te promovuar vet shtepine e tyre dhe jo tua lene ate ne dore te komshinjeve!

Imagjinoni Shqiperia te bej promovimin e trurizmit Maqedonas ose Grek ose te Serbise, cdo te thonin maqedonasit ose greket serbet?!! Do tu vinte turp patjeter! 

Deri ketu nuk u ka fajin diktatura, moret vesh apo jo !

Maqedonasit Greket Serbet sa tua lene ne dore te shqiptareve keto qytete drejt shkatrimit dhe identitetit te tyre  pse jo te mos promovojne  teorine tyre, njekohesisht , se keto qytete rajone kane qene pjes e vorio epirit dhe e sllaveve para se skipetaret te vinin ne keto zona. 

 

Nentitulli me duket gabim. Nuk shoh asgje te keqe ne promovimet nder-kufitare rajonale. Eshte dicka qe behet dhe ne vende te tjera te ngjashme. Plus qe CEO qenka Shqiptar.

 

Mendoj se promovimi i nje vendi nuk ka rendesi se nga behet dhe kush eshte por , rendesi ka qe te behet nuk mendoj se shkruani drejte Ilir-jani pasi kjo agjensi nese ju nuk keni info ka 5 vjet qe ben promovime per shqiperine dhe eshte nder promovuesit e pare si dhe per rajonin une jam nje nder ndjekesit e saj me simaptik pasi me ka bere pershtypje forca dhe vullneti qe ka per te prezantuar nje tjeter Shqiperi bashke me trevat e saj nje tjeter Maqedoni ku banohen nga treva Shqipetare dhe nje tjeter Kosove gjithashtu . mendoj se duhet te informohemi perpara se te nxjerrim vrere nga goja per kedo qe kemi perballe ..... ne kemi shume mangesi ne komunikim dhe kete nuk rrime dot pa e treguar kudo qe ndodhemi si ne jeten e perditesh ashtu dhe ne shkrimet idjote qe lexojme pa fund ..

Pak me respekt per tjetrin do na bente me te lumtur te gjitheve .. smiley ...

 

Ilirjani urren cdo gje shqiptare. E ka shprehur ne shume komente te tjera. Te keshilloj te mos i japesh xhevap shume.

Ah ,ok, se dija atehere i bie te harxhojme kohen me persona te tille ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).