Për të gjitha ndërtimet në zonat turistike hapet drita jeshile për privatizim dhe legalizim. Nuk do të jenë vetëm ata që kanë lidhur një marrëveshje qiraje me shtetin që do t’u nënshtrohen proceduarve për t’u bërë pronarë të truallit dhe objektit, por edhe disa kategori të tjera të papërfshira në ligjin e 2009-s. Sipas kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame, pjesë e procesit do të jenë edhe ata që nuk e kanë kontratën e qirasë. “Me anë të këtyre ndryshimeve do të bëjmë pjesë të këtij procesi edhe personat e stimuluar që nuk kishin marrëveshje qiraje, subjektet e pastimuluara (të zhveshur nga benefitet që i gëzonin para vitit 2004) në zona të stimuluara, dhe e treta për të rregulluar disa parregullsi të krijuara për shkak të mbivendosjes institucionale. Pra, atje ku komisioni i verifikimit të pronave ka bërë kthime pronash që krijon konflikte ligjore që ligji i 2009 nuk i zgjidhte dot”, tha Lame gjatë diskutimit në Kuvend të ndryshimeve në ligjin “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”.

PROCEDURAT

Poseduesit e ndërtimeve në këto zona do të kenë 60 ditë kohë për të depozituar pranë Agjencisë së Legalizimeve dokumentacionin e nevojshëm, nëse kanë interes për të blerë truallin brenda të cilit kanë fituar titullin “person i stimuluar”. Sipas Lames, në një pjesë të fshatrave turistike do të jenë ekipet e ALUIZNI-t që do të trokasin derë më derë për dokumentacionin teknik. Sipas projektligjit të ri, pagesa për tokën do të kryhet me vlerën e tregut dhe në masën 100%. Të interesuarit do të kenë afat 6 muaj pas njoftimit për shlyerjen e faturës, dhe për çdo vonesë do të aplikohen penalitete. Shqetësimi i ngritur në komision nga deputetët e maxhorancës dhe ata të opozitës ishte fakti që ai i cili kishte ndërtuar në të shumtën e rasteve kishte nënshkruar aktin e shitblerjes, ndaj u mbetej familjeve që e kanë blerë t’u nënshtrohen këtyre proceduarve dhe jo atij që gëzon statusin “person i stimuluar”. Për rastin e banesave me shumë kate do të paguhet vlera e apartamentit, dhe sipas kreut të ALUIZNI, blerja e tokës do të bëhet në bashkëpronësi, me një metrëshin e tokës afër objektit.

PARCELAT QË MBETEN

Në ligjin ekzistues, sipërfaqja e truallit që mbetet shkon për kompensimin e ishpronarëve. Sipas deputetit të maxhorancës, Fatmir Toçi, do të ishte e denjë që parcelat e lira të kalojnë në pronësi të atij që ka investuar aty për vite të tëra, d.m.th. personit të stimuluar. Por, ajo çfarë parashikohet në ligjin e ri është që këto hapësira të kalojnë në bashkëpronësi. “Mbetja e parcelave të lira pas përfundimit të privatizimit, zgjidhja që ne kemi parashikuar është ose të mbeten pronë shteti, ose të kalojnë në bashkëpronësi të qytetarëve. Në dhjetë banesa, t’i thuash do ta blesh njërit nuk shmangen problemet”, tha Lame. Deputetët e maxhorancës, Gaçi dhe Suli, e vunë theksin te penalitetet që duhet të rëndojnë mbi ata që gëzojnë statusin “person i stimuluar”. Sipas tyre, gjatë këtyre viteve ata vetëm kanë përfituar mbi një pasuri që është pronë e të gjithëve dhe nuk kanë sjellë të ardhura për buxhetin e shtetit, sikundër ka ndodhur në vendet që kanë implementuar një ligj të ngjashëm.

 

“Rezidencat e qeveritarëve” (Gazeta Shqip)

Kur flet për fshatra turistik, janë 55 që kanë marrëveshje qiraje. Por veç këtyre, saktëson Lame, janë 65 subjekte të tjera që nuk u është lidhur marrëveshja e qirasë. “Por me hapjen e procedurave të reja, jam i sigurt se do të dalin të tjera. 99% e tyre janë me leje sheshi dhe leje ndërtimi”, deklaroi kreu i ALUIZNI-t. Menjëherë ka ndërhyrë kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Shalësi, i cili ka kërkuar shifrën e saktë. “Ne shpeshherë duhet të marrim vendime, por të painformuar. Nëse 99% janë me leje sheshi dhe ndërtimi do të thotë që një database informacioni gjendet”, tha Shalësi. “Duhet të jenë 300 leje”, konfirmoi Lame shifrën përfundimtare.

Në këtë moment ka marrë fjalën deputeti Gaçi. “Është e kotë t’i quajmë fshatra turistikë, janë rezidenca të ish qeveritarëve, drejtorësh, por turistikë nuk janë. Nuk kanë funksionuar dhe nuk kanë prodhuar atë që parashikon ligji. Ka 20 vjet radhazi që ndërtohen fshatra për rezidenca qeveritarësh. Ky ligj na kërkon të favorizojmë 55 persona në kurriz të ish-pronarëve apo personave të tjerë”, tha deputeti i PS-së Artan Gaçi. Në vazhdim ai pyeti: “Për këto 55 persona të favorizuar që kanë marrë tokë pa lekë në bregdet dhe për 20 vjet me radhë janë toleruar, a ka pasur penalitete kundër tyre dhe a parashikohen të krijohen penalitete në ligj? Pasuria në bregdet na përket të gjithëve”. Lame shpjegoi se “ai që ka ndërtuar, në një fare mënyre nuk ekziston më, pasi hallin e kanë qytetarët. Ai që e ka ndërtuar e ka shitur dhe nuk gjendet më. Në këto raste edhe shteti ka pjesën e vet të përgjegjshmërisë”.  Në diskutimin e tij, deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, tha se është një plagë e hapur e krijuar nga mungesa e një ligji që t’i jap zgjidhje. “Mungesa e kontrollit në këto fshatra, toleranca për arsye personale dhe prishja në mënyrë të njëanshme e fshatrave turistikë e degradoi procesin dhe ato sot janë kthyer në rezidenca”, tha Toçi. Në vijim ai pyeti: Sa do të jetë sipërfaqja që do t’i kalojë personit të stimuluar? Do të jetë vetëm gjurma e ndërtimit? Do të ketë një territor rreth e rreth gjurmës, apo më tepër? Nga trualli që mbetet i lirë, pse të mos favorizohet personi i stimuluar? Nëse nuk është zbatuar leja e ndërtimit dhënë nga shteti, cili është afati përfundimtar për këta që kanë bërë ndryshime?

“Blerja e tokës do të bëhet në bashkëpronësi, me një metërshin e tokës afër. Ndërsa për truallin që mbetet i lirë, ligji aktual parashikonte që parcelat që mbeteshin të lira të kalonin për kompensimin e ish pronarëve. Për parcelat që mbeten të lira pas përfundimit të privatizimit, zgjidhja që ne kemi parashikuar është ose të mbeten pronë shteti ose të kalojë në bashkëpronësi të qytetarëve”, u përgjigj Lame.

Në foto: Gjiri i Lalzit

 

42 Komente

Pse, mbarojti tritoli aó ?

Nuk mund te kete legalizim te "pronave", sepse keto "prona" nuk jane prona, por jane toka te vjedhura.

Cdo akt amnistie ne Shqiperi dhe cdo legalizim ndertimi pa leje dhe vjedhjeje prone eshte nje grusht me teper kunder SHTETIT.

Cdolloj akti ligjor dhe nenligjor qe parashikohet per legalizim grabitjeje dhe ndertimi pa leje eshte  veprim antikushtetues.

Lame shpjegoi se “ai që ka ndërtuar, në një fare mënyre nuk ekziston më, pasi hallin e kanë qytetarët. Ai që e ka ndërtuar e ka shitur dhe nuk gjendet më. Në këto raste edhe shteti ka pjesën e vet të përgjegjshmërisë”

Lame! qytetari qe ka blere nje apartament pa dokumenta nuk ka bere gje tjeter vecse ka hedhur parate nga dritarja. Shteti nuk ka pergjegjesi, pergjegjesia eshte individuale dhe bie mbi punonjesit e administrates, te cilet kane toleruar dhe lejuar vjedhjet.

Nuk eshte kjo menyra per te bere shtet! Bythemuta!

 

Edhe ata qe ja dhane parate Sudes, shtetit ja kerkonin.

Nuk ka te beje fare njera gje me tjetren.

E njejta menyre e te menduarit eshte. 

+1

Nuk eshte fare e njejta menyre te menduari ne fakt, se sudes nuk i legalizoi gje shteti, perkundrazi, ato qe mundi t'ja marrte ja mori dhe jua ktheu pronareve te ligjshem. Ndersa kjo puna e tokes eshte goxha me e kollajte, se toka eshte atje nuk behet dot tym si parate, kush ka blere apartament te ndertuar ne toke te zaptuar/vjedhur/me letra fallco, ti paguaje pronarit te tokes pjesen qe i takon sipas cmimeve te tregut, dhe pastaj le te hedhe ne gjyq ate qe ja ka shitur

Toka aty mbeti,  po ai qe shiti apartamentet mori parate dhe u zhduk.   Tani ata qe blene apartamente jane pronare te tullave por jo te tokes.  Dhe per kete nuk marrin asnje pergjegjesi personale.  Te gjitha duhet ti zgjidhe shteti.  Halli eshte se shteti nuk zbret nga qielli po del nga i njejti popull.

Se s'po merret vesh ky muhabet. Ai bleu tullat. Pra e dinte qe nuk bleu token. Tashti o te heqi tullat e tij o te paguaje token.

Vetem ne Zimbawe kene ndodhur keto lloj grabitjesh te pronave. 

edhe pronari i tokes nuk do gje tjeter ne fakt, le te marrin tullat me vete dhe te ikin ku te duan, ai i shkreti token do

Cili pronar? 

Nga nenshkodra deeeeri ne mbivlore shtrihet vilajeti i permetit smiley

ai le ti marri, kara mahmut permetlliu smiley

Po pra.  Kemi dy pale viktima: pronaret e tokes dhe pronartet e tullave.  Sudja iku.

Po te shtojme pastaj edhe dallaveret qe jane bere per te marre dokumenta  pronesie dhe sa shume "pronare" kane dale,  pastaj lemshi behet aq i ngateruar sa nuk zgjidhet dot.

Se harova: Ka edhe nga ata qe i kane marre keto tullat si shperblim per "nderet" qe kane bere.

Pronaret e tullave nuk duken si viktima. Nqs kane blere token jane ne rregull. Nqs dikush i ka mashtruar duke i shit kullen e sahatit, shteti te merret me mashtruesin, po kulla i mbetet sahatit. Mundesia me e madhe eshte te kene shku me menjen, ec mo se Albanie eshte, dhe mbase kane te drejte.  

 nuk e kupton se po e sterhollon kot, po kot fare ama!?

Aty ke te besh thjesht me nje krim: VJEDHJE!

Ata qe blejne tulla ne ajer, pa patur leje ndertimi dhe letrat e tokes, per mua jane ne te njejtin nivel te kujtdo, qe jep pará per te blere psh Kullen Eifel.

Nese ata jane viktima, atehere jane viktima te budallallekut te tyre.

Nuk ka se si te behet ndryshe: ata duhet ta hane njehere mire, qe te vejne mend! Duhet bere kjo pune me shqiptaret, sepse po rriten breza qe nuk dine as dy parimet me themelore te berjes se shtetit. Dhe duan te behen edhe anetar te BE smiley

Ata qe kane blere tullat perbejne nje % te konsiderueshme te popullsise, si ata qe i kishin dhene paret Sudes. Ne rast se humbin investmin, nuk do rrine me gishte ne goje e te thone, well pesimi te me behet mesim...

+1

Masa duket kesaj qeverie i ra bixha te luaje aktin e fundit te grabitjes se tokave. 

Te zuni o Lame smiley

Ske çi bo do e heqesh smiley

Si tha ai prifti i barcaletes, keshtu heqjesh paca.smiley

Cili pronar ? smiley

Pyetja me e madhe per 25 Vjet pronar .Pronar i Vetem eshte Partia e Punes me anetaret e saj  e saj . Kane kurajo keta t'ja kthejne ?

Ne Bregdet njaj Afmetja nuk njihte pronare  se te hante Kunupi ,Pidhza ose Mushkaja !.Turku jo e jo sepse donte Detet smiley

Cili pronar ? smiley  Mund te themi me plot Gojen se Fiqirit i erdhi Fiqiri smiley

Dhe ja ku dalim prape tek zbulimi i famshem:  Prona private eshte burim i te gjitha te keqijave.

Nuk eshte prona private burimi i te gjitha te keqijave, por eshte tjetersimi i paligjshem dhe tolerimi dhe legalizimi i ketij tjetersimi burimi i te gjitha te keqijave qe kane te bejne me shoqerine shqiptare!

Po duhet gjet e kujt eshte kjo prone ? Pastaj vemi tek zbulimi famshem ...i qeverise salsqapberisha ! I pari qe ingriti ne Golem Fshat Turistik eshte Skrapalli "miku" i Berishes qe inaguroi pronen e PARE ne Shqiperi duke filmuar Lirine dhe Saline president  si te paret qe prene shiritin e nje Prone te vjedhur ne qenderen me te Vlere te Tiranes !

Dept.Gaci vec flet kot fare! Un kam ne Golem nje fshat turistik me cdo leje te nevojshme nga M.Turizmit dhe Komuna Golem.Marrveshja e qerase nuk u lidh me M.Turizmit sepse Parlamenti i kohes ( sa pati ikur Lame nga zv minister i ministris turizmit) mori vendimin pezullimin e kontrat- qerave per 99 vjet sepse gjoja kontratat do lidheshin me ish pronare tokash, te kompensuar... ne trojet turistike! Nuk u be as njera as tjetra.Dhe vjen nje dire si kjo qe qeverisesit ....ja kepusin katundit.Jeni ne vehte ore ligjvenes ? Shifni more kronologjine e veprimeve se nuk mbite sot !
Un nuk kam qene depulesh dhe teritorin 4950 m e kam marre sipas kerkeses nga ish K.Zh.Turizmit ku firmosnin 14 zv.ministra, me firme te Finos dhe te Lames.K.R.T Komunes golem me dha lejen e ndertimit , ku midis antareve ishte firmoses edhe Drejtori Turizmit ne M.Turizmit Arben Golemi.
Ministrat zvendesuan njeri tjetrin, Salihu tha ne 2005 se njerezit e Nanos kan marre troje turistike dhe ne do ti kalojme ne site..As ne site e as ne shoshe.U harrua gjithcka se njerzit e salihut moren sa u deshi qejfi ne Bregdet.Por asnjehere nuk u kujtuan cdto behej me ne te pa kobtratuarit...Dhe keshtu gjer sa del ky gagaci Gaci e thote i kane drejtoret !!o ju them ta merrni vesh ,merre vesh dhe ti Lame , miku im, se ky vend eshte qeverisur nga derdimene!
Nuk kemi nevoje te na legalizoni se legale jemi por nxirrni cmimin e truallit , zen nga ndertesat tona, shtoni dhe 1 meter pertej pikave dhe prpocionalisht ta paguaje cilido pronar apartamenti apo vile dhe te kryhen veprimet ne hipotekat.Lini filozofite e budallalleqet se late nam.
Para se te beni ligje konceptoni mire per ca do jete ligji.Ky qe u them une eshte konceptuar e diskutuar gjate edhe me ne pronaret e fshatrave turistike dhe eshte ligj i. Irstuar ne parlament , detyre qe ju la shabantapise ...i cili i beri topin se ...kish mbetur dhe nje shapi i pa kapur diku ne Kamez...
Lame , ti e di kush jam une ! Kuhdes se ty ste falet gafa !

Ket pun e ka rru perja, po me e pakta shoqnia duhet te veje nji ligj sadakaje: per çdo vile per vete te ndertojne nji strehe per te nji familje te vorfen.

Po vec me nje lutje per te vofnit, a shtyhet? 

Fiqo , keta nuk hedhin syte mbi defteret fare.Po fare fare sa behen qesharake!Ca do me bejne keta mua dhe nje 94 firmave si imja ? Gershere sa me te medhate ....!faji eshte i shtetit !

Grave mos trego Histori se i dine te gjithe qe i keni sipas rregullave .

Thelbi eshte se Nanua dhe Berisha e dinin SHUME Mire sipas pyetjes se Fiqirit se :

Ne BREGDET nuk ka PRONARE ......pervec  ish anetareve  te P.Punes smiley

Ose Beluli do na cpengoje se perse u duhej kumi ( rona ) kavajoteve dhe shijaksve qe akoma nuk kane heq shallvaret smiley

Xake Ketu historia po kapercehet, pikerisht ajo eshte harruar mor derman, fshatrat turistike jane ndertuar mbi territorin e rerave bregdetare, gjith jeten pasuri shtetrore.Qe nga turku, zogji e gjer sot. Qeveritar me fshat turistik nuk ka as edhe nje te vetem.Vila te blera tek firma x dhe y ka plote( me sakte te gjithe) Por nuk di pse i ka ikur zere F.Mediut , propzuesi kembengules qe te mos lidheshin kontrate qerate se ...." do kompensonte pronaret e vjeter"
Per ty dhe Belulin : kumi eshte fraksioni me i holle, me i imte i reres lumenjve e cila sherben per " fino "....Mbi shtresen e betonuar, por pa Bashkim!

E keshnjem per ty qe tegon Histori se PPU nuk merr Vendim ti sekuestroje smiley Vec ne e ka bere Gjembi me Lamen ne kok te vet  se  Une e Xhibolja nuk dime gje smiley

Ketu eshte nje Problem i MADH per te njohur Megamashtrimin dhe Kryemashtruesit zecjerre " se diktatura zotrie na la pa prona " Tani ka ardhe Koha qe te Ulerijne

" Fale Kongresit te Permetit  zotrie qe na la Troje  Shqiptare , Te PASTRA , na bame edhe fshatra Turistike "smiley

E ka njeri kete kurajo nga Antikomunistet perfshi dhe ata te Oreve te Para  me qe

PRONA eshte problemi kapital i ShkYpnies or tie ..smiley

ketyre u duhet vene rruspa te gjithave se jane ndertime alla fshatarce qe e bejne bregdetin te duket si vend afrikan i mjeruar dhe duhen bere investime pe verteti

Ku hyn ti kapterro .Se ka qene i llaf " karkalaeci ne Bujqesi dhe Kapterat ne Ushtri jane fatkeqesi smiley Ketu nuk eshte are me te mbjella kaptero ! Mo na bej teori sqeprish !

Te cilat qeveri Hyn zotrote Kaptero !. Te ato qe kane rrenje apo tek ato' " te miraklliut te Fridomiut smiley " . Me qe pretendon se je me Qyltyre dhe ke Kenduar më shumë se LefTKopeja smiley dhe te qan shpirti per hallkun , kujto pakëz vergjet e Khajamit

Tamam ! Përmbyse kupën e mos e zbraz .

Apo nuk të kujtohet kur Ulerinit Mitingjeve " Se Diktatura zotrie .Nuk të linte me levizë sipas Prrallave te Sali Topuzit e Kapterr kollofruzit "

Apo e do Popullorshe Agolliane Portretin tuej

Në vëndin tim në vëndin tënd

Një i çmëndur çmënd një Vënd

Apo nuk je  kurreshtar më ..... me i ditë Gjojnat mer jahu smiley

Lame shpjegoi se “ai që ka ndërtuar, në një fare mënyre nuk ekziston më, pasi hallin e kanë qytetarët. Ai që e ka ndërtuar e ka shitur dhe nuk gjendet më.

??????? Ndertuesi apo personi i stimuluar qe ju dha e drejta per te ndertuar dhe menaxhuar fshatra turistike, me qellim gjallerimin e turizmit , e per pasoje edhe rritjen e te ardhurave e rjedhimisht edhe te taksave per shtetin, nuk besoj se ka pasur mundesine ligjore per te shitur objektet e ndertuara konform lejes se ndertimit, pasi kete teritor shteti ja kishte dhene ne forme huazimi/qiraje dhe per nje periudhe kohore me duket deri ne 99 vjet. Dhe kjo nenkupton se me kalimin e ketij afati, shteti rimerr te drejten e pronesise mbi to. Pra si qenkan shitur keto objekte (vila, godina disa kateshe) ne persona te trete????? Keto objekte vetem nje mundesi kane patur, qe te jepeshin me qira deri ne nje periudhe 99 vjecare. Dikush te me saqaroje nese e shikon te aresyeshme.

 Ka rritur edhe floket qe te duket si bicim fillozofi qe nuk ka kohe as te rruhet e qethet per hallet e popullit.

smileysmiley

Faleminderit Prof . Doc . Sali Berisha , faleminderit nje milion votave rilindashese , kshu po !

Hajdutllik. Puna eshte ca ti besh kesaj? Si ta vesh ne vije?
Une personalisht do lija ndertime pa leje aty kush te kete mundesi te zaptoje e te ndertoje. Nuk eshte pergjegjesi e imja si qytetar i rregullt, qe te paguaj haracet e ndyresirave qe pasurohen ne kurriz te shtresave ne nevoje.
Me sakte ketyre qe kane blere me vetedije shtepi pa toke, tu shitet toka shtrenjte, parate te vidhen nga pushtetaret,.dhe pastaj tua zene shtepite e oborret, apo tu behen ndertime pa leje tek dritarja apo oborri.....
Keshtu ta hane te gjithe, meqe barazi ligjore nuk ka atehere si shoqeri legene kapterre te jemi te barabarte para mos-ligjit

Ne fakt djema, disa nga keto fshatra turistike, ishin ngritur ne toke te askujt per shkak te afersise me detin (por shyqyr qe nuk e kishin prekur reren e plazhit) , ndersa disa fshatra ishin ne toke private, por se si e kishin rregulluar kete gje, marrjen e tokes (me qira apo blerje) kjo nuk dihej. Une sot vizitova/pashe disa rezidenca (se e bera ne kembe nga Qerreti, biles matan e deri ne Golem e deri tek Kavalishenca) , ku ekzistonin disa ndertesa te bukura, ku flitej se kishin blere te huajt dhe qeveritare, artiste, gazetare, vipat. Tani, te flasim drejt, keta blersit, nuk kane pune fare me token, shteti u merr taksen vjetore te siperfaqes, sic e paguajne ne perendim, takse qe e paguan pronari i shtepise, apartamentit dhe jo qeraxhiu, takse qe luhatet/varion dhe nga te ardhurat. Ne perendim, per nje hyrje, nje punonjes me te ardhur mesatare, paguan ne vit rreth 100-200 euro (plus-minus). Psh, personazhi i cuditshem hollandez, Williami, per vilen e tij dhe me toke rreth 1 dynym rrotull viles, paguante 600 euro ne vit. Per rastin e Shqiperise, mendoj se taksa vjetore per nje familje me nje hyrje, duhet te luhatet nga 12 euro deri ne 120 euro, sipas te ardhurave, dhe me keto taksa paguhen pronaret e vertet te tokes.Shqiperia ka rreth 1 milion shtepia, hyrje, dhe s`duhet harruar se gjith keto taksa qe mund te mblidhen, dubellsohen nje here burse nepermjet/nga sistemi i paketave, para se te regjistrohen ne buxhetin e shtetit per pagesen e administrates, sic veprohet fatkeqesisht sot ne menyre anakronike/primitive.

Pjer, te gjith fshatrat e ndertuar jasht brezit te reres i kane me kontrate shkembimi me pronaret e trojeve.Pra marre me perqindje vellim ndertimi! Flas nga Durrsi ne Vjose

 ndersa disa fshatra ishin ne toke private, por se si e kishin rregulluar kete gje, marrjen e tokes (me qira apo blerje) kjo nuk dihej...

Flori je me ketosmiley 

Prof dr K Devoles pas perqindjeve te perqindjes qe jepnin perqindjet sipas perqindjes me ne fund e pyeten Direkt 

Po parate prof ku vajten ?

Pikerisht ato nuk dime ne ...smiley

Kush kishte toke private ne bregdet ... ?

Pikerisht ate duam te dime dhe ne ....tha prof Pjer smiley

Po qe ka pronare Fshatrash Turistike ka .Kjo dihet sepse kot nuk jane ndertimet !

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).