A na pëlqen vërtetë të gjithëve gjelbërimi? Disa fakte dhe një vështrim mbi Tiranë më bëjnë të mos jem shumë e bindur për këtë, mjafton t’u hedhim një sy fasadave të pallateve, ballkoneve dhe dritareve që shfaqen në to. Ndërtesa të pas viteve 90, por edhe ndërtesa moderne, të reja, rrallë i sheh me ballkone apo dritare të lulëzuara. Tarracat e kateve të fundit jo e jo. Ambjentet e përbashkëta, nuk kanë ndonjë përkujdesje të veçantë dhe shpesh, ai pak gjelbërim i planifikuar në fillim, shuhet me kalimin e kohës. Banorët gjithnjë në rritje të kryeqytetit duket sikur kujdesen me pasion në shtimin e tullave dhe betonit, ndërsa gjelbërimi, duket çështje që nuk u përket. Ndoshta presin vërtetë që edhe ballkonet, dritaret e oborret t’ua gjelbërojë si me magji Shteti, ashtu si dhe fasadat u bënë dikur shumëngjyrëshe?
 
Në gjithë këto vite shpeshherë janë ngritur debate për ndërtimet e shumta në Tiranë dhe  shqetësime reale për humbjen e zonave të gjelbërta. Në të vërtetë situata është e rëndë: Në disa zona të kryeqytetit, nga Komuna e Parisit, ose 21 Dhjetori, apo Medreseja, Stacioni i Trenit ka shumë pak gjelbërim. Oksigjeni ka marrë arratinë nga çimentoja e pallateve, e vetëm ndonjë vazo e vogël me lule në ndonjë ballkon, apo ndonjë pemë tek tuk, nuk përmirëson gjë. Nga Lana drejt Parkut të Liqenit mushkëritë sikur gëzojnë, por nga Lana drejt Sheshit Skënderbej, Zogut të Zi, pemët e pakta e ndërtimet e shumta rrallojnë ajrin e pastër.
 
Politikat e ndërtimit kanë qenë të pamëshirshme në shumë zona të kryeqytetit, por edhe ne si individë, nuk është se tregojmë vëmëndje të veçantë për gjelbërimin, mik i jashtëzakonshëm i mirëqënies sonë. Dëshira e madhe për të shtuar metrat katrorë duket sikur ende nuk është shuar, por ato metra katrorë të fituar e më pas të legalizuar, tani kërkojnë përmirësim, gjelbërim për të zbukuruar e pastruar mjedisin.
 
Boom-i i ndërtimeve ka prekur në kohë të ndryshme vende të ndryshme në botë, por vjen një kohë që komunitetet i kthehen nevojës urgjente për rivendosjen e gjelbërimit: Jo vetëm ballkone individuale, por edhe tarraca të përbashkëta, deri te lulishte publike, gjelbërohen e kultivohen edhe me perime.

Te ne, së fundmi, po ndodh një tjetër fenomen që personalisht nuk më duket shenjë e mirë: Pas betonizimit të Tiranës, edhe komunat përreth, dikur kurorë e gjelbër, po bëhen gjithnjë e më shpesh viktimë e fshatrave “modernë” me vila ngjitur me njëra tjetrën e pa gjelbërim. Kush ka vendosur të lërë Tiranën, për periferinë e gjelbër, po bën të njëjtin gabim: çimento kundër luleve e pemëve. 

38 Komente

ku eshte ''Uniteti Mendo Pozitiv'' kur duhet, tha...  koha te ndermarrin ndonje aksion  per gjelberimin e Tiranes.smiley  p.sh te lyejne muret dhe trotuaret me ngjyre jeshile..smiley

smileyO Xhizus ngjyrat

Ato bojna kishte magazina.

pse me , ma mire se bunkerat jane smiley

Natyrisht jo. 

Kush I do, e gjen menyren ta gjelberoj ambjentin perreth. Jane ca dembela shqipot. Babi im, qe ne kohe te qepes na kish rrethu me gjelberim, dhe tani ne dhemokraci, prape vazhdon. Jo vetem ballkonet ( se ka 2 ) po dhe gjithe katin ku banon. ( kat I 5). Qashtu. 

mos mbjell hashash o mimoza dhe te genjen sikur e ben per te gjelberuar ambientin? smiley

Ju eshte bere mendja lazarat e hashash. Cdo gje jeshile e shifni me dyshim. Not gud! smiley

eeee, prandaj ju vem flaken pyejeve ne ktej

ca o kjo foto si zhgarravine mer amon ca peshqeshi na la palloshi.

Gjeja me e mire qe beri, pasi shkaterroi xhunglen e betonit te Berishes, qe e kishte bere si lagje te varfer bagdati. Prej ketyre ngjyrave tirana mori vemendje dhe nga jashte dhe rama fitoi cmimin si kryebashkiaku me i mire ne bote ne ate kohe.

fotoja o fantastike Gono; ve re kombinimin makine-pallat...

Lol. Pallati policeve dhe taksixhive.

mendo-n pozitivisht qeverrija

A kane varur sivjet vazo neper shtyllat e dritave ne bulevard? Di gje njeri? Perndryshe Tirana eshte nje katastrofe, nje hap drejt barbarise, se civilitas-in e ben civis-i dhe jo e kunderta. Dhe civis-i eshte perzene, ose eshte shtrenguar te asmilohet, me te gjitha format dhe menyrat ne keto njezet e kusur vjet.

Po, vazhdojne te varin, dhe cuditerisht ujiten rregullisht. 

Po ndonje vazo borzilok, dhiozme, spec djeges.  Nga keto.  As pune shume nuk duan te shkretat.  Po dhe nje omlet me te bardhe veze, mozzarella te fresket, domate e borzilok e gatit n'dakike.  

Dmth Alba po thote se tashme ne Shqiperi jane pjekur kushtet per fazen tjeter, dmth qe Kryeministri te zevendesoje shigjetat ne pallate me piktura pemesh dhe lulishtesh?

Ide e mire, por do konfuzonte pak njerzit, plus qe duhet te ndryshojne adresat neper zarfe, nga "pallati me shigjeta" tek "pallati me peme" dhe "pallati me bar".

 

Oksigjeni ka marrë arratinë nga çimentoja e pallateve

Fatkeqsisht, por keto ndodhin kur SHISH pergjon administraten ne vend te oksigjenit.

Kryeministrit po i duket sot ajo pune shum e madhe per gjelberimin e kryeqytetit.Kushdo mund te beje nje xhiro rrugeve dhe e shef krahesimin me vitet 2000! Lane, bulevardi gjer ke materniteti, te gjitha rruget ...! ka per me shume ? Sigurisht pordru gjelberues te kohes Bashes nuk po shofim

tirona u bo ne kohe te Rames si ato lagjet e varfra te bagdadit vetem beton, beton beton, pa kriter. nuk gjeje dot shpine ne mes te tiranes se e kishte mbulu shemtia e betonit percundrues.

Ky eshte gomarlleku me i madh dhe genjeshtra me lafarake qe kam degjuar. Tirana ishte praktikisht nje hale e vertete para Rames. Gjithe Lana me kioska e llac e beton, gjithe parku te tajvani, cdo trotuar cep e me cep. Cfaredo te perpiqeni te sajoni, kete merite s'ia hiqni dot rames. E dine te gjithe dhe s'e mbuloni dot te verteten qe tiranen Sala e beri si xhungel betoni dhe sapo e mori Rama e beri qytet, ndaj dhe e shpartalloi PD-n per tre mandate rresht dhe te katertin ia moren me 100 vota, dhe ato te sajuara, te hedhura gabim. Te mos fitosh dot per kater mandate eshte supershkerdhim, tregon qe i je neveritur nje populli te tere. Nderkohe, Basha sapo erdhi, gjeja e pare qe beri ishte prishja e parkut te parlamenti dhe ndertimi i xhamise. 

paske zon pune t'mire , nuk qeke grevist ti smiley

jam me pune te privati une, moj ti teta. s'jetoj qyl si ata qe punojne ne shtet, si ketu, si ne kanada

keta te shtetit jane ca parazite... shume te poshter jane... hane me parate e popullit! dhe luajne solitare tere diten...

herm, keta sikur kan ra prej qielli ore !Ne se ka dicka te sigurte ne ato qe ...gjithenje thote, eshte pikerisht deshira dhe predispozicioni, per te thene gjithmone te kunderten e te vertetave !

po pra ishte hale, erdhi Rama i boni mutin persiper. pastaj erdhe ti ne Tirane.

herm ato qe thua ti ishin pa leje dmth provizore. keto qe ndertoi rama ska burr nene ti prishe. as me projekte te medha publike nuk i prish dot, jo se nuk mundesh per force por duhet ti kompensosh. rama ka dhene leje per pallat mes dy pallateve ekzistuese. ka nxjerre shkalle ne trotuar te cilat do i kemi gjithe jeten aty. kioskat me nje karrotrec i heq po ketyre si tua bejme?

Nihilizmi eshte semundje qe..... Nuk sherohet kollaj, por jo kujtdo mundesh ti tregosh prralla te tilla! !

pse shqetesohesh grava? do kete edhe njerez qe disa gjera mund ti mendojne ndryshe nga ty apo jo? per cfare po te tregoj perralla? qe nuk gjehet me shtepia ne mes te tiranes per arsye te katrahures se betonit fshataresk bagdado-orientues qe ka mbytur tiranen?
 

Agron TR, Jo ! Nuk mohoj se ke dhe te drejte ne disa prej atyre qe shreh, por e mendoj si gabim se gjithenje ke shpirtin e frymes kundert.Te thuash Rama prishi Tiranen( me si e gjeti dhe qe jam deshmimtar i gjalle) mua me ben, te mos u besoj syve me sa ke shkruar ! Ketu e kam pa jo te teinjoroj se shpreh kundershti.Ndaj mua ma merr per te mire jo si kundervenie, sa te them!

(ne pergjigje te komentit tat te meparshem qe eshte fshire) ....as nuk permend ne asnje vend se ishte me mire apo me keq perpara se te punonte Rama 9 vjet ne bashki. Te thuash Rama prishi Tiranen nuk i referohet medoemos krahasimisht se me cfare ishte Tirana kur erdhi Rama, por ekziston mundesia qe te krahasohet se me cfare mund te ishte pas nje periudhe 9 vjecare po te mos behej beton-katrahure, ose si do te deshironim ne ne te vertete qe te ishte (nuk besoj se ti e kishe idealizu Tiranen keshtu si eshte bere).  kaq eshte e gjitha o grave, po pse duhet me na ataku kur themi dicka qe mund te jete ndryshe nga cfare keni qef te degjoni disa nga ju atje qe jetoni ne nje ambjent te zhytur ne petty politics. po mire o vlla, nqs e keni te veshtire te permbahen mos u lodhni me bo komente.

edhe i gjo grave, fakt eshte qe une nuk mund ta gjeja dot shpine time te bukur me pllaken e hijshme te mermerte perkujtimore te muri i shpise, pikerisht sepse gjithe ndertimet ne lagje ishin bere pa kriter ne nje menyre monstruoze duke i zene frymen cdo hapsire publike, dhe kjo kishte ndodh kur ishte Rama kryetar bashkie. ku o rrena kettu? ku prralla? Po te mos ishte Rama dhe po te ishte dikush tjeter a do kishte ndodh prap kjo? Mbase po mbase jo, por kjo nuk e ben te pavertete ate qe thashe per sa e percundruar eshte bo Tirana.

gjelberimi fillon nga mendjet tona

Xheni, si gjithmone.. melhem !

Flm! smiley

smiley

Në të vërtetë situata është e rëndë:

Zgjidhja ? 

E gjith vemendja e opinionistve, sikunder edhe e politikberesave, eshte perqendruar ne" artin " e te kundershtuarit te tjetrit, se sa na artin e te prodhuarit ...." drithra per ...buke " !
Sot edhe nje bekci ( roje ) nuk i qendron hic larg profesionit te " opinionistit politikberes " dmth , shum larg funksionit te ruajtjes se gjese, qe i eshte besuar ta ruaje !
Jemi ne kerkim te gjetjes se qytetarit te pare me cilesine " edhe zemer bute edhe zemer luan...! Vetem ahere do te kemi" Tiranen jeshile ! "

Gjelbërimi në Tiranë. A e duam vërtet të gjithë?

Jo cne?? e kane me gjoja.

Pse lulet e dritares percaktojne gjelberimin e qytetit?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).