Premiera Botërore e filmit “Bota” me regji të Iris Elezit e Thomas Logorecit, do të projektohet  në një ndër festivalet më të njohura në botë “Karlovy Vary Film Festival” në Republikën Çeke, ku bashkë me 11 filma të tjerë përbëjnë konkurencën zyrtare të programit “East of the West”. “Bota” është një bashkëprodhim në mes të Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës, që rrëfen Shqipërinë e ditëve të sotme: Juli, Beni dhe Nora jetojnë në një fshat të izoluar ku familje të tëra kanë qenë të internuar gjatë komunizmit. Në skajet e tij gjendet një kënetë dhe pranë saj kafeneja magjepsëse ‘Bota’. Kafeneja drejtohet nga Beni, në të 40-at. Megjithatë, shpirti i vërtetë i saj është Juli, në fund të 20- ave, kamariere dhe kushurirë e Benit. Juli ëndërron të largohet për të ndjekur rrugën e artit, por qëndron për t’u kujdesur për të gjyshen, NOJEN, të vetmen familje që i ka mbetur.

Në film luajnë Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi, Alban Ukaj, Tinka Kurti etj. Ndërsa të hënën ekipi i filmit pritet të dalë para medias që I paraprim paraqitjes në festivalin e “Karlovy Vary-t”

I mbështetur nga Euroimages, duhet thënë se ky është produksioni I parë shqiptar i realizuar me bashkëfinancim me Qendrën kinematografike të Kosovës.

Nga stafi bëhet me dijë se përveç prezantimit të filmit “Bota” në Festivalin Karlovy Vary, arritje e madhe në këtë pjesëmarrje konsiderohet fakti se Shqipëria dhe Kosova për herë të parë do të kenë një stendë të përbashkët për të promovuar kinematografinë e dy vendeve tona.

KVIFF është festival i kategorisë A dhe prezantimi i filmit në vendin e mbërritjes së yjeve të kinemasë, regjisorëve dhe producentëve nga e gjithë bota duhet konsideruar si një vitrinë e rëndësishme jo vetëm për të prezantuar kinematografinë shqipëtare, por edhe për të promovuar vendin tonë. Ky festival gëzon një vëmendje të madhe mediatike nga revistat më të rëndësishme  në botë si Variety, The Hollywood Reporter, Scrwn Daily, si dhe Indiewire.

3 Komente

o amdin, si tha ai:  kohe te veshtire gjete per dasem o Safa..     edhe ti tashi: sa kohe  eshte kampionati boteror, kot e ke me keto temat e tjera.. se as i lexon e as i komenton njeri..smiley

Duket qe eshte admin i ri Belulo smiley

mbase, nuk e di Brado..smiley  sic duket, ne mos ka rilindur,  eshte riorganizuar  edhe peshku..smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).