Fjalë për fjalë nga anglishtja, është whistleblowers. Qeveria ka parashikuar që informatorët apo siç njihen në zhargonin popullor spiunë, por tashmë do të cilësohen edhe juridikisht me emrin e ri, “Bilbilfryrësa”. Kjo parashikohet në draftin e ri për mbrojtjen e personave që do të kallëzojnë apo do të zbulojnë informacione për shkeljet e ndryshme, në sektorin publik apo privat. Madje sipas ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor dhe koordinator kombëtar i luftës kundër korrupsionit Bledi Çuçi, këta punonjës do mbrohen dhe do të shpërblehen edhe financiarisht. Zëvendësministri i Drejtësisë, Edlir Peçi garantoi se ligji nuk do mbetet në letër, siç ndodhi në vitin 2006. Projektligji u iniciua dhe u mbështet financiarisht nga Mbretëria e Holandës, do të marrë në mbrojtje të gjitha ata punonjës të administratës, të cilët do të thyejnë heshtjen duke denoncuar aferat korruptive në institucionet ku punojnë. Meqë “stigma” e rëndë e emrit “spiun” ndoshta mund të ndikojë në psikën e ndonjë raportuesi të mundshëm të shkeljeve e abuzimeve, është menduar emërtimi anglez, që mesa duket do jetë frymëzues batutash e barcoletash të reja.

a.k. 

110 Komente

Kur u be shteti shqiptar aq i rrepte me ligjet njehere?! Si gjithmone, bjeri me te voglit dhe atij qe vepron per te mbrojtur moralin e tij/ te saj kundrejt poshtersirave. 

P.S." Bilbilfryresa," seriozisht?

Shqipja sikur terma te veta si psh"kallezues","denoncues"

Bibilfryres mund te marre nje ngjyrim tjater dekurajues per ata qe duan ti fryjne bilbilit per qellime te larta atdhetare.

Dmth qeveria do filloje te shperndaje birbila bashke me ...

po i fryn bibilit o krua me krua

opo une i mjeri per nazet e tuasmiley

Bile bile i bie bilbilit thuhet. Gjygjtari i takimit (bilbilrenesi) i ra bilbilit tri here per perfundimin e ndeshjes smiley

Me i lezetshem termi "bilbilrenes". smiley

askush nuk i ka quajtur spiuna, rrombythje gazetaresh.. nuk e kane kuptuar qe behet fjale per zyrtare qe nese shohin shkelje te ligjit ne vendin e punes (licencime, vjedhje etj.) te denoncojne tek pergjegjesit, prokuroria dhe mediat.

Keto gjera kane ndodhur tek ne, zyrtare te larte kane denoncuar raste te shumta ne media dhe njerezit jane pushuar nga puna si komisari i qarkut te Dibres per trafikun e kromit. Kush kujtoni ju se i kane zbuluar rastet e emaileve ne rastin e gerdecit, rastin e vjedhjeve ne ministrine e mbrotjes, etj? jane nepunes te shtetit qe duhen mbrojtur pikerisht per kete gje..

por ne Shqiperi keta jane marre ne mbrotje nga opozita zakonisht (PS/PD) por edhe tradhetuar nga ajo kur pazaret jane bere te perbashketa.. 

si mund te percillet nje lajm i tille, nje ligj  qe mbron nepunesit me ndergjegje civile, pa nje kontekst mbi rastet me te rendesishme te "whistleblowing" ne Shqiperi?  edhe ky blendi i se njejtes mall gazetarie eshte .. 

kaq, se kisha kohe pa komentuar ne kete gjiriz..

 

Po denoncues (kallzues) pra Bulktho. Çosh kjo bilbilfryres? 

Pse me ja heq serjozitetin aktit?

Tashti qeveria do pergezuar per programin oksidentalizues. Ndonje plan per nderrimin Evropian te emertimit te atij muhabetit.   

Faktoj. Ia/ua faktoi prejardhjen. Me fakte dmth jo kot smiley

Nejse naten o popull dhe posht qeverija smiley

Nuk ta mbush gojen. Nuk eshte kollaj kjo Fiqo. Nobli s'eshte gje fare para kesaj pune.

Provoje njehere "rrofte" se mbase shkrep. smiley

 

Nuk ta mbush gojen.

A duhet perdorur kjo shprehje ne nje teme per fryrje bilbili?

Lere se psh mbas ndonje frurje bilbili, shkon puna ne gjykate dhe avokati mbrojtes mund te thote, pa nxirre pak bilbilin ta shohim njehere. Kulmi pastaj po qe se gjykatesi thote t'i merret bilbili si prove materiale. 

Kurse per fryrje bilbili do hapin keta?smiley

Mu mo merr merr per keq Gjembo .Po si gjithnje anoj nga Populli .A nuk do ishte me taban ti emertonin gajdexhij ..Fryres Gajdesh .smiley 

Ketu psh kemi plot qe lajmerojne per gjithfare gjojnash. Dhe hop cfaqesh zotrote qe ndeshkon korruptuarit .Si do ti quajme ketu ? 

Mos u merzit, vec $0.25 harxhove ti per te fryre gajden.

ne kemi korrupsion sepse njerezit nuk kane bilbil apo nuk dine si ta fryjne?smiley

Qarkorja e pare ishte qe bilbilfryrja me dy gishta ndalohet.

E dyta, qe te merret seriozisht dhe mos kete akte bilbilprovokative.

E treta, qe redaktoret e gjuhes kane fryre me sukses kontributin e tyre te pare ne themelimin e ketij bilbilinstitucioni.

Shih si bo Xhibi, sikur s'e ka ujdisur vete kete fjale. 

smiley e forte

"opo sec po "frynin" 6 bilbila,
3 te verdhe e 3 jeshila...."

(Cufo).smiley

Nuk na u nda inkopetenca dhe budallalliku

Do e kete propozuar nipi i Alisterit, ose Toni, dhe do e kete perkthyer ai gazetari i madh i Top-Channel qe di anglisht smiley

Ja edhe nje premtim i mbajtur. smiley

pse quhen informatore dhe jo denoncues?
pse te mos e besh te ashper ligjin qe kush nuk denoncon nje rast korruptiv te denohet.
keshtu do justifikohen ne ndergjegjen e tyre qe nuk jane spiune por po mbrojne veten. pra nuk po e bejne per te demtuar tjetrin. esht shum delikate kjo puna e spiunit ne shqiperi.  gjithsesi cdo iniciative kunder korrupsionit duhet pershendetur por po ngeli vetem teori duhet provuar dicka ndryshe dhe jo te dorezohemi sic kemi bere deri tani.

këta punonjës do mbrohen dhe do të shpërblehen edhe financiarisht

ja ku u hapen 300 mije vende pune smileysmiley

bilbilave do ti fryne nga sqepi, apo ?

Do ngjisi qe cke me te! Doni BE?!! Start blowing whistles, now.

Pse jo FyellFryes

Ne nje vryme do ti bien qe do ti bien ....

Fyell frys hyn ne Pronat e Gjembit , dhe quhet Cenim Prone .  Plus Fyelli do eksperience qe nuk e ka kushdo pervec Xhiboleve ...

Bjen Bilbili fillon Loja / Opet fluturim ...kendonte i amli avni Mula smiley qe do te thote  te pakten  nje te te kete fluturuar kur i bie Bilbilit .

ata 40 redaktoret letrare qe qeveria premtoi ne fillimet e saj, sic duket sapo kane filluar nga puna. dyshoj qe xhibin e kane rekrutuar ne sektorin e fjaleformimeve, se si gjetje xhibiane me duket kjo fjale..smiley

Eh,kur thoshte Jaho Labi qe gjalle jane bilbilenjtë,s'besoje ti me Shpetimin! smiley

 

Pjeter me mustak t' kuq smiley c'ka u ba me ate vrasjen me 8 plumba per nder? U zbardh ngjarja?!! Ca thuhet, ka pas ndonje whistle? 

Sapo dola nga nje lokal dhe tv-ja po jepte nje kronike (po e ndicja pa ze), ku ca qytetarka si puna jote kishin shku te shpia e asaj te shkretes. S'kishin harru, natyrisht,me marre dhe kamera me vete. Lashe nam se mu mushen syt me lot,kur pashe vllezrit dhe nje grua axhe (xhaje) qe po i prisnin.

Nderkohe qe jam duke shkrujt kte koment,para punes time kaloi nje goce vesh me ca so called pantallona te shkurtera, qe ishin ma te vogla se mbathjet e ish NPV dhe me te mdhaja se tangat, qe s'e di, ti i ke pjese te veshjes tane apo jo smiley

Ah ky llagapi qe kam vene, I konfjuzion njerezit. Eh ta dish ti se me ke po flet. lol. Nejse. Isha kurioze me shume, po ti mendjen te short pants e paske pas. merr fryme tani, iku ajo smiley

 po ti mendjen te short pants e paske pas. merr fryme tani, iku ajo

hahahahah...e madhe. smiley

Profesion i ri?

Ok, tashi qe maroi gallata dhe shteti ra, hajt munohena te gjejme nje term me te pershtatshem. 

E keni menu no i here qe ky term mun't'jete i perkohshem, sa me u bo ligji, dhe me more ne mrojtje keta guximtare? 

Manastiri, tha, shendoshe...

 

"guximtaret" duhet te jete termi ne shqip.

Mroklle thu gjona të mënçura shpesh . Po kjo masë është as më pak e as më shumë Një Qendër e RE Servilizmi të pacak  .Është një pafytyrësi e një Administrate pa Fytyrë . Është një Kooperturë e Drejtuesve të pa aftë që merren me organizimin dhe vënien  në funksionim të qënies më perverse të administratave " Spiun Administrate "

Ka një vendim absolut që e mbron Punënjësin e Administartës që duhet të jetë I pari .

Procedurat e Dhënies së masave Disiplinore , arkivimi i tyre dhe medoemos shqyrtimi në Kolegjialitet ose emërtesa . Por aty është Kopetencë absolute e drejtuesit me sekretaren . Zyrat e Kuadrit janë jashtl funksioneve

Nje drejtor të ha mender MUNË në se ka të tilla imponime Ligjore për të . Një Drejtor ka  në dispozicion të gjithë elementëtë Organizativë , Ekonomikë e Financiarë të ndjekë në proçes dhe të verifikojë në teren praktikat korruptive apo JO .

Çfarë është kjo ?

Më se duhet ndonjë Ligj duhet...Të largohen menjëherë ata që " spiunojnë " ose bilbilosin për korrupsion jasht detyrës së tyre .si llafazanë dhe mbjellës të Friklës e Përçarjes në Punë dhe shkaktar të konflikteve të rënda , që trondisin mardhëniet e Punës !

Ndryshon puna në se bëhet për të Ligjëruar Fuksat e shiksave nëpër administartat e të Tredhurve mendorë , Dembelëve klasikë tavllaxhij të Berishës  që  të vetmen aftësi kishin  Sytë hapur për ndonjë tender apo shpenzime kançelarie

Dy t'rrafme t'bojne dom, kane pas thone, dy t'hangme jo! 

As dy rrathe mbrojteje, po shtoj une. Plus qe mbrojtje extra nga ligji i, po i quaj "nxjerresve", shpresohet qe te kete edhe efektin tjeter- inkurajimi i tyre per te nxjerre ne drite praktika ilegale-te denoncueshme, ose thjeshte te gabuara- te padenoncueshme por te nxjerreshme ne drite. smiley

une propozoj: nxjerres ne drite, shkurt nxjerres. smiley

bujrum kritikat, i pres me shume dashamiresi. 

Çfarë do nxjerrin o burazer ? Të nxjerra janë .Janë për tu shpenzuar kaq .Si u shpenzuan ? Direkt ta hajë drejtori Titullari në se ka abuzim .Pa asnjë mëdyshje që në verifikimin e parë .Po aty e lënë duke ja fut " nxjerrësve "

Në se ka Krim ekonomik ose bashkëpunim të Hajdutëve është detyrë e Shikut Burazer jo e " nxjerrësve " llapaqenë që nuk dinë asgjë përveç thashethemeve .

Në se e kanë në Kurriz ? Ka njëmijë mënyra për ta shkarkuar punonjësi nga vetja dhe ta adresojë kush e mba .Dhe asnjëra prej tyre nuk kërkon "fshehtësi " por ballafaqim ose evidentim në praktikë .

Ku Fuksat këtu që xBuloJnë Korupsione ?

Ka një rrugë dhe vetëm Një si e gjithë Bota ..Sejcili Punën e tij brënda Ligjit dhe Kopetencave .Të tjerat ? Kjo është  Tipike e Titullarëve DEMBELË e Parazitë që shmangin përgjejgësinë ! .Dhe për ta kuptuar më mirë shiko Praktikën e Policisë Ndërtimore apo Enukut a Inukut !

Nuk të bllokon me LIGJ e POLICË që të shkulin dhembët që kur hap Themelet po pret sa të mbarosh ca kate se ...ka procedura ????????

ne fakt, zyrtarisht dhe historikisht,  ''bilbilfryresi'' i pare  mund te konsiderohet Dritan Prifti  pasi denoncoi korrupsionin ne rangun  me te larte  te politikes, me ze dhe figure...   por ce do,  atehere nuk kishim legjislacionin, fjalen perkatese ''bilbilfryresi''  keshtu qe vajti denoncimi per lesh..smiley

Ai me vone sikur u pendua per fryrjen e bibilit.pranoi vendimin e gjykates si te drejte kunder nje evidence qe e kish mbledhur me duart e tij.

Ky termi anglez, mund ti pershtatet anglishtes dhe anglezve, por jo shqipes dhe shqiptarve. Budalliqe. Ai qe denoncon korrupsionin apo fenomenet abuzive, une do ta quaja; guximtar apo njeri me principe. 

Ashtu eshte Pjer, ne anglisht kur ne nje institucion apo ne nje grupim te caktuar ka abuzim dhe nje njeri del dhe  e ben publik kete abuzim i thone ( he blew the whistle- i ra birbilit) dhe personi quhet whistleblower-birbilfryhesi. Nejse ky eshte nje rast klasik i injorances. Si tha njehere ne nje interviste ai miku, kur vajta jashte tha dhe vura kufje ne vesh per here te pare u bera antikomunist i madh mer jahoo smiley

Hej po bibilefryres/a/e do te kete qeveriu valle?

Bilbilfryresa 

smiley

" Ku punon ? shhhhhhttt....mos i trego njeriu ...une punoj bilbilfryres "

smileysmiley

Bilbilenjte trembedhjete

Vane ne litare vete

 

Kambanari? 

 

keshtu  u thote Hollanda bilbilenjeve...  klokkenluiders , ai qe i bie kambanes, kambanari. qe dikur,  duke i rene kamabanes  sipas ritmeve te ndryshme, terhiqte vemendjen e publikut...  por ne shqip mund te thuhet edhe tellalli.smiley

Ekspozuesi? 

Shfaqesi?

Spiun

Fuks

Thashethemexhi

Llafazan

Tellall smiley

pse jo Lajmetari ? 

Jo or jo , bilbilfryres eshte e papame smiley

diskredituesi? 

humbesi..smiley    se zakonisht keta e hane ne fund..smiley   si me thene, pesojne fatin e ''te zinjve kolonjare''.

jo po Eskil smiley 

Jo po SKILE smiley

s'kile

I Pabese

" Moli "

Jo po "Gaforrja" smiley

Hasan i grave smiley

Bilbil? smiley

me kujtohet sa kot tingellonte avokati i popullit ne fillim. 

Por nje nga te bukurat e termave eshte pikerisht kjo- qe termi shenjon konceptin dhe i largohet kuptimit literal. 

Eshte ceshtje perseritjeje. 

Bilbils si ju duket si kompromis? 

 

 

Bilbilxhi? Duket edhe si tip birinxhi djale, me konotacion pozitiv mnjf smiley

Bilbilas

Po jo se po t'ia vesh theksin tek " i " ngjan si emer fshati pastaj .

Ka vertet fshat me ate emer?

po tani , kur mendon qe ka " bubullimas " mund te kete dhe " Bilbilas " , kush e di ?

Çbiriluesi ..po nuk mjafton se duhet që edhe të digjojnë ..

Ulërimsi ..e ka zënë PD-hi dhe nuk provon që është e vërtetë ajo që Ulërin

Pis(k) amsi smiley ..eh jemi edhe brënda dy duialekteve e shumë pasurive gjuhësore

"Anonimi", ( miku qe te do te miren) mendoj se eshte perfekt!!

sikur ta quanin: maskçjerresi..?

Lakranxjerresi 

Pete-heqesi! smiley

sa desha me thone " petlakror " smiley

trumbetuesi,  gajdexhiu..  borizani..smiley

po keta jane ne balle te luftes Belulo , bilbilenjte dmth bilbilfryresit presupozohet te jene te mcefte smiley

po jo Brado, bilbilrenesi ne keta rast, nenkupton ate qe  kur shikon gabimin, i bie bilbilit,  per alarm , ose si arbitri qe i bie bilbilit per faull... keshtu e kuptova une kete rol  te pakten..smiley

 

p,s  e me qe thashe alarm..   alarmuesi..smiley

Po pra por me i rone daulles e morin veshte te gjithe dhe nuk vjedh njeri pastaj smiley

po jo, daulles i bie ne kuptimin qe do denocoj..smiley    prandaj meqense ky do  nxjerr korrupsionin dhe do bej deshmi te rendesishme,  do merret ne mbrojtje nga shteti..smiley

po ca te bojme ne , ata e kane vendosur tashme , bilbilfryres smiley

e drejte e drejte.. bilbilfryres, emertim i paharueshem ky..smiley

mendoj qe himni i skuadres se bilbilfryresave, te jete ky!.smiley

...smiley

jo po kjo..smiley

smiley

NXJERRESI  smiley

Take it or leave it! smiley 

 

Ja nje term qe nuk na e vret veshin: 

elektroauto! smiley 

puna e perseritjes dua te them...

Pse jo Palikari

Po jo se do u prekte trashegimnia kulturore masnej , emri Pal do u zhdukte.

Tregojne qe kishte shkuar Pali Miska ne Dropull dhe fliste per sukseset e Shqiperise dhe popullit nen udheheqjen e PPSH.

Nje grua e vjeter ne rreshtin e pare, cdo fund fjalie shperthente ne ovacione me duartrokitje:

- RROFTE PARTIA , BRAVO PALIKARI

Pali shikonte rreth e rrotull, po asnje reagim tjeter  vec duartrokitjeve.

Pasi u perseriti 4-5 here kjo situatem Pali afroi mikrofonin dhe i tha si ne konfidence":

- Pali Miska ma thone  emrin , degjove ti shoqe ?

Leje Brado se na ka ardh nji nga kto amerikonet e shendosha ne pune sot. Poo sa ishte..

Celulari ke xhepi i pasem u dukte si deriçka e benzines smiley

smiley 

mos eshte bilbifryrese mo Fiqo , kujdes smiley

Se besoj. U dukte rob me botë. Mbase flautiste.

Okay , rendesi ka qe nje vegle i bie smiley

Edhe Dr. Mziu i bie lodres.

Fjala e sakte, eshte kallezues i se vertetes. Jo po bilbilshfryres ose bilbilgojoreje

Bilbilngrites, pasi ngrejne bilbilin lart me rreptesi perpara se ta fryjne shkurt por fort.

Maskeçjerrëes/e

Fjala qe do ta bente kedo te kuptonte per cfare flitet eshte "sinjalizues".

i frymezuar nga nje fjale e vjeter Pjerane (sfungjer izoluesi) mendoj ta quajme: korrupsiondenoncuesi.

Fjale e vjeter Pjerane ....! Belul , " i cali te kujton e ste harron.." ke cili film ?

Pipzak - I bie pipezes smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).