Intervistë e Kryeministrit Edi Rama në emisionin francez “Le Grand Soir 3”‏

Kryeministri Edi Rama u bën apel francezëve që të mos shqetësohen ndaj dhënies së statusit kandidat për anëtarësim për Shqipërinë. Në një intervistë në emisionin “Le Grand Soir 3” në France 3, Rama ka evidentuar faktin se anëtarësimi i plotë i Shqipërisë do të jetë gradual dhe do të marrë disa vite kohë. Ndaj, sipas kryeministrit shqiptar, francezët nuk duhet të shqetësohen nga dhënia e statusit kandidat, që është vetëm një prej etapave të procesit të integrimit.  Kjo vizitë në Francë (një prej vendeve skeptike ndaj Shqipërisë) e kryeministrit shqiptar vjen vetëm pak ditë para vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian.   

Gazetari: Edi Rama, faleminderit që jeni me ne!  I keni ndjekur me vëmendje imagjinoj zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe keni parë që ka shumë zhgënjim kundrejt Europës dhe institucioneve Europiane ndërsa ju doni t’i bashkoheni klubit, çfarë ju tërheq në Europë ?

Edi Rama: Ne bëjmë pjesë në europianët që nuk janë akoma të zhgënjyer nga Europa. Ne bëjmë pjesë në europianët që vazhdojnë ende të besojnë endrrën e Shumanit dhe të gjithë baballarëve themelues të Europës. Do t’ju them diçka; ka njëqind vjet që kur Lufta e Parë Botërore filloi dhe pas saj cikli i luftërave, por është hera e parë që kemi paqen mes vetes ne në Ballkan, jo sepse jemi ëngjëj të paqes, por sepse jemi të bindur se Europa është e ardhmja jonë. E them këtë për vendin tim dhe njëkohësisht për gjithë të tjerët. Nuk shoh dhe nuk besoj që  ka ndonjë projekt tjetër që njerëzimi ka krijuar që mund të krahasohet me projektin e madh europian.

Ta theksojmë për shikuesit se fakti që ju flisni kaq mirë frëngjisht, e pamë edhe më parë që gjuha franceze mësohet në vendin tuaj, po rasti juaj është se ju keni jetuar disa vite në Francë.

Shqipëria është pjesë e frankofonisë dhe është një vend ku mësohet frëngjishtja, ku flasim shumë gjuhë të huaja. Është vendi me moshën më të re në Europë dhe po ashtu vendi që ka dalë nga një diktaturë shumë e egër. Gjithashtu, është vendi ku sipas statistikave jemi më të hapurit ndaj Europës.

Cdo të thonit për ata që shohin sot këtë intervistë dhe thonë, edhe një vend tjetër, edhe një vend tjetër më i varfër se ne. Ju bezdis të ushqeni euroskepticizmin, si do reagonit ndaj tyre ?

Unë besoj që euroskepticizmi është ushqyer nga frikëra që nuk bazohen në realitetin e Europës dhe më vjen keq që euroskepticizmi vazhdon të rritet, sepse nuk shoh ndonjë projekt tjetër më të mundshëm për të ardhmen e fëmijëve tanë, si Europa.

Ju nuk mendoni se duhet të bëhet një pauzë, për hyrjet e reja ?

Po ju them ju francezëve diçka shumë të thjeshtë; Nuk duhet të shqetësohemi, sepse ne do të marrim statusin e vendit kandidat dhe nuk do të jemi menjëherë anëtarë nesër. Statusi i kandidatit është hapi i parë, pastaj janë negociatat që marrin rreth dhjetë vjet, ndaj nuk duhet të shqetësohemi. Por nga ana tjetër dua të përfitoj të them që është diçka e çuditshme që Franca, një nga shtyllat themeluese të Europës ndodhet në këtë situatë, mjaft të veçantë, ku të flasësh për Europën nuk është edhe aq e rregullt politikisht dhe është vërtet diçka që të bën të ndihesh keq.

Ju do të takoni nesër François Hollande dhe ndoshta do të flisni për zgjedhjet europiane, por a mendoni se e keni mbështjetjen e tij për statusin e vendit kandidat ?

Besoj që Presidenti francez ka patur një vizion të qartë kur vitin e kaluar ai i mblodhi liderët e vendeve europiane në Bordeaux dhe foli për një të ardhme europiane të vendeve Ballkanike. Dhe besoj gjithashtu se Kancelarja Angela Merkel ka po ashtu një vizion të qartë për të ardhmen e Europës kur ajo u angazhua për të organizuar një Samit me liderët ballkanikë për të parë mundësitë sesi këto vende mund të lidheshin bashkë në një të ardhme të përbashkët.

 

27 Komente

Dinjitoze biseda ! Por mendoj se i duhet me teper maturi, me koket e Evropes! Pastaj nuk duhet ti lejoje vehtes te quhet artist, ndersa nuk ka nje expozite arti te veten ...dmth dinjitoze!

sa e neveritshme kjo mburrja qe shqiptaret dine gjuhe te huaja(por shqip jo mire).  edhe ne cad,mozambik e algjeri flasin frengjisht! edhe?   te jesh zezak nuk eshte mburrje!  ndersa anglezet qe nuk dine na qenkan me inferiore.

receta per tu futur ne  be eshte-zbardhu qe te hysh!    lypsarin nuk e do njeri

ne pergjithesi e ke mire por ne kete rast nuk eshte se u mburr edi vet. 

nejse interviste me pyetje kot por edhe ky mund te kishte derguar nje mesazh me te forte ... megjithese kur je KM i nje vendi bajat thuj ca te duash 

Sapo kalova kufirin france - gjermani, mund t'ju them me bindje qe populli francez ndjehej i lehtesuar nga ky sqarim, kishte ik ajo klima e tensionit qe mbizoteronte deri dje dhe sot kafet ishin mbushur plot me franceze qe diskutonin te cliruar "s'paska qene gje ajo puna e Shqiperise ne BE, shyqyr qe na e sqaruan qe priska ajo pune" Cmimet neper pasticeri ishin ul 25% sot

smileysmiley

 

 

Sipas njoftimit, familje të tjera fshatare do të ndihmohen nga gratë e sipërpërmendura dhe secila nga 20 gratë do të dhurojë kecin e parë femër te një familje tjetër. Projekti synon që numri i familjeve që do të marrin dhi dhe që do të angazhohen në prodhim qumështi dhe djathi, të jetë 60.

po ate flamurin kinez vazhdojne ta perdorin lart e poshte? Si nuk bene nje gje te hajrit.

Edhe pse jetoj ne Evrope ne Skandinavi ju them qe kjo Evrope dhe Skandinavi shume shpejt do te bie shume poshte ekonomiksht dhe financiarisht.

Gjermania do te mbetet e forte ne ekonomi mbas kolapsit ekonomik te bashkimit evropian.

Skandinavet jane nje populle aq urejtes dhe jo human  sa qe po te ishin ne gjendje financiare si jemi ne ne Shqiperi apo Kosove do te benin vetvrasje si populle.

Arsye pse sote Skandinavet jane te gjalle eshte Ekonomia stabile ne te kunderten do kishte lufte civile.

Me 1990 Finlanda ishte ne nje krize financiare dhe gjendje ishte shume alarmante qdo i 4 finlandez filloi te ben vetvrasje, kishte dhune te eger dhe te pa pare ne familje vrasje te shumta.

Une mendoje qe ne Shqiptaret moralisht shpirterisht dhe me dinitet jemi shume me te forte se Evropianet apo Skandinavet.

Ne Shqiptaret ne pergjithesi i kemi bere balle me shekuje luftrave dhe mbijetese ekonomike dhe jemi mentalisht me te forte dhe kemi baze te forte familjare.

 

Leje ket pash zotin, po na veni braketin skedinen e botnorit se ardhi dit e bardh ahì

....

Si curcilli ka fol legeni. Kije inot sa te dush po kur flet bukur flet bukur. 

Tamam si churchilli, u tha francezeve mos kini frike se nuk u hamesmiley

nese statuti merret sivjet dhe negociatat per anetaresim duan 10 vjet ne rastin me optimist .i bie qe brezi i studenteve te dhjetorit i cili e donte shqiperine si gjithe europa dhe mendonte se ne 4-5 vjet ne do beheshim si ata te jete ne 60tat e te kete dale ne pension.

Dhe do t'u paguhet pension europian, qe do t'a shijojne duke pire lemonate franceze ne plazhet e jugut te Frances.

Brezi studentëve të dhjetorit

..Jo po Rrypi i studentëve thuaj ...

Ata të mirët fare i shtynë që në 40 dhe morën Nocin e Rrokut . Nuk jep as tokë më Lulash dash kurbani Bashkisë !

Si thotë ajo vazja

Ç,të shty në këtë akt trimërie...

Eh , ku  dinjëm unë ere  kush mës shtyu . Ta dinja i kisha qarë non e babë !

".....Si curcilli ...ka fol legeni..." ! Je fantastik

dhe po ashtu vendi që ka dalë nga një diktaturë shumë e egër. 

Se dime shoket e partise c'mendim kane per kete fjali?smiley 

U bene 25 vjet.diktatura is ka fajin atij qe aeroplanet i duken si mushkonja.smiley

Apo mos e kish fjalen per " diktaturen " e saliut?smiley

Sa i mjerë duket ai burri me grua "hollandeze", që i "falën" partinë, Basha, kur sjell ndërmend fjalorin e tij të varfër 200 fjalësh në krahasim me kundërshtarin e tij politik që flet rrjedhshëm, shfaq dukshëm zotërimin e shqipes, pasurinë leksikore dhe idetë si gjetje të përvetshme.

Rama eshte rast i rralle ne kte aspekt. Nuk edhte turp te te munde rama ne elokuence e artikulim. 

E ardhmja e BE, po ju jep leksion, 95% budallejnjve qe akoma nuk dine ligjet, lum Shqiperia dhe partia qe e ka ne balle!!!

Xhaelge,ti me shoke, keni vetem nje alternative, per t'i ba ndere vetes;te perpiqeni te filloni ta doni - kur munoheni me ba ironi me te, e vini veten ne nje pozite kaq te mjere.Me vjen keq. smiley

Kam frike se beheni xheloze,

me mire flini te qete, mbajeni dhe gezojeni!!!

Kish nevoje Franca per nje leksion mbi funksionimin e Europes!

Sa kohe mos te rruhet kyja, lesh kan per tna dhënur smiley

edhe cilet franceze qetesoi Rama ?   mos  ceshtja e statusit te Shqiperise do hidhet per referendum  te populli francez kshu?    -jo, nuk do te votoj populli simplexsmiley  francez..   por ata qe do votojne per statusin e Shqiperise jane politikanet franceze  te cilet e dine  fare mire se cfare eshte statusi kandidat, por dhe afatet apo kushtet  se kur do behet  me pas Shqiperia vend anetare  me te drejta te plota i BE.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).