Demokracia e opinionit publik, kjo është kryetema e Jürgen Habermasit, që rregullisht ngre zërin për çështjet politike. Më 18 qershor filozofi i njohur gjerman, një ndër sociologët më të njohur në botë, mbush 85 vjeç.

Shumë vetë e kanë provuar ndjenjën, se kur kanë të bëjnë me politikën, nuk gjejnë aty përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të votuar nga populli, por kanë të bëjnë më shumë me një aparat burokratik. Dhe mentaliteti i efiçiencës ka përfshirë shumë fusha të jetës, ashtu si në ekonomi. Edhe Jürgen Habermas e ka provuar këtë ndjenjë. Më shumë se kaq: Një demokraci burokratike masive, brenda së cilës disa pak vetë merren vesh për kompromise jotransparente, si edhe "ekonomizimi i jetës", këto janë karakteristika të shoqërisë moderne, mendon Habermas. Për këtë arsye ai kërkon përfshirjen më të madhe të shoqërisë civile, pak a shumë ky është koncepti i futur nga Habermas i "opinionit publik liberal" si dikur, kur qytetarët takoheshin në kafene për të diskutuar e për të pasur ndikim në shoqëri.

Diagnozat e mprehta shoqërore si në "Transformimin strukturor të opinionit publik", vepra kryesore e filozofit, pozicionimet e tij publike për çështje të debatuara në shoqëri dhe kontributet në filozofinë analitike e politike e bëjnë filozofin gjerman, jo edhe aq lehtë i kuptueshëm, të njohur në të gjithë botën.

Demokracia deliberative dhe diskursi etik

Stefan Müller-Doohm, sociolog dhe biograf i filozofit, shprehet se ajo "që përshkon si lajtmotiv teorinë e Habermasit është tema e demokracisë, këtë ai e ka cilësuar njëherë si 'fjala magjike' e mendimit të tij." Këtu bën pjesë edhe ideja e tij se sistemi ekonomik kapitalist duhet të "futet në zgjedhë" me mjete demokratike. Demokracinë, Habermasi e kupton si opinion publik, "dhe kjo është në të vërtetë një shprehje tjetër për atë, që përbën thelbin e filozofisë Habermasiane, diskursin etik", thekson Müller Doohm.

Përkundër mendimtarëve të tjerë postmoderne, Habermas e quan të mundur ekzistencën e disa të vërtetave universale dhe parimeve morale në një botë të globalizuar, ku kultura të ndryshme përballen me njëra-tjetrën. Këto të vërteta universale qytetari (qytetari i botës) mund t'i zbulojë përmes diskursit publik dhe konsensusit. Kusht është që pjesëmarrësit e këtij diskursi të veprojnë jo siç është zakon në politikë me strategji, por të orientuar nga mirëkuptimi dhe t'i respektojnë rregullat e diskursit.

Secili duhet të marrë seriozisht "Të tjerët", të marrë për bazë një lloj ndershmërie dhe drejtësie, gjithsecili duhet të ketë shansin të thotë fjalën e tij. Kusht është po ashtu që të përjashtohen të gjitha mekanizmat detyrues. Kështu vetëm në këtë mënyrë diskursi do të udhëhiqej nga arsyeja. Habermas bën fjalë për "detyrimin e padetyruar të të argumentit më të mirë." Sociologu Müller Doom sqaron se kushtet e një "bisede ideale", që parashtron Habermasi nuk gjenden në këtë formë në realitet, prandaj kjo i ka sjellë shumë kritika filozofit.

Dhuna e nacionalsocializmit dhe "Shkolla e Frankfurtit"

Për biografin e Habermasit, Stefan Müller Doohm, tema e jetës së filozofit demokracia lidhet me përvojën personale të tij, "me faktin që në vitin 1945 u kuptua, që njerëzit jetuan nën një regjim kriminel dhe se pësuan një rikthim në barbari." I lindur në vitin 1929 në Dyseldorf dhe i rritur në Gumersbah, Habermas është adoleshent, kur merr fund terrori nacionalsocialist. Më vonë në vitet 80-të, në kohën e debatit të famshëm të historianëve, Habermas kritikon ashpër përpjekjet e historianit Emil Nolde për të vendosur paralele mes regjimit nacionalsocialist dhe krimeve staliniste. Për Habermasin kjo përpjekje ishte një relativizim i mizorisë së pashoqe të Holokaustit.

Që i ri Habermasi interesohet për çështjet shoqërore dhe angazhohet publikisht. Pas studimeve (1949-1954) ai punon si gazetar në profesion të lirë, shkruan për "Frankfurter Allgemeine Zeitung". Botimet e tij tërheqin vëmendjen e filozofit tjetër të njohur, Theodor W. Adorno, bashkë me Max Horkheimer, themelues të "Teorisë Kritike". Adorno e pranon Habermasin në Institutin e Studimeve Sociologjike në Frankfurt dhe ndikon tek ai me analizat për shoqërinë. Për shkak të refuzimit, që Horkheimeri ka ndaj një Habermasi marksist e të angazhuar, ky i fundit e përfundon profesurën në Marburg. Në vitin 1964 ai kthehet në Frankfurt si profesor i filozofosë dhe sociologjisë dhe pasues i Horkheimerit.

Angazhim për të drejtat e qytetarit dhe njeriut

Frankfurti ishte skena e protestave të dhunshme studentore në vitet 60-të. Habermasi e mbështeti këtë angazhim politik përmes mosbindjes civile. Ai distancohet megjithatë nga grupet ekstremiste të liderit të studentëve, Rudi Dutschke, të cilët ai i akuzon për fashizëm majtist. Me këtë ai fiton antipatinë e të majtëve në Gjermani. Më vonë Habermas largohet në Mynih si bashkëdrejtor i Institutit të Starnbergut, Max Planck. Në këtë periudhë Habermas shkruan veprën e tij më të rëndësishmë "Teori e marrëdhënieve të komunikimit". Në vitin 1983 Habermas kthehet në Frankfurt sërish, ku deri në vitin 1994 ai punoi si profesor filozofie. Edhe më vonë Habermas nuk ka vonuar të ngrejë zërin në diskursin publik në Gjermani.

Kështu në vitin 1999 ai mbështeti misionin aq të diskutuar të NATO-s në Kosovë. "Kur nuk ka rrugë tjetër, atëherë fqinjët demokratë duhet të përdorin mjete urgjente të legjitimuara në të drejtën ndërkombëtare", tha Habermas atëherë. Ndërsa sot si përkrahës i integrimit europian ai kritikon defektet demokratike të këtij procesi. Në krizën e euros Habermas doli kundër një kursi të ashpër kursimesh. Për angazhimin e tij shoqëror Habermas ka marrë një sërë çmimesh, ndër të tjera edhe Çmimin e Landit të Hesenit për Kulturën dhe Çmimin e Paqes të Tregut Gjerman të Librit.

15 Komente

Nje figure e respektueshme ne ndryshim me intelektuale si Chomsky te cilet dolen kunder nderhyrhjes se NATO-s ne Kosove per arsyet e tyre te dobeta ideologjike.

Kujt ideologjie i perket Chomsky dhe Haberi i Masit?

Se mos i perkasin te njejtes ideologji qe ke votuar edhe ti.

 

Sinqerisht, nuk arrij ta kuptoj pse me drejtohesh kur duket qarte qe ke neveri prej meje. Nejse, nuk ka se si te mos jemi dakort qe mund te jesh i/e majte dhe te kritikosh dike per mungese ndjeshmerie ndaj nje padrejtesie njerezore.  

Ne ketu jemi vetem fraza, nuk jemi persone (aq me teper duke çfrytzuar mundesine e anonimatit, paraqitur me sumeniksha dhe mundesite e postmodernitetit, paraqitur me sume fytyra si shkrimtare portogeze gej), keshtu qe, ne patsha neveri per ty (qe ke neveri per Frankejshtajnet e Vatikanit, e megjithate vazhdon ti'u drejtohesh), e kam prej gjerave qe thua (xhizes kraj pederast), dhe menyres si i thua: konfuzion total.

Ne kete rast (si edhe ne te tjeret) Çomskij e ka bere kritiken nga pikpamja e ideologjise se majte (qe i perket me teper Haberi i Masit si marksist), sigurisht edhe me ndjeshmeri ndaj nje padrejtsije njerzore, po aq sa Haberi i Masit. Vetem se e ka pare çeshtjen nga ana tjeter e llogores, njekohesisht nisur nga nje vizion me i gjere (te pakten sipas tij).

Thene keto jo per te mbrojtur nje ane, por per te treguar neverine time te thelle ndaj posmodernitetit, dmth epokes qe tregon se nuk ka asnje ane, qe te gjitha anet kane legjimitet, e bjeri anes e pas anes, bile bjeri se i bi bukur postAno-s.

 

E ke gabim i dashur. Nuk kam aspak neveri per personin tend dhe idete qe shpreh sepse ndryshe nga ti, nuk e konsideroj veten superiore nga tjeret. Ndoshta kam antipati, por jo neveri.

“Te pakten sipas tij” eshte me vend sepse duhet te jesh krejtesisht i zhveshur nga moralet qe te vleresosh dike qe sulmon trajtimin e palestinezeve nga shteti Izraelit nderkohe qe ne gjykimin e tij e njejta nuk duhet te vleje per kosovaret te cilet kufizoheshin pothuajse nga te njejtat rrethana. Sigurisht, argumentimet me theks homogjenitetin boteror te SHBA-se dhe padrejtesine e sistemit neo-liberal mund te cilesohen si te gjera dhe te drejta, por kur behet fjale per Njeriun dhe jeten e tij, nuk e di sa mund te jene te rendesishme perkatesite ideologjike dhe politike.  

E di, e di qe ti don te gjithe njerzimin, qe ti nuk ke neveri per maloket kriminele qe vrasin grate ne emer te kodeve obskurantiste mesjetare, qe ti nuk ndjen neveri dhe nuk ndjehesh superiore as ndaj Hitlerit, e as ndaj kriminelave serbe qe lexojne librat e Çomskit dhe frymzohen prej tij. Ti ke meshire per mekataret, dhe kete meshire e pervetsove qe kur zbulove (bashke me ideologet e majte spiritualiste te blogut) se themeluesi i institucionit te meshires ka qene pederast i majte.

Ke mbetur mbrapa ne kohe, informohu per ideologjine e majte humaniste, tani humaniste, feministe dhe animaliste shkojne bashke. Ti e ke edhe me per kollaj, sepse ke shume franceze ne avangarde. Stalker eshte me i informuar se ty, ai e e di qe epoka e njeriut ka marre fund, dhe ka ardhe epoka e qenit. Qe nga pikpamja e idologjise se majte (te sahatit anglez Big Bang qe shenon oren duke kelthitur ha ha ha smiley dhe ptu ptu ptu) do te thote se ka marre fund epoka e padronit, dhe ka filluar epoka e te leshuarve prej zinxhirit.

 

Me duket se shkruajta per ty dhe idete tuaja konservative; asgje per “maloket kriminele” qe vrasin grate ose Hitlerin. Apo nisesh nga urrejtja si gjithnje?

 

Nga urrejtja nisem si qenie inferiore, nga te nisem, sepse po te nisem nga dashuria si ty qenie superiore, e sigurte qe do perfundoj i semure me AIDS. Neqoftese ti nuk me urren per idete e mia konservative, atehere une te urrej per idete e tua prezervative.

Po sikur ti me ke mallkuar si fundamentalisht dhe Frankeshtajn Vatikani ne nje teme ku une (sipas teje) mbroja "maloket kriminele"? Te pres te me quash edhe nazist? Çfar ndryshimi ka midis nje fundamentalisti, nje Frankeshtajn Vatikani, nje krimineli malok dhe nje nazisti? Ti nuk i urren tere keto krijesa ne emer te umanizmit.

Beji bisht muhabetit si gjithnje, dhe tinezisht hiqesh si pervuajtur, jo si te tjeret qe e mbajne veten superiore ndaj te tjereve.

Pervujtesia me llafe blogu (pa akte reale) eshte hipokrizi qe fsheh te kunderten, mendjemadhsine.

 

Me duket se shkruajta per antipati diku me lart, Hero. Perseris, nuk i shikoj tjeret si inferiore duke u bazuar tek konservatizmi i tyre, feja, bindjet politike, etj., etj.
Te kam quajtur Frankeshtajn Vatikani sepse ka shume gjasa ta kesh merituar nje percaktim te tille duke qene se me je drejtuar ashper per gjerat qe kam shprehur dhe ne te cilat besoj. E ke gabim, nuk e shoh veten si te pervuajtur, dhe nuk hiqem si e tille.

Jemi ne pritje te shoqerise femen doublethink qe do te na sqaroje diferencen e madhe qe egziston midis termave newspeak: antipati dhe neveri, kurve dhe puntore seksi, sahat dhe ore, ha ha ha smiley dhe ptu ptu ptu smiley, Çomskij dhe Habermas etj.

 

Shume ufo je! smiley Te keshilloj kete sit. Mbase gjetja e nje te dashure, potencialisht gruaje do te te qetesoje. smiley

Un Jardin 

Ke plotesisht te drejte. Chomsky eshte nje intelektual i dobet dhe ipasinqerte. Qendrimet e tij antinjerezore medemek (anti-war, peace in the world bro) nuk kan qene asnjehere ideologjike. Kan qene thjesht nisur nga antiamerikanizmi. Qendrimin e tij ne Kosove ai nuk e ka argumentuar asnjehere ne ndonje pikpamje ideologjike por gjithmone mbi kronologji ngjarjesh. Gjithmone i gabuar gjithsesi.

Chomsky e ka bere kritiken nga pikpamja e ideologjise te majte 

smiley

Chomsky eshte racist i majte! hahaha, ptu ptu ptu!

Evropa raciste e felliqur e djathte! hahaha, ptu ptu ptu! Eshte kunder popullit shqiptar te Lazaratit, ptu, ptu, ptu e ha ha ha!

smileysmileysmiley

 

A ka ne shqip ndonje punim te ketyre. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).