Një shkrimtare e suksesshme, që kthehet në atdhe për të vizituar një spital psikiatrik. Një gazetar i kronikës rozë, që gjurmon këmba-këmbës shkrimtaren. Një aktore e re, që frekuenton të njëjtin spital, për të ndërtuar një rol të pazakontë. Një grua e hijshme, që shfaqet drojtur përtej kangjellave të oborrit të këtij spitali. Jetët paralele të disa personazheve, të kryqëzuara, të gjitha, në një çmendinë... simbolika e së cilës i kapërcen muret e saj fizikë, në “një shoqëri që ka gati gjithmonë një këmishë force, për t’ia veshur gjithkujt që e gjen të ndryshëm”.

Qyteti A. nuk ka asnjë koordinatë gjeografike. Ai mund të gjendet kudo... E ashtu si kudo, edhe në këtë qytet njerëzit ëndërrojnë, zihen, shpërfillen, çmenden, duhen, ndahen... pastaj ndërtojnë “shtëpi me dritare anijesh që shohin mbi det”, si të jenë duke pritur vazhdimisht prej andej, diçka që nuk mbërrin kurrë. 

Marrë nga Botime Shqip

 

Fragment nga romani "Bulevardi i yjeve" i autores Arlinda Guma

Gruaja ulej gjithmonë në rreshtin e fundit të sallës së teatrit. Belbëzonte me buzët e thara e të plasaritura një dialog imagjinar, i cili gjithmonë niste me fjalën ”Më fal!”, edhe pse ulur pranë saj nuk kishte njeri. 
Ajri vibronte përreth saj dhe linte një shtjellë të ftohtë, si tymnajë, sa herë që ajo përmendte atë fjalë:”Më fal!” 
Ajo kishte sy të mëdhenj, qerpikë të gjatë dhe lëkurë të grunjtë e të fishkur. Trup të hajthëm dhe flokë të gjatë deri te fundshpatullat. (Tek-tuk edhe ndonjë fije floku të bardhë.) Vishej keq, por nuk harronte, mëngjes për mëngjes, t’u shkonte buzëve të plota një të kuq buzësh të ndezur. 
I kuqi i ndezur “bënte grusht” gjithmonë me veshjen e saj të ronitur, por kjo nuk kishte pikë rëndësie për të… 
Ajo ndihej e bukur...
Pasi mbaronte dialogun (bashkëbiseduesi imagjinar e falte gjithmonë në fund të dialogut), gruaja ngrihej nga karrigia dhe niste të kërcente një vallëzim të ngadaltë. Duart i mbante të ngritura, njëlloj si t’ia kishte rrotulluar rreth qafës partnerit imagjinar. Lëkundte trupin e hajthëm nëpër sallë, e ndjekur gjithmonë nga sytë kureshtarë. Mërmëriste mbytur melodinë që shoqëronte vallëzimin me imagjinarin. 
Atë mërmërimë enigmë, e cila dukej se vinte prej qiejsh e galaktikash të panjohura, ajo e përsëriste rregullisht çdo ditë.
Kjo gjë kishte intriguar shumë kompozitorin e ri të qytetit, i cili merrte çdo ditë partiturat, dhe ulej edhe ai në rreshtat e fundit të sallës së teatrit, në përpjekje për të notëzuar melodinë e gruas. Notëzimi duhej të qe tejet i mundimshëm për kompozitorin e ri, pasi ai ankohej se gruaja e mbyste melodinë në grykë. 
Dukej se ajo melodi e panjohur kishte filluar të çmendte edhe kompozitorin, i cili, kohët e fundit ishte fikur shumë në fytyrë. Por ai nuk i shpëtonte dot atij makthi, i ishte bërë ide fikse notëzimi i asaj mërmërime të çuditshme, kështu, e ndiqte gruan këmba-këmbës. 
Ndërkohë gruaja ishte tejet e dhënë pas vallëzimit me partnerin imagjinar dhe asnjëherë nuk e vinte re kompozitorin. 
Në të njëjtën mënyrë si gruaja, edhe kompozitori nuk u kushtonte rëndësi vajzave të reja që kishin filluar të vizitonin teatrin, vetëm për shkak të pranisë së tij.
Ditët nisnin dhe mbaronin përmes asaj rendjeje të çuditshme. Gruaja rendte pas shpirtit, 
kompozitori pas mërmërimës së gruas dhe vajzat e reja pas kompozitorit...

Deri atë ditë kur gruaja nuk u duk më në sallën e teatrit.
Kompozitori priti me orë të tëra, pastaj u ngrit dhe iku duke sharë me vete gjithë mllef: “Punë të çmendurish!”
Edhe vajzat e reja u larguan fill pas ikjes së kompozitorit.
Atë ditë edhe shpirti vërtitej i trazuar rreth skenës së teatrit, në kërkim të gruas…
Shpirti protestonte i shqetësuar... duke fluturuar fletë nga tavolina... e duke rrëzuar karrige nëpër sallë... si të kërkonte ethshëm një përgjigje nga të gjallët...

15 Komente

Unë nuk do t'i harxhoja paratë e mia për të blerë një libër nga është nxjerrë një pjesë e tillë.

Te lumte flo, te uroj suksese te metejshme. Insiativat duhen pergezuar gjithmone!

Suksese flo , ja do ta lexojme dhe te themi smiley

Suksese Arlindes! 

do te thoshja diçka ne privat por vjen shoqja monda e na i lexon pm,njesoj si lenka quko smiley)

Falminderit Peshku i kuq, Brad, Ketlina.

Faleminderit admin per kujdesin.

Dhe meqe jam ketu perfitoj nga rasti te pershendes; xhenin, zanen, zotrules, magus, stalker, pf, e ndonje tjeter qe s'me kujtohet.

 

flm Flo,urimet me te mira,me fal qe s'te paskam vene re me pare,qofsh miresmiley

po "ylli i bulevardeve" do e shkruash dikur?

 

Flo, thuj te drejten qe, per te shkruar kete liber me psikopate, diçka je frymzuar nga keshillat e peshqve: "shko te psikologu!", "a i more ilaçet sot?" etj.

Suksese flo.

Heretik, nuk ka asnje psikopat ne kete roman smiley ... perkundrazi... ata psikopatet e vertete gjenden gjithmone jashte spitaleve psikiatrike...

Fiqiri te falenderoj!

E mora vesh flo qe ti paske qene per vizite tek psikologu dhe i paske pire ilaçet sot.

 

flo, vazhdo rrugen tende moj moter. Fokusohu ne kritiken e mire e konstruktive. Mos u jep ushqim troll-ave.

O gjemb, jam talle me ty, jo me flo, sepse ti je rekomanduese tipike per vizita tek psikologu dhe per te pire ilaçe.

Njekohesisht flo eshte duke u talle akoma me teper me ty, sepse je ti qe çon te tjeret ne çmendine, e per vete rri jashte, ne boten normale.

Je vajze serioze dmth, e rregullt, e shkolluar, me edukate, familjare, demokrate, zbaton rregullat e shoqerise, shqetsohesh kur rregullat nuk zbatohen, kerkon vazhdimisht denimin e fajtoreve te diktatures, kthimin e pronave, hyrjen ne BE etj. Njesoj si pensionistet ne vaktit, je njeri me se normal.

 

Flo ..deri me pare ti gjithmone THOJE pa dhene as falenderime posht e lart dhe ne thjeshtesine e te treguarit arrije te jepje mesazhe .

Tani pervec te thenave te " botimit Shqip " Jetet paralelel  te disa personazheve , te kryqezuara , te gjitha ne nje cmendine ....simbolika etj etj , smiley

dhe kuptohet falemnderimit jo Formal te penes suaj te Thjeshte si gjithnje por qe Trazon ndjenjat ... shkafja ke dash me thane ?

Pervec te te kuptuarave te Gjembit si kritike e mire konstruktive smiley

Flm aftesise pershkruese tuajes !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).