Konfliktet e armatosura - Zëri i Amerikës

Sot është dita e refugjatëve, dhe numri i atyre që janë zhvendosur ka kaluar shifrën 45 milion, numri më i madh i refugjatëve gjatë dy dekadave të fundit. Konfiktet e armatosura janë shkaktari kryesor. Konfliktet në Irak, Ukrainë dhe Siri janë bërë shkak i një vale refugjatësh, gjë që po tërheq vëmendjen tek njerëzit që janë zhvendosur me vite. Numri i refugjatëve dhe personave të zhvendosur në Irak po rritet. Vitet e fundit, sirianët po u shtohen irakianëve që kanë lënë shtëpitë e tyre pas konfliktit të vitit 2003. Numri i personave të zhvendosur po rritet në veri të Irakut pas sulmeve të fundit të grupeve militante suni. Shumë turkmenë etnikë kanë lënë qytetin e Tal Afarit.

Refugjatët sirianë në Jordani, Turqi dhe Liban kanë filluar të humbin shpresën se do kthehën në shtëpitë e tyre. Disa fëmijë të lindur aty, kurrë nuk e kanë parë vendin e origjinës. Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë vitit të fundit, dikush është detyruar të largohet nga shtëpia e tij çdo 4 sekonda. Megjithatë, shifrat paraqesin vetëm një pjesë të vogël të kësaj katastrofe njerëzore. Konfliktet shkatërrojnë jetën e mijëra familjeve. Rreth gjysma e refugjatëve janë nën moshën 18 vjeçare dhe një numër i madh i tyre ikin të vetëm.

Sfidat e ndryshimit të klimës - Deutsche Welle

Në të gjithë botën ka miliona njerëz që janë në arrati: prel lufëtrave dhe dhunës, përndjekjes politike, por edhe prej urisë dhe mjerimit. Prej vitesh po rritet edhe numri i atyre që largohen nga vendlindja dhe shtëpitë e tyre pas fatkeqësive natyrore. Juristi zviceran, Walter Kälin, vlerëson se vetëm mes viteve 2008 dhe 2011 ka pasur rreth 144 milionë refugjatë për shkak të fatkeqësive natyrore, që janë rreth 29 milionë në vit. "80 për qind e këtyre njerëzve ikin për shkak pasojash dhe ngjarjesh që kanë të bëjnë me ndryshimin e klimës," thotë Kälin, që punon për të Nismën Nansen për njohjen e refugjatëve të klimës në bazë të Konventës së Gjenevës. "Pra, ne flasim për një realitet dhe jo për një gjë që mund të ndodhë në të ardhmen," shton ai.

Perspektiva e ndihmës humanitare

Në perspektivën e së ardhmes ndihma humanitare në gjithë botën duhet të ndryshojë nga menaxhimi klasik i fatkeqësive në një menaxhim të rreziqeve. Për këtë, natyrisht, nevojiten më shumë para. Por njëkohësisht duhet të ndryshohen edhe strukturat dhe mënyrat e të menduarit. Ende pikë referimi për financimin e ndihmave humanitare është finacimi pasi ndodh ndonjë fatkeqësi apo katastrofë dhe jo financimi i ngjarjeve të mundshme në të ardhmen. 

5 Komente

Ta gezoni kete dite te shenuar te gjithe ju refugjatet prej Shqiperie qe me sakrifica e mund keni arritur te mbijetoni dhe te ndertoni jetet tuaja te reja ne dhe te huaj.

Me nje fjale, sot qenka dita jone, do thosh Beluli. 

ti (dhe shumica shqiptarve) nuk je gje refugjat po emigrant. 

refugjat eshte kur iken me shpetu koken. ne ikim kot, me idene per jete me te mire. asgje nuk na rrezikon jeten.

nje pjese e madhe shqiptaresh, ku fus dhe veten, jane thjesht aventuriere. ikim me zbulu boten, nga kurioziteti ndoshta apo nga ambicioni i madh, ose thjesht me vjedh. bile mendoj thelle thelle se jemi kriju me ik. gjithmone kemi ik ne shqiptaret. shume nevrika me jetu ne paqe midis nesh.

mbaj mend qe ne Bruxel nje organizat e te drejtave te refugjateve pasi beri nje protest te madhe zgjodhi Emigranten e Vitit nje grua; Mbretereshen e Belgjikes e cila,eshte italiane, mepresupozimin se ajo ka ardhur ne belgjike per te bere letrat nepermejt marteses me mbretin belg!

me pelqeu shume perzgjedhja e tyre, qe shkaktoi shume polemika ketu smiley

te pelqekan gjerat absurde

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).